Arhiva MujoreJanuary 2017

0 1090

Tregim i këndshëm dhe më mësime të arta nga Sahabiu në lidhje me lëmoshën!

Transmetohet se Abdullah ibn Xhaferi (radijAllahu anhu) ka qenë i pasur dhe i cili ka bërë tregti. Një ditë prej ditëve, deven e tij e kishte mbushur plot me mallra, dhe erdh një beduin prej shkretëtirës dhe i tha: Më jep diçka prej asaj që të ka dhënë Allahu.

Abdullah ibn Xhaferi ishte mësuar që të jepte shumë sadaka, dhe i tha atij beduinit: merre devenë dhe gjithçka që ka në të!

Dikush prej sahabëve dhe tabiinëve i tha (Abdullah ibn Xhaferit): Përse po vepron kështu o Abdullah ibn Xhafer, ngase beduini gëzohet (i mjafton) edhe vetëm me një dirhem. Abdullah ibn Xhaferi u tha atyre: Jam mësuar kështu që të dhuroj pasuri, e që Allahu t’ma shtoj atë. Andaj friksohem që nëse nuk e jap këtë pasuri, Allahu do t’ma ndal bereqetin si pasoj e mosdhënies. Dhe jam mësuar të bëj tregti me Zotin tim, andaj friksohem që nëse e ndërprej sadakanë, Allahu do t’a ndërpres edhe bereqetin që ma ka dhënë edhe më herët.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1387

Dijetarët kanë rënë në mos-pajtime në lidhje me ndalesën e kryerjes së nevojave fiziologjike në drejtim të kibles!

  • Mendimi i parë thotë: Ndalohet kryerja e nevojave fiziologjike në shkretëtirë në drejtim të kibles. Mirëpo nuk ndalohet një gjë e tillë në ndërtesa. Ky mendim është transmetuar nga: Imam Maliku dhe Imam Shafiu, njashtu këtë mendim e kishte Ibn Abbasi, Abdullah ibn Umeri (radijAllahu anhum), Sha’biu, Is’hak ibn Rahuja dhe Ahmed ibn Hanbeli në njërin nga transmetimet e tij.
  • Mendimi i dytë thotë: Nuk lejohet kryerja e nevojave fiziologjike as në shkretëtirë, por as në banjot e ndërtesave (në drejtim të kibles). Ky mendim është transmetuar nga: Ebu Ejub el-Ensarit (RadijAllahu anhu), Muxhahidit, Nekhaiut, Sufjan eth-Theurit, Ebu Theurit, dhe një transmetim nga Imam Ahmedi.
  • Mendimi i tretë thotë: Lejohet kryerja e nevojave fiziologjike në shkretëtirë, por edhe në ndërtesa (në drejtim të kibles). Ky mendim është transmetuar nga: Urve ibn Zubejri (radijAllahu anhu), Rebia (shejhu i imam Malikut), dhe Ebu Davud edh-Dhahiri (imami i Dhahirive)
  • Mendimi i katërt thotë: Nuk lejohet kthyerja kah kibla në shkretëtirë dhe as në ndërtesa. Mirëpo lejohet t’ia kthesh shpindën kibles gjatë kryerjes së nevojave fiziologjike. Ky mendim thuhet që të jetë i Ebu Hanifes, dhe një transmetim nga Imam Ahmedi.Shumica e dijetarëve apo të gjithë dijetarët i kanë mendimet e tyre duke u bazuar në shumicën e argumenteve të sakta. Mirëpo disa dijetarë kanë thënë që mendimi më i saktë është që NUK LEJOHET assesi që t’i kryejë muslimani nevojat fiziologjike as në shkretëtirë dhe as në banjot e ndërtesave. Pra, këtë mendim e përkrah edhe Shejh Muhamed Mukhtar esh-Shenkiti (Allahu e ruajtë), dhe dijetari i cili e ka komentuar “Tirmidhiun” Shejh Mubarekfuri (Allahu e mëshiroftë)

    Zoti e di më së miri

    Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

 

0 1258

Ibn Asakiri në librin e tij “Tarikhul Dimeshk” e tregon një ngjarje me Muhamed ibn Sirinin (rahimehullah), njërin prej dijetarëve të njohur të selefu-salih.

Muhamed ibn Sirini në atë kohë ishte burgosur nga udhëheqësi i muslimanëve të asaj kohe. Dhe roja e burgut ndaj dashurisë që kishte për Ibn Sirinin dhe dhimbjen që ai ishte burgosur, një natë prej netëve i tha Ibn Sirinit: Nëse dëshiron të shkosh t’a vizitosh familjen tënde, sonte në mbrëmje nuk të sheh askush, andaj mund të shkosh dhe ta vizitosh familjen tënde. Mirëpo Muhamed ibn Sirini nga menquria e tij tha: Unë nuk dua që ta tradhëtoj urdhrin e udhëheqësit të muslimanëve.”

Dijetarët musliman kur e kanë cekur këtë tregim, kanë thënë se Muhamed ibn Sirini nuk pranoi të shkoj që ta vizitoj familjen e tij edhe pse i dha leje roja e burgut. Kanë thënë se: po ta bënte një gjë të tillë Ibn Sirini, njerëzit do të thonin se ky shejhu (dijetari) po e thyen një urdhër të udhëheqësit të muslimanëve, e çka mbetet me njerëzit e tjerë?.

Andaj, duke dashur ta ruaj këtë fe dhe këtë rregull që e ka Sheriati Islam dhe Ehlu Suneti, Ibn Sirini refuzoi që ta vizitoj familjen e tij edhe pse ishte i mërzitur, vetëm e vetëm që njerëzit e tjerë që mos të arsyetohen me veprimin e tij.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 4024

Pyetja: Pasi që u ktheva nga një udhëtim, unë nuk e kisha falur namazin e akshamit. Hyra në xhami dhe i gjeta duke e falur namazin e jacisë.

A duhet ta fai namazin e jacisë me ta, apo ta fali namazin e akshamit vetë e më pas të lidhem me ata për namaz të jacisë?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut!

Duhet t’i bashangjiteni imamit në namaz, me nijet për ta falur namazin e akshamit, e në rekatin e tretë të uleni dhe të recitoni teshehudin dhe të jepni selam, pastaj të vazhdosh me imamin në atë që ka mbetur prej namazit të jacisë. Apo të presësh gjatë teshehudit derisa imami të mbaron namazin dhe të jepni selam së bashku me të, e pastaj ta falni jacinë.

Ky është mendimi i Imam Shafiut, Allahu e mëshiroftë, dhe është një nga dy thëniet e transmetuara nga Imam Ahmedi.

Al-Mardavi në librin “el-Insaf” (4/413) ka thënë se ky mendim është favorizuar nga një numër i pasuesve të Imam Ahmedit, duke përfshirë Shejh Islam Ibn Tejmijen dhe gjyshin e tij Maxhd Ibn Tejmije.

Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, është pyetur:

Disa janë vonuar në namazin e akshamit, dhe imami kishte filluar të fal namazin e jacisë. A duhet që ata të falin namazin e akshamit me xhemat, apo të lidhen me imamin? Si duhet të veprojnë ata në namaz?

Ai u përgjigj:

Mendimi më i saktë është se nëse një person vjen (në xhami) dhe imami është duke e falur jacinë, qoftë ai të jetë me një grup, apo i vetëm, ai duhet të lidhet me imamin, me qëllim që të fal namazin e akshamit. Nuk shkakton problem në qoftë se nijeti i imamit është i ndryshëm nga ai i atij që falet pas tij, sepse Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Veprat janë sipas qëllimeve dhe çdo njërit i takon, atë që ai synon.”

Nëse ata lidhen pas imamit në rekatin e dytë, ata japin selam së bashku me të, sepse ata kanë falur tre rekate, dhe nuk ka rëndësi pse ata të janë ulur për teshehud gjatë rekatit të parë.

Nëse ata lidhen pas imamit në rekatin e parë, kur imami të ngrihet për në rekatin e katërt, ata qëndrojnë ulur, këndojnë teshehudin dhe japin selam, pastaj lidhen me imamin në atë që mbetet prej namazit të jacisë.

Mendimi i dytë në lidhje me këtë çështje është se ata duhet të lidhen me imamin me nijet për të falur namazin e jacisë, më pas e falin namazin e akshamit, në këtë rast bie renditja e namazeve, duke pasë parasysh bashkimit me xhematin.

Mendimi i tretë është ta falin namazin e akshamit veçmas, pastaj të bashkohen me imamin në atë që ka mbetur prej namazit të jacisë.

Për dy mendimet e fundit ka disa vërejtje. Sa i takon mendimit të parë neglizhohet renditja e namazeve duke vënë jacinë para akshamit. Mendimi i dytë përfshin të formohen dy xhemate në një xhami në të njëjtën kohë, gjë e cila përçan umetin.

Mendimi i parë që kemi përmendur është më i saktë. Dikush mund të thotë se edhe në mendimin e parë ka vërejtje, e që është se jipet selam para imamit. Në të vërtetë nuk ka asgjë të keqe rreth kësaj. Është transmetuar në disa raste në sunet që një xhemat mund të bëjë diçka veçmas nga imamit, si në namazin e frikës, ku imam fal me ata një rekat, pastaj ata plotësojnë namazin e tyre, dhe kështu përfundojnë.

Një shembull tjetër është rasti i njeriut që iu bashkua Muadh ibn Xhebelit, Allahu qoftë i kënaqur me të, në namaz, por kur ai filloi të lexojë suren el-Bekare ose një sure të ngjashme, ai e la atë dhe nuk e përfundoi namazin me të.

Dhe dijetarët thanë se në qoftë se një njeri që është duke u falur me xhemat, të cilit i vijnë gazra apo ka nevojë për të ndërruar abdes, shkak urinimi apo dalja për nevojë, atëherë nuk është problem për të nëse ai vendos të vazhdon të falet vetëm dhe të përfundon namazin e tij, e të largohet. Kjo tregon se falja vetëm në rast nevoje nuk konsiderohet si gabim. Nga libri (Lika’at al-Bab el-Maftuh, 3/425)

Shejh Ibn Baz u pyet: Hyra në xhami dhe namazi i jacisë kishte filluar. Para se të lidhem për namaz, mu kujtua që unë nuk e kam falur akshamin. A duhet të fali akshamin dhe pastaj të vazhdoj me jacinë së bashku me xhematin, apo të fal me xhemat dhe pastaj të fali akshamit?

Ai u përgjigj: në qoftë se ke hyrë në xhami dhe namazi jacisë ka filluar, dhe ju kujtohet se nuk e keni falur akshamin, atëherë ju duhet të faleni me xhemat me nijet të faljes së namazit të akshamit. Kur imami ngrihet për në rekatin e katërt, ju qëndroni ulur në rekatin e tretë, këndoni teshehudin e fundit – dmth, el-tahijatin dhe salavatet (bekimet mbi Profetin, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) – dhe në fund duanë, atëherë, pritni imamin të jep selam, e jep selam së bashku me të. Nuk ka rëndësi nëse imami dhe xhemati kanë nijetin e ndryshëm, bazuar në mendimin më të saktë të dijetarëve. Edhe nëse e fal namazin e akshamit veçmas, pastaj i bashkangjitesh xhematit në namazin e jacisë, nuk ka gjë të keqe”. Mexhmu Fetava Ibn Baz, 12/189)

Komiteti i përhershëm për fetva është pyetur: çfarë duhet të bëjë një njeri, nëse harron namazin e sabahut për shembull, dhe nuk i kujtohet derisa të thirret ikameti për namaz të drekës, ose harron namazin e drekës dhe nuk i kujtohet derisa të fillon koha e ikindisë. A duhet të lidhet me imamin me nijet për të falur namazin që ka harruar apo me nijet për namazin që falet në atë kohë, e më pas të kompenson namazin që ka harruar?

Përgjigjja: Ai e fal namazin që e ka harruar ta falë, pas imamit, e nuk është problem dallimi i nijetit prej nijetit të imamit, sipas thënies më të saktë prej dijetarëve” (7/407)

Burimi: albislam.com / Islamqa.info

Përktheu: Shpend Zeneli

0 6263

Ekziston një fazë e jetës e cila quhet ‘Faza mbretërore’..! Kur të arrish në këtë fazë nuk do ndihesh i detyruar të lëshohesh në çfarëdolloj debati apo diskutimi, por edhe nëse lëshohesh nuk do përpiqesh ta bindësh debatuesin se është gabim… Nëse ndonjëri të gënjen, do ta lësh të gënjejë dhe në vend se t’i japësh shenjë se e ke zbuluar do kënaqesh duke e dëgjuar deri sa të gënjen edhe pse e di të vërtetën!.. Do kuptosh se nuk mund të përmirësosh botën, injoranti do mbetet i tillë sado që të mësohet, i marri poashtu!.. Të gjitha problemet, brengat dhe gjërat që të pengojnë, do t’i hedhësh pas dhe do vazhdosh jetën…mirëpo mos u dëshpëro; sërish do t’i kthehesh fazës mbretërore.. Në rrugë do ecësh si mbret; i buzëqeshur me një buzëqeshje sarkastike duke i parë njerëzit tek po lajkatojnë, vrapojnë e mashtrojnë njëri-tjetrin për gjëra që nuk do mbesin përgjithmonë dhe që s’kanë vlerë!.. Do ta kuptosh shumë mirë se gëzimi i sotshëm nuk është i përhershëm, madje mund të jetë fillimi i pikëllimit të nesërm dhe anasjelltas! Të shtohet besimi në paracaktimin (kaderin) dhe bindesh se e mira është në atë që Zoti e zgjodhi për ty.. Nëse një ditë do të arrish këtë fazë, mos tento të ndryshohesh ngase ti je bërë mbret i vetvetes, shumë i vetëdijshëm dhe i qetë nga brenda!.. Sa më shumë që plakemi, shtohet pjekuria, kuptojmë se ora e dorës që mbajmë qoftë 30 euro qoftë 300 do të na jep të njejtin informacion. Nëse kemi një kuletë 30 euroshe apo 300 euroshe nuk do ta ndryshojë atë që është brenda saj.. Nëse jetojmë në një shtëpi me sipërfaqe 100 m2 apo 1000 m2 ndjenja e vetmisë do jetë e njëjtë.. Në fund fare, do kuptojmë se lumturia nuk fshihet prapa gjërave materiale; pa marrë parasysh, ulëseja jote është e klasës biznes apo ekonomike, koha e arritjes në destinacion është e njëjtë. Për këtë, fëmijët tuaj mos i inkurajoni të bëhen pasanikë por mësoni si të bëhen të devotshëm, dhe kur të rriten gjërat do t’i shikojnë për nga vlera e jo për nga çmimi.

Ditët kalojnë me shpejtësi të frikshme! Në mbrëmje, sapo vëndoj kokën në jastëk, agon drita e mëngjesit dhe sapo zgjohem në mëngjes, vjen mbrëmja sërish.. Ditët tona kalojnë, nuk ndalen e unë në vete them: përnjëmend, i lumtur është ai që mbush fletushkën e tij me punë të mira.. Ngjarjet përreth nesh ndodhin me një dinamikë të madhe, shumë të vdekur na paraprijnë para syve tonë.. bëni punë të mira.. Shpërndani paqe (selam), bashkëpërsëritni ezanin, kujdesuni për namazet, mbroni vetveten nga mëkatet, mbani lidhje me farefisin, ruani ata që ju duan sinqerisht, buzëqeshuni, mësoni diçka nga Kurani, jepni lëmoshë, madhëroni Zotin, kërkoni falje, agjëroni, lutuni për profetin (dërgoni salavate), zemrat lidhni për botën e përtejme, dynjaja nuk është sipas një avazi e as që do mbetni në të përgjithmonë.

Muhamed Salih

Solli në shqip: Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

0 2328

Ka qenë e njohur që në tokat Arabe njerëzit të blejnë robër, dhe që robërit t’u shërbejnë atyre.

Njëri prej muslimanëve në Arabinë Saudite e kishte blerë një rob i cili ishte i devotshëm dhe i cili e ruante kopshtin e zotërisë së tij.

Një ditë prej ditëve, afër kopshtit kaloi një biznesmen dhe e shikoi robin i cili po e ruante kopshtin e zotërisë së tij. Mirëpo, ai vërejti një gjë të çuditshme tek ai djaloshi i ri (robi), ku pranë tij qëndronte një qen. Derisa djaloshi ishte duke ngrënë bukë, ai filloi ta ndajë një kafshatë për qenin dhe një kafshatë për vete.

Biznesmenit i bëri përshtypje veprimi i këtij djaloshi, dhe filloi të afrohej tek djaloshi dhe ta pyes se për çfarë arsye vepron kështu. Dhe tha në vete: ky djalosh është rob dhe i varfër, kurse ushqimin po e ndan me qenin, kurse unë jam i pasur dhe dua që t’ia kaloj në sadaka këtij djaloshi.

U afrua afër dhe i tha: Kush është zotëriu yt?

Ky (robi) i’a ktheu: Zotëriu im është filani, shko tek ai dhe nëse dëshiron t’më blesh, merru vesh me të.

Biznesmeni i tha: Dua të të pyes diçka, njëherë po shkoj tek pronari yt dhe po flasë me të.

Atëherë shkoi tek pronari dhe i tha: Dëshiroj që ta blej këtë djaloshin, dhe gjithë kopshtin që është me të. Zotëriu pranoi, dhe ky e bleu.

U kthye tek djaloshi dhe i tha: Dua të të pyes diçka, mirëpo njëherë më trego: Përse i’a dha qenit gjysmën e ushqimit, dhe gjysmën tjetër e ngrëne për vete?

Robi i thotë: Ngase më vjen keq të ha unë dhe qeni t’më shikojë. Jam mësuar që nëse Allahu më jep begati, një pjesë apo gjysmën e saj ta dhuroj sadaka, kurse gjysmën tjetër ta mbaj për vete.

Atëherë ky njeriu i tha: Pasiqë ti po jep sadaka, unë do të ta kaloj ty. Dhe thotë: Të kam blerë ty, je i lirë, dhe gjithë ky kopsht që po e sheh është i yti tash e tutje.

Atëherë djaloshi i tha: Allahu të shpërbleftë! Mirëpo këtë kopsht po e jap për hir të Allahut, ndërsa mjafton që unë të jam i lirë.

Njeriu u qudit dhe i tha: Ky kopsht ka kushtuar shtrenjtë, ndërsa unë ty ta dhash, e ti e jep për hir të Allahut, do të jetosh i pasur e jo si rob.

Robi i thotë: Jam mësuar që kur Allahu t’më jep dy begati, njërën ta jap për hir të Allahut kurse tjetrën ta mbaj për vete.

Njeriu mbeti i habitur nga ky veprim i këtij djaloshi.

Andaj, nuk ka rëndësi prej nga je, çfarë ngjyre ke, apo i kujt je. Me rëndësi është tek Allahu (azze ue xhel) pozita jote nëse je i devotshëm. MË I MIRI TEK ALLAHU ËSHTË AI QË ËSHTË MË I DEVOTSHËM.

Pra, me devotshmëri afrohesh tek Allahu e jo me ngjyrë, jo me familje, apo me prejardhje

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 3059

Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, përcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Gjerësia e Haudit (bazenit) është sa largësia ndërmjet Ajles  (qytet në Siri) e San’asë në Jemen, dhe aty ka ibrikë aq sa numri i yjeve në qiell”. Shënon Buhariu

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, përgëzn me këtë hadith umetin e tij, për një mirësi prej mirësive me të cilat Allahu do eveçon  të dërguarin e Tij ditën e Kiametit, e që ëshët Haudi të cilin ai nuk do e mban për vete, por aty do e fton umetin e tij, nga ku do pijnë ujë çdo besimtar e besimtare, e do pegohet nga pirja çdo jobesimtar, njeri i ligë apo bidatçi.

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, e përshkruan gjerësinë e bazenit, sa një hapësirë mes Ajles, që është një qytet në Sham, dhe San’asë, një qytet i njohur në Jemen, mes tyre ka hapësirë ecje një muaj, dhe se numri i gotave është sa numri i yjeve në qiell, që nënkupton se janë për aq në numër, apo është për qëllim për nga numri i madh, këta numra tregojnë se ata që do pijnë aty do jenë shumë, e kushdo që do pijë aty, më nuk do të etet asnjëherë.

Dobi nga hatithi

  1. Vlera e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, duke u veçuar me këtë bazen të madh.
  2. Cdo i dërguar do e ketë bazenin e tij, pos që bazeni i të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, është më i madh, Semure, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut,s al-Allahu alejhi ve selem ,ka thënë: “Vërtetë, çdo i dërguar do etë Haudin e tij, dhe ata do krenohen se cili prej tyre ka më shumë burime, e unë shpreson të jemë me më shumë se ata”. Shënon Trimidhiu
  3. Përshkrimi i Haudit, se është i gjërë, me shumë gota, shumë i dobishëm për pirje, kushdo që pinë aty nuk do etet asnjëherë.
  4. Ky Haud është i përcaktuar vetëm për pasuesit e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, e nuk kanë hise ata që mohuan, apo ndryshuan sunetin e tij e pasuan epshet e tyre, Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “do më afrohen disa njerëz prej shokëve të mi, saqë do i njoh se kush janë, e ata do largohen prej mua, e do them, Ata janë shokët e mi, e më thuhet: To nuk e di se çfarë vepruan ata pas vdekjes tënde”. Shënon Muslimi Shokët e mi ka për qëllim çdo secili prej atyre që e ka parë dhe ka besuar në të, por që më pas ka ndryshuar pas vdekjes së të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, siç është rasti i disave që kanë refuzuar të japin zeqatin, të cilët i ka luftuar Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij.
  5. Hudi do jetë në ditën e Kiametit para Siratit, për arsye se aty do ndalohen të pijnë njerëz që kanë dalë prej fesë, e të tillët nuk do e kalojnë Siratin.
  6. Haudi nuk është Keutheri, sepse Haudi do jetë ditën e Kiametit, e Keutheri do jetë lum në xhenet, por që prej xheneti do derdhen dy kanale prej luemnjeve të xhenetit në Haud, siç ka treguar i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem.
  7. Është përshrkuar në hadithet e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, se uji i Haudti do jetë më i bardhë sesa qumështi, e do jetë më i ëmbël sesa mjalti, siç qëndron në hadithit e saktë shënuar nga Muslimi e të tjerë.

HADITHI I DYZETË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

 Burimi: albislam.com

0 3968

Suhejb er Rumi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Pas që banorët e xhenetit të hyjnë në xhenet, Allahu i Madhëruar e i Lartësuar u thotë atyre: A dëshironi diç më tepër? E do thonë: A nuk na i zbardhe fytyrat tona? A nuk na fute në xhenet e na shpëtove nga zjarri? I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, thotë: E Allahu hjek perdern, e atyre nuk u është dhënë diç më madhështore, e më të dashur se sa të shikojnë në Zotin e tyre, aze ve xhel”. Shënon Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, në këtë hadith na flet çër një dhunti madhështore prej të cilave Allahu begaton banorët e xhenetit, e që është shikimi në Fytyrën e Allahut të Lartësuar. Pasi që Allahu do i pyet robërit e tij në xhenet, a doni diç më tepër? E ata do i shohin gjitha ato begati, pasi që Allahu zbardhi fytyrat e tyre, i futi ata në xhenet, ua dhuroi kënaqësinë e Tij mbi ta, e çfarë të shpresojnë më pas, e i befason ata Allahu me atë që nuk e kishin paramenduar, zbulon Fytyrën e Tij, kështu që për ata shikimi në Të, është prej dhuntive më të mëdha dhe më të dashura.

Dobi nga hadithi

  1. Besimtarët do e shohin Zotin në xhenet, dhe kjo dhunti është prej dhuntive më të mëdha.
  2. Pohimi i të folurit për Allahun, dhe se Allahu do flet me robërit e Tij, e do e kuptojnë Atë pa ndërmjetësues.
  3. Shikimi i besimtarëve në Allahun, që ndodh në xhenet, nuk mohon shikimin në Allahun edhe në vende tjera, siç argumenton për këtë fjala e Allahut: “.” Mutafifin, 15. Pra, ky ajet tregon se besimtarët do e shohin Zotin ditën e Kiametit.
  4. Shikimi i besimtarëve në Allahun në xhenet, është shikimi vazhdueshëm, jo i rastësishëm, atyre u përcaktohet dita e xhuma që ta shohin Allahun, banorët e xhenetit këtë ditën do e quajnë ditë e shtimit, siç është transmetuar në disa hadithe.

HADITHI I TRIDHJETË E NËNTË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË