Arhiva DitoreMar 5, 2015

0 3898

Në emër të Allahut Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit

Falënderimi i takon vetëm Allahut, i Cili zbriti librin, sqarues i çdo gjëje, udhëzues për të devotshmit. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër pos Allahut, Sunduesit të vërtetë dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij, i sinqerti besnik, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, familjen e tij, shokët e tij, dhe gjithë ata që ndjekin rrugën e tij.

Dhuntia e islamit, është prej dhuntive më të larta, më madhështore, që myslimani duhet ta falënderon Allahun natë e dit për këtë dhunti, e mirësi të madhe, që e ka bërë prej ithtarëve të tevhidit të pastër dhe fesë së vërtetë, ai çdoherë duhet qenë falënderues për dhuntinë e islamit, pasi kjo fe ka veçoritë dhe vlerat e saja prej tyre:

-Islami është fe, me të cilën Allahu i Madhëruar është i kënaqur, si fe për robërit e Tij:

Allahu thotë: “Feja e vetme e vërtetë te Allahu është islami”. Ali Imran 19. Dhe ka thënë: “E ai që kërkon tjetër fe përveç islamit, nuk do t’i pranohet, dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur”. Ali Imran 85.

Amar ibn Ebi Amar transmeton se ibn Abasi e ka lexuar këtë ajet: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe”. Maide 3. Afër tij ishte një çifut, që i tha ibn Abasit: “Po të na zbrite neve ky ajet atë ditë do ta bënim festë”. E ibn Abasi i tha: “Ky ajet ka zbrit në ditën e dy festave, ditën e xhuma dhe ditën e Arafatit”.[1]

Pra, Allahu i Madhëruar zgjodhi për robërit e Tij këtë fe madhështore, të fundit, Ai i Lartësuari nuk është në pajtim për robërit e Tij, vetëm për atë gjë që ka mirësi të plota dhe dobi për ta.

-Islami është fe e gjenealogjisë së njeriut:

Allahu thotë: “(Kujtoje) kur Zoti yt – nga kurrizi i bijve të Ademit nxori pasardhësit e tyre dhe ata i bëri dëshmitar (të vërtetës) kundër vetes. (Iu tha atyre): “A nuk jam Unë Zoti juaj” Ata thanë: “Po, me të vërtetë”. Na ju kemi bërë dëshmitar që të mos thoni në Ditën e Kiametit: “Na për këtë nuk kemi qenë të informuar”.Araf 172.

Ibn Kethiri ka thënë: “Allahu na tregon se ka nxjerrë pasardhësit e Ademit nga boshti kurrizor, që dëshmojnë për veten se Allahu është Zoti dhe Sunduesi i tyre, se nuk ka zot tjetër pos Tij, ashtu Allahu i ka krijuar me të”.

Allahu thotë: “Drejtohu me përkushtim në fenë e drejtë, krijimtarinë e Allahut, sipas të cilës Ai i ka krijuar njerëzit. S’ka ndryshim në krijimtarinë e Allahu. Kjo është fe e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë” Rum 30.

Ebu Seleme ibn Abdurrahman transmeton se Ebu Hurejra, radijalahu anhu, ka thënë: I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Çdo foshnje lindet në fitrah (natyrën e pastër), më pas prindërit e bëjnë të çifutë, krishterë apo zjarrputist”. Buhariu dhe Muslimi.

Tregimi për pranimin e islamit të Tufejl ibn Amr Deusi, dëshmon se islami është fe e natyrës së pastër. Tufejli ishte prej fisit Deus Zehran, prej prijësve të fisit, kishte dëgjuar për të Dërguarin, salallahu alejhi ue selem, në Meke. Hipi mbi devenë e tij, mori furnizim, i veshi rrobat për udhëtim. Tufejli ishte poet i mirë, orator i madh, e njihte gjuhën e pastër nga ajo e dobët. Arriti në Meke, mirëpo propagandat e paraformuara kundër të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem, po organizoheshin nga paganët që ta deformojnë famën e të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem, me fjalë të sëmura, e shprehje të hidhura. Hyri në Meke, e i takoi jobesimtarët nga Kurejshët, të cilët i thanë: Ku je nisur o Tufejl? Tha: Dua të shkoj deri tek ky person i cili e pretendon veten se është i Dërguar! I thanë: Çfarë dëshiron diçka tjetër? Tha: Dëshiroj të dëgjoj atë që flet, nëse është e vërtetë do ta pasoj, e nëse është e pavërtetë e braktis. I thanë: Kujdes prej tij, ai është magjistar, poet, falltar, i çmendur, po ta tërheqim vërejtjen të mos dëgjosh fjalët e tija. Tufejli tha: Betohem në Allahun, nuk u ndalën duke më frikuar, saqë mora pambuk, e vendosa në veshët e mi. Mirëpo, e vërteta është më e fortë se pambuku, dhe Kurani depërton nëpër pambuk e deri në zemër. Tha: Një ditë hyra në xhami (mesxhidul Haram), pambukun e kisha në veshët, nuk dëgjoja asgjë. Por, Allahu aze ve xhel deshi që tija hap veshët, ngase disa njerëz kanë veshë, sy dhe zemër, mirëpo, i kanë ashtu siç ka thënë Allahu: “Na kemi krijuar, me të vërtetë, shumë xhind dhe njerëz për xhehenem: ata kanë zemra (mend) me të cilat nuk kuptojnë, kanë sy me të cilët nuk shohin, kanë veshë me të cilët nuk dëgjojnë. Ata janë si shtazë, madje, edhe më të zi. Ata janë të pakujdesshëm”. Araf 179.

Shkoi dhe e pa fytyrën e të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem, dhe tha: “Kur e pashë fytyrën e tij, e dija se fytyra e tij nuk është fytyrë e gënjeshtarit”. Pra fytyrën e gënjeshtarit njeriu e njeh, fytyrën e mashtruesit e njeh, fytyrën e lënësit të namazit e njeh, njashtu fytyrën e namaz falësit dhe të sinqertit e njeh, më i sinqerti prej tyre dhe njeriu më i mirë  është Muhamedi, salallahu alejhi ue selem.

Tufejli tha: “Vërejta të Dërguarin, salallahu alejhi ue selem, duke lexuar, mirëpo, nuk dëgjoja se në veshët e mi kisha pambuk, i thashë vetes: Për tu habitur me mua, unë jam një poet i madh, i njoh fjalët e pastra nga ato të këqija, pse të mos e nxjerr pambukun, që nëse dëgjoj fjalë të mirë, e pranoj, përndryshe e lë? E nxori pambukun. Ky ishte hapi i parë. I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, filloi të lexoj ajete nga Kurani, kur dëgjoi fjalët e tij, e prekën në zemër, a ka mundësi që jobesimtari, nëse ka mund të dëgjon “Ta ha, Na, nuk ta kemi shpallur ty Kuranin për të munduar, por, që të jetë këshillë për atë që druan”. Taha 1-3. E të mos beson? Kush mundet të dëgjon “Kaf. Pasha Kuranin e madhërueshëm, Po, ata janë çuditur që nga mesi i tyre u ka ardhur një paralajmërues, e mohuesit thonë: “Kjo gjë është e çuditshme” Kaf 1-2. E të mos pranon islamin?

Tha: “Kur dëgjova këto fjalë, eca para, e i thashë: Mirëmëngjesi, o vëlla arab”. Kjo ishte një përshëndetje e kohës së injorancës, që është e anuluar nga Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, andaj nuk pranohet. I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, i tha: “Allahu më ka zëvendësuar një përshëndetje më të mirë se e jotja” Tha: Cila është ajo? Tha: Es selamu alejkum ve rahmetullah. Sa fjalë e bukur! I tha: Es Selamu alejkum. E ia ktheu. E pyeti: Kush je ti? Tha: Unë jam i Dërguari i Allahut. Tha: Kush të dërgoi? Tha: Allahu. Tufejli e pyeti: Në çka thërret? I tregoi dhe  lexoi diç nga Kurani. Tha: Dëshmoj se nuk ka zot tjetër pos Allahut dhe dëshmoj se ti je i Dërguari i Allahut, pastaj i tha: O i Dërguar i Allahut, unë jam nga fisi Devs (ishte prijësi i këtij fisi), i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, e urdhëroi të kthehet tek ata si thirrës, kur arriti tek ata, i thërriti në fe, por ata mohuan, e refuzuan, ishte e përhapur tek ata imoraliteti, erdhi herën e dytë tek i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, e i tha: “O i Dërguar i Allahut, tek fisi Devs është përhapur zinaja, kanë mohuar Allahun, lute Allahun kundër tyre, o i Dërguari i Allahut. Që ti dënon e ti shkatërrojë, ti bën copa të ndara”. Por, Muhamedi, salallahua lejhi ue selem, ashtu si tha Allahu për të: “Ti je me një moral të lartë”. Kalem 4.

Në saje të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed!) – e sikur të ishe i ashpër dhe vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje”. Ali Imran 159.

Nga gjiri juaj u erdhi një pejgamber. Atij i vjen rëndë për mëkatet që bëni ju, por ai përpiqet që ju të shkoni rrugës së drejtë, dhe ndaj besimtarëve është i butë dhe mëshirues”. Teube 128.

Ngriti duart të bën lutje për ta, e Tufejli mendoi se do bën lutje kundër tyre, e tha: U shkatërrua fisi Devs. Atëherë i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, tha: “O Allah udhëzo fisin Devs, o Allah udhëzo fisin Devs, o Allah udhëzo fisin Devs”. Pastaj tha: O Tufejl, shko te fisi Devs, thirri ata në islam, kush të është bashkangjitur luftoi ata që mohuan, shkoi, e kërkoi nga i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, që ti japë një shenjë, ai u lut për të, e iu bë në mes syve të tij një dritë që do ti ndriçonte natën.

Tha: “O i Dërguar i Allahut, kam frikë se do më thonë, i sëmurë, lute Allahu që të ma ndryshon këtë dritë”, e Allahu e shndërroi në shkop, që kur e ngrite shkopin bënte dritë gjithë malet e Zehranit. Kur arrit tek ata, ishin të përgatitur nga lutja e të Dërguarit, salallahu alehi ue selem, ju tha: “Ju thërras të dëshmoni se nuk ka zot tjetër pos Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij”, pastaj ua tregoi shenjën. Pranuan islamin që të gjithë dhe hynë në fenë islame grupe grupe, i Lartësuar është Allahu që udhëzon, Allahu qoftë i kënaqur me të. Vazhdoi Tufejli duke thirrur, luftuar, e kishte shitur veten e tij për Allahun, deri sa u vra në betejën e Jemames si shehid.

-Islami është fe e besimit të pastër:

Islami është fe e besimit të pastër në Allahun, Zotin e botëve, Allahu thotë: “Thuaj: Ai, Allahu është Një! Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.” Ihlas 1-4. Dhe ka thënë, me fjalë të drejtuara të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem: “Me të vërtetë, të është shpallur ty edhe atyre (pejgamberëve) që kanë qenë para teje: “Nëse i përshkruan Perëndisë shok, me siguri do të të humbin punët tuaja dhe do të jesh ndër ata që janë shkatërruar”. (Mos adhuro idhujt), por adhuro vetëm Perëndinë dhe bëhu falënderues”. Zumer 65-66.

-Është fe e cila ngritët mbi besim, adhurim dhe moral.

Xhevahir i besimit është njëshmëria e pastër që nuk e njollosin mbeturinat e shirkut të qartë e të fshehur.

Xhevahir i adhurimit është sinqeriteti, pasimi dhe synimi i pastër.

Xhevahir i moralit është lidhja e fortë mes besimit dhe adhurimit, aq sa është besimi i shëndoshë dhe adhurimi i saktë edhe morali është i tillë.

Allahu thotë: “Thuaj: “Unë nuk kam në dorë për veten time as ndonjë dobi, as ndonjë dëm, pos çka do All-llahu. Sikur ta dija të fshehtën, do t’i shumoja për vete të dobishmet, e nuk do të më prekte gjë e keqe. Unë nuk jam tjetër vetëm se qortues dhe përgëzues për njerëzit që besojnë”. Araf 188.

I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Nuk është prej nesh ai i cili bën ogure apo (kërkon) të bëj ogure, që qet fall apo kërkon t’i qitet fall, që bën magji, apo kërkon të bëjnë magji. Kush shkon tek falltari dhe i beson atë që flet ai, ka mohuar (gjithë atë) që i është zbritur Muhamedit, salallahu alejhi ue selem”.[2]

Nga Ebu Abas Abdullah ibn Abasi, radijallahu anhuma, transmetohet se ka thënë: “Një ditë kam qenë pas të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ve selem, dhe më tha: “O djalosh, do t’i mësoj disa fjalë: Kije ndërmend Allahun, Allahu do të ruajë ty. Kije ndërmend Allahun, Allahun do ta gjesh para teje. Kur të kërkosh, kërko prej Allahut. Nëse kërkon ndihmë, kërko prej Allahut. Dije, sikur gjithw njerëzit të tubohen që të të ndihmojnë në diç, nuk do të të ndihmonin, përveç atë çka të ka caktuar Allahu. E nëse do të tuboheshin që në diç të të bëjnë dëm, nuk do të të dëmtonin, përveç në atë çka Allahu tash më të ka caktuar. Janë ngritur lartë lapsat dhe janë tharë faqet (d.m.th., çdo gjë është caktuar dhe mbaruar).”[3]

Tevhidi i pastër është shkak për lumturinë  dhe shpëtimin e myslimanit në këtë botë dhe botën tjetër.

-Është fe e dijes dhe njohurive:

Pasi që fjala e parë e Allahut që iu zbrit të Dërguarit Muhamed, salallahu alejhi ue selem, ishte: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte”. Alek 1-5.

Është argument i qartë se islami është fe e dijes, sikur që u përsërit fjala dituri në Kuran 765 herë, dhe i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, kërkimin e dijes e bëri rrugë për të hyrë në xhenet, ka thënë: “Kush merr një rrugë për të marrë dituri, Allahu ia lehtëson atij rrugën për në xhenet, dhe se melaqet i lëshojnë flatrat e tyre të kënaqur me kërkuesin e dijes, për kërkuesin e dijes kërkon falje çdo gjë që ka në qiell dhe në tokë, edhe peshqit në ujë. Vlera e dijetarit mbi adhuruesin është sikur vlera e hënë para yjeve tjera, me të vërtetë dijetarët janë trashëguesit e pejgambereve, dhe me të vërtetë pejgamberët nuk lanë për trashëgim as dinar e as dirhem por lanë dijen, e kush ka marrë, ka marrë një hise të madhe”.[4]

Allahu i Madhëruar duke sqaruar vlerën e diturisë dhe nderimin e dijetarëve thotë: “Allahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri”. Muxhadele 11.

Atëherë kur muslimanët u morën me dituri, udhëhoqën popuj dhe iu nënshtrua atyre çdo gjë.

-Është fe e drejtësisë, barazisë mes njerëzve:

Islami është fe e drejtësisë absolute, ajo drejtësi e cila nuk bën dallim mes gjykatësit dhe të akuzuarit, apo mes atij që është me pozitë dhe atij njeriu të thjeshtë, mes të fortit dhe të dobëtit. Që të gjithë para gjykatës islame janë të njëjtë. Allahu thotë: “Allahu, me të vërtetë, urdhëron që të veprohet me drejtësi, mirësi dhe t’u ndihmohet të afërmve, e ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën”. Nahl 90.

Dhe thotë: “Perëndia ju urdhëron që detyrat e besueshme t’ua besoni atyre që janë të denjë për to dhe kur të gjykoni në mes njerëzve – gjykoni drejt; Perëndia, në të vërtetë, ju këshillon mrekullueshëm. E, Perëndia me të vërtetë dëgjon çdo gjë dhe vështron të gjitha punët!”. Nisa 58.

Aisheja, radijallahu anha, rrëfen se Kurejshët ishin të shqetësuar për gruan nga fisi Mehzum e cila kishte vjedhë. E thanë: “Kush ndërmjetëson te i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem? Thanë: “E kush ka guxim për këtë pos Usames, dashamiri i të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem”. E Usameja foli me të, atëherë i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, i tha: “A po ndërmjetëson për një ligj prej ligjeve të Allahut?” Më pas u ngrit dhe mbajti një fjalim, e tha: “O ju njerëz, me të vërtetë janë shkatërruar ata që ishin para jush, ngase kur vidhte njeriu i ngritur, e lënin, e nëse vidhte i dobëti, miratonin sanksionin, betohem në Allahun, në qoftë se Fatimja, bija e Muhamedit do të vidhte, do ti preja dorën”.[5]

Është fe barazisë mes gjithë njerëzve, Allahu thotë: “O njerëz! Ne, me të vërtetë, u krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre dhe u bëmë juve popuj dhe fise, për t’u njohur (në mes vete). Më i lavdërueshëm te Perëndia është ai që i druan më së shumti Atij”. Huxhurat 13

Ebu Hurejra, radijallahu anhu, transmeton se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Njerëzit janë bijtë e Ademit, e Ademi prej dheut”.

-Është fe e tolerancës dhe jo e imponimit:

Allahu thotë: “S’ka detyrim në fe, sepse tashmë është dalluar e drejta nga e shtrembra!”. Bekare 256. Dhe thotë: “E vërteta është nga Zoti yt. Kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë (e për të, ka dënim)”. Kehf 29.

Transmetohet se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush i bën padrejtë një njeriu të garantuar, apo mangëson nga e drejta e tij, apo e ngarkon me diç që nuk mund të bartë, apo merr prej tij me pa të drejtë, unë do ta mbroj atë ditën e Kiametit”. Ebu Davud 3052.

Muslimanit i kërkohet të thërret njerëzit në islam, fenë e vërtetë, ndërsa udhëzimi është në duar të Allahut, Allahu thotë: “Sikur të donte Zoti yt, do të besonin të gjitha ata – që gjenden në tokë. E, përse atëherë ti t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë!”. Junus 99.

Dhe i tha të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem: “Ti (o Muhamed), me të vërtetë, nuk mund ta udhëzosh (në formë imponuese) në rrugën e drejtë, atë që dëshiron ti, – por Perëndia e udhëzon (në të gjitha normat). Ai, i di më së miri ata që janë të udhëzuar”. Kasas 56.

-Është fe e lehtësimeve dhe largimit të vështirësive:

Allahu thotë: “Ai, ju ka zgjedhë dhe nuk ju ka bërë juve në fe kurrfarë vështirësie”. Haxh 78.

Nevas ibn Siman Ensari ka thënë: “Kam pyetur të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem, për bamirësinë dhe mëkatin? E më tha: “Bamirësi është morali i mirë, ndërsa mëkat është ajo që të bredh në gjoks dhe urren që ta kuptojnë njerëzit”.[6]

-Është fe mesatare:

Islami është fe e mesatarisë në çdo gjë, Allahu thotë: “Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju”. Bekare 143.

Mesatarja e islamit është e përgjithshme përfshinë: mesatari në besim, i ngrit faktet dhe dëshmitë, mbi argumente bindëse e të qarta, që balancojnë mes teksteve dhe logjikës, larg fanatizmit, apo besimit në trillime e iluzione.

Është mesatare, mes atyre që besojnë vetëm me logjikë, bazuar në kuptim dhe mes atyre që mohojnë vlerën e logjikës dhe thërrasin në shpallje dhe imagjinatë, pra, islami ka qëndrim të shkëlqyer në lidhjen mes logjikës dhe shpalljes, ajo konsideron se mes tyre ka lidhje sikur shikimi me dritën, shikimi është i padobishëm kur mungon drita, ashtu siç edhe drita nuk është e shfrytëzueshme kur në ndriçimin e saj ecë i verbëri. Logjika është shikim, e shpallja dritë.

Sikur që është mesatare në ligjet e saja: secili që mediton në adhurimet islame dhe marrëdhëniet e saja, sheh se nuk shmanget nga qëndrimi mesatar, refuzon ekstremizmin që anon në llogari të dikujt tjetër.

Është mesatare në moral dhe sjellje: Është fe që urren stërmundimin (mundimin e tepërt), ekstremitetin në sjellje, nuk e dëshiron koprracinë dhe përbuzjen sikur që nuk e dëshiron vrullin dhe ngutjen, urren vrazhdësinë, ngurtësinë ashtu siç urren nënshtrimin para armiqve të islamit.

Ebu Hurejra, radijallahu anhu, tregon se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Feja është shumë e thjeshtë, prandaj, kushdo që e stërmundon veten në fenë e vet, nuk do të mundet ta vazhdojë në atë mënyrë, por mundohuni të jeni afër përsosurisë dhe gëzohuni për shpërblimin që do të keni, forcohuni duke kryer rregullisht faljen e namazit në mëngjes e pasdite dhe gjatë orëve të fundit të natës.”[7]

-Është fe e krenarisë dhe fuqisë:

Allahu thotë: “…ata, të cilët miqësohen me mohuesit, e jo me besimtarët! A thua te ata kërkojnë fuqi, kur, me të vërtetë e gjithë fuqia i përket vetëm Perëndisë”. Nisa 139.

Prej krenarisë është që myslimani të ketë personalitet të qartë dhe shembullor, të jetë i përgjithshëm dhe i shfaqur në mesin e njerëzve, larg fanatizmin dhe egoizmit “Mos tregoni ligësi dhe mos u pikëlloni! Se ju gjithsesi jeni më të lartë, nëse jeni besimtarë të vërtetë”. Ali Imran 139.

Allahu fjalën “Allahu Ekber” ka bërë që të përsëritet çdo ditë në ezanët e namazeve, pastaj e përsërisin muslimanët në namazet ë tyre çdo ditë, që ju jep të ndjejnë se madhërimi i takon vetëm Allahut, dhe se robërit duhet të kërkojnë krenarin prej Tij.

Ebu Hurejra, radijallahu anhu, transmeton se një njeri erdhi te i Dërguari, sallahu alejhi ue selem, e i tha: “O i Dërguar i Allahut, nëse një njeri vije dhe dëshiron të më merr pasurinë.” Tha: “Mos ia jep pasurinë tënde.” Tha: “Po, nëse më lufton.” Tha: “Luftoje.” Tha: “Po, nëse ai më vret.” Tha: “Atëherë, ti je shehid.” Tha: “Nëse unë e vras.” Tha: “Atëherë ai është në zjarr”. E transmeton Muslimi 1/87.

Omer el Faruku, radijallahu anhu, i ka thënë Ebu Ubejde Amir ibn Xherah, radijallahu anhu, kur shkoi në Sham, që të merr çelësat e Kudsit prej patriarkut, kishte veshur një teshë me copa, i hipu mbi mushkë, nderoheshin me një djalë të tij, deshën që t’ia ndërrojnë teshat dhe kafshën e tij, tha: “Ne jemi një popull që na ka ngritur Allahu me islam, sado që kërkojmë krenari jashtë saj, Allahu na nënçmon”.

-Është fe e vlerave dhe virtyteve të larta:

Islami është fe që thërret në mësimet dhe principet e saja, në vlera dhe virtyte të larta, Ebu Hurejra, radijallahu anhu, ka thënë: I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Jam Dërguar që ti plotësoj virtytet më të larta”.[8]

Aisheja, radijallahu anha, ka thënë: “Kam dëgjuar të Dërguarin, salallahu alejhi ue selem, duke thënë: “Besimtari arrin me moralin e tij të mirë gradën e agjëruesin dhe namaz falësit”. Ahmedi 6/64.

Prej lutjeve të tija ishte: “O Allahu im, më zbukurove fizionominë, pra më zbukuro njashtu moralin tim”.

Muslimani kur ju bën mirë njerëzve, apo largohet nga dëmtimi i tyre, nuk kërkon kompensim për këtë bamirësi, por, e bën për ta kërkuar kënaqësinë e Zotit të Tij, Allahu thotë: “Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim”. Insan 9.

Morali në islam tejkalon kufijtë e kohës dhe vendit, bile tejkalon prej njeriut tek tjerët prej krijesave. Shedad ibn Evs ka thënë: “Dy gjëra kam mësuar nga i Dërguari i Allahut, salallah ualejhi ue selem,: “Allahu ka obliguar bamirësi në çdo gjë, kur të vritni, vritni me mirësi, kur të therni, therni me mirësi, mprihni thikat që tija lehtësoni kafshës suaj”.[9]

Falënderimi i takon vetëm Allahut për dhuntinë e islamit, falënderim që përcillet me kuptim të thelë të principeve islame dhe ligjeve të përhershme, si dhe praktikim të atyre mësimeve dhe ligjeve. Që të bëhet realitet dhe moral i dukshëm.

Dr. Bedr Abdulhamid Humejse

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

_______________

[1] E ka shënuar Taberani rahimehullah në librin e tij “Muxhemul Kebir” 12/185, hadithi me numër 12835. Dhe Albani rahimehullah në “Mishket Mesabih” 1/306.

[2] E ka shënuar Bezari në “Musned” faqe 169, Taberani në “Evsat” 4/393, Albani në “Silsile Sahihah” 6/310.

[3] E transmeton Ahmedi 1/293, Tirmidhiu, hadithi është i vërtetë

[4] E transmeton Ahmedi 5/196, Darimiu 342 dhe ibn Maxhe 223.

[5] E transmeton Ahmedi 6/41, Buhariu 4/213 dhe 5/29 dhe Muslimi 4/114.

[6] E transmeton Ahmedi 4/182 (17781), Buhariu në librin e tij “Edeb Mufred” 295 dhe 302 dhe Muslimi 8/6 (6608).

[7] E transmeton Buhariu 39 dhe Nesaiu 8/121.

[8] E transmeton Ahmedi 2/381 (8939) dhe Buhariu në librin e tij  “Edeb Mufred” 273.

[9] E transmeton Ahmedi 4/123 (17242) dhe Muslimi 2/76 (5096)

0 1087

– A e ke pyetur ndonjë ditë vetveten, se çka do të ndodhte me ne, nëse silleshim me Kuranin ashtu si sillemi me celularët tanë??

Çka do të ndodhte me ne, nëse e bartnim kudo që shkonim … në çantat tona dhe xhepat tanë??

Çka do të ndodhte me ne, nëse i shfletonim fletët e tij ashtu si i shfletojmë fletët e gazetave??

Çka do të ndodhte me ne, nëse silleshin me të ashtu si sillemi me gjërat që nuk mundemi të jetojmë pa to?? – Dhe me të vërtetë, ne nuk mundemi të jetojmë pa të, librin e Allahut!!

Çka nëse fëmijëve tanë ua jepnim si dhuratë??

Çka nëse e lexonim gjatë udhëtimeve??

Çka do të ndodhte me ne, nëse atë e bënim të jetë gjëja primare e ditës sonë??

– Le të bëhet parulla jonë: “Kurani Famëlartë Shoku Im”!!

Për çdo ditë i hapin mesazhet e celularëve dhe i lexojmë mesazhet e dërguara nga shokët, por sa herë e hapim Kuranin dhe i lexojmë mesazhet e dërguara nga ana Allahut!?

Iblisi thotë: “Çudi me birin e Ademit!! Pretendojnë se e dojnë Allahun dhe i bëjnë gjynahe, pretendojnë se më urrejnë mua dhe prapë më nënshtrohen!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 987

Shumë argumente sheriatike kanë ardhur për të na treguar pozitën, vlerën dhe rëndësinë e devotshmërisë në Islam.

  1. Porosia e Allahut, për të gjithë, nga të parët deri tek të fundit është për devotshmëri:

Allahu, -xhele sha’nuhu!-, thotë:

وَلَقَدْ وَصَّيْنَا الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ مِن قَبْلِكُمْ وَإِيَّاكُمْ أَنِ اتَّقُوا اللَّـهَ

“…Na u kemi rekomanduar (porositur) atyre, të cilëve u është shpallur Libri para jush dhe juve: “Druajuni Perëndisë!”.[1]

            Imam Sheukani, -Allahu e mëshiroftë!-, në tefsirin e pjesës së ajetit: “Druajuni Perëndisë!”, thotë: “Urdhri për devotshmëri ishte për të parët, por edhe për ne “.[2]

            Shejh El-Kasimij, nw tefsirin e fjalës: “para jush”, thotë: “Dhe ju kemi porositur të gjithëve juve dhe atyre para jush për devotshmëri. Që do të thotë që kjo porosi është e vjetër, e që nuk është vetëm për këtë kohë, sikurse nuk jemi vetëm ne të veçuar me këtë këshillë e mësim madhështor nga ana e Allahut, -xhele sha’nuhu!- ; Sigurisht se do të lumturohen ata që e zotërojnë devotshmërinë e kërkuar nga ana e Allahut, -subhanehu ve te’ala!-‘’[3]

  1. Allahu i urdhëroi të dërguarit e Tij për devotshmëri:

Njashtu, ajo e cila e ngritë kaq lartë pozitën e devotshmërisë është fakti se Allahu, -azze ue xhele!-, i urdhëroi edhe të dërguarit e Tij, -paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi ta!-, për devotshmëri.

            Allahu, -azze ue xhele!-, thotë;

يَا أَيُّهَا الرُّ‌سُلُ كُلُوا مِنَ الطَّيِّبَاتِ وَاعْمَلُوا صَالِحًا ? إِنِّي بِمَا تَعْمَلُونَ عَلِيمٌ  وَإِنَّ هَـذِهِ أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَأَنَا رَ‌بُّكُمْ فَاتَّقُونِ

            “O Pejgamberë! Hani nga të mirat dhe punoni vepra të mira! Unë me të vërtetë, e di mirë çka punoni ju! Dhe, me të vërtetë, ky besim juaji – është i vetmi besim (unik); e, Unë jam Zoti juaj, andaj druani prej Meje (mos bëni keq)!”[4]

            Dhe ajo çka mësojmë ne nga këto dy ajete Kuranore është se, Allahu, – subhanehu ue te’ala!-, i ka obliguar të dërguarit e Tij me tre gjëra, e ato janë:

  1. Ngrënia e gjërave hallall dhe të mira.
  2. Kryerja e veprave të mira.
  3. Pajisja me devotshmëri.

Dhe, është e padiskutueshme që gjithë çfarë që i është shpallur të dërguarve, ne jemi të obliguar që ta pasojmë, e si rrjedhojë t’i ndjekim ata e të arrijmë lumturinë në këtë botë, e në tjetrën.

Ibn Hajjani, në tefsirin e tij, thotë: ”Thirrja dhe porositë që Allahu ia drejtoi pejgamberëve, janë edhe për çdonjërin prej nesh, pa marrë parasysh epokën në të cilën jetojmë, a bëhet fjalë për të kaluarën apo të tashmen. Në thirrjen Kur’anore ka ardhur porosia në formën gjithëpërfshirëse që ta vetëdijsojë dëgjuesin që kjo porosi është e vlefshme edhe për të,  e që përfundimi i mirë i kurorëzuar me lumturi, është vetëm për ata të devotshmit që i morën porositë!”[5]

  1. Pejgamberët i thirrën popujt e tyre që të pajisen me devotshmëri;

Dhe ja edhe një argument tjetër i rëndësishëm që bën fjalë për pajisjen me devotshmëri. Në vijim do të shohim disa thirrje të pejgamberëve për devotshmëri drejtuar popullit të tyre:

  • Thirrja e Nuhit, -alejhis-selam!-, drejtuar popullit te tij.

Allahu, -azze ue xhele!-, thotë:

كَذَّبَتْ قَوْمُ نُوحٍ الْمُرْ‌سَلِينَ  إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ نُوحٌ أَلَا تَتَّقُونَ  إِنِّي لَكُمْ رَ‌سُولٌ أَمِينٌ  فَاتَّقُوا اللَّـهَ وَأَطِيعُونِ  وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ‌  إِنْ أَجْرِ‌يَ إِلَّا عَلَى رَ‌بِّ الْعَالَمِينَ  فَاتَّقُوا اللَّـهَ وَأَطِيعُونِ

“Populli i Nuhut, i konsideronte gënjeshtarë pejgamberët. Kur vëllai i tyre – Nuhu u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë? Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju,andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë, andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!”[6]

  • Thirrja e Hudit, -alejhis-selam!-, drejtuar popullit te tij.

Allahu, -azze ue xhele!- thotë:

كَذَّبَتْ عَادٌ الْمُرْ‌سَلِينَ إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ هُودٌ أَلَا تَتَّقُونَ إِنِّي لَكُمْ رَ‌سُولٌ أَمِينٌ فَاتَّقُوا اللَّـهَ وَأَطِيعُونِ وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ‌ إِنْ أَجْرِ‌يَ إِلَّا عَلَى رَ‌بِّ الْعَالَمِينَ أَتَبْنُونَ بِكُلِّ رِ‌يعٍ آيَةً تَعْبَثُونَ وَتَتَّخِذُونَ مَصَانِعَ لَعَلَّكُمْ تَخْلُدُونَ وَإِذَا بَطَشْتُم بَطَشْتُمْ جَبَّارِ‌ينَ فَاتَّقُوا اللَّـهَ وَأَطِيعُونِ وَاتَّقُوا الَّذِي أَمَدَّكُم بِمَا تَعْلَمُونَ

“Adi i konsideronte gënjeshtarë pejgamberët. Kur vëllai i tyre – Hudi, u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë? Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju, për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë. A mos vallë në çdo kodrinë po ngritni ju godinë (përmendore), për t’u tallë (me kalimtarët), dhe ngritni pallate (luksoze), thua se do të jetoni gjithmonë, e kur dënoni, dënoni si absolut? Andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje! Dhe, druani Atij, i cili u ka dhuruar juve ato që i dini”.[7]

  • Thirrja e Salihut, -alejhis-selam!, drejtuar popullit te tij.

Allahu, -azze ue xhele!-, thotë:

كَذَّبَتْ ثَمُودُ الْمُرْ‌سَلِينَ إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ صَالِحٌ أَلَا تَتَّقُونَ إِنِّي لَكُمْ رَ‌سُولٌ أَمِينٌ فَاتَّقُوا اللَّـهَ وَأَطِيعُونِ وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ‌ إِنْ أَجْرِ‌يَ إِلَّا عَلَى رَ‌بِّ الْعَالَمِينَ أَتُتْرَ‌كُونَ فِي مَا هَاهُنَا آمِنِينَ فِي جَنَّاتٍ وَعُيُونٍ وَزُرُ‌وعٍ وَنَخْلٍ طَلْعُهَا هَضِيمٌ  وَتَنْحِتُونَ مِنَ الْجِبَالِ بُيُوتًا فَارِ‌هِينَ  فَاتَّقُوا اللَّـهَ وَأَطِيعُونِ

“Dhe Themudi i konsideronte gënjeshtarë pejgamberët. Kur vëllai i tyre – Salihu, u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë? Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju, andaj, druani Perëndisë dh bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje! Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë. Vallë, a mendoni ju – se do të liheni këtu të sigurt, në kopshte dhe pranë burimeve, në të lashta dhe palme hurmash, me frute të shijshme? E, ju po gdhendni shtëpitë në male me mjeshtri të shkathët, andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje”.[8]

  • Thirrja e Ibrahimit,  -alejhis-selam!, drejtuar popullit te tij.

Allahu, -azze ue xhele!-, thotë;

وَإِبْرَ‌اهِيمَ إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِ اعْبُدُوا اللَّـهَ وَاتَّقُوهُ ذَلِكُمْ خَيْرٌ‌ لَّكُمْ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ

            “Dhe (kujtoje) Ibrahimin kur i pat thënë popullit të vet: “Adhuroni Perëndinë dhe druajuni Atij. Kjo është më së miri për ju, nëse e dini”.[9]

  • Thirrja e Lutit, -alejhis-selam!, drejtuar popullit te tij.

Allahu, -azze ue xhele!, thotë:

كَذَّبَتْ قَوْمُ لُوطٍ الْمُرْ‌سَلِينَ إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ لُوطٌ أَلَا تَتَّقُونَ إِنِّي لَكُمْ رَ‌سُولٌ أَمِينٌ فَاتَّقُوا اللَّـهَ وَأَطِيعُونِ وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ‌  إِنْ أَجْرِ‌يَ إِلَّا عَلَى رَ‌بِّ الْعَالَمِينَ

“Populli i Lutit i konsideronte gënjeshtarë pejgamberët. Kur vëllai i tyre – Luti, u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë? Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju, andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje! Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë”.[10]

  • Thirrja e Lutit, -alejhis-selam!, drejtuar popullit te tij.

Allahu, -azze ue xhele!-. thotë:

كَذَّبَ أَصْحَابُ الْأَيْكَةِ الْمُرْ‌سَلِينَ  إِذْ قَالَ لَهُمْ شُعَيْبٌ أَلَا تَتَّقُونَ إِنِّي لَكُمْ رَ‌سُولٌ أَمِينٌ فَاتَّقُوا اللَّـهَ وَأَطِيعُونِ وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ‌ إِنْ أَجْرِ‌يَ إِلَّا عَلَى رَ‌بِّ الْعَالَمِينَ أَوْفُوا الْكَيْلَ وَلَا تَكُونُوا مِنَ الْمُخْسِرِ‌ينَ وَزِنُوا بِالْقِسْطَاسِ الْمُسْتَقِيمِ  وَلَا تَبْخَسُوا النَّاسَ أَشْيَاءَهُمْ وَلَا تَعْثَوْا فِي الْأَرْ‌ضِ مُفْسِدِينَ وَاتَّقُوا الَّذِي خَلَقَكُمْ وَالْجِبِلَّةَ الْأَوَّلِينَ

“(Edhe) banorët e Ejketit – i konsideronin gënjeshtarë pejgamberët. Kur Shuajbi, u tha atyre: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë? Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju, andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!Për këtë unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë. Plotësonie matjen dhe mos u bëni nga ata që mungojnë (në matje) dhe peshoni me terezi të drejtë, dhe mos ua pakësoni njerëzve gjërat e tyre, dhe mos bëni ngatërresa në Tokë, dhe druani Atij, që u ka krijuar juve dhe gjeneratat e mëparshme!”.[11]

  • Thirrja e Iljasit, -alejhis-selam!, drejtuar popullit te tij.

Allahu, -azze ue xhele!-,  thotë;

وَإِنَّ إِلْيَاسَ لَمِنَ الْمُرْ‌سَلِينَ إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِ أَلَا تَتَّقُونَ

“Dhe, me të vërtetë, Iljasi ka qenë (njëri) prej pejgamberëve. (Përkujtoje) kur i tha popullit të vet: “A nuk po i frikësoheni (Perëndisë)?”.[12]

  • Thirrja e Isait, -alejhis-selam!, drejtuar popullit te tij.

Allahu, -azze ue xhele!-, thotë;

وَلَمَّا جَاءَ عِيسَى بِالْبَيِّنَاتِ قَالَ قَدْ جِئْتُكُم بِالْحِكْمَةِ وَلِأُبَيِّنَ لَكُم بَعْضَ الَّذِي تَخْتَلِفُونَ فِيهِ  فَاتَّقُوا اللَّـهَ وَأَطِيعُونِ  إِنَّ اللَّـهَ هُوَ رَ‌بِّي وَرَ‌بُّكُمْ فَاعْبُدُوهُ  هَـذَا صِرَ‌اطٌ مُّسْتَقِيمٌ

“E, kur Isai i solli argumentet e qarta, tha: “Ju kam sjellë dijeni të mrekullueshme dhe do të ju shpjegoj disa gjëra, me të cilat nuk po pajtoheni. Andaj, druajuni Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje! Me të vërtetë, Perëndia është Zoti im dhe Zoti juaj, andaj adhuronie Atë. Kjo është rrugë e drejtë!”.[13]

            Çka përfiton muslimani nga këto ajete të cilat u cituan më lartë?!

  1. Thirrja e Nuhit, -alejhis-selam!-, drejtuar popullit të tij për pajisjen me devotshmëri.
  2. Thirrja e Lutit, -alejhis-selam!-, dy herë në një vend për devotshmëri.
  3. Thirrja e Nuhit, Salihut dhe Shuajbit, -alejhimus-selam!, për devotshmëri tre herë rreshtazi në një vend.
  4. Thirrja e Hudit, -alejhis-selam!, për devotshmëri katër herë në një vend.

Të gjitha këto vëllezër dhe motra, tregojnë pozitën dhe vlerën e devotshmërisë në fenë e pastër islame.

Allahu na bëftë prej të devotshmëve; Amin!

Nga Shejh Dr. Fadël Dhuhur El-Ilahiji

Përktheu: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

_______________

[1] Kur’an: Nisa:131

[2] Shevkani, Fet’hul Kadir, vëll.1, f. 789

[3] Tefsir el-Kasimij, vëll.5, f.512

[4] Kur’an, El-Mu’minun: 21-22.

[5] Tefsiri: “Bahrul-muhit”, vell. 6, f. 377.

[6] Kur’an, Shuara: 105-110

[7] Kur’an, Shuara;123-132.

[8] Kur’an, Shuara: 141-150.

[9] Kur’an, Ankebut: 16.

[10] Kur’an, Shuara: 160-164.

[11] Kur’an: Shuara; 176-184.

[12] Kur’an, Saffat: 123-124.

[13] Kur’an, Zuhruf: 63-64.

0 1571

Prej traditës së Allahut në njerëzit është që forca të mos vjen vetëm se pas belas, dhe çdo herë që shtohet fatkeqësia, dhe ajo pritet me durim, dhe me kënaqësi, dhe me bindje, aq më afër është fitorja dhe fuqia: “Dhe, kur të dërguarit gati e humbën shpresën dhe menduan se do të shpalleshin gënjeshtarë, atëherë u arriti ndihma Jonë: Ne shpëtojmë atë që duam dhe dënimi Ynë nuk zmbrapset nga populli keqbërës”. Jusuf 110.

Sad ibën Ebi Vekas, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, e pyeti të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, se kush është më i sprovuari? U përgjigj: “Pejgamberët e pastaj ata të mirët pas tyre e pastaj ata pas tyre. Njeriu sprovohet sipas fuqisë së besimit tëë tij”.

Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, u pyet se cila është më e mirë për njeriun, të përforcohet apo të sprovohet? U përgjigj: Nuk mundet të përqendrohet pa u sprovuar!

Pasi që kjo është tradita e Allahut në robërit e Tij besimtar, fatkeqësitë dhe sprovat kanë qenë pjesë e pandarë e tyre prej fillimit të thirrjes së Pejgamberëve, dhe do të vazhdojnë deri në ditët e fundit të kësaj dynjaje. Ai që e lexon historinë e popujve, do të sheh se besimtarët janë sprovuar në fenë e tyre, dhe janë imponuar në lënien e tij, dhe janë përqendruar ata që janë përqendruar, dhe janë sprovuar ata që janë srovuar!

Populli i Nuhit, alejhi selam, i thanë atij: “Nëse nuk tërhiqesh nga këto, o Nuh, me siguri, do të gurëzohesh”.Shuara 116. Dhe po mos t’i kishte shkatërruar Allahu, ata me të vërtetë do ta gurëzonin atë dhe besimtarët me të.

Populli i Ibrahimit, alejhi selam, dhanë urdhër të hidhet ai në zjarr, duke qenë i gjallë: “Populli i tij nuk kishte tjetër përgjigje, përveçse tha: “Vriteni atë ose digjeni!” Por Allahu e shpëtoi atë nga zjarri. Vërtet, këtu ka shenja të qarta për njerëzit që besojnë”. Ankebut 24.

Luti , alejhi selam, u kërcënua me largim nga vendi dhe dëbim, dhe po të mos shkatërrohej populli i vet, ata do ta realizonin planin e tyre: “Ata thanë: “Nëse nuk tërhiqesh nga këto, o Lut, me siguri do të jesh i dëbuar”. Shuara 167.

U ndëshkuan besimtarët nga bijtë e Israilit me ndëshkime të rënda nga dora e Faraonit dhe ushtarëve të tij, derisa arrit çështja që t’i thonë Musait, alejhi selam: “Ne kemi vuajtur para se të vish ti dhe ende po vuajmë”. Earaf 129.

E fshihnin besimin e tyre nga ndëshkimi i rreptë i Faraonit, nuk e paraqitnin haptazi namazin e tyre, kurse Allahu na lajmëroi për një burrë nga familja e Faraonit që i besoi Allahut dhe e fshihte imanin e tij: ”Ne i shpallëm Musait dhe vëllait të tij: “Ndërtoni shtëpi për popullin tuaj në Egjipt, shndërrojini ato në faltore dhe falni namazin! Dhe sillu lajmin e mirë besimtarëve!”. Junus 87. Faleshin nëpër shtëpia nga belat dhe ndëshkimet që i përjetonin prej Faraonit dhe ushtarëve të tij.

Faraoni dhe ushtarët e tij përdornin metoda të ndryshme të ndëshkimit. Kur Musa, alejhi selam, me kërkesën e Faraonit i sfidoi magjistarët, dhe atyre iu qartësua e vërteta dhe i besuan Musait, alejhi selam, kurse e mohuan Faraonin, ky i fundit ju tha:: “Çfarë?! Ju e besuat atë, para se t’ju jap leje unë?! Në të vërtetë, ai është mjeshtri juaj, që ju ka mësuar magjitë. Unë do t’jua këpus duart dhe këmbët tuaja të këmbyera dhe do t’ju var në trungjet e hurmave. Ju do ta merrni vesh, me siguri, se cili prej nesh është më i ashpër dhe më ngulmues në ndëshkim”. Taha 71. U përqendruan në fe, ashtu të varur në trungjet e hurmave, derisa e takuan Allahun si dëshmorë, dhe Faraoni ishte i pari i cili ndëshkoi me kryqëzim dhe me prerje të pjesëve të trupit!!

Kur u dërgua Isa, alejhi selam, si Pejgamber te bijtë e Israilit, i besoi një grup dhe një grup tjetër e mohoi. Ky që e mohoi filloi ta dëmton atë palë që besoi dhe tentuan ta vrasin Isën, alejhi selam, mirëpo Allahu e ngriti, kurse ata e morën një që i përngjante shumë Isës, alejhi selam, dhe e kryqëzuan dhe e mbytën pasi që e ndëshkuan!

Allahu na tregoi rastet e besimtarëve që u sprovuan në fenë e tyre duke i djegur me zjarr, të gjallë, kurse ata që i ndëshkonin ndjenin kënaqësi në djegien e tyre: “Mallkuar qofshin njerëzit e Hendekut, zjarrit (të ushqyer) me lëndë djegëse, kur rrinin ulur rreth

tij,duke dëshmuar atë që po i bënin besimtarëve! Ata i munduan besimtarët, vetëm pse këta i besuan Allahut, të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd, të Cilit i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës dhe që është Dëshmitar i çdo gjëje”. Buruxh 4-9.

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, na lajmëroi se ata kishin hapur gropa dhe kishin ndez në të zjarr dhe i kishin hedhur besimtarët në të duke qenë të gjallë. Gjithashtu na lajmëroi që ia kishin këputur kokat me sharrë, dijetarit dhe këshilltarit të mbretit, kur ata besuan në Allahun dhe e mohuan kufrin, duke i ndarë të dytë në dy pjesë!

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, lajmëroi edhe për lloje tjera të ndëshkimeve të besimtarëve të mëhershëm, dhe tha: “Para jush ka pasur njerëz që i dënonin me krehër të hekurt duke ua fërkuar nëpër trupin e tyre, derisa iu binte mishi në tokë, e kjo nuk ishte shkak për t’u larguar na feja e drejtë. Po ashtu i merrnin dhe me sharrë i pritnin prej kupës së kokës derisa i ndanin në dy pjesë, edhe kjo nuk ishte shkak për t’u larguar nga feja e drejtë…”.

Duket se ndëshkimet e besimtarëve dhe mundimi i tyre për shkak besimit ishte i madh në popujt e mëhershëm, ashtu siç lajmëron Allahu në Kuran: “Sa e sa profetë bashkë me shumë besimtarë të vërtetë luftuan e megjithatë nuk u përkulën para goditjeve që morën në rrugën e Allahut, as nuk u dobësuan e as nuk u nënshtruan. Allahu i do të duruarit”. Ali Imran 146.

Muslimanët janë umeti më i lartë, dhe më i mirë, dhe më i hairit! U përfunduan profecitë me të dërguarin e tyre, dhe u përfunduan librat me zbritjen e Kuranit, dhe feja e tyre është e përgjithshme për të gjitha krijesat deri në Ditën e Kiametit! Ky umet është i fortë dhe i ndihmuar, dhe askush nuk mundet ta dëmton këtë fe, edhe pse mundet të dëmton individë nga ithtarët e saj, sepse kjo fe është e ruajtur deri kur të përfundon kjo dynja.

Pasi që ky umet në shumicën e historisë së saj është i përqendrueshëm, dhe feja e saj e dukshme, dhe përfundimi i saj do të jetë me fitore dhe mundje, patjetër është që kësaj qëndrueshmërie t’i del karshi belaja, dhe sprovat, dhe vështirësitë dhe ndëshkimet!

Kjo ishte ajo që i ndodhi të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe shokëve të tij. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, u gjuajt me gurë, mbi kokën e tij ia hedhën zorrët e devesë, ia shtrënguan qafën derisa ishte afër të i merret fryma, rrugës i vendosnin thera dhe ndyrësira, i hyri hekuri në fytyrë, e helmuan, i bën magji, e larguan nga qyteti, e nënçmuan dhe e luftuan, dhe jobesimtarët dhe çifutët dhe hipokritët donin ta vrisnin dhe i bëni kurthe shumë herë!

Edhe shokët e tij u ndëshkuan për Allahun, dhe u munduan shumë rëndë. Jobesimtarët e Mekës i ndëshkonin besimtarët në Meke me uri dhe etje dhe djegie, derisa ua vishnin parzmoret e hekurit dhe i linin në diell. Bilalin, Allahu qoftë i kënaqur me të, e tërhiqnin zvarrë në tokën e nxehtë të Mekës, dhe ia vendonin gurin e madh mbi kraharorin e tij të lakuriqtë. Familja e Jasirit, Allahu qoftë i kënaqur me ta, ranë dëshmorë nga ndëshkimi i madh. Shtatëdhjetë nga sahabët ranë dëshmorë në luftën e Uhudit dhe mbi trupat e tyre ndodhën masakra të llojeve të ndryshme, dhe shumë e shumë raste të tjera!

Kur u dobësuan muslimanët dhe u mbisunduan nga të krishterët në fund të shekullit të pestë të hixhretit, u ndëshkoheshin me ndëshkime të rënda, dhe i masakronin rëndë, e vritnin kënd mbërrinin, shtatzënave ua nxjerrin fëmijët prej barqeve, kokat e fëmijëve i pritnin me qëllim, dhe të gjallët i merrnin i hidhnin nga malet e larta!!

Kur Tatarët i sulmuan tokat e muslimanëve, dhe e morën Bagdadin në shekullin e shtatë, i torturuan muslimanët me tortura të ndryshme.

Kur Endelusi ra në duart e të krishterëve në fund të shekullit të nëntë, i përdorën metodat më të këqija në ndëshkimin e muslimanëve, metoda që deri atëherë nuk njiheshin dhe nuk ishin përdorë më parë asnjëherë. Deri më sot plot nga muzetë evropiane i ruajnë plot nga ato mjete që i ndëshkonin me to muslimanët!

E gjithë kjo sprovë dhe ndëshkim për çfarë?! E tëra kjo për t’i penguar njerëzit nga Islami, mirëpo kjo jo që i ndaloi muslimanët, po e shtoi numrin e tyre edhe më tepër, dhe u dha stabilitet dhe përqendrueshmëri: “Ata vazhdimisht do të luftojnë kundër jush, që të mund t’ju kthejnë nga besimi juaj. Ata që e mohojnë fenë dhe vdesin si mohues, –

veprat e tyre (të mira) do të humbasin në këtë botë dhe në tjetrën. Ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë”. Bekare 217.

Edhe pse muslimanët si umet janë të fundit, mbi ta u përdorën të gjitha metodat dhe mjetet e ndëshkimit, të vjetrat dhe ato të rejat!

Nga umetet e vjetra përcillet se metodat e ndëshkimit që i kanë përdorur janë: largimi, dëbimi, të kryqëzuarit në dru, prerja e pjesëve të trupit, djegia për së gjalli, prerjen e trupave me sharrë, etj. Të gjitha këto metoda të përdorura në umetet e mëhershëm janë përdorur edhe te muslimanët, madje armiqtë e fesë i kanë shumëfishuar ndëshkimet dhe metodat, saqë mendja e njeriu s’mundet ta paramendon!

Kush i sheh ato pamje dhe foto nga ndëshkimi i muslimanëve në Burma, dhe në Afrikën e Mesme, dhe në Siri dhe në Irak, që e bëjnë të krishterët dhe rafiditë dhe mushrikët, nuk i mbetet njeriu diç tjetër vetëm se të kërkon mbrojte tek Allahu nga sherri i njeriut shejtan.

Kur i sheh njeriu gjitha ato pamje dhe foto nga ndëshkimi i muslimanëve, e pyet vetveten se ata a janë njerëz apo çfarë?! Pse gjithë kjo zili mbi muslimanët?! Pse bota e lirë heshtën për këto pamje?! Ku janë organizatat për të drejtat e njeriut, që edhe ata janë pjesëmarrës në këto masakra në mënyrë direkte apo indirekte?!

Edhe pse këto pamje janë të dhimbshme, në anën tjetër ato janë ndriçuese, sepse aludojnë në përqendrueshmërinë e muslimanëve në të drejtën, sado që u kushton ajo, dhe aludon se Islami është i fortë dhe fe që përhapet më së shumti, derisa armiqtë e tij ia kanë për zili dhe e urrejnë dhe e sulmojnë!

Le të marrim mësim nga pamjet dhe fotot e përqendrueshmërisë së vëllezërve tanë të ndëshkuar, dhe le t’i shpeshtojmë lutjet e tona për ta, dhe le të lusim Allahun për falje dhe mbrojtje nga belat, dhe për përqendrim në fe derisa t’ia dorëzojmë amanetin!

SHEJH IBRAHIM HUKEJL

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË