Arhiva DitoreMar 21, 2018

0 1719

Një lutje madhështore profetike:

Profeti Muhamed, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, i tha Shedad b. Eusit:
“Shedad, kur të shohësh se njerëzit kanë grumbulluar arin dhe argjendin si thesarë të tyre, le të jenë këto fjalë thesari yt:
“O Allah, më jep qëndrueshmëri në fe,
Vendosmëri në punë të mira,
Punë që sjellin mëshirën Tënde,
Më jep faljen Tënde,
Më mundëso të të falënderoj për begatitë,
Të të adhurojë mirë,
Më jep zemër të shëndoshë,
Gjuhë të sinqertë,
Me jep të mirat që Ti i di,
Më mbroj nga të këqiat që Ti i di,
Kërkoj faljë nga ato (mëkate) që Ti i di,
Vërtet Ti i di të fshehtat.”

Silsiletul ehadithisahiha 3228
Përktheu: Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

0 3287

Pyetja: A është i vlefshëm gusli për namazin e xhumasë, nëse ai bëhet në mbrëmjen e së premtës, gjegjësisht para agimit të ditës së premte?!

Përgjigje: Jo, nuk është i vlefshëm! Ngase larja (gusli) për Ditën e Xhuma nuk është valid përpos nëse bëhet pas lindjes së diellit, respektivisht në mes të lindjes së diellit dhe agimit. E nëse lahet (merr gusul) në mes të kohës pas agimit dhe para lindjes së diellit, sërish vlefshmëria e tij është diskutabile për mua, ngase dita shikuar në aspektin sheriatik, fillon me lindjen e agimit dhe merr fund me perëndimin e tij, kurse shikuar në aspektin astronomik, dita fillon me lindjen e diellit dhe përfundon me perëndimin tij, kurse dita duhet të shikohet sipas aspektit sheriatik, e jo sipas atij astronomik. Po ashtu – sa i përket kohës në mes të agimit dhe lindjes, duhet të kihet parasysh se, ajo është kohë për namazin e sabahut, e nuk ka ndonjë rekomandim sheriatik që në atë kohë të shkohet për namaz të xhumasë, ngase ajo është kohë e namazit të sabahut. Ai që lahet (merr gusul) pas lindjes së diellit, e ka qëlluar sunnetin, i është përgjigjur urdhëresës fetare dhe nuk ka kurrfarë problemi, ndërsa në mes të lindjes së agimit dhe lindjes së diellit është çështje diskutabile, kështu që më e sigurtë është që të mos lahet përpos se pas lindjes së diellit.

Shejh Muhamed Ibn Salih El-Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, “Mexhmu El-Fetava ve’r-Risail”, libri: “Namazi i Xhumasë”, vëllimi: 16.

Përktheu dhe përshtati nga gjuha arabe: Amir Shabani

NA NDIQNI NË