Arhiva DitoreSep 3, 2014

0 3996

Pyetje: A lejohet për gruan të vendojë unazë në gishtin e mesëm dhe atë tregues?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut…

Gruaja lejohet të vendojë unaza në të gjitha gishtat e saj. Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “të gjitha myslimanët janë të mendimit se është sunet për burrin të vendojë unazën në gishtin e tij të vogël, ndërsa për sa i përket gruas, i lejohet asaj të vendojë unaza në të gjitha gishtat” –  përfundoi fjala e tij nga “Komentimi i Sahih Muslim” dhe “Aunul M’abud”

Muhamed ibën Salih elMunexhid

Përktheu: Agim Bekiri

Burimi; albislam.com

0 10305

Pyetje: a lejohet për femrën të shpojë veshin më shumë se një herë apo të shpojë hundën për të venduar vath?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut…

E para: lejohet shpimi i veshëve për të venduar vathët apo stolitë e ndryshme

E dyta: s’prish punë të shpohet veshi më shumë se një herë sepse në esencë gjërat janë të lejuara derisa nuk aludon një argument i sheriatit të kundërtën, mirëpo e gjithë kjo me një kusht: të jetë në pajtueshmëri me praktikën e vendit dhe zakonet e tij. Në “Enciklopedinë e Fikhut” (29/216) qëndron: “argumenti për marrjen e zakoneve në konsideratë është fjalë e Abdullah ibën Mes’udit “Atë që myslimanët e shohin të mirë, tek Allahu është e mirë”. Në librat e Ulusi Fikhut dhe Reegullat e Fikhut përmenden argumentet rreth marrjes se zakoneve në konsideratë, prej tyre:

a)    Rregulli “zakonet janë argument”. Zakonet merren si argument kur janë të përhapura dhe principiele. Rrallë herë mund të gjesh ndonjë kaptinë të Fikhut e që zakonet nuk kanë të bëjnë me të.

Dijetari elUthejmin, ka thënë: “nëse femra jeton në një vend ku është zakon zbukurimi në hundë, s’prish punë të shpohet hunda për të venduar stolinë aty.” (Mexhmu Fetava ibën Uthejmin 11/pyetja:69)

Pra, lejoi shpimin e hundës për të venduar stolinë, nëse kjo gjë është zakon i vendit. Allahu e di më së miri!

Islam-qa/ albislam.com

Përkthue: Agim Bekiri

0 4064

Pyetje: cila është dispozita e sheriatit për atë që shkon në solarium për t’u zbukuruar- për të ndryshuar ngjyrën e lëkurës në ngjyrë ezmere?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut…

Nuk prish punë që njeriu t’iu ekspozohet rrezeve të diellit apo të shkoj në solariume me qëllim që të ndryshojë ngjyrën e lëkurës në ngjyrë ezmere sepse ky ndryshim është i përkohshëm sikur ngjyrosja e flokëve, apo lyerja e duarve me këna.

Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “ këtë gjëra (fjala është për tatuazhin dhe heqjen e qimeve të vetullave) me dëshminë e shumë haditheve janë të mallkuara dhe janë mëkate të mëdha. Dijetarët janë ndarë në mendime rreth shkakut të ndalesës. Disa mendojnë se shkaku është mashtrimi kurse disa të tjerë mendojnë se shkaku i ndalimit është ndryshimi i kreaturës së Allahut – siç ka thënë ibën Mes’udi dhe kjo është më e sakta dhe e përfshin edhe kuptimin e parë. Pastaj dijetarët kanë shpjeguar: kjo ndalesë vlen për atë ndërhyrje që mbetet ngase është prej ndryshimit të kreaturës së Allahut. Për sa i përket asaj që nuk mbetet siç është boja për qepalla (el kohl) dhe zbukurimet që i bëjnë gratë, dijetarët i kanë lejuar të njëjtat” (Tefsir Kurtubij: 5/393)

Kushtëzohet që në solariume, kur bëhet fjalë për hyrjen e grave, që të jetë e sigurt nga shikimi i burrave dhe megjithëse lejohet, do ishte më mirë për gruan të largohet nga ky luks që kushton shumë para pa sjell ndonjë dobi të madhe.

Islam.qa

Përktheu: Agim Bekiri

0 4813

Pyetje: a është e lejuar ngjyrosja e flokëve me ngjyrë të zezë. Nëse nuk lejohet a ka ndonjë përjashtim për gruan, i bie fjala kur dëshiron ajo të zbukurohet për bashkëshortin e saj?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut…

Ngjyrosja e flokëve me ngjyrë të zezë është një çështje divergjente në mesin e ulemave. Disa dijetarë ndajnë mendimin se kjo ndalesë vlen vetëm për burrat, pra përjashtohen gratë, mirëpo mendimi më i vërtetë është se kjo ndalesë është për të gjithë sepse i Dërguari, salallahu alejhi ve selem,  kur sollën Ebu Kuhafen pas çlirimit të Mekes, i cili ishte krejtësisht i thinjur, tha: “ndryshoni këtë të thinjur dhe ikni të zezës” (Muslimi)

Kur bëhet fjalë për zbukurimin e gruas për burrin e saj, më e mira dhe më e sigurta është ikja nga përdorimi i ngjyrës së zezë.

Ibnul Kajimi në “Tehdhib sunen Ebu Davud” thotë: “disa dijetarë ka lejuar përdorimin e ngjyrës së zezë për gruan që zbukurohet për burrin e saj. Ky është mendimi i Is-hak ibën Rahuvejh. Si duket ai mendon se ndalesa që është përmendur në hadith vlen vetëm për burrat. Për gruan lejohet ngjyrosja e duarve dhe këmbëve, gjë që nuk lejohet për burrin.”[1] Allahu e di më së miri!

www.islam-qa.com / albislam.com

Përktheu: Agim Bekiri

[1] 11/173

0 3229

Pyetje: Cila është dispozita e sheriatit islam në lidhje me dhënien e lokaleve me qira nëse aty shiten cigare, kaseta muzikore, video kaseta ku ka filma pornografik apo për hapjen e ndonjë banke e cila punon me kamat?!

Përgjigje: Dispozita e sheriatit islam në lidhje me dhënien e lokaleve me qira për qëllimet e lartpërmendura shihet qartazi në fjalët e Allahut,- xhele veala!,- ku thotë:

وَتَعَاوَنُوا عَلَى الْبِرِّ وَالتَّقْوَىٰ ۖ وَلَا تَعَاوَنُوا عَلَى الْإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ ۚ وَاتَّقُوا اللَّـهَ ۖ إِنَّ اللَّـهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ ﴿٢﴾

”Ndihmoni njëri-tjetrit në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat, dhe mos ndihmoni në mëkate dhe armiqësi! Dhe druajuni Perëndisë! Se, Perëndia, dënon ashpër”. ( Kur’an: El Maide: 2).

Mu për këtë arsye dhënia e lokaleve me qira për qëllimet e lartpërmendura është rreptësishtë e ndaluar në sheriatin islam, sepse kjo llogaritet ndihmë dhe pjesëmarrje në mëkate dhe armiqësi.

Allahu është më i dituri!.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.

Burimi: albislam.com

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani

0 3108

A lejohet puna si pastrues enësh në të cilat enë servohet mish derri?!

Pyetje: Shejh i nderuar! Kam disa shokë që në disa shtete të Europës punojnë si pastrues në kuzhina restoranesh, përkatësisht piceri, të cilat në gatesat e tyre përdorin edhe mishin e derrit. Këta përbrenda punës së tyre kanë njashtu edhe pastrimin e enëve në të cilat është servuar mishi i derrit. A lejohet kjo punë?!

Përgjigje: Kjo punë nuk është e lejuar; E lus Allahun e Madhërishëm t’ju begatojë me një punë të bekuar.

Shejh Muhamed Ez-Zugbi[1]

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

Burimi: albislam.com

[1] Fetvaja me nr. 55, e dhënë në faqën e tij oficiale.

0 4777

Falënderimi i takon Allahut…

Është e ndaluar mbajtja e qenve dhe secili qw mban qen i mangësohet shpërblimi i tij çdo ditë nga dy kirat, me përjashtim tw qenve për gjueti, pwr ruajtjen e bagëtive dhe ruajtjen e pasurisë, në këtë rast lejohet mbajtja e tyre.

Ndërsa shitja e qenve, është e ndaluar, edhe nëse është prej qenve që lejohet të mbahen.

Për këtë janë transmetuar shumë hadithe nga i Dërguari salallahu alejhi ue selem për ndalesën e shitjes së qenve që përfshin të gjitha llojet e qenve. Po përmendim disa prej haditheve:

1-    Transmeton Buhariu nga Xhuhejfe radijallahu anhu të ketë thënë: I Dërguari salallahu alejhi ue selem ka ndaluar pwrfitimin nga qeni.

2-    Transmeton Ebu Davudi nga Abdullah ibn Abasi radijallahu anhu të ketë thënë: I Dërguari salallahu alejhi ue selem ka ndaluar pwrfitimin nga qeni, e nëse dikush  vjen dhe kërkon fitimin nga qeni, mbushja dorn e tij me dhe”. Hafidhi ka thënë: zingjiri i hadithit është i saktë, Albani e ka vlerësuar të vërtetë në librin Sahih Ebu Davud.

Në fetvatë e Komisionit të Përhershëm pwr Fetfa 36/13 gjendet përgjigjja: “Nuk lejohet shitja e qenve, e as që lejohet fitimi prej tyre qoftë qeni për ruajtje, gjueti apo diç tjetër”.

Nëse ka nevojë për qen për gjueti apo ruajtje, e nuk gjen asnjë që t’ia jep pos ta blejw, atwherw i lejohet atij ta blejw e mëkati i takon shitësit, ngase i ka shitur çfarë nuk lejohet shitja.

Ata që kanë lejuar shitjen e qenit për gjueti janë argumentuar me hadithin që e transmeton Nesaiu nga Xhabiri radijallahu anhuma se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka ndaluar nga fitimi nga qeni dhe macja pos qenit për gjueti.

Ky veçim në hadith “pos qenit për gjueti” është i dobët.

Sindi në librin e Nesaiut ka thënë: “hadithi është i dobët me mendimin e gjithë dijetarëve të hadithit”.

Kjo është thënie e Imam Neveviut Allahu e mëshiroftë.

Islam-qa.com / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

0 3139

Pyetje: Më ka ofruar një shok që të hy me të në tregti. Puna ime është kjo: Unë t’i këmbej paratë, p.sh. dollarë apo euro, e, pastaj pres një kohë të caktuar derisa të ngritet vlera e bankënotës, të cilën mëpastaj e këmbej prapë. A është kjo e lejuar?!

Përgjigje: Hamdin ia kushtojmë Allahut; Kjo lloj tregtie është sikur ajo e ndrrimit të arit me argjend, pra lejohet që të blesh ari me argjend, e pastaj të presësh derisa të ngritet çmimi i arit. Mirëpo kushti më i rëndësishëm në këtë lloj tregtie është et-Tekabud (që d.t.th shitësi e merr aty për aty menjëherë vlerën, kurse blerësi artikullin; Sh. P.), pra nëse e shet (këmben) një bankënotë (p.sh. e ndrron euron me dollarin, Sh. P.), atëherë është obligative që ndrrimi të bëhet aty për aty, pra dorë n’dorë, apo me atë çka e zëvendëson atë, përkatësisht me çka është ekuivalente, duke përcaktuar vlerën dhe shumën e gjithsecilës bankënotë në një tjetër llogari, dhe nuk lejohet të prolongohet kjo, ngase i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë:“Ndrrimi i arit me monedhë argjendi është kamatë, përveçse nëse jipet-mirret aty për aty”.[1]

Shejh Abdurrahman el-Berrak

Fetvaja me nr. 40,330, e dhënë më: 21.04.2012 në faqën e tij zyrtare

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

Burimi: albislam.com

[1] Shënon Buhariu në “Sahih” (2001, 2036, 2039), Muslimi në “Sahih” (2976), Ebu Davudi në “Sunen” (2910), Tirmidhiu në “Xhami” (1161), Nesaiu në “Es-Sunenul-Kubra” (5948, 5959), Ibën Maxhe në “Sunen” (2251, 2252), Ibën ebi Shejbeh në “Musanef” (21873), Ahmedi në “Musned” (160, 238, 305), Ibën Hibani në “Sahih” (5121, 5127), Bejhakiu në “Es-Sunenul-Kubra” (9737, 9738, 9739, 9760), e të tjerë, nga hadithi i Omer ibnul Hatabit, -radijallahu anhu!-. Sh. P.

0 3092

Pyetje: kur shitësi dhe blerësi pajtohen të bëjnë një kontratë shitblerjeje dhe blerësi paguan kapar dhe më vonë blerësi ndërron mendimin dhe nuk dëshiron të realizojë atë kontratë për shkaqe të ndryshme, a i lejohet shitësit ta ndal për vete kaparin e të mos ia jep blerësit?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut…

Po, është e drejtë e shitësit të ndal për vete kaparin. Kështu ka vepruar Omer ibën Hattabi, radijallahu anhu dhe ky është medhhebi i Imam Ahmedit.

Shejh ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “s’prish punë të marrësh kaparin sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, nëse për këtë pajtohen shitësi dhe blerësi para se të realizohet kontrata e shitblerjes.” (Fetava littuxhar ve rixhalil a’mal, fq: 49)

Komisioni i Përhershëm për Fetva ka dhënë këtë fetva: shitblerja me kapar është e lejuar. Kjo nënkupton që blerësi paraprakisht t’i jep shitësit një sasi të caktuar parash, më pak se vlera e mallit për të cilin bëhet kontrata, pasi të lidhet kontrata, në mënyrë që të sigurohet shitblerja si dhe për të mos e marr të njëjtin mall dikush tjetër, mirëpo kur ta merr mallin (blerësi) paguan edhe pjesën e mbetur të parave. Në rast se ai nuk e blen mallin për të cilin ka dhënë kapar, atëherë shitësi ka të drejtë ta ndal kaparin për vete sepse shitblerja me kapar është e saktë. Në këtë marrëveshje është e njëjtë nëse caktohet koha për pagimin e pjesës së mbetur të parave apo nuk caktohet… Për sa i përket hadithit “I Dërguari ka ndaluar shitblerjen me kapar” është i dobët dhe nuk argumentohet me të.

Përktheu: Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

0 3409

Pyetje: Në lidhje me kontratat e shkruara për çështje te biznesit, dikush thotë se ne (muslimanët) merremi vesh me fjale se shkrimi i kontratës ka te beje me ato qe nuk i besojnë njëri tjetrit.

A është e vërtetë kjo?

A do thotë kjo se nëse dy musliman nënshkruajnë kontratë janë më pakë të mirë se sa ata qe merren vesh vetëm me fjale sa i takon marrëdhënieve të punës?

Allahu u shpërbleftë me të mira.

Përgjigja:

Marrëveshjet në legjislacionin Islam ndahen në marrëveshje gojore dhe marrëveshje të shkruara. Nëse marrëveshja arrihet gojarisht kemi të bëjmë me marrëveshje gojore dhe atëherë kur marrëveshja shënohet kemi të bëjmë me marrëveshje të shkruar. Dijetarët muslimanë kanë folur për sigurimin e marrëveshjeve me shkrim dhe për të njëjtën si argument e kanë marrë ajetin më të gjatë në Kuran që ka të bëj me shënimin e huas (borxhit): “O besimtarë, kur merrni hua prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë.” (El Bekare, 282)

Si argument ata përmendin edhe rastin e të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, me Ada ibën Halidin të cilin e transmeton Tirmidhiu në kaptinën Shënimi i kushteve me nr. 1216 në të cilin mes tjerash shkruan: “Këtë Ada ibën Halidi e bleu prej të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, bleu një rob…” Si hasen e vlerësuan Tirmidhiu, Dhehebiu, Ibën Haxheri dhe Albani.

Argumente shtesë janë edhe marrëveshjet e të Dërguarit të Allahut me Kurejshitët, marrëveshjet e paqes dhe sigurisë si dhe vendimet me të cilët i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, u caktonte dhurata disave prej sundimtarëve fisnor arab dhe letrat e tij.

Dijetarët kanë përmendur disa dobi të sigurimit të marrëveshjeve me shkrim si:

1. Mbrojta e pasurisë që është një detyrë fetare individuale dhe shoqërore.

2. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve sepse marrëveshja e shkruar është gjykuesi më i drejtë në rast të mospajtimit mes palëve. Në këtë mënyrë qetësohet fitneja dhe parandalohet mohimi i ndonjë të drejte që e ka pala në marrëveshje.

3. Parandalimi i kushteve që nuk pranohen ngase ndonjëherë palët nga mosdija mund të vendosin kushte të ndaluara që e anulojnë kontratën. Konsultimi me ndonjë hoxhë dhe shkrimi i marrëveshjes sipas kushteve islame e parandalon një gjë të tillë.

4. Largimi i dyshimit, në veçanti kur kemi të bëjmë me marrëveshje afatgjatë dhe harrohen përqindjet, afatet etj. Në rastin kur marrëveshja është e shkruar kthimi tek hollësitë është e lehtë.

Kadiu Ibën El Arebi thotë: Nuk ka ndasi mes dijetarëve nga vendet e ndryshme se urdhri për shënimin, dëshminë dhe pengun në këtë ajet (El Bekare, 282) janë urdhër nxitjeje dhe preferimi (d.m.th. nuk janë obligim) ngase janë mbrojtje të pasurisë, devotshmëri dhe janë më të sigurta nga pikëpamja fetare dhe ajo e dynjasë. Asnjëra prej gjërave të përmendura nuk është obligim.

Nga kjo që u tha del në shesh se sigurimi i marrëveshjeve me shkrim është një gjë e preferuar në veçanti në këtë kohë kur shumë njerëz i mohojnë detyrat që i kanë marr përsipër madje edhe marrin guxim të uzurpojnë të drejtën e tjetrit. Assesi nuk është i saktë pohimi se ai që kërkon sigurim të kontratës me shkrim është më pak musliman se sa ai që mbështetet në marrëveshjet gojore.

Allahut i takon dija absolute.

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË