Arhiva Vjetore2017

0 1379

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 56 )

Veprat e ditës së xhuma ndahen në tre pjesë:

1. Veprat para namazit të xhumasë. 2. Veprat pas namazit të xhumasë. 3. Veprat që mund të bëhen pas namazit ose para namazit të xhumasë.

  1. Veprat para namazit të xhumasë janë:
    a. Gusli (larja e tërë trupit).
    b. Veshja e rrobave më të bukura dhe më të mira.
    c. Parfymosja e trupit dhe rrobave.
    d. Shkuarja herët në namazin e xhumasë.
  2. Veprat pas namazit të xhumasë:
    Lutja në kohën e pranimit të lutjeve, ditën e xhuma deri në perëndim të diellit.
  3. Veprat që mund të bëhen pas namazit ose para namazit të xhumasë:
    a. Leximi i sures Kehf.
    b. Shpeshtimi i salavateve mbi pejgamberin, alejhi selam.

Shejh Abdulaziz Ibën Muhamed Ibën Abdullah es Sed’han

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1074
  1. Një njeri gjatë disa adhurimeve e shpreh me gojë nijetin, dhe pohon se nuk është risi!

PËRGJIGJJA: Janë dy lloje ibadetesh në të cilat është sunet të shprehet nijeti me gojë; Nijeti për haxh dhe umre, dhe nijeti gjatë therrjes së Kurbanit.

  1. Një njeri kishte hurma, ullinj dhe rrush, gjithsej peshonin njëzet kilogramë. Ky person u përbetua se çdo kile të hurmave ka shitur për gjysmë dirhemi, ullinjtë çdo kilogramë për dy dirhem, e rrushin çdo kilogramë për tre dirhem. Gjithsej shuma e parave ka qenë njëzet dirhem. Sa kilogramë hurma e sa ullinj e sa rrush ka poseduar ky person?

PËRGJIGJJA: Hurmat kanë peshuar katërmbëdhjetë kilogram, ullinjtë pesë, e rrushi një kilogram.

  1. Një njeri ishte duke e dëgjuar hutben e ditës së xhuma, del prej xhamisë kur imami ende mbante hutben, del shet prej mallit që kishte e blen tjetër, pastaj kthehet dhe e fal namazin e xhumasë. Gjithë këtë e ka vepruar në pajtim me fenë, nuk konsiderohet mëkatarë?

PËRGJIJJA: Ky person ka prishur abdesin kur imami mbante hutben, del për të marrë abdes, mirëpo nuk gjen ujë, vetëm se duhet ta blejë, e me vete nuk kishte para për të blerë ujë kështu që  shet diç prej mallit për të bler ujin e kthehet për ta falur namazin e xhumasë. Në këtë rast nuk kosniderohet mëkatarë.

  1. Një neri duke qenë në namaz të jacisë, i kujtohet se një prej namazeve nuk e kishte falur, megjithatë ky duhet ta plotësojë namazin e jacisë, e nuk detyrohet ta kompensojë namazin që e kishte harruar qoftë edhe pas namazit të jacisë, edhe pse ka mundësi që ta falë. Si?

PËRGJIGJJA: Ky person ka harruar t’i falë sunetet e namazit të akshamit, e të cilat nuk janë obligative.

Autor: Muhamed ibn Abdurahman el Arifi

Pjesa e shtatëmbëdhjetë

Burimi: albislam.com

0 1324

… Me të vërtetë tash jam duke menduar; çka kam ofruar për ahiretin tim në këto vite të gjata? Me çka u bëra dobi njerëzve?

Deri tash, prej asaj që kam shkruar, janë botuar më shumë se 14 000 faqe, e ajo që nuk është botuar është edhe më shumë.

Kam dhënë mësim në shkolla që nga viti 1945, pra 60 vite janë bërë. Kam filluar mësimdhënien para se të përfundoj mësimet e mija. Kam dhënë mësim në të gjitha nivelet e ulta, pastaj edhe në ato të mesme, e poashtu në Univerzitete dhe në degat e ndryshme të drejtimeve postdiplomike, në Sham, në Irak, në Liban, në (Arabi Saudite) Rijad  dhe në Meke. I kam dhënë mësim djemve dhe vajzave, pleqëve dhe plakave. Kam mbajtur ligjërata në seminare, derse nëpër xhami dhe fjalime nëpër sheshe dhe nëpër rrugë. Vetëm Allahu e din numrin e tyre.

Kam qenë pjesëmarrës në vendimin e rregullave dhe metodologjive të medreseve.

 E çka më mbeti mua nga e gjithë kjo tash?

Nëqoftëse vepra ime ka qenë vetëm për dynja, atëherë nuk paska mbet gjë: Pasurinë  të cilën ma ofruan është shpenzuar dhe harxhuar. Mirënjohja të cilën shpresova nga njerëzit u harrua dhe shkoi, e kështu qenka puna për dynja.

 E nëse ka qenë diçka prej asaj vepre vetëm për Allahun, në të cilën kam rregulluar nijetin, me zemër të pastërt me të cilën është synuar Allahu dhe ahireti, vetëm kjo do mbetet tek Allahu dhe do të mbetet shpërblimi deri në ahiret…”

Nga libri: “Kujtimet e Ali Tantavit”, vëllimi 5, fq 191.

Dijetari Ali Tantavi, rahimehullah, një edukues dhe fekih i shquar nga Sirija. Jetoi plotësisht 90 vite, 1909-1999. Allahu e shpërbleftë me xhenet për kontributin e tij të madh në fushën e davetit dhe ia faltë gabimet! Amin!

Nga arabishtja:  Ardian Elezi

Burimi: albislam.com

0 2968

Përgjigjja Falënderimi i takon Allahut.

Ai i cili është duke u falur me imam duhet që ta ndjekë atë në veprimin e sexhdes së harresës, nëse i ka falur të gjitha rekatet së bashku me të. Mbështetur në fjalët e të dërguarit, -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të-,: “Imami është caktuar vetëm për t’u ndjekur, kështu që nuk duhet të ndryshoni prej tij. Kur ai bie në ruku, edhe ju bini në ruku, kur ai thotë ‘Sami’a Allahu Limen hamideh (Allahu e dëgjon atë që e lavdëron Atë) ju thoni: Rabena leke’l-Hamd (Zoti ynë, Ty të takon lavdërimi), dhe kur ai bie në sexhde, atëherë edhe ju bëni sexhde.” Shënon Buhariu dhe Muslimi

Sa i përket atij që e arrin namazin me vonesë dhe ka humbur një rekat ose më shumë, ai duhet të ndjekë imamin nëse ai e bën sexhden e harresës para selamit, por nuk e ndjekë  nëse imami e bën sehvi sexhden pas selamit, sepse nuk mund që të jep selam së bashku me imamin, por duhet që të kompensojë rekatet që nuk i ka arritur, e të jep selam, pastaj të bëjë sexhden e harresës.

Kjo është në përgjithësi. Ndërsa mënyrë të detajizuar, mund të përmbledhen çështjet e personit që falet pas një imami në lidhje me sexhden e harresës si më poshtë:

1 – Nëse e arrin namazin e plotë me imam, e ndodhë që imami të bën një gabim dhe vepron sexhden e harresës, ai duhet patjetër që ta ndjekë atë, qoftë  imami e bën sexhden e harresës para apo pas selamit.

2 – Nëse e arrin namazin me vonesë, dhe imami bën një gabim në rekatin që personi është falur me imam, atëherë ndahet në dy raste: nëse imami bën sexhden e harresës para selamit, ai duhet ta ndjek imamin në sexhden e harresës, e pastaj të plotëson namazin, pastaj vepron sexhden e harresës edhe një herë, sepse sexhdeja e parë që ka bërë me imam nuk ishte në vendin e duhur për të, për shkak se sexhdeja e harresës nuk mund të bëhet gjatë namazit, por duhet të bëhet në fund të namazit, pra, sexhdeja e tij me imamin ishte thjesht për të ndjekur imamin.

Në qoftë se imami vepron sexhden e harresës pas selamit, atëherë, në këtë rast personi që ka arritur namazin me vonesë nuk e ndjek imamin, por ai duhet të ngrihet dhe të plotësojë namazin, e pas selamit të vepron sexhden e harresës.

3 – Nëse njeriu ka arritur namazin me vonesë, dhe imami ka bërë një gabim në pjesën e namazit që ai nuk e ka arritur, si përshembull në qoftë se ai ka bërë një gabim në rekatin e parë e personi ka arritur namazin në rekatin e dytë:

Nëse imami bie në sexhde (të harresës) para selamit, ai duhet ta ndjekë atë (imamin), pastaj e plotëson namazin, por nuk duhet të bëjë sexhden e harresë përsëri për shkak se gabimin kur e ka vepruar imami nuk ka qenë në namaz.

Nëse imami bie në sexhde pas selamit, në këtë rast nuk duhet ta ndjekë, dhe nuk duhet të veprojë sexhden e harresës në fund të namazit sepse gabimin që ka vepruar imami nuk ka të bëjë me të, ngase ka ndodhur para se ai t’i bashkangjitet imamit në namaz.

Të gjitha këto që u përmendën kanë të bëjnë kur gabimi është bërë nga imami. Por, nëse gabimi është bërë nga personi që falet pas imamit, gjithashtu ka raste që dallojnë njëra prej tjetrës:

1 – Nëse personi që falet me imam, bën një gabim në namaz, dhe ky ka falur gjitha rekatet me imamin, qoftë ai të harron të thotë “Subhane Rabij el Adhim (i Lartësuar është Zoti im, më i Madh)” kur është në ruku, atëherë ai nuk duhet të bëjë sexhden e harresës, sepse imami mban përgjegjësinë e tij në namaz.

Por në qoftë se personi ka bërë një gabim që zhvlerëson një prej rekateve, si përshembull në qoftë se ai harron të recitojë suren el-Fatiha, në këtë rast ai duhet që pasi imami të jep selam të ngrihet dhe të përsërisë rekatin që konsiderohet i parregullt për shkak gabimit të tij, atëherë pasi që ta thotë teshehudin, jep selam dhe vepron sexhden e harresës.

5 – Nëse personi që falet me imam bën një gabim gjatë namazit, por e ka arritur namazin me vonesë, atëherë ai duhet të bëjë sexhden e harresës, qoftë ka harruar diç gjatë nëmazit me imam, apo kur ka falur rekatet pa imamin, pasi që është ngritur të plotësojë namazin, sepse në qoftë se ai bie sexhde, namazi i tij nuk do bie në kundërshtim me imamin, pasi që imami veçmë ka përfunduar namazin e tij.

Nga libri “Dispozitat e sexhdes së harresës” të Shejh Ibn Uthejminit (Allahu e mëshiroftë)

Allahu e di më së miri.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 1665
Allahu i lartësuar thotë:

Secili njeri është pengë i veprës së vet.” (Kur’an 74:38)

Vendos vet vlla/motër, me çka don t’a mbushësh fletorën tënde, peng i cilave vepra dëshiron të bëhesh, s’ka filozofi…vepro mirë, do të korrësh të mirën. Tash jemi në provim, tash është koha, tash e kemi rastin që veprat tona t’i selektojmë dhe t’i zgjedhim, t’i zgjedhim ato të cilat janë më të dashura tek Allahu, të cilat n’a sjellin më së shumti shpërblim dhe dobi në dynja dhe ahiret.

Nëse pyet rreth këtyre veprave, atëherë po mjaftohem shkurtimisht me disa, me shpresë që Allahu të na udhëzoje të gjithëve në vepra të mira. Vetëm Allahu dhuron suksesin!

1- Madhështia e Allahut që e ndien në zemër dhe fjala “La ilahe il-l Allah”.
2- Namazi me përkushtim dhe frikërespekt në kohën e tij.
3- Mësimi i dijës fetare.
4- Leximi i Kur’anit me meditim.
5- Bamirësia ndaj prindërve.
6- Dhikri/Përmendja e Allahut.
7- Ndihma ndaj vëllezërve musliman dhe sjellja e mirë me ta.
8- Kontributi për ndërtimin e një xhamie.
9- Ruajtja e gjymtyrëve nga e ndaluara.
10 – Dashuria për Allah dhe urrejtja për Allah.
11- Mbështetja në Allahun në çdo rast.
12- Namazi natës dhe i duhasë.

O Allah begatoje çdo lexues të këtyre veprave me udhëzim në implementim të tyre ashtu si Ti je i kënaqur!

Falëndërimi i takon vetëm Allahut!
Hoxhë Ardian Elezi
Burimi: albislam.com

0 1092
  1. Një njeri kishte me vete ujë e dhe, përdorimi i tyre nuk e dëmtojnë atë aspak, megjithatë falet pa abdes dhe pa tejemum, qëllimisht, dhe namazi i tij është në rregull?

PËRGJIGJJA: Ky person është njeri i sëmurë, i shtrirë në shtrat, kur i vije koha e namazit të sabahut, pasi që nuk mund të bashkangjitet me një namaz tjetër, e tek ai nuk ka kush që e ndihmon të merr abdes, apo t’ia afrojë dheun e të merr tejemum, kshtu që falet në këtë gjendje.

  1. Çfarë thua për një person, i pasur, megjithatë i lejohet që të merr prej zeqatit?

PËRGJIGJJA: Janë tetë katëgoritë të njerëzve që marrin zeqat, katër prej tyre u lejohet që të marrin prej zeqatit edhe pse janë të pasur, prej tyre; ata që e tubojnë zeqatin, borxhlinjtë, luftëtarët, dhe udhëtarët.

  1. Një personi pasi që nuk e ka arritur namazin e plotë me imam, pasi që imami të jep selam, ngritet që të plotëson namazin, por obligohet që të veprojë dyfishin e reqateve të cilat i ka falur imami. Si mundet?

PËRGJIGJJA: Kjo ndodh në dy raste; Nëse ka arritur imamin në namazin e xhumasë, në teshehudin e fundit, ky duhet të plotësojë katër rekate, pra e plotëson atë si namaz të drekës. Apo është vendas e falet pas një imami që është udhëtar, kështu që imami i fal dy rekate, e ky duhet t’i plotësoj katër rekate.

  1. Një person gjendet tek bunaret me ujë të pijshëm, por, nuk i lejohet atij që të përdorë ujin, as për abdes, as për pije, e as për ushqim. Si?

PËRGJIGJJA: Janë bunaret e Hixhrit, që janë vendet e popullit Themud, është shënuar në Sahihun e Buhariut se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka ndaluar që të përdoret uji i bunareve të Hixhrit, përpos bunarit “Nekah”, e i urdhëroi që të derdhin ujin që marrin me vete, e të hudhin ushqimin me të cilin ujë kanë përgatitur ushqimin.

Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi

Pjesa e gjashtëmbëdhjetë

Burimi: albislam.com

0 1418

E ka sqaruar i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, në hadithin që e përcjell Muakil ibn Jesar, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Adhurimi në kohë trazirash (luftrasht) është si të bëhet hixhret për tek unë”. Shënon Muslimi

Tek Taberaniu në librin e tij “Mu’xhem el Kebir”, qëndron: “Adhurimi në kohë fitnesh është si të bëhet hixhret për tek unë”.

SHPJEGIMI I HADITHIT

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem në këtë hadith na tregon se adhurimi në kohë trazirash dhe kohë sprovash, e të shkujdesit ka shpërblimin e hixhretit. Hixhreti, siç është e ditur, është një prej adhurimeve të mëdha, me pozitë të lartë tek Allahu. Përhapja e shtimi i fitneve është një prej shenjave të afrimit të Kijametit, mbështetur në fjalën e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem: “Disa ditë para Kijametit ngritet dituria, zbret injoranca, dhe shpeshtohen vrasjet”. Shënon Buhariu dhe Muslimi

Dhe fjala e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem: “Shkurtohet koha, ngritet dituria, shfaqen fitnet, përhapet kopracia e shpeshtohen vrasjet”. Shënon Buhariu dhe Muslimi

Menaviu, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij “Fejdul Kadir” ka thënë: fjala e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem: “Adhurimi në kohë trazirash”, pra në kohë sprovash, dhe të turbullirave, është “si të bëhet hixhret për tek unë”, për nga shpërblimi i madh. Ose ka kuptimin, se emigrues ishin të pakët në atë kohë, për shkak pamundësisë që shumica të emigrojnë, kështu është edhe me adhuruesit në kohë trazirash, janë të pakët.

Ibnul Arabiu ka thënë: “Ky lloj ngjasimi me hixhretin shpjegohet në atë mënyrë se në fillim njerëzit iknin nga vendet joislame, në vende islame, kështu është edhe kur ndodhin fitnet, njeriu duhet që së bashku me familjen e tij të ikë prej fitnes në adhurim, duke i braktisur njerëzit dhe gjendjen që i rrethon, ky është edhe një prej llojeve të hixhretit”.

POROSI PROFETIKE

  • Adhurimi në kohë fitnesh është ngritur në një pozitë të lartë si një hixhret, për disa shkaqe, të cilat dijetarët i kanë përmendur gjatë shpjegimit të këtij hadithi, prej tyre;

Shkaku i parë: Ngase shumica e njerëzve e anashkalojnë adhurimin, duke u preokupuar me gjëra tjera, e nuk i përkushtohen asaj, pos individë, siç e ka përmendur këtë Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë.

Shkaku i dytë: Ngase shumica e njerëzve në kohë fitnesh pasojnë epshet e tyre, e nuk i kthehen fesë, kështu që gjendja e tyre është e ngjashme me gjendjen e injorantëve, e nëse ndokush prej tyre vetmohet, i përmbahet fesë, adhuron Zotin, kërkon kënaqësinë e Tij, e largohet nga hidhërimi i Tij, ky është në pozitën e atij që bën hixhret prej injorantëve për te i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, me besim ndaj tij, duke ndjekur urdhrat e tija, e duke u larguar prej ndalesave. Kështu e ka përmendur ibn Rexheb, Allahu e mëshiroftë.

Shkaku i tretë: Ngase ai i cili i përkushtohet fesë në atë kohë, i zënë me adhurim, i skajuar prej njerëzve, ka shpërblimin sikur të bën hixhret te i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, i përshtatet për arsye se edhe emigranti i cili largohet për shkak fesë, prej atyre që e pengojnë që t’i bashkangjitet të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, kështu edhe ky i cili është vetmuar me adhurim ka ikur prej njerëzve për t’iu bashkangjitur adhurimit ndaj Zotit, kështu që ky në fakt ka bërë hixhret tek Zoti, duke ikur prej gjithë njerëzve, siç e përmend këtë Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë.

Shkaku i katërt: Kur të shtohen fitnet zemrat preokupohen, e kur njeriu të angazhohet me adhurim, kjo aludon për fuqinë e preokupimit të zemrës me Allahun, aze ve xhel, e shtohet shpërblimi i tij, siç e përmend Imam ibnul Xheuzi, Allahu e mëshiroftë.

  • Formën e adhurimit të cilën Allahu e dëshiron prej nesh; shejh Islam ibnTejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Ibadet është emër i përgjithshëm, i çdo gjëje që e do Allahu dhe është në pajtim me të, qofshin fjalë, apo vepra, të dukshme apo të padukshme, pra, namazi, zeqati, agjërimi, haxhi, të folurit drejtë, kryerja e përgjegjësisë, respektimi i prindërve, mbajtja e lidhjeve farefisnore, përmbajtja e premtimeve, urdhërimi në të mirë, ndalimi nga e keqja, bamirësia ndaj fqinjit e jetimit, të varfërit, rrugëtarit, e pronës që e posedon, lutja, përmendja e Allahut, leximi i Kuranit, e të ngjashme prej adhurimeve.

Prej adhurimeve të padukshme, siç janë, dashuria ndaj Allahut, dhe të dërguarit të Tij, kthimi tek Allahu, sinqeriteti, durimi, falënderimi, pajtueshmëria me caktimet e Tij, mbështjetja në Allahun, shpresimi i mëshirës së Tij, frika nga dënimi, e të ngjashme prej adhurimeve.

Sepse adhrimi ndaj Allahut është një qëllim parimor, i pëlqyer dhe i preferuar, për të cilin edhe u krijuan krijesat, siç thotë Allahut në Kuran: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” Dharijat, 56

Për këtë qëllim dërgoi edhe profetët, Allahu thotë: “Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!.” Enbija, 25.

Kështu që roli ynë në këtë jetë, mesazhi kryesor është të zbatojmë adhurimin ndaj Allahu Një.

HADITHI I SHTATË

UDHËZIME DHE POROSI PROFETIKE

Burimi: albislam.com / Islamweb.net

Përktheu: Shpend Zeneli

0 811
  1. Një person ka falur namazin e Vitrit në kohë të namazit të akshamit, dhe kjo i lejohet atij, dhe namazi është në rregull!

PËRGJIGJJA: Ky person ka falur namazin e akshamit dhe atë të jacisë duke i bashkuar të dy namazet në kohë të namazi të akshamit, kështu që i lejohet atij pasi të ketë falur namazin e jacisë ta falë namazin e vitrit.

  1. Një njeri ka falur namazin farz me xhemat, më pas i është bërë e qartë se namazin që e ka falur, ka qenë pa abdes, megjithatë nuk i lejohet atij që ta përsërisë të njejtin namaz. Si?!

PËRGJIGJJA: Ky person ka falur namazin e xhumasë, pasi që e ka falur me xhemat namazin e xhumasë, e nëse nuk e arrin ta falë me xhemat, atëherë e fal namazin e drekës, katër rekate.

  1. Një njeri ka shkurorëzuar gruan e tij për të parën herë, dy orë pas shkurorëzimit, kjo grua përfundon idetin e saj, dhe ai detyrohet të vëndon niqah të ri nëse dëshiron që ta kthejë përsëri gruan!

PËRGJIGJJA: Ky njeri ka shkurorëzuar gruan e tij, kur ajo ishte shtatëzënë, në çastet e fundit të shtatëzënisë, pasi që të ketë lindur fëmijën, del gruaja nga ideti, dhe ky ka mundësi ta kthen përsëri me niqah të ri.

  1. Një person ka shkurorzëzuar gruan, vetëm se një herë, kështu që nuk ka të drejtë ta rikthen atë grua, pos nëse ajo lejon apo t’i jep leje përgjegjësi i gruas, dhe atë me akt të ri martesor (niqah)!

PËRGJIGJJA: Ky njeri ka shkurorëzuar gruan para se të ketë marrëdhënie intime me të, e kush shkurorëzon gruan e tij, para se të ketë marrëdhënie intime, ajo shkurorëzohet me të parën herë, nuk ka të drejtë ta rikthejë, vetëm nëse ajo dëshiron, apo përgjegjësi i saj (si prindi).

Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi

Pjesa e pesëmbëdhjetë

Burimi: albislam.com

0 1049

Ilaçi shërues që duheni t’a përdorni për shërimin e plotë të hipokrizisë (Nifakut)

1. Ibadetet e fshehta;

Ngase munafikët e adhurojnë Allahut vetëm atëherë kur janë në prezencë të njerëzve dhe kur shihen. Ata kështu i bëjnë adhurimet vetëm sa për sy e faqe. Ibadeti i fshehtë është demantues dhe shkatërrues i plotë kësaj cilësie te ulët ngase ndodh vetëm  nën mbikqyrjen e Allahut dhe nën dijeninë e robit dhe Allahut. Kësaj i thonë pra sinqeritet dhe kjo është e kundërta e nifakut.

2. Përmendja e shumtë e Allahut; 

Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Përmendja e shumtë e Allahut është mbrojtje e sigurtë nga hipokrizia (nifaku) ngase hipokritët e përmendin vetëm pak Allahun (azze we xhel-l).

Allahu në Kur’an thotë:

“… Dhe nuk e përmendin Allahun vetëm se pak” (Nisa, 142)

Kab ibn Malik, radij Allahu anhu, thotë: “Ai që e përmend Allahun shumë është i ruajtur nga nifaku…”

Argumet pra për këto dy veprime është fjala e Allahut:

Me të vërtetë, hipokritët  përpiqen ta mashtrojnë Allahun, por Ai i mashtron ata (i dënon). Kur ata ngritën për namaz, ngriten pritueshëm (me dembeli), duke u paraqitur karshi botës (që janë besimtarë, sa për sy e faqe), e Allahun nuk e përmendin vetëm se pak herë.” (4:142)

Ngase në ajet gjejmë se ata i shfaqin veprat para njerëzve, kështu që ibadeti i fshehtë e demanton këtë dhe poashtu gjejmë se ata nuk e përmendin Allahun përveçse pak. Kuptimin e kundërt pra që e nxjerrim  prej kësaj është se përmendja e shumtë e Allahut e çrrënjosë nifakun.

3. Falja e namazit me xhemat (duke arritur tekbirin fillestarë);

Ai që rregullisht kujdeset për namazin e tij duke arritur tekbirin e parë me Imam (për burrat) është i ruajtur nga nifaku. Dëshmi për këtë e kemi hadithin të cilin e transmeton Enesi, radij Allahu anhu, se i Dërguari, sal- Allahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Kush falët dyzet ditë me xhemat duke arritur tekbirin fillestarë i shkruhet atij dy garantime, një garanti nga zjarri dhe një garanti nga hipokrizia (nifaku)”

[Tirmidhiu, Shejh Albani e kategorizon si të sakt]

Hoxhë Ardian Elezi

Burimi: albislam.com

0 1240
  1. Një person ka harruar në veprim në namaz, por këtij nuk i lejohet të vije me sexhde sehv (të harresës), dhe namazi i tij është në rregull!

PËRGJIGJJA: Nëse njeriu falet me imam, në këtë rast nuk vepron sexhdet sehv, edhe nëse ka harruar diç nga namazi. Njejtë nëse njeriu gabon në namazin e xhenazes, ai në këtë rast nuk vepron sexhde të harresës, sepse në atë namaz nuk ka sexhde e as ruku.

  1. Një njeri është falur në disa drejtime gjatë namazit të tij, kështu që namazi i tij është në rregull, dhe nuk detyrohet të kompensojë!

PËRGJIGJJA: Ky person gjatë udhëtimit, e fal namazin nafile në mjetin që udhëton, e fal në atë mënyrë dhe nuk e dëmton aspak pse ndryshon drejtimi i kibles.

  1. Një njeri e fal namazin e akshamit dhe atë të jacisë gjatë ditës, dhe kjo pranohet prej tij!

PËRGJIGJJA: Ky njeri banon në ato vende ku lindja e diellit është e vazhdueshme me ditë, siç është në polin verior dhe atë jugor, këto vende i falin pesë kohët e namazit duke përcaktuar kohët e namazit.

  1. Një njeri ka falur dy rekate, dhe në ato dy rekate katë herë ka rënë në ruku dhe katër herë në sexhde, jo me harresë por qëllimisht, namazi i tij është në rregull. Si?

PËRGJIGJJA: Ky njeriu ka qenë duke e falur namazin e Kusufit.

Autor: Muhamed ibn Abdurrahman, el Arifi

Pjesa e katërmbëdhjetë

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË