Arhiva DitoreMar 25, 2018

0 1020

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sad; 29).

Kush nuk mediton dhe nuk i logjikon porositë Kur’anore, i tilli nuk do t’i kuptoj fshehtësitë dhe urtësitë të cekura në Kur’anin Famëlartë!

Err Rrazij Mefatihul Gajb; 26/389

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sad; 29).

Nuk ka gjë më të dobishme për zemrën se leximi i Kur’anit me meditim.

Ibn Kajimi , rahimehullah Miftah Dar es Sea’deh; 1/187

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sad; 29).

Po ta dinin njerëzit se çfarê dobi madhore ka në leximin e Kur’anit me meditim, do të lënin anash çdo gjë e do mireshim vetëm me meditim dhe lexim të Kur’anit. Nêse do lexonin Kur’anin me meditim, në secilin ajet të Kur’anit do të shihnin se sa janê nevojtarë për shërimin e zemrave të tyre me ajetin Kur’anorë, do ta përsërisnin leximin e atij ajeti Kur’anorë deri njëqind herë. Ngase leximi i një ajeti Kur’anorë me meditim tërë natën është më me vlerë sesa leximi i tërë Kur’anit duke mos medituar dhe kuptuar fare porositë dhe udhëzimet e tij.

Ibn Kajimi , rahimehullah Miftah Dar es Sea’deh; 1/187

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ne atyre do t’ua dërgojmë deven si sprovë.” (El Kamer; 27).

Ke kujdes nga ky vetmashtrimë! Nëse Allahu t’i lehtëson rrugët e kryerjes së mëkatit, atëherë largohu dhe mos e vepro atë mëkat. Ngase, ka mundësi Allahu ia lehtëson dikë prej njerëzve rrugët e mëkatit, atëherë ajo është sprovë për të.

Shejh Ibn Uthejmini, rahimehullah Tefsiri sures el Kamer; fq.281

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Bisedën e fshehtë e nxit vetëm djalli për t’i dëshpruat ata që besuan.” (El Muxhadele; 10).

Dëshprimi e dobëson zemrën, i shuan aspiratet dhe i zhduk dëshirat. Nuk ka gjë më të dashur për shejtanin se sa dëshprimi i besimtarit. Dëshprimi është prej mëkateve të zemrës, e pengon zemrën drejtë ngritjes, dëlirjes dhe shijimit të imanit(besimit).

Ibn Kajimi, rahimehullah Tarikul Hixhretejni; fq.279

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 1229

HADITHI:

Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Mos polemizo me vëllain tënd, mos bën me të shaka, dhe mos i premto diç të caktuar e ta thesh premtimin.”[1]

KOMENTI:

Ky hadith flet për ca ndalesa në raportet mes vëllezërve besmitarë, ngase besimtarët janë vëllezër si rezultat i imanit, edhe pse nuk janë vëllezër me prejardhje ata janë vëllezër në besim, për këtë i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të ka ndaluar në këtë hadith prej tre gjërave që e njollosin dhe lënë gjurmë negative në vëllazërinë.

E para: Tha (Mos polemizo me vëllain tënd). Sepse polemika le gjurmë tek njeriu, andaj braktise polemikën e cila nuk ka dobi, sepse shkakton gjurmë të këqija mes dy personave, dhe gjithashtu nëse polemizon me të sikur ti po e nënvlerëson atë.

E dyta: (mos bë shaka me të), ka për qëllim; mos e tepro me shaka, sepse kjo aludon në përçmim. Ndërsa shakaja e pakët e cila nuk nënvlerëson askënd, nuk ka gjë të keqe, edhe i dërguari bënte shaka, dhe nuk thoshte fjalë tjera pos se ato të vërteta.[2]

E treta: (mos i premto diç të caktuar e ta thesh premtimin). Realizimi i premtimit është prej virtyteve më të mëdha të besimtarit dhe thyerja e premtimit është prej virtyteve të hipokritëve.

Hipokriti, sikur që është përmendur në hadith: kur premton e then premtimin. Ndërsa, besimtari kur premton e mban premtimin, kështu që nëse i premton vëllait tënd diç atëherë, ji besnik në atë premtim, së pari; sepse është virtyt i besimtarëve, dhe e dyta; kjo e forcon vëllazërinë, ngase nëse e then premtimin ai në vete do të krijon një mendim për ty. Andaj, mosmbajtja e premtimit është e urryer, sidomos nëse është mes besimtarëve.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I TRIDHJETË E DY

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Tirmidhiu me numër (1995) Shejh Albani e vlerësoi të dobët në librin e tij (el Xhamiu es Sagir, me numër 6274).

[2] Ndoshta dijetari i njohur, Allahu e ruajttë, ka për qëllim hadithin që e përcjell Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij: disa thanë: “O i dërguari i Allahut! Ti po bën shaka me ne. Tha: “Unë nuk them gjë tjetër përpos se të vërtetës…” E shënon Tirmidhiu (1990) Ahmedi në (Musned-in e tij, 2/360). Buhariu në (Edeb el Mufred, me numër 265).

NA NDIQNI NË