Arhiva DitoreDec 21, 2015

0 3012
  1. Çdo gjë që shtohet me bollëk i bie çmimi dhe vlera, përveç moralit, ai aq më shumë që shtohet, atij i rritet çmimi dhe vlera.
  2. Shoku i mirë dhe i sinqertë është sikurse çadra. Aq më shumë që shtohet rënia e shiut, aq më shumë shtohet nevoja për të.
  3. Njeriu ka mundësi ta blej atë që më parë e ka shitur. Mirëpo nuk ka mundësi ta blej zemrën, e cila ka devijuar nga rruga e drejtë.
  4. Kush jeton me dy fytyra, ai do të vdes si i pafytyrë.
  5. Shenja e të shpëtuarve:
    a) Ai i cili ia din hallin vetes.
    b) Ai i cili e ruan gjuhën e tij.
    c) Ai i cili largohet nga gjërat që nuk i interesojnë dhe nuk kanë të bëjnë me të.
    d) Ai i cili nuk i dëmton vëllezërit e tij në nderin, pasurinë dhe gjakum e tyre.
    Këta shpresohet të mos jenë prej të dëshpëruarve, por edhe prej të shpëtuarve në dynja dhe ahiret.
  6. Erdhi një njeri tek Hasan el Basriu, rahimehullah, dhe e pyeti: Cila është fshehtësia e zuhdit tënd në dynja?
    Hasan el Basriu ia ktheu duke i thënë:
    a) E mësova që riskun tim që ma ka caktuar Allahu, nuk ka mundësi ta merr askush, andaj zemra ime u qetësua.
    b) E mësova se punët e mia nuk i kryen askush, andaj e angazhova veten t’i kryej ato.
    c) E mësova se Allahut nuk i fshihet asgjë dhe Allahu më përcjell kudo që jam, andaj u turpërova që Allahu të më sheh në kryerjen e mëkateve.
    d) Dhe e mësova se vdekja po më pret, andaj u angazhova me bagazh të veprave të mira, përgatitje për takimin me Zotin tim.
  1. Hubejb Ibn Xhelab, thotë: E pyeta Abdullah Ibn Mubarekun, rahimehullah, për gjënë më të mirë që i është dhënë njeriut? Ai tha: Mençuria e thellë. Pastaj i thash: Në qoftë se nuk e ka këtë? Ai tha: Sjellja e mirë. Pastaj i thash: Nëse ai nuk ka këtë? Ai tha: Vëlla i cili e udhëzon në rrugë të drejtë. Pastaj i thash: E nëse nuk e ka këtë? Ai tha: Heshtja e gjatë. Pastaj i thash: Në qoftë se ai nuk e ka as këtë? Ai tha: Vdekja e shpejtë.
  2. Fudajl Ibn Ijadi , rahimehullah, ka thënë: “Dy gjëra e shkatërrojnë zemrën, e ato janë:
    a) Ngrënia e tepërt e ushqimit
    b) Fjetja e tepërt
  3. Një njeri kishte shkuar në Basra dhe i pyet disa banorë të saj, duke u thënë: Kush është zotëriu juaj? Ata i thanë: Zotëriu ynë është Hasan el Basriu. Më pas i pyeti prap: Si u bë zotëriu juaj? Ata ia kthyen: Sepse njerëzit janë të nevojshëm për diturinê e tij, kurse ai nuk ka nevojë për atë që e posedojnë të tjerët nga gjërat e dynjasë.
  4. Dallimi mes të mençurit dhe budallait është:
    a) I mençuri shikon gjithmonë aq sa arrin të shikojë shikimi i tij.
    b) Budallai shikon gjithmon atë çka është vetëm afër këmbëve të tij, e jo më larg.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

Pyetje: Nëse dikush na thotë: Festimi i mevludit të lindjes së pejgamberit, alejhi selam, është prej metodave dhe mjeteve të thirrjes islame, si duhet t’i përgjigjemi kësaj dileme!?

Përgjigje: I themi: Si ka mundësi bidati me qenë metodë e thirrjes islame. Një gjë të tillë e kundërshton vetë fjala e Pejgamberit, alejhi selam, ku thotë: “Çdo bidat shpie në humbje (devijim).”

Dhe devijimi apo bidati nuk ka mundësi me qenë mjet apo metodë e thirrjes islame drejtë udhëzimit të vërtetë.

Metoda dhe mjete të thirrjes islame ka shumë, mirëpo ato nuk kanë të bëjnë aspak me këtë festë (mevludin) të bidatit.

Ngase, nëse thirrësat synojnë depërtim në davet përmes këtij bidati, atëherë njerëzit mbjellin në zemrat e tyre se ky bidat qenka pjesë përbërese e dinit të Allahut (sheriatit islam). Me këtë veprim, neve po na bjen se po i thërrasim njerëzit drejt veprave të shpikura (bidateve).

Përshëndetjet tona qofshin mbi të dërguarin tonë, Muhamedin, sal-Allahu alejhi ue selem, mbi familjen dhe shokët e tij.

Allahu e dinë më së miri.

Shejh Muhamed Ibn el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË