Arhiva MujoreMarch 2018

0 1711

Sprova, një dridhje në shpirt dhe hapje e një dere të re në zemër për të parë rrugëdaljen.

Duke i marrë kujtimet nga e kaluara, njeriu vuajtje i shkakton së ardhmes. Edhe loti që i ngrohtë doli prej syrit, i ftohtë përfundoi kur u ter në mollëzat e faqes.

Ajo pranverë që me një aromë luleje u çel në veten time, u deshtë me njëqind lule të përpiqem ta gëzoj zemrën tjetër.

Nëse më munguan fjalët, më ndihmoi heshtja për t’ua dhënë zemrën atyre që me gurë m’i kthyen lulet e mia. E nëse më munguan këshillat, më ndihmoi përvoja t’i mbajë afër ata që deshën të më largohen. Edhe pse shpirti fisnik është melhem për varrë, në sytë e injorantit nuk çmohet nga zilia. Sa ilaç i mirë për zemrën është kur me bukë ua kthen gurët që i kanë hedhur drejt teje.

Në fytyrën e bardhë ku dritë bën buzëqeshja çdoherë fshihet një pikëllim që ia bren shpirtin, por që i jep frymëzim për të ndryshuar gjendjen. I mundëson një shtytje që ta durojë dhimbjen vetëm mos ta shikojë vuajtjen te tjetri. Ajo dhimbje që me plagët e saj pushon në qenien e tij, nuk e lë të qetë, mirëpo e nxit t’ia shtrijë dorën tjetrit që gishtat i kanë mbetur të hapura dhe pret kapjen e tyre.

Zemrën që e do nga dhembshuria, do ta afrosh nga mëshira, por ç’t’i themi mëshirës që nga dhimbja mbi tjetrin, vetën e lenë në harresë?!

Zemra e pastër e harron vetën duke i kujtuar nevojat e tjetrit dhe futja e gëzimit tek ai e bën më të gëzuar se gëzimi i shfaqur prej tij. Lehtë u shqiptuan fjalët kur vepra ishte ndërtuar mbi bazën e besimit dhe kur zunë vend në skajin e njomë të shpirtit. Njeriu që me mund arriti t’i bashkojë dy zemra, shumë zemra tjera gëzueshëm thurën fjalë falënderimi për të. Shumë zemra e duan njeriun që me vepra është i dobishëm në jetën e tyre dhe me fjalë mërzinë në lumturi ua kthen.

Për ta dhënë të mirën të bërë prej teje kërkohet një forcë që nxitet nga besimi, ndërsa jetohet nga frymëzimi në përditshmërinë tënde. E kur mendimi arriti të frymëzohet që të veprojë, zemra ishte e gatshme t’i dalë në ndihmë. Deshi t’ia ofrojë këshillën kur e kërkon fjalën, e t’ia jap durimin kur goditet nga sprova.

Valët e sprovës e përcjellin zemrën kur dëshiron që zemrat tjera t’i zgjojë nga gjumi dhe kur do ujin t’ia jep zemrës së etur. Zemra që gjithnjë mbetet e bardhë, çdoherë bëhet cak i atyre që u pengon drita. Vështirë është të përshtatesh në errësirë kur me dritën ke jetuar. Rëndë është ta thuash gënjeshtrën, kur me të vërtetën e ke ndërtuar jetën. Ngase kur e do të mirën, ajo del prej teje, e kur atë ua dëshiron të tjerëve, jeton në zemrat e tyre.

Në çastin kur vuajtja do të të mbyll në vetvete, do të të bëjë me të fortë në ballafaqim me lotin. Derisa e fshin lotin, e shikon edhe derën e cila ta ofron zgjidhjen. Loti ndikon që prej momentit kur do të pikojë, do të arrijë që zemrën të ta pastrojë, e në shpirt plaga që hapet, do të bëjë që kohën do ta vlerësojë. Sërish ua jep nga një lule atyre që me gurë të godasin, i miri vetëm mirësinë e përhap në mesin ku jeton. Plaga pushon kur të pushojnë dhimbjet, kurse atë që e le në zemër vetëm dheu e merr.

Më e fortë se zemra e pastër as hekuri nuk është, ndërsa lumturinë e shijon vetëm zemra që fal. Nëse jeta të duket shkretëtirë, të mjafton edhe një pikë ujë syri për ta mbajtur të gjallë, vetëm se nevojitet që brumi të jetë nga besimi që lulëzon kur ujitet. Në zemër fut paqe që t’i shohësh mrekullitë në jetë, por kur amshueshmëria i zgjati duart për të ta rrëmbyer gëzimin, ta dhuroji sprovën për ta ndier qetësinë.

Blerim Muhaxheri

Burimi: albislam.com

0 2069

1. Sa herë është përmendur në Kuran emri i Allahut El Alim (I Gjithdijshëmi)?

– 350 herë.

2. Sa herë është përmendur ringjallja në Kuran?

– 1376 herë.

3. Cila ishte sureja që i zbriti në shpellë resulullahut, salallahu alejhi ue selem?

– Sureja el Mureslat.

4. Sa herë është përmendur Iblisi (shejtani) në Kuran?

– 11 herë.

5. Sa herë është përmendur Firaoni në Kuran?

– 74 herë .

6. Sa sure janë Mekase në Kuran?

– 86 sure.

7. Sureja Ankebut është Mekase apo Medinase?

– Mekase.

8. Sureja el Kasas është Mekase apo Medinase?

– Mekase.

9. Si quhet sureja Mekase e para sipas radhitjes së Kuranit?

– Sureja el Fatiha.

10. Cila janë dy suret që janë quajtur dy lulet e Kuranit?

– Sureja el Bekare dhe Ali Imran.

Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1189

Transmetohet nga Enes Ibn Maliku,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- tregon se Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: Allahu,- xhele ue ala!,- ka thënë:

يا ابن آدم ، إنك ما دعوتني ورجوتني غفرت لك ما كان منك ولا أبالي ، يا ابن آدم ، لو بلغت ذنوبك عنان السماء ، ثم استغفرتني غفرت لك ، يا ابن آدم ، إنك لو أتيتني بقراب الأرض خطايا ، ثم لقيتني لا تشرك بي شيئا ، لأتيتك بقرابها مغفرة

O biri Ademit! Përderisa ti më lutesh Mua dhe shpreson tek Unë, do t’i fali të gjitha mëkatet dhe aspak nuk mërzitem për këtë. O biri Ademit! Nëse mëkatet e tua arrijnë kupën e qiellit, e pastaj ti kërkon falje (bën istigfar) prej Meje, Unë do t’i falë mëkatet. O biri Ademit! Nëse më vjen tek Unë me mëkate sa madhësia e tokës, por më takon Mua pa më bërë asgjë shirk, atëherë Unë do të vijë me po aq falje.”

(Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është hasen sahih).

Dije vëlla i nderuar, se pêrderisa ti i lutesh Allahut me sinqeritet, t’i do të dalësh fitues, dhe do të fitosh njêrën nga kêto tre gjërat:

1. Ose do të jap Allahu atë për të cilën e ke lutur.

2. Ose do të largojë njê bela(sprovë) për aq sa ka qenë lutja dhe istigfari jotë.

3. Ose do ta vonojë lutjen dhe istigfarin tënd deri në ditën e gjykimit, atë ditë ku do të jemi mêse të nevojshëm pêr faljen dhe mëshirën e Allahut.

Husejn bin Muhamed esh Shemri.

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 979

HADITHI:

Ebu Sarmete, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të: “Kush e dëmton një musliman Allahu do ta dëmtojë atë, dhe kush ia vështirëson një muslimani Allahu ia vështirësojë atij (punët).”[1]

KOMENTI:

(Kush e dëmton një musliman) Pra, kush i shkakton dëm atij. Nuk lejohet që muslimani ta dëmton vëllain e tij musliman, nëse e dëmton, pra, nëse i shkakton dhimbje më trupin e atij, në pasurinë, Allahu atë do ta dëmton si ndëshkim dhe dënim për të dhe e ndihmon robin e Tij i cili është dëmtuar. Që vlen si një kërcënim i madh se nuk lejohet për muslimanin ta dëmton vëllain e tij musliman me çfarëdo lloji i dëmit të jetë, bile ka thënë: “S’ka dëm e as dëmtim.”

Obligim për muslimanin karshi vëllait të tij është që t’i sjell atij dobi dhe mirësi, e nëse është e kundërta e i shkakton atij dëm, kjo gjë bie ndesh me vëllazërinë islame.

(Kush ia vështirëson një muslimani Allahu ia vështirësojë atij) pra, kush ngarkon një musliman me vështirësi, Allahu do e ngarkon atq me vështirësi në shenjë shpërblimi, sepse shpërblimi është sipas llojit të veprës.

Në këtë hadith është një kurajo për të qenë i butë me vëllezërit muslimanë, që të mos ua vështirëson atyre, sidomos nëse posedon pozitë, më herët e kemi përmendur hadithin ku i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “O Allah kush merr një përgjegjësi për një çështje të umetit tim, e ua vështirëson atyre, Ti vështirësoja atij.”[2]

Nëse njeriu gëzon pozitë sunduese nuk duhet që t’ua vështirëson atyre që i ka ndër përgjegjësi, por duhet të jetë i butë, sepse vështirësia është e dëmshme për vëllain tënd musliman.

Kështu që ky hadith tregon që shpërblimi është sipas llojit të veprës, dhe është një ndalesë e dëmtimit të muslimanëve, njashtu ndalesë për të bartë vështirësi për muslimanët dhe flet për pëlqyeshmërinë e të qenit i butë me muslimanët.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I TRIDHJETË E NJË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] 1. E shënon Ebu Davudi me numër (3635). Tirmidhiu me numër (1940). Ibn Maxheh me numër (2385). Ahmedi në (Musned-in e tij, 3/453). Tirmidhiu e vlerësoi hadithin të mirë-hasen. Këtë hadith ibnul Katani e vlerësoi të dobët, sepse ai e sheh Lu’lueh të dobët, sepse ibn Hibani është veçuar me transmetimin prej tij. Shiko gjithashtu (Irva el Galil) të shejh Albanit (3/413-414).

[2] 2. E shënon ibn Maxheh me numër (2384). Ahmedi në (Musned-in e tij, 5/326-327) Shejh Albani e vlerësoi sahih në librin e tij (Irva el Galil, 3/408-413) 3. E shënon Muslimi me numër (1828).

0 1719

Një lutje madhështore profetike:

Profeti Muhamed, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, i tha Shedad b. Eusit:
“Shedad, kur të shohësh se njerëzit kanë grumbulluar arin dhe argjendin si thesarë të tyre, le të jenë këto fjalë thesari yt:
“O Allah, më jep qëndrueshmëri në fe,
Vendosmëri në punë të mira,
Punë që sjellin mëshirën Tënde,
Më jep faljen Tënde,
Më mundëso të të falënderoj për begatitë,
Të të adhurojë mirë,
Më jep zemër të shëndoshë,
Gjuhë të sinqertë,
Me jep të mirat që Ti i di,
Më mbroj nga të këqiat që Ti i di,
Kërkoj faljë nga ato (mëkate) që Ti i di,
Vërtet Ti i di të fshehtat.”

Silsiletul ehadithisahiha 3228
Përktheu: Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

0 3285

Pyetja: A është i vlefshëm gusli për namazin e xhumasë, nëse ai bëhet në mbrëmjen e së premtës, gjegjësisht para agimit të ditës së premte?!

Përgjigje: Jo, nuk është i vlefshëm! Ngase larja (gusli) për Ditën e Xhuma nuk është valid përpos nëse bëhet pas lindjes së diellit, respektivisht në mes të lindjes së diellit dhe agimit. E nëse lahet (merr gusul) në mes të kohës pas agimit dhe para lindjes së diellit, sërish vlefshmëria e tij është diskutabile për mua, ngase dita shikuar në aspektin sheriatik, fillon me lindjen e agimit dhe merr fund me perëndimin e tij, kurse shikuar në aspektin astronomik, dita fillon me lindjen e diellit dhe përfundon me perëndimin tij, kurse dita duhet të shikohet sipas aspektit sheriatik, e jo sipas atij astronomik. Po ashtu – sa i përket kohës në mes të agimit dhe lindjes, duhet të kihet parasysh se, ajo është kohë për namazin e sabahut, e nuk ka ndonjë rekomandim sheriatik që në atë kohë të shkohet për namaz të xhumasë, ngase ajo është kohë e namazit të sabahut. Ai që lahet (merr gusul) pas lindjes së diellit, e ka qëlluar sunnetin, i është përgjigjur urdhëresës fetare dhe nuk ka kurrfarë problemi, ndërsa në mes të lindjes së agimit dhe lindjes së diellit është çështje diskutabile, kështu që më e sigurtë është që të mos lahet përpos se pas lindjes së diellit.

Shejh Muhamed Ibn Salih El-Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, “Mexhmu El-Fetava ve’r-Risail”, libri: “Namazi i Xhumasë”, vëllimi: 16.

Përktheu dhe përshtati nga gjuha arabe: Amir Shabani

NA NDIQNI NË