Arhiva MujoreFebruary 2017

0 971

Një njeri kishte shkuar në Basra dhe i pyet disa banorë të saj, duke u thënë: Kush është zotëriu juaj? Ata i thanë: Zotëriu ynë është Hasan el Basriu. Më pas i pyeti prap: Si u bë zotëriu juaj?

Ata ia kthyen: Sepse njerëzit janë të nevojshëm për diturinë e tij, kurse ai nuk ka nevojë për atë që e posedojnë të tjerët nga gjërat e dynjas.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1081

1.    Çfarë thua për një prind i cili e ka për obligim ta mirëmbajë finansiarisht fëmijën e tij, me mirëqenie të plotë, edhe pse ky prind dhe fëmija i tij nuk e trashëgojnë njëri tjetri nëse vdes ndonjëri prej tyre?

 

PËRGJIGJJA: Ky është rasti nëse prindi është bërë musiman ndërsa vajza e tij është akoma jomuslimane, dhe është e varfër, kështu që prindi e ka obligim të shpenzon për vajzën e tij, deri në momentin kur ajo të martohet, e nuk e trashëgojnë njëri-tjetrin për shkak të dallimit të përkatësisë fetare.

 

2.      Dy vëllezër, që të dy kanë vdekur me ezanin e namazit të drekës, në të njejtën ditë, megjithatë, njëri prej tyre e trashëgoi tjetrin?


PËRGJIGJJA
: Kjo ndodh nëse njëri vdes në lindje e tjetri në perëndim, ai që vdiq në perëndim e trashëgon atë që vdiq në lindje.

 

3.      Çfarë thua për katër persona që të gjithë kanë prishur agjërimin e ditës së muajit Ramazan, kështu që dispozita fetare për ta ishte si në vijim; i pari kompenson ditën dhe shpaguan, i dyti as nuk kompenson e as nuk shpaguan, i treti kompenson dhe nuk shpaguan, i katërti shpaguan dhe nuk kompenson. Kush janë këta?

PËRGJIGJJA: I pari; është shtatëzëna apo gjidhënësja, ditët që nuk i kanë agjëruar nga frika për foshnjën. I dyti; është njeriu me të meta mendore. I treti; Gruaja me mentruacione, në lehoni, i sëmuri, udhëtari dhe njeriu i alivanosur. I katërti; Plaku i shtyrë në moshë, i paaftë për të agjëruar, i cili detyrohet që të ushqen për secilën ditë nga një të varfër.

 

4.      Çfarë thua për një person i cili i jep dhuratë një bluzë një personi tjetër, pasi ta merr ai e ta veshë, i vije personi që ia dha dhe ia merr, dhe kjo i lejohet atij pa asnjë lloj pengese, edhe pse personi që e pranoi prej tij nuk veproi asnjë kundërvajtje e as që e përdori atë në haram?

 


PËRGJIGJJA
: Kjo i lejohet prindit kur t’i dhuron fëmijës së tij një dhuratë, e më pas ia merr atij, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Askush prej jush mos ta kthen dhuratën që e ka dhuruar, pos prindit prej fëmijës së tij”. Buhariu dhe Muslimi

 

 

Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi

Pjesa e tretë

Përktheu: Shpend Zeneli
Burimi: albislam.com

0 840

Kush dëshiron shtimin e mirësisë, devotshmëria do t’i mjaftojë.

Kush dëshiron krenari, Islami do t’i mjaftojë.

Kush dëshiron drejtësi, ligji i Allahut do t’i mjaftojë.

Kush dëshiron relaksim shpirtërorë, dhikri(përmendja) i Allahu do t’i mjaftojë.

Kush dëshiron shoqëri të frytshme, Libri(Kur’ani) i Allahut, do t’i mjaftojë.

Kush dëshiron këshillues të mirë, vdekja do t’i mjaftojë.

Kush dëshiron pasuri, kënaqësia me kaderin(caktimi) e Allahut, do t’i mjaftojë.

Kush dëshiron stolisje të jetës , dituria do t’i mjaftojë.

Kush dëshiron bukuri të trupit, morali i lartë do t’i mjaftojë.

Kush dëshiron qetësi, rahati trupore dhe shpirtêrore, Xheneti i Allahut do t’i mjaftojë.

Dhe, kujt nuk i mjaftojnë të gjitha këto që i cekëm, atëherë zjarri i Xhehenemit do t’i mjaftojë.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1000
  1. Një burrë i martuar shkurorëzon gruan e tij, megjithatë nuk është e detyruar gruaja që të mbulohet para tij, e as që ndalohet që të ushqehet e të ulet e të bisedon me të? 

    PËRGJIGJJA: Ky burrë ka shkurorëzuar gruan e tij shkurorëzim raxh’ij[1], është e ditur se gruaja që shkurorëzohet shkurorëzim raxh’ij, duhet t qëndrojë në shtëpinë burrit të saj që e ka shkurorëzuar, deri sa të përfundojë ideti i saj.

  1. Ebu Hanifja, Allahu e mëshiroftë, ka pyetur nxënësin e tij, Ebu Jusfin: Çfarë thua për një njeri i cili rrobat e tija i ka dërguar tek rrobaqepësi për t’i shkurtuar ato, kështu që rrobaqepësi ia ka shkurtuar, por kur vije pronari i rrobave t’i merr ato, rrobaqepësi mohon të ketë pranuar prej tij rroba për të shkurtuar, kështu që ky person ngre padi deri tek gjykatësi dhe i ktheu rrobat e tija. A meriton rrobaqepësi të paguhet për punën që ka bërë apo jo? Ebu Jusufi iu përgjigj: Ai nuk meriton të paguhet. Ebu Hanifja i tha: Gabime ke. Ebu Jusufi i tha: Atëherë meriton të paguhet, ai i tha: Gabim e ke! Cila është përgjigjja? 

    PËRGJIGJJA: Nëse rrobaqepësi ka shkurtuar rrobat sipas kërkresës së personit, nënkupton se ai i ka shkurtuar ato para se të mohon se janë të atij, kështu që meriton të paguhet. Por, nëse i ka shkurtuar sipas masës së vet, i ka shkurtuar ato pasi ka mohuar të jenë të mushterisë, kështu që nuk meriton të paguhet.

  1. Ka pyetur Ebu Hanifja nxënësin e tij, Ebu Jusifin: Me çfarë hyn njeriu në namaz, me farz apo me sunet? Ai u përgjigj: Me farz! I tha: Gabim e ke. Iu përgjigj për së dyti: Me sunet! Tha: Gabim e ke! Cila është përgjigjja? 

    PËRGJIGJJA: Hyrja në namaz është me të dyja, sepse tekbiri fillestar është farz e ngritja e duarve sunet.

  1. Namazi nafile në shtëpi është më me vlerë se sa të falet në xhami, mirëpo, çfarë thua për një namaz nafile falet vetëm se në xhami dhe nuk mund të falet në shtëpi. Nuk është prej suneteve të namazeve, as namazi i Kusufit, as namaz i Istiskasë, e as namazi i Teravisë? 

    PËRGJIGJJA: Janë dy reqatet e tavafit, pasi që falja e tyre në Qabe, pas Mekamu Ibrahimit, pasi të ketë përfunduar Tavafin është sunet. (Njejtë edhe dy reqatet e tehijetul mesxhid).

Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi

Pjesa e dytë

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

________________

[1] Shkurorzim raxh’ij është kur burri shkurorzon për herë të parë apo edhe herën e dytë gruan e tij, me të cilën ka pasur akt martesor të plotë, në këtë periudhë kohore të idetit të gruas ai ka të drejtë ta kthejë gruan e shkurorzuar, pa lidhur një akt të ri, apo mehër.

0 991

Muhamed Ibn AbdulBaki el Bezar, thotë: “Asnjë çast të jetës sime nuk e humba në gjëra të kota.”

Ibn Akili thotë: “Nuk ia toleroj vetës sime ta humbi asnjë çast të jetës sime në gjëra të kota.”

Ahmed Ibn Sulejman Bulkasi aq shumë e shfrytëzonte kohën, saqë edhe kur ngrënte bukë, nga frika se po e humbte kohën, thirrte shokët e tij t’i lexonin me zë ndonjë pjesë nga libri gjatë kohës së ngrënies së ushqimit.

Ibn Atije e lexoi gjatë jetë së tij Sahihun e Buhariut shtatëqind herë.

Eba Sa’d Sem’ani kishte gjithsej shtatë mijë profesorë (hoxhallarë) tek të cilët mësonte diturinë gjatë jetës së tij.

Mexhd Ibn Tejmije (gjyshi Ibn Tejmijes) kur hynte në banjo, thërriste ndonjërin nga familjarët që t’ia lexonin një pjesë nga libri me zë nga jashtë, që mos t’i humbte koha.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

 

0 994

1.    Është e ditur se kur një person i dhuron një personi tjetër një dhuratë, ai mund të zgjedh ta pranon apo ta refuzon dhuratën e tij; Mirëpo, çfarë thua për një rast e ka për detyrë (vaxhib) ta pranojë dhuratën?

 

PËRGJIGJJA: Ky është në rast kur nuk ka ujë, e një person i dhuron këtij ujë në momentin kur është koha për t’u falur, p.sh: ia dhuron një enë me ujë, në këtë rast ai detyrohet ta merr dhuratën, e të mos e refuzon, që të merr me të abdes. (Si dhe në raste të tilla të ngjashme me këtë)

 

2.    Një njeri e fal namazin e Fitr Bajramit dhe namazin e Kurban Bajramit në të njëjtën ditë, dhe që të dy namazet janë falur në mënyrë të rregullt, e jo kaza?

 

PËRGJIGJJA: Kjo ndodh në kohën e Dexhallit, ato ditë do zgjaten shumë, siç është shënuar nga Muslimi në hadithin e Dexhallit, ku thuhet: “E pyetëm: O i dërguar i Allahut: Sa do qëndrojë ai në tokë? Tha: Dyzet ditë; një ditë do jetë sa një vit, e një ditë sa një muaj, e një ditë sa një javë, e ditët tjera do jenë ditë të rëndomta si ditët e juaja. E pyetëm: O i dërguar i Allahut! Dita e cila do zgjatet sa një vit, a na mjafton në atë ditë namazet e një ditë? Tha: Jo! Ju e përcaktoni kohën e asaj ditë”. Pra, dita cila zgjat sa një vit, duhet vepruar në atë ditë atë që e veprojmë gjatë vitit.

 

3.    Është e ditur se xhemati në namaz duhet të qëndrojnë pas imamit. Por, çfarë thua për një xhemat i cili qëndron përballë imamit, dhe namazi i tyre është në rregull?

 

PËRGJIGJJA: Ky xhemat është që falet në Qabe, ku imami dhe xhemati qëndrojnë përreth Qabes, e xhemati i bije të qëndrojë në anën e kundërt të Qabes prej ku Imami falet, e Qabeja qëndron mes tyre.

 

4.    Është e ditur se sunet është që njeriu kur falet të lutet pasi ta ketë përfunduar teshehudin e fundit, e para selamit. Mirëpo, në një rast nuk preferohet për të që të lutet pasi të ketë kryer sexhden e fundit dhe para selamit?

 

PËRGJIGJJA: Kur njeriu të veprojë sexhden e harresës, në këtë rast nuk preferohet që ai pasi të ketë vepruar sexhdet e harresës të lutet, por jep selam menjëherë.

 

Autor: Muhamd ibn Abdurrahman el Arifi

Pjesa e pare

Përktheu: Shpend Zeneli
Burimi: albislam.com

 

0 2337

Adij ibn Hatim, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tregon se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, përmendi zjarrin (xhehenemin) e vrenjti fytyrën e tijRFTGV, dhe kërkoi mbrojtjen e Allahut prej tij, përsëri përmendi zjarrin dhe vrenjti fytyrën e tij e kërkoi mbrojtjen e Allahut prej tij, pastaj tha: “Ruajuni prej zjarrit qoftë edhe më gjysëm hurme, e kush nuk gjenë as atë, atëherë edhe më një fjalë të mirë”. Shënon Buhariu dhe Muslimi

Në një transmetim tjetër të tyre thuhet: I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Secili prej jush do flet me Zotin e tij, mes tij dhe Allahut nuk do ketë përkthyes, do shikon në të djathtën e nuk do sheh gjë tjetër pos atë që ka vepruar, do shikon në të majtën e tij e nuk do sheh gjë tjetër pos atë që ka vepruar, do sheh përpara, e nuk sheh gjë tjetër pos zjarrit, para fytyrës së tij, ruajuni prej zjarrit qoftë edhe me gjysëm hurme, e kush nuk gjen as atë, atëherë edhe me një fjalë të mirë”.

SHPJEGIMI I HADITHIT

Profeti jonë, Muhamedi, sal-Allahu alejhi ve selem, nuk la asnjë mundësi, e asnjë rast ku mund t’ua tërhiqte vërejtjen umetit nga zjarri, vetëm se ua tërhiqte vërejtjen, nga mëshira, butësia e përkujdesi i tij për ta. Edhe në këtë hadith sahabiu i nderuar Adij ibn Hatim na përcjell një prej porosive të profetit që flet për një vepër e cila e mbron umetin dhe e ruan nga zjarri.

Një gjysmë hurme, është një hiperbolizim, pra, sado pak që është, siç thotë Allahu: “ai që ka punuar ndonjë të mirë, qoftë ajo e vogël madje sa thërmia, do ta shohin atë.” Zelzele, 7.

Nga ky hadith nënkuptohet inkurajim për të vepruar çfarëdo vepre të mirë, qoftë ajo vepër e vogël apo e madhe, pak apo shumë, qoftë edhe me një fjalë të mirë, edhe kjo vepër do e mbron njeriun nga zjarri.

Hafidh ibn Haxheri, në librin e tij “Fet’hul Bari” ka thënë: “Ky hadith është inkurajim që të japim sadaka qoftë të jetë pak apo shumë, e të mos e nënçmon atë që e jep, sepse edhe ajo e pakta prej sadakasë e mbron njeriun nga zjarri”.

Ai i cili përditshmëri të tij e ka të jep sadaka, ndonjëherë më shumë e ndonjëherë më pak, sipas asaj që i mundësohet, si rasti i Aishes, radijAllahu anha, e cila i dha lypësit i cili kishte trokitur në derë, gjithë ushqimin, e herën tjetër i dha një kokërr rrushi.

FJALA E MIRË ËSHTË SADAKA

Fjala  mirë është vpeër e preferuar, një vepër e çmuar prej veprave të mira, sepse i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, e konsideroi fjalën e mirë si të dhurosh sadaka. Aspekti i ngjasimit të fjalës së mirë me dhiënie sadaka prej pasurisë është se sadakaja me para padyshim se ngjall gëzim në zemrën e atij që i jipet sadaka, edhe fjala e mirë e gëzon besimtarin, zë vend në zemrën e tij, a nuk e vëren se fjala e mirë largon armiqësinë dhe hidhërimin! Sikur që thotë Allahu: “Nuk barazohet e mira dhe e keqja! Të keqen ktheje me të mirë e atëherë – armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë.” Fusilet, 34.

DOBI NGA HADTIHI

         Inkurajim për të vepruar më tepër punë të mira, largimi nga ato të këqijat, dhe se sadakaja është mburojë, qoftë edhe të jetë e pakët, prej sadakasë është edhe fjala e mirë.

         Shumëfishi i rrugëve të hajrit të cilat i ligjësoi Allahu për robërit e Tij që të arrijnë synimet e tyre, prej tyre edhe vetë sadakaja, sepse sadakaja “Shuan mëkatin ashtu siç shuan uji zjarrin”, siç është konfirmuar nga i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, shënuar nga Tirmidhiu dhe Nesaiu.

         Ky hadith njëherit është edhe argument se Allahu i Madhëruar do flet me çdo njeri në ditën e Kiametit, siç përmendet edhe në transmetimin tjetër: “Secili prej jush vetëm se do i flet Zotit të tij, mes tij dhe Atij nuk do ketë përkthyes”. Që t’ia pohon atij mëkatet e vepruara, i thotë atij: “Ke vepruar kështu e kështu në këtë e këtë ditë”, e pasi që t’i pranon se ato i ka vepruar do mendon se do jetë i shkatërruar, e i thotë: “Ta kam mbuluar në dynja, e Unë ta fali sot”.

“Pastaj shikon në të djathtën e tij, e nuk sheh gjë tjetër, pos atë që ka vepruar”, Allahu i Madhëruar thotë: “ti, o njeri, që përpiqesh shumë, mundin tënd do ta gjesh te Zoti yt.” Inshikak, 6.

Padyshim, do e takosh Zotin, do llogaritesh para Tij, “e do shikon në të majtën e tij, e nuk sheh gjë tjetër vetëm atë që ka vepruar, do shikon para tij, e nuk sheh gjë tjetër pos zjarrin, para fytyrës së tij, andaj ruajuni prej zjarrit qoftë edhe me gjysëm hurme, e kush nuk gjenë atëherë qoftë edhe me një fjalë të mirë”.

         Fjala e mirë përfshinë çdo fjalë që e afron njeriun drejt Zotit, dhe ajo është në dy katëgori, siç e përmend Shejh Uthejmini: “Fjalë e mirë në thelbin e saj, dhe e mirë në synim (cakun), e mirë në thelb është dhikri, si fjala: La ilahe il Allah, Allahu Ekber, Elhamdulilah, La havle ve la kuvete ila bilah. Dhikri më i mirë që është leximi i Kuranit. Ndërsa fjala e mirë sipas synimit që synohet, është çdo fjalë e lejuar, siç është biseda me njerëzit, me çfarë synohet shoqërimi me ta, ngjallja e haresë, edhe pse kjo fjalë nuk është e mirë në vete, pos, që ajo me atë që synohet bëhet fjalë e mirë, duke futur gëzim tek vëllezërit e tij, e të fusësh gëzim tek vëllezërit është prej verave që të afrojnë tek Allahu”.

E kundërta e kësaj është fjala e keqe, e cila shkakton përçarje, Allahu thotë: “Në saje të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhammed!) – e sikur të ishe i ashpër dhe vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje.”

Lusim Allahu të na bën të mundshme të flasim vetëm të mirën, e të na shpëton nga zjarri i xhehenemit.

 

HADITHI I KATËRT

POROSI DHE UDHËZIME PROFETIKE

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

 

0 5956

☆Mos e tepro duke i lavdëruar ata që i do..
☆Mos ec me ata që s’kanë respekt ndaj Zotit..
☆Mos llomotit nëpër ndeja..
☆Mos u ndje inferior e as mendjemadh..
☆I sinqerti nuk betohet..
☆Besniku nuk arsyetohet..
☆Qëllimmiri nuk pendohet..
☆Bujari nuk mburret..
☆Respekti ndaj njerëzve nuk d.m.th. se ke nevojë për ta.. mirëpo nëse respekton, respektohesh..
☆Bëhu i pasur me moral..
☆I pavarur me atë që posedon..
☆I madh me modesti..
☆Mos shiko atë që flet për ty pas shpine, ngase ai është prapa teje e jo para..
☆Mos ju thuaj njerëzve sa lexon dhe sa di përmendësh nga Kurani… leri të shohin te ti Kuranin…
☆Ushqe të uriturin, mëshiro jetimin, fale gabimtarin, bëhu i sjellshëm me prindin, mbaj kontakt me farefisin, buzëqesh me të gjithë…nuk është poenta ku ke arritur me lexim të Kuranit, por ku ka arritur Kurani te ti!
☆Paçim dobi nga ajo që dimë dhe u furnizofshim me mësimin e asaj që nuk e dimë!

Nga arabishtja: Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

0 4552

Pyetje: Nëse vdes dikush nga antarët e familjes, a lejohet t’ia themi tallkinin duke i thënë: Nëse të vinë dy melaike thuaj; kështu e kështu?

Përgjigje: Ajo çka transmetohet në hadithe është t’ia thuash tallkinin (t’ia përkujtosh) atij që është në prag të vdekjes që ta thotë shehadetin.

Afrohesh afër tij, duhet t’ia freskosh gjuhën me ujë nëse ka vështirësi të folurit dhe t’i thuash: Thuaj : La ilahe ilAllah (Nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut).

Nëse e thotë njëherë mjafton, kurse nëse nuk e thotë shehadetin por thotë ndonjë fjalë për dynja, atëherë afrohu prap afër tij dhe përkujtoja tallkinin të vdekurit duke i thënë: Thuaj : La ilahe ilAllah.

Sepse, Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: “Kush vdesë duke qenë fjala e tij e fundit (para daljes shpirtit) La ilahe ilAllah ka hyrë në Xhenet.” (Ebu Davudi: 3116, Ahmedi: 22128,22034. Hakimi: 1/351).

Mundohu, t’ia thuash tallkinin para se të vdesë, në mënyrë që fjala e fundit e tij e daljes nga kjo dynja të jetë kjo fjalë madhështore: LA ILAHE ILALLAH.

Kurse, fjala që është përhapur tek njerëzit pas vdekjes tek varri i tij ose tek shtëpia e tij, duke i thënë: O Rob i Zotit: Nëse të vinë dy melaike, e të pyesin….etj. Kjo gjë nuk vërtetohet nga pejgamberi alejhi selam as nga selefi të jetë vepruar.

Allahu i madhëruar për ata që kanë besuar, thotë: Allahu besimtarët i forcon me fjalë të qëndrueshme, në këtë botë dhe në botën tjetër, kurse zullumqarët i shpie në humbje; Allahu punon ç’të dojë“. (Ibrahim: 27).

“Përkujtojani të vdekurëve tuaj (në prag të vdekjes) fjalën La ilahe ilAllah.” (Muslimi: 916,917).

“Kush vdesë duke qenë fjala e tij e fundit (para daljes shpirtit) La ilahe IlAllah ka hyrë në Xhenet.” (Ebu Davudi: 3116, Ahmedi: 22128,22034. Hakimi: 1/351).

Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1511

Pyetja: A është e vërtetë se ka ardhur në hadith ku thuhet se ai i cili e pastron të vdekurin (xhenazen) duhet pas pastrimit të merr gusël, dhe ai i cili e bartë të vdekurin duhet të merr abdes. Unë falem në haremin e Qabes dhe i shoh njerëzit e bartin xhenazen dhe nuk marrin abdes?

Përgjigjja: Hadithi që transmetohet në lidhje me këtë çështje është i dobët. Transmetohet nge Ebu Hurejre, radijAllahu anhu, se Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush e pastron të vdekurin le të merrë gusël dhe kush e bartë xhenazen let merrë abdes.” (Ebu Davudi: 3161, Tirmidhiu: 993, Ibn Maxhe: 1463, Ahmedi: 9862, Bejhekiu: 1/300. Mirëpo hadithi ështê daif (i dobët).

Ai i cili e pastron xhenazen duhet të merrë abdes (pas pastrimit tê xhenazes), ai i cili e bartë xhenazen, pas bartjes nuk duhet të merrë abdes.

Kush e pastron xhenazen, nuk obligohet të merrë gusël, mjafton marrja e abdesit, po nëse merrë gusël, kjo është më e preferuar dhe më mirë.

Kurse, ai i cili e pastron xhenazen duhet të merrë abdes sipas mendimit të një pjese të dijetarëve, kurse bartësi i xhenazes nuk obligohet as me abdes as me gusël.

Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË