Arhiva DitoreMar 6, 2018

0 1487

HADITHI:

Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë: “I dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të ka thënë: “Kush e përmban veten kur nevrikoset, Allahu do ta mbron atë nga dënimi i Tij.”[1],[2]

KOMENTI:

Më herët e kemi përmendur hadithit kur një njeri erdhi tek i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, dhe i tha: “Më këshillo?” E i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, i tha: “Mos u nevrikos.” Ai ia përsëriti, e i tha: “Mos u nevrikos.”

Nevrikosja është natyrshmëri e njeriut, nevrikoset, mirëpo, kur të nevrikoset e përmban veten.

Në këtë hadith përmendet (Kush e përmban veten kur nevrikoset) pra, ai nevrikoset por e përmban veten, Allahu atij i ka premtuar shpërblim ta mbron atë nga zjarri ditën e Kiametit. E që shpërblimi i takon llojit të veprës, Allahu thotë: “për ata që ruhen prej mëkateve të mëdha dhe të këqiave dhe të cilët, kur t’i zemërojë dikush, falin.” Sureja Shura, ajeti 37.

Kështu që kur njeriu të nevrikoset ai nuk duhet ta realizon nevrikosjen e tij, por përmbahet nga realizimi i saj, e pasi që ai përmbahet nga nevrikosja Allahu e ruan nga zjarri ditën e Kiametit, që flet për vlerën e të përmbajturit gjatë nevrikosjes.

Në hadithin autentik i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të ka thënë: “Nuk është i fortë ai i cili mund në dyluftim, i fortë është ai i cili frenon veten kur të nevrikoset.” Pra, ai i cili e mban dhe e pengon veten për të realizuar hidhërimit e tij, ky është trim, ky është i forti. Është një nxitje për njeriun që kur ai të nevrikoset të duron e të mos e realizon synimet e tija.

[1] E shënon Taberani në (Evsat, me numër 1320).

[2] Ngjashëm me këtë hadith e shënon edhe ibn Ebi Dunja në librin e tij (Es Samt ve edeb el Lisan) me numër (18) transmetuar nga Abdullah ibn Omer, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, me fjalët: “Kush frenon gjuhën e tij, Allahu do ta mbron avretin e tij, kush e përmban nevrikosjen Allahu e ruan nga dënimi i Tij, dhe kushdo që arsyetohet tek Allahu, Allahu pranon arsyet e tija.”

El Ukajli në librin e tij (Ed Duafa, 2/350) ka thënë: “në lidhje me nevrikosjen dhe ruajtjen e gjuhës ka shumë hadithe me zingjir të mirë të transmetimit, për dallim nga transmetimi i përmendur dhe me tekst tjetër.” Hadithi është i dobët, e vlerësoi të dobët shejh Albani në librin e tij (Vargu i haditheve të dobëta, me numër 1916). Dijetati i njohur Abdullah ibn Salih el Feuzan, në shpjegimin e tij të (Bulug el Meram, 10/277) thotë: “Ky hadith transmetohet nga shumë të tjerë, por që të gjitha janë të dobëta…”

———————-

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I NJËZET E GJASHTË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 1410
  1. Emri i tij: Ebu Kasim Ali Ibën Hasen Ibën Hebetallah ed Dimeshkij esh Shafi’ij, i njohur Ibën Asakir. (Et Tedhkireh: 4/1328).
  2. Lindja e tij: Hafidh Ibën Asakiri lindi në muajin Muhaerrem të vitit 449Hixhrij. (Es Sijer: 2/554).

U rritë Ibën Asakiri në ambient diturie, në ambient të hadithit dhe fikhut. Babai i tij dhe vëllezërit e tij më të mëdhenjë ishin prej dijetarëve. Në moshën 6vjeçare mësonte tek babai i tij dhe vëllai i tij i madh. Dhe më pastaj, në moshën 20vjeçare mori udhëtime të gjata drejtë kërkimit tê diturisë. Vendet tek të cilat udhëtoi për dituri ishin: Esbahan, Merua, Irak, Bagdad në Meke dhe Medine. (El Bidaje Uen Nihaje: 12/294).

  1. Mësuesit e tij më të njohur: Hafidh Ibën Asakiri në jetën e tij kishte mësuar tek 1300hoxhallarë(mësues). Kurse, më të njohurit ishin: Ebu Tahir el Hanai, Ebu Hasen ed Dejnurij, Ebu Iz Ibën Kadish, Husejn Ibën Abdulmelik el Hilal. (Et Tedhkireh: 4/1328, Mu-xhemul Ediba: 13/73).
  2. Nxënësit e ti më të njohur ishin: Ebu Sa’d es Sem’anij, djali i tij Kasim Ibën Alij, Abdulkadir er Ruhauij, Ebu Ala el Hemedhanij. (Et Tedhkireh: 4/1328,1329).
  3. Akideja dhe Medh’hebi i Ibën Asakirit:

Hafidh Ibën Xheuzi, thotë: ” Hafidh Ibën Asakiri ishte i dhënë shumë pas Akides Esharije të Ebu Hasan el Eshariut, saipërket Akides ai e pasonte qorrazi Ebu Hasen el Eshariun në çështjet e Akides, e tepronte në lëvdata për të dhe për Akiden e tij.” (El Muntedhim: 10/261).

Shejh Hamad el Ensari, thotë: ” Hafidh Ibën Asakiri në përgjithësi Akiden e tij e ka pas Akide Esh’arije, pothuajse të gjitha meselet i kishte të Akides Esh’arije. (El Mexhmu’u: 2/744).

  1. Medh’hebi i Hafidh Ibën Asakirit: Hafidh Ibën Asakiri ndjekte medh’hebin Shafi’ij. (Tabakat esh Shafi’ije el Kubra: 4/373).
  2. Fjalë e dijetarëve Islam për të:

Hafidh edh Dhehebiu, thotë: ” Hafidh Ibën Asakiri ka qenë imam, dijetarë, hafiz dhe muhadith i dalluar i Shamit.” (Es Sijer: 186).

Ibën Halkani, thotë: ” Hafidh Ibên Asakiri ka qenë hafiz dhe muhadithi i Shamit në kohë e tij, ka qenë prej njohësve të fikhu’t shafi’ij, iu përkushtua shkencës së hadithit dhe u bë i njohur si muhadith i dallaur i shamit në kohën e tij.” (Uefejat el A’jan: 309).

Ibën Nexhari, thotë: ” Hafidh Ibën Asakiri ishte hoxha dhe imami i muhadithinëve në kohën e tij.” (El Mustefad: 186).

  1. Librat e tij më të njohura: 1. Mu’xhem esh Shujuh. 2. Tarih Medine ed Dimeshk. 3. El Erbeun el Ebdal el Aualij el Mesmuatu bil Xhami el Emeuij bi Dimeshk. (Es Sijer: 20/559, Sijeru A’lami en Nubelai: 21/407).
  2. Vdekja e tij: Hafidh Ibën Asakiri, Allahu e mëshiroftë, vdiq në ditën e hënë, më datën 12 të muajit Rexheb, të vitit 571Hixhrij në qytetin e Damaskut. (Et Tedhkireh: 4/1333, El Mustefad: 188).

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË