Arhiva MujoreMarch 2018

0 1070

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “… neve na bën shembull për të devotshmit”. (El Furkan; 74).

Sigurisht që nuk dëshiron të jetosh jetën në gjëra të kota dhe boshe, andaj jetoje jetën sikurse e jetuan njerëzit e devotshëm

Dr. Neval Idë

2. Qëllimi më madhor i jetës është ta kalosh tërë jetën duke falur namaz. Namazi është lidhja më e fortë me Allahun dhe përgatitja më e fuqishme për botën e amshueshme. Njashtu, namazi është një kënaqësi shpirtërore dhe jetësore, sidomos nëse kryhet ai(namazi) ashtu siç kërkohet të kryhet ai.

Medito rreth gjendjes së atyre që janë dashuruar me namazin; “I heqen trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne u kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin.” (Sexhde; 16).

Ali Tantavi, rahimehullah Nur ve hidaje; 34

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “… e ti përgëzoj robërit e Mi! Të cilët i dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre. Të tillët janë ata që All-llahu i audhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët janë ata të mençurit.” (Ez Zumer; 17-18).

Prej edukatës së ndëgjimit është; Qëtësia e gjymtyrëve të trupit, Ulja e shikimit, Ndëgjimi me kujdes, Prezenca e mendjes Vendosmëria për veprim(futja në praktikë) Ky, pra është ndëgjimi që e do Allahu prej robërve të Tij.

Vehb Ibn Munebih Tefsirul Kurtubi; 11/176

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Andaj, ti përmbaju asaj që të shpallet, e s’ka dyshim se ti je në rrugë të drejtë.” (Zuhruf; 43).

A mendon njeriu i cili ka mendje dhe logjikë të shëndosh pas leximit të ketij ajeti se i tilli do të shpëtoj, do të udhëzohet apo tē forcohet në rrugën e drejtë jashta pasimit të Kur’anit dhe Sunetit !?

Fehd el Ujban

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Për ta nuk qajtën as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha afat.” (Duhan; 29).

Për ta nuk qajti qielli, ngase atyre nuk iu ngrit asnjë vepër e mirë në qiell. Nuk qajti as toka për ta, ngase ata nuk vepruan vepra të mira në tokë.

Seid Ibn Xhubejri, radijAllahu anhu Ed durur el Menthur; 7/412

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 989

HADITHI:

Behz ibn Hakimi përcjell nga babai i tij e nga gjyshi i tij të ketë thënë: i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të: “Mjerë për atë i cili flet dhe gënjen, që të bën njerëzit të qeshin, mjerë për të, e mjerë për të.”[1]

KOMENTI:

Behz ibn Hakim, është i biri i Muavijeh ibn Hajdete, i cili ishte një prej sahabëve.

(Mjerë – ويل) është një fjalë që përdoret për dënim. Disa kanë thënë: ‘Vejl’ është një luginë në xhehenem.

Gënjeshtra është e ndaluar, dhe është një prej mëkateve të mëdha. Allahu thotë: “mallkimi i Perëndisë t’i goditë gënjeshtarët!.” Sureja Ali Imran, ajeti 61.

Nuk i lejohet njeriut që të gënjejë e të thotë të pavërtetën, por, është obligim për një besimtar që të jetë besnik, Allahu thotë: “O besimtarë! Druajuni Perëndisë dhe bëhuni me ata që janë të drejtë!.” Sureja Teube, ajeti 119.

Besimtari është i sinqertë në atë që e thotë, në atë që e premton, në marrëveshjet që i nënshkruan, na bisedat që flet me njerëzit, kështu që, nuk ju flet atyre lajme të rrejshme vetëm që t’i bën të qeshin.

Gënjeshtra nuk lejohet jashta tre rasteve; për një dobi të sigurtë; është gënjeshtër por që lejohet për një dobi të sigurtë:[2]

I pari: Në përmirësimin e raporteve mes njerëzve. Njeriu gënjen me qëllim të përmirësojë mes dy të hasmuarve.

Duke i thënë njërit prej tyre: Filani të lavdëron, flet mirë për ty, dhe i vije keq për atë që ka ndodhur mes jush, dëshiron që të pajtoheni. E pastaj shkon edhe tek tjetri e thotë fjalë të ngjashme, e i bashkon ata, i pajton dhe kjo gënjeshtër me qëllim për të pajtuat mes njerëzve, për një dobi të sigurtë është e lejuar.

I dyti: Në gjendje lufte. Pasi që lufta është mashtrim, kështu që lejohet gënjeshtra në luftë për të mashtruar armikun.

I treti: Mes bashkëshortëve. Për të përmirësuar jetën e tyre bashkëshortore. Bashkëshorti gënjen ndaj bashkëshortes për të përmirësuar jetën e tyre bashkëshortore dhe anasjelltas.

Jashta këtyre tre rasteve, gënjeshtra është haram. Këtu bëjnë pjesë edhe aktorët të cilët i bëjnë të qeshin njerëzit me komikë, duke treguar gjëra që skanë ndodhur, por janë gënjeshtra vetëm e vetëm për t’i bërë njerëzit të qeshin.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I TRIDHJETË E KATËR

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Ebu Davudi me numër (4990). Tirmidhiu me numër (2315). Ahmedi në (Musned-in e tij, 5/3). Shejh Albani e vlerësoi hasen në librin e tij (Gajetul Meram, me numër 376).

[2] Autori këtu aludon në hadithin që e shënon Ahmedi (6/404) nga Umu Kulthumi e bija e Ukbes, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, e cila transmeton dhe thotë: Nuk kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, të ketë lejuar diç nga gënjeshtra përpos në tre raste: Njeriu kur flet në luftë, burri kur flet me gruan dhe gruaja kur flet me burrin e saj…” (Vargu i haditheve të sakta, me numër 545) të Shejh Albanit, Allahu e mëshiroftë.

0 1273

1. “Mendja është mirësi, por suksesi (të vepruarit të saktën) e tëra është mirësi. Sa ka që janë të zgjuar, por nuk kanë sukses (nuk veprojnë drejtë), e sa ka që janë me të meta, por veprojnë drejtë.” – Shejh Dr. AbdulAziz Et-Tarifi

2. “Kush nuk e njeh gjuhën e dhikrit, nuk e njeh zemrën e falënderimit. Sepse gjuha e shfaq atë çfarë ka zemra. (“Më përmendi Mua, Unë do t’ju përmendi juve. Më falënderoni dhe mos më mohoni!”) – Shejh Dr. AbdulAziz Et-Tarifi

3. ”Fitimi më i madh në këtë botë është ta mbushësh shpirtin tërë kohën me të parën dhe me më të dobishmen për ahiretin.” – Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë

4. “Ai që në natyrën e tij ka pendimin dhe kërkimfaljen, është udhëzuar në moralet më madhështore.” – Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë

5. “Mëkatet e shumta me Teuhid të shëndoshë është më e mirë se mëkatet e pakta me Teuhid të dobësuar.” – Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë

6. “Rënia e mëkatit në zemër është sikur rënia e yndyrës në trup. Nëse nuk shpejton për ta larë, ajo përhapet.” – Ibn Xheuzi, Allahu e mëshiroftë

7. “Ne ishim dëshmitarë të një xhenazeje dhe nuk e dishim se kush është në të për të cilën qanin shumë. Por, në të vërtetë ne qanim për veten tonë, e jo për të vdekurin.” – Eameshi, Allahu e mëshiroftë

Përktheu dhe përshtati: Amir Shabani

0 1229

1. Cila është sureja e fundit sipas renditjes që është në mus’haf?

– Sureja en Nas.

2. Sa sure posedon Kurani fisnikë?

– 114 sure.

3. Kush e mblodhi (tuboi) Kuranin?

– Zejd Ibn Thabit, radijAllahu anhu.

4. Cili ishte sahabiu që emri i tij është përmendur në Kuran?

– Zejd Ibn Haritheh, radijAllahu anhu.

5. Cila sure në çdo ajet e posedon shkronjën S?

– Sureja en Nas.

6. Cila sure emërohet ndryshe edhe sureja e Sheriatit?

– Sureja el Xhathijeh.

7. Cila sure emërohet ndryshe edhe sureja e Davudit alejhi selam?

– Sureja Fatir.

8. Cila sure emërohet ndryshe edhe sureja e Sulejmanit alejhi selam?

– Sureja Nemël.

9. Cila sure emërohet ndryshe edhe sureja e Beni Israilëve?

– Sureja el Isra.

10. Cila ishte sureja e parë e cila zbriti pas hixhretit që bëri resulullahu , salAllahu alejhi ue selem! , në Medine?

– Sureja el Bekare.

Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi:albislam.com

0 2144

HADITHI:

Ebu Bekr Sidiku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk hyn në xhenet mashtruesi, e as kopraci, e as pronari i keq.”[1]

KOMENTI:

 (Nuk hyn në xhenet mashtruesi) Ky hadith është një mohim i hyrjes në xhenet, në aspekt kërcënimi.

Mashtrues; është ai i cili i mashtron njerëzit, i mashtron ata me fjalët e tij, në raportet e tija me ta, e njerëzit i zënë besë, ndërsa ai i tradhton dhe i gënjen, këtë njeri Allahu e kërcënoi se nuk do ta fusë në xhenet, me të vërtet është një kërcënim i rëndë. (e as kopraci) kemi përmendur më herët shpjegimin rreth kopracit dhe përçmimin e kopracisë.

(E as pronari i keq) është ai i cili zotëron rob, apo kafshë, dhe sillet keq me ata që i ka në pronësi, ose duke i ngarkuar me gjëra që s’mund t’i bartin, apo t’i pengon ata nga ushqimi e pija, e t’i bën të uritur, të etur, të flet me ta me fjalë të rënda, ky është pronari i keq, i cili sillet keq me ata që i ka në pronësi, qoftë prej njerëzve apo kafshëve.

I dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të ka thënë: “Shërbetorët janë vëllezërit e juaj , Allahu bëri që ata të jenë në duart e juaja, kështu që nëse një vëlla është në duart (pronësi) e juaja le ta ushqen prej asaj që ushqehet, le ta veshë prej asaj që vesh ai, e mos i ngarkoni aq sa nuk mund të bartin, e nëse ndodh t’i ngarkoni, atëherë ndihmoni ata.”[2]

Ushqeni prej asaj që ju ushqeheni, veshni me atë që e veshni, dhe mos i ngarkoni me punë sa nuk mund të bartin.

Kështu që muslimani duhet të sillet mirë si pronar, e të jetë i mirë me ata që i ka në pronësi, qoftë të jenë ata njerëz apo kafshë, mirëpo njeriu ka shenjtërinë më të madhe, sepse është vëllai yt. Po edhe kafsha, edhe ajo ka ndjenja, ndjen dhimbje kur e godet, ndjen dhimbje kur stërngarkohet, ndjen dhimbje nga uria, ndjen dhimbje nga etja, andaj ji i mirë me ta, në një prej haditheve thuhet se: “një grua hyri në zjarr për shkak të një maceje të cilën e kishte burgosur, as që ajo e ka ushqyer e as që e la të ushqehet nga mbeturinat e tokës.”[3] Gjithashtu në hadith tjetër thuhet: “Një grua lavire prej beni israilëve i dha një qeni ujë të pijë, pasi që pa se po vdiste nga etja e madhe, e Allahu ia fali asaj.”[4] Dhe i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të ka thënë: “Për çdo gjë që frymo ka shpërblim.”[5]

Prej gjërave të bukura që përmenden prej moralit të të parëve tanë të mirë në sjelljet e tyre me kafshët duke mos i stërngarkuar; përcillet nga Muavijeh ibn Kureh, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: Ebu Dardaja posedonte një deve që e quanin Demun. Kështu që kur ia merrnin për përdorim, ai u thoshte: Mos e ngarkoni përveç se kaq e kaq, sepse nuk bart më shumë. Kur atij i erdhi vdekja tha: O Demun mos u bë hakmarrës ndaj meje nesër oara Zotit, ngase unë nuk nuk të kam ngarkuar më tepër se sa mumdej të bartë.” Këtë tregim e përmend Shejh Albani në (Sahihah) me numër (30). Ebu Othman eth-Thekafij ka thënë: “Omer ibn AbdulAzizi kishte një djalosh i cili punonte me një mushkën e tijën, i cili për çdo ditë ia sillte nga një dirhem, një dite erdhi me një dirhem e gjysëm, e (Omer ibn AbdulAzizi) e pyeti: “Çfarë janë këto?” Tha: Përfitime nga tregu. Ai i tha: “Jo. Por e ke lodhur mushkën.” Shejh Albani ka thënë: “Këtë e ka shënuar Ahmedi në librin e tij (Zuhd) me zingjir autentik…”

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I TRIDHJETË E TRE

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Tirmidhiu me numër (1946). Ibn Maxheh me numër (3691). Shejh Albani e vlerësoi të dobët në shpjegimin e tintë librit (Hidajetu Ruvat, 3/339).

[2] E shënon Buhariu me numër (2545) dhe Muslimi me numër (1661).

[3] E shënon Buhariu me numër (2365) dhe Muslimi me numër (2242).

[4] E shënon Buhariu me numër (3467) dhe Muslimi me numër (2245).

[5] E shënon Buhariu me numër (2363) dhe Muslimi me numër (2244).

0 1375
  1. Emri i tij: Muhamed Ibën Uthman Ibën Ebi Shejbe el Kufij. (Tarih Bagdad: 3/42, Es Sijer: 14/21)
  2. Lindja e tij: Nuk dihet saktë data e lindjes së tij. Hapat e parë të diturisë i mori në familjën e tij, babai i tij Uthmani ishte prej hoxhallarëve të mëdhenjë të hadithit, tek ai mësuan: Imam Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi. Gjithashtu, edhe xhaxhai i tij Abdullah Ibën Muhamed ishte prej dijetarêve të mëdhenjë të hadithit. (Mukadime Suealat Ibën Ebi Shejbe: 15).
  3. Mësuesit e tij më të njohur: Baba dhe xhaxhai i tij ishin mësuesit kryesorë, e pas tyre ishin: Ali Ibën Medini, Ebu Kurejb dhe Henadi, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Es Sijer: 21/14).
  4. Nxënësit e tij më të njohur: Ibën Said, Ibën Semak, Nexhadi, Ebu Kasim et Taberanij, Ebu Bekër el Ismailij, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Es Sijer: 14/21).
  5. Fjalët e dijetarëve islam për Ibën Ebi Shejben:

Hafidh Hatib el Bagdadij, thotë: ” Ibën Ebi Shejbe ishte hafidh i dalluar i hadithi(mësonte përmendësh hadithe shumë), i zgjeruar në transmetimin e haditheve me rivajete(rrugë) të ndryshme, i veçuar me kuptimin e tij të thellë të çështjeve të fesë.” (Tarih Bagdad: 3/42).

Salih el Xhezereh, thotë: ” Ibën Ebi Shejbe ishte i saktë në transmetimet e haditheve.” (Es Sijer: 14/21).

Hafidh edh Dhehebiu, thotë: ” Ibën Ebi Shejbe ishte Imam i hadithit, memorizoi shumë hadithe dhe posedonte diapazon të madh të diturisë.” (Es Sijer: 14/21).

Es Sifedij, thotë: ” Ibën Ebi Shejbe ishte i njohur me çêshtjet e panjohur qê vinin në hadithe(rrugët e transmetimeve) dhe dallohej nga të tjerët ngase posedonte diapazon të madh të diturisë.” (El Uavij bil Uefejat: 4/82).

Hafidh Ibën Haxher el Askalanij, thotë: ” Ibën Ebi Shejbe ishte dijetarë i madh në shkencën e hadithit dhe posedon libra dhe shkrime të dobishme.” (Lisanul Mizan: 6/339).

  1. Librat e tij më të njohura: 1. Et Tarih. (Tarih Bagdad: 3/42). 2. Musanef Ibën Ebi Shejbe. 3. Sualat Muhamed Ibën Uthman Letaife min shujuhihi Fil Xherhi Uet Tadil. (Tarih et Turath: 1/294). 4. Kitabul Arsh. (El Uluv lilAlijil Adhim: 2/1198).
  2. Vdekja e tij: Ibën Ebi Shejbe, Allahu e mëshiroftë vdiq në ditën e martë, datën 18 të muajit Rebiul Euel, të vitit 297Hixhrij në Bagdad. (Tarih Bagdad: 3/47).

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 2745

1. “Dhikri i mëngjesit dhe mbrëmjes janë sikur një mburojë, sa më shumë që e shton dozën e saj, poseduesi i saj nuk do të dëmtohet.” – Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë

2. “Dhikri i mengjesit dhe mbrëmjes është më i fortë se muri i Jexhuxhëve dhë Mexhuxhëve, në fortikifimin e asaj që e thonë ata në praninë e një zemre.” – Ibn Uthejmini, Allahu e mëshirofë

3. “Kush e kujdeset për dhikrin e mëngjesit, të mbrëmjes, pas namazeve dhe dhikrin e gjumit, tregojini se është prej atyre që e përmendin Allahun shumë.” – Ibn Salah, Allahu e mëshiroftë

4. “Prej dobive të dhikrit është se i jep forcë në kujtesë atij që bën dhikër, madje edhe sikur mos të ketë të bëjë me dhikrin edhepse nuk mund të mendojë se mund të bëjë pa te (pa dhikër).” – Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë

5. “Vishuni me pallton e dhikrit për t’u mbrojtur nga dëmet e njerëzve dhe xhinëve, dhe brohorisni shpirtrat tuaj duke kërkuar falje nga mëkatet e ditës dhe të natës, nëse ju godet dicka që ju e urreni, do të jeni të kënaqur dhe do ta kuptoni se është më e mira për ju Caktimi i Zotit, sepse ju jeni të mbrojtur nga Allahu.” – Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë

6. “Kjo është për shkak se zemra e tëra gradualisht bie në gaflet (neglizhencë), gradualisht bëhet e ngurtë. E përmendja e Allahut të Madhëruar e shkrin këtë ngurtësi, ashtu sikurse plumbi që shkrihet në zjarr. Andaj, duhet adaptuar zemrën e ngurtë që ta përmende Allahun e Lartëmadhëruar.” – Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë

Burimi: “El-Vabil Es-Sajb”, 71

Përktheu dhe përshtati: Amir Shabani

0 1019

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sad; 29).

Kush nuk mediton dhe nuk i logjikon porositë Kur’anore, i tilli nuk do t’i kuptoj fshehtësitë dhe urtësitë të cekura në Kur’anin Famëlartë!

Err Rrazij Mefatihul Gajb; 26/389

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sad; 29).

Nuk ka gjë më të dobishme për zemrën se leximi i Kur’anit me meditim.

Ibn Kajimi , rahimehullah Miftah Dar es Sea’deh; 1/187

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sad; 29).

Po ta dinin njerëzit se çfarê dobi madhore ka në leximin e Kur’anit me meditim, do të lënin anash çdo gjë e do mireshim vetëm me meditim dhe lexim të Kur’anit. Nêse do lexonin Kur’anin me meditim, në secilin ajet të Kur’anit do të shihnin se sa janê nevojtarë për shërimin e zemrave të tyre me ajetin Kur’anorë, do ta përsërisnin leximin e atij ajeti Kur’anorë deri njëqind herë. Ngase leximi i një ajeti Kur’anorë me meditim tërë natën është më me vlerë sesa leximi i tërë Kur’anit duke mos medituar dhe kuptuar fare porositë dhe udhëzimet e tij.

Ibn Kajimi , rahimehullah Miftah Dar es Sea’deh; 1/187

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ne atyre do t’ua dërgojmë deven si sprovë.” (El Kamer; 27).

Ke kujdes nga ky vetmashtrimë! Nëse Allahu t’i lehtëson rrugët e kryerjes së mëkatit, atëherë largohu dhe mos e vepro atë mëkat. Ngase, ka mundësi Allahu ia lehtëson dikë prej njerëzve rrugët e mëkatit, atëherë ajo është sprovë për të.

Shejh Ibn Uthejmini, rahimehullah Tefsiri sures el Kamer; fq.281

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Bisedën e fshehtë e nxit vetëm djalli për t’i dëshpruat ata që besuan.” (El Muxhadele; 10).

Dëshprimi e dobëson zemrën, i shuan aspiratet dhe i zhduk dëshirat. Nuk ka gjë më të dashur për shejtanin se sa dëshprimi i besimtarit. Dëshprimi është prej mëkateve të zemrës, e pengon zemrën drejtë ngritjes, dëlirjes dhe shijimit të imanit(besimit).

Ibn Kajimi, rahimehullah Tarikul Hixhretejni; fq.279

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 1228

HADITHI:

Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Mos polemizo me vëllain tënd, mos bën me të shaka, dhe mos i premto diç të caktuar e ta thesh premtimin.”[1]

KOMENTI:

Ky hadith flet për ca ndalesa në raportet mes vëllezërve besmitarë, ngase besimtarët janë vëllezër si rezultat i imanit, edhe pse nuk janë vëllezër me prejardhje ata janë vëllezër në besim, për këtë i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të ka ndaluar në këtë hadith prej tre gjërave që e njollosin dhe lënë gjurmë negative në vëllazërinë.

E para: Tha (Mos polemizo me vëllain tënd). Sepse polemika le gjurmë tek njeriu, andaj braktise polemikën e cila nuk ka dobi, sepse shkakton gjurmë të këqija mes dy personave, dhe gjithashtu nëse polemizon me të sikur ti po e nënvlerëson atë.

E dyta: (mos bë shaka me të), ka për qëllim; mos e tepro me shaka, sepse kjo aludon në përçmim. Ndërsa shakaja e pakët e cila nuk nënvlerëson askënd, nuk ka gjë të keqe, edhe i dërguari bënte shaka, dhe nuk thoshte fjalë tjera pos se ato të vërteta.[2]

E treta: (mos i premto diç të caktuar e ta thesh premtimin). Realizimi i premtimit është prej virtyteve më të mëdha të besimtarit dhe thyerja e premtimit është prej virtyteve të hipokritëve.

Hipokriti, sikur që është përmendur në hadith: kur premton e then premtimin. Ndërsa, besimtari kur premton e mban premtimin, kështu që nëse i premton vëllait tënd diç atëherë, ji besnik në atë premtim, së pari; sepse është virtyt i besimtarëve, dhe e dyta; kjo e forcon vëllazërinë, ngase nëse e then premtimin ai në vete do të krijon një mendim për ty. Andaj, mosmbajtja e premtimit është e urryer, sidomos nëse është mes besimtarëve.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I TRIDHJETË E DY

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Tirmidhiu me numër (1995) Shejh Albani e vlerësoi të dobët në librin e tij (el Xhamiu es Sagir, me numër 6274).

[2] Ndoshta dijetari i njohur, Allahu e ruajttë, ka për qëllim hadithin që e përcjell Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij: disa thanë: “O i dërguari i Allahut! Ti po bën shaka me ne. Tha: “Unë nuk them gjë tjetër përpos se të vërtetës…” E shënon Tirmidhiu (1990) Ahmedi në (Musned-in e tij, 2/360). Buhariu në (Edeb el Mufred, me numër 265).

NA NDIQNI NË