Arhiva MujoreNovember 2015

0 2641

Allahu, xhele ue ala, thotë: “Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të cilit, ju i kërkoni njëri-tjetrit diçka dhe i ruani lidhjet farefisnore. ” (Nisa: 1 ).

“E, vallë ndoshta edhe ju (hipokritët) sikur të vinit në pushtet, do të bënit ngatërresa (zullum) në Tokë dhe do t’i shkatërronit lidhjet farefisnore?! Këta janë ata, të cilët i ka mallkuar Allahu dhe i ka bërë të shurdhër (ndaj së vërtetës) dhe ua ka verbuar sytë (për të parë rrugën e vërtetë).” (Muhamed : 22-23 ).

“E, ata që prishin obligimin ndaj Allahut, pasi që janë zotuar për atë, e që këputin atë(lidhjet farefisnore)që ka urdhëruar Allahu të ruhet, dhe bëjnë çrregullime në Tokë – për ata ka mallkim dhe përfundim të keq!” (Rra’d: 25 ).

Transmetohet nga Xhubejr Ibn Mut’im, radijAllahu anhu, se pejgamberi alejhi selam, ka thënë; ” Nuk do të hyjë në Xhenet shkëputsi(ai cili ndërpren apo i prish) i lidhjeve farefisnore.” (Mutefekun alejhi: Buhariu: 5984, Muslimi: 2556).

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu se pejgamberi alejhi selam, ka thënë: ” Kush e beson Allahun dhe ditën e gjykimit le ti mban lidhjet farefisnore.” (Mutefekun alejhi: Buhariu: 6138, Muslimi: 74).

Transmeton Ebu Hurejra, radijAllahu anhu se Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: ” Pasiqë Allahu i krijoi krijesat, i tha lidhjes farefisnore: A do ishe e kënaqur(dakord) që T’i mbaj lidhjet me atë që i mban me ty dhe T’i shkëpus lidhjet me atë që i shkëput me ty!? Lidhja farefisnore ia ktheu Allahut dhe i tha: Gjithsesi.” (Mutefekun alejhi: Buhariu: 7502, Muslimi: 2554).

Transmetohet nga Enesi, radijAllahu anhu, se pejgamberi alejhi selam, ka thënë: ” Kush dëshiron t’i shtohet furnizimi dhe t’i zgjatet jeta, le t’i mbajë lidhjet farefisnore.” (Mutefekun alejhi: Buhariu: 5986, Muslimi: 2557).

Transmetohet nga Aisheja, radijAllahu anha,se pejgamberi alejhi selam, ka thënë: Allahu, aze ue xhel, ka thënë: ” Kush i ruan(i mban) lidhjet farefisnore do T’i mbajë lidhjet me të. Ndërsa kush i shkëput, do T’i shkëpus lidhjet me të.” (Mutefekun alejhi: Buhariu: 5989, Muslimi: 2555).

Shejh Dr. Mustafa Murad, Profesorë në fakultetin e Davetit në Ez-her.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

Pyetja ime: Unë para dy vitesh jam penduar tek Allahu, dhe prej lutjeve të mia ishte: O Allah më fal mua, më prano pendimin, dhe mos më furnizo me pasuri e as me pasardhës! E kisha për qëllim këtë në këmbim të faljes. Tani, pasi që kam problem në lindjen e një fëmije, duke shtuar kësaj se jam i papunë, gjithherë mendohem se kjo është si shkak i lutjeve të mia, për këtë pyes:  A është e saktë kjo që unë e mendoj? Apo ky lloj i lutjeve nuk lejohet?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Dije se, Allahu i Madhëruar furnizon çdo  njeri, besimtarë qoftë apo jobesimtarë, pa llogari dhe pa këmbim, dhe kjo nuk pakon asgjë nga sundimi i Tij.

I dhuron kujt të dojë djem e vajza, pa këmbim.

I fal kujt të dojë, ia pranon pendimin qoftë edhe nëse është prej kriminelëve më të mëdhenj.

Ia fal atij që i kërkon Atij falje, qoftë edhe nëse është mëkatari më i njollosur.

Nuk e privon askënd nga risku apo nga fëmijët në këmbim të faljes, i Lartësuar qoftë Allahu nga kjo gjë.

Dëgjo, këtë hadith fisnik, nga i cili dridhen zemrat e besimtarëve:

E transmeton Muslimi në Sahihun e tij nga Ebu Dherri, e ky nga i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, i cili  i ka përcjellë fjalët e Zotit dhe Krijuesit të tij, të Fuqishmit dhe të Madhërishmit, i cili ka thënë:

O robërit e mi, Unë ia kam ndaluar dhunën Vetes, dhe e kam ndaluar atë në mesin e juaj, pra mos i bëni dhunë njëri tjetrit!

O robërit e mi, të gjithë ju jeni të humbur përveç atyre që Unë i kam udhëzuar, pra kërkoni udhëzimin “nga Unë dhe Unë do t’ju udhëzoj!

O robërit e mi, të gjithë ju jeni të uritur, përveç atyre që i kam ushqyer Unë, pra kërkoni t’ju ushqej, dhe Unë do t’ju ushqej!

O robërit e mi, të gjithë ju jeni të zhveshur, përveç atyre që Unë i kam veshur, pra kërkoni veshje nga Unë dhe Unë do t’ju vesh!

O robërit e mi, ju bëni mëkate natë e ditë, e Unë i shlyej të gjitha mëkatet, pra kërkoni nga Unë falje dhe Unë do t’ju fal!

O robërit e mi, ju nuk jeni në gjendje të më dëmtoni edhe sikur të mundoheni (shumë) për ta “bërë një gjë të tillë, por as nuk mundeni të më bëni mirë edhe nëse përpiqeni (shumë) për një gjë të tillë!

O robërit e mi, sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj, e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinëve të mundohen të jenë të devotshëm sikur ai që ka zemrën më të devotshme prej jush, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim!

O robërit e mi, sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinëve të mundohen të jenë të prishur sikur ai, që ka zemrën më të “prishur, kjo nuk do ta mungonte (pakësonte) sundimin Tim!

O robërit e mi, sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj, e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinëve të ngriheni në një vend dhe të më luteni, Unë do t’i përgjigjem lutjes të çdonjërit prej jush, e kjo nuk do ta pakësojë atë që kam Unë, as aq (ujë) sa mund të merr gjilpëra prej detit!

O robërit e mi, këto janë veprat tuaja, të cilat tek Unë janë të ruajtura dhe të llogaritura, e për to Unë do t’ju shpërblej. Pra, ai që gjen mirë le ta falënderojë Allahun, ndërsa ai që gjen keq le të mos e fajësojë askënd pos vetveten e tij!.”

Atëherë, themi se, të mendosh se Allahu i Madhëruar i përgjigjet robit, apo t’ia fal mëkatet në këmbim të privimit nga risku, apo fëmija, apo gjëra të ngjashme, është mendim i gabueshëm, fajsim, është mendim i keq për Allahun, dhe mosvlerësim si Ai meriton, nuk i takon muslimanit të mendon kështu, apo të lutet.

Për më tepër asaj që i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka ndaluar që njeriu të lutet kundër vetes.

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Mos u lutni kundër vetes suaj, mos u lutni kundër fëmijëve tuaj, mos u lutni kundër pasurisë suaj, sepse ndodh që të takoni orën në të cilën kush i lutet Allahut, Ai i jep, e t`u pranohet lutja”. E transmeton Muslimi.

Njashtu ka thënë: “Mos u lutni për veten tuaj përveç se për hajr, ngase melaqet thonë “Amin”, të asaj që ju e thoni”.

Nga Enesi, radijallahu anhu, përcillet se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, kishte vizituar një njeri prej muslimanëve i cili ishte venitur, e ishte bërë si një zogth, e i tha i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem: “A je lutur me diçka, apo kërkoje diçka? Tha: Po! Thoja: O Allah! Me çfarë do më dënosh në ahiret, përshpejtoje tani në këtë botë. E i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, i tha: “Subhanallah! Nuk ke mundësi ta përballosh, pse të mos thuash: O Alllah! Na jep të mira në këtë botë, dhe në botën tjetër, dhe na mbro nga zjarri i xhehenemit.” E luti Allahun për të dhe Allahu e shëroi.” Transmeton Muslimi.

Për këtë, mund që gjendja në të cilën ti je tani, steriliteti dhe papunësia, të jetë rezultat i lutjes tënde. Allahu i di fshehtësirat, e nuk është gjë që Ai të ka përcaktuar ty.

Mirëpo, kjo nuk nënkupton se ti do privohesh nga risku, dhe fëmija gjatë tërë jetës, pra të fshehtën nuk e di askush pos Allahut të Madhëruar. Mirëpo, ndoshta Allahu të ka vështirsuar këtë çështje që të bën me dije se ke gabuar që ke vepruar ashtu,  dhe të kuptosh se nuk ka furnizues tjetër pos Tij, dhe nuk jep djem e vajza pos Tij, i Lartësuar qoftë.

Detyrë e jotja tani është që të pendohesh tek Allahu, e të mos lutesh herave tjera në këtë mënyrë, e të shpeshtosh lutjet e mira, e të kërkosh prej Allahut që të të furnizon me pasuri e fëmi.

Dije se, Allahu dëshiron që robi të kërkon prej Tij, dhe hidhërohet ndaj atij që nuk kërkon. I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Ai i cili nuk kërkon prej Allahut, (Ai) hidhërohet ndaj tij.” E transmeton tirmidhiu në “Sunen-in” e tij, Buhariu në “Edebul Mufred”, Sujutiu e vlerëson të mirë (hasen), dhe Shejh Albani në “Silsile Sahiha”.

Shpeshto istigfarin, se është shkak në shumimin e pasurisë dhe fëmijëve. Allahu thotë: “Dhe ju thashë: Kërkoni falje nga Perëndia i jua, sepse, me të vërtetë, Ai është falës, i madh Ai do t’ju dërgojë juve shi të bollshëm, dhe do t’ju ndihmojë me pasuri dhe me fëmijë, dhe për ju do të krijojë kopshtije dhe për ju do të krijojë lumenj..” Nuh 10,12.

E lusim Allahun që të jep furnizim, pasuri e pasardhës, e të fal dhe përmirëson gjendjen tënde.

Burimi: albislam.com / Islamqa.info

Përktheu: Shpend Zeneli

0 2817

Transmeton Ibn Abasi,- radijAllahu anhuma!,- nga Pejgamberi,- alejhi selam!,- i cili tranasmeton nga Allahu,- xhele ue ala!,- duke thënë: “Me të vërtetë Allahu,- xhele ue ala!,- i ka shënuar të këqijat dhe të mirat, e pastaj i sqaroi ato, duke thënë: Kush dëshiron të veprojë një vepër të mirë, por pastaj nuk e vepron atë, Allahu do t’ia llogarisë (shënojë) atij të plotë veprën, do llogaritet sikurse ta kishte vepruar. Nëse dëshiron të kryejë një vepër të mirë dhe pastaj e vepron veprën, atëherë Allahu do t’ia llogarisë atij me dhjetë të mira, e deri në shtatëqind të mira e edhe me më shumë mirësi se kjo (do t’ia llogarisë dhe do ta shpërblejë). Dhe kush dëshiron ta kryejë një vepër të keqe dhe pastaj (i bjen pishman) nuk e kryen atë, atëherë Allahu do t’ia llogarisë sikurse ta kishte kryer një vepër të mirë të plotë, e nëse dëshiron ta kryejë atë vepër të keqe dhe pastaj e realizon kryerjen e saj, atëherë Allahu do t’ia shënojë (llogarisë) me një të keqe ( një mëkat).” (Buhariu: 6491, Muslimi: 131).

Transmeton Ebu Hurejra,- radijAllahu anhu!,- nga pejgamberi,- alejhi selam!,- se Allahu,- xhele ue ala!,- ka thënë: “Nëse dëshrion robi Im ta kryejë një vepêr të keqe mos ia shënoni atë (në regjistrin tuaj- të melaikeve) si të keqe derisa ta realizojë veprimin e asaj vepre të keqe, nëse e vepron shënojeni mbas veprës që ka bërë, por nëse për hirë Timin ai nuk e vepron veprën e keqe dhe largohet nga ajo vepër e keqe, atëherë atij shënojani sikurse ta kishte kryer një vepër të mirë. Nëse dëshiron (robi Im) ta kryejë një vepër të mirë dhe pastaj nuk e kryen atë, shënojani atij sikurse ta kishte kryer atë, nëse e vepron atëherë shënojani atij dhjetë të mira e deri në shtatëqind të mira.” (Buhariu: 7501).

Komentim i përgjithshëm:

Prej mëshirës së gjerë dhe të pakufishme të Allahut,- xhele ue ala!,- për robërit e Tij, është që kush dëshiron apo merrë rrugë për kryerjen e ndonjë vepre të mirë, por pastaj dalin pengesa në kryerjen e saj, atij i llogaritet (shpërblimi) i plotë sikurse ta kishte kryer robi atë vepër, por nëse merrë rrugë apo hapa praktik drejt kryerjes së veprës së mirë dhe ia arrinë kryerjen e asaj vepre, atëherë robi shpërblehet me mirësi të shumëfishta dhe të panumërta nga Allahu,- xhele ue ala! Ndërsa, kush merrë rrugë për kryerjen e veprës së keqe por para kryerjes së saj robi nuk e kryen atë për hirë të Allahut, atëherë atij do t’i shkruhet sikurse të kishte kryer ndonjë vepër të mirë në mënyrën më të plotë të mundshme, por nëse e kryen veprën e keqe atij i shkruhet një e keqe.

Dobitë dhe mësimet që i marrim nga kjo hytbe e shkurtër:

  1. Mëshira e gjerë dhe e pakufishme e Allahut, – xhele ue ala!,- për robërit e Tij.
  2. Robi i Allahut, shpërblehet nga Allahu për qëllimin e mirë për kryerjen e veprave të mira, edhe nëse nuk arrin t’i kryejë disa prej tyre.
  3. Robi nëse dëshrion të veprojë vepër të keqe, por largohet nga veprimi i saj vetëm për hirë të Allahut, do të shpërblehet nga Allahu për këtë gjë.
  4. Shumëfishimi i veprave të mira nga Allahu,- xhele ue ala!,- sado qofshin të vogla ato.

AUTOR: RASHID IBN HUSEJN ABDULKERIM

NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI

Burimi: albislam.com

0 1886
  1. Mehri a është dhuratë e detyrueshme që burri ia dhuron gruasë apo është e pëlqyeshme?
    1. Mehri është dhuratë e detyrueshme që burri ia dhuron gruasë së tij.
  2. A lejohet të dhurohet mehër ndonjë material i ndaluar sipas legjislacionit Islam?
    2. Jo, një gjë e tillë nuk lejohet.
  3. Cila është dispozita e nijetit për të agjëruar muajin e bekuar të Ramazanit?
    3. Dispozita e tij është Kusht (i pranimit të agjërimit).
  4. A lejohet martesa e muslimanës me jomusliman?
    4. Nuk lejohet asesi.
  5. A lejohet poligamia në Islam?
    5. Po, lejohet poligamia në Islam, (me një, me dy, me tre ose me katër, sic është përmendur në ajetin Kuranor).
  6. A lejohet planifikimi i familjes në Islam?
    6. Po, lejohet planifikimi i familjes në Islam.
  7. A lejohet ngrënia e mishit, i cili është therur nga ateisti?
    7. Jo, ngrënia e mishit të tillë ndalohet për muslimanin.
  8. A lejohet të hahet mishi i shtazës së furur?
    8. Jo, nuk lejohet ngrënia e mishit të shtazës së furur.
  9. Nēse mjeti i gjahut është i topitur, a lejohet përdorimi i tij për gjah?
    9. Jo, nuk lejohet.
  10. Nëse qeni i pa dresuar e zë gjahun, a lejohet ngrënia e mishit tê tij?
    10. Jo, nuk lejohet.
  11. Nëse gjahun e gjuajtur e arrijmë të gjallë, a duhet ta therrim dhe a lejohet ngrënia e mishit të tij?
    11. Po, duhet ta therrim dhe lejohet ngrënia e mishit të tij.
  12. A lejohet shkurorëzimi i gruasë, nëse ajo është shtatëzëne?
    12. Po, lejohet shkurorëzimi i gruasë në periudhën e shtatëzanisë.
  13. A lejohet ngrënia e mishit të gjahut, i cili është gjuajtur nga krishteri dhe hebreji?
    13. Po, lejohet ngrënia e mishit të tij.
  14. Nëse vërtetohet se burri është impotent, a lejohet prishja (shkurorëzimi) e martesës dhe a duhet të paguhet mehri?
    14. Po, lejohet prishja e martesës dhe duhet të paguhet gjysma e sasisë së mehrit të kontraktuar.
  15. Nëse burri ia përdorë qejzin gruas së tij pa lejen e saj dhe ia dëmton, a duhet t’ia kompenzojë dëmin e bërë?
    15. Po, burri duhet t’ia kompenzojë dëmin e bërë.
  16. Nëse gruaja kryen mardhënie intime me ndonjë burrë të farefisit të burrit, a duhet të paguhet mehri dhe a lejohet shkurorëzimi nga ajo grua?
    16. Lejohet shkurorëzimi i saj, si dhe nuk duhet t’i paguhet mehri nga ana e burrit.
  17. Kush do t’i fryejë Surit?
    17. Surit do t’i fryejë meleku Israfil me urdhërin e Allahut.
  18. Kur do të ndodhë dita e Kiametit?
    18. Këtë nuk e di askush pos Allahut. Allahu i Madhëruar, thotë: Të pyesin ty kur do të ngjajë Dita e Kijametit. Thuaju: “Atë e di vetëm Zoti im. Kohën kur do të ndodhë ajo do ta tregojë vetëm Ai. (Tmerret e Ditës së Kijametit) do të janë të rënda për qiejtë dhe Tokën, do t’u vijë krejtësisht papritmas. Të pyesin, thuase ti di diçka për të. Thuaj: “Këtë e di vetëm Allahu; e shumica e njerëzve nuk e kuptojnë këtë (të vërtetë)”. (El A’raf: 187).

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 2401

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: “O njerëz! Frikësojuni Allahut, i Cili ju krijoi prej një individi, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë mashkuj e femra. Dhe frikësojuni(bëhuni të devotshëm) Allahut, me emrin e të cilit, ju i kërkoni njëri-tjetrit diçka dhe i ruani lidhjet farefisnore. Se, Allahu, me të vërtetë, është përherë mbikëqyrës i juaji.” (Nisa: 1).

“O besimtarë! – frikësojuni Alahut ashtu si duhet t’i frikësoheni dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!.” (Imran: 102).

“O besimtarë, frikësojuni Allahut, dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen, duke mos e kundërshtuar Allahun, sepse, Ai di çdo gjë që punoni ju.” (Hashr: 18).”

“Tregoju (o Muhammed!) saktësisht atyre (popullit tënd) ngjarjen e dy bijve të Ademit, kur ata therrën kurban, njërit iu pranua, kurse tjetrit jo. Tha – njëri: “Tu gjithsesi do të mbysë”. Tjetri tha: “ Allahu pranon (kurbanin) vetëm prej atij që ruhet prej mëkatesh(vetëm prej atij që është i devotshëm).” (Maide: 27).”

“E kush i frikësohet Allahut, Ai i bënë rrugëdalje atij, dhe e furnizon atë prej nga nuk e pret.” (Talak: 2 – 3).

“Na u kemi rekomanduar (porositur) atyre, të cilëve u është shpallur Libri para jush dhe juve: “ Frikësojuni Allahut! E, nëse mohoni (do të ndëshkoheni).” (Nisa: 131).

“O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t’ju japë aftësinë e të gjykuarit (të bëni dallimin në mes të vërtetës dhe të pavërtetës), do t’ju mbulon mëkatet tuaja dhe do t’ju falë. Allahu është bamirës i madh.” (Enfal: 29).

“Ky libër, është i padyshimtë, udhëzues për të(të devotshmit) gjithë ata që i frikësohen dënimit të Allahut.” (Bekare: 2).

“Ky është xhenneti që ia japim në trashëgim robërve Tanë, të cilët(janë të devotshëm) janë ruajtur nga mohimi.” (Merjem: 63).

“Dhe, xhenneti do t’u afrohet besimtarëve(të devotshëm).” (Shuara: 90).

Transmetohet nga Ebu Dherri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” rikësoju Allahut kudo që të jesh, dhe pas çdo veprimi të keq pasoje një veprim të mirë (sepse veprimi i mirë e shlyen të keqin) si dhe sillu me njerëzit me moral të mirë.” (Shënon: Tirmidhiu: 1987, dhe thotë se hadithi është hasen (i mirë).

Komentim i përgjitshëm:

Takvallëku apo devotshmëria është: Të vendosësh një perde mes teje dhe dënimit të Allahut, duke i vepruar urdhëresat e Allahut si dhe duke u larguar nga ndalesat e Allahut.

Devotshmëria është përmbledhja e çdo mirësie në dynja dhe ahiret.

Allahu i porositi ata që ishin para nesh, neve dhe ata që do vinë pas nesh që të pajisen me devotshmëri.

Allahu na lajmëroi se veprat e mira i pranon vetëm nga ata që janë të devotshëm.

Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hytbe e shkurtër:

  1. Vlera e devotshmërisë në sheriatin e Allahut.
  2. Devotshmëria është pêrmbledhja e të gjitha punëve të mira.
  3. Devotshmëria është shkak i zgjerimit të rrizkut.
  4. Devotshmëria është shkak për tejkalimin e vështirësive dhe shpëtimin nga sprovat e ndryshme.
  5. Devotshmëria është nga shkaqet kryesore të fitmit (të Xhenetit) apo hyrjes në Xhenet.

Autor: Rrashid Ibn Husejn AbdulKerim

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË