Arhiva MujoreJanuary 2017

0 2932

Enes ibn, Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Disa njerëz do i godet flaka e zjarrit, për shkak ndëshkimit për mëkatet e vepruara, më pas Allahu i fut ata në xhenet, me mirësinë e mëshirën e Tij, ata quhen: xhehenemijun”. Shënon Buhariu

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, përmend në këtë hadith fatin e disa mëkatarëve ditën e Kiametit, të cilët do urdhërohen të hyjnë në zjarr, e i godet ata flaka e zjarrit, me nxehtësinë e saj lë gjurmë në fytyrat e tyre, e do hyjnë në zjarr, do qëndrojnë aty për një kohë, pasi që të jenë pastruar prej mëkateve, Allahu urdhëron të nxirren prej zjarri, e të futen në xhenet, e banorët e xhenetit këta do i thërrasin xhehenemijunë, për nga vendi prej ku kanë dalur.

Dobi nga hadithi

  1. Mëkatarët ditën e Kiametit nuk janë të njejtë, prej tyre ka që Allahu i falë, e prej tyre ka që do dënohen në zjarr të xhehenemit, për një kohë.
  2. Allahu do nxjerr nga zjarri disa prej mëkatarëve, me mëshirën e Tij, këta quhen xhehenemijunë, apo të liruarit e Allahut, siç janë përmendur në disa hadithe tjera.
  3. Mëkatari përfundon në xhenet, edhe pse për një kohë qëndron në xhehenem, ai nuk është përgjithmonë në zjarr.
  4. Mëkatarët që meritojnë dënimin ditën e Kiametit janë ata që kanë vepruar mëkate të vazhdueshme, e nuk janë penduar prej tyre.
  5. Mëshira e Allahut ështhtë shkak i çdo mirësie, në dynja apo ahiret.
  6. Nuk ka asgjë obligative për Allahun e Madhëruar përballë robërve të Tij, pos aë që Ai vetë e merr si obligim.

HADITHI I TRIDHJETË E TETË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 3082

Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Allahu do t’i grumbullojë njerëzit në ditën e Kijametit dhe ata do brengosen për këtë (tubim) e do të thonë: sikur të kërkonim ndërmjetësim te Zoti ynë sa të na heqë nga vendi që ndodhemi. Tha: i shkojnë Ademit, O Adem! Ti je babai i njerëzimit, Allahu të ka krijuar me duart e Tij, ka fryrë te ti nga shpirti i krijuar, si dhe ka urdhëruar engjëjt të biejnë në sexhde  ty, ndërmjetëso për ne te Zoti yt, a nuk e shikon se deri ku ka arritur çështja? E do thotë: “Nuk jam unë për të, e do përmend mëkatin e vet që ka vepruar, e do turpërohet prej Zotit për atë mëkat, e u thotë: Shkoni te Nuhu. Pasi që shkojnë tek Nuhu, alejhi selam, ai u thotë: Unë nuk jam për këtë, e do përmend gabimin e tij që ka vepruar,e do turpërohet para Zotit për atë mëkat, e u thotë: Shkoni tek Ibrahimi, alejhi selam, të cilin Allahu e konsideroi mik të Tij. Shkojnë tek Ibrahimi, alejhi selam, e ai u thotë: Unë nuk jam për këtë, e ua përmend gabimin që ka vepruar e turpërohet para Zotit për shkak të këtij gabimi, e u thotë: Shkoni tek Musai, alejhi selam, atij Allahu i foli, e ia dha Tevratin, kështu që shkojnë tek Musai, alejhi selam, e ai u thotë: Unë nuk jam për këtë, e do përmend gabimin e tij, e turpërohet para Zotit për atë gabim, u thotë: Shkoni tek Isai, alejhi selam, që është Fjala prej Tij (Allahut), të cilën Ai e vendosi te Merjemja si shpirt i krijuar prej Tij, shkojnë tek Isai, e ai do thotë: Unë nuk jam për këtë, por shkoni tek Muhamedi, alejhi selam, një rob që Allahu ia ka falur gabimet e mëhershme dhe ato të mëvonshme. dhe më vijnë mua e unë i kërkoj Allahut leje, kur e shikoj Atë, bie në sexhde dhe më lë kështu sa do Ai, pastaj më thuhet: ngrije kokën, kërko e do të të jepet, fol e do të dëgjohesh, ndërmjetëso e do të të lejohet ndërmjetësimi. E ngre kokën, falënderoj Zotin tim me fjalë që m’i mëson Ai, pastaj ndërmjetësoj dhe më vendos (cakton) një kufi (njerëzish), pastaj i nxjerr nga Zjarri dhe i fus në Xhenet, pastaj kthehem dhe bie në sexhde njëlloj, dhe më lë kështu sa do Ai, pastaj më thuhet: ngrije kokën, kërko e do të të jepet, fol e do të dëgjohesh, ndërmjetëso e do të të lejohet ndërmjetësimi. E ngre kokën, falënderoj Zotin tim me fjalë që m’i mëson Ai, pastaj ndërmjetësoj dhe më vendos (cakton) një kufi (njerëzish), pastaj i nxjerr nga Zjarri dhe i fus në Xhenet, -transmetuesi deklaron (nuk e di se herën e tretë apo të katërtën tha), e them: O Zot! Nuk ka mbet askush në zjarr, veçse ai që e ka prangosur Kurani. (Pra ka merituar të qëndron për çdoherë).” Shënon Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Ditën e Kiametit, që është një ditë e vështirë, e mundimshme, njerëzit do qëndrojnë në mahsher, e do zbret dielli afër kokave të tyre, saqë njerëzit do fundosen në djersët e tyre, për çfarë do përjetojnë vuajtje, lodhje të madhe, shpresojnë të përfundojë kjo gjendje, e nuk do gjejnë rrugëdalje tjetër pos se të kërkojnë ndërmjetësim prej të dërguarve. Kështu që fillojnë prej Ademit, alejhi selam, babait të njerëzimit, i cili e sheh veten në pozitë më të ulët për atë që ata kërkojnë, e shkojnë më pas tek Nuhu, e Ibrahimi, alejhi selam, pastaj tek Musai, e pastaj tek Isai, alejhim selam, i cili i udhëzon të shkojnë tek Muhamedi, sal-Allahu alejhi ve selem,  i cili u thotë atyre: Unë jam për këtë, unë jam për këtë. I cili do bie në sexhde për Allahun, e Allahu e inspiron me disa lutje që më herët askush nuk ka falënderuar Allahun në tokë, i pranohet ndërmjetësimi i tij, i urdhëron njerëzit që të gjithë të drejtohen për në llogari. Allahu urdhëron  robërit që të kalojnë urën e siratit, e disa prej umetit biejnë në zjarr, si shkak i mëkateve që kanë vepruar, e Allahu i jep leje të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, që të ndërmjetëson, e do ndërmjetëson për çdo njeri i cili ka thënë: La ilahe il Allah, me sinqeritet buruar nga zemra e tij, qoftë edhe sinqeriteti i tij të arrijë sasinë e sa një kokre elbi.

Dobi nga hadithi

  1. Ademi, alejhi selam, është i dërguari i parë.
  2. Nuhi, alejhi selam është i dërguari i parë në tokë.
  3. Lejimi i ndërmejtësimit me të dërguarit, për gjëra që ata kanë aftësi, gjatë jetës së tyre.
  4. Pohimi i atributit të folurit për Allahun.
  5. Turpërimi i të dërguarve prej Zotit, e madhërimi i tyre ndaj Tij.
  6. Vlera e të dërguarit, Muhamedit, sal-Allahu alejhi ve selem, mbi të dërguarit e tjerë.
  7. Pesë të dërguarit më të dalluar; Ademi, Nuhu, Ibrahimi, Musa, Isa dhe Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të gjithë.
  8. Pohimi i ndërmjetësimit për të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, siç është shefati për të ndërprerë gjykimi, shefati për të hapur derën e xhenetit, ndërmjetësimi për të nxjerrë nga zjarri mëkatarët besimdrejtë.
  9. Mekamu mahmud, që i është premtuar prej Allahut, të dërguarit të Tij, është shefati i tij për të filluar gjykimin mbi njerëzit ditën e Kiametit.
  10. Besimtarët e drejtë prej umetit do shpëtojnë nga përjetshmëria në zjarr, dhe se në zjarr nuk qëndron përgjithmonë asnjë besimdrejtë.
  11. Mëshira e Allahut për këtë umet, dhe vlera e tij mbi umetet tjera.

HADITHI I TRIDHJETË E SHTATË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 5623

Aisheja, radijAllahu anha, rrëfen: Disa njerëz pyetën të dërguarin ,sal-Allahu alejhi ve selem,  për fallxhorët? Ai iu përgjigj: Ata, sjanë asgjë (fjalët e tyre janë të kota, nuk mbështete në to). Thanë: O i dërguari i Allahu! Ata flasin për disa gjëra, që në të vërtetë ndodhin. E i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, iu përgjigj: “Atë fjalë të vërtetë shejtani vjedhurazi e dëgjon, pastaj zbresin dhe u fryjnë falltarëve për këtë, duke i shtuar asaj edhe njëqind rrena të tjera nga vetja e tyre”. Shënon Buhariu

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Exhinët qëndronin në qiell për të dëgjuar atë që pëshpërisnin melaqet, prej lajmeve të Allahut e urdhrave të Tija, këta ua përcillnin falltorëve atë që dëgjonin, të cilët këto lajme i përdornin për t’i nënshtruar njerëzit, për ti devijuar e shkaktuar probleme.

Kur i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, u dërgua si profet tek njerëzimi, rojtarët e qiellit u shtuan edhe më shumë, saqë nuk mund të arrinte asnjë shejtan në dyert e tij, poqëse afrohej sulmohej me shigjeta të zjarrit, përkundër kësaj shejtanët ndërmirrnin mënyra të ndryshme për të marrë lajme nga gajbi, edhe nëse për këtë sakrifikonin veten, vetëm e vetëm për t’i devijuar njerëzit, e të vazhdojnë të kenë ndikim tek ta. Kështu shejtanët qëndronin njëri mbi tjetrin të hipur deri në qiell, ndoshta shigjeta e ka goditur atë që ka dëgjuar para se të përcjell atë që ka dëgjuar, e të digjet, e ndoshta nuk është goditur pos pasi që ka përcjellë lajmin tek tjetri që është ndër te, deri sa të arrijë në tokë, e i përcillet lajmi magjistarit, e atij lajmi ai ia shton edhe njëqind gënjeshtra, e njerëzit i besojnë e thonë: A nuk na tregoi atë ditë se do të ndodhë kështu e kështu, e vërtetë ajo edhe ndodhi, prej një fjalë që ishte dëgjuar prej qielli.

Dobi nga hadithi

  1. Tërheqja e vërejtjes nga fallxhorët, e gjithë ata që i ngjajnë atij, prej atyre që pretendojnë se dijnë të fshehtën.
  2. Sakrifikimi i shejtanëve dhe rrezikueshmëria e tyre për të njohur diç prej gajbit, për të devijuar bijtë e Ademit, e të shkaktojnë telashe tek ta.
  3. Shkuarjatek fallxhorët është haram, për të njohur prej tyre gjërat e fshehta e të beson në to, ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush shkon tek një falltor, apo një parashikuesi, e beson në atë që thotë, ka bërë kufër në atë që i është zbritur Muhamedit, sal-Allahu alejhi ve selem”. Shënon Ahmedi.
  4. Falltorët kanë shumë pakë fjalë të vërteta, e shumicën e tyre i kanë gënjeshtra.

HADITHI I TRIDHJETË E GJASHTË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 5138

Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton dhe thotë: Një ditë, gjersa po qëndronim me Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, përpara nesh u paraqit një njeri me rroba shumë të bardha dhe me flokë shumë të zinj. Tek ai nuk dukeshin shenjat e udhëtimit dhe askush nga ne nuk e njihte. U ul pranë Pejgamberit, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, i mbështeti gjunjët e tij me gjunjët e Pejgamberit dhe i vendosi duart mbi kofshët e tij dhe tha:

“O Muhamed, më thuaj çfarë është Islami?”. Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, tha: “Islam është: të dëshmosh se nuk meriton askush të adhurohet me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe Pejgamberi i Tij, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të bësh haxhin në Qabe, nëse ke mundësi.” (Njeriu) tha: “të vërtetën pohove.” Ne u habitëm nga ajo që ai e pyeste e pastaj thoshte se (Pejgamberi) po pohonte të vërtetën.

Ai tha: “Më thuaj çfarë është Imani (besimi)?” Ai (Pejgamberi) u përgjigj, “të besosh Allahun, melekët e Tij, Librat e Tij, Pergamberët e Tij, Ditën e Fundit dhe të besosh në Caktimin (kaderin), se e mira dhe e keqja vijnë prej Tij .” Ai tha: “të vërtetën pohove.”

Dhe më pas tha: “Më thuaj çfarë është Ihsani (mirësia e përsosur)?” Ai u përgjigj: “Ai është, të adhurosh Allahun sikur të jesh duke e parë Atë, pasi edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai me të vërtetë të sheh ty.”

Ai tha, “Më thuaj për Çastin se kur do të ndodhë?” Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të u përgjigj: “I pyeturi nuk di më tepër sesa pyetësi.”

Ai tha: “Më thuaj për shenjat kiametit.” Ai iu përgjigj: “Robëresha do të lindë të zonjën e saj; dhe do t’i shohësh këmbëzbathurit, të zhveshurit e të varfërit, barinjë të dhenve duke bërë gara se kush ndërton më tepër ndërtesa të larta.”

Pastaj, ai u largua, ndërkohë që unë qëndrova për shumë kohë. Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, më tha: “O Omer, a e di kush qe pyetësi?” Unë i thashë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Ai tha: “Ai qe Xhibrili, dhe erdhi që t’ju mësojë fenë tuaj.” Shënon Muslimi.

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Sahabët, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, kishin dëshirë të pyesin të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, duke mospëlqyer teprimin në të pyeturit. Ishte e çuditshme për ta, që një u huaj, të pyet të dërguarin, e ata t’i dëgjonin përgjigjet, përderisa sahabët ishin ulur me të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, duke mësuar dhe kuptuar fenë tek ai, hyri ky person i panjohur, nga i cili nuk vëreheshin shenja të udhëtimit, erdhi saqë u ul përballë të dërguarit të Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, filloi ta pyet dhe t’ia konfirmon përgjigjet e tija, gjë që i habiti sahabët nga ky veprim i këtij personi të huaj!

Megjiatë, ata dëgjuan me një heshtje të madhe atë që ai thoshte dhe përgjigjet nga i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ishin pyetje që kanë të bëjnë me themelet e fesë, e përgjigjet e të dërguarit ishin shumë të qarta, të mjaftueshme, e përfshirëse.

E pyeti për imanin, e i dërguari ia tregoi shtyllat e tij,e  pyeti për islamin, e i tregoi i dërguari, farzet e fesë, e pyeti për ihsanin i përmendi dy mënyrat e sqaroi dy shyllat e tij, në fund i hauaji përfundoi pyetjet e tija, me peytjen rreth Kiametit, ku edhe përfundon kjo botë, kur njerëzit do ringjallen për të dhënë llogari e për tu shpërblyer. U përgjigj i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, se nuk ka askush prej krijesave që di kohën se kur do të ndodhë, e personi e pyeti për shenjat e tij. Ai ia përmendi disa prej shenjave, si marrja e robëreshave nga mbretërit që do lindin fëmijë, të cilët më pas do jenë zotërinj të nënave të tyre robëresha, e përmendi prej shenjave garimin e barinjëve, këmbëzbathur nga beduinët arab, në ndërtime, në këmbim të jetës së tyre në rrugëtime e shpërngulje. Pas gjithë këtyre pyetjeve të thella, e përgjigjeve të qarta, u largua, e la në zemrat e atyre që dëgjonin prej sahabëve, disa mësime imanore shumë të rëndësishme. I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, nuk harroi që të largon habinë e tyre nga pyetjet e këtij të huaji, e u tregoi se ai pyetësi ishte Xhibrili, alejhi selam, kishte ardhur që t’ua mësonte fenë.

Dobi nga hadithi

  1. Ky hadith sqaron se çështë islami, dhe se ai përfshin gjitha veprat e mira të ushme, që prej shqiptimit të shehadetit, namazi, zeqatit, agjërimit e haxhit.
  2. Sqaron se çështë imani, dhe se ai përfshiin gjitha veprat e brendshme, që prej besimi në Allahun, melaqet, librat, të dërguarit, ditën e Fundit, kader qoftë për mirë apo për keq.
  3. Besimi në Allahun nënkupton pohimi i ekzistimit të Tij, dhe se është i atribuar me atribute absolute, i pastër nga çdo atribut mangësie.
  4. Besimi në melaqet nënkupton, pohimi i ekzistencës së tyre, dhe se ata janë ashtu siç Allahu i ka përshkruar, robër të ndershëm.
  5. Besimi në të dërguarit nënkupton,pohimi se ata janë të dërguar prej Allahut, janë besnik në atë që ata rrëfejnë.
  6. Besimi në librat që nënkupton, pohimi se janë fjalë të Allahut, dhe se çfarë ato përmbanin ishte e vërtetë.
  7. Besimi në ditën e Fundit nënkupton, pohimi i ringjalljes pas vdekjes, llogari, peshores, xhenetit e xhehenemit.
  8. Obligueshmëria e besimit në të gjitha shtyllat, pa dalluar mes tyre, përpos asaj që është veçuar me emërtime, në këtë rast duhet besuar në to veçmas. Si të besuart në Musain, Isain, Harunin prej pejgamberëve, besimi në Tevratin, Inxhilin, e Kuranin. Të besuarit në Xhibrilin, Mikailin prej melaqeve.
  9. Të besuarit në kader nënkupton, se Allahu ka qenë i dijshëm për përcaktimet e gjërave, për kohërat para se të krijohen, pastaj i krijoi ajo që në dijen e Tij ishte se do krijohet, kështu që çdo krijesë është burim i Dijes, Fuqisë dhe Dëshirës së Allahut.
  10. Feja islame përmban tri shtylla kryesore: imani, islami dhe ihsani.
  11. Kuptimi i Ihsanit, që është: të ndjehet prania e mbikqyrjes së Krijuesit të Madhërishëm, me një bindje se Allahu atë e sheh, i di veprimet, gjendjet, nga at që shfaqen dhe ato të fshehta.
  12. Ky hadith sqaron se dija mbi Kiametin i takon vetëm Allahut, dhe se të dërguarit,melaqet e gjithë tjerët nuk kanë dijeni për kohën se kur do ndodhë.
  13. Kiameti njihet me ndodhinë e shenjave të tij.

HADITHI I TRIDHJETË E PESË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 2299

Ebu Musa el Eshari, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, rrëfen e thotë: “Ishim me të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem,  në një udhëtim, kur ecnim përpjetë shprehnim tekbire, e ai na tha: “Mos mundoni veten tuaj, ngase ju nuk po i luteni një të cilit nuk dëgjon e që mungon, por, ju i luteni Dëgjuesit, Shikuesit, të Afërit. Më pas erdhi Aliu, e unë isha duke pëshpëritur fjalët: La havle ve la kuvete ila bilah (Ska lëvizje e as fuqi, pos (lëvizja e fuqia) e Allahut. Ai më tha: O Abdullah ibn Kajs, thuaj: La havle ve a kuvete ila bilah, kjo (fjali) është një thesar prej thesareve të xhenetit”. Shënon Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, nuk linte asnjë rast ku ishte mundësia për t’i mësuar shokët e tij për një çështje prej çështjeve të fesë, vetëm se ua mësonte. Edhe në këtë hadith është një shembull i mësimit të rastit, ku pa që shokët e tij praktikonin një prej udhëzimeve të tija në shprehjen e tekbireve gjatë ngjitjes në vende të larta si male, kodrina etj, pos që ata ngrisnin zërat lartë, kështu që i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, nuk i ndaloi ata nga tekbiret, por i ndaloi nga ngritja e tepërt e zërit, ua tërhoqi vërejtjen se nuk ka nevojë për një gjë të tillë, sepse Allahu edhe pse qëndron mbi Arsh, pos që dija e Tij përfshinë çdo gjë, dëgjon çdo gjë, sheh çdo send, prej Tij nuk fshehet asgjë, qoftë në tokë a në qiell, kështu që nuk ka arsye për ngritje të zërit, mjafton që Allahu të thirret me zemër e me gjuhë, që Allahu të dëgjon thirrjen e Tij, e t’i përgjigjet lutjeve të tija.

Dobi nga hadithi

  1. Mohimi i çdo atributi që aludon në mangësi për Allahun e Madhërishëm, siç është mosdëgjimi apo mosdija.
  2. Allahut i takojn atributet absolute si Dëgjimi e Shikimi.
  3. Mohimi i atributeve të mangëta, nënkupton përosmërinë e të kundërtave, pra nga mohimi i mosprezencës nënktupohet pohimi i dijes së tij absolute, dëgjimit, e shikimit.
  4. Afrimi me Allahun është afrim abstrakt, e jo dhe afrim i qenieve, që ka kuptimin se Allahu e di atë se çfarë njerëzit veprojnë, duke qëndruar Ai në Arsh.
  5. Askush s’ka as fuqi e as mundësi të bën ndaj një krijese diç, pos me caktimin, vullnetin dhe fuqinë e Allahut.
  6. Dija gjithëpërfshirëse e Allahut, e njohja e çdo gjëja.
  7. Përkufizimi i fuqisë dhe vullnetit vetëm për Allahun, nuk nënkutpon detyrim, ngase Allahu u dha robërve fuqinë e veprimit, vullnet e dëshirë për të vepruar, kështu që ata me vullnetin e dhuruar bëjnë zgjedhjen, dhe me fuqinë e dhuruar ata veprojnë.
  8. Vepra e mirë është një shkak i hyrjes në xhenet.

HADITHI I TRIDHJETË E KATËRT

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 2711

Fjala “Islam” do të thotë paqe dhe nënshtrim. Paqe do të thotë të jeshë në paqe me veten dhe çdo gjë që të rrethon, e nënshtrim do të thotë dorëzim ndaj vullnetit të Perëndisë. Një kuptim më i gjerë i fjalës “Islam” është arritja e paqes duke iu nënshtruar vullnetit të Allahut.

Për këtë quhet njeriu musliman, për arsye se i nënshtrohet urdhërit të Allahut, e njëson Atë, e adhuron vetëm Atë, i bindet urdhërave të Tija, e i braktis ndalesat, ndalet në kufijtë e caktuar, ky është islami.

Kjo është një fe e veçantë, me një emër që paraqet një qëndrim moral dhe një mënyrë të jetës. Judaizmi merr emrin e vet nga fisi i Judës, Krishterimi nga Krishti (sipas emërtimit të tyre), Budizmi nga Buda Goutam dhe Hinduizmi nga lumi Indus. Megjithatë, muslimanët nxjerrin identitetin e tyre nga shpallja, dhe jo nga personaliteti i Muhamedit, alejhi selam, kështu që nuk duhet të quajtur “Muhamedanët”.

Është fe e përbashkët në të cilën ftuan gjithë profetët, dhe secili prej tyre shqiptoi se është një prej muslimanëve.

Kështu hasim në fjalët e Nuhut, alejhi selam: “Mua më është urdhëruar të jem një prej muslimanëve.” Junus, 72

Njashtu, Jakubi, alejhi selam, porosiste fëmijtë e tij: “Ibrahimi u rekomandoi këtë fëmijëve të tij, po edhe Jakubi: “O bijt e mi! perëndia me të vërtetë ka zgjedhë për ju fenë e vërtetë, dhe mos vdisni ndryshe veçse duke qenë muslimanë!.” Bekare, 132

Fëmijët e tij iu përgjigjën fjalës së prindit: “Ata u përgjegjën: “Na do ta adhurojmë Perëndinë tënd (i cili është) edhe Zoti i baballarëve tu: Ibrahimit, Ismailit dhe Is’hakit, një Zotit të vetëm, dhe ne nënshtrohemi vetëm Atij!.” Bekare, 133

Fjala e Musait, alejhi selam: “Musai tha: “O populli im! Nëse besoni Allahun, mbështetuni tek Ai, nëse jeni musliman!.” Junus, 84

Havarijunët iu drejtuan Isait, alejhi selam: “Nxënësit (e tij) u përgjegjën: “Na jemi ndihmëtarët e fesë së Allahut, na besojmë Allahun e ti Isa bëhu dëshmitar se na jemi muslimanë.” Ali Imran, 52

Thotë Allahu i Madhëruar për Ibrahimin, alejhi selam: “Ibrahimi nuk ka qenë as hebrej as i krishterë, por ka qenë besimtarë i vërtetë, musliman. E, nuk ka qenë as nga idhujtarët.” Ali Imran, 67

Pra, ajo me çfarë erdhi islami nuk ishte diç e re për aq sa ishte përmirësim i mesazheve hyjnore të mëhershme. Pra, islami, është fe e gjithë profetëve, të cilën fe Allahu e zgjodhi për njerëzimin, që prej Ademit, alejhi selam e deri tek Muhamedi, sal-Allahu alejhi ve selem.

Allahu thotë: “Feja e vërtetë te Allahu është vetëm Islamizmi. Ata, të cilëve u është dhënë Libri, ranë në konflikt – pasi u erdhi njohuria dhe këtë, për shkak të egoizmit në mes tyre; e kushdo që i mohon argumentet e Allahut, Allahu është i shpejt në llogari.” Ali Imran, 19

E ai që kërkon tjetër fe përveç islamizmit, nuk do t’i pranohet, dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur.” Ali Imran, 85

Sot ua përsosa dispozitat e fesë suaj dhe ua plotësova dhuntinë Time ndaj jush. Jam i kënaqur që feja islame të jetë fe e juaja.” Maide, 3

Islami ka pesë shtyllat e tij, ato janë:

  • Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij.
  • Falja e namazit.
  • Dhenia e zeqatit.
  • Agjërimi i Ramazanit.
  • Haxhi, për atë që ka mundësi.

DYZET PYETJE RRETH ISLAMIT

Përmblodhi: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 4854

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kur Allahu krijoi xhenetin, i tha Xhibrilit: Shko, dhe shikoe! Kështu që shkoi dhe shikoi çfarë ka në të, më pas u kthye dhe tha: O Zot! Betohem në Krenarinë Tënde, kushdo që do dëgjon për të, do hyjë në të. Pastaj Allahu e rrethoi atë më vështirësi, e i tha: O Xhibril, shko dhe shikoe tani! Shkoi dhe e shikoi, pasi që u kthye, tha: O Zot! Betohem në Krenarinë Tënde, frikohem se nuk do arrijë askush të hyjë në të. E kur Allahu krijoi zjarrin (xhehenemin), tha: O Xhibril, shko dhe shikoe. Shkoi dhe shikoi në të, pastaj u kthye dhe tha: O Zot! Betohem në Krenarinë Tënde, nuk ka për të dëgjuar askush për të, e të hyjë në të. E Allahu e rrethoi atë me epshe, e i tha: O Xhibril, shko dhe shikoe tani. Kështu që shkoi dhe e shikoi, pastaj u kthye dhe tha: O Zot! Betohem në Krenarinë Tënde, frikohem se nuk do mbetet askush pa hyrë në të.” Shënon Tirmidhiu, Ebu Davudi, dhe Nesaiu.

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, në këtë hadith na rrëfen për krijimin e xhenetit dhe xhehenemit, se si Allahu pasi që krijoi ata dërgoi Xhibrilin, alejhi selam, që të shikon në to, për shkak vlerës dhe pozitës së lartë që ka Xhibrili, alejhi selam. Kur ai pa xhenetin dhe kënaqësitë në të, u betua se çdo kush që do dëgjon për të, do dëshiron të hyjë në të, e Allahu e rrethoi atë me vështirësi, që janë farzet e obligimet tjera fetare ndaj të cilave njeriu nuk anon që t’i kryejë ato. Pastaj e urdhëroi Xhibrilin që të shikon në të përsëri, e kur shkoi dhe shikoi në të, pa se ishte e rrethuar me vështirësi, e kuptoi natyrshmërinë e të ftuarve që të hyjnë në të, në dashurinë ndaj rehatisë e mos angazhimeve, dhe urrejtjen e detyrave në të cilat ka vështirësi, u betua se frikohet se nuk do arrijë askush të hyjë në të!

Pastaj Allahu e urdhëroi që të shikon xhehenemin, shikoi në të, pa aty zjarrin e madh, u kthye tek Zoti e u përbetua se kushdo që dëgjon për të nuk do hyjë në të, e Allahu e rrethoi atë me epshe, e Xhibrili, alejhi selam, e dinte animin e të ftuarve ndaj epsheve, pasi që shikoi epshet e mëdha me të cilat ishte i rrethuar xhehenemi, u përbetua, e u frik se nuk do mbetet askush pa mos hyrë në të.

Allahu i Madhëruar nuk e ndaloi atë nga betimi e as që mohoi mendimin e tij, me këtë u bë e dijshme se shumica e njerëzve do hyjnë në zjarr për shkak mos durimit ndaj epsheve, dhe se pakica do hyjnë në xhenet, për shkak durimit dhe mundimit në lënien e epsheve dhe veprimin e obligimeve.

Dobi nga hadithi

  1. Emri (Rab) Zot është një prej emrave të Allahut.
  2. Lejohet betimi në atributet e Allahut, siç është fjala e Xhibrilit, alejhi selam, “Betohem në Krenarinë Tënde”.
  3. Se xheneti dhe zjarri janë të krijuar, dhe se ata dyja ekzistojnë tani.
  4. Xheneti ka vendin e vet, edhe zjarri ka vendin e vet, ne nuk e dimë vendndodhinë, por Allahu e di, dhe ata që kanë shikuar në të.
  5. Veprimi i ndalesave e rënia në epshe është rrugë për në zjarr.
  6. Zbatimi i detyrave fetare, përballimi i vështirësive të tyre është rrugë e xhenetit.
  7. Shumica e njerëzve hyjnë në zjarr për shkak mosdurimit ndaj epsheve të tyre.
  8. Pakica e njerëzv do hyjë në xhenet, për durimin e tyre ndaj vështirësive.
  9. Xhibrili, alejhi selam, është prej melaqeve të afërta, pasi Allahu e veçoi atë të shikon xhenetin dhe xhehenemin.

HADITHI I TRIDHJETË E TRE

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË