Arhiva MujoreMarch 2018

0 4052

Një pjesë nga libri i Ibn Tejmijes “Kundërshtimi ndaj logjicistëve grekë” (versionin e shkurtuar nga Sujuti)

“Unë gjithnjë e kam ditur se për logjikën greke nuk ka nevojë i menquri e as nuk e merr vesh atë torollaku. Kurse propozicionet e saja i konsideroja të vërteta, pasi pata parë saktësinë e shumë prej tyre, kurse më pastaj mu bë e qartë gabimi i disa nga propozicionet e saja, dhe pata shënuar diç në lidhje me këtë.

Kur kam qenë në Aleksandri, takova një person dhe vërejta tek ai një madhërim për filozofët, duke e stërmadhuar vlerën e tyre e duke i pasuar ata qorrazi, kësisoj unë i përmenda atij diç nga çfarë ata e meritojnë; nga injoranca e lajthitja që kanë, dhe kjo bëri që të shënoj në një ndejë -ndërmjet drekës dhe ikindisë- përmbajtjen e ligjëratës sime mbi logjikën në atë kohë, ndërsa ky nuk ishte qëllimi im, sepse qëllimi im ka qenë për atë çfarë kam shënuar ndaj tyre në lidhje me metafizikën (temat që kanë të bëjnë me Zotin e atributet e Tij), dhe e kuptova se shkaku i gabimeve që ata kanë rënë në çështjet metafizike ka qenë nga bazat e gabuara logjike që ata i kanë vendosur, siç është pikëpamja e tyre se esencat janë të formuara nga atributet të cilat ata i quajnë atribute esenciale apo qenësore; kufizimi i tyre i rrugëve të arritjes së diturisë në përkufizime e silogjizma të cilat ata i kanë zhvilluar; teorinë e tyre të definicionit me të cilën formohen konceptet dhe teorinë e tyre të silogjizmit dhe formave të tij.
Kështu, disa persona dëshiruan të regjistrojnë atë çfarë thash në atë rast mbi logjikën, dhe u dhashë atyre leje për këtë, sepse kjo hap portën e njohjes së vërtetës, megjithëse kundërpërgjigjja ndaj tyre kërkon shumwfish nga ajo çfarë kam përmendur aty.

Dije se ata e kanë ngritur logjikën mbi teorinë e përkufizimit, e llojeve të tij, dhe mbi silogjizmin demonstrativ dhe llojet e tij.
Kanë thënë:Dituria është ose koncept (nocion) ose gjykim. Mënyra se si arrihet tek koncepti është përkufizimi, ndërsa mënyra se si arrihet deri te një gjykim është silogjizmi.
Andaj ne themi:Diskutimi sillet rreth katër pikave, dy prej tyre janë gjykime mohore e dy janë pohore.
E para, nga dy të parat, ka të bëjë me pikëpamjen e tyre se koncepti nuk mund të formohet veçse me përkufizim, ndërsa pika e dytë ka të bëjë se asnjë gjykim nuk mund të arrihet (saktësia apo pasaktësia sh.p) veçse me anën e silogjizmit.
Kurse dy pikat e dyta (pohore):e para:Ka të bëjë me atë se përkufizmi e përfton diturinë mbi konceptet dhe, e dyta, silogjizmi përshkrues e ai demonstrativ, e përftojnë diturinë mbi gjykimet.

PIKA E PARË:Në lidhje me pikëpamjen e tyre se koncepti arrihet veçse me përkufizim, diskutimi për këtë do zhvillohet në disa pika:

E para:Dihet se ai që thotë një mohim, për të duhet të sjellë një provë, sikurse edhe ai që bën një pohim. Ndërsa të bëhet një mohim, pa pasur dije për të, i bjen të flasësh padije! Thënia e tyre:”Nuk formohen konceptet veçse me përkufizim !” është një gjykim mohor, dhe s’është gjykim aksiomatik (vetargument sh.p), dhe përderisa është kështu, nga e morën ata këtë?! Pasi që kjo është një deklaratë pa argument -dhe kjo është pikënisja apo gurthemeli mbi të cilën ata e kanë ngritur logjikën- si mundet një deklaratë pa fakte të jetë bazë e peshorës së diturisë dhe të asaj që ata e pandehin se ajo (logjika) na qenka instrument që po e mbroka të menduarin nga rrëshqitja?!!

E dyta: Është të thuhet: me përkufizim ndonjëherë kihet për qëllim vetë gjëja e përkufizuar, por këtë nuk e kanë për qëllim ata në këtë rast. Gjithashtu me përkufizim synohet deklarata (formulimi) që vë në pah esencën e të përkufizuarës dhe është shkoqitje e asaj që emri (i asaj gjëje sh.p.) e tregon në mënyrë të përgjithwsuar.
Atëherë themi:Duke qenë se përkufizimi është deklaratë (formulim) e përkufizuesit, atëherë përkufizuesi, ose e ka njohur të përkufizuarën me një përkufizim paraprak, ose pa të. Nëse është rasti i parë, atëherë diskutimi për këtë përkufizimin paraprak është identik sikurse për përkufizimin në fjalë, ndërsa kjo shpie në regres të pafundëm (ose në rrotullim pambarim), e në qoftë se është rasti i dytë, atëherë thyhet mohimi i tyre se nocioni nuk konceptohet veçse me përkufizim.

E treta:Të gjitha komunitet:shkencëtarët, teologët, zanatçinjtë etj, i dijnë konceptet e fushave të tyre pa u bërë ndonjë përkufizim. Dhe e realizojnë atë që e hasin në fushat e tyre të dijes e zanatit pa ndonjë përkufizim.
Dhe nuk gjejmë askënd nga prijësit e  lëmive shkencore që flasin me këto përkufizime: as prijësit e së drejtës sheriatike, as të gramatikës, as mjekësisë, as aritmetikës, as zanatçinjtë, ndonëse ata i konceptojnë termat e fushave të tyre shkencore.
Në këtë formë bëhet e qartë se ata nuk kanë nevojë për përkufizime për t’i formuar konceptet.

E katërta:Deri në këtë moment njerëzit nuk dijnë një përkufizim të qëndrueshëm që është në ujdi me principet e tyre.
Madje gjëja më e qartë termi “njeri” dhe përkufizimi i tij si “kafshë e arsyeshme” ka kritika të shumta të njohura, po kështu është edhe me përkufizimin e Diellit etj., saqë gramaticientët -pasi të mëvonshmit prej tyre kur iu futën teorisë së përkufizimit- kanë përmendur për emrin mbi 20 përkufizime, dhe çdonjëri pjej tyre është i diskutueshëm. Dhe usulistët (dijetarët e shkencës mbi bazat e fesë) kanë përmendur për analogjinë njëzet e ca përkufizime, dhe të gjitha, poashtu, janë të diskutueshme.
Shumica e përkufizimeve që janë të regjistruara në librat e filozofëve, mjekëve, gramaticientëve etj., janë të diskutueshme, vetëm pak prej atyre janë të pranueshme, dhe po të ishte se, konceptimi i gjërave është i kufizuar vetëm në përkufizime, atëherë i bie që deri në këtë moment njerëzit nuk paskan konceptuar asgjë nga këto gjësende!
Pasi që pa koncept s’ka gjykim, kur nuk formohet koncepti, nuk mund të bëhet edhe gjykimi, atëherë i bie se njerëzit nuk kanë ditur për shumicën e shkencave të tyre, e ky është sofizmi më i marrë!

E pesta:Konceptimi i esencës, sipas tyre, arrihet me anë të përkufizimit real, që përbëhet nga atributet e përbashkëta qenësore dhe dallimet specifike, dhe ky lloj përkufizimi është i përbërë prej gjinisë dhe dallimit specifik, e ky përkufizim, ose është i pamundur, ose shumë i vështirë për t’u bërë, siç edhe  vetë e kanë pranuar. Dhe si rezultat i bie që nuk është konceptuar ndonjë nocion, ose shumica e tyre, mirëpo përderisa nocionet janë të formuara, kjo dëshmon se formimi i nocionëve është i panevojshëm për definicione.

E gjashta: Përkufizimet sipas tyre mund të bëhen vetëm për realitetet e kombinuara, këto janë që kanë gjini dhe dallim specifik, kurse ato që nuk janë të kombinuara, këto janë që nuk mund të futen së bashku me gjëra tjera nën një gjini, siç e sjellin disa prej tyre shembullin e intelektit (arsyes), që s’ka ndonjë përkufizim, ndërsa ky është prej nocionëve të kërkuara tek ta, kështu bëhet e qartë pavarësia e nocionit për përkufizimin, madje duke qenë se njohja e këtij është e mundur pa përkufizim, atëherë njohja e këtyre llojeve është akoma më e mundshme, sepse këto lloje janë më afër realitetit objektiv dhe individët e tyre janë të njohur.
Po ashtu thonë: Gjykimi nuk kushtëzohet me konceptim të plotë, i cili arrihet me përkufizim real, por mjafton edhe një konceptim minimal qoftë edhe me një tiparë. Konceptimi i “arsyes” është i këtij lloji, dhe ky është një pranim nga ana e tyre se lloji i konceptimit nuk varet në përkufizimin real.

E shtata: Dëgjuesi i përkufizimit, nëse paraprakisht nuk i di fjalët e përkufizimit dhe domethëniet e tyre, nuk do të ketë mundësi ta kuptojë formulimin e përkufizimit, ndërsa dituria se një term tregon për një kuptim të caktuar për të cilin ai është vendos, i paraprinë konceptimi i kuptimit, e nëse ai e koncepton gjënë e emërtuar të atij termi e domethënien e tij, para se ta dëgjojë atë (përkufizim), atëherë s’mund të thuhet se e ka konceptuar vetëm përgjatë dëgjimit të përkufizimit.

E teta:Pasi që përkufizimi është deklaratë e përkufizuesit, e dihet që për konceptimin e domethënieve nuk janë të domosdoshme fjalët, sepse folësi mund ta konceptojë kuptimin e asaj që dëshiron ta thotë edhe pa e shqiptuar, po ashtu edhe bashkëbiseduesi mund ta bëjë këtë pa ia thënë një person tjetër. Si pra mund të thuhet, nuk konceptohen termat veçse me përkufizim?!

E nënta:Gjësendet e konceptuara ekzistuese, njeriu i koncepton ato, ose me shqisat e tij të jashtme, siç është konceptimi i shijes, ngjyres, aromës, dhe trupat e tyre, bartësit e këtyre tiparëve; ose me ndjesitë e brendshme siç janë:uria, dashuria e urrejtja, kënaqësia e dhimbja etj., të gjitha janë të panevojshme për definicion.

E dhjeta:Ata e pranojnë edhe vetë se disa nocione janë fakte në vetvete (aksiomatike) dhe nuk kanë nevojë për përkufizim, atëherë u thuhet: të qenët e një njohurie aksiomatike ose e argumentueshme është relative, ngaqë ka mundësi të jetë e argumentueshme te një person, aksiomatike te një tjetër, sepse tek ai mund të ketë arritur në mënyra të ndryshme: duke e parë atë, apo i është transmetuar nga një grup personash, apo me dëshmi tjera plotësuese. Njerëzit dallojnë në aftësinë e perceptimit të gjërave jashtëzakonisht shumë, mund të bëhet aksiomatike te ky, e jo tek ai tjetri, për shkak të rrugëve që i ka arritur këtij ajo njohuri, dhe kësisoj ai s’ka nevojë për përkufizim.”

Burimi:جهد القريحة في تجريد النصيحة  “fq:27-31 / albislam.com

Përktheu:Kastriot Mazreku, korrik 2017

0 2662

O Allah! unë i bëra vetes sime shumë padrejtësi, e nuk i fal mëkatet kush tjetër pos Teje, më fal mua me falje nga Ti, e më mëshiro, vërtet Ti je Falësi, Mëshiruesi.[1]

اللَّهُمَّ إِنِّي ظَلَمْتُ نَفْسِي ظُلْمًا كَثِيرًا، وَلَا يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلَّا أَنْتَ. فَاغْفِرْ لِي مَغْفِرَةً مِنْ عِنْدِكَ، وَارْحَمْنِي إِنَّكَ أَنْتَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ

(Allahume ini dhalemtu nefsi dhulmen kethiran, ve la jegfiru dhunube il-la ente, fegfirli megfiraten min ‘indeke, verhamni, ineke entel Gafuru-r-Rahim)

Komentim i lutjes

Padrejtësi: është të vendoset një gjë jo në vendin e duhur. E që është disa kategorish; kategoria më e lartë është shirku, e që më pas vijojnë mëkatet e mëdha dhe ato të vogla.

Falje: mbulim dhe fshehje. Fjalë e marrur nga (el-megfireh); në origjinë është përkrenare, pjesë e hekurt e cila vëndohet në kokën e luftëtarit për t’u mbrojtur nga goditjet, pra, përdoret për t’u ruajtur e për t’u mbrojtur.

El-Gafur: është emër prej emrave të Allahut, që është një prej formave hiperbolistike, sepse Ai këtë e bën me robërit e Tij herë pas here, deri në pakufi. Ky emër ka kuptimin; Ai i Cili shpesh i mbulon mëkatet robërve të Tij besimtarë, dhe i tejkalon ato.

Er-Rahim: është emër prej emrave Fisnik të Allahut, që tregon për mëshirën e madhe, për butësinë me robërit e Tij besimtarë.

Mësimin e kësaj lutjeje që ia dha i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, Ebu Bekrit, është një shenjë e dhënies përparësi çështjes së ahiretit para çështjeve të dynjasë së përkohshme, kështu kjo lutje u veçua me namaz, sepse është më afër pranimit, sepse (namazi) është momenti i lutjes së njeriut drejtuar Krijuesit, sikur që nuk është e panjohur për ju se zgjedhja e kësaj lutje nga i dërguari drejtuar Dëgjuesit, të Afërtit është një argument për madhështinë e lutjes, për këtë, është më se e nevojshme që ne të jemi më të kujdesshëm në ndjekjen dhe pasimin e të dashurit tonë, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të.

Ky hadith është shumë me vlerë, kush persiatë dhe mediton mbi të  do t’i shfaqet pozita e lartë, sepse në të është pranimi i mangësië së madhe, është pohim se fundi absolut i takon Allahut të Madhëruar, është kërkim i faljes dhe tejkalimit që shpie në arritjen e kënaqësisë së përhershme.

Fjala e tij: “O Allah! unë i bëra vetes sime shumë padrejtësi”, është një pohim nga njeriu drejtuar Zotit për magësitë, duke vepruar gjëra për të cilat vlejnë dënime, dhe se njeriu nuk mbetet i pastër nga mangësia qoftë të jetë njeriu më besnik.

Fjala  tij: “shumë padrejtësi”, e vërtetoi atë me përdorimin e infinitivit duke e përshkruar atë, që tregon për përulësinë e modestinë e madhe karshi Zotit, të Lartësuar dhe pa te meta është Ai.

Ky është një mësim për lutësin, ngaqë ai duhet të tregohet më i përulur dhe më modest ndaj Zotit në momentin që lutet, kjo formë është më afër përgjigjes, vlerësohet dhe shpërblehet më shumë.

Njashtu është argument se njeriu duhet dhe e ka për detyrë të jetë i kujdesshëm me Zotin e tij në çdo çast, edhe nëse ky njeri ka arritur në gradë të lartë të adhurimit, ngaqë edhe vetë Ebu Bekri, me gjithë pozitën e tij në islam, nuk shpëtoi pa kërkuar falje nga Zoti i Madhërishëm, e që ne jemi më primarë se ai për kërkim falje.

Fjala  tij: “e nuk i fal mëkatet kush tjetër pos Teje”, që domethënë; s’ka mundësi askush tjetër t’i mbulon mëkatet, e t’i falë, përpos Teje, i Vetmi je Ti. Ky është një lloj i konfirmimit të njëshmërisë së Allahut, dhe se falja fitohet vetëm se prej Tij.

Fjala  tij: “më fal mua me falje nga Ti, e më mëshiro”, forma e pashquar e fjalës (me falje) ngaqë kërkohet falje e madhe, që nuk ka fund, dhe e përshkroi se është prej Allahut që të tregon madhështinë e faljes, sepse çdo gjë që është prej Allahut nuk mund të përkufizohet me përshkrim, gjithashtu  është shenjë se kërkimi i faljes është dhunti për të, e që nuk i paraprinë  ndonjë sebep i njeriut qoftë vepër e mirë apo diç tjetër.

Që nënkupton: Më dhuro falje si shenjë e vullnetit Tënd, edhe nëse unë nuk jam meritor me punët e mia, për këtë edhe u aneksua fjalia “nga Ti”, andaj ajo falje është më e madhe e gjithëpërfshirëse, ngase indhurata më e madhe është nga madhështia e Dhuruesit.

Më herët u përmend: “unë i bëra vetes sime shumë padrejtësi”, që është një pohim i mangësisë nga kërkimi i faljes, më fal mua; është një edukatë shembullore, sikur që thanë prindërit tanë: Ademi dhe Hava: “Ata thanë: “O Zoti ynë! Na vetes i kemi bërë dëm; e nëse Ti nuk na falë dhe nuk na mëshiron, na do të jemi nga ata që janë të humbur”.” Sureja Araf, ajeti 23.

Gjithashtu, nuk është e panjohur për ju, renditja e bukur e këtij hadithi, pasi që filloi me pohim të mëkatit, më pas përmendi njëshmërinë, e më pas kërkimin e faljes; pasi që pohimi i mëkatit është më afër faljes, dhe lavdërimi i Zotit ashtu siç i takon, është më e shpresuar që lutja e tij të jetë më e pranuar.

Fjala e tij: “vërtet Ti je Falësi, Mëshiruesi”, vetëm Ti, Ti je falësi; flet për arsyen, pra; më fal mua, më mëshiro sepse ai i cili të lutet o Zot, ai i cili Ty të drejtohet, dhe kërkon falje e mëshirë, Ti e fal dhe e mëshiron, sepse Ti fal shumë, mëshiron shumë.

Kjo lutje përfshinë dy lloje të lutjes me të cilat robi i drejtohet Allahut:

  1. Lutja duke përmendur padrejtësinë e vetes, mangësinë e dobësinë e tij, dhe është një formë e afrimit tek Allahu të cilën Ai e do.
  2. Lutja dhe afrimi tek Allahu me emrat e Tij të bukur. Shihet qartë përfundimi i bukur në këmbim me lutjen dhe kërkesën e parashtruar (më fal mua) që i përshtatet (Falës), dhe (Mëshiruesi) i përshtatet (më mëshiro), që është në pajtim me urdhrin e Allahut të Lartësuar: “Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj thirreni Atë me to (dhe lutjuni).” Sureja Araf, ajeti 180.

Kirmani ka thënë: “Kjo lutje është një aforizëm, sepse shpreh pohimin e mangësisë së skajshme, dhe kërkimin e kënaqësisë më të përsosur. Kështu që falja sjell mbulim dhe fshirje të mëkateve, dhe mëshira sjell mirësitë. S’ka dyshim e as dilemë se mëshira e Allahut është një prej atributve të Tija madhështore, që i përkasin madhërisë së Tij, e që prej efekteve e gjurmëve të saj  është arritja e mirësive dhe largimi i fatkeqësive. E para është kërkim i shpëtimit nga zjarri, ndërsa e dyta kërkim i hyrjes në xhenet, e ky është fitimi më i madh. Ngjashëm me këtë lutje, në kërkim të këtyre kërkesave e synimeve është përmendur në fjalën e të dërguarit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të: “Lutja më e sukseshshme është që njeriu të thotë: O Allah! Ti je Zoti im e unë jam robi Yt, unë i bëra vetes sime padrejtësi, dhe unë e pranoj mëkatin tim, o Zot më fal mua mëkatin tim, vërtet Ti je Zoti im, e nuk ka kush i fal mëkatet pos Teje.”[2]

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] Shënon Buhariu dhe Muslimi, Buhariu dhe numër, 834. Muslimi me numër, 2705.

[2] E shënon Ahmedi (16/401) me numër (10681) ngjashëm me të edhe Taberani në (Mu’xhem el kebir, 3/295) me numër (3449), Buhariu në (El edeb el mufred, f. 232). Shejh Shuajb  Arnauti në shënimet e tija mbi librin (Musned, 16/401) ka thënë: Zingjiri i këtij hadithi është autentik, personat janë të besueshëm, janë transmetuesit e përmendur në Sahih, përveç Amr ibn Asim.

0 1170

Transmetohet nga Ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: Ishim me të Dërguarin e Allahut,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- dhe tha:

يَا مَعْشَرَ الشَّبَابِ مَنْ اسْتَطَاعَ منكُم الْبَاءَةَ فَلْيَتَزَوَّجْ ، فَإِنَّهُ أَغَضُّ لِلْبَصَرِ ، وَأَحْصَنُ لِلْفَرْجِ ، وَمَنْ لَمْ يَسْتَطِعْ فَعَلَيْهِ بِالصَّوْمِ فَإِنَّهُ لَهُ وِجَاءٌ

“O ju të rinj! Kush prej jush ka mundësi të martohet, le të martohet. Sepse, martesa është mburojë për syrin dhe pastërti (ndershmëri) për organin gjenital (mbrojtje nga haramet). Ndërsa, Ai i cili nuk ka mundësi të martohet, le të agjërojë, sepse agjërimi është mburojë për të.”

Në këtë hadith mësojmë dy dobi madhështore prej shumë dobive të agjërimit, e ato janë:

1. Ruajtja e shikimit dhe

2. Ruajtja e ndershmërisë së organit.

Shejh Uthejmini, rahimehullah

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1078

HADITHI:

Muadh ibn Xhebeli, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush nënçmon vëllain e tij për mëkatin që ka vepruar, nuk do vdes derisa vet ta ketë vepruar.”[1]

KOMENTI:

Pra, duke nënvlerësuar vëllain e tij për mëkatin që ka vepruar, duke përmendur mëkatin e tij, duke qenë për të obligim mbulimi duke e këshilluar, por, nëse e nënçmon, e nënvlerëson, dhe e refuzon për mëkatin që ka vepruar, Allahu do ta sprovon që vetë ai të bie në mëkatin e njejtë si lloj dënimi mbi të.

Kështu që ky hadith flet për ndalesën e nënçmimit të muslimanëve me mëkatet që ata i veprojnë, e duke përmendur të metat e tyre.

Obligim i muslimanit është që të mbulon të metat e muslimanit, i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të ka thënë: “Kush e mbulon një musliman Allahu e mbulon atë në dynja e në ahiret.”

Pra, e këshillon duke treguar butësi e mëshirë ndaj tij.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I TRIDHJETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Tirmidhiu me numër (2505) dhe ka thënë: “Ky hadith është “Garib” dhe zingjiri i transmetimit nuk është i plotë, dhe Halid ibn Midan nuk e ka arritur Muadh ibn Xhebelin.” Ibn Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij (El Meuduat, 3/277) thotë: “Ky hadith nuk është i vërtetë të jetë fjalë e të dërguari të Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem.”

0 6866

Me të vërtetë lavdia i takon Allahut, Atë e falënderojmë, prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje. Kërkojmë prej Allahut të na mbrojë nga sherri i vetes tonë dhe të këqijat e veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu, s’ka kush e devijon dhe atë që e devijon, s’ka kush e udhëzon.

Dëshmoj se nuk ka Zot që meriton adhurimin, përpos Allahut, të vetmit të pa shoq, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Allahut

O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)! “ Ali Imran 102

O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju. “ Nisa 1

O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thuani fjalë të drejta. * Ai (All-llahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh “ Ahzab 70, 71

Fjala më vërtetë është fjala e Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i të dërguarit, salAllahu alejhi ve selem, veprat më të këqija janë të shpikurat, e çdo vepër e shpikur (në fe) është risi (bidat) e çdo bidat shpie në Zjarr.

Allahu i Madhëruar në Kuranin Famëlartë ka thënë:

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱجۡتَنِبُواْ كَثِيرٗا مِّنَ ٱلظَّنِّ إِنَّ بَعۡضَ ٱلظَّنِّ إِثۡمٞۖ وَ لَا تَجَسَّسُواْ وَلَا يَغۡتَب بَّعۡضُكُم بَعۡضًاۚ أَيُحِبُّ أَحَدُكُمۡ أَن يَأۡكُلَ لَحۡمَ أَخِيهِ مَيۡتٗا فَكَرِهۡتُمُوهُۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ تَوَّابٞ رَّحِيمٞ ١٢

“O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.“ Huxhurat: 12

Edukimi Kuranor është edukimi më i mirë, sepse janë këshillat hyjnore, fjalët e Allahut të Madhëruar, të Gjithëdijshmit, i Cili i di krijesat e Tij në hollësi.

Në këtë Ajet Allahu i Madhëruar na bën vërejtje që të kemi kujdes nga paragjykimet, pasi që njeriu në të shumtën e rasteve kur paragjykon më tepër gabon dhe bie në situatë jo të lakmueshme, kështu që bën mëkat. Poashtu në vazhdim, Allahu i Madhëruar na bën vërejtje nga spiunimi. Ndalon nga ky veprim i shëmtuar që nuk i ka hije besimtarit. Gjëja tjetër që na e tërheqë vërejtjen është përgojimi gjegjësisht gibeti.

Gibet është: kur njeriu flet për vëllanë e vet atë që ai nuk dëshiron.

Se sa me pasoja të këqia është gibeti, Allahu i Madhëruar tregon në vazhdim të ajetit ku thotë:

أَيُحِبُّ أَحَدُكُمۡ أَن يَأۡكُلَ لَحۡمَ أَخِيهِ مَيۡتٗا فَكَرِهۡتُمُوهُۚ  

“A mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni!“

Pra, përgojimi është si me hëngër mishin e vdekur të vëllaut.

Ky përshkrim, kjo vërejtje duhet të ndikojë në veten tonë, në ndërgjegjen tonë dhe shpesh duhet ta përkujtojmë veten me këtë ajet ashtu që njeriu ta frenojë veten nga rënia në këtë mëkat. Ta kontrojë veten në bisedat e tija që të mos flet për të tjerët biseda që mundë të kalojnë në përgojim.

Ebu Hurejreja përcjellë se i dërguari, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë:

A e dini se çfarë është gibeti? Kanë thënë: Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë. Ka thënë: “Përmendja e vëllait tënd me atë që ai e urrenë.” Të pranishmit kanë pyetur: çfarë thua për atë që e them siç është te vëllau im? Nëse e përmendë me atë që e ka, e kë përgojuar, e nëse nuk e ka, ke shpifur për të.” Muslimi

Poashtu Ibn Abasi përcjell se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kur kam udhëtuar në natën e Israsë (Miraxhit), kam shikuar kah xhehenemi dhe i kam vërejtur disa duke ngrënë kufoma. Pyeta: Kush janë këta o Xhibril? Tha: Këta janë ata që e kanë hëngër mishin e njeriut. Ahmedi

Aisheja – Allahu qoftë i kënaqur me të – i ka thënë të dërguarit, salAllahu alejhi ve selem, për Safijen: Mjafton që ajo është e shkurtë (duke bërë me shenjë me dorën e saj). I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, i ka thënë: e ke thënë një fajlë që po të hudhej në det, do tia kishte ndryshuar shijen.

Një sahabi i quajtur Maiz kishte berë imoralitet dhe atë e gurëzuan. Duke u kthyer nga gurëzimi, pejgamberi salallahu alejhi ve selem ndëgjon dy veta që po flisnin kundër Maizit. Njëri prej tyre kishte thënë: A nuk e pe këtë që ia kishte mbuluar Allahu, por nuk e la ndërgjrgjja derisa erdhe dhe u gurëzua si një qen. Duke ecur pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem kalon pran një gomari të ngordhur. Pastaj pejgamberi tha: Ku është filani dhe filani? Ata pasi paraqiten, I dërguari salallahu alejhi ve selem u thotë: zbritni dhe hani nga kjo coftinë!  Ata thanë: o pejgamber i Allahut, po kush e ha këtë? Tha: Atë që e bëtë ndaj vëllaut juaj pak më parë është më e keqe se ta hashë këtë.

Vëllezër të nderuar besimtarë, andaj  i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, na ka thënë: “Kush e ruan atë që ka mes mjekrës dhe mustaqeve dhe atë që ka mes këmbëve (moralin), unë ia garantoj xhenetin.”

“Allahu thërret për në xhenet dhe e udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.”

Hytbeja e dytë

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, salavatet dhe përshëndetjet tona qofshin për pejgamberin Muhamedin, për familjen e tij, për sahabët e tij dhe për të gjithë ata që e vijojnë rrugën e tij.

إِنَّ ٱللَّهَ وَمَلَٰٓئِكَتَهُۥ يُصَلُّونَ عَلَى ٱلنَّبِيِّۚ يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ صَلُّواْ عَلَيۡهِ وَسَلِّمُواْ تَسۡلِيمًا ٥٦

Innall-llahu ve melaiketehu jusal-lune alen-nebijj, ja e juhel-ledhine amenu sal-lu alejhi ve sel-limu teslima

“Eshtë e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.”

Të nderuar vëllezër besimtarë

Gibeti – përgojimi i zhduk veprat e mira që i ka bërë njeriu. Ato vepra të mira janë shumë të nevojshme në Ditën e Gjykimit. Humbja e tyre mund të shkakojë pasoja të mëdha dhe fatale në ditën kur peshohen veprat, pasiqë mundë të ndodhë që në mungesë të një vepre të mirë të mbetet njeriu pa hyrë në xhenet.

Ky fakt duhe të na stimulojë që të kemi kujdes me gjuhët tona.

Një dijetar e ka dhënë një ilustrim të mrekullueshëm në lidhje me përgojimin dhe zhdukejn e veprave. Ai ka thënë se po të tërhiqte banka para prej secilit që përgojon, me siguri njerëzit do të ishin më të përmbajtur në këtë aspekt. Mirëpo, veprat e mira në ditën e kijametit janë me më shumë vlera se paratë në dynja.

E lusim Allahun që të jap moral të mirë dhe të na frymëzojë të falsim çdo herë fjalë të mira.

Lutje

  • O Zot ynë, na jep në dynja të mirën dhe në Ahiret të mirën dhe na mbro nga zjarri i xhehenemit.
  • O  Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët në ditën e llogarisë.
  • O Zot ynë, jepja shpirtërave tanë devoshmërinë dhe pastroi se Ti je më i miri që i pastron, Ti i ke në kujdes dhe je miku më i mirë i tyre.
  • O Allah, na bëj ta shohim të vërtetën dhe na furnizo me pasimin e saj  dhe na bëj ta shohim të kotën dhe na furnizo t’i largohemi asaj.
  • O Allah, fali besimtarët dhe besimtaret, muslimanët dhe muslimanet, të gjallët nga ata dhe të vdekurit.
  • O Allah forcoe islamin dhe muslimanët dhe shkatëroi shirkun dhe mushrikët.
  • Subhane rabbike rabbel-izeti amma jesifun, ve selamun alel-murselin, vel-hamdu lilahi rabil alemin.

Përgatiti: Hoxhë Ali Shabani

Burimi: albislam.com

0 1190

1. Transmeton Kasim Ibn Ma’n se Imam Ebu Hanife, rahimehullah, e kaloi natën në namaz duke përsëritur ajetin;
Por jo, afati i tyre është kijameti, e kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur.” (El Kamer; 46).
E përsërsiste shpesh dhe qante.
Pyetja; Saherë e kemi lexuar ne këtë ajet Kur’anorë dhe fare nuk jemi ndikuar dhe nuk kemi qajtur!?
Tarih Baghdad; 15/489

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Që të mos kaloni kufirin në drejtësi (matje).” (Err Rrahman; 8).

Ji i drejtë o biri Ademit, ashtu siç dëshiron të jenë të tjerët të drejtë me ty dhe mbaje premtimin ashtu siç ke qejf të tjerët ta mbajn premtimin dhe emanetin që ua ke lënë.
Drejtësia e përmison gjendjen e njerëzve dhe shoqërisë në përgjithësi.

Katade , rahimehullah Ed durur el Menthur; 7/692

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E edhe gruaja e tij, ajo që barti dru (ferra).” (El Mesed; 4).

Është mësim për çdo kënd që merr pjesë në të bërit padrejtësi dikujt apo në të bërit armiqësi dikujt.

Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah Mexhmu’ul Fetava; 16/603

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Thuaj: “Mbështetem në Zotin e njerëzve!” (En Nas: 1).

Është e njohur se Allahu është Krijues i të gjitha krijesave, por tha Zotin e njerëzve, si argument i nderimit dhe dallimit të njerëzve nga krijesat tjera.
Kurse, kërkimi i mbrojtjes erdh nga e keqja dhe sherri i atyre që bëjnë cytje në trupat dhe zemrat e njerëzve.

Sheukani, rahimehullah Fet’hul Kadir; 5/642

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.” (Felek: 3).

Allahu ka urdhëruar që të kërkojm mbrotje prej të keqes së asaj që ka krijuar, e veçoi natën, ngase shumica e mëkateve kryhen natën, shumica e vjedhjeve kryhen natën dhe shejtanët shpeshtohen dhe lëvizin më shumë natën.
Dijetarët kanë thënë; Sihri që më së shumti lë gjurmë dhe e mundon njeriun është në mbrëmje apo në orët e vona të natës.

Dr. Omer el Idë

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1307

1: Emri i tij: Ebu Bekër Ahmed Ibën Ali Ibën Thabit El Hatib el Bagdad, Allahu e mëshiroftë (El Ensab: 5/166)

2: Lindja e tij: Hatib el Bagdadi lindi ditën e enjte, muaji Xhumadel A’hireh, në vitin 392Hixhrij. (El Ensab: 5/166, Vefejat el A’jan: 1/93). Babai i tij ishte prej dijetarëve dhe ishte hatib(ligjerues në ditën e xhumasë) në xhaminë e fshatit. Hapat e parë të diturisë i mori nga babai i tij Ahmedi në lëmin e Fikhut në moshën 11vjeçare. Kur i mbushi 20vite, Hatib el Bagdadi shkoi në Basra për të kërkuar dituri, e më pastaj pas tre viteve, kur i mbushi 23vite, ai udhëtoi drejtë Nisaburit dhe disa vende tjera për të kërkuar dituri. (Es Sijer: 18/271).

3: Mësuesit më të njohur të Hatib el Bagdadit: Babai i tij ishte mësuesi i parë. Pastaj tre më kryesorët pas babait të tij, ishin: Ebu Nuajm el Asbahani, Kadi Ebu Bekër el Hajrij, Ibën Ebil Feuaris, Burkani, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Et Thekiretu: 3/1136).

  1. Nxënësit e tij më kryesorê ishin: Burkani(në fillim ishte Hoxha dhe mësuesi i Hatib el Bagdadit, por më vonë u bë nxênësi i tij), Ebu Abdilah el Humejdij, Ibën Makula dhe Ibën Ekfani, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Et Tedhikiretu: 3/1136).

5: Akideja e Hatib el Bagdadit: El Mualimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ” Akideja e Hatib el Bagdadit ishte(selefije) Akideja e cila i kundërshtonte të gjitha Akidet e bidatgjive.” (Et Tenkil: 1/127).

6: Medh’hebi i Hatib el Bagdadit:

Hatib el Bagdadi i takonte apo ishte ndjekës i Medh’hebit Shafi’i. (Tabakat esh Shafi’ije të Isneviut: 1/201, Tabakat esh Shafi’ije të Ibën Kadit: 1/254).

7: Fjalët e dijetarëve pêr Hatib el Bagdadin:

Ibn Halkan, ka thënë: ” Ka qenë prej hafizave më të fortë në kohën e tij, dijetarë i thelluar nê dituri, kohën e tij e kaloi në shërbim të dinit të Allahut, dhe shkroi afro 100 tituj librash(njê titull i librit nga to ishte, 5 deri 20vëllime).” (Vefejatul A’jan: 1/92).

Hafidh edh Dhehebiu, ka thënë: ” Hafiz dhe zotërues i madh i diturisë, imami dhe muadithi i Shamit dhe Irakit në kohën e tij.” (Et Tedhkiretu: 3/1135).

Ibën Makula, ka thënë: ” Ishte i dalluar dhe i veçuar nê mesin e dijetarëve me hifzin e tij të fortë dhe njohjen e haditheve të pejgamberit alejhi selam, duke i klasifikuar ato në të vërteta, të dobëta, të shpikuar. Nuk ka pas Bagdadi dijetarë mê të madh pas Darekutnit sesa Hatib el Bagdadin.” (Tabakat esh Shafi’ije: 1/255).

8: Librat më të njohura të Hatib el Bagdadit: 1. El Kifaje fi ilm err rrivaje. 2. El Mutefik uel Mufterik. 3. Telhis el Muteshabih. 4. El Fekih Uel Mutefekih. 5. El Xhamiu Liahlak err Rravij Ue a’dab es Sa’mi. (Hedjetul A’rifin: 1/79, Es Sijer: 18/290, Nuz’hetun Nedhar: 16).

9: Vdekja e tij: Vdiq në vitin 463 Hixhrij. (Vefejatil A’lam: 1/92).

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË