Kërko

AGJËRIMI - Rezultatet e kërkimit

If you're not happy with the results, please do another search

0 1317

1. Kush e vrau Omerin,- Allahu qoftë i kënaqur me të!
1. Ebu Lu’lueh i cili ishte Mexhusij.

2. Në cilin vit ka ndodhë lufta e Jermukut?!
2. Në vitin 15Hixhrij.

3. Kur ka ndodhë lufta e Kadisijes!?
3. Në vitin 15Hixhrij.

4. Sa vjeç ishte Othmani,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- kur e pranoi Islamin!?
4. 34vjeç ishte Othmani kur pranoi Islamin

5. Kush iu përgjigj thirrjes së Ebu Bekrit në Islam!?
5. Othman ibn Afani, Zubejr ibn Avami, Talha bin Ubejdullahi, S’ad ibn Vekasi, Abdurrahman ibn Aufi, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!
(Për të gjithë këta është bërë sebeb Ebu Bekri duke i thirrur secilin nga sahabët e lartpërmendur ne pranimin e Islamit dhe të gjithë këta iu përgjigjën ftesës së Ebu Bekrit).

6. Kur vdiq Othmani,- Allahu qoftë i kënaqure të!
6. Dita: E Xhuma.
Data: 10 Dhul Hixheh.
Viti: 35 Hixhrij.

7. Çfarë nënkuptojmë me “muxhizen”?!
7. Muxhizeja është mrekulli nga ana e Allahut,- xhele veala dhuruar pejgamberëve të Tij për ta vërtetuar misionin e tyre hyjnor dhe vërtetësinë e tyre pejgamberike karshi popujve të tyre.

8. Kush llogaritet faltar?!
8. Ai i cili pretendon se e dinë të fshehtën dhe atë që gjendet në shpirtrat e njerëzve.

9. Kush llogaritet Kurban?!
9. Kurban llogaritet prerja e lopës, devesë ose deles ditën e Kurban Bajramit duke pasur për qëllim kryerjen e obligimit dhe afrimit tek Allahu me këtë iradet (prerje të kurbanit).

10. Çfarë lejohet të vriten në harem?!
10. Në harem lejohet të vriten:
1.Gjarpëri, nepërka.
2. Korbi, skifteri.
3. Mini.
4. Qeni tërbuar, qeni endacak.
5. Akrepi.

11. Për kë u dërgua Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem,- si pejgamber!?
11. Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- u dërgua si pejgamber për njerëzit dhe xhinët deri në përfundimin e kësaj bote (ardhjen e kiametit).

12. Kush i bëri konak në shtëpinë e tij Muhamedit,- alejhi selam!,- ditën e parë kur u shpërngul nga Mekeja në Medine?!
12. Ebu Ejub El Ensari,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

13. Si e ka emrin Ebu Hurejra,-Allahu qoftë i kënaqur me të!?
13. Emri i tij është: Andurrahman bin Sahr ed Deusi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

14. Në cilit vit bëri hixhret Pejgamberi,- alejhi selam!?
14. 16Korrik, viti 624Miladij.

15. Cila është dispozita e namazit të xhenazes?
15. Dispozita e namazit të xhenazes është farz kifaje.

16. Si ndahen hadithet?!
16. Hadithet ndahen në:
1. Sahiha( të vërteta).
2. Hasene( të mira).
3. Daife( të  dobëta).

17. Sa kushte posedon Islami dhe cilat janë ato?!
17. Islami posedon pesë kushte, e ato janë:
1. Dëshmia se nuk ka të adhruar me të drejt pos Allahut dhe se Muhamedi alejhi selam është i dërguar i Tij.
2. Falja e Namazit.
3. Dhënia e Zeqatit.
4. Agjërimi i Ramazanit.
5. Kryerja e Haxhit.

18. Çfarë gjuhe do të flasin banorët e xhenetit?
18. Gjuhën arabe.

19. Çfarë kemi për qëllim kur themi dita e çlirimit?
19. Dita e çlirimit të Mekes është për qëllim.

20. Kush janë imamët kryesor e katër medh-hebeve?!
20.
1. Imam Ebu Hanife.
2. Imam Maliku.
3. Imam Shafiu.
4. Imam Ahmed ibn Hanbeli.

Allahu qoftë i kënaqur me ta!

Shiko: Es Siretu en Nebevijeh të Ibni Kethirit, 1/437.

Burimi; albislam.com

AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL

NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI

0 1510

1. Çfarë duhet të themi kur zgjohemi nga gjumi!?
1. – Muslimani kur zgjohet nga gjumi, e përkujton Allahun e Lartësuar duke thënë: 
الحمد الله الذي أحيانا بعد ما أماتنا وإليه النشور
Elhamdu lila hil ledhi ahjana ba’de ma ematena ue ilejhin nushur

” I falënderuar qoftë Allahu, i Cili na ringjalli pasi na e mori shpirtin! 
Në dorën e Tij është ringjallja.” 
Argument për këtë:

Transmetohet nga Hudhejfe ibnul Jemani,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- i cili ka thënë: ” Pejgamberi,- alejhi selam,- kur zgjohej nga gjumi  thoshte: ” I falënderuar qoftë Allahu, i Cili na ringjalli pasi na e mori shpirtin!  Në dorën e Tij është ringjallja.”
(Shejh Albani thotë se hadithi është Sahih).

2. Cilat janë dy suret e Kur’anit, leximi i të cilave mbron me lejen e Allahut njeriun nga çdo sherr, dhe pse u quajtën suret mbrojtëse!?
2. – Sureja el Felek dhe Nas.

3. Sa vite e thirri popullin e tij në Islam Nuhi alejhi selam!?
3. – 950 vite.

4.  Cila është sureja në të cilën Allahu përmendi tre lloje të njerëzve, dhe cilat janë ato lloje!?
4.   – Sureja el Fatiha. 
Ndërsa tre lloje të njerëzve që i ka përmendur dhe cekur Allahu në këtë sure janë:
1. Muslimanët.
2. Jahuditë.
3. Krishterët.

5. Pejgamberi alejhi selam thotë: ” Nuk do të hyjë në Xhenet nemami, kush është nemami!?
5. – Bartësi i fjalëve.
Ai i cili bartë fjalët në mesin e njerëzve.

6. Cila është dispozita e telbijes në Haxh!?
6. – Dispozita e telbijes (të thënurit Lebejk Allahume Lebejk….)  është Sunet.

7. Çfarë kemi për qëllim kur themi plotësimi i abdesit!?
7. – Marrja e abdesit duke plotësuar obligimet dhe sunetet e abdesit(ashtu siç ka porosit Allahu dhe i dërguari i Tij).

8. Pejgamberi alejhi selam i këshilloi ata që nuk kanë mundësi për t’u martuar me një ilaç efektiv, që nëse e përdorin do të kenë sukses(ta ruajnë moralin), cili është ilaçi apo porosia!?
8. – Agjërimi.
Muhamedi alejhi selam i këshilloi ata që s’kanë mundësi për t’u martuar që të agjërojnë.

9. Kush do ta ketë dënimin më të lehtë prej banorëve të Xhehenemit!?
9. – Ebu Talibi, mixha i Pejgamberit alejhi selam.

10. Cila është dispozita e marteses Mut’a( afatshkurte,me periudhë të shkurt kohore)  në Islam!?
10. – Haram( e ndaluar rreptësisht).

11. Allahu thotë: ” Zemra nuk gënjen për atë që ka parë”.(Sure en Nexhm: 11), për cilën zemër është fjala në këtë ajet!?
11. – Për zemrën e Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!

12. Allahu thotë: ” Betohem për malin Tur(të Sinait), dhe Librin e shkruar në rreshta”(Surja et Tur: 1-2), për cilin libër është fjala në këtë ajet!?
12. – Është fjala për Kur’anin e Madhërishëm.

13. Në cilën luftë tha Pejgamberi alejhi selam: ” Un jam pejgamber i Allahut, nuk gënjej, un jam ibni (i biri) Abdul Mutalib!?
13. – Në luftën e Hunejnit.

14. Në cilin vend nuk ka mundësi kurrë të hyjë Dexhalli!?
14. – Në Medine.

15. Cila ishte gruaja e mixhës së Pejgamberit alejhi selam  më me pozitë në mesin e grave kurejshite!?
15. – Atikja.

16. Ceke një sahabike e cila transmetonte nga Pejgamberi alejhi selam!?
16. – Nevara binti Malik el Ensarije.

17. Kush ishte sahabiu i parë i vrarë në xhihad (luftë në rrugën e Allahut!?
17 – Mikdad ibn Amrun,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

18. Sa fëmijë kishte pejgamberi alejhi selam dhe kush ishin ata!?
18. – Pejgamberi alejhi selam kishte shtatë fëmijë.
Ata ishin:
1. Ibrahimi.
2. Rukija.
3. Umu Kulthumi.
4. Fatimja.
5. Zejnebja.
6. Abdullahu.
7. Kasimi.

19. Kush ishte nëna e Ibrahimit djalit të Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem)!?
19. – Marija el Kitbije (gruaja e Muhamedit,- alejhi selam) ,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

20. Përse për sahabët pejgamberi alejhi selam e zgjodhi Habeshen si vend hixhreti!?
20. – Sepse atje ishte një mbret i drejtë i cili nuk bënte zullum(padrejtësi). Ai ishte mbreti Nexhashiu Allahu qoftë i kënaqur me të.

21. Ku dhe si e adhuronte Muhamedi alejhi selam Allahun para shpalljes së pejgamberllëkut!?
21. – Në shpellën Hira. Adhuronte  Allahun sipas sheriatit dhe udhëzimeve të Pejgamberit Ibrahim alejhi selam.

22. Kush ishte ai të cilit Allahu i dhuroi shumë urtësi dhe e emëroi një sure në Kur’an me emrin e tij!?
22. – Lukman Hakimi Allahu qoftë u kënaqur me të.

23. Kur themi et taharetu, çfarë është për qëllim!?
23. – Është për qëllim apo bëhet fjalë për dy pastrimet: guslin dhe abdestin.

24. Çka është el besmeletu!?
24. – El Besmele është thënia:
” Bismi Lahi err Rrahmani err Rrahimi, ( Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit).

25. Çka është el istiadhetu!?
25. – Istiadhe është thënia: “ 
Eudhu bilahi minesh shejta’ nirr rraxhim”, ( Strehohem tek Allahu që të më mbrojë nga shejtani i mallkuar).

Burimi; albislam.com

Autor: Fet-hu Rrahman Muhamed Hasen Xhemil

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

0 1965

Pyetje: cila është vlera e dhjetë ditëve të muajit dhul hixhe?

Përgjigje: dhjetë ditët e dhul hixhes janë ditët më të mira të vitit. Allahu i madhëruar është betuar në këto ditë “pasha dhjetë netët” (Fexhër: 2)

I dërguari, salallahu alejhi ue selem ka thënë: “nuk ka ditë në të cilat veprat e mira janë më të dashura tek Allahu se këto dhjetë ditë! Thanë as xhihadi në rrugë të Allahut?! Tha: as xhihadi në rrugë të Allahut përpos atij që del (në këtë rrugë) për të flijuar shpirtin dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën prej tyre.” (Buhariu 2/457)

Mu për këtë, besimtari duhet që këto ditë t’i pres e përcjellë me vepra të mira duke venduar theksin mbi: pendimin, agjërimin, dhikrin dhe adhurime të tjera.

Burimi: albislam.com

Agim Bekiri

0 4229

Pyetje: Kur është Kurban Bajrami në Maqedoni dhe a duhet të pasojmë BIM-in?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen, shokët dhe ithtarët e tij:

Kjo çështje ka dy aspekte të trajtimit:

  1. Cila metodë duhet ndjekur për të caktuar datat fetare.
  2. Si duhet të veprojmë në raste kur ata që kanë përgjegjësinë e caktimit të këtyre datave dhe organizimit të jetës fetare nuk ndjekin metodën e duhur për këtë gjë.

Për sa i përket aspektit të parë, dijetarët janë të pajtimit se nëse shihet hëna e re natën e 30 –të, e nesërmja është dita e parë e muajit vijues. Në rast se hëna e re nuk shihet për shkak motit të vrenjtur, atëherë plotësohet muaji 30 ditë dhe e pasnesërmja është dita e parë e muajit vijues. Pas kësaj ata janë ndarë në mendime lidhur me pyetjen se a obligohen të gjithë myslimanët e botës me shikimin e një vendi apo secili vend ka shikimin e tij? Pavarësisht mendimit më të saktë, deri këtu, çështja mbetet brenda suazave të së lejuarës dhe secili mendim ka mbështetje të fuqishme të argumenteve.

Për sa i përket mbështetjes në takvim (kalendar), megjithëse një numër i vogël i bashkëkohorëve e kanë lejuar, mendimi më i vërtet është se nuk lejohet sepse i Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Agjëroni kur ta shihni atë (hënën e re të ramazanit) dhe përfundoni agjërimin kur ta shihni atë (hënë e re të shevalit)…” (Buhariu)

Aspekti i dytë i trajtimit të kësaj çështjeje është: si duhet vepruar në situata kur nuk vrojtohet hëna dhe nuk ndiqet procedura që u përmend më lartë?

Përgjigjen e kësaj pyetje dijetarët e kanë dhënë duke lexuar mes rreshtave të teksteve të sheriatit. Për shembull, Muhamed Nasirudin Albani mendon se shikimi hënës në një vend do duhej të merrej për bazë nga të gjitha vendet tjera, mirëpo deri sa të arrihet deri te kjo praktikë, secili duhet të agjërojë me myslimanët e vendit të tij. Ai thotë: “mendojmë se pushtetet e vendeve islame e kanë obligim të unifikojnë ditën e parë të Ramazanit dhe ditën e parë të Bajramit ashtu siç unifikojnë ditën e Haxhit dhe deri sa të arrihet kjo, nuk mendojmë që popujt e tyre të përçahen mes tyre, disa të agjërojnë me shtetin ku jetojnë, disa të tjerë më një shtet tjetër edhe atë duke u bazuar në “veprimin e dëmit më të vogël për të larguar një dëm më të madh” siç është e njohur në Usuli Fikh” (Silsiletul ehadithi sahiha 6/254)

Abdulaziz ibën Abdullah ibën Baz thotë gjatë përgjigjes së kësaj pyetje: “nëse vërtetohet fillimi i ramazanit në ndonjë shtet islam si për shembull në Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe një gjë e tillë publikohet, mirëpo në shtetin në të cilin qëndroj unë, nuk lajmërohet për fillimin e ramazanit, cila është dispozita, a të agjërojmë në bazë të vërtetimit në Arabinë Saudite, apo të hamë dhe të agjërojmë me shtetasit ku qëndroj ashtu siç do ta lajmërojnë ata fillimin e ramazanit. Gjithashtu, në lidhje me ditën e Bajramit, cila është dispozita në rast se dy vendet dallojnë? Allahu ju shpërbleftë! Përgjigje: “myslimani obligohet të agjërojë me shtetin në të cilin gjendet, për shkak fjalës së të Dërguarit: “agjërimi është ditën kur agjëroni, bajrami është ditën kur keni bajram dhe kurbani është ditën kur therni kurban” (Tirmidhiu, sahih)

Mexhu Fetava ibën Baz 15/102

Burimi: albislam.com

0 3383

Pyetje: selamun alejkum, a është e lejuar qe gruaja të kërkojë shkurorëzim nëse nuk e do burrin e saj?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Gruaja ka të drejtë të kërkojë nga burri i saj shkurorëzim në këto raste:

  1.   1. Nëse urren moralin e tij
  2.   2. Nëse urren pamjen e tij fizike
  3.   3. Nëse burri ka probleme me praktikimin e fesë siç është namazi, agjërimi i ramazanit e tjerë apo merret me mëkate të mëdha
  4.   4. Nëse burri nuk kryen detyrat e tij materiale ndaj bashkëshortes
  5.   5. Nëse nuk i ofron dashuri aq sa do ta mbrojë bashkëshorten nga gjunahet.

Allahu thotë: “nëse të dy frikësohen se nuk do të mund t’u përmbahen kufijve të Allahut, atëherë nuk është gjynah për asnjërin, nëse gruaja i jep diçka burrit (për t’u ndarë nga ai).” (Bekare:229)

Nga suneti i të Dërguarit është transmetuar se “bashkëshortja e Thabit ibën Kajsit erdhi tek i Dërguari, salallahu alejhi ve selem, dhe i tha: Thabitin nuk e qortoj në aspektin e moralit apo fesë, mirëpo urrej kufrin pasi jam bërë myslimane. I Dërguari e pyeti: a ia kthen Thabitit kopshtin (që ia kishte dhënë si mehër)? Ajo tha: po. Pastaj i Dërguari i tha Thabitit: prano kopshtin dhe shkurorëzoje atë një herë.” (Buahriu)

Kërkimi i hul-it (ndarjes nga burri) pa këto kushte është i ndaluar, sepse i Dërguari ka thënë: “Secila grua që kërkon nga burri i saj shkurorëzim pa pasur ndonjë problem, i ndalohet asaj era e xhenetit” (Ahmedi, Albani e konsideron të saktë)

Burimi: albislam.com

Pyetje: ç’far duhet të veproj njeriu në rast të dobësimit të imanit, edhe pse ai lexon e dëgjon çdo ditë Kuran, agjëron 2 ditë në çdo javë, fal 5 kohë namaz edhe pse në namaz mundohet të jetë më i vëmendshëm por nuk mundet për shkak të dobësimit të imanit, zemra është e zbrazur megjithëse edhe mëkate nuk bën. A është kjo gjë që ju ndodh të gjithë besimtarëve apo është sprovë sepse ky dobësim i imanit ta humb gëzimin për çdo gjë, pra me saktë çka do që bën në këtë botë nuk të gëzon dhe të duket e kot!  Një përgjigje apo këshill nëse keni mundësi. selamu alejkum!

Përgjigje: bismilah, elhamdulilah…

Mendoj se duhet të merresh më tepër me zemrën tënde. Shkaku që dëgjimi i Kuranit, namazi, agjërimi nuk ndikojnë në forcimin e imanit dhe lumturinë tënde duhet të të nxit të shikosh çfarë pengesash ekzistojnë mes teje dhe kënaqësisë së adhurimit. Shiko si e diagnostifikon një asket gjendjen kur njeriu nuk ndien lezetin e ibadeteve, ai thotë: “sëmundja e trupit është me dhimbje kurse sëmundja e zemrës është me mëkate. Ashtu siç nuk e ndien lezetin e ushqimit trupi i sëmurë, ashtu nuk e ndien lezetin e adhurimit zemra mëkatare” (Dhunnun Misrij)

Pra, sipas meje, duhet të kërkosh shkaqet që të dobësojnë imanin pastaj t’i mënjanosh. Merru më shumë me leximin e Kuranit, me meditimin e asaj që thuhet aty, me tregimet e ndryshme që përmenden sepse ai është shërim. Allahu thotë: “Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.” (Isra:82)

Po i përmend disa prej shkaqeve që e dobësojnë besimin:

1. Mosnjohja e emrave dhe cilësive të Allahut, gjegjësisht mosnjohja e Allahut

2. Mos meditimi në ajetet e Allahut

3. Veprimi i mëkateve, qoftë me gjymtyrë, gjuhë apo zemër. Shumë njerëz mendojnë se mëkatet përkufizohen vetëm në vjedhje, alkool, zina, mirëpo nuk e dinë se mëkatet e zemrës janë më të mëdha sikur: mendimi i keq për Allahun, zilia, mllefi, e tjerë

4. Braktisja e shumë adhurimeve

Burimi; albislam.com

0 2300

Falënderimi dhe lavdërimi i takojnë vetëm Allahut, subhanehu ue teala, ndërsa paqa dhe mëshira qofshin mbi Resulullahun, salallahu alejhi ue selem, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi gjithë ata që mundohen ta pasojnë në mënyrën më të mirë.


Si myslimanë e kemi për obligim që çdoherë të mundohemi t’i zbulojmë mangësitë dhe veset tona dhe të shoqërisë sonë me qëllim t’i ndërrojmë ato me cilësi dhe virtyte, të cilat do të na bëjnë dobi në dunja e ahiret.

Mu për këtë, kemi vendosur që në këtë temë të shtjellojmë problemin e braktisjes së Kur’anit, i cili padyshim se nuk është problem i vogël.

Në fillim do të japim definicionin e Kur’anit: “Është libër që Allahu ia ka zbritur Muhammedit, salallahu alejhi ue selem. Është i shkruar në mus’haf, me të kryhen adhurimet dhe është i transmetuar deri te ne, në formë të përpiktë sa që nuk mund të dyshohet në të”.

Nga ky definicion shohim qartë rëndësinë e këtij libri dhe njëkohësisht rrezikun e braktisjes së tij. Por, si duket braktisja e Kur’anit, si shfaqet ajo?

Nga format e braktisjes së Kur’anit:

1. Të folurit për të, gjëra të pavërteta. Kështu kanë vepruar pabesimtarët, fjalën e të cilëve na e tregon Allahu, subhanehu ue teala:

“I dërguari tha: O Zot, populli im, këtë Kur’an e konsideroi të braktisur”.

Kurtubiu tha: D.m.th. kanë folur për Kur’anin fjalë të pavërteta, se ai është magji, poezi etj. (1)

Taberiu tha: Është për qëllim fjalët e tyre të këqija lidhur me Kur’anin. (2)

Pra, secili që flet fjalë të rënda për Kur’anin, duke thënë se është magji, gënjeshtra, nuk vlen për kohën tonë, nuk vlen për popullin tonë, ai ka bërë braktisjen e plotë të Kur’anit.

2. Kthimi i shpinës Kur’anit dhe mosrespektimi i leximit të tij. Ky kuptim shihet qartë edhe në komentin e ajetit të kaluar. Taberiu thotë: Allahu ka informuar se ata për Kur’anin kanë thënë:

“”Mos e dëgjoni këtë Kur’an dhe kur të lexohet ai, ju bëni zhurmë (bërtitni)…”, (Fussilet, 26) dhe kjo është braktisje e vërtetë.

3. Largimi i plotë nga leximi i Kur’anit. Kurtubiu ka thënë se ky kuptim poashtu gjendet në ajetin e kaluar. Ibën Abbasi, radijallahu anhu, thotë: “Në brendinë e atij që nuk gjendet aspak Kur’an, ai është si shtëpia e prishur”. (3)

4. Të harruarit e asaj që është ditur përmendësh. Në këtë aludon ajeti:

“E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër. Ai do të thotë: “Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?” Ai (All-llahu) thotë: “Ashtu si i harrove ti argumentet Tona që t’i ofruam, ashtu je ti i harruar sot”. (Ta Ha, 124-126)

5. Mosveprimi sipas urdhërave të Kur’anit. Transmeton Sujutiu në el-Itkan me zinxhir nga Enesi, radijallahu anhu, se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kur’ani është ndërmjetësues… kush e le përpara do ta udhëheq për në xhenet, e kush e lë mbrapa do ta udhëheq për në zjarr”.

– Dispozita e braktisjes së Kur’anit

Ajo dallon varësisht nga lloji i brkatisjes.

Nëse braktisja bëhet me kthyerje të shpinës apo me të folur për të fjalë të këqija, atëherë kjo është kufër i qartë, dhe ai person është kafir, padyshim.

Nëse braktisja ndodhë duke mos e lexuar atë, derisa ta harrosh, atëherë ka dy gjendje:

Një: Nëse kjo ka ndodhur nga përtacia dhe neglizhenca, atëherë është një nga mëkatet e mëdhaja. (Ibën Haxheri)

Dy: Nëse kjo ndodhë për ndonjë arsye, sikurse sëmundja apo diçka tjetër që e pengon nga leximi, atëherë më e udhës është të themi se ky nuk ka bërë mëkat.

Nëse braktisja ka të bëjë me mosveprimin sipas urdhërave të Kur’anit, atëherë dispozita lidhet ngushtë, me atë se ai mëkat ka qenë i vogël, i madh apo kufër. P.sh, nëse braktisë urdhërin e Allahut, subhanehu ue teala:

“Adhurone vetëm Allahun, e mos i përshkruani atij ortak” (en-Nisa 36), atëherë kjo braktisje është kufër. Nëse braktisë urdhërin:

“Mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq”. (Huxhurat, 11), atëherë kjo braktisje është mëkat i madh, dhe kështu me rradhë.

Ka edhe disa lloje tjera të braktisjes së Kur’anit, lloje të cilat qortohen nga ajeti që e përmendëm më lartë.

1. Braktisja e dëgjimit të tij, besimit në të dhe respektimit të tij.

2. Braktisja e veprimit sipas tij, duke mos respektuar hallallin dhe haramin edhe pse e lexon dhe beson në të.

3. Braktisja e gjykimit sipas tij në çdo sferë të jetës dhe besimi se fjalët e tij nuk aludojnë në dije të qartë.

4. Braktisja e meditimit në të, kuptimit të tij dhe njohurisë së qëllimeve të Allahut me zbritjen e Kur’anit.

5. Braktisja e shërimit me të, në të gjitha sëmundjet e zemrës duke u munduar të arrijnë shërimin në diç tjetër.

Krahas braktisjes, disa njerëzve u ngushtohet edhe shpirti nga Kur’ani, ajo ndodhë për disa shkaqe:

Dikujt i ngushtohet shpirti pse të jetë zbritur ky libër dhe pse ai të jetë ligj me të cilin duhet gjykuar.

Ndonjëherë ndodhë duke mos dashtur ta kuptojë se ky libër është zbritur nga Allahu, por është i krijuar, sipas mendimit të tij.

Ndonjëherë ndodhë duke pretenduar se ai nuk mjafton për njerëzinë, por ka nevojë edhe për ligje, mendime dhe politika të ndryshme.

Ndonjëherë ndodhë kur ballafaqohet me ajetet e qarta të cilët ia kundërshtojnë veprat apo mendimet e tij.

Ne duhet të mundohemi që assesi të mos biejmë në ndonjërën prej gjërave të përmendura. Për të mos rënë në këtë, në vijim po sjellim tekste që do të na ndihmojnë në atë drejtim:

Disa hadithe për qortimin e braktisjes së Kur’anit:

1. Transmeton Abdullah ibën Mes’udi, radijallahu anhu, se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Shtëpia më poshtëruar është shtëpia ku nuk gjendet asgjë nga Kur’ani, lexojeni Kur’anin sepse për të ka shpërblime. Me çdo shkronjë shpërbleheni me dhjetë sevape. Nuk them “elif lam mim” (Çáã ), por elif, lam, mim”. (4)

2. Nga Imran ibën Husajni, se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush e lexon Kur’anin, le të kërkon nga Allahu (shpërblim) për leximin që ka bërë, ngase do të vijnë njerëz, të cilët do ta lexojnë Kur’anin, dhe për atë lexim do të kërkojnë nga njerëzit (pasuri, lëvdata)”. (5)

3. Nga Aliju, radijallahu anhu, se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Do të ketë nga ummeti im njerëz që do ta lexojnë kur’anin, leximi juaj krahas leximit të tyre është asgjë, namazi i juaj krahas namazit të tyre është asgjë dhe agjërimi i juaj krahas agjërimit të tyre është asgjë. Leximi i tyre nuk arrin më poshtë se fytat e tyre, dalin nga Islami ashtu si delë shigjeta nga harku…” (6)

5. Nga Ebu Musa el-Esh’arij, se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Shembulli i besimtarit që lexon Kur’anin është sikurse shembulli i qitrosë, ka erë të mirë dhe shije të mirë, shembulli i besimtarit që nuk lexon Kur’an është sikurse shembulli i hurmës së thatë, nuk ka erë por ka shije të ëmbël. Shembulli i munafikut që lexon Kur’an është sikurse shembulli i borzilokut, e cila ka erë të mirë e shije të idhët, ndërsa shembulli i munafikut i cili nuk e lexon Kur’anin është sikurse shembulli i kungullit të thatë, nuk ka erë dhe shijen e ka të idhët”. (7)

Disa fjalë të dijetarëve për qortimin e braktisjes së Kur’anit:

1. Omeri, radijallahu anhu: “Ishim në një kohë, ku secili që e mësonte Kur’anin e mësonte për hirë të Allahut. Ndërsa në kohën e fundit, po kam frikë se dikush e mëson Kur’anin për hirë të njerëzve. Unë ju këshilloj që me punët dhe leximin tuaj ta keni për qëllim vetëm Allahun, sepse në kohën e Resulullahut, salallahu alejhi ue selem, e kishim atë pranë dhe me vahj na tregonte gjërat e fshehta. Por, sot, pasiqë ka shkuar Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, unë ju njoh kështu: Kush paraqitet me mirësi, ne e duam atë dhe mendojmë mirë për të, ai që shfaqet me punë të këqija, e urrejmë për ato punë dhe për të mendojmë keq. Ndërsa, atë që keni në brendinë tuaj, ajo është mes juve dhe Allahut, subhanehu ue teala”

2. Ibën Omeri: “Kam jetuar në një kohë, ku imanin e mirrnim para Kur’anit, kur zbriste ndonjë sure menjëherë e mësonim hallallin dhe haramin që u përmendej aty. Ndërsa tani, po shoh njerëz të cilët në fillim e marrin Kur’anin para imanit, e lexon prej Fatihasë e deri në fund dhe nuk din cilat ajete urdhërojnë e cilat qortojnë, nuk kupton gjë prej tij”.

3. Aliju, radijallahu anhu, njërit i ka thënë: “Nëse mbetesh të jetosh, do të vëresh se Kur’anin do ta lexojnë tre lloj njerëzish: një lloj për Allahun, një lloj për polemizim dhe një lloj për dunja, kush do të kërkojë me të, do të arrijë”. Pra, nëse me Kur’an kërkon xhenetin do ta arrijë, e nëse me të kërkon dynjanë, edhe do ta arrijë por në ahiret, do të gjejë dënimin.

4. Ebu Seid el-Hudriju: “Do të vijë një gjeneratë, që do ta lexojnë Kur’anin por Kur’ani nuk do të arrijë më poshtë se fyti. Do ta lexojnë tre lloj njerëzish: besimtari, munafiku dhe i prishuri. Beshiri tha: Velidit i thash: Kush janë ata tre? Tha: Munafiku është mohuesi i Kur’anit, i prishuri është ai që siguron hajen me Kur’an ndërsa besimtari është ai që vepron sipas tij”.

5. Katadeja: “Secili që ulet me Kur’anin, kur të ndahet, do të ndahet me ndonjë shtesë apo mungesë, pastaj e lexoi ajetin:

“Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.”

Në fund po përmendim disa nga dëmet që vijnë nga braktisja e Kur’anit:

1. Nëse zemrat nuk ndërtohen me Kur’an, aty do të banojnë shejtanët.

2. Braktisja e Kur’anit e dobëson besimin tek Allahu, subhanehu ue teala, dhe në të gjitha gajbijatet.

3. Ai që e ka braktisur Kur’anin, padyshim se do ta braktisë edhe veprimin sipas tij.

4. Ai që lexon Kur’anin për të fituar pasuri, ditën e Kijametit do të ringjallet pa mish në fytyrë.

5. Kush e lexon Kur’anin dhe nuk punon sipas tij, leximi i tij do të jetë kundër tij.

6. Kush e lexon Kur’anin për t’i thënë se është lexues apo për tu lëvduar para njerëzve ai është munafik dhe me të do të ndizet zjarri ditën e kijametit.

Përgatiti: Omer Berisha

Burimi: albislam.com

shënimet:

1. Tefsirul Kurtubi (13/20)

2. Tefsiru Taberi (9/385)

3. Ahmedi (1947) dhe Tirmidhiu (2913), i cili thotë se hadithi është hasen sahih.

4. Tirmidhiu (2910), i cili thotë se hadithi është hasen sahih

5. Tirmidhiu (2917) hasen sahih, Albani në es-Sahiha (257) e ka konsideruar hasen.

6. Muslimi 1066) dhe Buhariu shkurtimisht

7. Buhariu (5020) dhe Muslimi (797)

 

0 1543

Një vit njerëzit po kërkonin hënën e re të Ramazanit dhe nuk e shihnin atë. Një njeri erdhi te gjykatësi i qytetit dhe i tha: “Unë e kam parë në ëndërr të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selam, dhe ai më informoi se sonte është nata e parë e Ramazanit. Ai më porositi mua dhe të gjithë myslimanët që të fillojmë agjërimin!”


Gjykatësi i tha: “Atë që ti e ke parë në ëndërr… njerëzit e kanë parë në ditën me dritë të plotë dhe ai u ka thënë atyre: “Agjëroni kur ta shihni (hënën e re) dhe ndërpritni agjërimin kur ta shihni atë.” Kështu që nuk na nevojitet ëndrra jote!””

Kohë më parë janë përhapur disa thashetheme në mes grave: një farë gruaje e re e kishte parë të Dërguarin, alejhi salatu ue selam, në ëndërr dhe ai i tha asaj se اasti i Fundit do të vijë shumë shpejt, dhe se shenja e tij është se ti do të hapësh një kopje të vjetër të Kur’anit dhe do të gjesh në të një fije floku apo një faqe të bardhë! Kjo ëndërr e shpikur kishte më tepër efekt tek të paditurit sesa formulimi i Allahut, xhele shanuhu: “Njerëzit të pyesin për kiametin (katastrofën) e ti thuaj: “Për atë di vetëm Allahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër!” (Kur’an 33:63).

Pak kohë më vonë kjo grua e re dha një fjalim në një kolegj, dhe ajo shpërndau një fletëpalosje me tregimin pasues:

“Një grua e re u sëmur rëndë, dhe doktorët dështuan në përpjekjet e tyre për të trajtuar sëmundjen e saj. Një natë ajo qau deri sa ra në gjumë. Në gjumë ajo e pa Zejneben – nënën e besimtarëve – e cila vendosi në gojën e saj disa pika të shurupit. Ajo e porositi atë të shkruajë tregimin 13 herë dhe tu thotë njerëzve të tjerë që ta fotokopjojnë atë dhe ta shpërndajnë. Kur u zgjua e gjeti veten krejt të shëruar, dhe bëri 13 kopje të tregimit dhe i shpërndau ato. Rezultati ishte si vijon:

1. Kopja e parë ra në duar të një njeriu të varfër, kështu që ai bëri 13 kopje të tregimit dhe i shpërndau ato. Pas 13 ditëve ai bëri një pasuri të madhe!

2. Kopja e dytë arriti tek një njeri i shëndetshëm i cili e grisi atë, kështu që ai humbi gjithë shëndetin e tij në 13 ditë!!

3. Kopja e tretë iu dha një personi me një punë shumë prestigjioze. Ai e përqeshi atë, dhe pas 13 ditësh ai u pushua.

Vëllezër/motra të mia myslimanë, ju duhet ta kopjoni këtë tregim dhe ta shpërndani atë kështu që ju mund të fitoni nga Allahu atë që ju kënaq juve”

Kjo përrallë idiote më kujtoi përrallën e “Dëshira e Sheh Ahmedit” që rishfaqej disa herë në një kohë në atë mënyrë që i bënte njerëzit të besonin se kishte diçka pas tij!

Kjo përrallë gjithashtu më kujtoi çfarë kisha lexuar në disa nga revistat tona – fatkeqësisht – rreth “Mallkimit të faraonëve”, përmes së cilës pretendonin se ky mallkim është pas çdo shqetësimi të faraonëve në varret e tyre, “Një njeri shkelmoi një nga kafkat e tyre kështu që këmba e tij u thye…tjetri i cili zbuloi një nga varret e tyre, aeroplani i tij ra nga qielli…në të njëjtën natë energjia elektrike ishte ndalur në tërë Kajron… etj!!”

Kjo është si një lloj “terrorizmi mendor” shkatërrues. Sikur thuhet, “Mos mendo! Mos diskuto! Përndryshe gjërat e njëjta do të të ndodhin ty; dhe kujdes, MOS E GRIS Atë LETثR!!! Përndryshe ti mund të humbësh punën, shëndetin… apo edhe fenë tënde”. Ky është pohimi i tyre.

Por ne e dimë se shpallja ka përfunduar dhe nuk do të vijë te askush pas të Dërguarit Muhammed, alejhi salatu ue selam. Prapë se prapë do të gjesh disa myslimanë duke shpikur disa ligje të reja në fe dhe i paralajmërojnë me dënim ata që nuk pajtohen me atë që ata thonë, dhe ju premtojnë sukses atyre që pajtohen me të. Si mundet një mysliman të besojë në këtë pas ka lexuar deklaratën e Allahut, xhele shanuhu: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe” (Kur’an 5:3)

Ne e dimë për të vërtetë se një njeri mund të braktisë praktikën e obligimeve më të mëdha të fesë sonë – pesë vaktet e namazit – dhe përsëri pranon ushqimin e tij nga Allahu, dhe nuk vuan nga ndonjë sëmundje. Kjo është kështu sepse jeta e kësaj bote nuk është vend i llogarisë dhe kompensimit – dënimi dhe shpërblimi do të ndodhin në botën tjetër. Në të vërtetë, do të gjesh jobesimtarët, të cilët nuk besojnë as në Allahun e as në Ditën e Fundit, prapë se prapë Allahu ka vazhduar mbështetjen e tyre dhe ju ka dhënë atyre më shumë njohuri të kësaj bote dhe qytetërimit materialist se sa të tjerëve… kjo është sepse jeta e kësaj bote është një provë e jo një vend i kompensimit.

Si ka mundësi, që disa njerëz e fyejnë inteligjencën tonë duke deklaruar se ai i cili nuk pajtohet do të dënohet brenda kaq ditësh, dhe ai i cili pajtohet do të shpërblehet?

Për më tepër, ajo që është kërkuar prej nesh të bëjmë nuk është as obliguese as e pëlqyer…as që është e ligjshme (në Islam). ثshtë një shpikje e djallit dhe një përrallë e patakt.

Le të pyesim vetveten: a është kopjimi dhe shpërndarja e këtyre fletushkave një ‘vepër adhurimi’ apo është një vepër e pastër e dynjasë?

Nëse është një vepër adhurimi atëherë është e refuzuar sepse qëllimi i njeriut ishte të ruajë mallin e dynjasë, pasurinë, punën dhe shëndetin. Allahu thotë: “Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t’u plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në të, dhe atyre nuk do t’u mungojë gjë. Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm xhehenemi. Ajo që punuan dhe vepruan ata, ka dështuar dhe është asgjësuar” (Kur’an 11:15-16)

Prandaj, kjo vepër e kopjimit të fletushkës është një vepër e pavlerë – madje false , kompensimi i së cilës është Zjarri.

Në anën tjetër, nëse është vetëm një vepër e dynjasë, atëherë prapë ajo është e refuzuar, sepse ajo nuk është e mbështetur në mjetet e nevojshme materiale. P.sh. ai i cili dëshiron të mbajë punën e tij nuk duhet të vijë vonë në punë, ai duhet të përmbushë detyrat e tij në mënyrën më të mirë, ai duhet të pranojë klientët sjellshëm dhe ngrohtësisht, dhe ai duhet të vendosë raportin me shefat e tij mbi një bazament korrektësie.

Ngjashëm me pasuri, shëndet, etj., të gjitha këto kanë mjete të mirënjohura materiale dhe mënyra të ruajtjes së tyre, dhe kjo vepër e kopjimit të fletushkës nuk është aspak njëra prej tyre.

Pastaj, pse ky numër 13 në veçanti?

Nëse nuk gabohem, Anglishtja e sheh këtë numër si një shenjë të keqe. ثshtë ky tregim i trilluar në ndonjë mënyrë i lidhur me këtë? Në Sheriat veprat e përmendura janë përsëritur një herë, tri herë, shtatë herë, dhjetë herë ose njëqind herë, por kurrë 13 herë.

Në fund, kush e transmeton këtë gënjeshtër?

Një vajzë e sëmurë? Kush është ajo? Kush thotë se ajo është e besueshme? Dhe kush e transmetoi atë prej kësaj vajze? ثshtë një zinxhir i gjatë i njerëzve gënjeshtarë dhe të panjohur. Dëshmia e tyre nuk duhet pranuar në një debat më shumë se një qepë apo edhe më pak! Atëherë si mund të pranojmë transmetimin e tyre në një çështje sikur kjo?

Madje edhe sikur kjo thashetheme të kishte qenë transmetuar nga më të besueshmit e transmetuesve, kur ata fillojnë t’i rrëfejnë këto gënjeshtra të qarta atëherë besueshmëria e tyre do të marrë fund, dhe ne do të ndalemi së dëgjuari ata, dhe është e obligueshme t’i kundërshtojmë ata, dhe t’i ndalojmë ata nga luajtja me mendjet e budallenjve – Allahu na ndihmoftë. Por përsëri, transmetuesit e besueshëm nuk do ti rrëfenin gjëra sikur kjo.

Autori: Shejh Selman el Audeh

Përktheu dhe përshtati: Besnik Abrashi 

Burimi: albislam.com

0 1546

1.Në cilin vit u obligua kryerja e Haxhit?

1.Haxhi u obligua në vitin 9 Hixhrij.

2. Sa dyer i ka Xhehenemi?

2. Xhehenemi i ka 7 dyer dhe largësia e dyerve mes vete është sa ecja e një këmbësori i cili ecë në këmbë pa ia nda 70 vite.

3. Cili është dënimi që duhet t’i jepet sihribazit ose sihribazes sipas sheriatit islam?

3. Ekzekutimi.

4. Kush ka qenë koka e mynafikëve në kohën e Muhamedit ,- salallahu alejhi ve selem?

4. Abdullah ibën Seluli.

5. Kush është autor i librit – “El Xhamiu Es Sahih”-?

5. Imam Buhariu,- Allahu e mëshiroftë.

6. Ceki llojet e tavafit rreth Qabesë?

6. Kemi tre lloje të tavafit rreth Qabesë: 1. Tavaful Kudumi 2. Tavaful Ifadah. 3. Tavaful Veda.

7. Kush ka qenë më asket në mesin e sahabëve?

7. Ebu Dherr el Gifari,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

8. Cila është sureja në të cilën janë dy sexhde?

8. Sureja el Haxh.

9. Allahu ia fal shehidit mëkatet por diçka nuk i falë, cila është ajo që nuk ia falë?

9. Borxhin ndaj njerëzve.

10. Në cilin vit u obligua agjërimi?

10. Vitin e dytë hixhrij..

11. Cilat janë dy begatitë që shumica e njerëzve nuk ia dinë vlerën e tyre?

11. Shëndeti dhe koha e lirë.

12. Kush llogaritet Hoxha i islamit?

12. Hoxha i nderuar Ahmed bin Abdul Halim bin Tejmijeh (Ibn Tejmijeh).

13. Cili ishte grupi i parë i devijuar nga mendimet e Ehli Sunetit dhe Xhematit?

13. Havarixhët.

14. Sa palë krah i ka Xhibrili alejhi selam?

14. Xhibrili alejhi selam i ka 600 palë krah.

15. Kush ishte i pari i cili e mori nofkën -” udhëheqësi i muslimanëve-“(emirul mu’minin)?

15. Umer ibnul Hatabi,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

16. Cili ishte Pejgamberi që Allahu i foli sa ishte në dynja?

16. Musai alejhi alejhi selam.

17. Cili nga melekët është i obliguar për kujdesin dhe sjelljen e shiut?

17. Meleku Mikail.

18. Në cilin vit lindi dhe vdiq Muhamedi salallahu alejhi ve selem?

18. Lindi vitin 571dhe vdiq vitin 633.

19. Kush janë njerëzit të cilët do të ringjallen në ditën e gjykimit me qafat më të gjata?

19. Myezinët.

20. Cilat janë gratë më të bereqetshme ashtu siç ka ardhur në hadithe?

20. Ato të cilat kërkojnë pak mehër (dhuratë martesore e cila i takon gruas) në aktin martesor.

 

Burimi: albislam.com

Autor: Fet-hurr Rrahman Muhamed Hasan Xhemil

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

 

 

 

0 3148

Namazi është farz (detyrim) duke u bazuar në argumentet e qarta nga Kur’ani, hadithet e Pejgamberit, dhe ixhmaja (pajtueshmëria) e gjithë Ummetit, për çdo musliman në moshën madhore (pubertet), i mençur, pa përjashtim, përveç grave që janë në të përmuajshmet dhe në lehoni. Disa prej argumenteve të Kur’anit për obligimin e namazit janë:

وَمَا أُمِرُوا إِلا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاءَ وَيُقِيمُوا الصَّلاةَ وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ وَذَلِكَ دِينُ الْقَيِّمَةِ.

“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.”[1]

إِنَّ الصَّلاةَ كَانَتْ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ كِتَابًا مَوْقُوتًا.

“… vërtetë namazi është obligim (në kohën e vet) i caktuar për besimtarët”[2].

Kurse prej Sunnetit mund të përmendim hadithin e Muadhit kur Pejgamberi e dërgoi atë në Jemen i tha: Mësova atyre se Allahu ua ka bërë obligim pesë kohët e namazit brenda çdo ditës dhe natës[3]. Gjithashtu mund të cekim hadithin që transmetohet nga Ibën Umeri, se Pejgamberi ka thënë: “Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka Zot që meriton të adhurohet përveç Allahut, dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit, dhe shkuarja në Haxh kush ka mundësi.[4]

Prej Ubadete Ibën Samit transmetohet se e ka dëgjuar Pejgamberin duke thënë: “Allahu ua ka obliguar pesë kohë të namazit robërve të Tij, dhe kush vjen me to duke mos lënë mangët diçka prej tyre dhe duke qenë se i ka kryer në mënyrë të mirëfilltë, Allahu ka premtuar që atë person do ta fus në Xhenet.[5]

Këto janë vetëm disa prej haditheve dhe ajeteve që flasin për detyrimin e namazit kurse prej tyre ka edhe shumë të tjerë.

Kurse sa i përket Ixhmasë, janë pajtuar të gjithë dijetarët e Umetit se pesë kohët e namazit janë obligim gjatë çdo dite dhe nate[6]. Namazi nuk është obligim për gratë që janë në menstruacione dhe lehone duke u argumentuar me hadithin e Pejgamberit: “A nuk është gruaja që nuk falet dhe nuk agjëron në menstruacione”[7].

Burimi: albislam.com

[1] Suretu Bejjine 5

[2] Suretu Nisa 103

[3] Transmeton Buhari në kaptina obligimi i zekatit me numër 1395

dhe Muslimi 1/50.

[4] Trans. Buhariu dhe Muslimi.

[5] Trans. Ebu Davudi 1420, Albani ka thënë se është sahih në “Sahih Sunnen Ebu Davud”

[6] “El Mugni”, Ibn Kudame

[7] Trans. Buhariu dhe Muslimi

NA NDIQNI NË