PËR TA SHFLETUAR LIBRIN KLIKONI KËTU – DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT
PËR TA SHFLETUAR LIBRIN KLIKONI KËTU – DYZET HADITHET E IMAM NEVEVIUT
SHEMBUJ NGA SUNETI PROFETIK
Abdullah ibn Amr, radijAllahu anhu, transmeton se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Shembulli i besimtarit (të vërtetë) është si shembulli i bletës, e cila nuk ha tjetër veçse të mirën dhe nuk jep veçse të mirën, dhe kur ajo zbret nuk thyen dhe nuk dëmton.”[1]
SHPJEGIM I HADITHIT
I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ngjasoi besimtarin me bletën. Ky është ngjasim i llojit me lloj për nga dobia, që nënkupton se gjitha virtytet e lavdëruara tek bleta janë edhe tek besimtari, e disa prej tyre i numëroi i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, prej atyre që ia vlen të përmenden, dhe ia la vetë lexuesit krahasimet dhe dallimet tjera.
Fillojmë me atë që filloi i dërguari sal-Allahu alejhi ve selem, duke i përmendur cilësitë më kryesore të bletës, që janë se; ajo hanë vetëm të mirën, e nxjerr vetë të mirën nëse ajo bie në një degë nuk e then atë, dhe nuk e prish.
Ky grup cilësishë konsiderohen të veçanta për bletën për dallim prej insekteve tjera, nuk ka insekte tjera nga të cilat përfitohet nga prodhimi i tyre sikur bleta, nuk ka insekte tjera të cilat zgjedhin ushqimin e tyre sikur bleta, ajo kujdeset për lulet, për kopshtet, për burbuqet, me një përkujdesje të ngrohtë, po ashtu kujdesi i saj për lulet është pjelmim për to.
Bleta ushqehet dhe thith nektarin e luleve erëmirë, për këtë mjalti më i mirë është ai malor të cilën e zgjedh vet bleta. Mjati që del nga barku i saj, është sekrecioni më i mirë dhe më dobiprurës, për këtë Allahu e lavdëroi në Kuran.
Bleta për nga natyrshmëria e saj nuk kafshon pos atë që e dëmton, ajo bërtet në çdo vend, kur të sheh ndonjë kafshë, apo njeri që e frikësojnë, e nuk është si grerëza e cila mund të sulmon për një lëvizje më të vogël.
Në botën e bletëve, ekzistojnë virtyte të larta të cilat i njohin ata të cilët janë thelluar në shkencën e insekteve, e i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, na solli neve një shembull rreth bletës, për gjërat që i njohin njerëzit në përgjithësi, që të jetë më i përafërt në kuptim, më i lehtë për ta medituar, të parafytyrohet dhe të ndiqet.
Tani!
Cilat janë cilësitë e një besimtari në dritën e përngjasimit që e bëri i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem?
Besimtari është i mirë.
Besimi i ngulitur në zemrën e tij largon çdo të keqe dhe mënjanon çdo njollosje, pra kur besimtari të jetë i mirë dhe brendësia e tij të jetë e mirë, bëhet vendburrim i të mirave, strehë e bukurive, andaj, nuk sheh besimtarin vetëm se ai pranon të mirat.
Fitimi i tij është i mirë.
Shpenzimi i tij është i mirë.
Fjalët e tija janë të mira.
Veprat e tija janë të mira.
Adhurimet e tija janë të mira.
Ushqimi i tij, pija, veshja e tij.
Këta merituan që melaqet t’u thonë ditën e Fundit: “Shpëtimi qoftë mbi ju! Ju jeni të kënaqur, andaj hyni në të, ku do të qëndroni përgjithmonë!.” Zumer, 73.
Xheneti është vend i mirë që është i përgatitur për të mirët.
Dhe atë që e le besimtari tek të tjerët është e mirë, po si ajo bleta, prej nga përfitojnë njerëzit.
Kur ai të realizon një punë, ajo është e mirë.
Kur ai të mëson një shkencë, ajo është e mirë, u bën dobi njerëzve.
Besimtari është si bleta, nuk bie në plehër, nuk është si miza, e cila sillet rreth e qark mbeturinave e papastërtive.
Kur ai të sheh një të metë e përmirëson atë.
Kur sheh mangësi, ai e plotëson dhe e zbukuron.
Nuk i kërkon gabimet e të tjerëve, nuk e bën atë cak të punëve të tija, dhe nuk e humd kohën në vogëlsira.
Ai nuk i pason gabimet e njerëzve.
Bleta kur bie në një degë nuk e then atë, sepse është e lehtë, e shkathët në lëvizje.
Njashtu edhe besimtari! Kur ai dëshiron të shërron një çështje, dhe kur ballafaqohet me një problem, ai nuk e shkatërron atë çështje e ta shtrembëron, por qëndron në degët e problemeve, sikur ajo bleta me letësi e shkathtësi, e shërron problemin, sikur ajo bleta e cila e thithë nektarin e luleve duke qëndruar në degët duke mos i thyer ato, nuk ka një problem që i kanoset besimtarit vetëm se ai del prej atij problemi me mirësi.
Bleta nuk prish gjatë udhëtimit dhe lëvizjes së tij.
Njashtu edhe besimtari, ec në çdo vend e në çdo kohë, i dobishëm për të tjerët por edhe vetë ai merr dobi, i ndihmon njerëzit, e përfiton shpërblim.
DOBI NGA HADITHI
Përktheu: Shpend Zeneli
Burimi: albislam.com
_________
[1] Imam Ahmedi ne “Musned”, Shejh Ahmed Shakir dhe Shejh Albani e kanë vlerësuar sahih.
[2] Ebu Davud 2/675 me numër 4823. Tirmidhiu 4/600 me numër 2395, Shejh Albani e a vlerësuar hasen “Sahih Xhami’” me numër 7341.