Arhiva DitoreMar 11, 2018

0 1533

Neglizhenca ndaj përfitimit të mirësive dhe begative në këtë çast.

Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftën thotë:

“Ky çast është koha e fundit pas namazit të ikindisë, e shenjtërojnë të gjithë popujt.”
( Zadul mead 1/384)

Ibën Asakiri ka përmendur se:

“Salt ibn Bestam është verbuar, vëllezerit e tij janë ulur për t’u lutur për të pas ikindisë, para akshamit filloi të teshtijë dhe iu kthy shikimi.”
(Tarih Dimeshk)

Përktheu: Hoxhë Ismail Asllani

0 1813

HADITHI:

Abdullah ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush bëhet mendjemadh, ecë me kryelartësi, do ta takon Allahun duke qenë Ai i hidhëruar me të.”[1]

KOMENTI:

Është një përçmim i mendjemadhësisë (Kush bëhet mendjemadh) pra, ai i cili vetëpëlqehet dhe bëhet kryelartë.

(Dhe ecë me kryelartësi) ecja është një lloj i mendjemadhësisë, ai i cili e rrit veten dhe pretendon se ai është më i madhi dhe mbi njerëzit, saqë edhe kur ecën ecë kryelartë, për këtë vlen kërcënimi i ashpër (do ta takon Allahun duke qenë Ai i hidhuruar me të) ky është një kërcënim i madh për atë që bëhet mendjemadh e kryelartë mbi njerëzit, e që obligim i njeriut është të jetë modest me njerëzit e me vëllezërit e tij, sepse ai vetëm është i dobët, e si mundet që të bëhet kryelartë kur është i dobët si të tjerët, apo edhe më i dobët se ata, mund që të jenë të tjerët më të mirë se ai, më të bukur, kështu që njeriu duhet ta ulë veten, e të mos vetëpëlqehet, saqë edhe kur ecë ecë me modesti, është i butë në ecje, sepse kryelartësia në ecje është shenjë e mendjemadhësisë, andaj njeriu duhet të jetë modest, e kushdo që bëhet modest për hir të Allahut, Allahu atë do e ngrit, e kush bëhet mendjemadh Allahu hidhërohet mbi të. Në këtë hadith pohohet cilësia e hidhërimit të Allahut, si një prej cilësive të Tija, dhe në këtë hadith është ndalimi i mendjemadhësisë e vetëpëlqimit.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I NJËZET E TETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Hakimi (1/60). Ahmedi në (Musned-in e tij, 2/118). Buhariu në (Edebul Mufred, me numër 549) Shejh Albani e vleresoi autentik në librin e tij (Vargu i haditheve të sakta, me numër 543).

0 1354

1: Emri i tij: Ebu Hasen Ali Ibën Abdullah Ibën Xhafer Ibn Nuxhejh Es Sa’dij. I njohur me emrin: Ali Ibn Medini, Allahu e mëshiroftë. (Tabakat el Kubra: 7/308, Tarih Bagdad: 11/458, Xhem’u Bejne Rixhal es Sahihajn: 1/356).

2: Lindja e tij: Ali Ibn Medini lindi në Basra në vitin 161Hixhrij. U rrit në një shtëpi në të cilën buronte dituria e sheriatit islam. Babai i tij Abdullah Ibën Xhafer ishte prej dijetarëve të të njohur të hadithit në atë kohë. Edhe gjyshi i tij Xhafer Ibën Nuxhejh ishte prej dijetarëve Islam. Gjithashtu, nëna e tij ishte grua e cila ishte e përkushtuar në adhurimin e Allahut dhe shumicën e kohës e kalonte duke mësuar rregullat e sheriatit islam. Nëna e tij ishte ajo e cila i jepte kurajo Ali Ibën Medinit për nxënien e diturisë dhe rrugëtimit të shumtë drejtë kërkimit të diturisë. (Tedhkiretul Hufadh: 2/428, Tarih Bagdad: 11/458, 459, 462, Tabakat esh Shafiije: 1/266, Xherh Ue Tadil: 2/491, Thikat: 4/118).

3: Mësuesit më të njohur të Ali Ibn Medinit: Babai i tij ishtë mësuesi i parë dhe kryesorë. Pastaj dy më kryersorët pas babait tê tij, ishin: Hamad Ibën Zejd dhe Sufjan Ibën Ujejne, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Tedhkiretul Hufadh: 2/428)

4: Nxënësit e tij më kryesorë ishin: Dhuhli, Buhariu dhe Ebu Davudi, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Tedhkiretul Hufadh: 2/428).

5: Akideja(besimi) e Ali Ibn Medinit:

Ali Ibn Medini ishte prej dijetarëve të Ehli Sunetit dhe Xhematit, ishte prej atyre që e luftonin me këmbngulje çrrënjosjen e shirkut dhe bidatit në kohën e tij, ishte përhapës i sunetit. (Mizan: 3/272).

Ali Ibn Medini thotë: ” Ai i cili e urren apo flet për ndonjërin nga shokët e pejgamberit alejhi selam ose ia përmend gabimet ndonjërit prej sahabëve ai është bidatçi derisa të pendohet dhe ta pastrojë gjuhën dhe zemrën e tij në lidhje me shokët e pejgamberit alejhi selam.” (Sherh Usul el I’tikad Ehli Suneti Ue Xhemati: 2/169).

Nga Akideja e tij Selefite e pastër dhe e palëkundur është edhe sprova e tij nga ana e Memunit, i cili e burgosi dhe e dënoi, ngase Ali Ibën Medini mbronte mendimin e Ehli Sunetit se Kur’ani është fjalë e Allahut.” (Tedh’hibul Kemal: 21/31, Tarih Bagdad: 11/471).

6; Medh’hebi i tij:

” Ali Ibën Medini nuk ishte i pêrcaktuar në pasimin e ndonjërit nga medh’hebet e njohura, ishte i përkushtur në Kur’an dhe Sunet, prej tyre nxirrte dispozitat dhe rregullat.” (El Imam Ali Ibën Medini Menhexhuhu Fi Nakd Err Rixhal: 118 – 131).

7: Fjalët e dijetarëve për Ali Ibën Medinin:

Beshar Ibën Musa el Hifafi: ” Nuk ka pasë në Bagdad më të aftë dhe më të frytshëm në lidhje me ruajtjen dhe përhapjen e sunetit se Ali Ibën Medini. (Tarih Bagdad: 7/119).

Taxhi es Subki: ” Hafëz i Hadithit, prej dijetarëve më të njohur të hadithit dhe ruajtjes së tij, janë unanim dijetarët se Ali Ibën Medini është prej imamëve të mëdhenjë të këtij umeti islam, si dhe i shquar për librat e tij të frytshme.” (Tabakat Esh Shafiije el Kubra: 1/266).

Hatib el Bagdadi: ” Ali Ibën Medine ishte prej dijetarëve më të shquar në lëminë e hadithit në kohën e tij, dhe ishte i shquar me hifzin(memorizimin) e fortë.” (Tarih Bagdad: 11/458).

Dhehebiu: ” Ali Ibën Medini, hafizi i kohës në të cilën jetonte dhe ishte zotëriu i shkencës së hadithit në atë kohë.” (Tedhkire: 2/428).

8: Librat më të njohura të Ali Ibën Medinit: 1. Kitab Ilel el Kebir. 2. Kitab El Ihvetu Uel Ehavat 3. Kitab ed Duafa. (Marifetu Ulumil Hadithë: 71).

9: Vdekja e tij: Vdiq në vitin 234Hixhrij. (Tarih Bagdad: 11/472, El I’lam Bi Vefejatil A’lam: 105).

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË