Arhiva MujoreNovember 2016

0 1355

Aisheja, radijAllahu anha, përcjell e thotë: I thash të dërguarit të Allahut: Ibn Xhuda’n në kohën e injorancës mbante lidhjet farefisnore dhe ushqente të varfërit, a thua kjo i bën dobi atij? Ai u përgjigj: Nuk i bën dobi; Ai asnjë ditë nuk tha: O Zot! Mi fal gabimet e mia ditën e Gjykimit”. Shënon Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Abdullah ibn Xhuda’n Temimi ishte një prej njerëzve në kohën e injorancës i njohur me bujari, i cili kishte një kazan, të cilin e kishte përgatitur për të ushqyer të varfërit. Për një njeri që gjendja e tij është e tillë njerëzit interesohen për të njohur hallin e tij pas vdekjes, posaçërisht nëse është nga të afërmit e tij!

Në këtë rast Aisheja, radijAllahu anha, pyeti të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, për të, e për hallin e tij pas vdekjes, mes tyre kishte lidhje farefisnore, e i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, iu përgjigj në mënyrë të qartë pa asnjë lloj hutie e paqartësie, se nuk i bën dobi vepra e tij, duke shpjeguar arsyen se ai asnjë herë nuk tha: O Zot, më mua fal gabimin tim, ditën e Kiametit. Pra, ai asnjëherë nuk besoi në ringjallje, e një person i cili e mohon ringjalljen ai është jobesimtar, e jobesimtarit Allahu nuk i pranon veprat, por, Allahu e begaton atë, dhe e shpërblen në këtë botë për veprat e mira që ka vepruar, duke i shtuar atij pasuri, fëmijë, apo t’ia zgjat jetën, apo t’i jep shëndet, apo edhe t’ia jep gjitha këto. “Zoti yt, nuk i bën askujt padrejtësi.” Kehf, 49.

Dobi nga hadithi

  1. Besimi është kusht i pranimit të veprave të mira, e përfitimit prej tyre në ahiret.
  2. Allahu nuk e fal politestin ditën e Kiametit.
  3. Veprat e mira që i vepron një politesit nuk i bëjnë dobi ditën e Kiametit.
  4. Kush nuk beson në ringjallje ai është jobesimtar.

HADITHI I TREMBËDHJETË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 2554

1. Kur’ani kundërshton risimtarët!

Allahu, xhele ue ala, thotë: “Dhe, qe, kjo është rruga ime e drejtë; prandaj ndiqnie, e mos shkoni rrugëve tjera që t’ju shmangin ato nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porositë Ai për t’u ruajtur nga të këqijat.” (En Am: 153).

Po ta meditonte njeriu ashtu siç duhet Kur’anin Famëlartë, do ta sheh se si Kur’ani i refuzon risimtarët (bidatgjit) së bashku me risitë e tyre që i kanë shpikur.

Imam Ahmedi Es Suneh, të Halalit; 1/547

2. Me ndihmën e Allahut arrihet suksesi!

Allahu, xhele ue ala, thotë: “Pra, të jesh i durueshëm!d Durimi yt është vetëm me ndihmën e Allahut.” (Nahl: 127).

“…ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!” (Zumer; 10).

Kërkimi i ndihmës prej Allahut, pajtimi me caktimet e Tij, shpresa dhe pritja e fitores (suksesit) prej Tij dhe kërkimi i shpërblimit nga Allahu, ia mundëson robit të fitoj shpërblime nga Allahu pa masë.

Dr. Nasir el Umer

3. Llojet e polemikave (debateve) të ndaluara!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit.” (Nahl: 125).

Allahu, xhele ue ala, i ka ndaluar tri lloje të polemikave në Kur’an, ato janë:
1. Polemika në të kotën.
2. Polemikë pa dituri.
3. Polemikë për të vërtetën pasi që është sqaruar dhe kuptuar e vërteta.

Ibn Tejmije, rahimehullah. Mes’ele Huduth el Alem, fq.157

4. Përmendja e shpeshtë e Allahut, e ruan besimtarin nga rënia në mëkate!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrënqethen zemrat e tyre.” (Enfal: 2 ).

Es Sudij, rahimehullah, ka thënë: “Ky është njeriu i cili vendos të kryej një mëkat, e përmend Allahun dhe menjëher largohet nga kryerja e mëkatit.”

Et Tebsireh, të Ibn Xheuzit, fq.398

5. Allahu, xhele ue ala, thotë: “A nuk e di se Allahu e fut (errësirën) natën në ditë dhe fut (dritën) ditën në natë, dhe Ai i nënshtroi Diellin e Hënën (të lindin e të përendojnë) dhe secili rrjedh (noton) deri në një afat të caktuar dhe se Allahu hollësisht është i njohur për atë që veproni.” (Llukman: 29)

Allahu, xhele ue ala, filloi me përmendjen e natës, ngase çështja saj është e çuditshme, çudia e saj është se si errësira e saj i mbulon tërë dritat e ditës!?

Tahir Ibn Ashur Et Tahrir Vet Tenvir; 8/185

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1479

Hisham ibn Urveh, përcjell nga babai i tij të ketë thënë:  i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Vërtetë shejtani i vije ndonjërit prej jush dhe e pyet: Kush e krijoi qiellin? Ai përgjigjet: Allahu! Pastaj e pyet: Kush krijoi tokën? E ai përgjigjet: Allahu! E pastaj e pyet: Kush krijoi Allahun? Nëse has në këtë pyetje le të thotë: Kam besuar në Allahun dhe të dërguarin e Tij, tri herë.” Shënon Muslimi.

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Shejtani nuk ndalet nga cytjet e tija drejtuar njeriut, duke e vënë atë në dyshime rreth imanit deri sa ta nxjerr atë në kufër, Allahu na ruajt. Gjëja e parë që shejtani i cyt njerëzit është rreth ekzistimit të Allahut, kështu që nis me një seri pyetjesh, që në fillim duken shumë të logjikshme. E pyet njeriun se kush krijoi qiellin e tokën? I pyeturi përgjigjet se Allahu është krijues i tyre. E shejtani e pyet herën e dytë; e kush e krijoi Allahun? Që është një pyetje naive, por që në vete përmban shumë ligësi, ana naive është në atë se pajtohet në çështjen se Allahu është Krijues, e më pas pyet se kush e krijoi Atë? Që janë dy gjëra të kundërta njëra prej tjetrës, për atë se pasi që Allahu është Krijues, nuk mundet që Ai të jetë edhe i krijuar, e nëse është i krijuar nuk mund të jetë krijues, pra një gjë nuk mund të cilësohet me të kundërtën e saj, sikur të thuhet për gurin; është i ngurtë i butë.

Qoftë edhe nëse i pyeturi përgjigjet se e ka krijuar një zot tjetër? Do parashtrohej pyetja e njejtë nga shejtani, se kush e krijoi atë zot tjetër? Kështu që përsëriten pyetjet e njejta, e përsëriten përgjigjet, e mbesim para dy mundësive; ose të shoqërojmë shejtanin në pyetjet e tija, e të mbesim duker përsëritur të njejtën përgjigje, të cilat nuk kanë fund, gjë e cila shpien në ateizëm të qartë; ose të ndërpresim cytjet që në fillim duke u mbështetur në besimin në Allahun, kështu na udhëzoi edhe vet i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, i cili referoi që muslimani kur të dëgjon sofizmat e shejtanit të thotë: Besova në Allahun! E ta përsëritë atë tri herë, që t’ia bën me dije shejtanit se pyetja e tij shpien në mohim të Allahut, ndërsa ai beson në Të dhe e njeh ekzistimin e Tij; se pyetjet e shejtanit shpiejnë në anulimin e të gjitha provave logjikore, fetare, shqisore, e natyrshmërisë së pastër që aludojnë në ekzistimin e Allahut, të cilat shejtani nuk mund që me pyetjet e tija naive t’i mohon ato. Kështu që thënia e muslimanit : Besova në Allahun! Nuk është ikje nga pyetja e shejtanit, por, është një përgjigje shumë precize për atë që kupton thelbin e saj.

Dobi nga hadithi

  1. Allahu është krijues i gjithçkaje.
  2. Allahu është i Pari, Ai krijoi gjëra nga asgjëja.
  3. Pyetjet e shejtanit janë të kota dhe jo korrekte.
  4. Kujdesi i shejtanit për të përhapur mosbesimin, dhe thirrje në të.
  5. Gjatë ballafaqimit me kësisoj pyetjesh muslimani thotë: Besoj në Allahun.
  6. Kur muslimanit i vijnë cytje të tilla duhet të kërkon mbrojtjen e Allahut, siç përmendet në transmetimin tjetër të Muslimit “le të kërkon mborjtje nga Allahu”.

HADITHI I DYMBËDHJETË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 1723

1. Devotshmëria, rrugë e cila shpie drejt suksesit!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “E kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut(i devotshëm), atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare.” (Talak; 2-3 )

Mbjelle në zemrën tënde devotshmërinë në mënyrë që Allahu t’i hap rrugët e suksesit dhe largimin e brengave. Shpreso gjithnjë që Allahu të bën rrugëdalje dhe se Ai të furnizon nga t’i nuk e kujton dhe mendon fare.

Dr. Su’ud Shurejm

2. Pas vështirësisë, vjen lehtësimi!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Pas vështirësisë Allahu sjell çlirim (begati).” (Talak; 7 )

Po të tuboheshin të gjitha mërzitë e botës, humbjet e shpresës për sukses dhe çlirim nga brengat, do ta largonte këtë gjë leximi i këtij ajeti Kur’anorë dhe besimi(imani) se Allahu ka premtuar një gjë të tillë.

Dr. Abdullah BilKasim

3. Pasuria nuk bën dobi, përkundrazi është dënim në dy botërat, nëse mungon besimi dhe fitimi hallall!

Nëse e sheh një pabesimtarë që Allahu ia ka zgjeruar pasurinë dhe familjen , mos i mer lakmi dhe mos u hamend, ngase këto dhunti për të do të jenë dënim në dynja dhe në ahiret. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Prandaj, mos të mahnitë (mos e shih të mirë) pasuria e tyre e as fëmijët e tyre, Allahu do vetëm t’i dënojë me to në jetën e kësaj bote e t’ju nxjerrë shpirtërat duke qenë ashtu qafira.” (Teube; 55). Dr. Abdulmuhsin el Mutajri

4. Ke kujdes nga hipokrizia!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Dhe prej tyre ka të tillë që thonë: “Më lejo mua (të mos shko në luftë) e mos më vë në sprovë!” Ja, ata mu në sprovë kanë rënë (më parë).”(Teube; 49)

Nuk janë të sinqertë të gjithë ata që kërkojnë mbrotjen nga rënia në sprovë (fitne). Ka prej tyre që janë hipokritë dhe prej tyre frikacakë.

Dr. Muhamed El Hudajri

5. Vepra është argument më i fortë se fjala!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “A po i urdhëroni njerëzit për punë të mira, e veten po e harroni.” (El Bekare: 44 ).

Njerëzit nuk e ndjekin atë që fjalët e tij nuk përputhen me veprat e tij. Andaj, ndjekja e veprave është më e plotë sesa e fjalëve.

Shejh Abdurrahman es Sa’dij

Tefsiri i Shejh Sa’dit, 1/60

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 2247

Ebu Dherri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se ka pyetur të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem: A e ke parë Allahun? Është përgjigjur: “Ishte dritë, si mund ta shihja?!” Shënon Muslimi.

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Pasi që i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, u rrëfente shokëve të tij për ngjarjen e Miraxhit në qiellin e shtatë, dhe për çudirave që i kishte dëshmuar, se si Allahu i kishte folur atij me zë. Shumë njerëz u thelluan për gjatë kohë rreth çështjes se i dërguari i Allahut a e pa Allahun? Kjo ishte një pyetje që sahabiu i nderuar Ebu Dherr el Gifari, Allahu qoftë i kënaqur me të, ia parashtroi të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, i cili i është përgjigjur se drita e kishte penguar ta sheh Allahun, e nuk kishte arritur ta sheh. Sikur që është vërtetuar kjo edhe në hadithe të tjera. Allahu shfaqjen e Tij para njerëzve e la për besimtarët në ditën e mahsherit dhe në xhenet, që shikimi në Allahun të jetë dhunti më e madhe për ta.

Aisheja, radijAllahu anha, ka thënë: Kush thotë se Muhamedi, sal-Allahu alejhi ve selem, ka parë Allahun, ai ka gënjyer”, pastaj lexoi ajetin: “Shikimet nuk mund ta përfshijnë Atë, e Ai i përfshin shikimet e të gjithëve…” En Am, 103. Shënon Buhariu.

Dobi nga hadithi

  1. I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, nuk e pa Allahun.
  2. Kujdesi i sahabëve për çështjet e besimit.

HADITHI I NJËMBËDHJETË

DYZET HADITHE MBI BESIMIN (AKIDEN)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 1394

1. Ki mendim të mirë për njerëz, mos paragjyko!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë;
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اجْتَنِبُوا كَثِيرًا مِنَ الظَّنِّ
“O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta.”
(Huxhurat; 12 ).

E kam provuar të menduarit keq dhe mirë për njerëzit.
E pash dhe ndjeva që të menduarit keq për njerëzit mbjell urrjetje dhe zjarr në trup dhe zemër.
Kurse, të menduarit mirë për njerëzit, mbjell në zemër rahati si dhe kur kalon në mesin e njerëzve je i dashur, i freskët dhe i lumtur.
Dr. Muhamed el Hudajri

2. Verifikoni mirë lajmet dhe fjalët që i lexoni apo që i ndëgjoni!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë;
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنْ جَاءَكُمْ فَاسِقٌ بِنَبَإٍ فَتَبَيَّنُوا
“O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtonie mirë.”
(Huxhurat; 6).

Obligim është për atë që ia ka hapur gjoksin Allahu për pranimin e Islamit që të heshtë dhe tē mos e transmeton tek të tjerët ndonjë fjalë të ulemave, fjalë e cila nuk dihet saktë se a është thënë nga ai dijetar apo jo, sidomos nëse rrugët e transmetimit janë të dobëta dhe fjala e thënë nuk është në përputhje me Kur’anin dhe Sunetin.
Pra, obligohet të heshtë derisa ta shqyrtoj mirë atë fjalë a është saktë që e ka thënë dijetari apo jo.
Ngase, e dimë se plot prej fjalëve të ulemave që na servohen nga disa njerëz, nuk janë të sakta që i kanë thënë dijetarët dhe si të tilla i refuzojmë dhe nuk i pranojmë.

Ibn Tejimije
Bejan ed Delil, fq.157

3. Imani i fortë sjell dashuri të sinqertë vëllezërore!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë;
إنما المؤمنون إخوة
” S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër.”
(Huxhurat; 10).

Aq sa e kemi të fortë dhe të ngulitur imanin në zemrat tona, aq më shumë do të duhemi dhe do të jemi vllezër, edhe nëse jemi të një kombi, race tjetër.”

Dr. Abdullah Bilkasim

4. Shirku i zhdukë veprat kurse sinqeriteti është shkalla më e lartë e Teuhidit!

Allahu, xhele ue ala, në suren el En’am i përmendi 18 pejgamberë e pastaj tha;
وَلَوْ أَشْرَكُوا لَحَبِطَ عَنْهُمْ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ.
“E sikur t’i përshkruajnë shok Zotit (edhe ndonjë nga këta) kishte për t’iu shkuar huq ajo që kanë vepuar.”
(El En’am; 88).

Ihlasi(sinqeriteti) është hak i Allahut që duhet ta realizojnë krijesat ndaj Tij, nuk ka hapsirë nefsi në këtë çështje.
Realizimi i ihlasit është shkalla më e lartë dhe më parësore e Teuhidit.

Mihned el Mu’tebij

5. Vlera dhe pozita e diturisë në Islam!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë;
وَمَا عَلَّمْتُمْ مِنَ الْجَوَارِحِ مُكَلِّبِينَ تعلمونهن
“….dhe(u është lejuar) ai (gjahu) i gjahtarëve (shtazëve) të dresuara që i mësoni.”
(El Maide; 4 ).

Prej vlerës, pozitës dhe nderit të diturisë;
Është që nuk lejohet gjuetia, përpos se me qenë të dresuar.
Shiko se si dallon dituria qenin e ditur(të dresuar) edhe qenin e padresuar.

Ibn Kajimi
Miftah Dar Selam

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1672

Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë shënon hadithin e Berai bin Azib, Allahu qoftë i kënqur prej tij, se ka thënë:

“Dolëm me të dërguarin, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, me xhenazen e një burri prej ensarëve (medinasve). Pasi e varrosëm, u ul i dërguari i Allahut në drejtim të Kiblës dhe ne u ulëm rreth tij, sikur mbi kokat tona të qëndronin zogj (u ulëm qetë). Në dorë i dërguari, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, kishte një shkop, me të cilin gërvishtte tokën. Pastaj filloi të shikojë në qiell dhe në tokë, e ngriti dhe e uli shikimin e tij tri herë, dhe tha: “Kërkoni ndihmën e Allahut nga ndëshkimi i varrit.”

Pastaj tha: “Kur njeriu besimtar gjendet në momentin e ndarjes nga kjo botë dhe pritjes së ahiretit, i zbresin atij melaqe nga qielli me fytyra të bardha si dielli, me vehte kanë qefinë nga qefinët e xhenetit dhe erëra të mira nga ato të xhenetit. Ata i ulen atij me një gjërësi sa i sheh syri. Pastaj vjen meleku i vdekjes, alejhi selam, i cili ulet tek koka e tij dhe thotë: “O shpirt i mirë, dil për në mëshirën e Allahut dhe kënaqësinë e Tij”. Pastaj shpirti del me një lehtësi të tillë, siç del pika e ujit nga gryka e shtëmbës, dhe meleku i vdekjes e merr atë. Këtë shpirt e përshëndesin të gjithë melaqet e qiellit dhe të tokës, i hapen atij dyert e qiellit dhe secili prej këtyre grupeve të melaqeve që rrijnë në këto dyer, i luten Zotit që ta ngrejë këtë shpirt edhe më lart. Në momentin kur meleku i vdekjes ia merr shpirtin, melaqet e mëshirës ia rrëmbejnë atij këtë shpirt sa hap e mbyll sytë, dhe nuk e lëshojnë atë derisa e vendosin në atë qefin dhe në ato erëra dhe del nga kjo një erë misku – më e mira erë që gjëndet në sipërfaqen e tokës.

Kështu melaqet e mëshirës ngrihen me këtë shpirt lart në qiell. Rrugës këta takojnë grupe melaqesh të cilët thonë: “Kush është ky shpirt i mirë?” U përgjigjen: Është filani i biri i filanit, duke e përmendur me emrat më të bukur me të cilët e kanë thirrur në dynja. Kështu shkojnë derisa të arrijnë në qiellin e dynjasë. Këtu kërkojnë që t’u hapet ky qiell, dhe ai hapet. Melaqet që rrijnë në këtë qiell e shoqërojnë shpirtin deri në qiellin që vjen më pas dhe kështu deri sa të arrijnë në qiellin e shtatë. Allahu i Madhëruar thotë: “Shkruajeni librin e robit tim në Ilijjin (libër në të cilin shkruhen veprat e mira) pastaj i thuhet: “Kthejeni në tokë, se Unë ua kam premtuar atë, se nga ajo (toka) i krijova dhe tek ajo i kthej dhe prej saj do t’i ngrej përsëri në ahiret (ditën e Gjykimit)”. Pastaj shpirti i kthehet në tokë.

Pasi shpirti është kthyer në trupin e tij ai ndjen zhurmën e hapave të atyre që ikin. Në këtë çast të vdekurit i vijnë dy melaqe dhe i ulen afër duke e pyetur: “Kush është zoti yt?” -ai përgjigjet: “Zoti im është Allahu”. Pastaj thonë: “Cila është feja jote?” -thotë: “Feja ime është Islami”. Pastaj pyesin: “Cili ishte ai burrë që ju dërgua juve?” – thotë: “Ai është i dërguari i Zotit” Melaqet e pyesin përsëri: “Si e kuptove ti këtë?” -thotë: “Lexova librin e Allahut dhe e besova atë”. Thëret një thirrës në qiell: “Tha të vërtetën robi Im, prandaj shtroni atij prej shtrojeve të xhenetit dhe visheni atë me veshje të xhenetit dhe hapni atij derën tek xheneti”. I vije atij nga era e tij dhe mirësitë e tija, gjithashtu i zgjerohet varri me një hapësirë aq sa sheh syri. Në këtë moment i vjen atij një burrë me pamje të hijshme me rroba të bukura dhe me erë të mirë dhe thotë: “Gëzohu me atë që të gëzon ty, përgëzohu me kënaqësinë e Zotit dhe xhenete në të cilat ka mirësi të përhershme”, kjo është dita e cila të është premtuar. Pastaj shpirti i tij thotë: “Edhe ty të përgëzoftë Allahu me të mira, po kush je ti, fytyra jote sjell vetëm se mirësi?” thotë: “Unë jam puna jote e mirë. Për Zotin, vërtet ti ishe i shpejtë në mirësi dhe bindje ndaj Allahut dhe i ngadalshëm në mëkate. Prandaj Allahu të shpërbleftë me të mira”.

Pastaj i hapet atij një derë nga zjarri dhe i thuhet: “Ky do të ishte vendi yt po të ishe prej mëkatarëve, e zëvëndësoi Zoti këtë vënd me këtë dhe i paraqitet xheneti. Ndërsa sheh se ç’ka atje, thotë: “Zoti im, shpejtoje kijametin me qëllim që të shkoj tek të afërmit e mi dhe pasuria ime”. i thuhet atij: “Rri i qetë!”

Ndërsa mosbesimtarit, kur është në momentin e ndarjes nga kjo botë dhe afrimit për në ahiret, i zbresin atij melaqet nga qielli, me pamje të ashpër, me fytyra rë zeza. Në duar ata mbajnë pëlhura prej zjarri dhe i ulen atij në një distancë sa sheh syri. Pastaj vjen meleku i vdekjes i cili i ulet tek koka dhe i thotë: “O shpirt i keq, dil për tek zemërimi i Allahut”. Kështu del shpirti nga trupi i tij me vështirësi të madhe sikurse del boshti me kunja nga leshi i lagur. Ndërkohë e mallkojnë atë të gjithë melaiket midis qiellit dhe tokës dhe të gjithë melaqet në qiell, i mbyllen atij të gjitha dyert në qiell dhe melaqet që qëndrojnë në këto dyer i luten Zotit që mos ta ngrejë këtë shpirt të keq pranë tyre. Kur meleku i vdekjes ia merr shpirtin, melaqet që zbritën nga qielli ia marrin atij nga duart sa hap e mbyll sytë dhe e vendosin në atë pëlhurën prej zjarri prej ku del një erë shumë e keqe, më e keqja erë që gjendet në faqen e dheut.

Pastaj ngrihen me të në qiell dhe kur kalojnë pranë çdo grupi melaqesh ata pyesin: “Ç’është ky shpirt i keq?” -i përgjigjen: “është filani i biri filanit” -dhe i përmendin emrat më të këqinj me të cilët e kanë thirrur në dynja. Kur arrijnë me të në qiellin e tokës dhe kërkojnë t’u hapet, ai nuk u hapet. Pastaj i dërguari i Allahut tha: “Nuk u hapen atyre dyert e qiellit dhe nuk hyjnë në xhenet aq sa hyn deveja në vrimën e gjilpërës”. Thotë Allahu i Lartësuar: “Shkruajeni librin e tij në sixhxhin (libri ku shkruhen veprat e këqia), në vëndin më të ulët”. Pastaj u thuhet: “Kthejeni robin tim në tokë, sepse unë nga ajo i krijova, tek ajo do t’i kthej dhe prej saj do t’i nxjerr përsëri”. Pastaj hidhet shpirti derisa të shkojë në trupin e tij, dhe ai dëgjon hapat e shokëve kur largohen. Ndërkohë i vijnë atij dy melaqe me pamje të ashpër të cilët i ulen pranë dhe i thonë: “Kush është Zoti yt?” – Thotë: “Ah! Ah! Nuk e di”. Pyesin përsëri: “Ç’mund të thuash për njeriun që u dërgua tek ju?” -ai nuk është i udhëzuar ndaj dhe s’e thotë dot emrin e tij. Dhe i thuhet: “Muhamedi!”. – “Ah! Ah! -Thotë: “Nuk e di. Kam ndëgjuar njerëzit ta përmëndnin” dhe i thonë: “Nuk e dite, prandaj s’e the”.

Dëgjohet më pas një thirrje nga qielli që thotë se gënjeu. Shtrojeni atë në shtroje prej zjarri. Hapet pastaj një derë prej dyerve të zjarrit kështu që atij i vjen afsh i nxehtë dhe erë kalbësire. Varri i ngushtohet derisa brinjët e krahërorit i ndërfuten me njëra-tjetrën.

Pastaj i afrohet një burrë me fytyrë të shëmtuar, me rroba të këqia dhe me erë të keqe dhe i thotë: “Përgëzohu me të keqen tënde. Kjo është dita jote e cila të është premtuar”. -Po ty, të përgëzoftë Zoti me sherr, kush je ti? Burri i shëmtuar thotë: “U jam puna jote e keqe. Për Zotin ti ke qenë njeri i ngadalshëm në bindjen dhe adhurimet ndaj Allahut dhe i shpejtë ne vepra të këqia (mëkate), prandaj Allahu të shpërbleftë me të këqija!Pastaj goditet me një çekan hekuri, që sikur të goditej me të një mal do të bëhej pluhur. Kështu goditet me të dhe bëhet pluhur. Pastaj Allahu e kthen edhe një herë siç ishte dhe goditet përsëri dhe ai nxjerr një klithmë të fortë që e dëgjon çdo gjë përveç njerëzve dhe xhinëve. Dhe hapet një derë nga xhehennemi dhe i shtrohet shtroje prej xhehennemi dhe thotë: “O Zot mos e bë kijametin”.1

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

I dërguari i Allahut, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, në këtë hadith madhështor na sqaron fillimin e një rrugëtimi të njeriut që prej momentit të daljes së shpirtit e deri në vendbanimin e tij në varr, se si do të trajtohet varësisht prej veprave të tija gjatë jetës në këtë botë.

Pra, i dërguari i Allahut, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, tregoi se njerëzit janë dy llojësh; i devotshëm dhe i shthurur.

I devotshmi trajtohet me një kujdes të madh, me një nderim madhështor, pasi që i zbresin melaqet e mëshirës për t’i marrë atij shpirtin, i vijnë atij me pamje të mirë, me fytyra të ndritura e të bukura si dielli, i ulen atij për aq sa sheh syri, e i drejton sytë drejt tyre me qetësi e rehati, e meleku i vdekjes ia merr shpirtin, del me lehtësi të madhe, pa lodhje e pa vështirësi, melaqet nuk e lënë të vetëm, ngrihen me të së bashku deri në qiell në një shoqëri të mrekullueshme, i hapen atij dyert e qiellit, në çdo qiell përhapet lajmi i tij, habiten melaqet me erën e mirë të këtij shpirti të mirë, deri sa të arrijnë në qiellin e shtatë.

Prej aty, Allahu i Madhëruar i urdhëron melaqet e Tija që ta kthejnë këtë shpirt në tokë që të nderohet në varr, e regjistrohet libri i atij personi në një vend në qiellin e shtatë. Pasi që kthehet shpirti në tokë, melaqet e marrin në pyetje për Zotin, fenë dhe të dërguarin e tij, kështu që ai përgjigjet në mënyrë më të mirë, e thotë: Zoti im është Allahu, i dërguari im është Muhamedi, dhe feja ime është islami!

E Allahu urdhëron që t’i zgjerohet varri për këtë rob besimtar, e i vije atij nga era e xhenetit, çfarë bën që ai të shpreson që Allahu ta bën kiamet, që ai së shpejti të bashkohet me familjarët, e pasurinë e tij.

Ndërsa të keqit i vijnë melaqet e ndëshkimit me një pamje shumë të frikshme, me fytyra të nxirra, me vete mbajnë qefinet nga zjarri, i afrohen atij për aq sa sheh syri, ulet pranë kokës së tij meleku i vdekjes, e ia merr shpirtin, prej çfarë ai vuan shumë për shkak dhimbjes dhe vështirësisë që ndien, pasi që t’i del shpirti, e marrin melaqet e ndëshkimit, e qefinosin me qefin të zjarrit, prej të cilit del një erë e qelbur, e ngrisin atë deri në qiell, e nuk i hapen atij dyert e qiellit, Allahu i Madhëruar urdhëron melaqet që ta hedhin këtë shpirt në tokë, e i kthehet shpirti në trupin e tij, i vijnë melaqet dhe e marrin në pyetje, e pyesin kush është Zoti yt, cila është feja jote e kush është i dërguari yt, ai nuk i di përgjigjet e thotë: Ah! Ah!

E Allahu u thotë melaqeve që t’i shtrojnë një shtrojë prej zjarri, e t’i hapin një derë drejt zjarrit, prej nga i vije atij nxehtësia e era e flakës, e kupton se çfarë e pret atë në ahiret, dhe e lut Allahun që të mos e bën kiamet!.

Dobi të hadithit

  1. Vërtetësia e ndëshkimit dhe lumturisë në varr.
  2. Ndëshkimi dhe përjetimi i begative ndodh edhe me shpirt dhe me trup.
  3. Gjendja e ndryshme e njerëzve pas vdekjes, për shkak të veprave të ndryshme në dynja.
  4. Ekzistimi i melaqeve.
  5. Llojllojshmëria e melaqeve për nga profesioni i tyre.
  6. Konfirmimi i bisedës mes Allahut dhe melaqeve.
  7. Ekzistimi i librit ‘ilijjin’, ku janë të shënuara emrat e besimtarëve bamirës prej banorëve të xhenetit.
  8. Shpirti mbetet edhe pas vdekjes.
  9. Llojllojshmëria e pozitës së melaqeve.
  10. Të besuarit në ringjallje.
  11. Shpëtimi në ahiret arrihet me iman, dije të dobishme dhe vepra të mira.
  12. Vërtetësia e pyetjeve për të vdekurin nga dy melaqet.

1 Transmeton Ahmedi në “Musned-in” e tij (30/499) hadithi numër (18534).

HADITHI I DHJETË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 1443

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se i dërguari i Allahut, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, ka thënë: “Zinaqari nuk është besimtar gjatë kohës që kryen marrëdhënie jashtëmartesore, ai që pi alkool nuk është besimtar gjatë kohës që pi alkool; hajduti nuk është besimtar gjatë kohës që vjedh.” Buhariu

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Imani është si një pemë të cilën e rrit dhe e zhvillon uji, i shton asaj frytet e fuqinë, e ruan atë nga vyshkja e tharrja, e cila pemë shuhet e zhduket poqëse pakohet ushqimi i saj, njejtë është edhe imani, rritet, forcohet me vepra të mira, ngritet në gradat e larta të imanit si frika prej Allahut, shpresimi tek Ai, dashuria ndaj Tij, e shuhet e prishet me kufër e shirk, dobësohet e venitet me mëkate e punë të liga, siç është vjedhja, zinaja, konsumimi i alkoolit, e mëkate të tjera.

Pra, lidhshmëria mes imanit dhe veprave është lidhje direkte dhe e ndërsjelltë , ai shtohet e forcohet me punë të mira, dobësohet e venitet me mëkate e punë të liga. Kush dëshiron të shton imanin e tij e ta forcon atë, ai duhet t’i përkushtohet veprave të mira, e të largohet prej veprave që janë shkatërruese.

Në këtë hadith, i dërguari i Allahut, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, na sqaron për efektin e mëkateve mbi imanin, se si ato e dobësojnë saqë nuk mbetet prej tij diç pos një pjese të vogël, e gjithë kjo si shkak i mëkateve. Andaj, muslimani i cili dëshiron të ruan imanin e tij, ta mban lartë të ngritur, duhet që të jetë i angazhuar me punë të mira, e të largohet prej mëkateve, kështu ai gjen shpëtim në dynja e në ahiret.

Dobi të hadithit

  1. Imani pakohet me veprimin e mëkateve.
  2. Shpalosja e mëkateve nuk konsiderohet kufër.
  3. Zinaja, pirja e alkoolit dhe vjedhja konsiderohen mëkate të mëdha.
  4. Mohimi i të qenurit besimtar në hadith ka për qëllim mohimin e imanit të plotë e jo edhe gjithë imanin e themelin e tij, duke u argumentuar për këtë me konsensusin e të parëve se mëkatet nuk e nxjerrin njeriun prej fesë, përpos nëse ai ato i bën hallall.

HADITHI I NËNTË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË