Arhiva DitoreDec 17, 2015

0 3373

Pyetje: Jam një djalë 19 vjeçar, jam beqar, i ndikuar dhe i dhënë shumë pas bukurisë së femrave. Me çfarë më këshilloni, si t’i largohem sprovës (fitnes) së femrave, ngase e tërë vëmendja ime qëndron tek bukuria e femrës, pothuajse gjatë gjithë kohës më ndodhë një gjë e tillë!?

Përgjigje: Duhesh ta largosh shikimin tënd nga harami, t’i ndërpresësh mendimet e tua nga gjërat e tilla. Duhet të meditosh se çfarë ka përgatitur Allahu i Madhëruar për ata që e ruajnë veten (nderin) e tyre dhe largohen nga gjërat që i ka ndaluar Allahu i Madhëruar.

Gjithashtu, nxito dhe martohu, ngase martesa (për hir të Allahut) ta ruan shikimin (nga haramet) dhe nga imoraliteti. Martesa, njëherit është edhe nga gjërat që t’i largon mendimet e këqija dhe të kota dhe të bën të mjaftohesh me gjëra hallall (të lejuara).

Allahu e dinë më së miri

Shejh Ibn Xhibrini, Allahu e mëshiroftë.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 2240

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 06 )

Edukata dhe rregullat e xhumasë:
1. Shkuarja herët në xhami në ditën e xhuma.
2. Gusli (pastrimi, larja e tërë trupit).
3. Veshja e teshave të reja.
4. Parfymosja.
5. Ecja në këmbë gjatë shkuarjes në xhuma (nëse nuk është vështirë ecja).
6. Falja e dy rekateve namaz pas hyrjes në xhami.
7. Leximi i Sures Kehf.
8. Shpeshtimi i salavateve mbi pejgamberin, alejhi selam.
9. Mos t’i pengojë njerëzit gjatë kalimit të safeve kur të shkon me vonesë në xhuma.
10. Heshtja e plotë kur imami ligjeron në hutbe.
11. Ndëgjimi me vëmendje i hutbes dhe largimi nga gjërat që largojnë koncentrimin dhe dëgjimin e hutbes.
12. Shpeshtimi i lutjeve në çastet e pranimit të saj në ditën e xhuma (nga momenti i hutbes deri në perëndimin e diellit të ditës së premte).

Shejh Abdulaziz Ibën Muhamed Ibën Abdullah es Sed’han
Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË