Arhiva DitoreMar 16, 2015

0 998

– Mësuesi e pyeti nxënësin e tij: Me çka merret nëna jote?

– Nxënësi nuk u përgjigj, heshti!

– Mësuesi e pyeti edhe një herë: Me çka merret nëna jote, o ti filan?

– Nxënësi heshti dhe nuk iu përgjigj.

– Mësuesi i irrituar i bërtiti nxënësit para fytyre dhe ti tha: O budalla, a nuk e din se me çka merret nëna jote?

– Nxënësi e ngriti kokën dhe i tha: Po, si jo!! Ajo është             \duke fjetur në varrin e saj!!

Nganjëherë ngutemi në fjalët e tona dhe arrijmë deri në atë gradë sa që ta lëndojmë dikë. Ne nuk e dimë shkakun e heshtjes së personave dhe pse ata janë të tërhequr nga shoqëria.

Nëse e shohim dikë se ka arritur deri në gradën e heshtjes dhe të tërheqjes plotësisht nga të tjerët, mos të ngutemi e të gjykojmë mbi ta para se ta dimë se në të vërtetë çka kanë në brendësinë e tyre.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

 

0 1321

Në Akidën (çështjet e besimit)  Islame – i lavdëruar qoftë Allahu-  nuk ka divergjenca në çështjet e saj, as mes Sahabëve nuk pati,  por as mes atyre që erdhën më vonë prej Ehli sunetit dhe xhematit, ngase ata besojnë atë në të cilën aludon Kurani dhe suneti dhe nuk fusin diçka prej vetës së tyre  ose prej mendimeve të tyre dhe kjo është arsyeja për unanimin, marrëveshjen dhe bashkimin e tyre në një Akide dhe në njëmetodologji duke zbatuar fjalën e Allahut të Lartësuar: “Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kuranin) e Allahut, e mos u përçani!“ (Ali Imran: 103)

Prej kësaj: Meseleja (çështja) e shikimit të besimtarëve ndaj Zotit tëtyre ditën e Gjykimit. Ata janë të pajtimit unanimisht për vërtetësinë e saj për shkak të argumenteve „Mutevatir“ nga Kur`ani dhe Suneti qëvërtetojnë këtë dhe ata nuk patën divergjenca në këtë çështje.

Mirëpo, sa i përket mospajtimit se a e ka parë i Dërguari, salAllahu alejhi ve selem,  Zotin e tij natën e Miraxhit  me shikim të syve, ai ështëmospajtim për një ndodhi të posaçme në këtë dynja dhe nuk ështëmospajtimi për shikimin e Tij ditën e Gjykimit.  Mendimin të cilin e mbështet “xhumhuri” (shumica) e dijetarëve dhe ky është mendimi i vërtetë se ai, salAllahu alejhi ve selem, e ka parë Zotin me zemrën e tij e jo me sytë e tij, ngase kur u pyet ai, salAllahu alejhi ve selem për këtë tha: “Nurë (dritë) si ta shoh ?!“(1) Kështu që, mohoi shikimin e tij ndaj Zotit me sytë e tij në këtë rast për shkak prezencës së mbulesës që parandaloi këtë, e ajo është drita. Dhe po ashtu, ngase ata janë unanimisht të një mendimi se askush nuk mund ta shoh Zotin e tij në këtë botë sikurse ka ardhur në hadith: “Dhe dine se askush prej jush nuk ka mundësi ta shoh Zotin e tij deri sa të vdes“.(2) Transmeton Muslimi, me përjashtim të Dërguarit, salAllahu alejhi ve selem. Mirëpo, e vërteta është se nuk e ka parë duke u marrë kjo në konsideratë.

(1)  Sahih (autentik): E nxjerrë Muslimi (178/291) prej hadithit të Ebu Dherrit radij Allahu anhu

(2)  Sahih (autentik): E nxjerrë Muslimi (169/95) prej hadithit të Abdullah ibn Umerit radij Allahu anhu

[ Lexhnetu daimeh-Komisioni i përhershëm: 21008 ]

Nga arabishtja: Ardian Elezi

Burimi: albislam.com

0 1748

Allahu,- xhele ueala!,- thotë: ” Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t’u plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në te, dhe atyre nuk do t’u mungojë asgjë. Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm Xhehenemi. Ajo që punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar. (Sure el Hudë: 15-16).

Transmetohet nga Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se thotë: E kam dëgjuar Pejgamberin,- salallahu alejhi ue selem!,- duke thënë: Veprat vlerësohen vetëm sipas qëllimeve (nijeteve). Secili prej jush do të shpërblehet sipas asaj që ka pasur për qëllim. Kush shpërngulet për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, atëherë shpërngulja e tij do të jetë (ashtu siç ka bërë dhe realizuar qëllimin) për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Dhe, kush shpërngulet me qëllim që të arrijë të mira në këtë botë ose për shkak të ndonjë gruaje me të cilën do të martohej, shpërngulja e tij do të jetë për atë (për shkakun e shpërnguljes që ka bërë).” (Shënuan: Buhariu- 1 dhe Muslimi- 1907).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: E kam dëgjuar Pejgamberin,- alejhi selam!,- duke thënë: Prej njerëzve të parë që do të merren në llogari në Ditën e Gjykimit është njeriu i cili ka rënë shehid, e sjellin atë melaiket dhe pastaj Allahu e njofton me begatitë që ia kishte dhuruar Allahu në dynja, dhe atij (shehidit) do t’i kujtohen begatit që ia kishte dhuruar Allahu në dynja. Dhe Allahu do t’i thotë: Si i ke shfrytëzuar ato begati dhe çfarë ke bërë me to? Thotë (njeriu): Kam luftuar në rrugën Tënde derisa rashë shehid. Thotë (Allahu): Gënjeve, porse ti luftove ( dhe ra shehid)  të thonë njerëzit se filani është trim (guximtarë). Pastaj, Allahu i urdhëron melaiket që ta tërheqin zvarrë për fytyre derisa ta hedhin në zjarr.

Dhe, njeriu i cili e mësoi diturinë si dhe ua mësoi atë të tjerëve dhe e lexoi Kur’anin. E sjellin atë melaiket dhe Allahu e njofton me begatitë dhe atij(dijetarit) do t’i kujtohen begatitë që ia kishte dhuruar Allahu në dynja. Do t’i thuhet (nga Allahu): Çfarë ke bërë dhe si i ke shfrytëzuar begatitë që t’i kam dhuruar në dynja!? Thotë (dijetari): Kam mësuar dijen dhe ua kam mësuar tjerëve si dhe kam lexuar Kur’anin vetëm për hir Teje. Thotë (Allahu): Gënjeve, sepse ti e mësove diturinë të thonë njerëzit dijetarë (i diturë) si dhe lexove Kur’anin të thonë njerëzit lexues. Pastaj, Allahu i urdhëron melaiket që ta tërheqin zvarrë për fytyre derisa ta hedhin në zjarr.

Dhe, njeriut të cilit ia zgjeroi shumë riskun dhe i dhuroi lloje të ndryshme të pasurisë. E sjellin atë melaiket dhe Allahu e njofton me begatitë dhe atij (pasanikut) do t’i kujtohen begatitë që ia kishte dhuruar Allahu në dynja. Do t’i thuhet (nga Allahu): Çfarë ke bërë dhe si i ke shfrytëzuar begatitë që t’i kam dhuruar në dynja!? Thotë (pasaniku): Nuk lash rrugë që Ti do të shpenzohet në to e që un nuk e shpenzova aty pasurinë time vetëm për hir Tëndin. Thotë (Allahu): Gënjeve, sepse ti e shpenzove pasurinë tët thonë njerëzit se filani është bujar (bamirës). Pastaj, Allahu i urdhëron melaiket që ta tërheqin zvarrë për fytyre derisa ta hedhin në zjarr. (Shënon Muslimi: 1905, 3382, Nesaiu: 3137, Tirmidhiu: 2382, Ahmedi në Musnedin e tij: 8072. Kurse Tirmidhiu e vlerësoi hadithin si hasen(të mirë).

Komentim i përgjithshëm:

Nijeti është baza ose shtylla e çdo vepre. Veprat e njeriut pranohen ose refuzohen në saje të nijetit të vepruesit. Ai i cili punon veprat me të vetmin nijet (qëllim) për hir të Allahut, duke shpresuar shpërblimin nga Allahu në botën tjetër si dhe vepra e tij është në përputhje me sunetin e Muhamedit,- alejhi selam, atëherë kjo vepër pranohet prej tij(vepruesit). Por, kush bën nijet të veprojë vepër jo për hir të Allahut, ose nijeti i tij është i përzier me syefaqësi e nuk është nijeti i çiltër vetëm për Allahun, atëherë vepra e tillë është e refuzuar e papranuar dhe në dëm të vepruesit të saj.

Dobitë që i nxjerrim dhe përfitojmë nga kjo hutbe e shkurtër:

  1. Nuk ka dyshim se prej kushteve të pranimit të veprave është ihlasi, që veprat të bëhen vetëm për hir të Allahut.
  2. Mësojmë se rëndësia e ihlasit është shumë e madhe, saqë pa ihlas veprat nuk pranohen, refuzohen dhe dëmtojnë vepruesin e saj.
  3. Për t’u pranuar veprat nuk mjafton vetëm pamja e jashtme e veprës.
  4. Obligohemi ta përmirësojmë dhe korrigjojmë nijetin në çdo vepër, e për këtë gjë duhet të përpiqemi vazhdimisht.

Autor: Rrashid ibn Husejn Abdulkerim

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1599

Cilat janë dobitë e përkushtimit, frikërespektit në namaz?

1. E bën namazin të dashur dhe të lehtë.
2. Largon nga të irrituarat.
3. Përkushtimi i plotë sjell të qajturën nga frika e Allahut.
4. I jep namazit kuptimin e tij të vërtetë.
5. E lehtëson qëndrimin e robit para Allahut në Ditën e Gjykimit.
6. E bën që robi t’i afrohet Allahut.
7. Imani shtohet.
8. Largon brengat nga zemra.
9. E shton dashurinë për namazin.
10. Ia hapë rrugët e dijes dhe përfitimit nga fjala e Allahut.
11. Ia hapë dyert pranimi të duasë.
12. E bën namazin shërim nga të gjitha sëmundjet tona. Por, kjo të bëhet me bindje dhe jo vetëm për provë.
Përmblodhi : Hoxhë Valdet Kamberi
Burimi: albislam.com

0 1273

Shkaqet e dështimit të projekteve në sferën e thirrjes islame nën këndvështrimin e Dr. Naser El-Umerit

Profesor doktor Naser El-Umeri përgjegjës gjeneral i organizatës “Al-muslim” trajtoi një temë shumë të rëndësishme gjatë ligjëratës së tij javore në një xhami të Rijadit ku trajtoi çështjen e dështimit të disa projekteve thirrëse islame.

Vazhdon profesori i nderuar të sqaron faktin se shpesh shoh pllakata në disa shitore me tiull “Shitet”, ku pronarët e tyre dëshirojnë të çlirohen nga ata, për ndonjë arsye. Kjo për fat të keq ndodh ndonjëherë në projektet thirrëse islame, kur pronaret e këtyre projekteve vetëm se thjesht duan të çlirohen nga ata projekte.

Pastaj vazhdon dhe thotë: Këtu nuk kemi të bëjmë me projekte thirrëse profitabile të afatizuara apo të llojit që pronarët e tyre dëshirojnë vetëm të lirohen nga ata për shkaqe të patjetërsueshme sheriatike.

Vazhdon më poshtë duke potencuar se nga rezultatet më të rëndësishme të dështimit të këtyre projekteve janë- të themi humbja e erës së tyre, siç thotë Allahu në Kuran:”E të humbni errën tuaj(forcën tuaj)”. Poashtu Allahu na e tërheq vërejtjen ku thotë:”Mos u bëni si ajo e cila e prish punën e dorës së saj me fije pasi që e ka qëndisur”.

Profesor Nasiri vazhdon dhe sqaron se shkak i dështimit është: Mosbesimi i donatorëve të projektit , si dhe nga frika e tyre nga dështimi i këtij projekti dhe jovazhdimsisë së tyre.

Pastaj profesori sqaron pasojat që sjellin deri tek ky dështim, si: Sulmi i armiqve të islamit,të cilëve ju pengon thirrja në islam, ndodh që ndonjëherë humbja mund të jetë milionëshe, mirëpo projekti ngel i sukseshëm.

Pastaj profesori i nderuar rrëndit disa shkaqe që çojnë në dështimin e projekteve:

Shkaku i parë: Mosstudimi i mirrëfillt i projektit para implementimit të saj, studimi përfshin disa komponente dhe bazamente.

Shkaku i dytë: Mosqartësia e objektivave nga shkaku i cilës ngritet ky projekt.

Shkaku i tretë: Mosnjohja e realitetit gjatë pasqyrimit të saj, ku fillon me frazë të madhe e cila nuk përshtatet me mundësitë që ai posedon.

Shkaku i katër: Mosmarrja parasysh e vështirësive që mund ti has gjatë rrugës së implementimit të projektit, ku mendon se rruga është shumë e lehtë dhe pa vështirësi.

Shkaku i i pestë: Marja përsipër e projektit nga njerëz homogjen- jo të ngjajshëm në botëkuptim, apo me objektiva të kundërta.

Shkaku i gjashtë: Mosknaqësia e plotë me projektin që ka në dorë dhe kryerja e saj me ngutje.

Shkaku i shtatë: Mos sigurimi i fondeve për projektin. Andaj lypset të kesh balanc si dhe lëvizje në gjetjen e ivestitorëve.

Shkaku i tetë: Mos shkallëzimi në harxhim si dhe hapja e madhe pa shiquar rrethanat ku gjindet.

Shkaku i nëntë: Marrja përsipër e projektit individualisht, pa mos llogaritur forcën dhe mundësinë që ke, apo angazhimi individual edhepoqëse posedon në rrethin e tij disa persona.

Shkaku i dhjetë: Mosinqeriteti ose dobësimi i sinqeritetit. Këtu profesori potencoi rrezikun e ndrimit të qëllimit pas fillimit të projektit dhe shtrirjes së tij.

Shkaku i njëmbëdhijet: Marrja e ndihmës në projekt nga persona me ambicie të dobta, të cilët pajtohen me ty në çka tu thuash.

Shkaku i dymbëdhijet: Devijimi nga rruga e saktë që e fillove.

Shkaku i trembëdhijet: Periudha e gjatë, ndihmuesit e pakët, vonimi në realizimin e objektivave mosndjerje sfide, dorrëzimi ndaj presioneve në rrugë.

Shkaku i katërmbëdhijet: Shpërndarja(dispersioni), hallakatja e shumë projekteve, mosfokusimi në dhënie kohë të projektit.

Shkaku i pesmbëdhijet: Spekulimet dhe jogadishmëria për sakrifica, nwse e rrethojnë atë disa probleme.

Shkaku i gjashtëmbëdhijet: Përgaditja e gjeneratave të dyta, të treta për menaxhimin e projektit nëse vdes ideatori i saj.

Shkaku i shtatëmbëdhijet: Përçarja ndërmjet organizatave dhe prishja e zemrave.

Shkaku i tetëmbëdhijet: Injoranca në njohjen e parimeve kryesore, ligjeve natyrore që i ka vendosur Allahu.

Shkaku i nëntëmbëdhijet: Moskompetenca në punë: kështu që ke kujdes dhe nuk ia jep përgjegjësinë atij i cili nuk është ekspert i saj, sepse kjo çon në dështim.

Shkaku i njëzet: Dobësia në ibadet, si dhe në lutje të ndihmës ndaj Allahut.

Përshtati në shqip: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com

Korrospodent i lajmit: Halid Mustafa1

NA NDIQNI NË