Arhiva DitoreMar 25, 2015

0 2929

Të nderuar vëllezër dhe motra !

Duhet secili prej nesh të kuptojë dhe të dijë se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,-  ishte dhe do të jetë shembulli më i lartë për ne të gjithë, sepse morali dhe edukata e tij ishte më e përsosur se i gjithë njerëzimi në përgjithësi.

Mu ashtu, siç e lavdëron edhe vetë Allahu,- xhele shanuhu!,-  ne Librin e Tij Fisnik, ku thotë:

وَإِنَّكَ لَعَلَىٰ خُلُقٍ عَظِيمٍ

“Sepse ti je, me të vërtetë, me moral; të lartë”.[1]

Në lidhje me këtë që u tha më lartë dëshmojnë edhe ngjarjet të cilat ndodhën gjatë jetës së Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!

Raste të cilat na rrëfejnë dhe na mësojnë në detaje për moralin e tij të lartë, saqë edhe me fëmijët e vegjël sillej me moral të mire, luante, rrinte, dhe tregonte butësi dhe mëshirë të madhe për ta(fëmijët).

Transmetohet se një ditë i Dërguari i Allahut, – salallahu alejhi ve selem!,- hyri në mes të turmës në të cilën luanin fëmijët dhe iu drejtua njërit prej tyre duke i thënë: ‘’O Eba Umejr,çfarë bëri zogu?’’. Ebu Umejr ishte nofka e fëmijës i cili luante me një zog të cilin e quante Nugejr. Pas ngordhjes së Nugejrit, fëmijë u mërzit tej mase për zogun e tij të dashur dhe me të cilin kalonte ditët duke luajtur me të. I Dërguari i Allahut, – salallahu alejhi ve selem!,- iu afrua dhe me sjelljet e tij të butë e përkëdheli fëmijën dhe i than ë mënyrë të qetë: ‘’ O Eba Umejr çfarë bëri zogu?!’’.

Njashtu transmetohet se erdhi një beduin dhe urinoi në një pjesë të Xhamisë!

Në këtë rast shokët e Muhamedit, – salallahu alejhi ve selem!,- u vërsulën dhe deshën të e sulmonin, si shkak i veprimit të cilin deshi beduini të e veprojë në Xhami.

Ndërsa i Dërguari i Allahut, – salallahu alejhi ve selem!,- i ndaloi dhe e la atë(beduini) që ta kryejë nevojën e tij, dhe pastaj urdhëroi që t’ia ofronin një kovë me ujë dhe ta derdhnin në vendin të cilin urinoi më parë beduini.

Pas pak i Dërguari i Allahut, – salallahu alejhi ve selem!,- e thirri beduinin dhe i tha: ‘’Këto janë xhamia të cilat nuk janë që në to të bëhen vepra të pahijshme, por janë për namaz dhe lexim të Kura’nit.”[2]

Këtu vërejmë moralin e lartë të Dërguari të Allahut, – salallahu alejhi ve selem!,- në këtë rast ai nuk e qortoi beduinin për veprimin e bërë dhe nuk urdhëroi që të rrihet apo dëbohet nga Xhamia, por e la të përfundojë kryerjen e nevojës së tij, dhe më pastaj e afroi me butësi dhe përkëdhelje beduinin dhe e mësoi se xhamitë nuk janë vende ku kryhet nevoja dhe vepra tjera të ngjashme, mirëpo ato janë për namaz, dhikër dhe lexim të Kur’anit.

Erdhi një njeri tek i Dërguari i Allahut, – salallahu alejhi ve selem!,- në muajin e bekuar të Ramazanit dhe i tha: O i Dërguari i Allahut jam shkatërruar. I Dërguari i Allahut , – salallahu alejhi ve selem!,- e pyeti: “Çfarë të  shkatërroi?” Tha: Kam bërë marrëdhënie intime me gruan time në Ramazan gjatë kohës kur isha agjërueshëm. I Dërguari i Allahut, – salallahu alejhi ve selem!,-  këtë njeri nuk e qortoi, por i tha: “A ke mundësi që t’i agjërosh dy muaj rreshtazi?”Ai, tha: “Jo.” I tha: “A ke ti mundësi qe ti ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?” Ai, tha: “Jo.” Atëherë u ul i Dërguari i Allahut, – salallahu alejhi ve selem!,-  dhe i urdhëroi te ia ofronin një enë me hurma. I Dërguari i Allahut, – salallahu alejhi ve selem!,- ia dhuroi  atij enën me hurma dhe i tha:”Jepi këto sadaka.” Njeriu i tha: “A ka në mes dy kodrave (të Medinës) familje më të nevojshme dhe më të varfër se familja ime o i Dërguar?” Atëherë  i Dërguari i Allahut, – salallahu alejhi ve selem!,- buzëqeshi sa që iu dukën dhëmballët dhe tha:“Shko dhe ushqeje familjen tënde me këto hurma.”

Pra paraqitja e moralit të lartë nga i  Dërguari i Allahut, – salallahu alejhi ve selem!,-  në këtë transmetim është i qartë, nuk e qortoi e as nuk e ofendoi!

Kjo pra  ishte prej butësisë dhe urtësisë së tij të lartë të cilën e posedonte i Dërguari i Allahut, – salallahu alejhi ve selem!.

I Dërguari i Allahut, – salallahu alejhi ve selem!,- e vërejti se  njeriu erdhi i penduar dhe i frikësuar nga ajo të cilën kishte vepruar më herët, si rrjedhojë e kësaj ai nuk e qortoi e as kritikoi, por ia sqaroi të vërtetën duke u sjellë me të butësinë më të madhe të mundshme.

Subhanallah! Sot, shohim shumë njerëz të cilët na rrëfejnë se njerëzit e perëndimit kanë moralin dhe sjelljet më të mira në lidhje me mardhëniet ndërnjerëzore, shitblerje etj.

Ndërsa tek muslimanët sheh mashtrim, gënjeshtra dhe betim të rrejshëm.

A thua vallë, a mundemi secili prej nesh të pyesim se: Cilat janë shkaqet dhe arsyet e kësaj çështje, dhe athua ka ndikuar në moralin e jomuslimanëve përparimi industrial, apo jo?!

Ajo që është bërë e njohur në mesin e muslimanëve se kinse  perëndimorët e kanë moralin më të mirë se muslimanët etj.

Jo, përkundrazi! Aspak nuk jam dakord me këtë pretendimi dhe nuk është i saktë ky pretendimi i disa muslimanëve të dobët në iman për fat të keq.

 Perëndimorët kanë moral të keq dhe këtë e dinë dhe dëshmon më së miri ai i cili ka qenë në perëndimi qoftë për kohë të shkurtë ose të gjatë.

Ne i themi o vëllezër shikoni realitetin e perëndimorëve me sy të drejtësisë dhe Sheriatit Islam,e s’ka dyshim se  nuk është njëjtë sikur ju ti shihni ata me sy të madhërimit dhe nderimit, Allahu na ruajt!

Një poet thotë:

Syri i cili shikon një gjë me admirim dhe pëlqim

Në këtë rast ai nuk i sheh mangësitë,

Njashtu, sikurse syri që shikon me urrejtje

Menjëherë i zbulon mangësitë.

Shumë të rinjë të cilët  kanë qenë në perëndim na kanë treguar për veprat e tyre të pamoralshme të cilat veprohen në perëndim.

E, sa i përket asaj se këshillat që i japin në shitblerje nuk i japin ata për shkak se kanë moral ose sjellje të mire me ju ose mes vete!

Por, për shkak se ata janë robër  të asaj që është material dhe kaluese, mirëpo këtë gjë jo gjithë e kuptojnë.

Dine mirë se, ata nuk e bëjnë këtë nga morali i tyre i lartë, por e bëjnë se janë njerëz materialist dhe e dinë se për reklamimin e mallërave të tyre duhet të posedojnë sjellje të mirë me qëllim që të kenë sukses në përfitimin e klientëve si dhe  shitjen e mallërave të tyre.

Kupton o vëllezër se  ata(perëndimorët) janë mu ashtu siç i ka përshkruar Allahu,- Xhele Shanuhu!,- në Librin e Tij Fisnik:

نَّ الَّذِينَ كَفَرُ‌وا مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ وَالْمُشْرِ‌كِينَ فِي نَارِ‌ جَهَنَّمَ خَالِدِينَ فِيهَا ۚ أُولَـٰئِكَ هُمْ شَرُّ‌ الْبَرِ‌يَّةِ

 Ata të cilët nuk besojnë nga ithtarët e librit edhe politeistët, do të jenë, me siguri në zjarrin e xhehennemit, ku do të mbesin përgjithmonë. Ata janë krijesa më të këqia”. [3]

Përshkrimi i Allahut që ua  ka bërë jobesimtarëve është më i sakti dhe ata janë krijesat më të këqija e fëlliqura si pasojë e shirkut dhe kufrit të tyre ndaj Allahut,-Xhele Vela!

E, ti o musliman! Më thuaj pra atëherë si të pritet mirësi prej atyre kur Allahu i ka përshkruar si krijesa më të këqija.

Unë nuk besoj asnjëherë se ata kanë moral të mirë,mirëpo sa i përket asaj se ata paraqiten të sinqertë në marrëdhëniet ndërnjerëzore, kjo është e vërtetë, mirëpo qëllimi i tyre pas kësaj, është fitimi i asaj e cila është materiale dhe jo morali i mirë.

Kush e sheh padrejtësinë, mashtrimin dhe dominimin e tyre ndaj njerëzve që janë nën pushtetin e tyre, atëherë e kupton vërtetësinë e fjalës së Allahut e cila u cek më lart:

أُولَـٰئِكَ هُمْ شَرُّ‌ الْبَرِ‌يَّةِ

“Ata janë krijesat më të këqija.”[4]

Ndërsa sa u përket gabimeve të cilat bëhen nga  muslimanët, e që ndodhin shpesh ditëve të sotme!

 Si, psh. Mashtrimi dhe gënjeshtra në raportet me të tjerët, dine se këta muslimanë kanë mangësi në fenë dhe besimin(akiden) e tyre, saqë ruana Zot! Ata duhet të jenë të vetdijshëm se  me këto veprime ata  e  kundërshtojnë Islamin.

Dhe si rrjedhojë e kësaj që u cek !

Vëllezër, kjo nuk donë të thotë se Islami është i mangët nëse ka musliman që bien në kundërshtim me Islamin dhe dalin jashtë  kufijëve të tij në këto çështje apo  edhe tjera.

Dine mire, dhe duhet ta kuptojë çdo muslima se Feja Islame dhe sheriati janë të plotë, por këta persona para se gjithash i kanë bërë dëm së pari:

1-Vetvetes së tyre,

2-I kanë dhënë imazh të keq Islamit me këto veprime, edhe pse islami qëndron larg këtyre.

3- Me këto veprimi këta u bëjnë dëm edhe vëllezërve të tyre musliman pastaj edhe jomuslimanëve me të cilët kanë raporte, qoftë në shitblerje apo edhe gjatë jetës së përditshme.

Por, I ai i cili ka mendje dhe është i  mençur nuk ia hedh fajin fesë së vepruesit, por ia hedh fajin vepruesit.

Dhe në fund të kësaj teme !

Lus Allahun dhe shpresoj që të gjithë muslimanët ti luftojnë këto gjëra që i refuzon Islami. Siç janë: gënjeshtra, mashtrimi dhe çdo gjë që është e ngjashme me këto, dhe atë të cilën ka ndaluar Allahu në Kur’an apo edhe Muhamedi, – alejhi selam!,- në Hadithë.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

[1] Kur’an: El- Kalem, 4.

[2] .Shënojnë Buhariu dhe Muslimi.

[3] Kur’an: El-Bejjine, 6.

[4] Kur’an: El-Bejjine, 6.

0 1774

Është pyetur një grua, se pse burri jot të don aq shumë, saqë nuk i intereson asnjë grua tjetër në këtë rruzull tokësor?!

U përgjigj: Ndoshta nuk jam më e mira … dhe ndoshta nuk jam më e mrekullueshmja ..

mirëpo, kur burri më dëmton, ia fali ..

nëse më vjen i mërzitur, e dëgjoj ..

nëse më jep shumë, e falënderoj ..

nëse më jep pak, kënaqem me aq ..

Kështu më mësoi Zoti im.

Dashurinë nuk e ndërpresë .. nënshtrimin nuk e refuzoj.

Sado që korrë thera, mbjellja e trëndafilave bën më shumë hije.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1349

Pjesa e katertë:

Mos e dëmto Ramazanin tend!
Mos e dëmto Ramazanin tënd duke lënë namazin!
Mos e dëmto Ramazanin tënd duke ndërprerë lidhjet farefisnore!
Mos e dëmto Ramazanin tënd duke qenë pasiv!
Mos e dëmto Ramazanin tënd duke folur shumë!
Mos e dëmto Ramazanin tënd duke u dorëzuar para duhanit!
Mos e dëmto Ramazanin tënd duke shikuar haram!
Mos e dëmto Ramazanin tënd duke mos respektuar prindërit!
Mos e dëmto Ramazanin tënd duke ecur e zbuluar!
Mos e dëmto Ramazanin tënd duke humbur kohën kot!
Mos e dëmto Ramazanin tënd nëpër ahengje të ndryshme!
Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

0 1374

Pjesa e tretë:

Këshilla rreth atyre gjërave të cilave duhet të largohemi apo t’i reduktojme gjatë Ramazanit

1- Kujdes nga televizori dhe interneti, sepse këto janë nga shkaqet kryesore të humbjes së kohës.
2- Kujdes nga gjërat abstrakte që prishin agjerimin, si: përgojimi, bartja e fjalëve, rrena dhe mashtrimi.
3- Mos u mundo jasht mundësive tua me adhurime, por ndjek sunetin e Muhamedit alejhi selam, ji mesatar as mos e tepro e as mos e pakëso.
4- Ndaj punet dhe bëje llojllojshmërinë e tyre, sepse kjo është me e freskët për nefsin, e mos i bashko ato në një kohë, por ndaj në kohë të ndryshme ashtu që të kesh kohë edhe për pushime.
5- Kujdes nga hidhërimi, e nese hidhërohesh atëherë hesht dhe kërko mbrojtje nga Allahu prej cytjeve të shejtanit.
6- Kujdes nga fjala “do ta bëjë” sepse ajo është adresë e dështimit, andaj nxito dhe pendohu tek Allahu.
7- Mos e tepro me gjum dhe ndenja të tepërta që nuk ka dobi prej tyre. 
8- Mundohu të mos blesh shumë ushqim duke qenë agjërueshem, sepse shumicën prej tyre nuk do t’i hash.
9- Në fund i themi amviseve që mos të jipen gjatë gjithë kohës me përgatitjen e ushqimeve të llojllojshme e kështu të harrojnë adhurimin ndaj Allahut.

Përshtati: Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

0 1466

 Pjesa e dytë:

1- Shtimi i kërkim faljes “istigfarit” gjatë ditës dhe natës me shpresë se mund të na godasë ndonjë dhunti që na gëzon deri në ditën e gjykimit.
2- Falënderimi i Allahut për dhuntine e: fesë, mendjes, shëndetit, familjes, mbulimit, dhe rrizkut.
3- Vizita e të sëmurëve.
4- Shtimi i lëmoshave dhe bamirësia ndaj të varfërve.
5- Shpeshtimi i përmendjes së Allahut.
6- Buzëqeshja: të jetë ajo përshendetje për njerëzit, sepse vërtetë është kapar i dashurisë dhe njoftim per vllezeri, por njëherit është edhe sadaka-lemoshë e pranuar.
7- Itikafi në dhjetë netët e fundit të ramazanit në xhami.
8- Të jetuarit me Kur’anin: duke e mësuar përmendesh, lexuar , dëgjuar dhe medituar.
9- Prezentimi në ligjërata, këshilla, të përfituarit prej tyre, mandej përcjellja e asaj që keni mësuar tek të tjerët.
10- Angazhimi i fëmijeve në aktivitetet e ramazanit është edukatë për ata që ta duan këtë muaj të shenjtë.
11- Përpjekja dhe angazhimi për ta përfunduar leximin e Kur’anit më shumë se një herë brenda ramazanit.

Pershtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

0 1645

Pjesa e parë:

Koha e syfyrit.
1- Ngritja para agimit një orë më herët apo gjysëm ore.
2- Ngritja për ngrënien e syfyrit duke patur parasysh bereqetin e saj.
3- Abdesi, falja e dy rekateve, lutjet dhe kërkim-falje ( istigfari), Allahu ka thënë: “dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkate”. Dharijat:18
4- Përsëritja e ezanit pas mueznit dhe leximi i lutjes pas përfundimit të ezanit, po ashtu edhe dërgimi salavate Muhamedit, alejhi selam.
5- Shkuarja në xhami për të falur namazin me xhemat (sa i përket meshkujve)
6- Dhikri pas namazit.
7- Lutja, namazi i duhase, përmendja e Allahut dhe leximi i një pjese nga Kur’ani.
8- Prej namazit të duhase deri në dreke kohe e lirë për: lexim, punë, nxenie përmendësh, lexim të ndonjë tefsiri apo libri te haditheve dhe pushim.
Pjesa e dytë: Dreka.
1- Përsëritja e ezanit pas mueznit dhe leximi i lutjes pas përfundimit të ezanit, po ashtu edhe dërgimi salavate Muhamedit alejhi selam.
2- Falja e katër suneteve para drekës dhe dy pas farzit.
3- Lutja dhe dhikri pas namazit
4- Leximi i një pjese nga Kur’ani.
Pjesa e tretë: Ikindia
1-Perseritja e ezanit pas mueznit dhe leximi i lutjes pas përfundimit të ezanit, po ashtu edhe dërgimi salavate Muhamedit alejhi selam.
2- Pushimi, sepse edhe trupi ynë ka hak.
3- Kujdesi për punët e shtëpisë dhe ndihma e bashkëshortes që edhe ajo të ketë mundësi të përfitojë në këtë muaj të shenjtë.
4- Para akshamit për disa caste të bejme lutje dhe të lexojmë Kur’an.
Pjesa e katërt: Akshami
1- Përseritja e ezanit pas mueznit dhe leximi i lutjes pas përfundimit të ezanit, po ashtu edhe dergimi salavate Muhamedit alejhi selam.
2- Ngrënia e iftarit duke filluar me hurme për ata që kanë mundësi , nese jo atëhere me ujë duke patur qëllim me këtë pasimin e Muhamedit alejhi selam.
3- Falja e namazit të akshamit në xhami edhe pse në shumë pak vende tek ne praktikohet falja me xhemat e namazit të akshamit për fat të keq.
4- Tubimi me familjaret në sofrën e iftarit.
Pjesa e pestë: Jacia
1- Përseritja e ezanit pas mueznit dhe leximi i lutjes pas përfundimit të ezanit, po ashtu edhe dërgimi salavate Muhamedit alejhi selam.
2- Falja e namazit në xhami.
3- Falja e namazit të teravive.
4- Ndeja me familjarët.
5- Leximi i një pjese nga Kur’ani para gjumi.
6- Fjetja herët ashtu që të ketë mundësi të ngritet i freskëet për adhurim.
Përgatiti: Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

0 1834

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: “Më thirrni Mua (më adhuroni), Unë do t’ju përgjigjem (shpërblejë)!.”

Allahu na urdhëroi që t’i lutemi Atij, dhe nëse i lutemi Atij, atëherë Allahu na premtoi përgjigje. Por, ata që i shmangen adhurmit dhe lutjes ndaj Allahut, për ta Allahu ka përgatit dënim të dhembshëm.

Vazhdon Allahu,- xhele ue ala!,- dhe thotë: ” Me të vërtetë, ata që kanë mendjemadhësi e nuk duan të Më adhurojnë – do të hyjnë të poshtëruar në skëterrë.” (Gafir: 60).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Kush nuk i lutet (kërkon) Allahut, Allahu do të hidhërohet me të.” (Shënuan: Ahmedi: 2/442, Tirmidhiu: 12/267,268(në kapitullin e tefsirit), Ibn Maxhe: 3827 (në kapitullin e duas), Buhariu: 658 (në librin e tij Edebul Mufred), dhe Hakimi: 1/491). Hakimi dhe Shejh Albani e vlerësuan hadithin si Sahih.)

Sa bukur thotë poeti:

“Mos kërko asgjë (ndihmë) nga biri i Ademit (njeriu) Por, ngutu, shpejto dhe kërko nga Ai (Allahu) që dyert nuk i mbyllen kurrë. Dije se Allahu hidhërohet nëse nuk i kërkon dhe nuk i lutesh Atij Kurse, po ta lutesh birin e Ademit (njeriun) ai do të hidhërohet.”

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: “Vallë, a krahas Allahut, ekzistuaka zot tjetër?! Jo, por shumica e tyre nuk dinë. Apo është (më i mirë) Ai, i cili i vije në ndihmë nevojtarit të ngushtë kur i lutet Atij dhe i cili ua largon të keqen dhe u bënë juve pronar (brez pas brezi) në Tokë? Vallë, a krahas Allahut – ekzistuaka zot tjetër?! Sa pak që po këshilloheni ju!.” (Neml: 61-62).

Kur besimtarët e Mi të pyesin për Mua, (thuaju): Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai të më lutet Mua. Prandaj le ta plotësojnë thirrjen Time (për agjërim e detyra tjera) dhe le të më besojnë Mua (mos të shmangen nga besimi), për të qenë në rrugën e drejtë.” (Bekare: 186).

Transmetohet nga Nu’man ibn Beshiri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Duaja është iradet (adhurim)”,- pastaj lexoi fjalën e Allahut: ” Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:“Më thirrni Mua (më adhuroni), Unë do t’ju përgjigjem (shpërblejë)!. ” Me të vërtetë, ata që kanë mendjemadhësi e nuk duan të Më adhurojnë – do të hyjnë të poshtëruar në skëterrë.” (Gafir: 60).

(Shënuan: Ebu Davudi: 1446(në kapitullin e namazit), Tirmidhiu: 12/267(në kapitullin e tefsiri dhe thotë hadithi është Hasen Sahih), Ibn Maxhe: 3828(kapitullin e lutjes), Hakimi: 1/490-491 dhe thotë se hadithi është sahih. Më këtë vlerësim(se ky hadith është sahih) u pajtua edhe Imam Dhehebiu dhe Shejh Albani.)

Transmetohet nga Selmani,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Allahu është i turpshëm dhe Fisnik (Bujarë), i vjen turp Allahut nëse robi i tij i ngre duart dhe i lutet Atij, e Ai (Allahu) turpërohet të ia kthej bosh (pa përgjigje) lutjen e robit dhe të paplotësuar.”

(Shënuan: Tirmidhiu: 13/68(në kapitullin e lutjes dhe thotë se hadithi është hasen garib), Ebu Davudi: 1474(në kapitullin e namazit), Ibn Maxhe: 2399, Hakimi: 1/497. Hakimi dhe Dhehebiu hadithin e vlerësojnë si sahih(të vërtetë).

Transmetohet nga Ebu Seid el Hudriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Nuk ka mundësi që secili nga muslimanët t’i drejtohet me lutje Allahut dhe në këtë lutje nuk ka mëkat e as prishje të marrëdhënieve farefisnore, e Allahu të mos i jap njërën nga këto tre gjërave: 1. Do t’ia shpejtojë përgjigjen, 2. Ose do t’ia vonojë shpërblimin (ia len për ahiret), 3. Ose do ta ruaj apo do t’ia largojë një të keqe e cila është me vlerë dhe e ngjashme me lutjen e tij.”

(Shënon: Hakimi: 1/493, dhe e vlerëson hadithin si sahih, i këtij mendimi është edhe Dhehebiu).

Transmetohet nga Xhabiri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Secili besimtar i cili i lutet Allahut, Allahu do t’i japë atë që dëshiron lutësi, ose do ta ruaj nga ndonjë e keqe sa vlera e lutjes së tij, përderisa ai nuk lutet për ndonjë mëkat ose për shkëputjen e lidhjeve farefisnore.”

(Shënuan: Tirmidhiu: 3621. Dhe thotë se hadithi është sahih, kurse Shejh Albani thotë se hadithi është Hasen(i mirë).

Transmetohet se Omer ibnul Hatabi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: ” Unë nuk brengosem për kthimin e përgjigjes (pranimin e lutjes nga Allahu), porse mua më brengos lutja, sepse atë që e inspiron Allahu t’i lutet Atij, atëherë Allahu i përgjigjet atij.”

Dhe në fund!

Duaja është shkak kryesor që Allahu t’i përgjigjet lutjeve tona, porse duhet plotësohen kushtet(rregullat) dhe të largohen pengesat e pranimit të duasë.

Pra, muslimani duhet të kujdeset për rregullat e lutjes.

Lind pyetja: Cilat janë rregullat e lutjes?

Këtë do ta mësoni në hutben e ardhshme inshallah.

Vazhdon…..

Autor: Ahmed Ferid

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 4543

Vëllazëria për hir të Allahut

Çdo lidhje në këtë botë, në botën tjetër do të shndërrohet në armiqësi përpos lidhjes që ka qenë për hir të Allahut. Allahu thotë: “Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.”1 Ibn Kethiri në komentimin e këtij ajeti thotë: “Çdo shoqëri dhe bashkim që nuk ka qenë për hir të Allahut, dije se në ditën e kijametit do të shndërrohet në armiqësi, ndërsa shoqëria që është për hir të Allahut Fuqiplotë është e përhershme, e pandërprerë.”2 Ndërsa Allahu i donë ata që vëllazërohen për hir të Tij dhe në respekt ndaj Tij.

Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Një njeri e vizitoi një vëlla të tij në një fshat tjetër, Allahu këtij njeriu ia dërgoi një melek i cili kur iu afrua i tha: Nga je nisur? – Besimtari tha: Ta vizitoj një vëlla timin në këtë fshat. – E pyeti meleku: A ke ndonjë interes tjetër për tek ai? – Besimtari i tha: Jo veçse pse e dua për hir të Allahut. – Meleku i tha: Unë jam dërguar nga Allahu të të lajmëroj ty se Allahu të do ty, ashtu siç e donë ti vëllain tënd për hir të Allahut.”3

Dashuria për hir të Allahut është e sigurt larg tradhtisë, mashtrimit, të cilën nuk e prish interesi i kësaj bote, qëndron në qëndrim nga Allahu, i cili është i gjallë dhe nuk vdes kurrë.

Dashuria për hir të Allahut është adhurim i lehtë, i përzier më kënaqësi dhe dashuri, shtohet me shtimin e imanit, me këshilla, me ruajtjen e sekreteve si dhe me mirësi ndaj vëllait tënd dhe me mënjanimin e të këqijave prej tij. Kjo dashuri rritet me fjalë të drejta, me pastrim nga zilia, mashtrimi dhe smira. Shenjë e sinqeritetit të saj është zbatimi i premtimeve, amanetit dhe këmbimi i dhuratave.

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Jepni dhurata njëri tjetrit që të duheni.”4

Gjithashtu edhe plotësimi i besimit ka lidhje të ngushtë me të. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Pasha atë në dorën e të cilit është shpirti im nuk do të hyni në xhennet derisa të besoni, nuk keni besuar derisa të duheni me njëri tjetrin. A dëshironi t’ju tregoj diçka që nëse e veproni do të duheni ndërmjet veti? Jepni selam ndërmjet jush.”5 Realiteti i kësaj është si një trup me shumë zemra të ndryshme. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Besimtarët janë si një njeri.”6 Po ashtu ka thënë: “Shembulli i besimtarëve në dashuri, mëshirë dhe afrim ndërmjet tyre, është si shembulli i trupit të njeriut, në qoftë se një pjesë e saj sëmuret i gjithë trupi vuan nga temperatura dhe sëmundja.”7

Përderisa besimtarët janë vëllezër, atëherë ata janë të urdhëruar ta ruajnë unitetin dhe harmoninë ndërmjet tyre, si dhe janë të ndaluar rreptësishtë të përçahen dhe të bëjnë punë që ua prishin zemrat në mes veti.

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com

_______________

1 Zuhruf: 67.

2 Tefsir Ibn Kethir 4/133.

3 Transmeton Muslimi.

4 Transmeton Buhariu në “Edebul mufred.”

5 Transmeton Muslimi.

6 Transmeton Muslimi.

7 Mutefekun-alejhi.

NA NDIQNI NË