Arhiva MujoreNovember 2016

0 1449

1. Smira, sëmundje e rëndë e zemrës!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “… nga vetë zilia e tyre personale.” (Bekare; 109).

Smira (hasedi) është sëmundje e cila mundet shumë lehtë të depërtoj tek njeriu, mirëpo pastaj njeriu e ka vështirë të pastrohet prej saj. Shumë prej njerëzve dorëzohen para kësaj sëmundje dhe pastaj sillen shumë keq me njerëzit që i smirojnë. Dhe, qëllimi kryesorë i kësaj smire është që t’i largohen mirësitë e Allahut nga personi të cilin e smiron ai.

Muhamed Hidër Husejn El A’malul Kamileh; 1/199

2. Rreziku i bërjes së gjërave hallall, ato që i ka bë haram Allahu dhe anasjelltas!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Atë (shndërrimin e tyre) e bëmë masë ndëshkuese për ata që e përjetuan (me sy) dhe për të pastajshmit, por edhe si këshillë për të devotshmit.” (Bekare; 66).

Allahu, xhele ue ala, e dënoi këtë popull me këtë dënim, ngase ata i bën hallall gjërat që i ndaloi Allahu. Ky dënim, njëkohsisht duhet të jetë shembull për të devotshmit, besimtari duhet të ketë kujdes që mos ta lejoj një gjë që e ka ndaluar Allahu, ngase lejimi i ndonjë gjëje qê ka ndaluar Allahu, është prej shkaqeve më të mëdha të ardhjes së dënimit.

Ibn Tejmie Bejan ed Delil, fq.47

3. Moskryerja e obligimeve është më e rëndë sesa kryerja e mëkateve!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “E kur u thamë engjëjve: përuluni (bini në sexhde) Ademit, ata menjëherë iu përulën, me përjashtim të iblisit (djallit). Ai rrefuzoi dhe u mbajtë në të madh dhe u bë pabesimtar. Ne i thamë: “O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në Xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni, po mos iu afroni asaj bime (peme) e të bëheni zulumqarë (të vetvetes suaj).” Po djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen në atë (pemë ose Xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirë) që ishin në te, e Ne u thamë: “Zbritni (dilni), jeni armik i njëri-tjetrit, e ju deri në një kohë në tokë keni vendbanim dhe dëfrim”. E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë (lutje), prandaj Ai ia fali (gabimin), s’ka dyshim se Ai është Mëshiruesi, Pendimpranuesi.” (Bekare; 34-37).

Sehl Ibn Abdilah, rahimehullah, ka thënë: “Mospërgjigja ndaj urdhërit të Allahut është shumë më e madhe sesa veprimi i një mëkatit. Ngase, Ademi alejhi selam u ndalua nga ngrënia e pemës, por ngrëni prej saj, megjithatë Allahu ia pranoi pendimin. Iblisi, shejtani u urdhëria të bëj sexhde Ademit, refuzoi një urdhër të tillë dhe Allahu nuk ia fali këtë gjë.”

Ibn Kajimi El Fevaid, fq.171

4. Mëkatari nuk duhet t’i humb shpresat nga mëshira e Allahut!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Shpresohet se Zoti yt do na zëvendsojë me ndonjë edhe më të mirë se ai; ne në të vetëm te Zoti ynë mbajmë shpresën.” (Kalem: 32).

Mos të bëhet shkak kryerja e mëkatit që ta ndryshosh mendimin e mirë për Allahun, ngase Allahu pas pendimit nga mëkati, ta ndryshon gjendjen tënde, ta falë mëkatin, të jep shumë mirësi dhe shumë gjëra të tjera.

Dr. Abdullah Bilkasim

5. Kush nuk e pranon sheriatin e Allahut, shoqërues dhe udhërrëfyes i tij do të jetë shejtani!

Nëse njeriu nuk e pranon shpalljen që Allahu ia zbriti të dërguarit të Tij, salAllahu alejhi ue selem, do të sprovohet me pasimin e rrugës së shejtanit. Ndalu dhe medito rreth fjalës së Allahut, xhele ue ala, ku tha për çifutët: “(E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që thonin djajtë.” (El Bekare; 102). Dhe kjo vlen për të gjithë ata që e refuzojnë rrugën e Allahut. “Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë.” (Zuhruf: 36)

Dr. Omer Mukbil

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1804

Justinian Topulli

https://m.facebook.com/jtopulli

 

Në lëvrimin e sotëm të shkencës nuk ekziston pyetja “përse” ose më saktë është eklipsuar nga pyetja “si”.

Sipas filozofisë së sotme të shkencës pyetja “si” përcakton drejtimin e shkencës dhe zhvillimin e saj, sepse ajo si qëllim të saj ka kuptimin e botës dhe duke qenë se bota – sipas këtij këndvështrimi- është vetëm materiale, për ta kuptuar atë duhet ta njohim, dhe për ta njohur duhet të dimë sesi ajo funksionon.

Fizika, kimia, biologjia dhe të tjera disiplina të shkencave natyrore, në këndvështrimin modern, synojnë të zbulojnë dhe përshkruajnë mënyrën sesi funksionon bota, dhe më pas gjetjen e mundësisë për të ndërhyrë në të e për ta përdorur në favor të fuqisë, pushtetit, pasurisë, shëndetit, jetës, mirëqenies dhe kënaqësisë së njeriut.

Edhe pse pyetja “përse” është ajo që fillimisht ka nxitur dhe nxit në nënvetëdije zhvillimin e shkencës, ajo, sipas këndvështrimit materialist mbi botën, nuk na ndihmon të kuptojmë sesi ajo funksionon, sepse është një pyetje që të çon drejt përgjigjeve metafizike dhe për rrjedhojë ndal zhvillimin e shkencës dhe të kuptuarit gjithmonë e më të thellë të botës, qoftë në nivel makro qoftë mikro.

Ndërkohë, pyetja “përse” është ndoshta pyetja më natyrshme që bëjnë njerëzit në jetën e tyre të përditshme, ajo nuk bëhet rëndomtë vetëm në gjykata dhe hetime, për të kuptuar qëllimin e një akti që pritet të gjykohet, por në çdo aktivitet të jetës sonë njerëzore ne duam të dimë përse njerëzit bëjnë atë që bëjnë. Duke qenë kaq e natyrshme dhe e përhapur kjo pyetje shpesh është edhe “tabu”, në rastet kur merret e mirëqenë se përgjigja për të dihet, në dallim me shkencën kur ajo nuk bëhet fare për arsyen që thamë më sipër.

Përse ka diçka dhe jo asgjë? Përse ekziston bota? Përse ekziston materia? Përse ekziston jeta?

Shkenca e sotme laike përgjigjet se të gjitha këto janë produkt i një zinxhiri ngjarjesh dhe efektesh, forcash dhe ndërveprimesh tepër të ndërthurura dhe të komplikuara dhe të panumërta, fundin e të cilave akoma nuk e kemi mësuar dhe ndoshta kurrë nuk do ta mësojmë!

Në biologji shpesh na bie rasti që ngjarje dhe fenomene të shumta të shpjegohen me një fjali në dukje të thjeshtë “instinkti i mbijetesës”. Me këtë përgjigje të shkurtër dhe “përfundimtare” përballesh sa herë që futesh në studimin e kësaj disipline!

Por përse përfundimtare, ndërkohë që shkencat fizike nuk kanë një cak të tillë?! A nuk duket vallë kjo përgjigje si një përgjigje metafizike?! Pse është e tillë ndaj dhe biologjia ndalet këtu. Ndalet për të mos vazhduar më tej, sepse përgjigje materiale për të nuk ka. Instinkti i mbijetesës nuk është gjë tjetër vetëm se një nocion me të cilin tregohet se qeniet e gjalla biologjike kanë vetëdije, qoftë kjo e shfaqur edhe në formën e nënvetëdijes. Nëse shkenca pohon se qeniet e gjalla janë të përbëra nga materia fizike dhe se materia fizike vepron nën ndikimin e forcave të ndryshme, të cilat në vetvete janë të verbra, dhe nuk mund të përshkruhen si të vetëdijshme, atëherë pyetja e natyrshme që lind është nga i erdhi vetëdija qenieve të gjalla? Pse ato kanë vetëdije dhe nuk janë si materia e pajetë dhe e pavetëdije nga e cila ato përbëhen?!

Sipas biologjisë njësia themelore e jetës është qeliza dhe qeliza ka vetëdijen e mbijetesës, ajo ushqehet dhe mbrohet, për të vazhduar ekzistencën e saj si njësi biologjike e përbërë nga materia e pavetëdijshme. Edhe pse sipas shkencës shpërbërja apo vdekja e qelizës nuk e zhduk atë nga ekzistenca fizike e saj, sepse mbetet tërësisht materiali i saj që e përbën, përsëri ajo ka një vetëdije që kërkon të mbijetojë me këtë identitet që krijon përbërja e saj dhe kurrsesi nuk pranon vetvetiu ta humbasë atë.

Vetëdija e jetës shfaqet tepër interesante nëpërmjet instinktit të ushqimit dhe mbrojtjes, por edhe nëpërmjet riprodhimit. Edhe pse riprodhimi sjell në jetë një individ të ri, dhe një identitet të ri e të pavarur vetëdije, përsëri kjo konsiderohet formë mbijetese, vetëm për faktin se ky individ është i vetëdijshëm se nëpërmjet këtij akti ai riprodhon vetveten në njëfarë mënyre dhe vetëdijen e tij për vazhdimësinë e jetës së tij, duke lënë trashëgimi një pjesë të materies së tij dhe mbi të gjitha vetëdijen për jetën dhe strukturën e tij të ndërtimit, çka garanton vazhdimësinë e llojit dhe të jetës.

E gjitha kjo është një mrekulli, sepse asnjë shpjegim shkencor bindës nuk mund ta shteroj përse ndodh. Ndaj dhe shkenca e sotme laike dhe shkencëtarët e tillë kanë hequr dorë nga “përse-ja”, sepse kjo pyetje të shpie pashmangshëm drejt pranimit të faktit se jeta është një mrekulli dhe jo një rastësi.

Ne jetojmë çdo ditë me mrekullinë e papërsëritshme të jetës dhe mes saj, dhe sa shpesh e harrojmë Atë që e krijoi këtë mrekulli!

0 3474

Xhabir ibn Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur e të, përcjell e thotë:  I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, dilte para njerëzve gjatë Haxhit e u thoshte: “A ka ndonjë njeri që më dërgon tek farefisi i tij, ngase Kurejshitët më kanë ndaluar të kumtoj fjalët e Zotit tim.” Shënon Ebu Davudi dhe Tirmidhiu

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ishte shumë aktiv për ta përcjellur mesazhin hyjnor tek gjithë njerëzit, ndërsa Kurejshitët e pengonin atë, e i dërguari, alejhi salatu ve selam, shkonte tek kabilet e ndryshme që vinin për haxh, e kërkonte prej tyre që të pranonin fenë, apo të garantonin sigurin e tij që ai të kumton fjalën e Allahut tek njerëzit.

Dobi nga hadithi

  1. Pohimi i cilësisë së të folurit për Allahun, dhe se Allahu flet kur dëshiron dhe si Ai dëshiron.
  2. Pohimi se Kurani është fjalë e Allahut.
  3. Se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, është i dërguar nga Allahu.

HADITHI I GJASHTËMBËDHJETË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 1364

1. Pajtohu me caktimet e Allahut!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë:

Çfarëdo e keqe që ndodh (godet), nuk mund të jetë ndryshe, vetëm sipas caktimit të All-llahut, e kush i beson All-llahut, Ai ia udhëzon zemrën e tij; All-llahu është i gjithdijshëm për çdo send.” (Tegabun; 11).

Alkame, rahimehullah, ka thënë; “Fjala është për sprovën që e godet besimtarin, ai e dinë që kjo sprovë është nga Allahu, i tilli pajtohet dhe kënaqet me caktimin e Allahut.”

2. I sinqerti frikësohet nga mospranimi i veprave!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Dhe, ata të cilët japin (sadaka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë, pse dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanë të frikësuara.” (Mu’minun; 60).

Aisheja, radijAllahu anha, e pyeti pejgamberin, salAllahu alejhi ue selem: O i dërguar i Allahut, a është fjala në këtë ajet Kur’anor për atē që kryen imoralitet, vjedh dhe pin alkool? Tha, pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem: Jo, bija e sidikut (të sinqertit), këtu fjala është për atë i cili agjëron, falet, jep lëmoshë, mirëpo frikësohet që ndoshta nuk do t’i pranohen këto vepra tek Allahu.”

Shënon Ahmedi në Musnedin e tij; 6/159,205, Tirmidhiu; 3175, Ibn Maxhe; 4198 Albani e saktësoi në “Silsiletu ehadith Sahihah”; 162.

3. Allahu është ndryshes i gjendjeve!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja.” (Rrahman: 29).

Begaviu, rahimehullah, ka thënë: “Ai (Allahu) në çdo moment krijon, furnizon, e ngritë dikë, e ulë dikë, e shëron të sëmurin, i jep atij që i kërkon, falë mëkate, largon brengosje, i përgjigjet lutjes lutësit, i përgjigjet atij që është në vështirësi, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk të tjera, etj.”

Tefsir el Begavij; 6/80,81

4. Allahu, falë, ndryshon gjendje, i përgjigjet lujteve!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja.” (Rrahman: 29).

Muxhahidi, rahimehullah, ka thënë: ” Ai (Allahu) në çdo moment falë mëkate, largon brengosje, i përgjigjet lutjes lutësit, i përgjigjet atij që është në zor dhe në vështirësi.”

5. Vlera dhe pozita e Itikafit në Islam!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: ju të dy pastrone shtëpinë Time për vizituesit, për ata që qëndrojnë aty dhe për ata që falen aty.” (Bekare; 125)

Allahu, xhele ue ala, e urdhëroi Ibrahimin dhe Ismailin që ta pastronin Qaben, në mënyrë që ajo të jetë e pastër dhe e gatshme për ata që falen, bëjnë tavaf, kryejnë haxh, umre apo hyjnë në Itikaf. Kjo, aludon se Itikafi ka vlerë të madhe në Islam. Pra, le të jemi prej atyre që e ringjallin këtë sunet të madh në dhjetëshin e begat të fundit të Ramazanit, gjithnjë duke shpresuar në arritjen e natës së kadrit.

Dr. Nasir el Umer

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1559

Enes ibn Maliku, Allau qoftë i kënaqur me të, përcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Nuk do ndodh Kiameti përderisa në tokë thuhet: Allah, Allah.” Shënon Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Ndodhin e Kimametit është dituri të cilën Allahu e fshehu, nuk di askush se kur do ndodh pos Ai që e krijoi atë. I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, njohtoi njerëzit për shenjat që aludojnë në afrimin e saj dhe ndodhinë e saj. Në këtë hadith i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, flet me shokët e tij për kohën para Kiametit, përmend cilësitë e njerëzve të asaj kohe, saqë kanë arrit në grada të mosbesimit dhe ateizmit për aq sa në gjuhët e tyre nuk përmendet Allahu, si një shenjë i zhdukjes së çdo gjurmeje prej gjurëve të imanit në zemrat e tyre, për shkak largimit të gjatë prej imanit, nënshtrimit ndaj dynjasë dhe mashtrimeve të saja.

Dobi nga hadithi

  1. Kohën e ndodhisë së Kiametit e di vetëm Allahu.
  2. Prej shenjave të afrimit të Kiametit përhapja e kufrit dhe zhdukja e imanit.
  3. Kiameti do ndodh mbi njerëzit më të këqij.

HADITHI I PESËMBËDHJETË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 1621

1. Shenjat e Nifakut!

Allahu, xhele ue ala, thotë: “Ata janë të luhatshëm ndërmjet atij dhe atij (besimit dhe mosbesimit) e nuk janë as me ata (me jobesimtarët).” (Nisa; 143).

Nëse e sheh vetën tënd se je i luhatshëm dhe në mëdyshje në lidhje me pranimin dhe refuzimin e ndonjë dispozite të sheriatit, dije se ti ke përngjasim me munafikët (dyftyrëshit), ngase muslimani nuk ka mundësi të ketë mëdyshje dhe luhatshmëri në lidhje me pranimin e të gjitha dispozitave të sheriatit.

Shejh Uthejmini Tefsiri i sures Nisa, 2/369

2. Lidhshmëria e haxhit me devotshmërinë!

Haxhi është mejdani i devotshmërisë së gjërë, në haxh veprohet:
1. Dhënia e lëmoshës.
2. Përmbajtja e vetvetes nga fjalët dhe veprat e këqija.
3. Falja ndaj njerëzve.
4. Bamirësia ndaj njerëzve.

Le ta kujtojm ajetin Kur’anor, ku Allahu, xhele ue ala, thotë: “…i përgatitur për të devotshmit. Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që u falin (keqen) njerëzve, e Allahu i do bamirësit.” (Ali Imran; 133-134).

Dr.Nasir el Umer

3. Largohu nga mexhliset, nëse në to ka tallje me fjalët e Allahut!

Allahu, xhele ue ala, thotë: “Juve u është shpallur në librin (Kur’anin) që, kur të dëgjoni se po mohohet Kur’ani i All-llahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata.” (Nisa; 140)

Obligohet që besimtari musliman të largohet nga mexhlisi ose vendi ku mohohen fjalët e Allahut apo ku bëhet hajgare me to. Nuk duhet të qëndroj aty besimtari dhe të thotë: Unë e refuzoj dhe urrej këtë bised me zemrën time! I themi të tillit, po të ishe i sinqertë në këtë që thua do të largoheshe nga këto vende apo tubime, ngase gjymtyrët pasojnë zemrën dhe nëse zemra yte do të kishte urryer një gjë tillë, gjymtyrët e turpit do të refuzonin qëndrimin aty dhe do të largoheshin nga ai vend ku refuzohen fjalët e Allahut apo ku bëhet hajgare me to.

Shejh Uthejmini Tefsiri i sures Nisa, 2/355

4. Mëkatari dhe kthimi i tij tek Allahu!

Allahu, xhele ue ala, thotë: “Edhe ata të clët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetës së tyre, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre – e kushi i falë mëkatet përveç Allahut?” (Ali Imran; 135)

Ua bën me dije Allahu mëkatarëve se nuk kanë ku të kthehen tjetër pos tek Allahu si dhe nuk ka kush ua falë mëkatet atyre askush tjetër pos Allahut.

Hafidh Ibn Rexheb Xhamiul Ulumi Vel Hikem, 2/45

5. A je ti prej zullumqarëve!?

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si të pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë zullumqarët.” (Ibrahim; 42)

A jemi ndaluar për ta medituar këtë ajet, që të shohim se a i kemi bërë ndokujt zullum!? Qoftë, grave tona, fëmijeve tanë apo ndokujt tjetër që është nën udhëheqjen dhe nën përkujdesin tonë. Apo vallë, ne vetëm mendojnë se ky ajet Kur’anorë është enkas vetëm për udhëheqësit dhe prijësit (kryetarët).

Le të meditojmë pra këtë ajet kur’anorë, në mënyrë që mos të bëhemi pjesë e këtij kërcënimi dhe mos të kemi dënim të dhëmbshëm dhe të keq.

Dr. Nasir el Umer

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 3032

Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell e thotë: një rabin erdhi tek i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, e i tha: O Muhamed! Allahu vendos qiellin në një gisht, dhe tokën në gishtin tjetër, malet në një gisht, e lumënjtë në një gisht tjetër, e gjithë krijesat tjera në një gisht tjetër. E më pas i thotë dorës së Tij: Unë jam Sundimtari. I dërguari i Allahut i buzëqeshi e tha: “(Hebrenjt) nuk e njohtën si duhet Allahun.” Buhariu dhe Muslimi.

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Njeriut i duket shumë madhështore kur sheh fuqinë e shumë ndryshimeve natyrore si “erra e fortë”, “tërmetet” “vullkanet”, krahason fuqinë e tyre kur flet për shkatërrimin masiv në tokë, në njerëz dhe në jetë në përgjithësi. Por, për shkak preukipimit të tepërt të tij me fuqitë e dukshme të natyrës  harron fuqinë reale e cila lëviz çdo fuqi të tillë, ajo është fuqia e Allahut të Lasrtësuar i Cili posedon qeverisjen e gjërave në qiell e në tokë.

Përkujtimi i kësaj fuqie nuk është për t’i trishtuar njerëzit nga Zoti, por, për të mbjellur madhështinë e Tij në zemrat e tyre, madhështi e cila dhuron dashuri, e ndihmon në adhurim dhe falënderim të dhuntive. I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, pohoi fjalët e rabinit rreth fuqisë së Allahut, se si Ai me fuqinë e Tij i vendos qiejt e mëdha në gishtin e Tij, tërë tokën me gjithë gjerësinë dhe peshën e rëndë të saj e vendos në një gisht, malet e larta i vendos Allahu që të gjitha në një gisht, drunjët e lumenjtë e gjata, e gjithë krijesat tjera, të shumtë e të ndryshëm i vendos Allahu në një gisht. Cila fuqi mund të jetë më e madhe se fuqia e Allahut ! Cfarë fuqie është fuqia e Allahut ! Pas gjithë kësaj si mund që njerëzit të bëjnë mëkate, si mund që njeriu ta mohon, padyshim se butësia e Tij është shumë e madhe për robërit e Tij.

Dobi nga hadithi

  1. Pohimi i fuqisë së Allahut, dhe madhështisë së Tij.
  2. Obligueshmëria e madhërimit të Allahut.
  3. Pohimi se Allahu posedon gishtërinjë, pa i ngjasuar ato dhe pa i shpjeguar menyrën e tyre.
  4. Pohimi i dorës së Allahut, pa ngjasim dhe pa pyetur se si.
  5. Pohimi i cilësisë së të folurit për Allahun.
  6. Pranimi nga ithtarët e Librit lajmet e vërteta që ata i rrëfejnë.

HADITHI I KATËRMBËDHJETË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË