Arhiva DitoreMar 28, 2015

0 1683

Të flasësh rreth historisë së të parëve tanë është diçka e cila tërheq shpirtrat, zbutë zemrat, si dhe është mësim për largpamësit. Njeriu kur dëgjon rreth jetës së Profetëve (alejhimu salatu ve selam) mendon e thotë: Atyre u ndihmoi Allahu i Lartëmadhëruar me shpallje (vahj), mirëpo njerëzit për të cilët do të flasim nuk u zbriste shpallja nga qielli, si dhe shumica e tyre të cilët i zgjodha për të folur rreth tyre, lajmi për ta apo historia e tyre nuk është transmetim nga i Dërguari (salAllahu alejhi ve selem), por është transmetim nga ata të cilët kishin ardhur pas tyre.

Ibnul Kajimi ka thënë të vërtetën atëherë kur tha: “Është parim hyjnor si dhe ligj i Allahut të Lartëmadhëruar i pandryshueshëm që ti dhurojë të sinqertit privilegj, dritë, dashuri në zemrat e njerëzve, si dhe lidhjen e zemrave të tyre për të, deri sa ai është i sinqertë në qëllimet e tij si dhe në sjelljen e tij me Zotin e Plotfuqishëm. Gjithashtu dyfytyrëshin ta veshë me petkun e gënjeshtrës, nënçmimit, hidhërimit si dhe të gjitha ato cilësi të cilat i takojnë atij.”

1- Abdurrahman Ibnu Ebi Lejla falte në shtëpinë e tij namaz vullnetarë (nafile), dhe kur vërente se dikush po e sheh apo po i afrohet, ndërpriste namazin e tij, binte në shtrat, gjoja se është duke fjetur, kurse ai person i cili u fuste në dhomën e tij thoshte me vete: “Ky njeri kurrë nuk ngihet me gjumë, shumicën e  kohës së tij e kalon fjetur”, dhe nuk e dinin se ai falej por fshihej nga sytë e njerëzve.

2- Erdhi një njeri me emrin Hamzë Ibn Dehkan tek Bishr El Hafij i cili ishte një adhurues i Allahut dhe një i asket i njohur dhe i tha: “Dëshiroj që një ditë të qëndroj vetëm me ty.” Bishri tha: “Nuk është problem, mund ta caktosh një ditë për këtë.” Njeriu tregon dhe thotë: “Një ditë hyra tek ai pa më vërejtur dhe pashë atë deri sa fali katër rekate, ku unë nuk do të kisha mundur t’i fal aq bukur si i fali ai, e dëgjova tek lutej në sexhden e tij duke thënë:

“O Allahu im! Ti e din mbi arshin tënd se, moslëvdata (mos dëshira e përhapjes se veprave të mia) është më e dashur për mua se të lavdëruarit. O Allahu im! Ti e din mbi arshin tënd se, varfëria është më e dashur për mua se pasuria. O Allahu im! Ti e din se dashurinë që kam për ty nuk e zëvendëson asgjë dhe askush.” Njeriu thotë: “Kur e dëgjova fillova të qaj dhe të dënesë”, e ai tha: “O Allahu im! Ti e din se, sikur ta dija se ky njeri është këtu nuk do të lutesha në këtë mënyrë.”

3- El A`mash thotë: “Një herë isha tek Ibrahim En Nahi`i dhe ai po lexonte Kur`an, një njeri kërkoi leje për të hyrë, kurse ky e mbylli Kur`anin e tij dhe tha: “Mos të më gjej çdo herë duke lexuar Kur`an.”

4- Imam el Mauridij ka një tregim të bukur në lidhje me shkrimet e tij, ai kishte shkruar tituj të ndryshëm në Tefsir, Fik`h, si dhe në lëmi tjera të ndryshme, mirëpo këto shkrime nuk ishin publikuar asnjëherë sa ishte gjallë. Pasi që i ishte afruar vdekja, i kishte thënë një njeriu të cilit i besonte: “Librat të cilat gjinden në filan vendin janë shkrimet e mia, kur të më afrohet momenti i vdekjes dhe të më vij shpirti për të dalë, ma kap dorën time, nëse e shtrëngoj atë atëherë dije se asnjë shkrim i imi nuk është pranuar, andaj merri shkrimet e mija gjatë natës dhe zhduki ato ndokund, ndërsa nëse dora ime është e butë gjatë momentit të vdekjes atëherë mendoj se shkrimet e mia janë pranuar, dhe besoj se jam munduar të jem i sinqertë në këto shkrime të miat. Në momentin kur i erdhi vdekja ai liroi dorën e tij dhe kështu librat e tij u zbuluan pas vdekjes së tij.

5- Abdulvahid Ibn Zejd na tregon për një ngjarje shumë të çuditshme e cila i kishte ndodhur me Ejubin, të cilit i kishte premtuar se nuk do ta zbuloj këtë ngjarje deri sa të jetë gjallë ai -atëherë kur nuk do të ketë syefaqësi-.

Abdulvahidi thotë: “Një herë isha me Ejubin dhe na kaploi etja e madhe, sa që ishim gati të mbaronim nga etja, Ejubi tha: Nuk do t’i tregosh askujt?! I thashë: Të premtoj se deri sa të vdesësh nuk do t’i tregoj askujt. Abdulvahidi thotë: Ejubi preku dheun me këmbën e tij dhe shpërtheu uji. Piva deri sa u ngopa, pastaj mora edhe me vete.”

Në mes këtyre njerëzve dhe Allahut të Lartëmadhëruar ekzistonin disa fshehtësi, sikur të betoheshin për ndonjë gjë betimi i tyre do të shkonte në vend nga sinqeriteti që e kishin me Allahun Fuqiplotë.

6- Ebul Hasen Muhamed Ibn Eslem Et Tusij. Shërbëtori i tij Ebu Abdullahu tregon: Muhamedi hynte në një shtëpi dhe mbyllte derën e saj, me vete merrte një enë me ujë, nuk e dija se çfarë po bën me atë ujë, deri sa një herë dëgjova fëminë e tij të vogël tek qante me zë të lartë, ndërsa nëna e tij e qetësonte. Unë e pyeta: Çfarë është tërë ky vaj? Ajo u përgjigj: Eba El Haseni hyn në shtëpi, këndon Kur`an dhe qanë, andaj fëmija e dëgjon atë dhe qanë nga të qarat e tij, dhe kur të del nga shtëpia pastron sytë e tij që të mos vërehen gjurmët e vajit.

7- Një herë Abdullah Ibn Muhajrizi hyri në një lokal për të blerë disa rroba, ndërsa një njeri që e njihte atë kur e pa i tha pronarit të lokalit: Ke kujdes në tregti me Abdullahun (kishte për qëllim ti flasë pronarit për lirimin e produktit për të). Abdullahu u hidhërua e hodhi rrobën pastaj tha: “Po e blej me paratë e mia dhe nuk po e blej me fenë time”.

8- Ibnu Ujejneh thotë: “Prej lutjeve (duave) të El Mutarrif  Ibn Abdilah ishte kjo: O Allahu im! Kërkoj faljen tënde nga veprat të cilat unë mendoj se i kam bërë për ty, mirëpo zemra ime ka mundësi të ketë përzier diçka në to.”

9- Gjithashtu kur El Mutarrif shpjegonte ndonjë hadith të Resulullahit (salAllahu alejhi ve selem), ia plaste vajit duke qenë në mesin e nxënësve të tij, mirëpo për tu mos vërejtur, me shallin që e kishte të lidhur për koke shtrëngonte sytë e tij dhe thoshte: Sa flamë e rendë, sa flamë e rendë.”

10- Transmeton Ibn Ebi Ja`la se Abdul Ganij El Makdesij muhadithi i njohur, ishte i burgosur në një burg në Palestinë. Një natë ishte ngritur për t’u falur me sinqeritet të plotë me Allahun e Lartëmadhëruar. Filloi të falej, kurse në burg me të ishin disa të çifutë dhe krishterë. Ai qante në namazin e tij dhe kështu vazhdoi deri në mëngjes. Kur gdhiu mëngjesi dhe ata njerëz prej çifutëve dhe krishterëve të cilët ishin me të në burg kur vërejtën këtë rob të sinqertë, shkuan tek roja e burgut dhe kërkuan nga ta lirimin e  tyre duke i thënë: Na lironi ngase jemi bërë musliman, kemi hyrë në fenë e këtij njeriu. Roja tha; Për çfarë arsye? Ju ka thirrur në Islam? Ata thanë: Nuk na ka thirrur, mirëpo kemi qëndruar me të një natë në të cilën na e përkujtoi ditën e Kiametit.

Përktheu: Ramil Sherifi

Burimi: albislam.com

0 1704

I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Një dërhem është më i vlefshëm se njëqind mijë dërhem. Sahabët,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!,- të habitur thanë: E si është e mundur kjo o i Derguari i Allahut? Tha,- salallahu alejhi ve selem!,-: “Një person kishte vetëm dy dërhemë, e dha sadaka njërin prej tyre, ndërsa një tjetër shkoi tek pasuria e tij e shumtë, mori prej saj njëqind mijë dërhem dhe i dha sadaka”.[1]

Shejhul Islam ibën Tejmije,- Allahu e mëshiroftë!,-  ishte i mendimit se është në dobi të Davetit është që të heqësh dorë nga praktikimi i një Suneti dhe të mos jesh strikt në zbatimin e tij(sunetit), derisa të kalosh në një fazë kur të ofrosh kah vetja xhematin dhe të ngrisish nivelin e tyre dhe inshallah do të bëhet e mundur për ata (njerëzit) që ta pranojnë nga ti zbatimin e këtij Sunetin në mënyrë më të lehtë më vonë sesa në  fillimin e davetit tënd “.

Dhe vërtetë , Shejhul Islam ibën Tejmije,- Allahu e mëshiroftë!,-  na dha një shembull për këtë: Se i Dërguari,- salallahu alejhi ve selem!,- hoqi dorë nga rrëzimi i Qabes për hir të dobisë dhe largimit të dëmit . Dhe kjo është një çështje që duhet vepruar për hir të parandalimit të dëmeve më tw mëdha të cilat do të vinin si pasojë e rrëzimit të saj dhe rindërtimin e saj – pra i Dërguari,- salallahu alejhi ve selem!,-  i tha Aishes,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-: “Oj Aishe! Sikur të mos ishte më mirë ky veprim për popullin tënd që sapo e kanë lënë Shirkun, unë do ta kisha rrëzuar Qaben dhe do ti kisha shtuar një pjesë toke (d.m.th. do ta rindërtoja mbi themelet e Ibrahimit,- alejhi selam!), dhe do ti kisha bërë dy dyer – derën Lindore dhe derën Perëndimore – dhe do t’i kisha shtuar gjashtë kubikë (d.m.th. gjysëmrrethi, zona e rrethuar me mur e quajtur Hixhër (dhoma) e Ismailit). Sepse vërtetë Kurejshët e shkurtuan atë kur ndërtuan Qaben.”

Gjithashtu ,Shejhul-Islam Ibn Tejmije,- Allahu e mëshiroftë!,- thotë: “Ai që bën davet për Allahun në një vend të xhehlit dhe mëkatit , nuk ka problem nëse i merr gjërat pak nga pak gradualisht. Ai duhet të eci gradualisht në davetin e tij dhe nuk duhet ta sjellë të gjithë Islamin përnjëherë (sunete, farze, ndalesa, pëlqyera, papëlqyera, etj) dhe tija paraqesë një populli të devijuar.”

Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-  ka thenë: “Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,-  kur shihte diçka që i pëlqente ai  thoshte:  Falënderimi i takon Allahu që me dhuntitë e tij plotësohen të mirat. Ndërsa kur shihte diçka që e urrente thoshte: Falënderimi i takon Allahut çdo gjendje.” [2]

Imam Shafiu,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë:  “Umeti Islam janë të një zëri se: Kujt i bëhet i qartë Suneti i Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!,- prej atij qartësimi më nuk i lejohet të braktisë sunetin e Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!,- për fjalë të askujt tjetër.”

Imam Euzaiu,- Allahu e mëshiroftë!- , ka thënë: “Mbaje dhe stopoje  veten me durim në Sunet, qëndro aty ku kanë qëndruar të parët tanë dhe  thuaje atë që kanë thënë ata dhe përmbaju (mos e thuaj) asaj që i janë përmbajtur, dhe shko hap pas hapi rrugës së  Selefëve (të parëve) tanë të mirë dhe do e shohësh se ka për të mjaftuar ajo që u mjaftoi atyre!”.

Fudajl ibën Ijadi,- Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Kurrë mos të  mashtroje fakti se haku (e vërteta, suneti) ka pak pasues dhe si rrjedhojë e kësaj ti të largohesh prej tij, njashtu mos u mashtro nga numri i madh i pasuesve të së kotës (bidatit), epsheve, dëfrimeve, dhe tu bashkëngjitësh atyre”.

Sufjan Theuriu,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë:  “Shembulli i dijetarit është i njëjtë me atë të mjekut, i cili nuk e vendos ilaçin vetëm se në vendin e sëmundjes.” [3]

Jahja bin Muadh,- Allahu e mëshiroftë!,-  ka thënë: “Armiqtë e njeriut janë tre:
1. Dunjaja
2. Shejtani
3. Dhe vetja e tij

Imam Sufjan Theuriu,- Allahu e mëshiroftë!,-  ka thënë: “Dituria fillon me heshtje, pasohet me dëgjim, mësim përmendësh, futja e mësimit në veprime dhe në fund fillon përhapja e diturisë.”

Sehl bin Abdullah,- Allahu e mëshiroftë!,-  ka thënë:  “Bazat tona janë gjashtë:
1. Të kapurit pas Kuranit
2. Pasimi i Sunetit
3. Ngrënia e hallallit
4. Të përmbajtur nga dëmi (padrejtësia) dhe largimi nga gjynahet
5. Pendimi
6. Përmbushja e të drejtave .[4]

Sufjan bin Ujejne,- Allahu e mëshiroftë!,-  ka thënë:  “Kush mendon se është më i mirë se të tjerët vetëm se është bërë mendjemadh (arrogant). E njëjta gjë ndodhi edhe me Iblisin. Atë nuk e ndaloi që ti binte në sexhde Ademit,-  alejhi selam!,- vetëm se mendjemadhësia e tij.” [5]

Omer ibën Hatabi,- Allahu e mëshiroftë!,- gjendej në momentet e vdekjes dhe para dhënies shpirt sytë e tij nuk pushonin  së lotuari.”
Ndërsa, gjuha nuk i ndalej nga fjalët:”O Zot, o Zot, namazi! Nuk ka hise në Islam pa namaz. Ai që kujdeset ndaj namazit, Allahu do të kujdeset për të, e ai që e harron namazin, Allahu do ta harrojë atë.”

Shejh Muhamed bin Salih el Uthejmini,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë ”Kërkohet nga ne që mos të shohim se çfarë pozite kemi tek njerëzit, por të shohim pozitën që kemi tek Allahu.”

“Përmendja e Allahut para ngrënies (thënia bismilah) është vaxhib. Nëse njeriu e le atë (nuk e thotë) ai është gjynahqarë dhe shejtani e shoqëron atë gjatë ngrënies.”

Shejh Muhamed bin Salih el Uthejmini,- Allahu e mëshiroftë!,- thotë: “Ishte Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ai që nuk dilte prej shtëpisë së tij në  ditën e Fitër Bajramit derisa të hante disa hurma, e i hante ato numër tek. Kurse përsa i përket që të hash vetëm një hurmë, me këtë nuk ia ke qëlluar Sunetit, ngase teksti hadithit thotë: “derisa të hante hurma (“teserat” shumësi i fjalës “temër”)”.

Nisur nga kjo duhet patjetër që të fillohet me tri hurma dhe më shumë, ose pesë, ose shtatë, ose nëntë ose njëmbëdhjetë. E rëndësishme është që të hahen hurma dhe të përfundojë ngrënia me numër tek.”[6]

I Dërguari i   Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,-  në ditën e Arafatit, gjatë Haxhit Lamtumirës. Ai tha: “Kijeni frikë Allahun në lidhje me gratë tuaja sepse ju i keni marrë ato si amanet nga Allahu dhe juve u është bërë e lejuar që të keni marrëdhënie intime me to nga Allahu.”

Ai ka thënë gjithashtu: “Kijeni frikë Allahun në lidhje me gratë tuaja pasi ato janë ndihmëset tuaja.”

Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha: “Cilin e konsideroni ju të falimentuar?” Ata thanë: “Ai që nuk ka dërhem dhe nuk ka asgjë në zotërim.” Ai,- alejhi selam!,- tha: “Me të vërtetë, i falimentuar nga Umeti im është ai që do të vijë Ditën e Gjykimi me vepra të mira sa malet, mirëpo ai i ka bërë padrejtësi këtij personi, ka sharë këtë tjetrin, ka goditur këtë tjetrin, ka marrë pasurinë e atij tjetrit. Kështu që, personi të cilit ai i kishte bërë padrejtësi do të marrë nga veprat e tij të mira, edhe ai personi tjetër do të marrë nga veprat e tij të mira, edhe ai tjetri do të marrë nga veprat e tij të mira. Dhe nëse veprat e tij të mira mbarojnë përpara se ai të shlyejë ato që u detyrohet atyre, atëherë atij do t’i jepen gjynahet e atyre të cilëve u kishte bërë padrejtësi. Gjynahet e tyre do t’i hidhen mbi kokën e tij, ndërsa ai do të hidhet në Zjarr.”

Xhafa Ibën Muhamedi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Mos u grindni për çështje fetare, sepse ajo e mbushë zemrën dhe shkakton hipokrizi.” [7]

 Ibën Kajimi ,- Allahu e mëshiroftë!,-  ka thënë: “Përderisa pasuria të cilën posedon ti gjendet në dorën tënde dhe jo në zemër, atëherë ajo nuk të dëmton fare edhe nëse është e shumtë. Mirëpo, në momentin kur ajo gjendet në zemrën tënde, atëherë të dëmton edhe nëse nuk posedon asgjë prej saj.” [8]

Sehl bin Abullah,- Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Dije, se shpëtimi gjendet në tre gjëra:
1. Në ngrënien e hallallit (të ushqehesh me hallall).
2. Në kryerjen e obligimeve (farzeve).
3. Në pasimin e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.[9]

I Dërguari i Allahut, – salallahu alejhi ve selem, thotë: “Nëse gruaja fal pesë kohët e namazit, agjëron muajin e ramazanit, ruan nderin e saj dhe i bindet bashkëshortit të saj ka për të hyrë në xhenet nga cila derë të dëshirojë.[10]

Ibën  Mubareku,- Allahu e mëshiroftë!,-  i drejtohej vetes së tij duke thënë: “O Ibën Mubarek, nëse ti e njeh vetveten , atëherë nuk të dëmton aspak ajo çka thuhet në lidhje me ty nga ana e njerëzve.” [11]

Ibën  Mubareku,- Allahu e meshirofte!,-  ka thënë: “Shumë gjëra ka që nëse nuk të bëjnë dobi ato aspak nuk të dëmtojnë. Mirëpo ditura nëse nuk të bën dobi, atëherë të dëmton.” [12]

Muhamed Emin  Shenkiti,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Dije se nuk i lejohet burrit të takohet me një grua të huaj dhe ti flasë për dore, ashtu siç nuk lejohet që trupi i tij të prekë trupin e saj.”[13]

Përzgjodhi dhe Përshtati : Suad Shabani

Burimi: albislam.com

_______________

[1] Ky hadithë shënohet nga Nesaiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- me  nr.2527. Ndërsa, Shejh Albani,- Allahu e mëshiroftë e vlerësoi hadithin si hasen(të mire).

[2] Hadithin e shënon Imam Bejhekiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!. Ndërsa, Shejh Albani,- Allahu e mëshiroftë!,- e vlerësoi si Sahih( i vërtetë)!.

[3] Libri: “ Hiljetul evlija” 6/368

[4] Libri  “ Hiljehtu talabul ilm”.

[5] Libri : Sifatus Sahueh” , 1/425.

[6] Libri: Sherrh  El Mumti Li zadil mustekni: 5/123.

[7] Libri: Sijeru A’lamin  Nubelai”, 6/264.

[8] Libri: ‘’Medarixhus Salikin’’, vëll: 1.

[9] Libri: “Tefsiri Kurtubiut” , vëll. 2.

[10] Lbri: ” Sahihul Xhami”.

[11] Libri: “Tarih Dimeshk”,  vëll. 32.

[12] Libri: Sijeru A’lamin  Nubelai , vëll. 8.

[13] Libri: Tefsiri –  “Edvaul bejan”, vëll. 6

0 1223

Mos xitimi në korrjen e farës

Mos e merr diturinë me ngutje, sepse ai i cili gjuan me nxitim e humb atë që e ka përshpejtuar, mirëpo pak e nga pak, me ditë e me net dhe shërohu me ilaçin e sinqeritetit me veprën tënde të vogël.

Kur të fillosh me nxënien e diturisë mos i lexo librat e krahasimeve, polemikave të gjata gjersa ti qëndron në fillim të rrugëtimin për drejt diturisë. Kur të fillosh të nxësh përmendësh tekstet e librave, mos nxë përmendësh tekstin e ndonjë libri vetëm për disa ditë, të cilën më të hershmit e kanë mësuar me muaj. Nga pedagogjia e dijetarit Muhammed Ibrahimit më nxënësit e tij ishte që çdo ditë të mësohen 3 vargje nga “El-filja” e Malikut, vetëm 3 hadithe nga “Bulugul-merami” si dhe vetëm 3 rreshta nga “Zadul-mustekni”, kështu që zadin e kryenin çdo tri vjet, madje me këtë metodë të ngadalshme të qetë e të sigurt dilnin nxënës të fortë në dituri, madje pati nga ata që u bënë edhe nga dijetarët më eminent e të shquar të kohës.

Prandaj dijetarët kanë ndenjur kohë të gjatë mbi librat e tyre.

Ibn Hazmi për një libër të tij që e ka shkruar thotë: “Dalja e këtij libri mua më ka kushtuar një pjesë të madhe të kohës sime.”1

Ibn Haxherit në përpilimin e librit “Fet’hul bari” komenti i “Sahihul Buhariut” i ka zgjatur 25 vjet duke e përpiluar.

Prandaj thirrësi nuk duhet që frytet e thirrjes së tij ti gjykojë me shumicën e atyre që i përgjigjen thirrjes së tij, mirëpo fokusimi i tij duhet të qëndrojë në sqarimin e thirrjes dhe në duhet ditur se ai nuk i ka në dorë zemrat e njerëzve që ai ti udhëzon ata. Allahu thotë: “I Dërguari i Allahut nuk ka tjetër obligim vetëm ta kumtojë shpalljen, Allahu di ç’publikoni dhe ç’mbani fshehtë.”2

Pra ti kumto, Allahu udhëzon, atë që dëshiron Ai me urtësinë dhe dijen e Tij. Allahu thotë: “Dhe ti nuk gjuajte (në të vërtetë) kur i gjuajte ata, por Allahu (të ndihmoi) i gjuajti.”3 Sa e sa u mundua i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, që ta pranoj islamin xhaxhai i tij Ebu Talibi, mirëpo ai nuk e pranoi islamin edhe pse u vërtetua në shpalljen që i kishte ardhur nipit të tij. Pra nuk ndodhi ajo çfarë donte i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Ngase Allahu në Kur’an thotë: “Është e vërtetë se ti nuk mund ta udhëzosh atë që do ti, por Allahu udhëzon kë të dojë dhe Ai është që di më së miri për udhëzimin.”4

Madje ka pasur disa prej pejgamberëve që e kanë thirrur popullin e tyre me vite të tëra, kurse popujt e tyre nuk u janë përgjigjur thirrjes së tyre. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Më janë shfaqur mua shumë popuj, e pash një pejgamber me një njeri, një tjetër me dy e një tjetër me një grup, ndërsa kishte pejgamber i cili nuk kishte pas vetes asnjë pasues.”5

Këshilla e fundit është: vepro sinqerisht dhe mos u preokupo me frytin e veprës tënde.

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com

_______________

1 Mudavetu-nufus fq. 5.

2 Maide: 99.

3 Enfal: 17.

4 Kasas: 56.

5 Transmeton Buhariu.

NA NDIQNI NË