S’KE IMAN PA IA DASHUR VËLLAIT ATË QË IA DO VETES

S’KE IMAN PA IA DASHUR VËLLAIT ATË QË IA DO VETES

0 902

HADITHI I TREMBËDHJETË

عَنْ أَبِي حَمْزَةَ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ t خَادِمِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ عَنْ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: “لَا يُؤْمِنُ أَحَدُكُمْ حَتَّى يُحِبَّ لِأَخِيهِ مَا يُحِبُّ لِنَفْسِهِ”.

رَوَاهُ الْبُخَارِيُّ [رقم:13]، وَمُسْلِمٌ [رقم:45].

Ebu Hamza Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari ﷺ ka thënë:

“Asnjëri prej jush nuk beson (plotësisht) derisa t’ia dojë vëllait të tij atë që ia do vetes.”

E shënojnë Buhariu [numër 13] dhe Muslimi [numër 45].

Dobit e Hadithit:

1) Mohimi i imanit aludon në këtë obligim, për arsye se nuk mohohet imani ndryshe vetëm nëse lihet obligimi, që don të thotë se është obligim të dëshirojmë për vëllanë atë që dëshirojmë për veten.

2) Asnjëri prej jush nuk ka besuar; nënkuptohet përkryerjen dhe plotësimin e imanit, e jo në esencën e tij.

3) Gjërat e mira që duhesh t’i dëshirosh për veten dhe për vëllezërit janë dy llojë: a) mirësit e përgjithshme; p.sh. adhurimet, memorizimi i Kur’anit.

b) mirësit e përkufizuara; p.sh. pasuaria, pozita etj.

Në llojin e parë duhesh vazhdimisht ta duash për vetën dhe për vëllezërit.

Në llojin e dytë nuk detyrohesh vazhdimisht ta duash për veten dhe për vëllezërit, për shkak personalitetit të personit.

4) Të dëshirosh për vëllain atë që që dëshiron për veten nënkupton; edhe ta urrejsh për vëllain atë që urren për veten.

5) Tërheqja e vërejtjes nga zilia (hasedi), sepse ziliqari nuk dëshiron për vëllain atë që dëshiron për veten, pastaj ai dëshiron largimin e të mirave nga vëllai i tij.

6) Lejohet mohimi i një gjëje, nëse nuk arrinë plotësinë e saj.

Përktheu: Vedat Skenderi

GJITHASHTU NË ALBISLAM