Arhiva DitoreMar 29, 2015

0 1465

Ai nuk i përshëndet vajzat për dore, e fal namazin dhe e mëson Kuranin.

Agjëron me agjëruesit dhe shoqërohet me njerëzit e mirë.

Ai është djalë i pjekur … po, i ka mundësitë të lidhë lidhje me vajza të shumta, mirëpo ai thjesht nuk donë dhe të gjitha i refuzon!

Ka mundësi ta shoqëron cilën do vajzë që i pëlqen, mirëpo me të vërtetë “i frikohet Allahut”.

Nuk është ajo që ai nuk mundet apo e pengon diçka, mirëpo ai shumë mirë e kupton atë që e vepron.

Ai është djalosh që i frikohet Allahut dhe e din fort mirë, se si do të vepron, do të veprohet me të.

Kënaqësitë dhe epshet ia ka lënë atyre që i pasojnë ato, për arsye se ai e din se “kush e len një gjë për Allah, Allahu do t’ia zëvendëson me më të mirë”.

Ai e din se nuk lejohet dashnore përveç se në hallall, dhe se nuk ka dashuri përveç se nën hijen e asaj që është i kënaqur Allahu.

Ai nuk tallet me vajzat e huaja dhe ai e din se Allahu është me durimtarët dhe e din se hallalli është gjëja më e mirë që ekziston.

Ai me të vërtetë është i bukur dhe me të vërtetë është i shtrenjtë dhe me të vërtetë është i mrekullueshëm.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1120

Morali është pamja e brendshme e njeriut, sepse njeriu ka dy pamje:

1- Pamja e dukshme(ajo është forma e jashtme e tij, siç e ka krijuar All-llahu).
Sikurse që e dimë të gjithë, pamja e jashtme mund të jetë e bukur ose e shëmtuar apo të jetë mes këtyre dyjave.

2- Pamja e brendshme e njeriut, mund të jetë në pamje të mirë ose në pamje të keqe dhe kjo është ajo që quhet Moral.
Pra, morali është pamja e brendshme dhe kryesore e cila njëherit është edhe natyra e pastër e njeriut.
Secili nga ne duhet të mundohet ta pasurojë pamjen e brendshme me moral dhe edukatë.
Po vepruam kështu, sigurisht se do na rregullohet edhe pamja e jashtme e jona.

Është për të ardhur keq se shumë prej njerëzve mendojnë se morali i mirë ka të bëjë vetëm me sjelljen ndaj njerëzve, e duke harruar dhe duke mos përfshirë këtu edhe sjelljen që duhet të posedojnë krijesat ndaj Krijuesit(Allahut).

Mos të harrojmë se Morali i mirë dhe sjellja, sikur që kanë të bëjnë me krijesat, ashtu edhe kanë të bëjnë edhe me Krijuesin.

Posedimi i Moralit të mirë njëherit është edhe sjellje ndaj Krijuesit dhe ndaj krijesave, dhe ju porosis që kësaj çështje duhet ti kushtoni shumë vëmendje dhe kujdes të veçant.

Shejh Muhamed bin Salih el Uthejmin,- Allahu e mëshiroftë!

Përshtati- Suad Shabani
Burimi: albislam.com

0 1669

Medito!!

Fjala “LUMTURI” është përmendur në Kuran vetëm se një herë edhe atë vetëm se në një vend: Kurse të lumturit, do të hyjnë në Xhenet, ku do të qëndrojnë përherë, derisa të jenë qiejt dhe Toka, veç si të dojë Zoti yt. Kjo është dhuratë e pandërprerë”. Hud 108.

Kjo, që ti ta kuptosh se lumturia e vërtetë … nuk është në dynja … po në Xhenet.

Për ta arritur atë lumturi fillo nga këtu, me devotshmëri dhe me vepra të mira.

Ai që nuk e shijon lumturinë në këtë jetë të dynjasë, nuk do ta shijon edhe në ahiret.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 2118

“Kërkoni falje te Allahu, se, Allahu, me të vërtetë, është falës dhe mëshirues i madh.” (El Muzemil: 20).

” …dhe që kërkojnë faljen e mëkateve para agimit.” (El Imran: 17).

” Kush punon vepër të keqe ose i bën zullum vetes, pastaj kërkon falje prej Allahut, do të gjejë se Allahu është falës e mëshirues.” (Nisa: 110).

Transmetohet se Llukman Hakimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- i kishte thënë djalit të tij: ” O biri im, mësoje gjuhën të thotë: O Allahu im, më falë”, sepse ka momente kur Allahu nuk ia kthen lutjen pa përgjigje atyre që i luten Allahut në ato momente.”

Hasan el Basrii,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë: ” Shpeshtoni istigfarin nëpër shtëpitë e juaja, sofrat e juaja, rrugët, tregjet, mexhliset e juaja dhe kudo që jeni, bëni istigfar sepse ju nuk e dini se kur ka mundësi të zbret mëshira e Allahut.”

Transmetohet nga Abdullah Ibn Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: ” Ne ia numëronim Pejgamberit alejhi selam, në një mexhlis thoshte njëqind herë: ” Zoti im, më fal mua dhe pranoje pendimin tim, sepse Ti e pranon pendimin dhe Falë.”

(Shënon: Ahmedi: 4762, Ebu Davudi: 1500(kapitulli mbi namazin), Ibn Maxhe: 3815(kapitulli mbi edukatën), dhe Shejh Albani e vlerësoi hadithin si sahih).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Betohem nw Allahun, unë bëj istigfar dhe pendohem tek Allahu më shumë se shtatëdhjetë herë gjatë ditës.”

(Shënon: Buhariu: 11/101(kapitulli mbi lutjet), dhe Muslimi nga Ibn Omeri transmeton me shprehje tjetër: ” Më të vërtetë unë gjatë ditës pendohem njëqind herë.” Shënon Muslimi: 17/24 (kapitulli mbi Dhikrin).

Gjithashtu, transmetohet se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Zemrën time e kaplon gafleti, andaj bëj istigfar tek Allahu njëqind herë ne ditë.”

(Shënon: Muslimi: 17/23(kapitulli mbi dhikrin), Ebu Davudi: 1501(kapitulli mbi namazin).

Transmetohet nga Enes Ibn Maliku,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- tregon se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: Allahu,- xhele ue ala!,- ka thënë: ” O biri Ademit! Përderisa ti më lutesh Mua dhe shpreson tek Unë, do t’i fali të gjitha mëkatet dhe aspak nuk mërzitem për këtë. O biri Ademit! Nëse mëkatet e tua arrijnë kupën e qiellit, e pastaj ti kërkon falje (bën istigfar) prej Meje, Unë do t’i falë mëkatet. O biri Ademit! Nëse më vjen tek Unë me mëkate sa madhësia e tokës, por më takon Mua pa më bërë asgjë shirk, atëherë Unë do të vijë me po aq falje.”

 (Shënon: Tirmidhiu: 13/59-60(kapitulli mbi lutjen), Ahmedi: 5/145, Darimiu: 2/322, dhe Shejh Albani e vlerësoi hadithin si hasen(të mirë) në koleksionin e haditheve Sahiha: nr 127).

Katade,- Allahu qoftë i kënaqur me të!, ka thënë: ” Kur’ani ju rrëfen dhe ua tregon sëmundjet dhe ilaçin. Sa i përket sëmundjeve, ato janë mëkatet. Kurse ilaçi i mëkateve është Istigfari.”

Aliu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: ” Kur Allahu vendos apo dëshiron ta dënojë një rob të Tij, atëherë Ai nuk e frymëzon të bëjë istigfar.”

Autor: Ahmed Ferid

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 2854

Islami si fe na tërheq vërejtjen nga gënjeshtra në përgjithësi, dhe e llogaritë atë prej cilësive të kufrit (mosbesimit) dhe nifakut (dyfytyrësisë).

Allahu, subhanehu ue te’ala, në Kuran thotë: “Pa mëdyshje, trillojnë gënjeshtra vetëm ata që nuk u besojnë argumenteve të Allahut, e ata janë gënjeshtarë.” (Nahl, 105).
Allahu, subhanehu ue te’ala, po ashtu thotë: ”Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë atë që e tepron me gënjeshtra.” (Gafir, 28).

Muhamedi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: ”Cilësitë e dyfytyrëshit janë tri: kur flet gënjen, kur premton nuk e zbaton premtimin dhe kur i besohet diçka tradhton.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).

Gënjeshtra është moral i keq, nga ajo na kanë tërhequr vërejtjen sheriatit (legjislacionet) e ndryshme. Se gënjeshtra është e keqe, është pajtuar edhe natyrshmëria e shëndoshë, dhe këtë e thonë madje edhe personalitetet më mendjendritur.

Edhe në sheriatin tonë, na është tërhequr vërejtja nga rrena, me ajete të Kuranit, hadithe të Muhamedit, alejhi salatu ue selam, dhe me konsensus të dijetarëve muslimanë, e po ashtu gënjeshtra ka një përfundim të keq në këtë botë dhe në botën tjetër.

Islami nuk e ka lejuar gënjeshtrën, pos në raste të caktuara si: në luftë, në pajtimin mes njerëzve dhe mes burrit e gruas.

Ndëshkimi i rrenës:

  1. Dyfytyrësi (nifak) në zemër.
    Allahu, subhanehu ue te’ala, thotë: ”Dhe ua lidhi Ai atyre në zemrat e tyre hipokrizinë deri në atë ditë kur do të dalin para Tij, për shkak se atë çka i premtuan Allahut nuk e mbajtën dhe për shkak se gënjejnë.” (Teube, 77).
  2. Gënjeshtra udhëzon drejt të këqijave dhe zjarrit.
    Ibën Mes’udi, radiAllahu anhu, thotë se Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
    “Sinqeriteti është bamirësi, ndërsa bamirësia shpie nw Xhenet. Vërtetw, njeriu do të vazhdojë të flasë drejt (të jetë i sinqertë në të folur) derisa të shkruhet tek Allahu,subhanehu ue te’ala, si i sinqertë. Gënjeshtra është marrëzi, ndërsa marrëzia shpie në zjarr (Xhehenem). Njeriu do të vazhdojë te gënjejë derisa të shkruhet tek Allahu, subhanehu ve te’ala, si gënjeshtar.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).
  3. Nuk i pranohet dëshmia.
    Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ”Gjuha rrenacake është në pozitën e gjymtyrës së paralizuar që nuk ka dobi prej saj, bile, edhe më e keqe se ajo, më e keqja tek njeriu është gjuha rrenacake”.
  4. Nxirja e fytyrës në këtë botë dhe në botën tjetër.
    Allahu, subhanehu ue te’ala, thotë: ”Në ditën e Kiametit, do t’i shohësh fytyrënxirë, ata të cilët kanë folur gënjeshtra për Allahun.” (Zumer, 60).

Rrena është posta e kufrit (mosbesimit), ndërsa dyfytyrësia është udhërrëfyesi, mjeti, shoferi, zbukurimi dhe veshja e tij.

Pse gënjejnë njerëzit?

  1. Mos frika nga Allahu.
    2. Përpjekja për të ndryshuar realitetet.
    3. Mashtrimi i njerëzve.
    4. Tërheqja e vëmendjes së njerëzve me anë të tregimeve dhe njohurive të rreme.
    5. Mësimi i gënjeshtrës qysh në fëmijëri.
    6. Llogaritja e saj prej “zgjuarsisë”.

Përgatiti: Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË