Arhiva DitoreMar 4, 2015

0 1734

-Një hajdut kërceu prej murit në shtëpinë e shejh bin Bazit, ndërsa shejhu e vërejti hyrjen e tij.

Pas namazit të sabahut i lajmëroi djemtë e tij dhe e kërkuan derisa e gjetën dhe e sollën para shejhut, ndërsa vjedhësi ishte nga Pakistani.

Kur ia sollën shejhut, ai urdhëroi që t’i sjellin ushqim.

Pasi që hëngri, shejhu e pyeti se pse kishte hyrë që të vjedhë?! E ai i tha se babai i tij ishte në Pakistan dhe i duheshin para, për një operacion i cili kushtonte 10.000 rijal (2000 euro),  ndërsa ai i kishte vetëm 5000 rijal (1000 euro) dhe i duheshin edhe 5000 tjera.

Shejhu e thirri njërin prej nxënësve të tij, i cili e dinte gjuhën pakistaneze, që të siguroheshin për këtë që thoshte hajduti dhe thirrën në Pakistan në spitalin ku ishte shtruar babai i tij, për tu siguruar për vërtetësinë e çmimit të operacionit dhe e vërtetuan se pakistanezi nuk e kishte gënjyer shejhun.

-Mori shejhu 5000 rijal dhe ia dhuroi hajdutit që ta paguaj operacionin e babait dhe i dhuroi 500 rijal shtesë.

Pas këtij gjesti human të shejhut, hajduti u përmirësua dhe u bë nga nxënësit më të mirë të tij.

Kur  vdiq shejhu,  hajduti alivanosej tre herë në ditë nga dhimbja e madhe që ndjente për vdekjen e shejhut të Ehlu sunneh dhe Xhematit.

Allahu e mëshiroftë dhe e bashkoftë në Xhenet Firdevs me pejgamberët, alejhim selam.

Përkthehu dhe përshtati: Mujdin Xh. Xhaferi

Burimi: albislam.com

0 1305

– Në mendjemadhësi ka bukuri, mirëpo modestia është edhe më e bukur.

– Në gënjeshtër ka shpëtim, mirëpo sinqeriteti është më shpëtues.

– E kota mundet të mbetet, mirëpo e drejta mbetet përgjithmonë.

– Në pasuri ka fuqi, mirëpo thjeshtësia dhe të kënaqurit me pak është thesar i cili nuk humbet.

– Në epshe ka kënaqësi, mirëpo në virtytshmëri ka ëmbëlsi e cila nuk harrohet.

– Në të folurit ka njoftim dhe retorikë, mirëpo në heshtje ka edhe më shumë urtësi.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 5963

Kurani për herë të parë i zbriti Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, në natën e Kadrit në muajin e bekuar të Ramazanit, Allahu, xhele sha’nuhu, në lidhje me këtë thotë:

إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْرِ‌

“Na kemi filluar ta shpallim (Kuranin) në natën e Kadrit”.[1]

إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةٍ مُّبَارَ‌كَةٍ ۚ إِنَّا كُنَّا مُنذِرِ‌ينَ ﴿٣﴾ فِيهَا يُفْرَ‌قُ كُلُّ أَمْرٍ‌ حَكِيمٍ

“Na, me të vërtetë, e kemi shpallur (Kuranin) në natë të shenjtë, dhe Ne, me të vërtetë, jemi paralajmërues. Në atë (natë) zgjidhet çdo punë e gjykueshme (e paluhatshme).[2]

شَهْرُ‌ رَ‌مَضَانَ الَّذِي أُنزِلَ فِيهِ الْقُرْ‌آنُ هُدًى لِّلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِّنَ الْهُدَىٰ وَالْفُرْ‌قَانِ

“Këto ditë janë, ditët e muajit të ramazanit, në të cilin muaj ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me argumente të dokumentuara për rrugën e drejtë dhe dallues i së mirës nga e keqja”.[3]

Është diçka e njohur tek shumica e dijetarëve, madje janë të një zëri se, për të parën herë Kurani i ka zbritur të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ue selem, atëherë kur ai ishte në moshën dyzetë vjeçare, e që ky mendim transmetohet edhe nga Ibn Abasi, Atau, Seid ibn Musejib, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. Dhe kjo moshë është mosha ideale kur njeriu arrin moshën e pjekurisë, të të menduarit e drejtë dhe bëhet plotësisht i vetëdijshëm në veprimet e tij.

Ai i cili u obligua që të përcjellë shpalljen nga Allahu deri tek Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, ishte Xhibrili, alejhi selam, i cili është njëri prej melaqeve më të afërt tek Allahu, xhele sha’nuhu.

Allahu, xhele shanuhu, për Kuranin, ka thënë:

وَإِنَّهُ لَتَنزِيلُ رَ‌بِّ الْعَالَمِينَ ﴿١٩٢﴾ نَزَلَ بِهِ الرُّ‌وحُ الْأَمِينُ ﴿١٩٣﴾ عَلَىٰ قَلْبِكَ لِتَكُونَ مِنَ الْمُنذِرِ‌ينَ ﴿١٩٤﴾ بِلِسَانٍ عَرَ‌بِيٍّ مُّبِينٍ

“Dhe me të vërtetë, ai (Kurani), është Shpallja e Zotit të gjithësisë,atë e ka sjellë Shpirti i besueshëm (Xhibrili), në zemrën tënde që të bëhesh nga ata që paralajmërojnë,në gjuhën e qartë arabe”.[4]

Xhibrili është prej melaqeve më të veçantë si dhe me pozitë më të lartë ndër engjëjsh; Njashtu ai në mesin e melaqeve të tjera, gëzon respekt, ngase ai është engjëlli i cili i barti me besnikëri e pastërti amanetet e Allahut, e që kjo e bëri që të jetë bartësi i zbritjes së Kuranit nga Allahu, xhele ve ‘ala, deri tek Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem.

 Allahu, xhele sha’nuhu, thotë:

إِنَّهُ لَقَوْلُ رَ‌سُولٍ كَرِ‌يمٍ ﴿١٩﴾ ذِي قُوَّةٍ عِندَ ذِي الْعَرْ‌شِ مَكِينٍ ﴿٢٠﴾ مُّطَاعٍ ثَمَّ أَمِينٍ
“Me të vërtetë, Kurani është fjala e të Dërguarit fisnik (Xhibrilit), të fuqishëm, të çmuar nga Zoti i Arshit, të cilin e dëgjojnë (engjëjt) dhe është i besuar (i madh)”.[5]

عَلَّمَهُ شَدِيدُ الْقُوَىٰ ﴿٥﴾ ذُو مِرَّ‌ةٍ فَاسْتَوَىٰ ﴿٦﴾ وَهُوَ بِالْأُفُقِ الْأَعْ

“…E mësoi atë një (engjëll) me fuqi të madhe, me inteligjencë të lartë, e u paraqit (në formën e vet), duke qenë në sferat e larta (qiellore)”. [6]


قُلْ نَزَّلَهُ رُ‌وحُ الْقُدُسِ مِن رَّ‌بِّكَ بِالْحَقِّ لِيُثَبِّتَ الَّذِينَ آمَنُوا وَهُدًى وَبُشْرَ‌ىٰ لِلْمُسْلِمِينَ ﴿١٠٢﴾

“Thuaj: “E ka sjellë (Kuranin) Shpirti i pastër (Xhibrili) nga Zoti yt me të vërtetën, për t’i forcuar ata që besojnë – udhërrëfyes dhe sihariq për myslimanët”.[7]

Dhe kështu Allahu, xhele sha’nuhu, na i qartësoi cilësitë dhe pozitën e Xhibrilit, alejhi selam, i cili erdhi me shpalljen e Kuranit prej Allahut, xhele sha’nuhu, e që kjo aludon në madhështinë e madhe të Kuranit dhe përkujdesin e veçantë që ia bën Allahu, xhele sha’nuhu, këtij libri madhështor, si dhe na jep  të kuptojmë se Allahu nuk shpallë diçka të madhe, e në të mos të ketë porosi madhështore.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-

Përktheu: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

_______________

[1] Kur’an, El Kadr: 1.

[2] Kur’an, Duhan: 3-4.

[3] Kur’an, El-Bekareh: 185.

[4] Kur’an, Shuara: 192-195.

[5] Kur’an, Tekvir: 19-21.

[6] Kur’an, En-Nexhm: 5-7

[7] Kur’an, Nahl: 102

0 1568

Gruaja para martesës mbështetet mbi shtylla të shumta në jetën e saj. Shtylla e parë mundet të jetë familja e saj, shtylla e dyta mundet të jenë shoqet e saja,  shtylla e tretë të jenë studimet apo puna e saj dhe  shtylla e katërt të jenë aktivitetet e saja. Ekziston edhe një shtyllë tjetër, e ajo është shtylla e fesë dhe shtylla e shpirtit. E sheh atë të lumtur në jetën e saj, e mbështetur mbi të gjitha ato shtylla, ku nëpërmjet tyre e ngrit vetveten dhe e bën të lumtur.

Mirëpo, pas martese?!I largon të gjitha këto shtylla që ta vendos vetëm se një shtyllë, e ajo është burri i saj.

Mirëpo, a keni dëgjuar se është ngritur një ndërtesë vetëm se mbi një shtyllë!!

Kjo grua tërë kohën e saj e kalon në parehati dhe pasiguri, për arsye se është mbështetur vetëm se mbi një shtyllë. Nëse burri e divorcin apo e neglizhon apo nuk e respekton, e sheh të thyer dhe të mërzitur. Kjo është krejtësisht normale, shtylla mbi të cilën është mbështetur ka ikur nga ajo apo një pjesë e asaj shtylle është bërë e tjetërkujt.

Për këtë arsye le të jetë burri jot vetëm se një shtojcë e bukur e jetës tënde, ku me të së bashku do të jetosh çaste të lumtura shtojcë, duke i ruajtur edhe shtyllat e tjera në jetën tënde.

Baraspeshoi gjërat, më të mirat dhe më të drejta nga to janë të mesmet. Bëje veten të lumtur, derisa të kesh mundësi të i bësh të lumtur edhe ata që i ke përreth.

Jeta është më e madhe se sa ta përkufizosh vetëm se në “burrë”.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU    

Burimi: albislam.com

0 1512

Shpresa e prindërve tu është: të jesh prej atyre që kanë jetë me vlera, të jesh i sjellshëm, i mëshirshëm, i udhëzuar në rrugë të drejtë, larg punëve të ulëta, ultësirave shkatërruese, larg degjenerimit, devijimit, robërimit nga epshet dhe kënaqësitë, që janë pre e injorancës dhe e mëkateve. Prandaj mos e humb shpresën tënde dhe shpresën e tyre mbi ty, për një çast epshi ose për një ore pakujdesie, por përzgjidhe shoqërinë tënde me kë qëndron dhe qetësohesh. Sepse poqëse njeriu i lëshohet epshit të tij, ai e shpie në humbje, madje kjo është vërtetuar nga të tjerët që kanë ndjekur epshet e tyre se si kanë përfunduar, kurse ai i cili përfiton udhëzim të drejtë, cilësitë të larta, moral të bukur ai bëhet krenaria e prindërve të tij.

Pra, frenimi i vetvetes nga veset e ulëta, rënies në epshet e shëmtuara dhe të këqija, mbrojtja nga animi në mëkate dhe dyshime, është ruajtje nga pakujdesia. Ruajtësi nga këto gjëra është ruajtës i nderit të tij, e ruan veten e tij nga shkatërrimi, si dhe e ruan imazhin e tij në syrin e njerëzve që jetojnë dhe e njohin atë, e kjo pa dyshim se bën që ai të ketë një pozitë të lakmueshme në mesin e shoqërisë dhe nuk e vret shpresën e prindërve dhe të afërmve të tij për të.

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË