Arhiva DitoreSep 3, 2014

0 2877

Pyetje: Selam alejkum, hoxhë i nderuar, kam një pyetje në emër të disa motrave, a është e ndaluar qe femrat të shesin (meshkujve dhe femrave) në vendet e tyre të punës si: dyqan, farmaci, treg etj.?

Përgjigje: Lavd-Falënderimi i takon vetëm Allahut…

Në thelb, sikur mashkullit ashtu edhe femrës i lejohet të blejë, të shesë, të japi borxh dhe të tjera në përgjithësi.

Allahu ka thënë:

“Allahu e lejoi shitblerjen ndërsa kamatën e ndaloi” (Bekare 275),

“O ju që besuat, mos e hani pasurinë mes jush me padrejtësi përveç nëse është tregti që bëhet me pëlqimin tuaj” (Nisa 29),

“O ju që besuat, kur i jepni hua njëri-tjetrit shkruajeni” (Bekare 282). Këto ajete janë të përgjithshme si për meshkujt ashtu dhe për femrat. Në gjeneratat e para gratë blinin e shitnin dhe askush nuk i qortonte.

Ajo femër, në atë vend pune duhet të jetë e kujdesshme të ketë mbulesën e duhur, sepse mund të frekuentojnë edhe meshkuj. Asaj i ndalohet të shfaqë stolitë e saja, të vijë e parfumuar apo të përzihet me meshkuj asisoj që mund të shkaktojë harame tjera. Ajo gjithashtu – për shkak të punës – nuk guxon të udhëtojë pa shoqërinë e mahremit (mashkull nga familja e ngushtë e saj). Këto që i përmenda janë të përgjithshme për çdo grua, pavarësisht a bën tregti apo jo.

Përveç kësaj që thashë, nëse qëndrimi i saj në atë vend pune nuk shkakton fitne për të ose ajo për dikë, atëherë, nuk prishë punë nëse gruaja punon në fushën e tregtisë.

Dijetarëve të Komisionit të Përhershëm për Fetva u është bërë kjo pyetje: “Kush është dispozita e të qenit të gruas tregtare, pavarësisht a është në udhëtim apo në vendin e saj?

Ata u përgjigjën: Parimisht tregtia dhe fitimi është i lejuar si për meshkujt ashtu edhe për gratë, si për ata që janë në udhëtim ashtu edhe për ata që janë në vendin e tyre… mirëpo nëse tregtia e femrës e sjellë në pozitë që të zbulojë stolitë që Allahu i ka ndaluar, sikurse udhëtimi pa mahrem apo përzierja me meshkuj asisoj që të shkaktojë fitne, atëherë nuk lejohet të merret me atë punë, madje duhet të ndalohet.” (Fetava Lexhne Daime 16/13).

Gjithashtu janë pyetur (17/13): “Kam një grua që dëshiron te merret me tregti në ditën e enjte në një vend ku mblidhen burra e gra. Ajo shkon me mbulesën e duhur, por a lejohet kjo?

Ata u përgjigjën: Asaj i lejohet të shkojë në atë treg, të blejë e të shesë nëse ka nevojë dhe është e mbuluar mirë, me mbulesë që nuk i tregon formën e trupit si dhe nuk përzihet me burra asisoj që të shkaktojë dyshimin. Por, nëse nuk ka nevojë për këtë punë, atëherë më mirë është ta braktisë atë”.

Burimi: albislam.com

0 2070

Pyetja: Është përhapur kohëve të fundit shitja e arit në këtë mënyrë: personi posedon me vete lloje të ndryshme të arit dhe dëshiron ta këmbejë atë me ndonjë lloj tjetër. Kështu që shitësi i jep të njëjtën sasi të arit mirëpo përveç kësaj ai kërkon edhe një shumë të hollash, a llogaritet kjo kamatë? Na jepni fetva Allahu ju shpërbleftë dhe ju dhëntë sukses.

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut kurse paqja dhe lavdërimet qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin, sal-lallahu alejhi ue selem, shokët e tij, familjen e tij dhe kush i përmbahet udhëzimit të tij.

Në vijim: Në një transmetim nga i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thuhet: “Ari duhet të shkëmbehet me arin në të njëjtën sasi dhe me shkëmbim dorë në dorë, aty për aty.”

Kështu që në qoftë se artari-shitësi kërkon më shumë se sa sasia që i është dhënë atëherë bie në kamatë.

P.sh. në qoftë se sasia e arit është 20 mithkal dhe artari kërkon përpos asaj sasie para shtesë, kjo është e ndaluar sepse e ka blerë arin jo aq sa e ka vlerën. Ndërsa i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “…me të njëjtën sasi…” prandaj kur të shkëmbehet ari me arë duhet të jenë të njëjta në sasi, të mos shtohet njëra nga tjetra qoftë ajo e të njëjtit lloj apo jo e të njëjtit, kështu që shtimi i diçkaje përveç artikullit është kamatë, sepse i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:” …me të njëjtën sasi dhe me shkëmbim dorë në dorë.” Prej kësaj nënkuptohet se kjo lloj tregtie llogaritet kamatë.

Marrë nga fetvate e dijetarit të nderuar Abdulaziz bin Baz Allahu e mëshiroftë “Fetava nurun ala derb” (3/1444)

Përktheu: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com

0 2398

Pyetja: Hoxhe pas studimeve në drejtimin e ekonomisë, shfaqet rasti për punësim në bankë. Meqë është një banke joislame dhe kamata është në përdorim, do te doja te dija a është gabim nëse punësohet një musliman aty, edhe nëse nuk është ai që e jep kamatën! Ju faleminderit për kohen tuaj, Zoti ju shpërbleftë juve dhe te gjithë besimtarëve musliman.

Pergjigje: Bismilah, elhamdulilah

Shejh Uthejmini thotë: Nuk lejohet të punosh në institucionet që punojnë me kamatë qoftë edhe si shofer apo rojtar sepse kjo patjeterson pajtimin me atë mëkat qe e kryen institucioni nga njëra ane dhe tjetra ai që mohon një gjë nuk mund që të punojë për interesin e asaj gjëje. Nëse punon në dobi të atij gabimi atëherë ai pajtohet me atë gabim e ai që pajtohet me një mëkat e merr edhe dënimin e tij.

Sa i takon atij qe merret direkt me kontratën, shkrimin, dërgimin dhe deponimin e kamatës e te ngjashme është vërtetuar se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thene: “Allahu e mallkon marrësin e kamatës, dhënësin e saj, dëshmitarët e kontratës (me kamate) dhe shkruesin. Gjithashtu tha: ata janë te njëjtë.”

Burimi: albislam.com

0 1619

Pyetje: Kam blerë një banesë para ca muajve, më intereson çka duhet bërë sipas dispozitave të sheriatit? A duhet të ther kurban, të bëj një darkë me familjen e të bëj një dua…? Që kur kam dalur në banesë të re nuk më ecin punët mirë, fëmijët më sëmuren shpesh prej virusave e gripave… nuk jam rehat. Hoxhë i nderuar më keshilo çka të bëj. Allahu qoftë razi me juve!

Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut të madhërishëm ndërsa paqja, bekimet dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të dashurin tonë, pejgamberin Muhamed, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që e ndoqën dhe do ta ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Fundit.

Falëndero Allahun që ta ka mundësur të blesh banesë dhe ji mirënjohës ndaj Tij. Dispozita të caktuara sipas sheriatit lidhur me daljen në banesë apo shtëpi të re nuk ekzistojnë. Gjithçka që do ta sugjeroj më poshtë nxirret nga porositë e përgjithshme të kësaj feje.

Është e pëlqyer që të këndosh një ezan në banesën tënde për të larguar shejtanët, e sidomos të lexosh suren Bekare nga Kurani, sepse Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Mos i bëni shtëpitë e juaja varreza, shejtani arratiset nga ajo shtëpi ku lexohet sureja Bekare” (Muslimi nr. 780).

Ndërsa ftesa e miqve dhe dashamirëve për të bërë një drekë, darkë apo koktej me rastin e daljes tënde në atë banesë mund të numërohet si mirënjohje ndaj Allahut dhe manifestim i gëzimit për dhuntinë që Allahu ta ka mundësuar dhe ky veprim është mustehab (i pëlqyer). (El meusuah el fikhije 8/207). Mirëpo nuk është e drejtë të besohet se ky veprim do t’i largojë të gjtha të këqijat nga ajo shtëpi dhe do të sjellë çdo mirësi. Për atë që beson kështu dijetarët thonë se nuk lejohet organizimi i një manifestimi të atillë.

Besimtari që ka besim të drejtë, që ka zemrën e lidhur fort me Teuhid, me litarin që nuk këputet dhe që është i mbështetur në Allahun nuk i lejon besëtytnive të depërtojnë në zemrën e tij, i lufton ato me dije dhe i largon me sukes. Ikrimeja tregon: Ishim duke ndenjur me Ibën Abasin dhe kaloi një shpend që lëshonte zë të keq, e dikush nga njerëzit tha: Hair! Hair! Ibën Abasi reagoi: “As hair as sherr”, e qortoi pra që të mos mashtrohet të besojë në ogur. Ashtu duhet të jemi edhe ne.

Ka një hadith i vërtetë që në shikim të parë duket se lejon besimin në ogur. Ibën Omeri përcjellë se Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Nuk ka epidemi dhe as ogur ndërsa pafatësia ndodhë me tri gjëra: me mjetin transportues, me bashkëshorten dhe me shtëpinë” (Buhari 5772). Në fillim të këtij hadithi Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, mohoi se epidemia mund të ndikojë në pavarësi nga Allahu dhe jo se nuk ekziston epidemi fare. Ibën Kajimi shpjegon: “Lajmërimi për pafatësinë në ato gjëra nuk pohon ogurin e mohuar në sheriat, qëllimi i hadithit është se Allahu krijon gjëra konkrete që u shkaktojnë sherr personave që i kanë përreth dhe gjëra tjera që nuk shkaktojnë sherr për askënd, njëjtë sikur dy prindërve që Allahu mund t’u jep fëmijë të bekuar që prej tij të shohin vetëm hairin siç mund t’u jep një fëmijë tjetër që prej tij të shohin më shumë sherr sesa hair”. Këtë po ta përmend që të mos kesh ndonjë dyshim se banesa si banesë është duke t’i shkaktuar problemet e përmendura në pyetjen tënde.

Pra, Allahu është I vetmi që mund të sjellë të mirën dhe të keqen, ndërsa e jona si besimtarë është që të mos harrojmë se kjo jetë është provim, ku do të dallohen besimtarët e sinqertë nga gënjeshtarët, do të dalin në pah vepërmirët përballë keqbërësve. Të gjithë njerëzit janë me sprova, dikush më pak e dikush më shumë, le t’i shohim ata që kanë sprova më të rënda, shikoji ata që nuk kanë ku të banojnë, nuk mund të paguajnë qiranë, nuk mund të ushqehen rregullisht, nuk kanë mundësi të blejnë as ilaçe e kështu me radhë.

Vetvetes mund t’i ndihmojmë me bindje të fortë e mendim të mirë për Allahun si dhe me sadaka e shumë vepra tjera të mira.

Burimi: albislam.com

0 2409

Pyetje: si bëhet dhikri gjatë dhjetë ditëve të dhulhixhes, a ka formë të caktuar dhe kohë të caktuar?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen dhe shokët e tij:

Dhjetë ditët e para të dhulhixhes janë ditët më të mira të vitit. Besimtari duhet që këto ditë t’i shfrytëzojë në kryerjen e punëve të mira sepse siç ka thënë i Dërguari, salallahu alejhi ue selem: “nuk ka ditë në të cilat veprat e mira janë më të dashura tek Allahu se këto dhjetë ditë! Thanë as xhihadi në rrugë të Allahut?! Tha: as xhihadi në rrugë të Allahut përpos atij që del (në këtë rrugë) për të flijuar shpirtin dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën prej tyre.” (Buhariu)

Prej punëve më të mira që duhet t’i bëjmë gjatë këtyre ditëve është dhikri (përmendja e Allahut). Allahu i madhëruar thotë: “Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta. (Vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin Allahun në ato ditë të njohura…” (Haxh:28-29)

Dhikri gjatë këtyre ditëve është i përgjithshëm dhe është i caktuar. Me dhikrin e përgjithshëm nënkuptohet përmendja e Allahut në çdo moment dhe në çdo kohë. Kurse dhikri i caktuar nënkupton përmendjen e Allahut me tekbire pas çdo namazi duke filluar prej sdabahbut të ditës së Arafatit dhe deri në ikindinë e ditës së katërt të Kuraban Bajramit që është dita e fundit e teshrikut.

Prej dhikrit më të mirë që duhet të bëjëm është tekbiri (madhërimi i Allahut). Janë transmetuar disa forma të tekbireve nga sahabët, radijallahu anhum, prej tyre:

Allahu ekber, Allahu ekber, la ilahe il-lallahu Allahu ekber, Allahu ekber ue lil-lahil hamd. Ose fjalën Allahu ekber e thotë tre herë.

Preferohet që tekbiret të thuhen me zë nga ana e meshkujve, në rrugë, në vendet e punës dhe në shtëpi, ndërsa femrat tekbiret i shprehin me zë të ulët.

Burimi: albislam.com

Agim Bekiri

0 1965

Pyetje: cila është vlera e dhjetë ditëve të muajit dhul hixhe?

Përgjigje: dhjetë ditët e dhul hixhes janë ditët më të mira të vitit. Allahu i madhëruar është betuar në këto ditë “pasha dhjetë netët” (Fexhër: 2)

I dërguari, salallahu alejhi ue selem ka thënë: “nuk ka ditë në të cilat veprat e mira janë më të dashura tek Allahu se këto dhjetë ditë! Thanë as xhihadi në rrugë të Allahut?! Tha: as xhihadi në rrugë të Allahut përpos atij që del (në këtë rrugë) për të flijuar shpirtin dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën prej tyre.” (Buhariu 2/457)

Mu për këtë, besimtari duhet që këto ditë t’i pres e përcjellë me vepra të mira duke venduar theksin mbi: pendimin, agjërimin, dhikrin dhe adhurime të tjera.

Burimi: albislam.com

Agim Bekiri

0 1862

Pyetje:
Ai i cili posedon borxhe, a duhet të e kryejë Haxhin!?

Përgjigje:

Nëse muslimani ka aq shumë borxhe, saqë ia mbulojnë të gjithë pasurinë të cilën e posedon, atëherë në këtë rast nuk e ka për obligim që të kryejë Haxhin.
Allahu,- azze vexhel!,- e ka bërë obiligim kryerjen e Haxhit për ata që kanë mundësi!
Dhe , në lidhje me këtë që thamë, Allahu,- xhele shanuhu!,- thotë:

فِيهِ آيَاتٌ بَيِّنَاتٌ مَّقَامُ إِبْرَ‌اهِيمَ ۖ وَمَن دَخَلَهُ كَانَ آمِنًا ۗ وَلِلَّـهِ عَلَى النَّاسِ حِجُّ الْبَيْتِ مَنِ اسْتَطَاعَ إِلَيْهِ سَبِيلًا ۚ وَمَن كَفَرَ‌ فَإِنَّ اللَّـهَ غَنِيٌّ عَنِ الْعَالَمِينَ

Aty ka shenja të qarta: vendi iIbrahimit, dhe kush hyn në te, ai i sigurt, Për hirë të All-llahut, vizita e shtëpisë (Qabes) ësht obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit”. 1

Pra, sipas kësaj ne kuptojmë se ai që posedon borxh dikujt, saqë ai borxh ia mbulon tërë pasurinë e tij, në këtë rast obligueshmëria e kryerjes së Haxhit nga personi në fjalë bjenë dhe nuk llogaritet i mundshëm për haxh.
Në këtë rast, ai e ka për obligim që të kujdeset për larjen e borxheve, e pastaj nëse pas larjes së borxheve, e sheh se ka mundësi të shkoj në Haxh atëherë le të shkon.

Mirëpo, nëse borxhi është më pak sesa pasuria të cilin ai e ka nën pronën e tij, dhe pas larjes së borxhit ai është i sigurt se i mbetet edhe një pjesë e pasurisë e cila ia mundëson kryerjen e Haxhit, në këtë rast e lanë(paguan) borxhin, dhe pas kryerjes së borxhit, ai ka mundësi të shkon në Haxh, qoftë haxhi vullnetar ose obligativë.

Për fund, secili nga ne duhet të nxitojmë në kryerjen e Haxhit obligativë(farz) nëse na vjen mundësia.
Ndërsa sa i përket Haxhit vullnetar, nëse duam e kryejmë, por edhe nëse nuk e kryejm në këtë rast nuk do të kemi mëkat(nuk dot llogaritemi mëkatarë tek Allahu për moskyrerjen e haxhit vullnetarë).

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Burimi: albislam.com

1-Kur’an: Al-Imran; 97.

0 1654

Pyetje:

Nëse një person e bën haxhin ifrad dhe nuk ka bërë umre më herët, po ashtu pas haxhit nuk mund të bëj umre dhe kthehet ne shtëpi te familja e tij, pra a konsiderohet në këtë rast haxhi i tij i saktë?

Përgjigje:

Po, haxhi i këtij personi është i saktë dhe falënderimi i takon Allahut të madhëruar, nëse nuk ka bërë umre më herët e bën umren pas haxhit kurdo që i lehtësohet atij për kryerjen e umres, mirëpo nëse ka bërë umre më pare atëherë sërish themi falënderimi i takon Allahut te madhëruar ngase umreja është një herë në jetë po ashtu haxhi është një herë në jetë, ndërsa herëve tjera janë nafile (vullnetare).[1]

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

Përktheu: Ferid Ademi

Burimi: albislam.com

[1] Burimi: ”Fetava Nur aled-derb” e shejh Bin Bazit –Allahu e mëshiroftë!-

0 4229

Pyetje: Kur është Kurban Bajrami në Maqedoni dhe a duhet të pasojmë BIM-in?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen, shokët dhe ithtarët e tij:

Kjo çështje ka dy aspekte të trajtimit:

  1. Cila metodë duhet ndjekur për të caktuar datat fetare.
  2. Si duhet të veprojmë në raste kur ata që kanë përgjegjësinë e caktimit të këtyre datave dhe organizimit të jetës fetare nuk ndjekin metodën e duhur për këtë gjë.

Për sa i përket aspektit të parë, dijetarët janë të pajtimit se nëse shihet hëna e re natën e 30 –të, e nesërmja është dita e parë e muajit vijues. Në rast se hëna e re nuk shihet për shkak motit të vrenjtur, atëherë plotësohet muaji 30 ditë dhe e pasnesërmja është dita e parë e muajit vijues. Pas kësaj ata janë ndarë në mendime lidhur me pyetjen se a obligohen të gjithë myslimanët e botës me shikimin e një vendi apo secili vend ka shikimin e tij? Pavarësisht mendimit më të saktë, deri këtu, çështja mbetet brenda suazave të së lejuarës dhe secili mendim ka mbështetje të fuqishme të argumenteve.

Për sa i përket mbështetjes në takvim (kalendar), megjithëse një numër i vogël i bashkëkohorëve e kanë lejuar, mendimi më i vërtet është se nuk lejohet sepse i Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Agjëroni kur ta shihni atë (hënën e re të ramazanit) dhe përfundoni agjërimin kur ta shihni atë (hënë e re të shevalit)…” (Buhariu)

Aspekti i dytë i trajtimit të kësaj çështjeje është: si duhet vepruar në situata kur nuk vrojtohet hëna dhe nuk ndiqet procedura që u përmend më lartë?

Përgjigjen e kësaj pyetje dijetarët e kanë dhënë duke lexuar mes rreshtave të teksteve të sheriatit. Për shembull, Muhamed Nasirudin Albani mendon se shikimi hënës në një vend do duhej të merrej për bazë nga të gjitha vendet tjera, mirëpo deri sa të arrihet deri te kjo praktikë, secili duhet të agjërojë me myslimanët e vendit të tij. Ai thotë: “mendojmë se pushtetet e vendeve islame e kanë obligim të unifikojnë ditën e parë të Ramazanit dhe ditën e parë të Bajramit ashtu siç unifikojnë ditën e Haxhit dhe deri sa të arrihet kjo, nuk mendojmë që popujt e tyre të përçahen mes tyre, disa të agjërojnë me shtetin ku jetojnë, disa të tjerë më një shtet tjetër edhe atë duke u bazuar në “veprimin e dëmit më të vogël për të larguar një dëm më të madh” siç është e njohur në Usuli Fikh” (Silsiletul ehadithi sahiha 6/254)

Abdulaziz ibën Abdullah ibën Baz thotë gjatë përgjigjes së kësaj pyetje: “nëse vërtetohet fillimi i ramazanit në ndonjë shtet islam si për shembull në Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe një gjë e tillë publikohet, mirëpo në shtetin në të cilin qëndroj unë, nuk lajmërohet për fillimin e ramazanit, cila është dispozita, a të agjërojmë në bazë të vërtetimit në Arabinë Saudite, apo të hamë dhe të agjërojmë me shtetasit ku qëndroj ashtu siç do ta lajmërojnë ata fillimin e ramazanit. Gjithashtu, në lidhje me ditën e Bajramit, cila është dispozita në rast se dy vendet dallojnë? Allahu ju shpërbleftë! Përgjigje: “myslimani obligohet të agjërojë me shtetin në të cilin gjendet, për shkak fjalës së të Dërguarit: “agjërimi është ditën kur agjëroni, bajrami është ditën kur keni bajram dhe kurbani është ditën kur therni kurban” (Tirmidhiu, sahih)

Mexhu Fetava ibën Baz 15/102

Burimi: albislam.com

0 4412

Pyetje: A bën të therë kurban për prindërit e mi të vdekur?

Përgjigjje: Falënderimi i takon Allahut…

Shejh Muhamed ibn Uthejmin Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Në origjinë therja e kurbanit është e ligjësuar për të gjallët, sikur që ka vepruar i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, dhe shokët e tij që thernin për vete dhe familjarët e tyre, ndërsa atë që e mendojnë disa që veçojnë therjen vetëm për të vdekur nuk ka bazë.

Therja e kurbanit për të vdekur është tre llojesh:

1-Që të therë për të vdekurit së bashku me të gjallit, sikur të therë njeriu për veten tij dhe për pjesëtarët e familjes së tij, e bën nijet të gjallit e të vdekurit prej tyre (kjo është e lejuar), baza e kësaj është që i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka therur për veten e tij dhe familjarët e tij, e prej tyre ka pasur kush ka qen i vdekur që më herët.

2-Të ther për të vdekurit pasi që ta kenë lënë porosi, e për ta realizuar këtë, kjo është obligative pos nëse nuk ka mundësi ta bëjë, Allahu thotë: “Kush bën ndryshimin e tij pasi që ta ketë dëgjuar (ditur) atë, mëkati për te u takon atyre që ndryshojnë. All-llahu dëgjon dhe di”. Bekare 181.

3-Të therë për të vdekurit vullnetarisht, veçmas prej të gjallëve, sikur të ther për babanë e tij një kurban, apo për nënën e tij një kurban, kjo është e lejuar, dijetarët e medhhebit hanbeli e kanë përmendur këtë se shpërblimi i arrin të vdekurit dhe është i dobishëm për të duke marrë për analogji sadakanë që jepet për të.

Mirëpo, veçimi i të vdekurit më kurban nuk e konsiderojmë sunet, ngase i Dërguari salallahu alejhi ue selem  nuk ka therë për asnjë prej të vdekurve të tij në veçanti, nuk ka ther për axhën e tij Hamza që ishte prej të afërmve të tij më të dashur, as për fëmijët e tij të cilët vdiqën, tre nga vajzat dhe tre fëmijë të vegjël, e as për gruan e tij Hadixhen që ishte prej grave më të dashura tek ai, e as që është cekur nga një prej shokëve të tij të ketë therur për ndonjë të vdekur.

Po ashtu është gabim atë që veprojnë disa njerëz që therin për të vdekurin në vitin e parë të vdekjes, dhe kanë bindje se nuk lejohet pjesëmarrja në të, apo të therin për të vdekurin e tyre vullnetarisht apo për të realizuar porosinë e tyre e nuk therin për veten e për familjarët e tyre (të gjallë), po ta dinin se njeriu nëse ther prej pasurisë së tij për veten dhe familjen e tij, i përfshinë të gjallit e të vdekurit nuk do ta ndryshonin atë me këtë vepër të tyre”.

Libri “Dispozitat e kurbanit dhe therjes”

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË