Arhiva MujoreMarch 2018

0 1783

HADITHI:

Sehl ibn Sad, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Nxitimi është prej shejtanit.”[1]

KOMENTI:

Nxitimi: është të shpejtuarit në çështje, andaj besimtari nuk përshpejton në çështjet e tija, por i merr me kujdes, sepse përshpejtimi mund të shpie deri në dëm, sikur që thotë Allahu: “O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, analizoni mirë, për të mos i bërë dëm ndokujt nga mosdijenia, e të pendoheni pastaj për atë që keni punuar.” Sureja Huxhurat, ajeti 6.

Njeriu mund të nxiton, e që nxitimi të jetë për të dëshpërim, e po të kishte kujdes e të ishte i ngadalshëm në çështjet e tija do ishte më hajr për të, kështu që nxitimi është i nënvlerësuar, përveç se në adhurime, Allahu thotë: “Nxitoni kah falja e mëkateve nga Zoti juaj.” Sureja Ali Imran, ajeti 133.  Allahu thotë: “Bëni gara që të arrini tek falja e Zotit tuaj.” Sureja Hadid, ajeti 21.

Kështu që në adhurime nuk ka nevojë të ngadalëson, por kërkohet që të shpejton që të mos i ikin, ndëra punët tjera pos adhurimeve duhet të i kryen ngadalë e të mos shpejton. I dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka lavdëruar Eshexh Abdulkajs dhe i ka thënë: “Ti i ke dy cilësi që i do Allahu dhe i dërguari i Tij: butësia dhe maturia (i vetëpërmbajtur).”[2]

Butësia e kundërta e nevrikosjes.

Maturia: ngadalësia në vepra e mosnxitimi.[3]

Njashtu edhe në gjërat personale si shitblerja, raportet me të tjerët, që nëse je i ngadalshëm dhe i kujdesshëm është më mirë sesa të nxitosh.[4]

———————-

[1] E shënon Tirmidhiu me numër (2012). Bejhakiu në (Sunen el Kubra, 10/104) Shejh Albani e vlerësoi të mirë në librin e tij (Vargu i haditheve të sakta, me numër 1795).

[2] E shënon Ahmedi në (Musned-in e tij me numër 11175).

[3] Musa’b ibn Sad transmeton nga babai i tij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Ngadalshmëria në çdo gjë përpos në punët e ahiretit.” E shënon Ebu Davudi me numër (4810).

[4] Imam Ibnul Kajimi, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij (Er Ruh – Shpirti, 2/717-718) thotë: “Dallimi mes shpejtimit (el mubaderatu) dhe nxitimit (el axheletu) është: se shpejtimi është shfytëzimi i shansit në kohën e saj, duke mos e lënë qoftë edhe nëse nuk arrin në kohë e kërkon edhe më pas, kështu që nuk kërkon veprimin e gjërave pas apo para kohës së caktuar por në momentin që është koha e saj shpejton të vepron, po si luani që kërcen për ta kapur prenë e tij. Shembulli i tij është si ai i cili shpejton të vjel frytet në kohën kur ato piqen dhe janë gati për t’u vjelur. Ndërsa nxitimi është: dëshira për të marrë diç para kohës, ky person i shëmbëllen atij i cili i vjel frytet para kohës. Kështu që shpejtimi (el mubaderatu) është në mes dy veseve të këqija, njëra është: lënia dhe humbja. Dhe e dyta: përshpejtimi para kohe. Për këtë përshpejtimi llogaritet të jetë prej shejtanit, që është pakujdesi, shkujdes, fluturim që e pengon njeriun nga vendosmëria, qetësia e mprehtësia, duke i shkaktuar atij vendimin e gjëtave në vendin e gabuar, duke ia shoqëruar shumë të këqija, e duke e penguar nga shumë mirësi. Është shok i pishmanllëkut, shumë prej tyre që përshpejtuan vetëm se i kanë rënë pishman, sikur që edhe pëetacia është shok i humbjes apo përfundimit kohor.

—————————-

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I NJËZET E NËNTË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 1835

1. Në cilën sure gjenden të gjithë ajetet që flasin për trashigimin?

– Në suren Nisa.

2. Sa herë është përmendur në Kuran populli Themudit (aty ku kishte dërguar pejgamber Salihu alejhi selam)?

– 26 herë.

3. Në cilën sure është përmendur Haruti dhe Maruti (dy melaike) dhe Taluti e Xhaluti (dy zullumqarët )?

– Në suren el Bekare.

4. Në cilën sure të vetme është përmendur Dhulkarnejni tre herë?

– Në suren el Kehf.

5. Cila është gjëja që Allahu na ka lajmëruar në Kuran se dëmi është më i madh se dobia e tij?

– Alkooli.

6. Sa herë është përmendur fjala Iman (besim) në Kuran?

– 723 herë.

7. Cila është sureja që namazi nuk është në rregull pa leximin e saj?

– Sureja el Fatiha.

8. Cilët margaritarë janë cekur në Kuran?

– Ari, argjendi, diamanti.

9. Sa herë e ka cekur drejtësinë Allahu në Kuran?

– 109 herë.

10. Sa fjalë i ka Ajetul Kursij?

– 50 fjalë.

Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 2732

Letra e sulltan Sulejman Kanunit mbretit shiit (safevit) Tahmesab

“Sikur të kish mbetur në shpirtin tënd -të cilin e ka mbuluar degjenerimi – një grimcë burrërie e nderi, prej kohësh do ishe zhdukur.
Kam vendosur të zhvilloj luftë në Tibriz, me tërë përgatitjen time e të shtroj tendën në tokën perse.
Nëse ke vërejtur prolongimin e këtij plani, kjo ka ndodhur për shkak luftërave të mia triumfale kundër hungarezëve, françezëve, rusëve dhe Beogradit.
Përpara se të arrijnë legjionet e ushtrisë sime madhështore si malet e të shpërndahen në vendin tënd për të shfarosur familjen tënde, ule kokën, lere menjëanë kurorën siç bënë gjyshërit tu dhe mbështillu me rrobat e murgut.
Nëse vazhdon të hiqesh mendjemadh si faraoni dhe i marrë si Nemrudi duke ndjekur gjithnjë rrugën e hijeve, së shpejti do të dëgjosh vringëllimën e shpatave dhe ushtimën e topave.
Çasti yt do të vijë pa dyshim. Nëse futesh në tokë si milingona apo fluturon në qiell si bilbili, nuk shpëton dot prej meje dhe me ndihmën e Allahut do ta pastroj tokën nga ekzistenca jote”
Sulejman Han, Sulltani i Botës

Përktheu nga gjuha arabe: Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

0 1628

1. “Nuk ka asnjë të mirë në dorën e një njeriu të hidhur. Gjuha e ëmbël dhe zemra e zjarrtë, ju jep ëmbëlsinë me majën e gjuhës dhe ju tradhëton si një dhelpër.” – Shejh Muhamed ibn Salih El-Munexhid

2. “Sinqeriteti ndaj Allahut në vepra e shton suksesin tek njeriu dhe e shumëfishon shpërblimin.” – Shejh Dr. AbdulAziz Et-Tarifi

3. “Një nga obligimet më të rëndësishme të kohës që duhet të përsëritet në vazhdimësi është çështja e qëndrueshmërisë së personit në fenë e Allahut në kohë kur shtohen trazirat dhe luhatjet.” – Shejh Dr. Nasir El-Umer

4. “Vërtetë zemra bëhet më e ngurtë se guri kur largohet nga përmendja e Allahut.” – Shejh Dr. Salih El-Feuzan

5. “Respekti ndaj prindërve i shlyen mëkatet e mëdha.” – Ahmed ibn Hanbeli, Allahu e mëshiroftë

6. “Feja e têra është moral, andaj kush ta ka kaluar në moral, ta ka kaluar në fé. – Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë

7. “Hyrja në dynja është e lehtë, por të heqësh dorë prej saj është shumë e vështirë.” – Fudajl ibn Ajjad, Allahu e mëshiroftë

Përktheu dhe përshtati: Amir Shabani

0 836

Refuzimi i mësimeve me të cilat është dërguar Muhamedi (alejhi selam) te disa njerëz manifestohet përmes këtyre katër formave:

1. Mendimeve që nuk bazohen në argumete sheriatike.
2. Analogjisë jashtë rregullave të usuli fikhut-bazave të fikhut (rregullave të cilat nxirren dispozitat e sheriatit).
3. Shijeve (përjetime individuale) dhe ëndërrave, si bazë dispozitash.
4. Politikës dhe ligjeve që i kanë përpiluar njerëzit.

Përshtati nga Arabishtja Vedat Skenderi

0 1684

Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të!, ka thënë: I dërguari i Allahut vendosi dorën e tij mbi supin (krahun tim) tim dhe më tha: “Jeto në këtë dynja si i huaj ose si kalimtarë rasti.” (Buhariu).

Ji i vëmendshëm dhe vigjilent ndaj mashtrimeve të dunjas, mos të hutojë shejtani me pëshpëritjet e tij, mos të mashtrojë epshi yt, por qëndro stoik, përgatite veten për takimin me Allahun, llogarite veten para se të llogaritesh para Allahut, përmisojë të metat tua, shiko se ku ke lënë mangësi karshi urdhërave të Allahut dhe karshi raporteve me robërit e Allahut, nëse u ke hyrê në hak atyre, atëherë shpejto dhe kërko hallallin prej tyre tash para se të vjen dita kur do të jetë vonë kërkimi i hallallit të tyre.

Husejn Ibn Muhamed esh Shemri

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 7863

Pyetja: Cila është arsyeja e rruajtjes së qimeve të vendeve të turpshme dhe nënsqetullave? Çfarë përdorën në kohën e profetit, paqja dhe bekimet e Allahut qoftë mbi të, për rroje? A mjafton vetëm shkurtimi apo duhet të rruhen?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Së pari:

Suneti profetik tregon se duhet hequr qimet nga vendet e turpshme dhe nënsqetullave.

Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Fitrah është në pesë gjëra – ose pesë gjëra janë prej fitras – synetimi, rruajtja e qimeve në vendet e turpshme, prerja e thonjve, shkulja e nënsqetullave, dhe shkurtimi i mustaqeve.”[1]

Urtësia për dispozitën e rruajtjes së qimeve nga këto dy vende – Allahu e di më së miri – është se heqja e qimeve ndihmon në arritjen e një niveli të pastërtisë dhe parandalon atë që mund të buron nga erërat e këqija nëse qimet mbeten pa u hequr. Dhe ka arsye dhe urtësi të tjera.

Hafidh Ibën Haxheri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Këto karakteristika të fitres mund të lidhen me disa interesa fetare ose të kësaj bote, që mund të vërehen dukshëm, si: përmirësimi i mirëqenies fizike; pastrimi i trupit tërësisht; duke marrë masa paraprake për të siguruar pastërtinë kur merr gusl ose abdes; duke u sjellur mirë me miq e shokë; duke shmangur erëra të pakëndshme që mund t’i fyejë ata; për të kundërshtuar praktikat e jobesimtarëve, si: zjarrputistët, hebrenjtë, të krishterët dhe adhuruesit e idhujve; për t’iu bindur urdhrit të Ligjdhënësit; për të ruajtur atë që përmendet në ajetin në të cilin Allahu qoftë i lartësuar, thotë “dhe u ka dhënë formë, e ju ka zbukuruar formën.” Gafir, 64, sepse kështu i ruan këto cilësi – sikur ajeti të nënkuptojë: Unë ju kam dhënë forma të bukura, prandaj mos i shtrembëroni ato me ndonjë gjë që mund t’i bëjë të shëmtuara, dhe të kujdesurit për këtë bukuri është kujdesi për të ruajtur dinjitetin dhe harmoninë me të tjerët, sepse nëse një person duket i bukur, kjo i bën të tjerët të ndihen të qetë me të, kështu që njerëzit do të dëgjojnë fjalën e tij, do të vlerësojnë mendimin e tij dhe anasjelltas.”

Së dyti:

Ajo që ishte e njohur në kohën e Profetit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, ishte se ata përdornin brisk rroje për të rruajtur flokët e tyre.

Transmeton Buhariu dhe Muslimi se Xhabir ibn Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: Ne ishim me të Dërguarin e Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, në një luftë dhe kur ne iu afruam Medines, dëshironim të hynim në qytet menjëherë, por Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Pritni derisa të hyjmë natën, kështu që të kreh flokët e të rruan pjesët intime”.

Hafidh ibën Haxheri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Asaj së cilës i mungon burri. Ajo që nënkuptohet është që t’i rruan qimet, dhe fjala e përdorur në këtë hadith i referohet rruajtjes (el-istihded), sepse kjo është metoda e zakonshme e heqjes së qimeve, por kjo nuk do të thotë se nuk lejohet të përdorë diçka tjetër përveç briskut për rroje.

Në Musnedin e Imam Ahmedit (26705), në hadithin e Ma’mer ibën Abdullahut, Allahu qoftë i kënaqur me të, thuhet: … Kur i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, kishte therur kurbanin në Mina, më urdhëroi t’ia qethi kokën. Kështu që unë morra një brisk dhe qëndrova pranë kokës. I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, më shikoi në fytyrë dhe më tha: “O Ma’mer, i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, të ka mundësuar llapën e veshit e në dorën tënde ke briskun…”

Së treti:

Prej sunetit në lidhje me heqjen e qimeve në pjesën intime është të rruhen. Ndërsa qimet e  sqetullave, prej sunetit është të shkulen, por nëse një person mjaftohet të i shkurton, nuk ka asgjë të keqe, por nuk është ajo që është më e mira.

Ibën Kudameh, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: (الاستحداد/el-istihded) është rruajtja e qimeve nga pjesa intime, dhe është mustehab (e preferuar) dhe është pjesë e Fitres, dhe duket shumë e shëmtuar nëse lihet, prandaj rekomandohet të hiqen, dhe çfarëdo që do të përdoret, asgjë të keqe nuk ka me të, sepse qëllimi është që të rruhen. I është thënë Ebu Abdullahut (domethënë, Imam Ahmedit): A i lejohet një personi të prejë qimet e poshtme me gërshërë, edhe nëse ai nuk i rruan? Ai tha: Unë mendoj se është e pranueshme, me lejen e Allahut.[2]

Neveviu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Rruajtja e qimeve në pjesën intime quhet (istihded) në arabisht, sepse (istihded) është nga hekuri (hadid), dmth, brisk rroje. Kjo është prej  sunetit, dhe qëllimi i tij është pastrimi i vendit. Më e mira është të rruhet, por, lejohet edhe prerja e qimeve, shkulja ose heqja me një pastë depiluese …. Ndërsa shkulja e qimeve të sqetullave, është sunet sipas konsensusit. Më e mira është që të shkulen për atë që mund të qëndrojë, por, mund të bëhet edhe duke i rruar ose duke përdorur një pastë depiluese. Është transmetuar se Junus ibn Abdul-Eala ka thënë: Kam hyrë tek Shafiu, Allahu e mëshiroftë, dhe berberi ishte tek ai, duke i rruar sqjetrat e tija. Dhe Shafiu ka thënë: Unë e di se prej sunetit është që shkulen, por nuk mund ta përballoj dhimbjen.

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] Buhariu (5889) dhe Muslimi (257).

[2] El – Mugni (1/65).

0 1541

Neglizhenca ndaj përfitimit të mirësive dhe begative në këtë çast.

Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftën thotë:

“Ky çast është koha e fundit pas namazit të ikindisë, e shenjtërojnë të gjithë popujt.”
( Zadul mead 1/384)

Ibën Asakiri ka përmendur se:

“Salt ibn Bestam është verbuar, vëllezerit e tij janë ulur për t’u lutur për të pas ikindisë, para akshamit filloi të teshtijë dhe iu kthy shikimi.”
(Tarih Dimeshk)

Përktheu: Hoxhë Ismail Asllani

0 1821

HADITHI:

Abdullah ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush bëhet mendjemadh, ecë me kryelartësi, do ta takon Allahun duke qenë Ai i hidhëruar me të.”[1]

KOMENTI:

Është një përçmim i mendjemadhësisë (Kush bëhet mendjemadh) pra, ai i cili vetëpëlqehet dhe bëhet kryelartë.

(Dhe ecë me kryelartësi) ecja është një lloj i mendjemadhësisë, ai i cili e rrit veten dhe pretendon se ai është më i madhi dhe mbi njerëzit, saqë edhe kur ecën ecë kryelartë, për këtë vlen kërcënimi i ashpër (do ta takon Allahun duke qenë Ai i hidhuruar me të) ky është një kërcënim i madh për atë që bëhet mendjemadh e kryelartë mbi njerëzit, e që obligim i njeriut është të jetë modest me njerëzit e me vëllezërit e tij, sepse ai vetëm është i dobët, e si mundet që të bëhet kryelartë kur është i dobët si të tjerët, apo edhe më i dobët se ata, mund që të jenë të tjerët më të mirë se ai, më të bukur, kështu që njeriu duhet ta ulë veten, e të mos vetëpëlqehet, saqë edhe kur ecë ecë me modesti, është i butë në ecje, sepse kryelartësia në ecje është shenjë e mendjemadhësisë, andaj njeriu duhet të jetë modest, e kushdo që bëhet modest për hir të Allahut, Allahu atë do e ngrit, e kush bëhet mendjemadh Allahu hidhërohet mbi të. Në këtë hadith pohohet cilësia e hidhërimit të Allahut, si një prej cilësive të Tija, dhe në këtë hadith është ndalimi i mendjemadhësisë e vetëpëlqimit.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I NJËZET E TETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Hakimi (1/60). Ahmedi në (Musned-in e tij, 2/118). Buhariu në (Edebul Mufred, me numër 549) Shejh Albani e vleresoi autentik në librin e tij (Vargu i haditheve të sakta, me numër 543).

0 1360

1: Emri i tij: Ebu Hasen Ali Ibën Abdullah Ibën Xhafer Ibn Nuxhejh Es Sa’dij. I njohur me emrin: Ali Ibn Medini, Allahu e mëshiroftë. (Tabakat el Kubra: 7/308, Tarih Bagdad: 11/458, Xhem’u Bejne Rixhal es Sahihajn: 1/356).

2: Lindja e tij: Ali Ibn Medini lindi në Basra në vitin 161Hixhrij. U rrit në një shtëpi në të cilën buronte dituria e sheriatit islam. Babai i tij Abdullah Ibën Xhafer ishte prej dijetarëve të të njohur të hadithit në atë kohë. Edhe gjyshi i tij Xhafer Ibën Nuxhejh ishte prej dijetarëve Islam. Gjithashtu, nëna e tij ishte grua e cila ishte e përkushtuar në adhurimin e Allahut dhe shumicën e kohës e kalonte duke mësuar rregullat e sheriatit islam. Nëna e tij ishte ajo e cila i jepte kurajo Ali Ibën Medinit për nxënien e diturisë dhe rrugëtimit të shumtë drejtë kërkimit të diturisë. (Tedhkiretul Hufadh: 2/428, Tarih Bagdad: 11/458, 459, 462, Tabakat esh Shafiije: 1/266, Xherh Ue Tadil: 2/491, Thikat: 4/118).

3: Mësuesit më të njohur të Ali Ibn Medinit: Babai i tij ishtë mësuesi i parë dhe kryesorë. Pastaj dy më kryersorët pas babait tê tij, ishin: Hamad Ibën Zejd dhe Sufjan Ibën Ujejne, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Tedhkiretul Hufadh: 2/428)

4: Nxënësit e tij më kryesorë ishin: Dhuhli, Buhariu dhe Ebu Davudi, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Tedhkiretul Hufadh: 2/428).

5: Akideja(besimi) e Ali Ibn Medinit:

Ali Ibn Medini ishte prej dijetarëve të Ehli Sunetit dhe Xhematit, ishte prej atyre që e luftonin me këmbngulje çrrënjosjen e shirkut dhe bidatit në kohën e tij, ishte përhapës i sunetit. (Mizan: 3/272).

Ali Ibn Medini thotë: ” Ai i cili e urren apo flet për ndonjërin nga shokët e pejgamberit alejhi selam ose ia përmend gabimet ndonjërit prej sahabëve ai është bidatçi derisa të pendohet dhe ta pastrojë gjuhën dhe zemrën e tij në lidhje me shokët e pejgamberit alejhi selam.” (Sherh Usul el I’tikad Ehli Suneti Ue Xhemati: 2/169).

Nga Akideja e tij Selefite e pastër dhe e palëkundur është edhe sprova e tij nga ana e Memunit, i cili e burgosi dhe e dënoi, ngase Ali Ibën Medini mbronte mendimin e Ehli Sunetit se Kur’ani është fjalë e Allahut.” (Tedh’hibul Kemal: 21/31, Tarih Bagdad: 11/471).

6; Medh’hebi i tij:

” Ali Ibën Medini nuk ishte i pêrcaktuar në pasimin e ndonjërit nga medh’hebet e njohura, ishte i përkushtur në Kur’an dhe Sunet, prej tyre nxirrte dispozitat dhe rregullat.” (El Imam Ali Ibën Medini Menhexhuhu Fi Nakd Err Rixhal: 118 – 131).

7: Fjalët e dijetarëve për Ali Ibën Medinin:

Beshar Ibën Musa el Hifafi: ” Nuk ka pasë në Bagdad më të aftë dhe më të frytshëm në lidhje me ruajtjen dhe përhapjen e sunetit se Ali Ibën Medini. (Tarih Bagdad: 7/119).

Taxhi es Subki: ” Hafëz i Hadithit, prej dijetarëve më të njohur të hadithit dhe ruajtjes së tij, janë unanim dijetarët se Ali Ibën Medini është prej imamëve të mëdhenjë të këtij umeti islam, si dhe i shquar për librat e tij të frytshme.” (Tabakat Esh Shafiije el Kubra: 1/266).

Hatib el Bagdadi: ” Ali Ibën Medine ishte prej dijetarëve më të shquar në lëminë e hadithit në kohën e tij, dhe ishte i shquar me hifzin(memorizimin) e fortë.” (Tarih Bagdad: 11/458).

Dhehebiu: ” Ali Ibën Medini, hafizi i kohës në të cilën jetonte dhe ishte zotëriu i shkencës së hadithit në atë kohë.” (Tedhkire: 2/428).

8: Librat më të njohura të Ali Ibën Medinit: 1. Kitab Ilel el Kebir. 2. Kitab El Ihvetu Uel Ehavat 3. Kitab ed Duafa. (Marifetu Ulumil Hadithë: 71).

9: Vdekja e tij: Vdiq në vitin 234Hixhrij. (Tarih Bagdad: 11/472, El I’lam Bi Vefejatil A’lam: 105).

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË