Kërko

ekonomi - Rezultatet e kërkimit

If you're not happy with the results, please do another search

0 1817

      Ta përshkruash gjendjen ekonomike të një vendi kërkon kohë dhe mund, por gjithashtu edhe precizitet. Ne morëm përsipër të shkruajmë për disa çështje ekonomike të Kosovës dhe Maqedonisë, por në një kontekst vetëm sipërfaqësor, duke mos hyrë aq edhe në imtësira dhe vlera numerike.

      Ajo që e mban një shtet dhe që e bën atë të fuqishëm është ekonomia, pra pasuria e një shteti është ekonomia.

      Në këtë trajtim kemi të bëjmë me disa terme ekonomike, ku në vazhdim do t’i cekim më kryesoret, dhe pas të cilave do të vijë edhe analiza që e cekëm më lartë.

      Rroga është sasia e të hollave që jepet si kundërvlerë për punën e kryer. Varësisht nga marrëveshja në mes të punëmarrësit dhe punëdhënësit rroga jepet për disa orë brenda ditës ose muajit. Zakonisht për marrëveshjet afatgjata rrogat jepen për orët e punës brenda një muaji dhe quhen rroga mujore, mirëpo në feudalizëm, kapitalizëm dhe sistemet tjera ku sindikatat nuk janë të plotfuqishme, rrogat jepen edhe për disa orë të dhëna pune brenda ditës apo javës.

      Paga është sasia e të hollave që jepet si kompensim i punës së dhënë që zakonisht paguhet për muaj. Përndryshe paga merret edhe si të ardhura mujore të nënpunësve dhe të punësuarve tjerë që për bazë nuk i kanë orët e punës por paguhen sipas marrëveshjes në mes të punëdhënësit dhe punëmarrësit.

      Çdo punëtor përgjithësisht nuk është i kënaqur me rrogën që e merr, normalisht si njeriu që çdoherë kërkon më shumë se sa ka në disponim. Por rroga e punëtorit në Kosovë (kjo vlen edhe për në Maqedoni dhe disa shtete fqinje të tjera) është e ulët për të mbuluar harxhimet. Pakënaqësia e punëtorit arrin deri tek shkalla kur ai detyrohet ta braktisë punën, kurse në rastet e varfërisë së skajshme, ai punon edhe për një pagë të ulët.

      Në një pyetje drejtuar në rrjetin social Facebook qytetarëve të Kosovës: „Çka mendoni për rrogat në Kosovë?“ Morëm përgjigje që pritnim, si për shembull: Mjerim; Katastrofale, nuk e di si po mbijetojmë; Nuk janë rroga por tallje për të mashtruar popullin; Sa një ndihmë sociale; kurse një përgjigje ishte pak qesharake ku thuhet se a merr ndokush rrogë pos atyre që janë në pushtet!

      Normalisht se njerëzit çdoherë mundohen që të kenë një jetë sa më të mirë. Kjo gjë arrihet me punë, e cila pastaj duhet të paguhet nga punëdhënësi. Por, në Kosovë shihet se ka një rini të papunësuar, shumica e të cilëve kanë humbur vullnetin për punë si pasojë e pagave të ulta. Çdo gjë prishet nga koka, edhe me shtetin ashtu ndodh. Kur shohim udhëheqësit e shtetit marrin rrogë mujore më shumë se një qytetar që merr gjatë tërë vitit. Të mos mundesh ta furnizosh një shtet me më pak se 2 milionë banorë dhe të vuan ai popull nga varfëria është turp. Për t’i dhënë vullnet punëtorit që të punojë, duhet paguar aq sa e meriton e jo vetëm një rrogë sa për sy e faqe. Së paku rroga duhet të jetë e lartë aq sa i mbulon të gjitha tatimet dhe harxhimet, dhe që mundëson një jetë normale dhe një mirëqenie ekonomike.

      Sipas një raporti të fundit të vitit 2011 që ka të bëj me mjedisin në Kosovë ku janë nxjerrë edhe fakte mbi gjendjen ekonomike, thuhet se nëse bazohemi në definicionin se e varfër konsiderohet ekonomia familjare me më pak se 2$ në ditë, atëherë del se në vitin 2004 në Kosovë jetonin 60.6% e popullsisë (12.9% në varfëri ekstreme nën 1$ për banorë, 47.6% në varfëri të plotë me 2% për banorë në ditë). Në krahasim me vitin 2000 nuk vërehet ndonjë përmirësim sa i përket shkallës së varfërisë në Kosovë, por niveli i varfërisë ekstreme tregon rritje nga 11.9% (2000) në 12.9% (2004), kurse niveli i varfërisë së plotë është i njëjtë dhe përfshinë më tepër se gjysmën e popullsisë (50.3%). Komunat me popullsi shqiptare karakterizohen me shkallë më të lartë të varfërisë, kurse komunat me popullsi shumicë serbe karakterizohen me shkallë më të ulët të varfërisë. Shpërndarja e varfërisë sipas vendimeve tregon se varfëria kombëtare më e lartë është në vendbanimet rurale, kurse varfëria e skajshme (ekstreme) më e lartë është në vendbanimet urbane.

      Kosova si shtet ka nivelin më të ulët të të ardhurave për kokë banori në Ballkan dhe Europë. Faktikisht është prej shteteve me më së paku të ardhura për kokë banori. Pas viteve të 80-ta, përkeqësimi i situatës ekonomike në Kosovë është shprehur me zvogëlimin e të ardhurave për kokë banori. Ani pse nga viti 2000 të ardhurat për kokë banori kanë fillu të rriten paksa falë disa ndihmave e donacioneve të ndryshme, e shumë pak nga zhvillimi ekonomik i vendit. Por gjithmonë me ndihma, donacione e lëmosha nuk jetohet! Duhet të gjallërohemi edhe vet.

      Në një pyetje në rrjetin social Facebook se „si është situata ekonomike në vendin tuaj“ morëm përgjigje të llojit të njëjtë: Presheva thuhej se është në mjerim, në Mitrovicë nuk ka punë, të rinjtë vetëm sillen rrugëve, qytetarë nga Librazhdi (qytet në juglindje të Shqipërisë) thonin se është bërë për të të ardhur keq, kurse disa të tjerë nga qytete të tjera thonë se mënyra e vetme është emigrimi ngase në trojet tona është bërë krizë e madhe.

      Dhe këtë e shohim se si shumë të rinjë që se kanë pasur fatin të gjejnë perspektivë ekonomike në vend, e presin me mallë liberalizimin e vizave dhe gjithmonë kur përmendet papunësia dhe zhvillimi i vogël ekonomik bashkë me mbijetesën, ata thonë se nga kriza mund të dilet vetëm nëse emigrojnë diku në ndonjë shtet më përparimtar në Europë. Vërtetë kjo e dhimbshme! Niveli i ulët i zhvillimit ekonomik dhe shkalla e lartë e papunësisë si shkaktarët kryesorë të varfërisë në Kosovë, po e ngufasin dita-ditës rininë tonë. Vështirë të jetohet në një vend ku s’mund ta sigurosh as kafshatën e gojës e as të sigurosh strehë mbi kokë.

      Është gjë normale se rinia nuk do të aktivizohen dhe nuk do të punojnë kur nuk marrin shpërblimin e merituar për punën e kryer. Dhe prandaj në pyetjen e bërë se nëse do të emigronit, në cilin vend do të shkonit, morëm ca përgjigje: Zvicër, Amerikë, Angli, Francë, Norvegji, Suedi, Zelandë e Re, etj.

      Të gjitha këto ndodhin si rezultat i papunësisë, të cilën do ta cekim shkurtimisht më poshtë. Papunësia është një nga sëmundjet më të rënda makroekonomike. Ajo është simptomë e recesionit.

      Sipas Ueb-faqes amerikane për biznes dhe teknologji Business Insider, që bëjnë analizën e papunësisë dhe inflacionit të vendeve, për vitin 2013 Kosova renditet e nënta me këto të dhëna:

      Indeksi i varfërisë ishte 53.6 %, Inflacioni 8.3%, kurse Papunësia përfshin afër gjysmën e popullsisë me 45.3%.

      Kemi disa lloje të papunësisë: Papunësia e fërkimit, strukturore, ciklike, sezonale, e detyruar, e vullnetshme. Në Kosovë ka prej të gjithave këtyre llojeve.

      Papunësia e fërkimit (friksionale) shfaqet nga lëvizshmëria e njerëzve në vende të ndryshme për të kërkuar punë. Në këtë rast derisa ata kërkojnë punë quhen të papunë vullnetarë. Kjo është prezente pa dyshim në Kosovë dhe Maqedoni, ku njerëzit lëvizin për të gjetur punë. Me heqjen e vizave për Maqedoninë, qytetarëve të saj iu bë edhe më i shprehur ky lloj i papunësisë, sepse bëhet lëvizja nga Maqedonia për në vendet e Europës për të kërkuar punë.

      Papunësia strukturore paraqitet kur kemi mospërputhje në mes kërkesës dhe ofertës për punë, dhe e tëra kjo ndodhë sepse kërkesa për një lloj pune rritet derisa kërkesa për një lloj tjetër pune bie dhe oferta nuk i përshtatet shpejtë këtij ndryshimi. Këtu ka të bëjë pjesë edhe imobiliteti profesional dhe imobiliteti gjeografik. Imobiliteti profesional është mos përshtatja e më të moshuarve ndaj disa profesioneve të reja, ku hasin në pengesa gjatë punës për shkak të risive. Kurse imobiliteti gjeografik na shfaqet kur njerëzit nuk mund t’i përshtaten ambientit të punës, apo vendit ku ata punojnë apo udhëtojnë për të punuar.

      Papunësia ciklike shfaqet në fazën e rënies ekonomike, kur edhe ndodh rënia e kërkesës për të mira dhe shërbime, me çka prodhimi reduktohet dhe firmat do të kërkojnë më pak punë. Kjo është e shfaqur në Kosovë dhe në Maqedoni, ngase firmat  prodhojnë pak dhe si shkak i kësaj kanë më pak të ardhura dhe kërkojnë më pak punëtorë.

      Papunësia sezonale lidhet me prodhimin stinor, e cila shfaqet në industrinë e ndërtimit, në bujqësi, në shërbime, në turizëm, etj. Kështu për shembull disa njerëz një periudhë punojnë, kurse kur nuk ka punë ata detyrohen që të mos punojnë. Raste të tilla kemi edhe në Maqedoni, ku disa qytetarë punojnë disa muaj në Europë dhe pastaj qëndrojnë në shtëpi për disa muaj duke mbijetuar me paratë e fituara.

      Papunësia e vullnetshme paraqitet në rastin kur pagat janë fleksibile, jo të ngurtësuara, gjë që i bën më të sigurtë punëtorët. Por në këtë rast pjesa e pazënë me punë dëshiron paga më të larta dhe për këtë arsye quhet papunësi e vullnetshme.

      Papunësia e detyruar vjen si rezultat i pagave jofleksibile, të cilat i detyrojnë punëtorët të mos punojnë. Kjo është një papunësi e cila ndodh në Kosovë dhe Maqedoni, ngase shumë prej punëtorëve nuk kanë sigurim, as nuk i regjistrohet përvoja e punës, pra ai punon vetëm për ditën e sotme. Kështu që shumë njerëz obligohen të mos punojnë dhe quhen si të papunë të detyruar, sepse vullneti i tyre kundërshohet me mundësitë.

      Gjithashtu një nga problemet kryesore të ekonomisë është shpërndarja e të ardhurave, gjë e cila lidhet me pyetjen ´´për kë të prodhohet´´.

      Çka do të thotë kjo? E tëra lidhet me fuqinë e shtetit apo firmave për të prodhuar dhe shitjen e tyre deri tek konsumatori. Por si të vijmë deri tek kjo? Duhet shikuar gjendjen ekonomike të konsumatorit për të blerë ato të mira materiale dhe ato shërbime. Rruga deri tek arritja e prodhimit deri tek konsumatori nuk është aq e lehtë, e sidomos kur bëhet fjalë për një vend të varfër. Duhet menduar se çfarë prodhime pëlqejnë konsumatorët, që ato prodhime të arrijnë deri tek vendi i duhur dhe të arrihet qëllimi kryesor – profiti. Pra, gjithçka lidhet me mundësinë e konsumatorëve për të blerë dhe me shijet e konsumatorëve.

      Në ekonominë e tregut, faktorët bazë të përcaktimit të shpërndarjes së të ardhurave janë: pronësia mbi faktorët e prodhimit dhe çmimet e faktorëve.

      Çmimi i faktorëve përcaktohet në tregjet e faktorëve, kurse faktorët e prodhimit janë tri: puna, kapitali dhe toka.

       Faktorët e prodhimit duhet vënë në përdorim për të arritur deri tek suksesi. Jo rastësisht e kemi përforcimin e Turqisë në ekonomi. Si erdhi deri këtu Turqia?! Me vjedhje, hajni, mashtrim, korrupsion, apo me premtime të kota në fushatat parazgjedhore?! Jo, me asnjërën prej këtyre, por vetëm me punë, me drejtësi, me mbajtje të premtimeve, me thjeshtësi e modesti.

      Dhe vet kryesministri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan kur u pyet se si e keni arritur këtë nivel të lartë të zhvillimit ekonomik, është përgjigjur: „Thjesht, duke mos vjedhur!“

      Kurse në Kosovë do të ishte lehtë që të arrihej një ekonomi e fortë, gjë e cila do ta përmirësonte shtetin dhe do ta bënte një mirëqenie të mirë për qytetarët. Pse do të ishte lehtë?! Sepse, ka një popullsi me numër jo të lartë të banorëve, dhe menaxhimi i buxhetit po të bëhej drejtë, atëherë do të ulej dukshëm varfëria, ngase rrogat normalisht se do të rriteshin, sepse ashtu e meriton populli, dhe kjo do të sillte një kënaqësi të madhe tek qytetarët. Problemi nuk është se nuk ka para, por se paratë nuk i jepen popullit, por harxhohen me pa të drejtë nga pushteti. Çdo projekt që bëhet, ca para futen në xhep të mbajtësit të pushtetit, një pjesë e vogël investohet në projekt, e ndoshta edhe aspak, kurse populli mbetet pa asgjë duke mos ditur të kërkojë atë që i takon.

      Pasi se në këtë artikull kemi futur edhe mendime të qytetarëve të tjerë, atëherë për fund po e paraqesim edhe pyetjen e fundit, ku pyetja ishte kështu: Si janë çmimet në Kosovë?! Tregoni shembuj për ca artikuj!“ Edhe këtu mora përgjigje që priteshin të ishin ashtu. Ishin të sinqertë, vërtetë vështirë të kesh çmime europiane me rroga tepër të ulëta. Ja disa përgjigje: shumë çmimet e larta; 1,85 € një litër vaj (më i liri); 40 cent buka, rreth 1.90 euro 1 litër vaj, 15 euro 25 kg miell e shumë e shumë të tjera, kurse rroga mesatare është 200 euro, shprehet i pikëlluar një qytetar.

      Gjithashtu edhe në pyetjet për qytetarët shqiptarë të Maqedonisë arrita të marr përgjigje identike, ku thuhej se rrogat janë tepër të ulëta, kurse nga ana tjetër ka çmime shumë të larta.

      Vlen të ceket edhe projekti “Shkupi 2014“ në të cilin janë harxhuar aq të holla saqë po të shfrytëzoheshin për zhvillimin e shtetit, besoj se do të hiqej varfëria dhe Maqedonia do të bëhej një shtet i fuqishëm ekonomikisht dhe larg varfërisë. Pra, i tërë problemi qëndron në faktin se buxhet (para) ka, por menaxhimi i tyre bëhet padrejtësisht. Nuk menaxhohen ashtu si duhet, bëhen vjedhje dhe mashtrime. Fajin e kanë ata që na udhëheqin.

      Rritja ekonomike paraqet aftësinë e ekonomisë së një vendi për të prodhuar sa më shumë mallra e shërbime. Ajo lidhet ngushtë me standardin e jetesës së popullsisë së një vendi.

      Përmirësues i standartit jetësor është prodhimi për frymë të popullsisë. Domethënë prodhimtaria duhet të rritet me ritëm të lartë krahas numrit të madh të popullsisë.

      Gjithçka që duhet bërë është të punuarit më shumë dhe shpërndarja e të ardhurave në formën e duhur, duke mos vjedhur, gënjyer e premtuar kot. Pastaj pas rregullimit të këtyre do të ketë një ngritje të standartit jetësor, një ekonomi të fortë dhe një mirëqenie të mirë ekonomike.

Autorë: Zenelabedin Latifi dhe Labinot Kunushevci

0 845

Për këto shtatë arsye, përgojimi është një mëkat i madh

1- Para se gjithash, ai që merret me përgojim ka shkelur urdhrin e Allahut të Madhëruar, i cili thotë: “Dhe mos përgojoni njëri-tjetrin” [El-Huxhurat: 12];

Dhe përgojimi është një prej mëkateve të mëdha.

2. Të preokuposh veten me të metat e të tjerëve do të thotë të kthehesh prapa dhe të merresh me të shkuarën, pra ai në këtë rast ka dëmtuar shumë të tashmen dhe të ardhmen e tij. Kjo është një formë e prishjes së aftësive dhe braktisje të shumë veprave të mira.

3- Dijetarët kanë thanë: Koha është pasuri, prandaj humbja e kohës që ju ka dhënë Allahu është humbje e shumë dobive që nuk mund të vlerësohen me para. Kështu që kjo veçori nuk ndihmon aspak njeriun në ngritje të gjendjes së tij ekonomike e shoqërore.

4- Njeriu racional e i mençur në esencë nuk pranon t’i lejojë vetes të imitojë fjalët, veprimet dhe të metat e tjerëve? Ai që merret me përgojim është një nga arsyet që do t’i shkaktojë përbuzje e nënçmin. Ai që sot ty t’i përmend të metat e tjerëve, nesër do të përmend të metat tua tek dikush tjetër.

5- Kush i përmend të metat e të tjerëve në mungesë, i heq të drejtën atij për t’u mbrojtur dhe kjo është një nga mënyrat e pengimit të procesit të drejtë të gjykimit. E nuk është fare e sinqertë e as e guximshme, duhet të mësohemi që të flasim (me) njëri-tjetrin e jo (për) njëri-tjetrin.

6- Të mësuarit e gjuhës me përmendjen e të metave të të tjerëve është në të vërtetë ngrënia e mishit të njeriut, kushdo që e bën këtë është ulur nën nivelin e jetës njerëzore dhe është mësuar të përvetësojë natyrën e bishave grabitqare, ndërkohë që shumë lloje kafshësh ikin nga kjo; Islami përpiqet që ta stimulojë e ta zhvillojë e ta ngritë njerëzoren.

7- Kush i ekspozon të metat e një individi ose të një grupi në mënyrë nënçmuese, shpeshherë do të privohet nga aftësitë e tija dhe të mirat që i ka dhënë Allahu, qoftë ai t’i ekspozojë ato me fjalë apo me gjeste, bullizuesi është i kërcënuar me dënim.Ndalo përgojimin sepse ky veprim sjell apo hap dyer të shumta të të këqijave.

Përkthim Hoxhë Shpend Zeneli

0 287

Allahu i madhëruar thotë: “Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat).” Rum, 41

Të nderuar, njeriu duhet ta ketë dro Allahun, ashtu sikur që meriton Ai, dhe se droja nga Allahu, Sunduesi e Mëshiruesi, është mburojë nga belatë dhe pengesë nga fatkeqësitë: “E kush i frikësohet Allahut, Ai atij ia lehtëson punën.” Talak, 4.

Një ditë prej ditëve i dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) doli nga shtëpia e tij për në xhami me shpejtësi, duke e tërhjekur izarin  e tij, i brengosur dhe i trishtuar, i dha urdhër thirrësit që të thërret: “tubohuni për namaz, tubohuni për namaz.”

A thua vallë çfarë e brengosi të dërguarin (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem)? Cili ishte lajmi që do jipte? A ka ndodhur ndonjë ndryshim në gjithësi? është zënë dielli, ka ndryshuar formën, është humbur drita e diellit.

Sahabët u tubuan në xhami, renditeshin në safe pas të dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem), faleshin me frikërespekt, ku qëndrimi rukuja dhe sexhdja e atij namazi zgjati shumë kohë, derisa përfundoi i dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) u kthye kah sahabët dhe ju tha: Dielli e Hëna janë shenja prej shenjave të Allahut, ato nuk zihen për shkak vdekjes së ndokujt e as për lindjen e dikujt, por janë shenja prej shenjave të Allahut, me to Allahu i frikon robërit e Tij, e nëse i shihni ashtu, luteni Allahun, bëni tekbire, faluni dhe jepni sadaka.” Më pas tha: “O umeti i Muhamedit, betohem në Allahun se nuk ka më xheloz se Allahu kur një rob i Tij bën zina apo një prej robëreshave të Tija bën zina, o umeti i Muhamedit, sikur të dinit ju atë që di unë, do të qeshni më pak e do të qani më shumë.”

Rreth këtij rasti duhe të nxjerrin disa shkoqitje e përsiatje:

Shkoqitja e parë: në qëndrimin e të dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) në raport me këtë ndryshim kozmologjik, kështu që i dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) nuk ishte i pandjeshëm, e as që i jipte një përshkrim materijal (sipërfaqësor), por atë e lidhi me Krijuesin dhe menaxhimin e Tij të gjithësisë.

Kështu edhe besimtarët duhet të kenë një pikpamje që dallon nga të tjerët në lidhje me ndryshimet e universit dhe katastrofat tokësore, qoftë tërmetet, apo fortunat, apo cunamet, e të tjerat.

Sepse besimtarët kanë besimin e tyre që u tregon se çfarëdo që lëviz në univers është si pasojë e caktimit të Allahut, e nuk del asgjë prej dëshirës së Tij, e as që ndodh diç pa vullnetin e Tij.

Po, edhe fatkeqësitë e katastrofat kanë shkaqet e tyre konkrete, dhe kanë shpjegimet shkencore, por kjo nuk do të thotë që të përkufizohemi vetëm në ato shkaqe, e të harrojmë Krijuesin, Shkaktarin, Ai që i sjell gjërat në ekzistencë.

Allahu kur të dëshirojë diç, i krijon edhe shkaqet, e më pas i lidh atyre edhe pasojat, sikur që thotë Allahut: “Kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë) e atyhit (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi i merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht.” Isra, 16.

Bile, nënshtrimi ndaj shpjegimeve të pastra materijale, dhe lidhja e njeriut me to, duke pasur parasysh çrregullimet në aspektin e besimit që përmbajnë ato, njashtu është edhe prej zbukurimeve të shejtanit dhe një prej veprave të tija, Allahu thotë: “E pse të mos përuleshin kur ju erdhi atyre dënimi jonë? Por zemrat e tyre ishin ngurosor, po edhe djalli ua hieshoi atë që bënin.” EnAmë, 43.

Shkoqitja e dytë: se çfarëdo që ndodh në këtë univers prej ndryshimeve dhe katastrofave, janë porosi për banorët e tokës, që u flasin atyre për madhështinë e Krijuesit dhe paaftësinë e dobësinë e krijesave, u flasin se urdhëri është i Allahut prej në fillim e deri në mbarim, dhe se njeriu sado që është tiran dhe e tepron ,sado që është mendjemadh e kriminel, dhe se ai, nuk mund të jetë fitues në tokë, e nuk ka ndihmës e mbrojtës tjetër për të pos Allahut. Sado që u jipet njerëzimit prej përparimit, fuqisë dhe diturisë, ata do të qëndrojnë të paaftë e të hamendur para ajeteve e shembujve, e nuk kanë se si t’i kundërshtojnë e nuk kanë se si t’i ndalojnë. Allahu thotë: “Po, kur Allahu vendos ta ndëshkojë një popull, atë nuk ka kush që ta zbrapsë. Ata, (njerëzit) nuk kanë mbrojtës tjetër pos Tij.” Rad, 11

Shkoqitja e tretë: i dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) e përmendi eklispin e diellit se është një prej shenjave të Allahut, me të cilën i frikëson robërit e Tij. Kështu që është detyrë e besimtarëve që të shikojnë hollësisht këto ndryshime në horizont, e këto katastrofa të dhimbshme të njerëzimit se janë shenja paralajmëruese nga Allahu, për çfarë duhet të dridhen zemrat, e sytë të lotojnë, e kur ato shenja t’i shohim të na rrënqethet lëkura. “E mrekullitë (ose fenomenet natyrore që shkatërrojnë), Ne nuk i dërgojmë për tjetër vetëm për frikësim.” Isra, 59

Kështu që kujtimi dhe marrja e mësimit nga dhimbjet është urtësi që e dëshiron Allahu i madhëruar, “Ne e provuam popullin e faraonit me skamje dhe me pakësim të frutave, në mënyrë që të marrin mësim.” Araf, 130.

E nëse merret mësimi dhe kujtimi, më pas vje keqardhja, kthimi dhe nënshtrimi ndaj Allahut të madhëruar: “Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat).” Rum, 41.

Sa mirësi të fshehta ndër mbulesën e gajbit ekzistojnë tek këto caktime të Allahut! Sa njeri i shkujdesur është zgjuar atë ditë që ka ndodhur fatkeqësia në tokë! Sa prej atyre që i humbin farzet e Allahut, fillojnë t’i njohin të drejtat e Tij atë ditë kur është goditur nga dëmi i papritur! Sa prej tyre që janë dorështrënguar japin kur zemrat e tyre të rrënqethen nga pamjet e të plagosurve e të fundosurve!

E gjatë këtyre fatkeqësive ndodhin mirësi, e rikthime dhe ecje drej Allahut gjë që nuk ndodh në raste tjera, e ky rikthim është i kërkuar në ajetet e Kuranit: “Ne i provuam me të mira e me të këqija, në mënyrë që të tërhiqen nga e keqja.” Araf, 168.

Dhe Ne nuk u treguam asnjë mrekulli (ndëshkuese) që nuk ishin më të mëdha se njëra-tjetra dhe ashtu i ndëshkuam në mënyrë që të tërhiqeshin nga rruga që praktikonin.” Zuhruf, 48.

Shkoqitja e katërt: se dënimet, fatkqesitë e shenjat janë të ndërlidhura me mëkatet e njerëzve, për këtë i dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) na ka paralajmëruar nga mëkatimi ndaj Allahut në momentin kur ai pa shenjat e Zotit, për të mos i nëpërkëmbur ndalesat e Tij, ku pasi që pa këto shenja ai tha: “o Umeti i Muhamedit, betohem në Allahun se s’ka askush më xheloz se Allahu kur robi i tij mashkull bën zina, apo kur robëresha e tij bën zina.”

Pa dyshim se s’ka njeri më të ditur se Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) për Allahun, për atë se çfarë Allahun e hidhëron, se çfarë sjell dënim. Këtë kuptim profetik për Allahun e madhëruar, ai (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) na e ka përsëritur në shumë raste, saqë kanë arritur gradën e tevaturit (transmetime të nje grupi të madh), se mëkatet janë shkak i dënimeve dhe fatkeqësive.

Pyetet i dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem): A do të shkatërrohemi kur në mesin tonë ka njerëz të mirë? Tha: Po, kur të shtohet e keqja.!

Dhe njashtu ka thënë: “Njerëzit kur ta shohin zullumqarin, dhe nuk e pengojnë atë, ka gjasa që Allahu t’i përfshijë që të gjithë me dënim nga Ai”.

I dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Njeriu privohet nga risku për shkak të mëkatit që ka vepruar.”

Në një prej haditheve të tija u drejtohet muhaxhirëve me fjalët: “të nderuar muhaxhir, pesë vese, lus Allahun të mos i arrini.” Kështu i porosiste ata: “nuk ndodh që të shfaqet zinaja në një popull, deri sa ta shfaqin haptas, pos se ata do të sprovohen me epidemi dhe sëmundje që nuk ka qenë asnjëherë si më herët, nuk ndodh që njerëzit te mangësojnë në peshore, vetëm se ata do të sprovohen me thatësira dhe vështirësi për t’u furnizuar dhe me zullum nga ana e udhëheqësve, e saherë që njerëzit ta ndalin zekatin e pasurive, do të ndalet shiu prej qielli e sikur të mos ishin kafshët nuk do binte shi aspak, e saherë që njerëzit do t’i prishin besëlidhjet (marrëveshjet) Allahu do t’u sjell atyre armik jo nga mesi i tyre, e i cili do të merr diç prej asaj që ata posedojnë, e kur prijësat nuk do të punojnë me atë që ka zbritur Allahut në Librin e Tij, Allahu do të vendos ngatërresa në mesin e tyre.”

Në kohën e Omerit (radijAllahu anhu) u dridh toka, e u dridh edhe zemra e Omerit, kështu ai i thërriti njerëzit dhe u mbajti tyre një ligjëratë, dhe tha: O banorë të Medines, sa shpejt që po sjellni risi, betohem në Allahun sikur edhe njëherë të rikthehet (tërmeti) do ju nxjerr të gjithëve prej Medines.”

Omer ibën AbdulAzizi, një prej prijësave të drejtë, i porositi njerëzit me fjalët: “Vërtet, Allahu nuk dënon një popull për mëkatin e disa individëve, por i dënon ata kur mëkati të shfaqet haptas.”

Këto janë disa prej fjalëve profetike, dhe prijësave të parë: fatkeqësitë vijnë si pasojë e mëkateve.

Ajo që duhet ta dijmë është se ndëshkimet e Zotit që janë si pasojë e mëkateve mund të jenë ndëshkime të prekshme po që ndëshkimi të mos jetë i dukshëm, sikur që është përçarja dhe divergjencat, sikur që thotë Allahu i madhëruar: “Thuaj: “Ai ka fuqi (t’ju shpëtojë, por edhe) t’ju sjellë dënim prej së larti ose prej së poshti nën këmbët tuaja apo t’ju ndajë në grupe e ta luftoni njëri-tjetrin. Shih se si i sqarojmë faktet në mënyrë që të kuptojnë.” EnAmë, 65.

Mund të jetë edhe kriza ekonomike, e që në Kuranin Famëlartë njihet me termin “skamje”, e mund të jetë ndëshkimi në formë abstrakte si: nënçmimi, dobësia dhe poshtrimi.

Shkoqitja e pestë: Këto ndryshime e fatkeqësi ndodhin vetëm si pasojë e urtësisë dhe drejtësisë së Allahut: “Kush bën mirë, ai e ka për vete, e kush bën keq, ai vepron kundër vetes, e Zoti yt nuk bën padrejtë ndaj robërve.” Fusilet, 46.

Nëse zbret në një vend ku ka kundërshtarë të fesë së Allahut, përgënjeshtrues së profetit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) atëherë ajo fatkeqësi është dënim dhe ndëshkim, Allahu thotë: “Nëse ata refuzojnë (gjykimin tënd), ti dije se Allahu ka për qëllim t’i ndëshkojë për disa mëkate të tyre.” Maide, 49.

Për shkak të mosbesimit, inatit dhe refuzimit zbritt mbi popujt e mëhershëm ndëshkimi i Zotit: “Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharruam në tokë dhe disa i përmbytëm në ujë. Allahu nuk u bëri atyre ndonjë të padrejtë, por ata vetes së tyre i bënë padrejtë.” Ankebut, 40.

Atëherë kur tërmetet ndodhin në vende islamike, atëherë e kemi për detyrë që këto katastrofa t’i shikojmë në dy aspekte:

E para: në aspektin e sprovës, dhe se kjo ndodhi është pastrim për muslimanët dhe falje e gjynaheve të tyre, ngritje e gradave dhe testim për besimin e tyre, dhe njëkohësisht testim për nënshtrueshmërinë ndaj caktimeve të Allahut.

Nga fjalët e të dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) është përcjellur se: “nuk ndodh një fatkeqësi për një besimtar e një besimtare, deri sa të ecën në tokë paasnjë mëkat.”

“Çkado që e godet besimtarin, qoftë brengë, një problem apo mërzi, saqë edhe një gjemb që e godet, vetëm se Allahu do t’ia falë meto mëkatet e tija.”

“kur Allahu ia do të mirën një robi të Tij, ia përshpejton ndëshkimin.”

Kështu që , jo çdo fatkeqësi është dënim, por mund që të jetë mëshirë për njerëzit, e sprova dhe fatkeqësia kanë ndodhur edhe në kohën e të parëve të këtij umeti; kështu që ishte periudha e urisë, dhe e epidemisë në qytetin e Amvesit në kohën e Omerit, kurse mirësia që ishte tek ai dhe tek familja e tij nuk ishte edhe diku tjetër.

Së dyti: që të shikojmë këto fatkeqësi me sy të kërcënimit, dhe se ato mund që të jenë edhe dënime për shkak të lëshimeve që kanë ndodhur, e të këqijave që janë përhapur, kështu besimtari frikohet që këto sprova të mos jenë si shkak i asaj që e kanë meritar njerëzit, Allahu thtoë: “Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë.” Shura, 30.

Po, nuk duhet menduar se ato ndodhi që ju kanë ndodhur muslimanëve janë vetëm se si pasojë e mëkateve të tyre, por detyra e jonë është që njeriu ta llogarisë veten e tij, të përmirësojë atë që e ka çrregulluar, nga frika se ato ndodhi mund që të kenë ndodhur në vendin e tyre si një dënim për ta, e ata duke mos e ndjerë.

Shoqitja e gjashtë dhe e fundit: tërheqja e vërejtjes nga mëkatet në kohë sprovash nuk nënkupton që të akuzojmë të tjerët për mangësi, e gjykimi i tyre se janë të shthurur, ngaqë i dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) kur frikohej nga dënimi i Zotit, ua a ua tërhiqte vërejtjen njerëzve nga mëkatet duke i akuzuar ata sejanë keqbërës, apo i gjykonte se janë të devijuar?!

Duhet që sprovat t’i shtyejmë me istigfar: “Po Allahu nuk do t’i dënojë ata, derisa ti (Muhammed) je në mesin e tyre dhe Allahu nuk do t’i dënojë, derisa ata kërkojnë falje.” Enfal, 33.

Të kujdesemi nga fatkeqësitë me përmirësim të vetes dhe shoqërisë: “E Zoti yt nuk është që të shkatërrojë mizorisht vendet, nëse banorët e tyre janë punëmirë.” Hud, 117.

Të jemi prej atyre njerëzve që ndalojnë nga e keqja në tokë, tëshpeshtojmë sadakanë e fshehur, ngaqë ajo e shuan hidhërimin e Zotit, të jemi afër njerëzve të dobët e nevojtarëve.

T’i kthehemi Zotit me sinqeritet dhe sikur Ai meriton, sikur që ishin të parët e umetit, tëcilët bashkuan mes veprave të mira dhe frikës prej Zotit në kohë tëkrizave.

Lusim Allahun të na mbrojë të mos jemi prej atyre që bashkuan mes mëkateve dhe sigurisënga dënimi i Allahut, lusim Allahun të na mbrojë nga verbërimi i syve, të cilët i mashtroi dynjaja. Lusim Allahun që të jemi pre atyre që Allahu thotë për ta: “A nuk e shohin ata se për çdo vit sprovohen një herë apo dy herë, e përsëri nuk pendohen e as nuk marrin mësim.” Teube, 126.

Nëse meditojmë rreth jetës njerëzore përgjatë periudhave të fundit, do të shohim shumë qartë katastrofate shumta që kanë ndodhur në tokë, qofshin ato: tërmete shkatërruese, vullkane, luftra, vërshime, kriza ekonomike, epidemi të ndryshme, e shumë lloje të ndryshme që më herët nuk i ka njohur njerëzimi, në këto forma dhe të njëpasnjëshme sikru që janë tani, dhe se ajo që është përkeqardhje se komentimi i materijal i këtyre ndodhive është më i shpeshtë tek muslimanët.

Kurse Allahu thotë: “E mrekullitë (ose fenomenet natyrore që shkatërrojnë), Ne nuk i dërgojmë për tjetër vetëm për frikësim.” Isra, 59.

Ata nuk dëshirojnë të dëgjojnë fjalën “Thuaj: “Ajo është nga vetë ju”!

E që Allahu ua tha edhe shokëve të të dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem): “E kur juve u goditi një dështim (në Uhud) e që ju ia patët dhënë atë dyfish (armikut në Bedr), thatë: “Prej nga kjo”? Thuaj: “Ajo është nga vetë ju”!” Ali Imran, 165.

Ata të cilët kanë shkaktuar një llojë zhurme, që të pështjellin çështjen e lidhjes së katastrofave me mëkatet, me dyshime të ndryshme, që nuk është momenti këtu për t’iu përgjigjur të gjithave, prej tyre ajën dyshimet:

Se ka vende që janë më të shthurura dhe me mëkate më të mëdha, përse atje nuk zbresin këto katastrofa të dëmshme?

Saqë ne habitemi nga guximi i këtyre, vallë, me këtë pyetje ata dëshirojnë të llogarisin veprimet e Allahut? “Ai nuk pyetet se çka punon, po ata, (njerëzit), pyeten.” Enbija, 23.

A kanë harruar këta se dënimi u shtyhet për një afat të gjatë jobesimtarëve. “Dhe atyre Unë u jap afat, sepse ndëshkimi Im është shumë i fortë.” Kalem, 45.

Në hadith thueht: Allahu e afatizon zullumqarin, e kur Ai  ta merr, nuk shpëton më.

A nuk e kujtojnë këta se ndohditë mund të jetë abstrakte, që Allahu t’ua vulosë zemrat e tyre e të mos udhëzohen në rrugën e drejtë, sikur që Allahu vulosi zemrat e çifutëve, që u bënë më të ngurta se gurët, .

Kurse dyshimi tjetër që e përsërisin këta është; cili  është faji i të pafajshmëve, si gratë e fëmijët, kur mbi ta ndodhin këto fatkeqësi, pse ata mirren për shkak të krimi të të tjerëve?

Sa i takon këtij dyshimi mund të thuhet: jo çdo secili mbi të cilin ndodh fatkeqësia është edhe dënim për të, ndodh që të ndodh një fatkeqësi mbi besimtarin për një urtësi që e di Allahu, qoftë për falje gjynahesh apo për ndritje në grada, e nuk do të thotë se ai ka qenë meritor për t’u dënuar, Allahu thotë: “Përkujto edhe robin tonë Ejubin, kur me lutje iu drejtua Zotit të vet: “Djalli më ka goditur me mundim e dhembje!” Sad, 41.

Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli

0 446

Drama suedeze e djegies së Kur’anit Fisnik nuk është asgjë e re për muslimanët në mbarë botën. Nën fasadën e tyre paqedashëse që mbështet lirinë, fshihet një urrejtje e rrënjosur thellë ndaj Islamit dhe muslimanëve. Një veprim i tillë automatikisht ngjall pyetjen te secili prej nesh se pse një komb skandinav që supozohet të jetë tolerant dhe liberal, ka lejuar një urrejtje të tillë ndaj Islamit?

Kjo është për shkak të injorancës së tyre të përgjithshme për fenë dhe përshkrimit të vazhdueshëm, djallëzor dhe negativ që i mvishet Islamit nga mediat dashakeqe. Shumica e tyre nuk e kanë lexuar kurrë Kur’anin si duhet. Ata nuk e dinë se çfarë përfaqëson ky libër hyjnor dhe nuk e kanë idenë se çfarë mësime pêrçon feja me rritje më të shpejtë në botë.

Ata ndoshta nuk e dinë se sikur t’i digjnin të gjithë Kur’anat që ekzistojnë në Suedi, sërish nuk do të jenë në gjendje ta zhdukin Kur’anin nga Suedia, sepse Kur’ani është në kujtimet e mijëra muslimanëve suedezë dhe miliona muslimanëve në mbarë botën. Ne, komuniteti global musliman do të financojmë secili individualisht me kënaqësi në botimin e miliona kopjeve të Kur’anit dhe do ta vërshojmë Suedinë me të. Kur’ani Fisnik nuk ngjason me asnjë libër tjetër, ai është një libër i gjallë, një kushtetutë për shtet dhe udhëzim i jetës së kësaj bote në aspektin fizik, psiqik dhe shpirtëror për mbarë njerëzimin, si dhe udhërrëfyes drejt suksesit në botën e amshueshme.

Ata ndoshta nuk e dinë që Kur’ani është libri më i lexuar në botë. Dikush diku në botë po lexon Kur’an në çdo sekondë të kohës tokësore. Asnjë libër tjetër nuk lexohet, mësohet përmendësh dhe zbatohet sikur Kur’ani. Mendjelehtët, me cirkun e tyre të neveritshëm të djegies së Kur’anit vetëm se do ta rrisin leximin e tij edhe më shumë dhe më shumë njerëz do ta shkarkojnë atë nga interneti ose do të përpiqen të blejnë një kopje nga një librari lokale. Marifeti i tyre i ulët do të gjenerojë më shumë publicitet pozitiv për Kur’anin.

Ata ndoshta nuk e dinë se Kur’ani është i vetmi libër në fytyrën e tokës që nuk përmban asnjë gabim të vetëm gjuhësor, historik apo shkencor edhe pse i është shpallur 1400 vjet më parë një njeriu që nuk dinte shkrim-lexim dhe jetonte në mes të Gadishullit Arabik. Për më shumë se 1400 vjet shumë janë përpjekur të tregojnë gabime në Kur’anin Famëlartë, por ata dështuan keq. Pavarësisht se sa njerëz e djegin Kur’anin dhe sa njerëz e kritikojnë atë, Kur’ani aspak nuk ka ndryshuar, dëbuar apo braktisur.

Ata që janë të prirur për djegien e Kur’anit, le ta djegin atë, sepse një gjë është e sigurtë: nga një djegie e Kur’anit do të dalin miliona kopje të botuara të Kur’anit, do të ribotoheshin, do të shpërndaheshin në Suedi dhe si pasojë, mijëra njerëz do ta përqafonin Islamin.

Djegia e Kur’anit është një akt marrëzie, por suedezët e zakonshëm nuk janë budallenj. Ata do të shohin të vërtetën pas këtij akti marrëzor. Ky akt i djegies së Kur’anit është më shumë simbol politik i urrejtjes, jo manifestim i sjelljes së civilizuar të një personi të arsimuar. Janë për keqardhje djegësit e Kur’anit sepse duken kaq të dhimbshëm dhe veprimi i tyre duket kaq i neveritshëm. Unë nuk i urrej ata, i ftoj të mësojnë më shumë rreth Islamit. Unë i ftoj ata që të kenë një bisedë të sinqertë me bashkëkombësit e tyre muslimanë suedezë.

Politikanët e krahut të djathtë shpesh përdorin Islamin dhe emigracionin në mënyrë të ndërsjellë. Ata mendojnë se të gjithë emigrantët me ngjyrë (kryesisht ngjyrë kafe) janë muslimanë. Ata mendojnë se njerëzit me qëllim largohen nga vendet e tyre ku dielli shkëlqen 365 ditë në vit, ku klima është e ngrohtë, toka është pjellore dhe natyra është e gjallë me qindra lloje kafshësh dhe bimësh. Ata nuk e kuptojnë se ata emigrantë po u shpëtojnë luftërave që evropianët i kanë nisur dhe financuar, i ikin persekutimit dhe shtypjes që është përdorur nga regjimet e montuara që evropianët

kanë instaluar dhe mbështetur dhe i ikin varfërisë që ata kanë përjetuar për shkak të qindra viteve ekonomike dhe financiare të shfrytëzimit politik nga evropianët. Të fajësosh emigrantët do të thotë të jesh totalisht i pasinqertë në lidhje me rolin e kaluar dhe të tashëm të evropianëve në krijimin e botës së ekstremeve.

Ata fajësojnë Islamin për rritjen e numrit të njerëzve që vijnë në vendin e tyre për të kërkuar azil. Ata janë aq të ndezur saqë nuk shohin se kjo rritje e lëvizjes popullore është e lidhur drejtpërdrejt me qindra vjet kolonializëm, shfrytëzim dhe skllavërim të jo-evropianëve anembanë globit, si dhe pasojat e dekadave të politikës së jashtme joetike. Kundërvajtjet e evropianëve në mbarë botën kanë krijuar fenomenin e kthimit – njerëzit e persekutuar dhe të shfrytëzuar të botës tani po kthehen në Evropë për të kërkuar azil dhe drejtësi.

Për fund, mendoj se ata që e djegin Kur’anin mund të bëhen muslimanë nëse e lexojnë para se ta marrin hapin për ta djegur. Ju që kurrë nuk e keni lexuar këtë libër hyjnor, provojeni ta lexoni dhe do vëreni ndryshimet në veten tuaj rreth botëkuptimit ndaj Islamit dhe shpëtimit nga kriza e mendimit të gabuar për muslimanët.

Amir Shabani

0 567

Në shkencat e zhvillimit ekonomik, muslimanët akuzohen nga ekonomistët industrial se agjërimi i tyre vonon prodhimin dhe pengon rritjen dhe zhvillimin ekonomik.
Kjo nuk është e saktë, pasi ka njerëz që u rritet prodhimi me agjërim dhe njerëz, prodhimi i të cilëve mbetet i njëjtë. Po, mund të ndodhë në disa raste që të ketë njerëz që u ulet prodhimi nga agjërimi. Çështja ka nevojë për një studim real, në të cilin rastet e rritjes mund të kompensohen me rastet e mangësive dhe të mos ketë vonesa në punë dhe prodhim. Duhet mbajtur mend gjithashtu se janë në pyetje kushtet shëndetësore dhe punët e rënda që mund të kërkojnë ndërprerjen e agjërimit në Ramazan dhe kompensimin e tij nëpërmjet ushqyerjes së të varfërve duke ju dhënë iftare.
Në vendet tona arabe dhe islame shihet se në disa vende njerëzit flenë ditën, pa e lënë pas dore namazin dhe punojnë natën, prandaj prodhimi nuk vonohet domosdoshmërisht.
Nga ana tjetër, shohim se orari zyrtar i punës në administratë dhe biznese fillon në orën dhjetë të mëngjesit në vend të orës tetë, kështu që ora e punës zvogëlohet në dy orë.
Supozimi se agjërimi çon në njëfarë vonese të prodhimit drejt bilancit neto, kjo nuk i intereson atij në nivel individual dhe kolektiv, pasi individi ka nevojë edhe për një pushim javor dhe një pushim vjetor, në të cilin ai pushon nga barra e përditshme e punës. Nuk është domosdoshmërisht e ditur që i bie prodhimi, sepse ai pas pushimit do të kthehet më i fuqishëm dhe më produktiv. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “‘Tepruesi nuk arrinë rrugën ta kaloj, e as mbi shpinën e devës të qëndroj.”
Ashtu si individi ka nevojë për një pushim në të cilin mendja dhe trupi i tij mund të pushojnë, ai ka nevojë për një pushim vjetor në të cilin ai mund të pushojë me përkushtim dhe të pushojë i shëndetshëm nga barrat e ushqimit dhe pijeve. Duke supozuar se prodhimi i tij zvogëlohet gjatë muajit të Ramazanit, të mirat shëndetësore të agjërimit do ta ruajnë shëndetin e agjëruesit dhe ai do të kthehet pas agjërimit si një person më i shëndetshëm dhe më energjik.
Rrjedhimisht, pikëpamja e studiuesve të ekonomisë dhe zhvillimit industrial për agjërimin është e pjesshme dhe e njëanshme, duke marrë parasysh vetëm një aspekt dhe duke neglizhuar të gjitha aspektet e tjera që kanë një vlerë kompensuese që mund ta tejkalojë vlerën e supozuar që mungon. Allahu e di më së miri.

Shkruajti: Dr. Refik Junus El-Misrij
Përktheu nga arabishtja: Mr. Amir Shabani

0 1943

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, i Cili na begatoi me dhuntinë më të madhe, fenë islame, këtë fe Allahu na e përsosi dhe e plotësoi dhe atë e përzgjodhi si fe për ne, Allahu thotë: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.” Sureja Maide, 3.

Dëshmoj se s’ka të adhuruar tjetër përpos Allahut, Ai është Një dhe i pashoq, Atij i takon pushteti, lavdërimi, dhe Ai për çdo gjë është i plotfuqishëm, na ligjësoi fenë për ta ngritur njeriun në piedestale të larta fisnike, virtyte bujare dhe vepra të lavdëruara, Allahu thotë: “O ithtarë të librit, juve ju erdhi i dërguari Jonë që ju sqaron shumë nga ajo që fshihnit prej librit, e për shumë nuk ju jep sqarime. Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë. Allahu e vë me atë (me Kur’anin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë.” Sureja Maide, 15-16.

Dëshmoj se Muhamedi është i dërguar i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), Allahu e dërgoi me udhëzim dhe fe të vërtetë që të mbizotroj mbi të gjitha fetë tjera, me të u udhëzuan njerëzit dhe i nxorri nga errësirat në dritë, erdhë feja e fundit që të plotësohen virtytet morale, sikur që thotë i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të): “Jam dërguar që të plotësoj virtytet morale.”

O Allahu bekoe dhe mëshiroje të dërguarin tanë, familjen dhe shokët e tij.

Të nderuar besimtarë!

Allahu na e ligjësoi këtë fe që të na përmirësojë jetën e kësaj bote dhe që të gëzojmë lumturi në të dy botët, kështu që feja jonë është feja e vetme që realizon lumturinë për individin dhe shoqërinë sepse është fe gjithëpërfshirëse që përshtatet me natyrshmërinë e pastër njerëzore, sepse Allahu i madhëruar është Ai i Cili ka krijuar gjithësinë dhe e di saktësisht se çfarë është e mirë dhe çfarë është e dëmshme për të. “A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë.” Sureja Mulk, 14.

Islami është t’i nënshtrohesh Allahut me bindje dhe ta adhurosh Atë me adhurime dhe me largim prej shirkut dhe ithtarëve të tij.

Islami është feja që e përzgjodhi  Allahu për mbarë njerëzimin, dhe na informoi se Ai nuk do të pranojë asnjë fe tjëtër, Allahu thotë: “Feja e pranueshme tek Allahu është Islami.” Surej Ali Imran, 19

E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit.” Sureja Ali Imran, 85

Ndërsa i dërguari i Allahu e definoi islamin, sikur që qëndron në hadithin e Xhibrilit (alejhi selam), me pesë kushtet e tij, kur u pyet: O Muhamed! Më trego për islamin? I dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) tha: Islami është të dëshmos se s’ka të adhuruar tjetër pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Allahut, , të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të bësh haxhin në Qabe, nëse ke mundësi të shkosh.” Ai iu përgjigj: Të vërtetën e the. E shënon Buhariu dhe Muslimi

S’ka fare dilemë se islami është feja e vërtetë e zbritur nga Allahu i madhëruar, është metodologji e jetës, e përsosur, kjo fe përbëhet nga ajo që gjendet në librin e Allahut (Kuranin) të cilit libër nuk i vije e kota, është libër i zbritur nga i Urti i Lavdëruari, dhe përbëhet nga ajo që është vërtetuar nga udhëzimi profetik, dhe kjo krejtësisht ndryshe nga metodologjitë dhe fetë tjera. E ndoshta me një pasqyrim të përgjithshëm të këtyre metodologjive të cilat janë prezente tek njerëzit do të na e sqaronte edhe më mirë.

Ligjet prezente në tokë:

Të gjitha ligjet që janë në fuqi –përpos fesë islame- nuk dalin prej njërës prej këtyre tre kategorive:

Një:  Metodologji fetare e deformuar: që në origjinë është hyjnore, mund të ketë edhe libër qiellor të zbritur nga Allahu, por aty ka depërtuar ndryshimi dhe shtrembërimi, fshirja dhe shtimi, kështu që është përzier mes fjalëve të Allahut dhe fjalëve e epsheve të njerëzve, sikur që janë fetë; jahudizmi dhe krisherizmi.

Dy: Metodologji fetare njerëzore: është fe, ngaqë aty manifestohen rite adhurimi, dhe hyjnizimi, që i zbaton njeriu për një hyjni ose për disa prej hynive të pretenduar, qofshin: njeri, gurë, pasuri, epsh, e të tjera. Mund që aty të mos ketë asnjë dobi nga ana e njeriut e as rregulla për jetën e tij, por janë thjeshtë rite të paqarta dhe të frikshme.

Llogaritet fe njerëzore ngaqë është shpikje e njeriut, kështu që s’ka asnjë lidhje me atë që është prej Allahut, sikur që janë: hinduizmi, budizmi, satanizmi, paganizmi, e tjera.

Tre: Metodologji qytetare e pastar njerëzore: që ka të bëjë me rregullimin  e jetës sënjeriut në dynja, kështu duke u kujdesur për dobitë e njeriut sipas rregullave, normave të kësaj bote, është njerëzore ngaqë burimi i tyre është tek njeriu, qoftë individë ose grupe, është rezultat i mendjes së njeriut, pikëpamje dhe përziatje të tij, si përshembull: shekullarizmi, komunizmi, kapitalizmi, ekzistencializmi, e të tjera.

Këto metodologji të cilat janë ende në fuqi në mesin e njerëzve, nuk realizojnë aspiratat e njeriut ngaqë janë të mangëta, mbetet islami i vetëm me cilësitë dhe pastërtinë, me lartësinë dhe përsosmërinë e tij që dallon ga që gjitha metodologjitë dhe fetë tjera, kjo fe ka forcë që të mbetet përherë kundër betejave të ndryshme kulturore, ideologjike e civilizuese, sepse kjo fe mban në vete virtyte që i japin meritë, na mjafton premtimi i Allahut, të Gjithdijshmit, se fundi i takon të devotshmëve, Allahu thotë: “Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e Allahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë. Ai (Allahu) është që e dërgoi të dërguarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejtën idhujtarët.” Sureja Teube, 32-33.

Ky është një realitet i qartë të cilën e vërejnë edhe disa perëndimorë, të cilët folën me gjuhët e tyre, për të vërtetën të cilën dëshmojnë edhe armiqtë e saj.

Shkrimtari i njohur  Hilaire Belloc ka thënë: nuk më mbetet asnjë pikë dyshimi se civilizimi i cili lidh gjitha pjesët e saja me një lidhje shumë të fortë, dhe mban të gjitha skajet fuqishëm, ajo që bartë me vete besimin (akides), është islami, jo vetëm që e pret një e ardhme e shkëlqyer por do të jetë edhe një rezik i madh për armiqt e tij.

Madhështia e dukshme e Islamit: Këto madhështi janë veçoritë dhe cilësitë që e dallojnë fenë islame nga fetë dhe qasjet (metodologjitë) tjera.

E para: Është fe hyjnore

Islami është feja e Allahut të madhëruar që ai e zgjodhi për krijesat e Tij, e kjo konsiderohet prej veçorive më të mëdha, e çdo veçori tjetër është rezultat dhe fryt i kësaj veçorie.

Është feja që Allahu ia zbriti Muhamedit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), Ai e mori përsipër ta ruan, ta ndihmon, ta triumfon mbi gjitha fetë tjera.

Është fe e Allahut që burim ka Kuranin famëlartë dhe sunetin autentik.

Kurani është fjalë e Allahut e zbritur te Muhamedi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) , të cilin e ruajti Allahu i madhëruar “Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.” Sureja Hixhr, 9.

Suneti është burimi i dytë, njashtu shpallje nga Allahu i madhëruar sikur që thotë Allahu për të dërguarin e Tij, “Dhe ai nuk flet nga mendja e tij. Ai (Kur’ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet.” Sureja Nexhm, 3-4.

Allahu sqaroi përgjegjësinë e të dërguarit Muhamed (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), e që është kumtimi i fesë tek njerëzit, Allahu thotë: “Po nëse ju përgënjeshtroni, edhe popuj para jush përgënjeshtruan, e të dërguarit nuk i takon tjetër pos komunikimi i kuptueshëm.” Sureja Ankebut, 18.

Allahu thotë: “Nëse ata (idhujtarët) refuzojnë, Ne nuk të kemi dërguar ty rojë të tyre, ti ke për obligim vetëm komunikimin.” Sureja Shura, 48.

Ai (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) është ndërmjetësuesi mes kumtimit të fesë së Allahut prej Allahut deri tek krijesat, e që t’ua sqarojëatyre fenë, Allahu thotë: “Po kështu me urdhrin tonë Ne të shpallëm edhe ty shpirtin (Kur’anin). Ti nuk ke ditur çka është libri (Kur’ani) as ç’është besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve tanë. Në të vërtetë, edhe ti udhëzon për në rrugën e drejtë. Në rrugën e Allahut, të cilit i takon çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e ta dini se të gjitha çështjet janë me vullnetin e Allahut.” Sureja Shura, 52-53.

Një aspekt tjetër se kjo fe është hyjnore; ashtu sikur që është fe që buron nga Allahu, synimi i kësaj feje është arritja e kënaqësisë së Allahut, dhe zbatimi i adhurimeve për hir të Tij, ky synim është edhe shkaku pse Allahu krijoi xhinët dhe njerëzit, sikur që thotë Allahut, “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as s’dëshiroj të më ushqejnë ata. Allahu është furnizues i madh. Ai, fuqiforti.” Sureja Dharijat, 56-58.

Prej fryteve të kësaj veçorie janë:

1.Islami shpjegon për të vërtetat e mëdha që njeriu nuk mundet t’i njeh ndryshe përveç se përmes shpalljes së mbrojtur, sikur që janë: njohja e Krijuesit, Cilësitë, urdhrat, ndalesat, fillimi i krijimit, dhe synimi i krijimit të njeriut, etj.

2.Është fe e Allahut që është e pastër nga mangësitë, kundërshtimet, prej padrejtësive, është ligj i Allahut të gjithëdishmit gjithinformuarit, i Cili çdo gjë di në tokë e në qiell, Allahu për të treguar madhështinë e fesë dhe pajtueshmërin e ligjeve të Tija thotë: “A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur’anin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej Allahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie.” Sureja Nisa, 82.

3.Pajtueshmëria e fesë me diturinë e saktë, mendjen e shëndoshë. Është fe që kujdeset për dituri dhe ngrit dijetarët, e nderon mendjen dhe u flet mendjes së të mençurve, Allahu e sqaroi pozitën e diturisë dhe mendjes, dhe pozitën e dijetarëve dhe mendarëe, Allahu thotë: “Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, po këta nuk i kupton kush pos dijetarëve.” Sureja Ankebut, 43.

4.Lirimin e njeriut nga adhurimi i njerëzve dhe adhurimi i epsheve, që të jetë i sinqertë në adhurimin e Allahut të madhëruar, të punojë në përputhje me ligjet, udhëzimet, urdhrat dhe ndalesat e fesë.

Kur zbriti fjala e Allahut për jehudët dhe të krishterët “Ata i konsideruan “ahbarët” (priftër jehudi) të tyre, “ruhbanët” (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos Allahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj Allahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos Tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë.” Sureja Teube, 31.

Adij ibën Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) kishte dëgjuar të dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) duke thënë: “Ata nuk i adhuronin por kur ata e bënin hallall një gjë edhe ata e lejonin dhe kur ua ndalonin ndonjë gjë ata e ndalonin.” E shënon Tirmidhiu

E sikur që tha Rabi ibën Amir (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) para Rustumit, komandantit të ushtrisë së Kisras: “Allahu na dërgoi që t’i nxjerrim ata që Allahu dëshiron, nga adhurimi i njerëzve në adhurim ndaj Allahut, nga ngushtësia e dynjasë në gjerësinë e saj, nga padrejtësia e feve në drejtësinë e islamit.”

5.Përgjigjja e nevojave njerëzore, dhe atë duke ligjësuar atë që u bën dobi dhe atë që i përmirëson ata, është fe e Allahut i Cili krijoi njeriun dhe e di çfarë është e përshtatshme për këtë shpirt njerëzor “A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë.” Sureja Mulk, 14.

E dyta: Është fe gjithëpërfshirëse

Allahu ligjësoi fe gjithëpërfshirëse si në dispozitat e fesë ashtu edhe në ligjet e saj, për të gjitha krijesat e Tij, prej xhindëve dhe prej njerëzve, për sjelljet dhe raportet e tyre, kudo që të jenë ata, mbi çdo pjes ëtë tokës dhe ndër secilin qiell, Allahu thotë: “Dhe (përkujtoju njerëzve) atë ditë, kur në secilin popull do të sjellim dëshmitar kundër tyre, e ty të sjellim dëshmitarë kundër atyre. Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për muslimanët.” Sureja Nahl, 89

Gjithpërfshirja bëhet edhe më e qartë përmes shpjegimeve të mëposhtme:

1.Është fe për të dy kategoritë e krijesave; xhindët dhe njerëzit, sa i takon për njerëzit kjo është e qartë sikur që kuptohet përmes ajeteve të Kuranit Famëlartë, Allahu thotë: “E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.” Sureja Enbija, 107

Allahu thotë: “Thuaj (Muhammed): “O ju njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut te të gjithë ju.” Sureja Araf, 158

Ndërsa sa i takon xhindëve, Allahu thotë: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” Sureja Dharijat, 56.

Dhe kjo është një skenë nga dëgjimi i tyre për lajmin e të dërguarit të Allahut, dhe shpejtimin që të zbatojnë atë dhe të thërrasin të tjerët, duke bartur me vete kërcënimin dhe përgëzimin, Allahu thotë: “Kur disa prej exhinëve i drejtuam te ti që ta dëgjojnë Kur’anin dhe kur u afruan dhe e dëgjuan atë, thanë: “Heshtni!” dhe kur u krye, u kthyen te populli i vet dhe e këshilluan. Thanë: “O populli ynë, ne dëgjuam një libër të shpallur pas Musait, që vërteton atë para tij, që udhëzon në të vërtetën dhe në rrugën drejtë!” O populli ynë, përgjigjuni thirrësit të Allahut dhe besoni atij! Ai ua falë mëkatet tuaja dhe ju shpëton prej një dënimi plot vuajtje. E kush nuk i përgjigjet atij që thërret në rrugën e Allahut, ai nuk është i pamposhtur në tokë dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtës, të tillët janë në një humbje të hapët!.” Sureja Ahkaf, 29-32.

2.Është fe gjithëpërfshirësë për çdo kohë, që prej momentit të shpalljes e deri në ditën e Fundit.

3.Është fe gjithëpërfshirëse, për çdo vend, ashtu që nuk është i veçantë vetëm për një krahinë, e as vetëm për një popull, është gjithëpërfshirës për çdo vend, kërkohet që ta [ërqafon këtë fe secili njeri, në çdo vend dhe prej çfarëdo populli, dhe me këtë vërtetphet se muslimani duhet të zbatojë dispozitat e fesë në çdo vend.

4.Është fe gjithëpërfshirëse për të gjitha etapat dhe situatat e jetës së njeriut, edhe për raportet e tija të ndryshme, duke e udhëzuar në atë që i bën dobi, e ngrit, e mbron dhe e udhëzon.

5.Është fe gjithëpërfshirëse për lëvizjet në univers dhe në jetë, kështu i merr në kosnideratë ato lëvizje edhe në dispozitat dhe ligjet e saj, kështu që nuk ndahen dispozitat e fesë nga lëvizjet në univers, qoftë yjet, dita apo nata, i nxehti apo i ftohti, kështu që ekzistojnë adhurime që lidhen me lëvizjen e diellit, sikur që është puna e pesë kohëve të namazit, syfyri e iftari, e adhurime që lidhen me lëvizjen e Hënës, sikur agjërimi, haxhi e të tjera. Të gjitha këto merren në konsideratë për të sqaruar përgjegjësinë dhe rolin e njeriut drejt tyre, për menaxhim dhe përmirësim, ngaqë universi dhe krijesat të githa janë të Allahut: “E Tij është çdo gjë që ekziston në qiej dhe në tokë dhe çdo gjë që gjendet midis tyre, edhe ç’ka nën dhe.” Sureja Taha, 6.

6.Është  fe gjithëpërfshirëse për udhëzimin e pikpamjeve të njeriut në konekst të dynjasë dhe ahiretit, janë dy botëra të plota, e njeriu në secilën prej tyre ka hise, kështu që dynjaja është tokëpjellore e ahiretit, aty njeriu mbjell atë që dëshiron ta korë në ahiret, Allahu thotë: “Dhe me atë që të ka dhënë Allahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos lë mangu atë që të takon nga kjo botë.” Kasas, 77.

Me këtë vërtetohet se për muslimanin, në çdo çështje të tij dhe për çdo lëvizje të tij Allahu ka zbritur dispozitë dhe gjykim, se feja islame është metodologji e jetës, prek çdo lëvizje të njeriut, me këtë i bëhet replikë të gjithë atyre që kundërshtojnë pikëpamjen islame për gjithëpërfshirjen e saj për të gjitha çështjet e jetës politike, ekonomike, shoqërore, etike e të tjera. Ka prej tyre që shkruajnë artikuj propaganduese si thënia e tyre “Nuk ka politikë në fe, e as fe në politikë”, atyre u thuhet se Allahut i takon çdo urdhër, çdo ndalesë, çdo menaxhim, çdo dispozitë e çdo gjykim “E tërë çështja është vetëm në duar të Allahut.” Sureja Ali Imran, 154.

Allahu thotë “Çështja është vendim i Allahut, fillim e mbarim.” Sureja Rum, 4.

Islami në formë të prerë kundërshton ata që marrin fenë me epshe, duke braktisur prej fesë atë që nuk i shkon përshtati me epshin e tij, duke harruar se islami është një, nuk copëtohet, Allahu thotë: “S’ka dyshim se ata që nuk besojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij, dëhirojnë të bëjnë dallim mes Allahut dhe të dërguarve të Tij e thonë: “Ne i besojmë disa e nuk i besojmë disa të tjerë” e mes këtij duam të marrin një rrugë. Të tillët lanë jobesimtarët e vërtetë; e Ne kemi përgatitur dënim të fortë e nënçmues për jobesimtarët.” Sureja Nisa, 150-151.

Allahu na urdhëron që ne të hyjmë në islam plotësisht, Allahu thotë: “O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (përqafojeni fenë islame në tërësi).” Sureja Bekare, 208.

Vazhdon  …

Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli

0 1715

1. Profesori Koçak, një ndër shtyllat e kemalizmit, në vitin 2011 deklaroi: “po të mos ishin sabatajistët, nuk do kishim mundësi të themelonim republikën tonë, e përsëris gjithmonë.

agim01

2. Sabatajistët patën një rol të madh në rrëzimin e Kalifatit Osman dhe themelimin e shtetit modern turk. Sabatajistët e “Bashkim dhe Përparim”-it themeluan Izraelin. Në atë kohë shumica prej tyre jetonin ne Stamboll dhe Selanik.

David Ben-Gurion, kryeministri i parë izraelit dhe shoku i tij Yitzak Ben-Zvi, kryeministri i dytë izraelit, dy studentë të drejtësisë në Stamboll.

agim02

3. Sabatajistët tjerë në Stamboll, Selanik dhe Izmir, patën një rol bazik në themelimin e republikës turke dhe organizimin e saj. Ata arritën të depërtojnë në çdo cep të shtetit me shkallën e arsimimit dhe organizimit që kishin, nga publicistë e deri te ministrat.

Kush janë sabatajistët?

agim03

4. Osmanët mirëpritën në vendin e tyre çifutët të cilët ikën nga Spanja për shkak pastrimit etnik, pasi që kërkuan azil. Njëri nga këta azilkërkues ishte edhe Sabataj Zevi dhe familja e tij.

Zevi lindi në Izmir më 1626. Ai mësoi Teuratin, Talmudin dhe ezoterikën (mearif batinije). Ai besonte se koha e paraqitjes së mesihut – shpëtimtarit të çifutëve ishte afër.

agim04b agim04

5. Në vitin 1666, në Izmir, ai u vetëshpall Mesihu Shpëtimtar dhe rreth vetes tuboi ndjekës dhe ithtarë, aq sa sekti i tij u përhap në Evropë, Afrikë dhe Egjipt. Një numër i madh i çifutëve besonin që ai ishte Mesihu Shpëtimtar. Izmiri u kthye në qendrën e sektit të tij ndërsa zëri i ithtarëve të tij gjithnjë e më shumë ngritej, kështu që Sadrul A’dhami, Fadil Ahmed Pasha lëshoi urdhërin për arrestimin e Sabataj Zevit.

6. Atëbotë, arsyetimi i Sabataj Zevit para ndjekësve të tij qe: “Zoti më ka urdhëruar të çliroj Stambollin, për këtë, më duhet patjetër të shkoj.” Kështu, fama e tij u rrit edhe më tepër në mesin e ndjekësve të tij… edhe pse ai u arrestua në Stamboll dhe iu nënshtrua hetimit. Hetimin ndaj tij e ndoqi Shejhulislam Jahja Efendi dhe Shejhus-sultan Fani Muhamed Efendi.

agim06 agim06b

7. Sabatj Zevit iu ofrua kjo mundësi: “do qëndrosh para këtij muri, do të të gjuajmë me shigjetë, nëse vërtetë je Mesihu, nuk do të të ndodh asgjë dhe ne do të dëshmojmë para sulltanit se ti njëmend je Mesihu”

Mirëpo ai u frkësua, u pendua dhe mohoi se ishte Mesihu dhe e pranoi Islamin, ndërsa për vete zgjodhi emrin Muhamed Efendi. Së bashku me të, Islamin pranuan edhe 300 familje çifute dhe morën emra muslimanë.

8. Tërë kjo ishte për sy e faqe, sa për t’u fshehur. Ata vazhduan me aktitvetet e mëhershme fshehurazi, vite me rradhë. Hartonin plane, planifikonin komplote nëpër tubime sekrete që organizonin.

Shejhus-sulltan Fani Muhamed Efendi, për ta kishte thënë: “nuk jam i bindur në sinqeritetin e Sabataj Zevit për të pranuar islamin, asnjëherë. Ai do rikthej organizimin e ndjekësve të tij, mirëpo këtë rradhë fshehurazi” dhe ndodhi ajo që kishte parashikuar!

9. Ata vazhduan me këtë metodë deri në ditët e sotit. Në atë kohë, mjeku personal i sulltanit ishte çifut, njihej me emrin Mustafa Feuzi Efendi, mirëpo emri i tij i vërtetë ishte Rafail Ebrabanil i cili kishte pranuar Islamin dhe djali i tij Muhamed Emin Efendi arriti të bëhej

shejhulislam. Ai ishte shejhulislami i parë nga të konvertuarit “dönme” emër ky me të cilin do njiheshin sabatajistët si lëvizje politike.

10. Sabatajistët, pas vdekjes së Sabataj Zevit1, u ndanë në tre grupe:, karkashistët, kabanistët dhe jakubistët. Të parët u morën me tregti, të dytët me tregti dhe politikë ndërsa të tretët – jakubistët, mësyen funksionet shtetërore. Qendrat e tyre ishin: Selaniku, Stambolli dhe Izmiri. Ata u shpërndanë edhe në shumë qytete tjera, mirëpo Selaniku ishte baza e tyre.

11. Numri i banorëve të Selanikut në vitin 1908 ishte 170 mijë, 80 mijë prej tyre ishin sabatajistë metodologjia e të cilëve ishte sekreti i plotë.

Studiuesi Zorlu, përveç pranimit se është një nga sabatajistët, thotë: “shumica e anëtarëve të Komitetit Bashkim dhe Përparim ishin sabatajistë”

Sabatajistët konsiderohen themelues të rrymës majtiste në Turqi.

12. Ilgaz Zorlu, gjithashtu, thotë: “mësuesi i Ataturkut Shemsi Efendi është sabatajist, ndërsa emir i tij i vërtetë është Simon Zvi, njohës i Teuratit dhe Talmudit”

Sabatajistët u fokusuan në arsimimin e fëmijëve të tyre për t’i bërë bërthamë të hapjes së shkollave me planprograme perëndimore. Ata kishin mbështetjen e të pasurve nga sabatajistët, ndërsa Ataturku ishte njëri nga ata që kishte dalur nga ato shkolla.

agim12

13. Ilgaz Zorlu, për gjyshin e tij thotë: ai paraqitej si musliman ndërsa fshehurazi punonte për frocimin e sabatajizmit. Ai, në shkollën të cilën e kishte themeluar, i mësonte nxënësit si të fshehin sabatajizmin e tyre. Ai mbante mësime rreth Teuratit dhe Talmudit dhe kontribuonte në tubimin e sabatajistëve.”

Emir i shkollës së gjyshit të tij ishte “Shkrimtarët e përparimit – Fevzije”

14. Shemsi Efendi (Simon Zvi), synonte mbështetjen e sabatajistëve në Selanik. Gjatë luftës ballkanike u shpërngul në Stamboll dhe atje themeloi shkollën e mesme “Përparimi”. Edhe aty nisi të tubojë nxënës derisa vdiq në vitin 1917 dhe u varros në Yskydar, në varrezat “Bylbylderesi”. Në hyrjen e këtyre varrezave është një xhami me emrin Fevzije Hatun, e ndërtuar nga familjet selanikase në vitin 1882 dhe e sponzorizuar nga shkolla Fevzije.

agim14b agim14

15. Shkolla Fevzije – drejtori i saj Xhavid Beu dhe 10 themeluesit tjerë, që të gjithë ishin sabatajistë. Sabatajistët varrosen në Bylbylderesi.

Pas themelimit të republikës turke në vitin 1923, u bë një marrëveshje me Greqinë për shkëmbimin e banorëve, rumelitë e Turqisë në Greqi ndërsa muslimanët e Greqisë në Turqi.

16. Sabatajistët kërkuan nga grekët të mos largohen nga Greqia duke thënë: “edhe pse e shfaqim Islamin, ne jemi çifut nga Brenda”. Mirëpo mijëra sabatajistë, edhe përkundër dëshirës së tyre, u dërguan në Turqi, që të gjithë me arsimim të lartë dhe shumica e tyre zotëronin së paku dy gjuhë.

Këtu është e udhës të përmendim që Truqia kishte humbur një numër të madh të të arsimuarve të saj në luftë dhe kjo është arsyeja që hasnim në një numër të madh të sabatajistëve në pozitat shtetërore.

agim16 agim16b

17. Për shkak përvojës së tyre të gjërë tregtare, ata arritën të mbizotëronin ekonominë, ndërsa postet e larta i morën për shkak mungesës së kuadrove, aq sa, u bë e njohur nga presidenti i atëhershëm Ismet Inonu, thënia: “do presim në stacionin e trenit në Ankara dhe kur të shohim dikë me kostum dhe kravatë, do ta punësojmë në ministrinë e jashtme.”

Pra, futën nën kontroll sistemin arsimor dhe atë ekonomik.

agim17

18. Armiku më i madh i sabatajizmit ishte shteti osman apo Islami dhe ligjet e tij. Ata qenë mishëruar me laicizmin dhe majtizmin, ndërsa të rinjtë i rekrutuan kurndër osmanëve dhe Islamit. Ilgaz Zorlu – sabataisti, thotë: “laicizmi nuk është fe, mirëpo sabatajistët e shndërruan në fe”

Pra, ata arritën që laicizmin ta kthenin në fe, e bënë të dashur për njerëzit dhe kështu i larguan nga feja dhe historia e tyre.

19. Një nga intrigat e tyre më të rënda ka qenë shpikja e tarikateve sufiste dhe nëpërmjet tyre kanë nxirë imazhin e fesë dhe ligjeve të saj.

Fatma Erig thotë: “kur e pyetnim gjyshen tonë pse nuk falet, na përgjigjej: ne jemi kemalistë, nuk jemi nga të konvertuarit (donme) të Selanikut. Pra, ata kishin këtë përgjgije: ne jemi ataturkistë, kemalistë.”

20. Majtizmi dhe kemalizmi konsiderohen qendra e sabatajizmit, edhe pse ata kanë njerëz edhe tek djathtistët dhe grupet religjioze, mirëpo zemra e këtij sekti është tek majtistët.

Kryeministri i dytë i Izraelit Yitzak Ben-Zvi, urdhëroi konsulin e tij në Stamboll të shkruante raporte rreth sabatajistëve në Turqi. Këto raporte ekzistojnë në arkivën izraelite, ashtu siç thkeson Ilgaz Zorlu.

agim20

21. Sabatajistët mbizotëruan edhe sferën e kinemasë dhe publicistikës. Kompania e parë kinematografike në Turqi ishte Ipek Film, pronarë të së cilës ishte familja Ipekxhi dhe tashmë nuk është sekret se kjo familje i përket sektit sabataj.

Kjo kompani bashkëpunonte me redaktorin Muhsin Ertogrul për prodhimin e filmave sipas stilit perendimor. Edhe ministri i jashtëm turk Cem Ipekxhi ishte nga e njejta familje.

agim21

22. Kur u arrestua Nazim Hikmet në vitin 1933, familja Ipekxhi nuk hoqi dorë nga ai. Stërgjyshi i tij ishte Muhamed Ali Pasha (jo ai i Egjiptit), nga çifutët e Polonisë, emri i vërtetë i të cilit ishte:

Ludving Kark Frederik Detroid. Ai u vendos në shtetin Osman, ndryshoi emrin, arriti të bëhej zyrtarë shtetëror, pra ishte çifut sabatajist.

agim22

23. Dinç Bilgin, lider dhe pronar i medieve në kohën e tij, gjithashtu është sabatajist. Ai kishtë nën pronën e tij gazetën ‘Sabah’ dhe kanalin televiziv Atv, kompaninë Fotom Mashin, aksionar në Show-tv dhe pronar i EtiBank. Ai ishte nga Izmiri. Në atë kohë kishte mundësi për të ndryshuar opinionin publik nëpërmjet mjeteve të forta të informimit. Ai luajti një rol të rëndësishëm në grushtshtetin kundër Erbakanit me 28 shkurt.

agim23

24. Sabatajistët, perveç shtetit, depërtuan në bektashizëm aq sa nga rradhët e tyre patën shejhulislam. Sabatajistët karkashian depërtuan (në mënyrë sekrete) në tarikatin bektashian ndërsa sabatajistët kabanist në tarikatin mevlanij, kah fundi i shtetit Osman.

Në fund: sekreti i sabatajistëve është mbuluar në varrin e Shemsi efendiut, mësuesit të Ataturkut, mbi varrin e të cilit shkruan:

“E fsheha dhe nuk e thash, është vënë në gjumë derti im sekret”

agim24

Ela Kravan, studiuese dhe eksperte për çështjet turke.

Referencat e shkrimit:

1. Sabatay Sevi ve sabetaycilarin gelenekleri, prof: Abraham Galante

2. Yahudi turkler yahut sabeteycilar, Mehmet Shevket Eygi

Përktheu nga arabishtja:

Agim bekiri

10/02/2021

0 1104

Dr. Vedah Hanfer
Përktheu: Dr. Amel Kurtishi

(publikuar në http://shenja.tv/revista2/109/109)

Momentet e historisë botërore, që e vendosin ose e asgjësojnë/ndryshojnë rendin ndërkombëtar, si zakonisht iniciohen/lancohen nga ngjarje identike për nga tiparet. Prej tyre, lufta është një fenomen me konsekuencat më të theksuara. Pastaj në radhë janë pandemitë, murtajat ose sëmundjet me shtrirje dhe pasoja globale. Nga murtaja e Justinianit (vitet 541-542) deri te “Vdekja e zezë” (vitet 1346-1351), murtajat dhe pandemitë e kanë luajtur rolin e tyre në ndryshimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ka shumë gjasa që historianët e ardhshëm pandeminë Covid 19 do ta konsiderojnë si një moment kyç/ moment kthese në historinë e sistemit ndërkombëtar dhe të rendit global.
Coronavirusi nuk është thjesht një krizë shëndetësore, as që është, në mënyrë individuale, vetëm krizë politike, ekonomike, shoqërore, krizë e sigurisë dhe krizë ndërkombëtare. Ajo në fakt është një krizë e kombinuar, një meta-krizë e cila si e tillë do të sjell pasoja në gjitha aspektet e jetës njerëzore dhe do të ndikojë në sistemin ndërkombëtar. Ky shkrim, në mënyrë specifike do të fokusohet në shpërndarjet/degëzimet gjeo-politike të kësaj krize dhe në implikimet e saj mbi ardhmërinë e sistemit dhe rendit botëror. Si duket, ne, në këtë kohë, po e shkruajmë historinë e së ardhmes. Në vend të arkivave, pikat tona të referencës do të janë imagjinatat tona.
Sidoqoftë, imagjinata jonë do të jetë historikisht e vetëdijshme dhe e përgjegjshme, që do të thotë që ne do t’i marrim parasysh proceset e ngjashme historike duke ngelur të orientuar drejtë ardhmërisë. Si fenomene të jashtëzakonshme, këto kriza globale e përshpejtojnë rrjedhën e historisë, i theksojnë trendet ekzistuese dhe rezultojnë me përfundime të veçanta. Edhe pandemia e Coronavirusit do të ketë pasoja të ngjashme mbi sistemin global.
Për ata që kanë lindur pas Luftës së Dytë Botërore, ose ata që përvojat e tyre formuese i kanë jetuar në këtë periudhë, rendi ndërkombëtar liberal, me orientim qendror perëndimor, dukej të jetë produkti i natyrshëm i një kursi të jashtëzakonshëm të historisë dhe proceseve historike. Megjithatë një lexim i tillë është refleksion i hegjemonisë intelektuale të perëndimit. Nëse jo ndryshe, është fakt që periudha pas lufte ishte një moment i pazakontë dhe i veçantë në historinë njerëzore. Covid 19 edhe më tutje do ta theksoje veçantinë e asaj që për dekada llogaritej si normë në sistemin ndërkombëtar. Për të qenë më të saktë, pandemia e Coronavirusit dhe reagimet ndaj saj kanë hedhur dritë mbi natyrën thërrmuese të rendit botëror, me tiparin e tij të centrizmit perëndimor. Kjo krizë veçanërisht ka demonstruar mungesën e lidershipit, planifikimit strategjik dhe mungesë të imagjinatë në SHBA-të, si dhe rrënimin e hegjemonisë së saj. Këto tipare nuk e pasqyrojnë vetëm atë që po ndodh tani. Ato gjithashtu paralajmërojnë tiparet e rendit global që do të vijë pas pandemisë.

Lidershipi-mungesa dhe dobësimi i hegjemonit
Bota ka nevojë për një Plan të ri Marshall-i dhe jo për një fond Marshall-i.

Duke u përballur me vështirësitë ekonomike, që ndjehen në të gjithë botën, por veçanërisht në tregjet në zhvillim të Evropës Jugore, thirrja për një Plan të ri Marshall për të vendosur nën kontroll këtë stuhi ekonomike jehon gjithandej. Ngjashëm me Planin Marshall i vitit 1948, i cili, përmes programit të tij financiar me vlerë 12 miliardë dollarë, luajti një rol të rëndësishëm në rindërtimin ekonomik të Evropës së shkatërruar nga lufta, edhe i ashtuquajturi Plani i ri Marshall supozohet të luajë një rol të ngjashëm. Përkundër këtyre thirrjeve të përsëritura për një Plan të ri Marshall, ndryshimi midis atij origjinal dhe këtij që aktualisht propozohet është shumë i madh. Ajo që u ofrua në vitin 1948 nuk ishte thjesht një fond Marshall-i (prej SHBA-së për Evropën perëndimore), si shihet edhe nga vet emri bëhej fjalë për një plan të bazuar në premisën e vizionit politik, që synonte gjenerimin e aksionit kolektiv dhe bashkëpunimit mes vendeve të Evropës perëndimore. Plani ngritej mbi lidershipin e qartë politik të SHBA-ve si dhe mbi aksionin kolektiv të vendeve të Evropës perëndimore në riorganizimin e skenave të tyre politike dhe ekonomike. Planit Marshall, që sot po diskutohet i mungojnë të gjitha këto tipare dhe karakteristika. Mungon plani, mungon vizioni, mungon udhëheqësia politike. Prandaj, në rastin më të mirë ne flasim për një Plan Marshall-i që ka pak gjasa të zgjidh një meta-krizë kaq të ndërlikuar që për momentin e përjetojmë.

Nga lufta kundër terrorizmit drejtë luftës kundër virusit: rënia dhe rrënimi i hegjemonisë amerikanë

Kultura politike në Amerikë është e mësuar të shpall luftë kundër dikujt. Prej Xhimi Karterit i cili e shpalli luftën energjetike, duke iu referuar pasojave afatgjata të ndërprerjeve të shpeshta në prodhimin e derivateve të naftës nga vendet e OPEC-ut në vitin 1973, nëpërmjet Reganit i cili e shpalli luftën kundër forcave të së keqes/perandorisë famëkeqe (në kontekst të luftës kundër Bashkimit Sovjetik) deri te luftërat kundër terrorizmit tek presidentët e fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, erdhi epoka e Trumpi-it i cili e deklaroi luftën kundër virusit kinez. Si duket politika e jashtme e Amerikës është e varur nga shpallja e luftës kundër dikujt. Nga këto luftërat, lufta kundër terrorizmit, ka pasur pasoja më të mëdha duke e shterur energjinë politike të SHBA-ve si dhe duke e shtrembëruar orientimin e saj strategjike dhe imagjinatën gjeo-politike.
Kjo luftë kundër terrorizmit, në përmasa të gjera, kishte për premisë leximin e politik dhe strategjik që botën islame e vendosi në pozitën esenciale të “tjetrit” përballë politikës së jashtme të Amerikës dhe sistemit të vlerave që ka deklaruar. Edhe pse kjo luftë fitoi rëndësi globale pas sulmeve të 11 shtatorit, themelet intelektuale për këtë luftë u hodhën shumë më herët. Mendimtarët si Samuel Huntington dhe Bernard Lewis e konsideronin të pashmangshme përplasjen midis perëndimit dhe botës islame, me një përkufizim nebuloz dhe arbitrar, përplasje kjo e cila ishte e bazuar në dallime civilizuese dhe aspirata. Në këto shkrime islami thjesht e ka zëvendësuar Bashkimin Sovjetik/Komunizmin si “tjetri” bazik përballë Perëndimit në realitetin e menjëhershëm pas Luftës së ftohtë. Ky disponim intelektual dhe politik e ka mjegulluar vizionin strategjik të SHBA-ve dhe ka konsumuar sasi pafund të resurseve të saj. Në të njëjtën kohë, ky proces ka krijuar mundësi për Kinën dhe Rusinë. Në fakt, përderisa SHBA-të ishin të zënë me ndjekjen e fantazmave nëpër shpella dhe shkretëtira në Lindjen e Mesme, Kina dhe Rusia filluan të hedhin themelet për dominimin dhe ndikimin e tyre ndërkombëtar. Luftërat e SHBA-ve në Afganistan dhe Irak në realitet ishin gabime, të argumentuara, strategjike, trashanike dhe me përmasa epike. Të njëjtat luftëra mund të llogariteshin si dhurata strategjike nga SHBA-të për Kinën. Në një kohë kur Amerika ishte e zënë duke e stërlodhur vetën në Lindjen e Mesme, Kina pa kokëdhimbje e përshpejtonte ngritjen e saj “paqësore” (do e kishim shtuar edhe fjalën “të patrazuar”) në skenën ndërkombëtare. Kështu, rezultati kumulativ i marrëzive strategjike të SHBA-së përmes politikës së luftës kundër terrorit është i vetëkuptueshëm.
Pandemia që ndodh, gjeneron edhe pyetje të tilla si: A do të fitojë dimensione kulturore, ekonomike, politike dhe ushtarake lufta e SHBA-së kundër virusit “Kinez”? A janë SHBA-të gati të zëvendësojnë luftën e tyre kundër terrorit, me një luftë të re, kundër formave pandemike të “prodhuara nga Kina”? Përgjigjet e sakta për këto pyetje sigurisht do të jepen nga historianët e ardhshëm, edhe pse, të gjitha shenjat e hershme tregojnë se SHBA-të po e ndjekin këtë pistë/rrugë. Për më tepër, diplomacia me anë të ndihmës ndërkombëtare që e praktikon Kina që nga shpërthimi i krizës si dhe qasja e saj “bashkëpunuese” është në kontrast të dukshëm me politikën e vetë-fokusimit në SHBA-të. Kjo e shton një shije politike dhe ideologjike në garën SHBA-Kinë, e cila më parë, në thelb, kishte qenë ekonomike për nga natyra.
Politika e luftës amerikane kundër terrorit ka nxjerr në pah rënien dhe rrënimin e qartë të dominimit amerikan në çështjet ndërkombëtare dhe kjo pandemi si duket do ta përshpejtojë këtë trend. Nga shpërthimi i pandemisë së Coronavirusit mesazhi që SHBA-të e dërguan në botë ishte: Nuk kemi ide si ta menaxhojmë vetvetiu këtë krizë. Poashtu nuk kemi mundësi ta luajmë rolin e liderit në përpjekjet ndërkombëtare në këtë luftë. Do të jemi egoistë në përballje me këtë pandemi (pasi një tendencë e tillë u shfaq qartë në përpjekjen e saj për përvetësuar vaksinat e zhvilluara nga Gjermania). Rezultati i kësaj krize dhe natyra e trajtimit të saj në nivelin kombëtar dhe global janë shenja të asaj që mund të pritet në rendin botëror post-pandemik.

Rendi botëror post-pandemik
Zvogëlimi i varësisë globale prej Kinës dhe rajonalizimi i prodhimtarisë

Kjo pandemi zbuloi varësinë shqetësuese të botës ndaj Kinës nga pikëpamja e industrisë prodhuese. Një shembull i mirë i kësaj varësie është ironia e faktit që Kina, vendlindja e Coronavirusit, në të njëjtën kohë është vendi ku prodhohen shumica e maskave dhe respiratorëve tek të cilët tani të gjithë mbështeten në luftën e tyre kundër pandemisë. Ky realitet e ilustron forcën por edhe dobësinë e Kinës. Për më tepër, Kina ka përdorur aftësinë e saj prodhuese për PR (reklamë), dhe në të njëjtën kohë e zotëron aftësinë e shndërrimit të kësaj përparësie në armë kundër kundërshtarëve të saj. Megjithatë, kjo periudhë ka shërbyer edhe si një thirrje zgjimi për pjesën tjetër të botës. Globalizimi ekonomik tani do të duhet të bëhet i ndërgjegjshëm politikisht dhe gjeo-politikisht, me qëllimin kryesor të zvogëlohet varësia ekonomike e botës nga Kina dhe kapaciteteve prodhuese që i ka.
Më pas, mund të presim që ndërmarrjet multinacionale t’i nënshtrohen një procesi të ri-nacionalizimit të pjesshëm në aktivitetet e tyre ekonomike, një proces i cili do të krijojë humbës, por edhe fitues. Tregjet në zhvillim me baza më të mira industriale, me forca pune të afta dhe afërsia me qendrat kryesore ekonomike të botës do të sigurojnë mundësi të mirë për të korrur përfitimet nga ky proces. Nga aspekti ekonomik, mund të argumentohet/vërtetohet se në ekuilibrin midis globalizimit ose rajonalizimit të zinxhirëve të prodhimit, ndryshimi do të favorizojë këtë të fundit duke hapur rrugë për zhvillimin e njësive rajonale të zinxhireve të prodhimit dhe furnizimit. Rajonalja do të fitojë rëndësi. Më konkretisht, në lidhje me tregjet evropiane, Turqia, vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore si Polonia do të jenë përfituesit e këtij procesi, ndërsa në tregun e Amerikës së Veriut, Meksika do të gëzojë avantazhe të ngjashme.

G2 botë pa lider:

Rendi botëror amerikano-centrik tashmë për një kohë të konsiderueshme po shpërbëhet dhe pandemia momentale vetëm se do ta përshpejtojë dhe thellojë këtë proces. Në vend të tij ne jemi dëshmitarë të paraqitjes të një rendi/status quo ndërkombëtar në të cilin SHBA dhe Kina do të jenë dy superfuqitë më të rëndësishme. Megjithatë rendi botëror në rritje nuk do të jetë ekskluzivisht i përqendruar rreth dy boshteve Amerikës dhe Kinës. Gjegjësisht, rendi i ri ndërkombëtar do të jetë më pak i ngurtë dhe më fluid dhe do të mundësoje që fuqitë relative rajonale të vendeve të G20, të rrisin ndikimin e tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Në një mënyrë fillon era e dy fuqive të mëdha G2 dhe asnjëra nuk është dominuese në kohë që grupimet rajonale do të bëhen më të rëndësishme.

Një ndarje e gjeo-politikës dhe gjeografisë:

Ngritja e Kinës dhe Rusisë në çështjet ndërkombëtare ka sinjalizuar rritjen e ndikimit të gjeo-politikës në politikën ndërkombëtare, duke i dhënë fund fitores së vet-glorifikuar liberale e cila gjoja i dha fund erës së garave gjeo-politike në rrafshin e çështjeve ndërkombëtare. Me siguri që gjeo-politika është përsëri faktor në marrëdhëniet ndërkombëtare. Dallimi është që ajo shoqërohet me zvogëlimin e rëndësisë së gjeografisë kur bëhet fjalë për trajtimin e sfidave globale.
Pandemia aktuale është një demonstrim i qartë se në rastin e llojeve të ndryshme të viruseve, në çështjen e ndryshimeve klimatike, në problemin me mungesën e ujit, me ndotjen e ajrit dhe me sigurinë kibernetike, gjeografia, gjithnjë e më pak, ka rëndësi. Këto çështje do të kërkojnë një përgjigje globale për të zbutur pasojat e tyre globale. Prandaj, përderisa ngritja e gjeo-politikës paraqet copëzimin e botës në zona të ndryshme të ndikimit, zvogëlimi i rëndësisë së gjeografisë do të thotë që ne duhet ta trajtojmë botën si një njësi të vetme, duke i trajtuar krizat e sipërpërmendura. Ky tension midis gjeopolitikës dhe gjeografisë hedh në publik një mori pyetjesh. Një pyetje e tillë dhe jo më pak e rëndësishme është: A mundet të vendoset një rend apo kornizë ndërkombëtare pa parime të përbashkëta, pa sisteme vlerash që i ndajmë madje edhe pa interesa të fshehura të përbashkëta? Në fund të fundit, arkitektura e mëparshme e rendit botëror nuk pasqyronte vetëm sistemet e vlerave dhe parimet e hegjemonit, por gjithashtu u shpërbente edhe interesave të tij. Ekzistojnë lidhje intime midis vlerave/parimeve të deklaruara të hegjemonit dhe interesave të tij të fshehura. Lidhja e Kombeve, në thelb, ishte një përfaqësim strukturor i vizionit britanik për rendin botëror, ndërsa sistemi i OKB-së dhe Bretton Woods-it shërbyen të njëjtin qëllim, për një rend botëror të dominuar nga SHBA-të. Në të njëjtën trajtë edhe Pax Britannica ose Pax-Americana kishin intenca internacionaliste. A erdh koha e Pax Chinica? Tensionet gjeo-politike mes Pax Americana në rënie dhe kornizës Pax Chinica në rritje do të dobësojë kapacitetin global që të trajton sfidat dhe rreziqet që nuk njohin kufi.
Pandemia e Coronavirus me çdo ditë e përshpejton shfaqjen e një rendi të ri ndërkombëtar, pasojat do të jenë shumë më të mëdha dhe shumë më të thella se sa kriza shëndetësore e shkaktuar nga e njëjta pandemi.

0 4389

Korona ndryshon realitetin në

Shkruan: Dr. Vedah Hanfer

Përktheu: Dr. Amel Kurtishi

Forumi “Al Sharq” ka organizuar të mërkurën (më 17 mars 2020) një ligjëratë javore, të cilën e mbajti Dr. Vedah Hanfer, njëherazi drejtori i Forumit. Pas ligjëratës u zhvillua edhe një debat, ku morën pjesë dhjetëra të rinj, që debatuan rreth kumtesës “Korona e ndryshon realitetin në çdo sferë: a jemi dëshmitarë të lindjes së botës së re?”

Në këtë raport po e paraqesim tekstin e plotë të fjalimit të mbajtur nga Dr. Vedah Hanfer.

Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi ju.

Çasti që e përjeton bota sot ka impakt të fuqishëm dhe lë gjurmë të thella. Është ky moment i kthesës rrënjësorë historike, kur iniciohen koncepte të reja dhe ritheksohen disa koncepte të vjetra ekzistuese në fushat e shkencave shoqërore, si dhe në ato të ekonomisë dhe të politikës.

Impakti i virusit Korona mbi shëndetin do të kalojë me kalimin e kohës. Në këtë përballje me rrezikun e virusit njerëzimi do të mbijetojë, ashtu siç ka tejkaluar/mbijetuar epidemi, murtaja dhe luftëra të së kaluarës. Megjithatë, efektet e masave globale, të ndërmarra kundër virusit në fjalë nuk do të largohen aq shpejt, madje disa prej tyre do të mbeten pjesë e jetës së njerëzimit për një kohë të gjatë.

Realiteti të cilin e jetojmë, nga aspekti i komunikimit mes shteteve dhe individëve, nga aspekti i interaksionit të ndërsjellë mes popujve, nga aspekti i ekonomisë së ndërlidhur botërore, si dhe nga aspekti i teknologjisë, e cila i afroi mes vete pjesët e globit, nuk ka shembull në të kaluarën. Krijuam realitet që nuk ishte i njohur më parë.

Globalizimi është unik, si në volumin e tij, ashtu edhe në fuqinë e lidhjes së ndërsjellë. Historia njerëzore asnjëherë nuk ka dëshmuar ndërlidhje kaq të fuqishme qysh prej periudhës kur njeriu i kohëve të lashta i formoi bashkësitë e para, pak para revolucionit bujqësor, dhjetë mijë vite më parë. Korona sot e godet majën e këtij globalizimi dhe i luhat themelet e tij, për të cilat njerëzimi mendonte se janë shumë të forta dhe të qëndrueshme edhe ndaj tundimit më të fortë.

Korona jep mësim për modestinë!

Para dy viteve u botua libri “Iluminizmi tani”, të cilin Bill Gejtsi rekomandoi të lexohet. Autori i librit Stiven Pinker ishte mjaft optimist kur shkroi: “Ne sot e jetojmë periudhën më të mirë të njerëzimit dhe shkak për këtë është fakti që ne arritëm të ngadhënjejmë mbi sëmundjet dhe e mposhtëm urinë. Ne e e ngritëm njeriun në shkallë të lartë të vetëdijes, të komunikimit, të prosperitetit dhe arritëm zhvillim si asnjëherë më parë në histori”. Ky pohim ndoshta është i saktë në disa prej dimensioneve të tij, por assesi nuk është e vërtetë absolute!

(Iluminizmi tani, çështja e arsyes shkencës humanizmit dhe progresit, Stiven Pinker, 2018)

Virusi Korona e alarmoi dobësinë e botës, një dobësi kjo e papritur, për të luftuar epidemitë, një çështje për të cilën menduan se i përket së kaluarës. Dekada me radhë festonim, sepse mendonim se njeriu fitoi, arriti t’i mposhtë sëmundjet, epidemitë dhe mortajat, menduam se këto sëmundje janë çrrënjosur, madje janë fshirë edhe nga fjalorët. Por, ja që ideja për një pandemi, e cila do ta mposhtë njerëzimin, përsëri u kthye në skenë ashtu siç profetizuan disa opinionistë, si p.sh. Bill Gejtsi e të tjerë.

Ekziston një grup optimistësh që deri në bindje krenohen me arritjet e shkencës dhe teknologjisë, por pas zhvillimeve të fundit u bë qartë që biologjia edhe një herë na ktheu mbrapa për të na ballafaquar me paaftësinë dhe dobësinë tonë. Njeriu është i paaftë, pikërisht ashtu siç e ka përshkruar Allahu. Ai është i pafuqishëm përballë virusit që nuk shihet me sy.

Fokusimi mbi këtë realitet të paaftësisë na imponohet jo për t’i tmerruar qeniet tona, por për shkak të nevojës që të marrim mësim. Çdo ndodhi e madhe në vete bart mësime madhështore për njeriun. Përfitimi rritet me rritjen e përmasave të asaj ndodhie, me thellësinë e saj, si dhe me rëndësinë shtesë të asaj ndodhie ose, më qartë, sprove.

Mësimi që duhet ta marrim nga realiteti i sotëm është qenësor dhe emergjent. Nëse nuk e analizojmë thellë këtë situatë, do të rrezikojmë të zhytemi në turbullirat e verbësisë qytetërimore. Një sjellje e këtillë është hije e keqe për njeriun e arsyeshëm. Këtu do ta citoj një ajet të Kur’anit, që shpesh e lexojmë, e të cilin nuk/pak e kuptojmë e as që e analizojmë ashtu si duhet, përveç në situata, si kjo sot, kur dimensionet e tij na shfaqet qartë: “E, kur Toka vishet dhe zbukurohet dhe kur banorët e saj mendojnë se janë zotërues të saj (për ta vjelë a korrur), iu vjen urdhri ynë, natën ose ditën dhe Ne e bëjmë atë si të ishte e korrur, thuajse nuk kishte lulëzuar të djeshmen. Kështu, Ne ua shpjegojmë shpalljet Tona njerëzve që mendojnë.” (Junus, 24)

Në vitet e kaluara njeriu mendonte se është zotëruesi i tokës, se është ai që dominon në të. Juval Harari predikoi se njeriu modern është Homo Deus (njeri hyjni), sepse ai arriti t’i mposhtë të gjitha parimet e dobësisë që e kufizonin njerëzimin. Ai, si kurrë më parë, i është afruar përjetësisë së plotë. Por, pas një kohë shumë të shkurtër, kjo ide, që e përqafuan shumë shkencëtarë perëndimorë, u shndërrua në një legjendë. Paaftësia njerëzore është e vërtetë ekzistenciale e pandarë prej natyrës së tij esenciale dhe nuk është aksidentale.

Për këtë shkak ne duhet të marrim mësim nga kjo që ndodhi/po ndodh, duhet të përfitojmë, ngase Allahu nuk ka krijuar diçka që është e keqe absolute, sepse me çdo vështirësi vijnë dy lehtësime. Duhet të bindemi se jemi të dobët, se duhet të mbështetemi te Zoti i Madhëruar dhe të vazhdojmë të jetojmë, duke e pranuar faktin që jemi qenie njerëzore, se nuk jemi hyjni e as gjysmë-hyjni. Madje, ndonjëherë ne nuk mund as t’i kuptojmë fatet që mbizotërojnë ekzistencën tonë dhe që i ndryshojnë ekuacionet e ekzistencës dhe mbijetesës sonë. Sot duhet ta mësojmë mësimin më të madh, nevojën për modestinë njerëzore, për njerëzimin i cili mendoi se ka arritur në forcën absolute dhe që ka tejkaluar dobësinë njerëzore, nga e cila vuanin paraardhësit tanë.

Pandemitë që vërshuan njerëzimin janë të shumta. Ato janë sëmundje që përhapen në shumicën e pjesëve të globit dhe arrijnë të prekin shumicën e vendbanimeve dhe bashkësive, madje i godasin dimensionet e ndryshme të jetës së tyre. Ato nuk e prekin vetëm aspektin shëndetësor, por ndikojnë edhe në sferat e jetës shoqërore, ekonomike, fetare dhe ideologjike. Kjo pandemi, që e përjetomë për momentin, duhet të vendoset në kontekstin e pandemive tjera globale. Një e vërtetë e pamohueshme është fakti që njerëzimi, në rrugëtimin e tij historik, prej shumë kohësh ka vuajtur nga epidemitë.

Murtaja Antonin dhe gjurmimi pas së vërtetës së re!

Ajo është epidemia e parë e dokumentuar nga historianët e vjetër. Ka ndodhur në vitin 165 të erës sonë në Romë dhe në shumicën e tokave të sunduara nga Perandoria Romake përreth Mesdheut, në veri të Afrikës, në jug të Evropës, në Spanjë dhe, po ashtu, në tokat e Levantit. Në vitin 165 një murtajë vrasëse e pushtoi Perandorinë. E quajtën murtaja Antonin dhe zgjati një periudhë kohore. Dihet se kjo epidemi ishte një prej shkaqeve fillimisht të dobësimit dhe pastaj edhe të rënies së Perandorisë perëndimore Romake. Fiset gjermane filluan ta sulmojnë Perandorinë, ushtria e së cilës ishte e dobësuar nga murtaja dhe nuk kishte mundësi t’i siguronte kufijtë kundrejt sulmeve. Këto fise, pa rezistencë, nga veriu e sulmuan Perandorinë dhe ky ishte fillimi i rënies dhe kolapsit të kësaj perandorie në shekullin e gjashtë të erës së re.

Murtaja nuk e shkatërroi vetëm indin ushtarak të Perandorisë, por ajo ishte edhe fillimi i zhdukjes së besimeve dhe religjioneve të asaj perandorie. U hap rrugë për përhapjen e Krishterimit në të gjitha anët e Perandorisë, gjë që përfundoi me zyrtarizmin e Krishterimit nga ana e perandorit Konstantin në fillim të shekullit të katërt (315-333). Kështu Krishterimi u bë religjioni zyrtar i Perandorisë Romake.

Besimet e vjetra romake politeiste, në esencë, nuk kishin mundësi të përgjigjen në pyetjet që u parashtruan nga njerëzit në kohën e epidemisë, e cila i vërshoi dhe i vendosi në pragun e vdekjes. Që prej asaj kohe njerëzit filluan të gjurmojnë pas së vërtetës së re, e cila do të përgjigjet në pyetjet e tyre. Këto përgjigje i gjetën në një religjion tjetër, në atë të krishterë.

Murtaja Justinian nuk i zhduk (asgjëson) vetëm njerëzit!

Murtaja e dytë që ka rëndësi historike për neve myslimanët është murtaja Justinian. Justiniani është një prej perandorëve të Perandorisë lindore Romake, që njihet edhe me emrin Perandoria e Bizantit. Ai ishte lider i rëndësishëm, i cili i fuqizoi bazat e forcës së Bizantit, luftoi me Persinë dhe ndikoi në definimin e botës asokohe me ndikim në Etiopi dhe Jemen. Arritjet e tij janë të shumta, si Kodi (i njohur) i Justinianit, i cili u bë element i rëndësishëm i kulturës globale dhe që akoma është pjesë e legjislacioneve evropiane. Pas rënies së Romës nën pushtimin e fiseve gjermane, Justiniani u mundua të bashkonte Perandorinë perëndimore dhe lindore Romake nën sundimin e tij, por fati (caktimi i Zotit) ishte diçka tjetër.

Perandoria e Bizantit u përfshi nga një murtajë, që zgjati prej vitit 541 deri në vitin 543. Filloi në Egjipt dhe pastaj u përhap në Konstantinopojë, Anadoll dhe në tokat e Levantit, por edhe në shumë zona që ishin nën administrimin e Perandorisë. Me të u godit edhe shteti Sasanid. Ajo u emërtua me emrin e perandorit, murtaja Justinian (Plague of Justinian).

Kjo murtajë u përhap tridhjetë vjet para lindjes së profetit Muhamed, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, dhe i dobësoi shumë dy perandoritë, Bizantin dhe Persinë. Ajo ishte shkaku i vdekjes së afro gjysmës së popullatës së Konstantinopojës. Atëbotë u ndërprenë rrugët e tregtisë me Egjiptin, që konsiderohej burim i epidemisë. Hulumtuesit bashkëkohorë vërtetuan se epidemia nuk filloi në Egjipt, porse ajo u bart në Egjipt prej Azisë së Mesme nga minjtë në anijet tregtare – marinarët u infektuan nga tartabiqet që ishin futur nëpër shtretër.

Murtaja u transferua në portet e ndryshme evropianë dhe kishte pasoja vdekjeprurëse për njerëzimin. Banorët e globit asokohe ishin afër dyqind milionë. Atëbotë vdiq një numër i madh i njerëzve dhe ushtria pësoi dëme të mëdha. Pësuan edhe të ardhurat e shtetit, i cili ishte në luftë me fiset e Evropës së mesme. Në pamundësi për ta mbrojtur veten, Justiniani u detyrua t’i shtonte tatimet. Perandoria mbijetoi dhe hyri në luftë me Persinë. Megjithatë, murtaja ishte një prej shkaqeve kryesore që i dobësoi të dy shtetet e mëdha, Bizantin dhe Persinë, kjo si uverturë për rrënimin e të dyja perandorive nga myslimanët pas gjashtë dekadave.

Vazhdimësi e murtajës Justinian ishte murtaja e Amvasit (Plague of Emmaus) në vitin 630 në qytezën Amvas në Palestinë. Këtë murtajë e shkaktoi i njëjti mikrob dhe u përhap përsëri duke shkaktuar vdekje të shumta. Thuhet se ajo ka qenë njëra prej sëmundjeve më të rrezikshme në përgjithësi, e cila është rikthyer kohë pas kohe për t’i paraprirë murtajës më të madhe që e njohu njerëzimi – m urtajën e Vdekjes së Zezë pas tetëqind viteve.

Vdekja e zezë dhe lindja e racionalizmit evropian

Vdekja e zezë (Black Death) ose murtaja e madhe ishte sprova që në vitin 1348 e goditi njerëzimin. Ajo e përshkoi tërë botën dhe shkaktoi vdekje të shumta në Azinë e Mesme dhe në Kinë. Në Kinë, madje, vdiqën 40 për qind e popullatës, ndërsa vdekshmëria nga kjo sëmundje ishte mbi 90 për qind nga të infektuarit. Në të vërtetë, i infektuari nuk mbijetonte më shumë se një ose dy ditë. Murtaja u transferua prej Azisë në Evropë dhe rrugëtimi i saj zgjati pesëmbëdhjetë vite. Rrugët tregtare në atë kohë ishin të ngathëta.

Në literaturën e historianëve myslimanë të asaj kohe kjo murtajë përmendet me emrin Murtaja e Përgjithshme, që u përhap në mes të shekullit të tetë hixhrij. Librat e historianëve myslimanë, që jetuan në Egjipt dhe Siri në atë kohë, janë përplot me dëshmi rrëqethëse. Ibën El Verdi shkroi një libër, në të cilin ka përshkruar sëmundjen, ashtu siç e kishte përjetuar. Ai vdiq nga pasojat e kësaj sëmundjeje. Në burimet historike është shënuar se numri i varrimeve vetëm në Kajro ishin mbi dhjetë mijë për një ditë. Vetë procesi i varrimit ishte shumë i shtrenjtë, sepse njerëzit nga frika e infektimit nuk e pranonin atë angazhim. Njëqind milionë është numri i përafërt i të vdekurve, një numër shumë i madh nëse merret parasysh numri i përgjithshëm i banorëve të rruzullit tokësor, që në atë kohë ishte 475 milionë. Piku i murtajës ishte në Evropë, kur fisnikët posedonin hapësira të gjëra të tokës, ndërsa të varfrit jetonin si skllevër, duke e punuar tokën për interesin e feudalëve. Pas murtajës, feudalët nuk kishin fuqi punëtore që ta punon tokën, sepse shumica e punëtorëve kishin vdekur. Ai numër i vogël i fuqisë punëtore filli të kërkojë më shumë liri dhe të drejta. Kështu përfundoi skllavëria dhe sistemi feudal në Evropë.

Feudalët u orvatën ta rikthejnë hegjemoninë e tyre, kurse shtresa e varfër e shoqërisë e refuzoi atë. Për këtë shkak historianët e konsiderojnë këtë epidemi, Murtajën e Zezë, si faktor i cili e rrëzoi sistemin feudal.

Ndikimi ishte i dukshëm edhe në jetën fetare. Kisha, e cila ishte dominuese në jetën politike dhe shpirtërore, filloi ta humbë hegjemoninë e saj, sepse ishte e paaftë përballë murtajës.

Shekulli i katërmbëdhjetë ishte i njohur botërisht si shekull i jashtëzakonshëm. Bota islame e jetonte periudhën e saj të artë. Ajo udhëhiqte në progres dhe zhvillim në fushat e shkencës, mjekësisë, astronomisë, inxhinierisë dhe në gjitha aspektet e jetës civilizuese njerëzore. Evropianët e dëshmuan këtë në Andaluzi. Aty u ballafaquan me gjëra që nuk i kishin parë në universitetet e tyre, në kishat e tyre dhe tek elitat e tyre intelektuale. Andaluzia ishte e vetmja pikë civilizuese ndriçuese në errësirën që e jetonte Evropa. Disa mjekë myslimanë ndihmuan në mjekimin e elitarëve evropianë dhe në mjekimin e disa nga papët. Mjekësia evropiane në atë kohë ishte sharlatanizëm dhe dokrra.

Kisha e shpjegonte murtajën si hidhërim hyjnor, që kishte rënë mbi njerëzit për shkak të mëkateve të tyre, por ishte e paaftë në ofrimin e zgjidhjeve për largimin e epidemisë. Në atë periudhë njerëzit filluan të gjurmojnë opsione tjera, duke synuar zbulimin e së vërtetës dhe kjo rezultoi me lindjen e asaj që njihet si racionalizmi evropian, i cili nismat fillestare i kishte pikërisht në Andaluzi. Aty ishte pikënisja e asaj që do rezultojë me Renesancën gjithëpërfshirëse evropiane në shekujt gjashtëmbëdhjetë dhe shtatëmbëdhjetë.

Historianët e shënojnë fillimin e erës së renesancës evropiane me murtajën. Ata besojnë se ajo ka qenë një prej faktorëve që e largoi nga skena shoqërore sistemin feudal, që e inicioi fillimin e racionalizmit evropian, i cili vazhdoi me etapën e Renesancës dhe ashtu u kufizua ndikimi i klerit mbi jetën e përgjithshme, në veçanti mbi jetën politike dhe shkencore.

Nuk mbahet mend para Murtajës së Zezë dhe pas saj numër aq i madh i të vdekurve për shkak të sëmundjes. Njerëzimit i duheshin dy shekuj për ta kompensuar numrin e njerëzve që vdiqën në atë epidemi.

Në ekstazën e fitores një ankth gripoz!

Epidemia e katërt është Gripi Spanjoll, të cilin e shkaktoi virusi H1N1 dhe ai zgjati në periudhën 1918-1920, pra menjëherë pas Luftës së Parë Botërore. Nuk u quajt Gripi Spanjoll për shkak se ka nisur në Spanjë, por për faktin se ata që e publikuan dhe biseduan rreth tij ishin spanjollët dhe gazetat spanjolle, që gëzonin liri të konsiderueshme. Pjesa tjetër e botës ende merrej në pasojat e Luftës së parë dhe nuk u pëlqente që t’i ndjekin lajmet mortore. Megjithatë, meqë sapo kishin dalë nga tmerri i Luftës së Parë Botërore, mundësia e përhapjes së kësaj sëmundjeje, nëpërmjet ushtarëve që ktheheshin në shtëpitë e tyre, pas luftimit në frontet e ndryshme të Evropës, ishte shumë e madhe. Me festimet, për shkak të fitores, ata e sollën edhe virusin vrasës, i cili u përhap në mënyrë të frikshme.

Viktimat e Luftës në atë periudhë ishin shkaku i varfërisë së rëndë dhe i shumëfishimit të të prekurve me Gripin Spanjoll. Numri i përafërt i të infektuarve ishte pesëqind milionë, ndërsa si pasojë e gripit vdiqën jo më pak se shtatëdhjetë deri në njëqind milionë njerëz në të gjithë anët e botës ose 20 deri 30 për qind. Sipas përqindjeve, vdekshmëria nga ky virus është pjesërisht më e vogël sesa nga Murtaja e Zezë. Banorët e botës asokohe numëronin një miliardë e nëntëqind milionë njerëz.

I njëjti virus vazhdoi ta shkaktojë edhe gripin sezonal, derisa u modifikua dhe në formën e tij të re e shkaktoi Gripin e Derrit në vitin 2009. Këto epidemi nuk zhduken dhe kohë pas kohe rikthehen, duke e zgjatur kohën e krizës ngandonjëherë edhe me qindra vite. Me kalimin e kohës, njerëzit zhvilluan imunitet kundrejt virusit dhe arritën të ngadhënjejnë ndaj tyre me vaksina dhe me imunitetin natyror. Por, virusi vazhdoi të zhvillohet dhe tash, me një bum të ri, u kthye i fuqizuar.

Viruset më të zhvilluar sfidojnë botën e përparuar!

Kështu arritëm në kohën në të cilën jetojmë, kur rishtas u paraqit virusi Korona, tashmë modeli i ri. Bëhet fjalë për gjeneratën e gjashtë të virusit të tipit Korona (me kurorë). Vdekshmëria nga ky virus është më e vogël krahasuar me pandemitë e mëdha që e kishin kapluar më parë njerëzimin. Tash kapacitetet e njerëzve dhe mundësitë e tyre për t’u ballafaquar me viruset janë më të mira se sa në të kaluarën. Higjiena është në nivel më të lartë, ilaçet janë më efikase, është forcuar imuniteti dhe ushqimi është më cilësor. Këtu vlen të përmendet se shumica e epidemive erdhën pas viteve të urisë, që e dobësuan imunitetin njerëzor.

Gjendja shëndetësore në botë sot është shumë më e mirë sesa në të kaluarën, por edhe viruset janë avancuar dhe kanë mundësi, si asnjëherë më parë, ta riprodhojnë veten e tyre. Çfarë kuptimi ka realiteti momental dhe cilët janë skenarët e mundshëm në të ardhmen?

Studime të ndryshme paralajmërojnë pamundësinë e zgjidhjes së shpejtë, që në mënyrë efikase do të ndalonte zhvillimin e viruseve. Ky është edhe shkaku i shtetrrethimit global që e përjeton bota. Vendet, që ende nuk kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, së shpejti do ta bëjnë atë, ndërsa vendet që nuk kanë kufizuar lëvizjen e njerëzve, së shpejti do ta kufizojnë, sepse shpejtësia e përhapjes të kësaj sëmundje është e pazakontë. Prandaj, bota është e detyruar t’i mbyllë dyert dhe së shpejti stagnimi dhe vetizolimi do të bëhen realitet si asnjëherë më parë.

Në periudha të ndryshme të historisë nuk kemi dëgjuar se xhamitë janë mbyllur plotësisht siç ndodh tani në shumicën e vendeve të botës. Thirrja “Faluni në shtëpitë tuaja!”, që tani dëgjohet, nuk ka qenë e njohur më parë. Për këtë kemi dëgjuar në librat e biografisë profetike, i cili e dha lejen e lehtësimit për njerëzit kur i urdhëroi myslimanët të falen në shtëpitë e tyre për shkak të shiut të rrëmbyeshëm. Kështu brenda javës ky model i ezanit u dëgjua nga minaret e xhamive anembanë botës!

Pezullimi i lirive individuale deri në njoftimin e paafatizuar!

Sot shohim gjëra që asnjëherë nuk i kishim paramenduar se ka mundësi të ndodhin: mbyllen kishat, xhamitë dhe faltoret, njerëzit qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa mbyllen lokalet tregtare, kufijtë dhe aeroportet. Kjo është një situatë e çuditshme për njerëzimin. Sepse, liria e udhëtimit dhe lëvizjes është prej lirive më madhore që e gëzonte njeriu modern që prej kohës së liberalizmit e deri më sot. Këtë liri ai e praktikonte ashtu si donte dhe ajo ishte bërë pjesë e të drejtave themelore njerëzore.

Dhe, kur njeriu filloi të mendojë se e ka nën kontroll situatën dhe se e ka lehtë të presë biletën e aeroplanit dhe të udhëtojë në cilëndo pjesë të botës, erdhi caktimi i Zotit dhe ngujoi atë në shtëpi. Njerëzit u distancuan dhe nuk komunikojnë më me tjerët, madje edhe me ata që i kanë në shtëpi.

Kjo gjë është e panjohur për neve dhe një e papritur, që nuk dihet se kur do të përfundojë. Ekziston edhe një rrezik i fshehur – ai që thotë se ky virus do të përfundojë pas dy ose tre javësh, gabon, sepse studimet më optimiste thonë se epidemia do të vazhdojë deri në qershor, madje edhe më tej. Shumica e studiuesve pohojnë se kemi nevojë për gjashtëmbëdhjetë deri në tetëmbëdhjetë muaj për ta vendosur kontrollin mbi virusin në fjalë.

Bëhet fjalë, pra, për një periudhë të gjatë të krizës. Ndoshta situata do të ndryshoje dhe do të lejohet lëvizja e kushtëzuar, por s’ka dyshim se eliminimi i këtij virusi ose, së paku, ndryshimi i gjendjes nga ajo e rrezikut në atë normale kërkon një kohë relativisht të gjatë, një ose dy vite.

Lindja e botës së re!

Globalizimi në rend të parë kishte natyrë ekonomike dhe pastaj, me kalimin e kohës, u shndërrua në globalizim teknologjik dhe kulturor. Pas njeriut, sot viktima më e madhe e këtij virusi është ekonomia. Njeriu vuan dhe vdes, madje në këto rrethana frika prej vdekjes është një problem madhor te të gjithë njerëzit, edhe pse përqindja e vdekshmërisë nuk është aq e lartë.

Rreziku që shfaqet para neve është (edhe) ekonomik, sepse njerëzimi po përjeton kolaps të ekonomisë si asnjëherë më parë. Jo shumë vite më parë ekonomia botërore përjetoi gjendje të të tendosjes dhe vazhdimisht ishim në pritje të një krize, e cila do të godasë si stuhi ekonominë botërore. Por, askush nuk e priste që ajo të ndodhë aq shpejt siç ndodhi për shkak të krizës me këtë virus.

Sot shohim që indekset e tregjeve botërore kanë rënë aq poshtë, njësoj si në krizat e mëdha ekonomike, si p.sh. Depresioni i Madh (The Great Depression) në vitin 1929 dhe kriza e vitit 2008. Shumë nga ekonomistët paralajmërojnë se ajo që do të ndodhë do të jetë një skenar akoma më i keq se në kohën e Depresionit të Madh. Shkaku i kësaj është varësia e ekonomisë, që si asnjëherë më parë në komunikimin kompleks dhe gjatë globalizimit, ka nevojë për mbështetje të ndërsjellë. Ekonomitë janë aq të ndërlidhura, saqë çdokush ndikohet nga çdokush: kriza filloi në Kinë, por gradualisht filloi rënia e tregjeve në pjesët e tjera të botës.

Për shembull, tregu i naftës mori tatëpjetën kur në Kinë filloi mbyllja e fabrikave dhe u zvogëlua kërkesa për naftë. Pastaj ishim dëshmitarë se si çmimi i naftës ra në nivel aq të ulët, gjë që nuk e kishim parë në pak vitet e kaluara, saqë çmimi i fuçisë u bë 28 dollarë, madje me prirje të uljes deri në 20 dollarë, kjo në kohën kur fabrikat ende nuk kanë filluar të hapen.

I dëmtuari i parë dhe përfituesi i fundit – rikthimi i mirëqenies ekonomike dhe strategjike!

Kina ishte ajo që më së shumti u dëmtua dhe si duket ajo e para, para të gjithave, do të rikuperohet. Kjo do të rezultojë me shkallë më të lartë të rritjes krahasuar me vendet e tjera. Mundësia e Kinës për t’u rikuperuar është me e madhe sesa e Evropës dhe SHBA-ve, kjo për dy arsye:

Arsyeja e parë – pushteti në Kinë është njëpartiak dhe si pushtet i centralizuar, e kontrollon plotësisht jetën e njerëzve dhe përditshmëritë e tyre. Shtetet e Perëndimit nuk e kanë këtë mundësi për shkak të natyrës së shoqërive dhe jetës së tyre.

Tregtia dhe industria e Kinës, e cila ka vërshuar në tërë botën dhe e cila në fillim më së shumti u dëmtua, filloi të rikthehet në punë. Sot nëntëdhjetë për qind e fabrikave e kanë rifilluar prodhimin. Pasi e kuptuam këtë, ekonomia e Kinës në këto ditë do të bëjë dy gjëra: fillimisht do ta furnizojë botën me atë që sot i duhet më shumë, me mjetet dhe pajisjet mjekësore si maska, respiratorë etj. Bota do t’i vërsulet Kinës për të marrë prej saj çfarë ka mundësi.

Qëllimi i dytë i Kinës është orvatja për të përfituar vendet e botës nëpërmjet pajisjes së tyre me përvoja dhe kuadro për përballje me virusin.

Kina, parimisht, ka filluar të rikuperohet dhe ky është lajm shumë i rëndësishëm. Ajo që nuk e dimë është se si do të rikthehet prodhimi me kapacitet të plotë dhe se si do të rifillojnë vijat e prodhimit në vendet tjera të botës nëse rikuperimi është përfundimtar?!

Evropa, kriza ekonomike dhe shpërthimi i nacionalizmit

Është më se e qartë se Evropa është para një situate të vështirë. Ekonomia e Evropës ka pësuar nga shumë kriza të mëdha ekonomike në vitet e kaluara dhe ende nuk është rikuperuar plotësisht nga kriza e vitit 2008.

Kujtoni krizat e Greqisë, Islandës, Italisë, Portugalisë, Spanjës, këto vende që edhe sot po vuajnë, në veçanti Italia. Franca dhe Spanja, po ashtu, janë mbyllur (Lockdown), ndërsa po shohim se jugu i Evropës do të goditet më shumë se sa veriu i saj. Gjermania, në mënyrë më të mirë, po i menaxhon çështjet se vendet e Evropës Jugore. Gjendja është më e mirë në shtetet e Evropës Veriore, kjo falë fuqisë ekonomike dhe sistemit të veçantë shoqëror që e aplikon modelin e kapitalizmin social (Social Capitalism).

Siç duket, varfëria, fillimet e së cilës ishin evidente gjatë viteve të kaluara, do të përkeqësohet dhe ndoshta do të shkaktojë shembje edhe më të mëdha në zonën e euros, me çka do ta dëshmojmë rilindjen e nacionalizmit. Rritja e nacionalizmit në vendet e Evropës është evidente pas krizës ekonomike të vitit 2008 dhe ngritja është akoma më evidente në dy vitet e fundit me krizën e imigrantëve. Disa parti nacionaliste të së djathtës ekstreme e kanë marrë pushtetin në disa shtete. Sot, gjatë krizës me virusin, shohim një valë të re të rritjes së nacionalizmit. Mbyllja e kufijve, së bashku me rëniet ekonomike, do të bëhen shkaqe që njerëzit në mënyrë prioritare të mendojnë për veten dhe të mos brengosen për të tjerët.

Rritja e nacionalizmit është pasoja e dytë, pas krizës ekonomike, me të cilën ballafaqohet bota në përgjithësi dhe Evropa në veçanti. Kjo do të reflektohet edhe mbi botën islame, kjo për shkak të lidhjes qenësore të saj me Evropën dhe për shkak të pakicave myslimane që jetojnë atje.

Kuptime të reja ekzistenciale!

Bota sërish do të filloje të flasë për kuptime të reja ekzistenciale: religjionet, besimet dhe filozofitë do ta fillojnë përsëri bisedën e tyre për esencën e njerëzimit dhe esencën e jetës. Kjo do të ndodhë, sepse tashmë kanë filluar pyetjet për mënyrën e bashkëveprimit në mënyrë fetare dhe në mënyrë njerëzore lidhur me këtë çështje.

Në të gjitha krizat e mëdha dy drejtime e  kanë dominuar jetën njerëzore: drejtimi humanist dhe ai materialist. Drejtimi humanist e vendos njeriun në pozitë të barazisë së vazhdueshme ndërnjerëzore. Orientimi materialist e mbron qëndrimin se njeri i fortë është ai i cili meriton të jetojëdhe se vdekja e të dobëtit është arsye (logjikë) e natyrës, logjika e mbijetesës për më të aftin. Ky drejtim mbështetet mbi logjikën darviniane, një logjikë, absolutisht dhe thjesht, materialiste.

Këtë ndoshta e kemi parë në pikëpamjet e Hitlerit dhe Stalinit lidhur me njerëzimin – i dobëti vritej, njësoj si sot në Korenë Veriore, në të cilën të dobëtit vriten me qëllim që shteti të mos merret me mjekimin e tyre. Italia, vendi i Evropës në të cilin filloi Renesanca, publikoi një dokument të qendrës SIAARTI, në të cilin mjekëve u rekomandohet ta ndalojnë hyrjen në spitale për të moshuarit mbi gjashtëdhjetë e pesë vite. Edhe nëse kanë simptome të tjera të sëmundjeve, që nuk kanë lidhje me virusi Korona, ata do të lihen të vdesin për shkak të numrit të kufizuar të respiratorëve. Këto rekomandime erdhën për t’ua lehtësuar ekipeve mjekësore që të ballafaqohen me dilemën morale: kush meriton më shumë të mbijetojë!

Kjo dilemë njerëzore u parashtrua në të gjitha epidemitë. Kam lexuar në librat e historisë për murtajën e cila u përhap në Evropë. Pushteti urdhëronte të mbyllen shtëpitë e të prekurve, pasi kuptonin se brenda tyre ka njerëz të sëmurë. Shtëpitë mbylleshin me gurë dhe baltë (lloç), që i sëmuri të vdesë brenda dhe të mos e infektojë dikë tjetër. Kjo na bën me dije se kultura e mbijetesës për të fortin dhe pikëpamja që i dobëti duhet të sëmuret, madje edhe të vdesë, janë pikëpamje puro-materialiste, që janë përhapur në shekujt e mesëm dhe tash e shohim ringjalljen e tyre ne shtetet evropiane.

Kjo pikëpamje është e kundërta e pikëpamjes morale të Islamit, sipas së cilës është detyrë njerëzore kujdesi për ata që janë të dobët dhe të moshuar. Bamirësia ndaj prindërve është pothuajse vepër e barabartë me besimin në Zot. Ky orientim është shumë larg prej drejtimit materialist, që e shohim në shumë vende të botës. Qasja humaniste dhe qasja materialiste do të përballen në dyluftim dhe konflikti mes tyre do të ndizet.

Nevoja për ripërtëritje të ligjërimit fetar

Roli i fesë, sipas kuptimit të trashëguar tradicional, do të dobësohet, sepse religjionet në përgjithësi dhe Judaizmi, Krishterimi, madje edhe Islami në formën e tij tradicionale, në veçanti, nuk kanë përgjigje për pyetjet në etapën e ardhshme. Situata në fjalë do të nxjerrë në pah nevojën për riformulimin e ligjërimit fetar, që ai të jetë më afër mendësisë dhe aftësisë së njerëzve të kësaj kohe dhe më afër mënyrës se si reagojnë ndaj këtij realiteti. Kjo qasje e re e ligjërimit do të ndihmojë “tretjen” e ndryshimeve të mëdha që do ta lëkundin trungun e njerëzimit në vitet e ardhshme. Prandaj, nevoja e ligjërimit të ri fetar, i cili do ta lartësojë njeriun në një pozitë më të lartë se pozita e tashme, është nevojë madhore dhe urgjente. Myslimanët ndoshta do ta vërejnë mundësinë për ripërtëritjen e ligjërimit fetar nga ai tradicional klasik, që është i pranishëm në librat e trashëgimisë dhe historisë, në një ligjërim humanist global, të ngritur mbi vlerat dhe shpirtin e kohës moderne. Ata kanë mundësi ta paraqesin një model të ri civilizues.

Buzë (humnerës) qytetërimit të lakmisë!

Pika e katërt, e cila do ta ndryshojë realitetin global njerëzor, është gjurmimi pas modelit global ekonomik, më të qëndrueshëm dhe më të drejtë.

Modeli i ekonomisë që e jetojmë momentalisht është model i lakmisë së pangopshme dhe ai është shkak i krizave që nuk janë paraparë. Prej vitit 1929 e deri më sot përjetuam situata sinkronizuara të krizave, që nuk e shkaktuan shuarjen e lakmisë dhe koprracisë. Një për qind e popullatës e posedojnë pasurinë e 3.8 miliardë të njerëzve. Realisht, kjo situatë nuk ka mundësi të vazhdojë kështu. Prandaj parashtrohet pyetja: si të nxjerrim ide inovative për një ekonomi të re botërore? Ky debat njerëzor dhe global do të nxehet, duke u orvatur të përgjigjet në këtë pyetje.

Në ditët e kaluara disa shkrime kërkuan zbatimin e idesë TË ARDHURAT MINIMALE BAZIKE (Minimum Basic Income) për çdo njeri. Kjo nënkupton që të sigurohet shuma bazike që i mundësojnë njeriut jetë dinjitoze. Ideja në fjalë nuk është e re, por nuk ka pasur fat të përhapet botërisht. Ajo u aktualizua në këtë periudhë, bashkë me bisedat për ide të reja, që do ta zvogëlojnë hendekun mes të pasurve dhe të varfërve të rinj. Situata e krijuar ndoshta në të ardhmen do të sjellë ide të reja, që dallojnë prej idesë së tregut të lirë – që e ushqen lakminë – asaj të Wall Street-it dhe ekonomisë së globalizuar. Parimet e ekonomisë bashkëkohore janë të egr, andaj erdhi edhe fundi logjik i tyre – për shkak të këtyre pasojave katastrofike.

Paramendoni se njëzet milionë nxënës të shkollave në Amerikë nuk kanë mundësi të shkojnë në shkollë, edhe pse ekzistenca e tyre është e lidhur me ushqimet që u shpërndahen në shkollë. Vajtja e tyre në shkollë është urgjencë edhe për shkak të ushqimit. Kjo është gjendja në vendin më të zhvilluar të botës, i cili shpenzon triliona për armatim.

Shkelja e ligjeve universale hyjnore te krijesat dhe në ekzistencë

Allahu i Lartësuar ka vendosur ligje që e ruajnë baraspeshën natyrore. Nëse njeriu nuk i respekton dhe nuk ka konsideratë për këto ligje universale, ai do të ballafaqohet me pasojat e tyre shkatërruese.

Allahu në Kuran thotë: “Allahu e ka bërë shembull qytetin, i cili ishte i sigurt dhe i qetë. Atij i arrinin ushqime të bollshme nga të gjitha anët, por pastaj banorët e tij i mohuan dhuntitë e Allahut dhe Ai i bëri të shijojnë urine dhe frikën, si ndëshkim për atë që bënë.” (En Nahl, 112)

Njeriu do ta shijojë urinë dhe frikën atëherë kur do të çrregullohet relacioni i tij me njeriun tjetër dhe relacioni i tij ndaj natyrës. Arroganca e njeriut është evidente, në veçanti në raportin e tij ndaj natyrës. Para pak muaj lexuam për zjarret në Australi dhe para tyre për zjarret në xhunglën e Amazonës. Shumë autorë pohuan se mushkëritë e Tokës janë dëmtuar. Këto pyje e prodhojnë oksigjenin, i cili është i nevojshëm për krijesat e gjalla ku bën pjesë edhe njeriu. Këto zjarre u shkaktuan nga ndryshimet klimatike, që janë një formë e re e lakmisë njerëzore dhe vrapimit mbërthyes pas iluzionit të quajtur zhvillim. Ky “zhvillim” nuk do të rezultojë me lumturi, rehati dhe komoditet. Përkundrazi, jeta do të vështirësohet dhe pasojat do janë të rënda.

Kur lexova se virusi e sulmon sistemin e frymëmarrjes, thashë: “Subhanallah (i madhëruar është Allahu), me lakminë dhe arrogancën tonë i shkatërruam mushkëritë e bardha të Tokës dhe mushkëritë tona tash po shkatërrohen si dënim i saj që e vepruam”. Besoj se ekziston një lidhshmëri e fuqishme ndërmjet njeriut dhe ekzistencën, ashtu që çdo çrregullim që ndodhë në botën e natyrës kthehet dhe e ka efektin edhe mbi qenien njerëzore. Njeriu është krijesë që i përket natyrës dhe jeton në mjedis natyror, andaj ndotja e ajrit që e shkaktojmë ne, ndryshimet klimatike dhe globi i cili vuan, na kthehen në formë të epidemive, urisë, vërshimeve, furtunave dhe zjarreve.

Bota sot është e lënduar dhe e sëmurë dhe ai që e ka shkaktuar sëmundjen është njeriu. Kjo sëmundje mbartet te njeriu, të kafshët dhe krijesat e tjera. Prandaj duhet ta pranojmë që ne si qenie njerëzore, që jetojmë në këtë shekull, i kemi shkelur në mënyrën më të keqe ligjet universale hyjnore, e kemi deformuar krijimin e Zotit dhe i kemi dëmtuar interesat e të gjitha krijesave. Ne i kemi asgjësuar dhjetëra mijëra krijesa të botës shtazore dhe bimore, të cilat tash nuk ekzistojnë shkaku i lakmisë së pangopur njerëzore. Por, pasojat do t’i vuajmë edhe ne, ngase çdo çrregullim në natyrë reflektohet edhe në jetën e njerëzve.

Ndryshimet gjeopolitike

Pasojat afatgjata të pandemisë së Koronës janë shumë të ndërlikuara dhe nuk kemi mundësi të gjykojmë në mënyrë të prerë për përfundimet e saj. Nuk e kemi as mundësi ta prognozojmë prerazi realitetin e botës pas virusi Korona. Ajo që kemi mundësi ta bëjmë është të shfaqim disa nga treguesit.

Nëse themi se ë Kina po rikuperohet – edhe pse nuk mund ta pohojmë këtë prerazi. Por, nëse supozojmë, kushtimisht, se Kina po rikuperohet në kohën kur në Evropë, SHBA dhe shtetet e tjera gjërat lëvizin drejt pikës kulmore të epidemisë, një situatë e tillë do të lexohet si avancim ekonomik dhe strategjik i Kinës ndaj vendeve të tjera të botës.

Nëse gjendja momentale e rënies ekonomike vazhdon të përfundojë me stagnim të madh global, shumica e vendeve të botës do të dëmtohen në mënyrë të pariparueshme: sistemi ekonomik do të goditet për vdekje, ndërsa do të vuajnë edhe vendet industriale, ekonomia e të cilëve mbështet në eksport. Në mesin e tyre janë edhe vendet që eksportojë naftë.

Në anën tjetër, as gjendja e SHBA-së nën administrimin e kryetarit “maniak” nuk është për “t’u përgëzuar”. Imazhi i Amerikës do të lëkundet dhe në aspekt të brendshëm sistemi shëndetësor do të destabilizohet, sepse nuk është i gatshëm t’i absorbojë pasojat e pandemisë së Koronës. Sistemi shëndetësor amerikan, madje, ndoshta do të rrënohet, kjo për shkak të sistemit të ligë të sigurimit shëndetësor. Atje një përqindje e madhe e qytetarëve nuk kanë mundësi t’i paguajnë shpenzimet e mjekimit, gjë që ka mundësi ta përshpejtojë përhapjen e sëmundjes deri në pikën kulmore dhe në atë situatë spitalet nuk do të mund ta përballojnë numrin e madh të pacientëve. Edhe stagnimi ekonomik do të thellohet.

Miliardat që Amerika i injekton në tregje për ta parandaluar kolapsin e ekonomisë janë mahnitëse. Megjithatë, tregjet pa mëshirë vazhdojnë rënien e furishme të tyre, andaj dhe norma e interesit të Bankës Federale tashmë është zero.

Pozita globale e Amerikës prej vitesh është në rënie, ndërsa Korona do ta përshpejtoje atë proces dhe pozita e liderit botëror do të cenohet në favor të qendrave të tjera të ndikimit, në krye të të cilëve është Kina.

Në fjalimin e tij ditën e hënë Trump-i tha se tregjet do të rikuperohen dhe çështjet do të kthehen në gjendjen normale, por dëmtimi i njerëzve, në veçanti i atyre që janë të varfër, është evident. Njerëzit detyrohen t’i braktisin vendet e punës, nuk marrin rrogë ose marrin një pjesë të pagave dhe ky është vetëm fillimi.

Njerëzit do të kthjellen pas virusit Korona, duke u ballafaquar me humbje të mëdha financiare. Këtë do ta ndjejnë restorantet, kafenetë, sektori i turizmit, sektori i fluturimeve, sektorët e shërbimeve, vendet e përkohshme të punës, punëtorët e pavarur dhe gjithë ata që nuk kanë fuqi financiare për ta vazhduar aktivitetin e tyre. Stagnimi ekonomik dhe dobësimi i fuqisë blerëse të popullatës do të shkaktojë reagime shoqërore dhe politike në shumë vende. Nuk ka dyshim se Amerika do të goditet, por nuk e dimë saktë a do të rikuperohet apo nuk do të rikuperohet?! Ajo që e presim është një situatë e vështirë ekonomike në Evropë.

Për gjendjen ekonomike në Lindjen e mesme dhe në Afrikë nuk folëm, sepse ajo në esencë është e keqe, edhe pse, sipas mendimit tonë, kriza më së shumti do t’i godasë vendet e zhvilluara, ngase epse ekonomitë e tyre janë më të mëdha dhe varësia e tyre prej tregjeve dhe bursave është më e madhe krahasuar me vendet e tjera.

Fundi i botës që e njohim!

Për momentin po ndodhë vdekja e së kaluarës dhe lindja e asaj që është e re. Nëse punojmë fort dhe me përkushtim, e reja do të jetë më e mirë. Nëse u dorëzohemi ëndjeve dhe iluzioneve të lakmisë, atëherë përsëri do të hyjmë në kohërat e errësirave të reja.

Krizat e përshpejtojnë rrjedhën e historisë dhe i nxisin ndryshimet. Ne po jetojmë në një krizë që është e rrallë në histori. Njerëzimi është para dy opsioneve: të solidarizohet mes vete dhe të kontribuojë në ngritjen globale të njerëzimit. Kjo krizë nuk mund të zgjidhet pa solidaritet botëror. Opsioni i dytë është që secili ta shikojë interesin e tij të ngushtë, duke e rritur egoizmin dhe duke e shtuar lakminë.

Për fat të keq, nuk jam i mendimit se në një kohë të afërt bota do t’i trokasë arsyes dhe do të ngrejë institucione dhe organizata botërore të drejta, që do ta rikthejnë mirëqenien e njerëzimit. Nuk mendoj se do të formohen sisteme ekonomike dhe shoqërore të pjekura. Madje, pres që momenti materialist dhe etnik të ngadhënjejë dhe vendet të orvaten t’i marrin nën kontroll resurset e veta dhe resurset e vendeve të tjera, kjo në një kontekst të nxehtë të ri, që ka mundësi të përfundojë me luftëra të përgjakshme. Kjo nuk do të jetë në të mirën e të ardhmes së njerëzimit. Megjithatë, shumë shpejt do të dalë në shesh nevoja urgjente për ngritje drejt solidaritetit global njerëzor. Rikthimi i arsyes garanton jetë të mirë për të gjithë dhe shpresoj se ai proces nuk do të vonohet.

NA NDIQNI NË