Arhiva DitoreFeb 27, 2018

0 1111

HADITHI:

Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, përcjell se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Mos i shani të vdekurit, ngase ata kanë shkuar atje për ku kanë punuar.”[1]

KOMENTI:

Është një ndalesë nga sharja e të vdekurve, dhe ka treguar shkakun me fjalët e tij (ata kanë shkuar atje për ku kanë punuar) kanë përfunduar nga kjo botë dhe janë ballafaquar me shpërblimin e tyre tek Allahu, kështu që s’ka dobi nga sharja e tyre. Siç është e qartë prej hadithit qoftë edhe nëse janë jobesimtarë, i vdekuri nuk shahet edhe nëse është jobesimtar, sepse nuk ka dobi nga sharja e tij.

Gjithashtu prej arsyeve të kësaj ndalese është se sharja dëmton të gjallët, ngase mund që ai i vdekuri të ketë fëmijë, pasardhës, e që nëse e shan i bën keq pasardhësve të tij, kështu që muslimani duhet të largohet nga të folurit keq për të vdekurit.

Disa kanë thënë: përpos nëse tërheq vërejtjen nga ndonjë thirrës i devijuar, apo prej ndonjë transmetuesi jo të mirë të hadithit, kështu sqaron rreth tyre çfarë duhet që të njihet gjendja e tyre e të mos mashtrohet ndokush pas tij apo për transmetimin e hadithit. Kështu që kjo është për shkak të një dobie të sigurt, por nëse sharja e njëbtë vdekuri nuk ka dobi duhet që të largohet, ata kanë përfunduar veprat e tyre dhe për ne nuk ka ndonjë dobi që të flasim për ta.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I NJËZET E KATËR

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Buhariu me numër (1393).

0 1325

1. “Për çdo lutje do të marrësh përgjigje në kohën e duhur.” – Ali ibn Ebu Talib radijAllahu anhu

2. “Sabri (durimi) ndaj dëshirave epshore është më i rëndë sesa durimi ndaj dëmtimeve të armikut.” – Shejh Dr. AbdulAziz et-Tarifi

3. “Shkaqet e fatkeqësive janë gabimet dhe mëkatet (e mëdha), ndërsa largimi nga mëkatet është shkaku i zgjidhjes së mirë dhe të bekuar, me lejen e Allahut të Madhëruar.” – Shejh Dr. Nasir el-Umer

4. “Me durim braktisen epshet, ndërsa me bindje refuzohen dyshimet.” – Ibn Kajjim el-Xhevzije, Allahu e mëshiroftë

5. “Mëshira e Allahu më së shumti arrihet me veprat e zemrës sesa me veprat e gjymtyrëve. Nijeti (qëllimi) i sinqertë në zakon, bën që njeriu të shpërblehet. Ndërsa nijeti i keq në adhurim, bën që njeriu të ngarkohet me mëkat.” – Shejh Dr. AbdulAziz et-Tarifi

6. “Një nga fatkeqësitë më të mëdha të njeriut është të dijë për veten e tij se është i mangët e të mos kujdeset dhe të mos i vijë keq për të. – Ibn Mubareku, Allahu e mëshiroftë

7. “Nga shkaqet e zemrës së shëndoshë është prezenca e qetësisë në shpirt.” – Shejh Dr. Sead el-Atik

Përktheu dhe përshtati: Amir Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË