Arhiva DitoreMar 22, 2015

0 1654

لَقَدْ جَاءَكُمْ رَ‌سُولٌ مِّنْ أَنفُسِكُمْ عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِ‌يصٌ عَلَيْكُم بِالْمُؤْمِنِينَ رَ‌ءُوفٌ رَّ‌حِيمٌ

Ju ka ardhur një Profet nga mesi juaj, i vjen rëndë që do ta vëni në mundime, mezi pret të niseni rrugës së drejtë, sepse është i butë dhe mëshirëplotë ndaj besimtarëve.”

(Teube; 128).

Shejh Abdurrahman Sadi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- në komentimin e këtij ajeti ka thënë: “I Lartësuari u jep fuqi robërve të Tij besimtarë duke u dërguar Pejgamberin që nuk dinë as shkrim e as lexim, i cili është nga mesi i tyre dhe ata e njohin gjendjen e tij dhe kanë mundësinë që të marrin prej tij, nuk refuzojnë që t’i nënshtrohen atij.”

Dhe ai Muhamedi, -salallahu alejhi ve selem!,-  është këshillues për ta me kulmin e sinqeritetit dhe mundohet gjithmonë në dobi të tyre.

Atij i vjen rëndë për mundimet tuaja” – domethënë atij i vjen rëndë nga ajo që ju rëndon dhe ju mundon juve. “…jua dëshiron të mirën me gjithë zemër…” – pra, ua do të mirën dhe përpiqet që t’ju shpjerë tek e mira, kujdeset për udhëzimin tuaj në Iman, si dhe e urren të keqen për ju dhe mundohet t’ju mbajë larg saj. “…dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët.” – domethënë ai është në kulmin e dhembshurisë dhe mëshirës për ta, është më i mëshirshëm për ta sesa prindërit e tyre, e për këtë arsye e drejta tij vjen para të gjitha të drejtave të njerëzimit. Dhe detyra e Umetit është që ta besojnë atë, ta nderojnë, ta respektojnë dhe t’i japin përparësi mbi çdo krijesë tjetër.”

Përzgjodhi dhe përshtati  Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1392

I verbëri shpreson … ta sheh botën.

I shurdhëri shpreson … t’i dëgjon zërat.

I palëvizshmi shpreson … të ecën.

Memeci shpreson … t’i thotë disa fjalë.

Kurse, ti …

sheh ..

dëgjon …

ecën …

dhe fol …

Për këtë arsye mos u anko, po thuaj: Elhamdulilah.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

 

0 2031

Përcjellë  Ibn Kethiri,- Allahu e mëshiroftë!,-  në tefsirin e tij nga Aisheja ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-  e cila ka thënë: “Më erdhi një grua nga fisi Deumetul-Xhendel, e cila kërkonte të Dërguarin e Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- mbasi që ai kishte vdekur.

Ajo donte ta pyeste atë për disa çështje magjie në të cilat ishte futur por pa e vepruar atë.”

I tha Aisheja ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- Urves,- Allahu qoftë i kënaqur me të: “O biri motrës sime, e pashë atë të qante kur nuk e gjeti të Dërguarin e Allahut, – salallahu alejhi ve selem!,- që të shërohej prej tij. Vazhdoi duke qarë derisa ndjeva keqardhje për të.

 Pastaj tha: “Kam frikë se jam e shkatërruar. Kam pasur një burrë i cili më la. Erdhi tek unë një plakë të cilës i qava hallin. Ajo tha: “Nëse bën atë që do të urdhëroj, unë do ta bëj atë që të vijë tek ty.” Kur ra nata, ajo erdhi me dy qenë të zi, pastaj ajo hipi në njëri prej tyre kurse unë hipa tek tjetri. Dhe nuk kaloi shumë derisa ndaluam në Babil ku ishin dy burra të varur nga këmbët e tyre kokëposhtë. Ata thanë: “Përse keni ardhur këtu?”. Unë thashë: “Që të mësojmë magjinë!” . Ata thanë: “Me të vërtetë ne jemi fitne, prandaj mos bëj kufër!”. Kthehu mbrapa!” Kurse unë kundërshtova dhe thashë: “Jo!”. Ata thanë: “Atëherë shko tek ajo furra atje dhe urino në të.” Unë shkova, por u tremba dhe nuk bëra gjë. Kështu që u ktheva tek ata. Ata më thanë: “A e bëre?. Unë thashë: “Po!”. Ata thanë: “A pe gjë?”. Unë thashë: “Nuk pashë gjë!”. Ata thanë: “Mos e bëj! Kthehu në vendin tënd e mos bëj kufër!”.Por unë kisha dëshirë dhe refuzova që të kthehesha. Pastaj ata thanë: “Shko tek ajo furra atje dhe urino në të.” Unë shkova por u tremba dhe u frikësova; pastaj u ktheva tek ata të dy e u thashë: “E bëra!”. Ata më thanë: “E çfarë pe?”. Thashë: “Nuk pashë gjë!”. Ata thanë: “Gënjeve! Mos e bëj, kthehu në vendin tënd dhe mos bëj kufër. Ti e ke në dorë çështjen tënde!”. Por unë kisha dëshira dhe refuzova. Ata thanë: “Shko tek ajo furra atje dhe urino në të.” Atëherë shkova atje dhe urinova. Befas pashë një kalorës me maskë prej hekuri i cili doli nga unë dhe shkoi drejt qiellit derisa u zhduk dhe nuk e pashë më. Pastaj shkova tek ata të dy dhe u thashë: “E bëra!”. Ata thanë: “E çfarë pe?”. Thashë: “Pashë një kalorës me maskë prej hekuri që doli nga unë dhe shkoi drejt qiellit derisa u zhduk e nuk e pashë më.” Ata thanë: “Të vërtetën e the! Ai ishte imani yt i cili doli prej teje. Ik tani!”. Pastaj i thashë gruas: “Pasha Allahun, unë nuk di asgjë dhe ata nuk më thanë ndonjë gjë.” Ajo tha: “Posi, çdo gjë që dëshiron do të realizohet. Merre këtë grurë dhe mbille.” Unë e mbolla dhe thashë, “Mbi!” dhe ai mbiu. Pastaj thashë, “Korru!” dhe u korrë. Pastaj thashë, “Qërohu!” dhe u qërua. Pastaj i thashë, “Thahu!” dhe u tha. Pastaj i thashë, “Bluhu!” dhe u blua. Pastaj i thashë, “Bëhu bukë!” dhe u bë bukë. Nuk kishte gjë që e dëshiroja e të mos realizohej dhe më binte në dorë. Pastaj u pendova – pasha Allahun o nëna e besimtarëve – nuk kam bërë gjë dhe nuk do ta bëj më kurrë atë gjë.”

Ka transmetuar gjithashtu Ibn Ebij Hatim nga er-Rrabij’ Ibn Sulejman,- Allahu qoftë i kënaqur me  të!,-  që është vazhdimi i asaj që u përmend, dhe shtoi pas fjalëve të saj, “Nuk kam bërë gjë dhe nuk do ta bëj më kurrë atë gjë.”

“Atëherë i pyeta shokët e të Dërguarit të Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,-shumë pak mbas vdekjes së të Dërguarit të Allahut ,- salallahu alejhi ve selem!,- dhe atë kohë ata ishin të shumtë – çfarë dinin dhe çfarë mund të i thonin asaj. Dhe të gjithë ata u druajtën dhe patën frikë t’i jepnin asaj fetva për diçka rreth të cilës nuk kishin dije, me përjashtim të Ibn Abasit apo të disave që ishin me të, i cili tha: “Sikur të dy prindërit e tu ose njëri prej tyre të jetë gjallë (do të mjaftonte).”

Është transmetuar se Pejgamberit,- salallahu alejhi ve selem!,-  i bënë magji.

Transmetohet nga Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: Pejgamberit !,- salallahu alejhi ve selem!,- i bënë magji, aq sa atij i dukej sikur bënte diçka, por në të vërtetë nuk e kishte bërë. Derisa po atë ditë në të  cilën ishte tek unë, iu lut e iu lut Allahut, pastaj tha: “A e di oj Aishe që Allahu më tregoi për atë që i kërkova?!  Unë i thashë: “E çfarë është ajo o i Dërguari i Allahut?! Tha: “Më erdhën dy veta, e njëri prej tyre u ul pranë kokës sime, kurse tjetri u ul pranë këmbëve të mia. Pastaj njëri prej tyre i tha tjetrit:  Cili është shkaku i dhimbjeve të këtij njeriu?! Ai tha:  I kanë bërë magji!. Ai e pyeti: Kush i ka bërë magji?!¨ Ai tha: Lebid Ibnul-El Asam el-Jehudi, nga fisi Beni Zurak!. Ai e pyeti: Me çfarë? Ai tha: Me një krehër dhe flokët e mbetur në të, të vendosura në sythin e tharë të një palme të gjinisë mashkullore!. Ai pyeti:  E ku gjenden? Ai tha: Në pusin Dhi Eruan.” Pastaj ajo Aisheja, tha: “Atëherë Pejgamberi, -salallahu alejhi ve selem!, shkoi me disa nga shokët e tij tek pusi dhe pa në të dhe sipër tij! Pastaj ai u kthye tek Aisheja dhe i tha: “Pasha Allahun oj Aishe, uji i tij ishte i verdhë sikur kenaja (kona që përdoret  nga gratë për lyerjen e flokëve), dhe palmat e tij si koka shejtanësh. Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, a e nxore atë (magjinë)?! Ai tha: “Jo, mua më pastroi e më shëroi Allahu, mirëpo pata frikë mos ajo i prekë muslimanët.”

Transmetuar nga Buhariu (nr. 5766) dhe Muslimi (nr. 2189).

Përshtati : Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 2471

Ata, kanë fjetur pak natën (duke iu lutur Allahut), po dhe në agim kërkonin falje.” (Dharijat: 17-18).

Ky është përshkrim i bamirësve nga ana e Allahut,- xhele veala.

Transmetohet nga Muaxhahidi dhe Katadeja,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!,- se kanë thënë: “Ata ishin të cilët nuk flinin natën (bënin ibadet) deri në mëngjes”.

Transmetohet nga Ibn Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: “Nuk ndodhte asnjëherë atyre t’u kalonte nata deri në mëngjes e që mos ta merrnin një pjesë të natës për të bërë iradet (namaz)”.

Duke i përshkruar robërit e Tij të sinqertë, Allahu,- xhele ueala thotë: ” Dhe ata që e kalojnë natën, duke i bërë sexhde Zotit të tyre, dhe duke ndenjur në këmbë.” (Furkan: 64).

Pjesët e trupit të tyre ngriten nga shtrati (për t’u falur); i luten Zotit të tyre duke druajtur dhe shpresuar, dhe japin (lëmoshë) nga ajo që u kemi dhënë Ne.” (Sexhde: 16).

Allahu, pasi përmendi këtë adhurim madhështor, pastaj përmend edhe shpërblimin e këtij adhurimi nga Allahu,- xhele ueala: ” Askush nuk di se çfarë gëzime të fshehta janë për ta – shpërblimi për atë që kanë punuar.” (Sexhde: 17).

Pasi këta robër të Allahut i fshehën veprat e tyre dhe e shfrytëzuan natën si mbulesë (perde) e veprave të tyre, atëherë edhe Allahu ua fshehu shpërblimin për t’ua bërë befasi ( në ditën kur ta takojnë Zotin e tyre).

Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- thotë: ” Namazi më i preferuar (më i mirë) pas namazit të caktuar (farz) është namazi i natës”.

(Shënuan; Muslimi: 8/55 (në kapitullin e agjërimit), Ebu Davudi: 2412 (në kapitullin e agjërimit), Tirmidhiu: 2/227(në kapitullin e namazit dhe Nesaiu: 3/207 (në kapitullin e namazit të natës).

Transmetohet nga Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: ” Ishte pejgamberi alejhi selam, ai i cili kur e falte namazin e jacisë i falte edhe njëmbëdhjetë rekate deri në mëngjes. Jepte selam pasi falte dy rekate dhe në fund e falte vitrin një rekat.”

(Shënuan: Buhariu: 7/3(kapitulli mbi namazin e natës) dhe Muslimi: 6/16(kapitulli mbi namazin).

I treguan njëherë të Dërguarit të Allahut se një njeri e kalon tërë natën në gjumë, deri në, atëherë pejgamberi alejhi selam, tha: ” Këtij njeriut shejtani i ka urinuar në veshët e tij.”

(Shënuan: Buhariu: 3/34(kapitulli mbi namazin e natës) dhe Muslimi: 6/63,64(kapitulli mbi namazin e udhëtarit, musafirit).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Shejtani ia lidhë tre nyje secilit nga ju në kokë, në momentin kur vjen koha e gjumit. Tek secila nyje shejtani thotë: Bëje një gjumë të thellë, sepse para vetes tënde ke një natë të gjatë. Nëse zgjohet ndonjëri nga ju dhe e përmend Allahun, në atë moment njëra nga nyjat zgjidhet. Nëse merr abdes, i zgjidhet nyja e dytë dhe nëse pas abdesit falë namaz i zgjidhet edhe nyja e fundit e shejtanit (e treta). Nëse vepron kështu, ky njeri do të zgjohet i lumtur dhe do të jetë i disponuar. E nëse zgjohet dhe nuk i vepron ashtu, atëherë do zgjohet i dëshpëruar dhe dembel”.

(Shënuan: Buhariu: 3/30(kapitulli mbi namazin e natës), dhe Muslimi: 6/65,66(kapitulli mbi namazin e udhëtarit).

Thuhet për Abdullah Ibn Mes’udin,- Allahu qoftê i kënaqur me të!,- se kur vinte koha e gjumit (mbrëmja) dhe njerëzit binin nè gjumë, ai çohej dhe duke falë namaz (tërë natën) deri në mëngjes dëgjohej prej tij një zë sikurse zhurma e bletës.

I është thënë Hasanit,- Allahu qoftë i kënaqur me të: ” Si është puna me njerëzit që kalojnë natën në namaz duken sikur të jenë ata njerëzit me fytyra më të bukura? Hasan el Basriu i tha: Ata duken kështu , sepse ata u vetmuan me Mëshiruesin (Allahun) dhe Ai u dha dritë (nurë) nga drita e Tij”.

Gjithashtu Hasani ka thënë: “Me të vërtetë njeriu mund të privohet nga namazi i natës si shkak i mëkatit të vepruar”.

Dikush e pyeti njërin nga njerëzit e mirë: “Nuk mundem të fali namaz nate, më trego ilaçin?” Njeriu i mirë, iu përgjigj: “Kujdes, mos bën mëkate ndaj Allahut ditën e Allahu të zgjon natën”.

Transmetohet se Sufjan eth Theuriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: ” Jam privuar pesë muaj radhas nga falja e namazit të natës, si shkak i një mëkati që kam vepruar.”

Abdullah ibn Mubareku,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: ” Dhe kur nata errësohet të gjithë pothuajse flenë e pushojnë. Përveç një grupi të veçantë, të cilët kalojnë natën në ibadet (namaz nate) deri në orët e para të mëngjesit. Edhe ata kishin nevojë për pushim natën, mirëpo frika dhe dashuria ndaj Allahut atyre ua humbi gjumin dhe kaluan natën të vetmuar para Allahut. Kurse, të tjerët të cilët e ndien vetën të sigurtë nga dënimi dhe zjarri i xhehenemit, kaluan gjitha netët në gjumin e rëndë dhe të thellë deri në orët e para të mëngjesit.”

Ebu Sulejman ed Darani ,Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: ” Ata të cilët kalojnë natën në adhurim, kënaqen më shumë sesa njerëzit të cilët kënaqen me dëfrimet e tyre. Po mos të ishte nata nuk do doja të jetoja në këtë dynja”.

Ibn Munkediri,-Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: ” Nuk ka mbetur asgjë nga kënaqësitë e kësaj dynjaje, përveç tre gjërave: Namazi i natës, takimi me vëllezërit dhe namazi kolektivë (me xhemat)”.

Autor: Ahmed Ferid

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË