Arhiva MujoreMarch 2018

0 824

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 66 )

Shkaqet që ndihmojnë mosuljen e shikimit nga haramet:

1. Pasimi i epshit.
2. Ecja pas cytjeve të shejtanit të mallkuar.
3. Mbështetja e tepruar në faljen dhe mëshirën e Allahut.
4. Anashkalimi i frikës nga dënimi i dhembshëm i Allahut.
5. Shikimi i filmave, serialeve, gazetave në të cilat shfaqen femra të zbuluara.
6. Neglizhimi i martesës.
7. Prezentimi në vendet ku janë të përziera burrat dhe gratë, tregjet, darsmat, etj.
8. Zhveshja e femrave në rrugë, shkolls dhe tregje.
9. Kontakti me femra, në shkollë, rrugë, tregje, etj.

 

Dënimet e mosuljes së shikimit nga haramet, janë:

1. Prishja e zemrës.
2. Harresa e diturisë.
3. Zbritja e sprovave dhe fatëkeqësive.
4. Asgjësimi i adhurimeve.
5. Pakujdesia ndaj Allahut.
6. Neglizhimi i ditës së gjyikimit.
7. Çrregullime dhe probleme në shoqëri.
8. Humbja e sigurisë dhe lumturisë në dunja dhe ahiret.
9. Humbja e dashurisë së Allahut.
10. Rënia e zemrës në robërin e epsheve.

Dr. Mustafa Murad

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1400

Transmetohet nga Hudhejfe, radijAllahu anhu, se ka thënë:

كان النبي صلى الله عليه وسلم إذا أخذ مضجعه من اليل وضع يده تحت خده ثم يقول: اللهم باسمك أموت وأحيا، وإذا استيقظ، قال: الحمد لله الذي أحيانا بعد ما أماتنا وإليه النشور.

“Kur i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem! , binte të flinte natën, e vendoste dorën e tij (të djathtë) nën faqen e tij dhe thoshte: Me emrin Tënd! O Allahu im, vdesë dhe jetoj! Ndërsa, kur zgjohej prej gjumit, thoshte; I tërë falënderimi qoftë për Allahun, i Cili na ngjalli pasi na bëri të vdesim(pasiqë gjumi llogaritet si vdekje e vogël) dhe tek Ai është ringjallja.”

Shënon Imam Buhariu në sahihun e tij; nr.6314

Disa dobi nga hadithi;

1. Duhet që robi i Allahut kur të bëhet gati për të fjetur gjithnjë ta përmend dhe kujtoj Allahun, le të jetë kjo si lloj përgatitje për vdekjen dhe si një lloj përfundimi i mirë i veprave të tij, ngase nuk e di robi se a do zgjohet më prej gjumit apo jo!

2. Falënderimi i Allahut për mirësitë duhet të jetë gjithnjë në jetën e besimtarit, posaqërisht kur robi zgjohet prej gjumit, ta falënderoj Allahun si she ta kujtoj ringjalljen pas vdekjes.

3. Duhet ta dijë besimtari që të gjitha krijesat do rikthehen një ditë tek Allahu apo rikthimi i tyre i pashmangshëm është tek Allahu.

4. Allahu është më meritori të falënderohet nga krijesat e Tij me të gjitha llojet e falënderimeve.

5. Urtësia e Allahut tek gjumi, e bëri pushim dhe qetësi për trupin e robërve të Tij, në mënyrë që ditën të jenë të fuqishëm për adhurim dhe punë. Pra, e bëri natën pushim kurse ditën angazhim.

6. Zgjuarja nga gjumi ia rikujton çdoherë besimtarit ditën e ringjalljes(nga varrezat) pas vdekjes si dhe ia vërteton jobesimtarit që kështu do ringjalleni pas vdekjes ashtu siç po ju ngjalli pas rënies në gjumë.

Shkroi; Halid Ibn Mahmud el Xhuheni

Kontrolli; Vehid Ibn Abduselam Bali

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi; albislam.com

0 3089

HADITHI:

Hudhejfeja, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk hyn në xhenet bartësi i fjalëve.”[1]

KOMENTI:

Është një kërcënim i madh, bartës i fjalëve është për qëllim: ai i cili përcjell informata në mesin e njerëzve për të shkaktuar trazira e shpifje, që të përçan njerëzit e të ngjall armiqësi në mesin e tyre, ky llogaritet bartës i fjalëve (nemam), Allahu thotë: “dhe mos ju përul ti atyre që betohen (rrejshëm), e që janë të poshtër, lajkatarit dhe atë që transmeton fjalët për të keq.” Sureja Kalem, ajeti 10-11.

Bartja e fjalëve është prej mëkateve të mëdha, për të cilin mëkat njeriu dënohet në varr, siç është përmendur në hadith, kur i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, kaloi pranë dy varreve, tha: “Këta dy po dënohen, dhe nuk dënohen për ndonjë vepër të madhe; njëri prej tyre bartte fjalë mes njerëzve, e tjetri nuk ishte i kujdesshëm gjatë urinimit.”[2]

Kështu që ky hadith tregon se bartësi i fjalëve dënohet në varr, që është një kërcënim i madh, dhe në hadithin e lartpërmendur i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, tregoi se ai nuk hyn në xhenet, në shenjë kërcënimi për të, e nuk nënkupton se personi është jobesimtar, por, është një lloj kërcënimi dhe qortimi, hyrja e tij në xhenet mund të vonohet e të dënohet në zjarr për shkak mëkatit të madh, andaj muslimani duhet të largohet nga bartja e fjalëve.

Kanë thënë: Atë që bartësi i fjalëve e prish për një orë, magjistari nuk mund ta bëjë për një vit.

I dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, konsideroi bartjen e fjalëve si një lloj magjie, ngase kjo prish raportet mes njerëzve më shumë se sa mund të prish magjia, ka thënë: “A dëshironi t’ju tregoj se ç’është sihri (magjia)? Ajo është bartja e fjalëve, fjalët mes njerëzve.”[3]

Bartja e fjalëve është një lloj i llojeve të magjisë nga aspekti që ajo shkakton prishje në një shoqëri sikur magjia, sikur që magjia shkakton armiqësi mes njerëzve, siç thotë për këtë Allahu: “Dhe njerëzit mësuan nga këta dy se si t’i ndajnë bashkëshortët. Por magjistarët – pa lejen e Zotit nuk mund t’i bënin dëm askujt.” Sureja Bekare, ajeti 102.

Shkaktojnë armiqësi mes burrit dhe gruas deri sa të ndahen, e të shkatërrojnë një çift bashkëshortor, që është pasojë e magjisë, njashtu bartësi i fjalëve mund të prish raportet mes një burri dhe gruas së tij, apo mes prindit dhe fëmijës së tij, mes të afërmve, apo mes muslimanëve, bile mund të ndezen luftëra për shkak bartjes së fjalëve. Kështu që rreziku i bartjes së fjalëve është i madh, për këtë Allahu kërcënoi se ai person nuk hyn në xhenet.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I NJËZET E PESTË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Buhariu me numër (6056)

[2] E shënon Buhariu me numër (216 dhe 218) dhe Muslimi me numër (292)

[3] E shënon Muslimi me numër (2606).

0 1137

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thuani fjalë të drejta.” (El Ahzab; 70).

Me të vërtetë gjuha e personit që fyen apo shanë është një litarë të cilin e mbanë shejtani në dorën e tij dhe e sjell kah të don ai atë.

Gazaliu Hulukul Muslim; fq.68

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Me të vërtetë se nuk ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat), ai që është më i devotshëm.” (El Huxhurat; 13).

Nuk ka asnjë ajet në Librin e Allahut, ku lavdëron Allahu dikë si shkak i prejardhjes apo fisit të tij e as nuk e nënçmon askë si shkak i prejardhjes apo fisit të tij. Por, lavdërohet dhe nderohet në Kur’an njeriu si shkak i besimit (imanit) dhe devotshmërisë dhe nënçmohet e përbuzet si shkak i kufrit (mosbesimit), shthurjes dhe mëkatit.

Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah Mexhmu’ul Fetava; 35/230

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Është e vërtetë se dënimi i Zotit tënd pa tjetër do të ndodhë.” (Turë; 7).

Pasha Allahun, kjo pjesë e ajetit Kur’anorë është madhore, ndikuese dhe drithëruese. Por, kjo porosi Kur’anore, nuk ndikon përpos se tek zemra e butë, kurse tek zemra e fortë (e ngurtë) nuk ndikon fare, ngase kjo pjesë e ajetit tek zemra e tillë kalon por nuk lë gjurmë, ngase zemra e tillë është sikurse një guri.

Shejh Ibn Uthejmini, rahimehullah Tefsiri i sures Turë, fq.177

4. Udhëzime nga të parët tanë në Iidhje me Kur’anin gjatë Ramazanit! Ibn Mes’udi , radijAllahu anhu, e bënte hatme Kur’anin në Ramazan çdo të tretën ditë. Kurse jashta Ramazanit prej ditës së Xhuma deri në Xhumanë e ardhshme e bënte hatme Kur’anin.

Fedail Kur’an të Ferjabit; fq.219 Shejh Ibn Bazi, rahimehullah, ka thënë; Dhe ky veprim është në përputhje me Sunetin dhe është më afër meditimit dhe logjikimit të porosive Kur’anore. 5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “… e ajo që shpifën për fenë e tyre, i mashtroi keq.” (Al Imran; 24).

Kështu është gjendja e të gjithë ithtarëve të së kotës (njerëzve të devijuar). Ata shpifin dhe sajojnë gjëra të kota nga vetja e tyre dhe më pastaj i besojnë atyre gjërave të shpikura dhe të kota, vetë ata si të vërteta.

Dr. Abdullah Sekakir

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1384
  1. Emri i tij: Jahja Ibën Mein Ibën Aun el Gatafanij. (Tabakat el Hanabile: 1/402, Tarih Bagdad: 14/177).
  2. Lindja e tij: Jahja Ibën Meini lindi në Bagdad në vitin 158Hixhrij, në fundin e sundimit të halifes së muslimanëve Ebu Xhafer Mensurit. Filloj të mbaj mexhlise të diturisë qysh në moshën 20vjeçare. Baba i tij, Meini ishte njeriu i cili ishte i njohur për shkrimin e librave. Baba i tij, ia dhuroi 100mijë dirhem që t’i shërbenin atij në kërkimim e diturisë. Të gjitha parat i harxhoi në kërkimin e diturisë së shkencës të hadithit, saqë nuk i mbetën para për blerjen e mbadhjeve(këpucëve). (Es Sijer: 11/77, Et Tedhkireh: 1/430).
  3. Hoxhallarët e tij më të njohur: Sufjan Ibën Ujejne, Abdurrahman Ibën Mehdij, Ueki Ibën Xherrah, Abdurrezaku, Abdullah Ibën Mubarek, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Tabakat el Hanabile: 1/402,403, Tarih Bagdad: 14/177).
  4. Nxënësit e tij më të njohur: Ahmed Ibën Hanbeli, Ebu Hajtheme Zuhejr Ibën Harbi, Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Tabakat el Hanabile: 1/402,403, Tarih Bagdad: 14/177).
  5. Akideja e Jahja Ibën Meinit: Edhe pse në kufe u shtuan grupet e bidatgjive shumë në atë kohë, prap se prap Jahja Ibën Meini nuk u ndikua nga ato grupe, por i qëndronte stoik Akides selefije. Udhëheqësi i asaj kohe e malltronte, ngase Jahja Ibën Meini thonte se Kur’ani nuk është i krijuar(ashtu siç thonin bidatgjit e asaj kohe), por është fjalë e Allahut.

Grupe të Bidatgjive kishte shumë në kohën e tij, ato ishin: Bidati Havarixhëve, Bidati i Kaderive, Bidati i Irxhasë(Murxhive), Mu’tezilëve, Xheberive, Xhehmive, Shijave, etj. (Tarih Durij: 3/335).

  1. Medh’hebi i tij: Jahja Ibën Meini nuk ndjekte asnjërin nga medh’hebet qorrazi, por ndjekte menhexhin e muhadithinëve në nxjerrjen e çështjeve fikhore nga hadithet profetike, edhe nëse binte hadithi në kundërshtim me ndonjërin nga katër medh’hebet, ai ndjekte të vërtetën(hadithin). (Tarih Bagdad: 10/241,243).
  2. Fjalët e dijetarëve Islam për Jahja Ibën Meinin:

El Ixhlij, thotë: ” Allahu nuk ka krijuar dikë tjetër nga krijesat e Tij i cili e njihte shkencën e hadithit më mirë se Jahja Ibën Meini. (Tehdhib et Tehdhib: 11/289).

Imam Ahmedi, thotë: “Jahja Ibën Meini ishte me i dituri në mesin tonë në lidhje me transmetuesit e haditheve.” (Tedhhibul Kemal: 31/553, Tedhkiretul Hufadh: 1/430).

Hafidh Dhehebiu, thotë: “Jahja Ibën Meini, imami dhe hafizi i nderuarë, i palodhshmi në kërkimin dhe shpërndarjen e diturisë dhe hoxha i muhadithinëve.” (Es Sijer: 11/71).

  1. Librat e tij: Ibën Meini nuk ka shënuar libra të veçanta me dorën e tij, por të gjitha ia shënuan nxënësit e tij, sa ishte gjall dhe pas vdekjes së tij. 1. Ma’rifetur Rixhal an Jahja Ibën Meini. 2. Suealat Ebu Is’hak el Hatelij. 3. Tarih Uthman Ibën Seid ed Darimij. 4. Min Kelam Jahja Ibën Mein Fir Rixhal. (Kavaid Fi ulumil Hadith: 179).
  2. Vdekja e tij: Jahja Ibën Meini, Allahu e mëshiroftë, vdiq në vitin 233Hixhrij.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 4728

Punon pak, shpërblehesh shumë.

Transmetohet nga Xhuvejrie bint El-Harith radijAllahu anha, se i Dërguari salAllahu alejhi ve sel-lem, doli për ta falur namazin e sabahut në xhaminë e tij dhe pastaj u kthye pas agimit, u ul dhe më tha: “Që kur u largova nga ti, a ke qenë gjithmonë e zënë këtu me dhikr?”

I thash: “Po.”

I Dërguari salAllahu alejhi ve sel-lem, tha: “Pasi që u largova nga ti, këto katër fjali që i thash nga tri herë është e barabartë në shpërblim me tërë dhikrin të cilin e bën ti që nga mëngjesi: ‘SubhanAllahi ve bihamdihi adete halkihi ve rida nefsihi ve zinete arshihi ve midade kelimatihi’ (I Madhëruar qoftë Allahu aq sa është numri i krijesave të Tij dhe aq sa dëshiron Ai vet, po aq sa peshon Arshi i Tij dhe aq sa është ngjyra e pafund për t’i shkruar fjalët e Tij).” [Transmeton Imam Muslimi në ‘Edh-Dhikr’ me nr. 79; Ebu Davudi në ‘Vitr’ me nr. 24]

Përktheu dhe përshtati: Amir Shabani

0 1380

عَنْ أَمِيرِ الْمُؤْمِنِينَ أَبِي حَفْصٍ عُمَرَ بْنِ الْخَطَّابِ  قَالَ: سَمِعْت رَسُولَ اللَّهِ  ﷺ يَقُولُ: “إنَّمَا الْأَعْمَالُ بِالنِّيَّاتِ، وَإِنَّمَا لِكُلِّ امْرِئٍ مَا نَوَى، فَمَنْ كَانَتْ هِجْرَتُهُ إلَى اللَّهِ وَرَسُولِهِ فَهِجْرَتُهُ إلَى اللَّهِ وَرَسُولِهِ، وَمَنْ كَانَتْ هِجْرَتُهُ لِدُنْيَا يُصِيبُهَا أَوْ امْرَأَةٍ يَنْكِحُهَا فَهِجْرَتُهُ إلَى مَا هَاجَرَ إلَيْهِ

رَوَاهُ إِمَامَا الْمُحَدِّثِينَ أَبُو عَبْدِ اللهِ مُحَمَّدُ بنُ إِسْمَاعِيل بن إِبْرَاهِيم بن الْمُغِيرَة بن بَرْدِزبَه الْبُخَارِيُّ الْجُعْفِيُّ [رقم:1]، وَأَبُو الْحُسَيْنِ مُسْلِمٌ بنُ الْحَجَّاج بن مُسْلِم الْقُشَيْرِيُّ النَّيْسَابُورِيُّ [رقم:1907] رَضِيَ اللهُ عَنْهُمَا فِي “صَحِيحَيْهِمَا” اللذِينِ هُمَا أَصَحُّ الْكُتُبِ الْمُصَنَّفَةِ.

Nga prijësi i besimtarëve, Ebu Hafs Omer ibn El Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcillet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:

“Në të vërtetë, veprat vlerësohen sipas qëllimeve (nijeteve) dhe gjithsesi çdonjëri do ta marrë vetëm atë që ka pasur për qëllim. Kështu, kushdo që shpërngulet tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, shpërngulja e tij është për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij. Ndërkaq, ai që shpërngulet për të fituar ndonjë të mirë të kësaj bote a për t’u martuar me ndonjë grua, atëherë shpërngulja e tij është për atë që është shpërngulur.”

Këtë thënie profetike e shënojnë dy muhadithët: Ebu Abdullah Muhamed ibn Ismail ibn Ibrahim in El Mugira ibn Berdizbe El Buhari El Xhu’fiu [numër 1] dhe Ebul Husejn Muslim in El Haxhaxh ibn Muslim El Kushejri En Nejsaburiu [numër 1907], Allahu qoftë i kënaqur me ta!, në sahihët e tyre, që janë librat më të saktë të përpiluar.

Dobitë e Hadithit:

  1. Islami sillet rreth dy haditheve, rreth këtij hadithi dhe hadithit të Aishes (radijallahu anha) që flet për risitë.
  2. Rëndësia e qëllimit ngase veprat e vlerësohen dhe merren në konsideratë varësisht prej tij.
  3. Qëllimi i ka dy kuptime kryesore:
    a) Qëllimi bën dallimin ndërmjet adhurimeve dhe veprave të zakonshme në të cilat nuk synohet Allahu.
    b) Qëllimi që bën dallimin ndërmjet llojeve të ndryshme të adhurimeve.
  4. Mjetet që do të na ndihmojnë në përmirësimin e qëllimeve-nijetit:
    a) Lutja (duaja) e drejtuar Allahut për përmirësimin e qëllimeve.
    b) Vetëdija për vlerën e nijetit.
    c) Vetëdija për rrezikun e dyfaqësisë.
    ç) Njerëzit nuk e kanë në dorë as xhenetin e as xhehenemin.
    d) Frika nga mospranimi i veprave.
    e) Të mos ndikohemi nga ato që i thonë njerëzit.
  5. Metoda e mirë e të Dërguarit në sqarimin e gjërave, gjykon veprën dhe vepruesin duke sjell një shembull të qartë.
  6. Shpërngulja (hixhreti) për hir të Allahut është prej veprave të mira.
  7. Nëse njeriu mund ta shfaq haptas fenë e tij në këtë rast hixhreti është mustehab (i pëlqyer), në të kundërtën hixhreti bëhet obligim (vaxhib).
  8. Nëse njeriu jeton në vende ku mbizotërojnë mëkatet dhe frikohet se mund të devijojë ashtu siç kanë devijuar banoret e vendit, hixhreti për të bëhet obligim. Ne të kundërtën bëhet mustehab.
  9. Nëse njeriu jeton në vende ku dominojnë mëkatet dhe mendon se qëndrimi i tij në atë vend është efektiv në përmirësimin e vendit atëherë obligohet të qëndroj në atë vend.
  10. Hixhreti tek i Dërguari pas vdekjes së tij bëhet duke e respektuar sunetin dhe ligjin e tij e jo duke u shpërngulur fizikisht në Medine për shkak trupit të tij.

 

Përgatiti komentimin Hoxhë Vedat Skenderi

Hadithin përktheu: Jusuf Kastrati

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË