Arhiva DitoreFeb 12, 2018

0 539

Emri i tij: Ebu Abdilah Muhamed Ibën Ismail Ibën Ibrahim Ibën Mugire el Xhafij el Buharij.

Lindja e tij: Imam Buhariu lindi në muajin Sheual të vitit 194Hixhrij në Buhara të Horasanit (tash është pjesë e Uzbekistanit).

Imam Buhariu u rrit si jetim nën përkujdesjen e nënës së tij. Babai i tij ishte dijetarê i hadithit. Pas vdekjes së babait, nëna e tij u kujdes ta edukojë në frymën e Kur’anit dhe Sunetit. Nëna e tij e nxiste të kërkonte diturinê e hadithit Imam Buhariun. Në moshên 16vjeçare shkoi në Meke me nënën dhe vëllain e tij Ahmedin për ta kryer haxhin. Pasi përfunduan haxhin, vëllai i tij Ahmedi dhe nëna e tij u kthyen në shtëpi, ndërsa Buhariu mbeti në Meke për të kërkuar dituri.

Imam Buhariu, thotë: ” Kur i mbusha 16vjeç mësova përmendsh librat e Ibë Mubarekut dhe Uekiut.”

Ndërsa, në moshën 18vjeçare fillova të shënoja libra në lidhje me sahabët, tabiinët, historinë e Medinës, të gjitha këto i shkruaja brenda njê nate(dmth, një libër e shkruante brenda një nate).

Vendet në të cilat udhëtoi për dituri, ishin: ” Shami, Egjipti, Basra, Xhezire, Hixhazi, etj.”

Mësuesit e tij më të njohur: Imam Buhariu, thotë: ” Kërkova diturinë tek 1080mësues, të gjithê ishin të një zëri se: ” Imani është fjalë dhe vepra, shtohet dhe pakësohet.”

Imam Ahmedi, Is’hak Ibën Rahuja, Abdullah Ibën Zubejr el Humejdij, Kutejbe Ibën Seid, Ali Ibën Medini, Muhamed Ibën Selam, Ejub Ibën Selam Ibën Bilal, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Tabakat esh Shafiije: 2/3)

Nxënësit e tij: Imam Muslimi, Tirmidhiu, Ibën Huzejme, Ebu Hatim err Rrazij, Abdurrahman err Rrazij(djali Ebu Hatim err Rrazit), Ebu Bekër Ibën Ebi Dunja, Ibrahim Ibën Is’hak el Harbij, Ebu Davudi, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Tabakat esh Shafiije: 2/3)

Akideja e Imam Buhariut: Imam Buhariu kishte Akiden e pastër të Selefëve, ishte i ashpër ndaj bidatgjive dhe shkruante libra kundër tyre, Veprat e robërve të Allahut(Efalul Ibad), Kitab et Teuhid, në 58kapituj në koleksionin e tij të haditheve të sakta e vërteton dhe sqaron Akiden e pastêr Selefije.

Medh’hebi i tij: Ishte ndjekës i argumentit, Kur’anit dhe Sunetit, megjithatë mendimet e tija shpeshherë përputhen me mendimet e medh’hebit Shafi’ij.

Fjalët e dijetarëve Islam për Imam Buhariun:

Ibn Huzejme, thotë: ” Nuk ka njeri nën këtë qiell më të ditur në shkencën e hadithit se Imam Buhariu.”

Amër Ibën Alij, thotë: ” Nëse Imam Buhariu nuk e njeh ndonjërin nga hadithet, dije se ai nuk është hadith.”

Bender Muhamed Ibën Beshar, thotë: ” Hafizat e kësaj bote janë katêr: I pari dhe mësuesi i tyre është Imam Buhariu.” (Tedhkiretul Hufadh: 2/555).

Imam Ahmedi, thotë: ” Nuk ka pas Horasani të ditur sikurse Imam Buhariu.”

Imam Muslimi, kur vdiq Buhariu: ” Dëshmoj dhe jam i bindur se nuk ka të ngjajshëm me ty në dituri në këtë dunja.”

Tirmidhiu, thotë: ” Nuk ka parë syri im dhe as nuk ka ndëgjuar veshi im, njeri të thelluar në dituri sikurse Imam Buhariu.”

Librat e tij më të njohura: 1. El Xhami es Sahih. 2. Tarih Kebir. 3. Tarih Sagir. 4. Tarih Eusat. 5. Halk efalul Ibad. 6. Edeb el Mufred. 7. Kirae Halfel Imam(Leximi pas Imamit). 8. Reful Jedejni Fis Salah(Ngritja e duarëve në Namaz).

Vdekja e tij: Imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë, vdiq në natën e Fitër Bajramit, në ditën e shtune, në Samarkand, në vitin 256Hixhrij. (Tehdhib Tehdhib: 9/52).

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 421

O Allah! Kërkoj të më mbrosh nga uria, ngase është shoqëruesi më i keq, dhe kërkoj të më mbrosh nga tradhtia, ngase është fshehtësia më e keqe.[1]

 اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْجُوعِ؛ فَإِنَّهُ بِئْسَ الضَّجِيعُ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنَ الْخِيَانَةِ؛ فَإِنَّهَا بِئْسَتِ الْبِطَانَةُ

(Allahume ini eudhu bike minel xhu’i fe innehu bi’se ed-daxhiu. Ve eudhu bike minel khijaneti fe inmehu bi’se el-bitaneh)

Komenti i lutjes

Fjala e tij: “O Allah! Kërkoj të më mbrosh nga uria.” Që është një kërkim i mbrojtjes nga dhimbjet e urisë, dhe vështirësitë e durimit në të, ngase uria e dobëson fuqinë, çrrëgullon trurin, e kështu shkakton mendime të këqija, iluzione të prishta, humb angazhimin me ibadete e vetllogarinë, shkakton nevrikosje dhe sjellej të këqija.

Fjala e tij: “ngase është shoqëruesi më i keq.” (Ed-daxhiu) domethënë: ai i cili fle me mua në të njejtin shtrat. Pasi që uria e shoqëron atë edhe në gjumë, është quajtur (ed-daxhiu).

Fjala e tij: “më i keq.” Ngase pengon që trupi të pushon.

Në këtë hadith është veçuar uria e cila e shoqëron njeriun edhe në shtrat që të tregon se qëllimi i fjalës “uri” është ajo që e shoqëron njeriun gjatë natës e ditës.

Fjala e tij: “dhe kërkoj të më mbrosh nga tradhtia.” Tradhti është: Kundërshtimi i së vërtetës duke shkelë fjalën e dhënë, në fshehtësi. E që ajo përfshinë tradhtinë që e bën njeriu ndaj njeriut, dhe përfshinë tradhtinë e robit ndaj Allahut të Madhëruar, ajo përfshinë të gjitha detyrimet fetare të cilat i urdhëroi Allahu i Lartmadhëruar. Allahu thotë: “O besimtarë! Mos e tradhëtoni Perëndinë dhe Pejgamberin, se e keqpërdorni amanetin tuaj, e këtë ju e dini.” Surej Enfal, ajeti 27.

Fjala e tij: “ngase është fshehtësia më e keqe.” Që është e kundërta e të dukshmes, është përmëndur në formë alegorike si për gjërat e fshehta që njeriu i posedon, e pasi që tradhtia është një gjë që njeriu e fsheh dhe e mabn sekret, e nuk e shfaq, është quajtur (el-bitaneh) brendësi e fshehtësi.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] 1. E shënon Ebu Davudi me numër (1547). Nesaiu me numër (5483) ibn Maxheh me numër (3354) ibn Hibani (3/304). Hakimi (1/534). Ebu Ja’la (11/297). Abdurrezaku (10/440). Ibn Ebi Shejbeh (10/187). Shejh Albani e vlerësoi hasen-të mirë në librin e tij (Sahih Ebi Davud, 2/91)

NA NDIQNI NË