Arhiva DitoreSep 3, 2014

0 2991

Eselamu alejkum!

Kam një pyetje urgjente i nderuar hoxhe.

Sa i përket kohës së pritjes pas shkurorëzimit (idetit), unë kam qenë e martuar dhe kam jetuar në shtëpi të babës, si qëndron puna për kohën e idetit? A e kam të lejuar të dal nga shtëpia, si për rastet e provimeve në fakultet , apo për të shkuar në xhami, në derse, dhe tek motrat muslimane! Apo duhet të mbyllem në shtëpi dhe të dal vetëm për nevoja urgjente si në rast të sëmundjeve etj?

Allahu ju shpërbleftë me Xhenetul Firdevs!

Përgjigja:

Elhamdulilah…

1. Gruaja që është shkurorëzuar me shkurorëzim jo përfundimtar (talak rexh’ij) periudhën e iddetit  e kalon në shtëpinë e burrit dhe bashkëshortit nuk i lejohet nxjerrja e saj prej shtëpisë përveç nëse kryen ndonjë vepër të shthurur. Gruas nuk i lejohet të del përveç nëse nxirret.

Këtë e mbështesim në ajetin: “O Profet! Nëse i ndani gratë, ndajini ato para kohës së tyre të pritjes. Llogaritni kohën e tyre të pritjes dhe frikësojuni Allahut, Zotit tuaj. Mos i dëboni ato prej shtëpive të tyre, por edhe ato të mos dalin, me përjashtim të rastit kur shkelin martesën haptazi.” (Et Talak, 1)

Ajo që përfundimisht është e shkurorëzuar  pas shkurorëzimit të tretë (talak bain). Ajo ka të drejtë iddetin (pritjen) e saj ta kalon në shtëpinë e familjes së saj ose në shtëpinë e ish bashkëshortit nëse sigurohet pamundësia e vetmimit me ish bashkëshortin.

2. Dijetarët kanë më shumë se një qëndrim lidhur me mos largimit të gruas në pritje prej shtëpisë. Mendimi i shumicës është se për të vlen dispozita e asaj që është në pritje pas vdekjes së bashkëshortit, dmth. nuk i lejohet të del natën përveç për nevojë emergjente (darure) dhe ditën përveç në rast të nevojës që është një shkallë më poshtë se nevoja emergjente (haxhe). Mendimi i një grupit tjetër të dijetarëve është se asaj i lejohet të del me kushtet që vlejnë për gjininë femërore (hixhabi, mahremi nëse udhëton larg etj.)

Mendimin e shumicës e përkrah edhe Ibën Uthejmini , Allahu e mëshiroftë, i cili thotë: Nuk i lejohet të del natën përveç për nevojë emergjente (darure) dhe ditën përveç në rast të nevojës që është një shkallë më poshtë se nevoja emergjente (haxhe). Këtë qëndrim ai e mbështet me ajetin: “Mos i dëboni ato prej shtëpive të tyre, por edhe ato të mos dalin, me përjashtim të rastit kur shkelin martesën haptazi.” (Et Talak, 1)

Në hadith përmendet se një grua që ishte shkurorëzuar përfundimisht kishte dal të vjelë nga hurmat e saja dhe ish bashkëshorti e kishte ndaluar. Kur e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ai i ka lejuar duke thënë: Vjeli hurmat tuaja shpresoj të japësh sadaka ose të bësh ndonjë mirësi. (Muslim)

Dijetarët këtë rast e kanë komentuar si leje për dalje në rast të nevojës.

Sipas kësaj që u përmend dalja nga shtëpia pa ndonjë nevojë si vizitë, rekreacion, shëtitje  nuk lejohet. Lejohet dalja për provime, pjesëmarrje në ligjërata ditën, vizitë tek mjeku dhe të ngjashme.

Allahu e di më së miri.

Burimi: albislam.com

Përshtati: Talha Kurtishi

0 2702

Kam jetuar me burrin tim në një vend perëndimor. Ai konsumonte narkotikë për gjashtë vite, vite të stërmbushura më probleme dhe vështirësi. Çështja nuk u përmirësua, prandaj kërkova nga ai shkurorëzim mirëpo ai refuzoi, atëherë iu mbështeta gjykatës, dhe u vendos shkurorëzimi. Ky rast ka disa vite që ka ndodhur, tani dua të di nëse shkurorëzimi ka qenë i vlefshëm apo i pavlefshëm sipas fesë Islame?  A ka ndonjë rrugë që unë të kthehem si grua e tij përsëri?

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut…

Së pari:

Lejohet që gruaja të kërkon shkurorëzim në rast kur burri vazhdon në veprimin e mëkateve të mëdha si pirja e verës apo konsumimi i narkotikëve, nëse burri refuzon ta shkurorëzoj, ajo ka të drejtë që të ngrit çështjen deri tek gjykatësi fetar që të detyron burrin për shkurorëzim, apo ta shkurorëzon ai (gjykatësi) nëse burri refuzon. Nëse nuk ka gjykatës fetar atëherë ngrit çështjen e saj deri tek një institucion islam që gjendet në vendin e saj si qendër islame që ta bindin burrin për shkurorëzim, apo ti ofrojnë shkurorëzim të kushtëzuar, dhe lejohet që ky shkurorëzim fetar të vuloset më pas në gjykatën jo islame nëse ka nevojë për këtë vërtetim.

Dy:

Nëse ke shkuar në gjykatën jo islame e cila ka detyruar burrin për shkurorëzim, dhe ai e ka shprehur atë apo e ka shkruar me nijet të shkurorëzimit, atëherë shkurorëzimi është i vlefshëm.

Por nëse  ai nuk e shpreh dhe nuk e shkruan shkurorëzimin me nijet të shkurorëzimit, por vetë gjykata ka vendosur shkurorëzimin, atëherë shkurorëzimi i gjykatës jo islame është i pavlefshëm.

Fukahatë janë unanim në kushtëzimin e tiparit islam për gjykatësin që gjykon mes myslimanëve, ngase gjykata është një lloj i udhëheqjes prandaj nuk lejohet që jobesimtari të udhëheq myslimanin.

Ibn Farhun Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Kadi Ijad, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: kushtet e gjykatës pa të cilat nuk është valide janë dhjetë: islami, mendja e shëndoshë, gjinia (mashkullore), liria, pjekuria, drejtësia, dituria dhe të jetë i vetëm, ti ketë shqisat e shëndosha si dëgjimin, shikimin, gjuhën, pra nuk është i vlefshëm nga jobesimtari unanimisht, si dhe nga i çmenduri.”

Deklarata e fundit e Konferencës së dytë të dijetarëve islam në Amerikë, të mbajtur në Kopenhagë të Danimarkës me Ligën islame, në periudhën prej 22 – 25 qershor të vitit 2004 se: “Lejohet të drejtohemi në gjykatën jo islame në rast kur përcaktohet si mënyrë për të përfituar të drejtën apo për të larguar padrejtësinë në një shtet ku nuk gjykohet me sheriat, me kusht për t’u kthyer te dijetarët e sheriatit për të përcaktuar vendimin islam të obliguar për aprovim në çështjet e reja, duke u mjaftuar vetëm në kërkesë për shkurorëzim dhe nxitja në zbatim.”

Deklarata ka sqaruar se nëse burri shkurorëzon gruan e tij në formë fetare, nuk prish punë nëse kjo vërtetohet në gjykatat jo islame, mirëpo nëse dy bashkëshortë kanë mos marrëveshje rreth shkurorëzimit atëherë qendrat islame kryejnë detyrën e gjykatës islame ku ato nuk janë prezentë pas përmbushjes së dokumentacionit të detyruar me ligj, dhe se kthimi në gjykatën jo islame për ta përfunduar lidhjen martesore nga ana e ligjeve jo sheriatike, nuk konsiderohet ndërprerje e martesës nga ana e sheriatit. Nëse gruaja arrin të shkurorëzohet në këtë mënyrë, duhet që të drejtohet në një prej qendrave islame dhe atë në dorë të njerëzve kompetent për këto çështje, siç janë dijetarët për të përfunduar çështjen nga ana e sheriatit, dhe nuk ka asnjë mënyrë të argumentimit me nevojë në këtë rast për shkak se qendrat islame janë evidente dhe mundësia e lehtë për tu kthyer tek ato në vende të ndryshme.”

Për atë duhet të drejtohesh në një qendër islame në vendin tënd e ata të rishikojnë çështjen tënde.

Tre:

Nëse gruaja shkurorëzohet nga burri i saj, një herë apo dy dhe ka kaluar afati për shkurorëzim lejohet të lidh kurorë përsëri me akt të ri dhe mehr të ri, me prezencë të përgjegjësit familjar dhe dy dëshmitarëve.

Por nëse e ka shkurorëzuar tre herë atëherë nuk i lejohet burri i saj deri sa të martohet me burrë tjetër me akt të kurorës me vetë dëshirë e jo vetëm sa për tu liruar, e më pas të vdes i dyti apo të ndahet prej saj.

Allahut i takon dituria absolute.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 3226

Pyetje: selamun alejkum, a është e lejuar qe gruaja të kërkojë shkurorëzim nëse nuk e do burrin e saj?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Gruaja ka të drejtë të kërkojë nga burri i saj shkurorëzim në këto raste:

  1.   1. Nëse urren moralin e tij
  2.   2. Nëse urren pamjen e tij fizike
  3.   3. Nëse burri ka probleme me praktikimin e fesë siç është namazi, agjërimi i ramazanit e tjerë apo merret me mëkate të mëdha
  4.   4. Nëse burri nuk kryen detyrat e tij materiale ndaj bashkëshortes
  5.   5. Nëse nuk i ofron dashuri aq sa do ta mbrojë bashkëshorten nga gjunahet.

Allahu thotë: “nëse të dy frikësohen se nuk do të mund t’u përmbahen kufijve të Allahut, atëherë nuk është gjynah për asnjërin, nëse gruaja i jep diçka burrit (për t’u ndarë nga ai).” (Bekare:229)

Nga suneti i të Dërguarit është transmetuar se “bashkëshortja e Thabit ibën Kajsit erdhi tek i Dërguari, salallahu alejhi ve selem, dhe i tha: Thabitin nuk e qortoj në aspektin e moralit apo fesë, mirëpo urrej kufrin pasi jam bërë myslimane. I Dërguari e pyeti: a ia kthen Thabitit kopshtin (që ia kishte dhënë si mehër)? Ajo tha: po. Pastaj i Dërguari i tha Thabitit: prano kopshtin dhe shkurorëzoje atë një herë.” (Buahriu)

Kërkimi i hul-it (ndarjes nga burri) pa këto kushte është i ndaluar, sepse i Dërguari ka thënë: “Secila grua që kërkon nga burri i saj shkurorëzim pa pasur ndonjë problem, i ndalohet asaj era e xhenetit” (Ahmedi, Albani e konsideron të saktë)

Burimi: albislam.com

0 4889

Pyetje: Desha t`jua bëj një pyetje, burri im më herët më ka tradhtuar me një femër tjetër por ia kam falur, mirëpo nuk është përmirësuar. Sa herë që dalim bashkë çdo herë shikon femra tjera dhe çdo herë kemi grindje për këtë, a konsiderohet kjo si gjynah ne fenë islame? Çka më këshilloni që të veproj me të që ai të më dojë vetëm mua?

Përgjigje: E lus Allahun t’i përmirësojë raportet e çdo çifti musliman që ka problem në jetën martesore. Nëse burri yt paska bërë një gabim, inshallah e ka kuptuar gabimin dhe është penduar sinqerisht tek Allahu. Sepse, nëse nuk është penduar tek Allahu, falja jote ndaj tij nuk i ndihmon asgjë. Allahu i përmirësoftë të gjithë.

Nëse ai vazhdon të shikojë femra të huaja kjo nuk d.m.th. se nuk është penduar, por kjo na mëson se njeriu vazhdimisht gabon, sidomos nëse nuk i largohet rrethanave ku mund të bëjë një haram. Prej gjërave që do t’i ndihmonin një burri për të ulur shikimin, krahas devotshmërisë që ka ai mund ta ndihmosh me biseda të këndshme dhe jot ë bezdisshme në mënyrë që të mos ketë hapësirë kohore për të kthyer shikimin drejt një femre tjetër. Gjithashtu duhet theksuar atij se shikimi i femrave të huaja është haram i cili çon drejt haramit më të madh dhe me atë shikim kundërshton urdhrin e Allahut për besimtarët: “Thuaji besimtarëve të ulin shikimet e tyre dhe të ruajnë organet e tyre”. Resulullahu, alejhi salatu ue selam ka thënë: “Zinaja e syve është shikimi”, po ashtu Aliut i ka thënë: “O Ali, mos ia paso shikimit shikimin tjetër, sepse të lejuar e ke të parin, por jo edhe të dytin”, si dhe shumë argumente tjera lidhur me këtë.

Kurse për të fituar dashurinë e burrit, një grua kishte thënë: Kur ai vjen unë e prej me ngrohtësi, e puthi kur hyn në shtëpi, ulem pranë tij, nëse ka dëshirë të pushojë i vetëm atëherë nuk i imponohem, rri e buzëqeshur përpara tij, ia dëgjoj fjalët me kënaqësi, mundohem t’i shijoj ato me ëmbëlsi, zbukurimin më të mirë e bëj për të, shfrytëzoj feminitetin tim për ta afruar atë, gjithkund e përmendi vetëm me fjalë të mira dhe gjithherë e kujtoj fjalën e Profetit tim: “Ai (bashkëshorti) është xheneti yt dhe zjarri yt”.

Burimi: albislam.com

0 4980

Pyetje: Shoku i burrit tim e tradhton gruan e tij me gruan e shokut tjetër (ky i fundit është njeri që ndonjëherë falet 5 kohë namaz) ndërsa i pari veç xhumanë. A duhet ta lajmërojmë burrin e asaj gruaje apo gruan e atij burri?

Përgjigje:
Allahu ju shpërbleftë për xhelozinë që keni ndaj dashamirëve tuaj dhe për atë se ua doni të mirën. Para se të flitet për një gjë të tillë duhet të vërtetohet saktësisht, a është e vërtetë tradhtia e asaj gruaje dhe e atij burri apo është vetëm supozim. Nëse vërtetohet me argumente te qarta ose ai/ajo vet e pranon atëherë duhet të ndërmerrni këto hapa:
1. T’ia kujtojmë asaj/atij Allahun, ta këshillojmë ta braktisë atë haram, ta frikësojmë për nënçmimin që do ta arrijë në dynja, dënimin në ahiret e kështu me radhë. Nëse ajo/ai e pranon këtë këshillë dhe e braktisë haramin dhe pendohet tek Allahu – i cili është edhe qëllimi jonë kryesor – atëherë duhet të heshtim dhe të mos i tregojmë askujt për këtë amoralitet, sepse ai që ia mbulon vëllait/motrës të vet një të keqe Allahu ia mbulon atij ndonjë të keqe në ditën e Gjykimit.
2. Nëse këtë nuk e pranon, atëherë duhet ta lajmërojmë familjen e saj (vëllanë, babanë ose ndonjë tjetër) i cili do t’ia tërheqë vërejtjen asaj/atij. Këtë e them me shpresën që të shpëtojë ajo familje nga shkapërderdhja.
3. Nëse edhe kjo nuk ka efekt, atëherë e keni detyrë, ta lajmëroni bashkëshortin/bashkëshorten e saj/tij dhe le ta zgjidhin atë kurorë sepse nuk ka dobi mbajtja e familjes bashkë nëse aty gjendet tradhtia bashkëshortore.
Allahu ju dhëntë sukses në këtë punë të vështirë.

Burimi: albislam.com

0 3178

Pyetja: Jam e martuar prej më tepër se një vit dhe jam e çelur deri në pikë të fundit me bashkëshortin tim, mirëpo ai është në të kundërtën e sjelljes sime. Edhe për gjërat më të thjeshta, kur shkon për shembull ndokund dhe vonohet, brengosem shumë për të. Kur kthehet i them: u mërzita për ty dhe u mundova të të marr në telefon. Ai ma kthen se kam gabuar që jam mërzitur. Flasim shumë për këtë gjë dhe mirëkuptohemi, mirëpo nuk di ç‘të bëj që ai të jetë i çelur, të flasë me mua.


 Fsheh shumë prej meje për të mos më pikëlluar. Unë vazhdimisht mundohem ta ndihmoj dhe të kuptoj se çfarë e pengon, sepse ai nuk më tregon. Kur kam ndonjë problem, ai më pyet dhe unë i tregoj, nëse nuk i tregoj ai brengoset. Më tregoni si të sillem, Allahu ju bekoftë?


Përgjigjja:
 
    Ndoshta je personalitet i çelur, direkt dhe i sinqertë, e kjo është mirë, mirëpo mos kushtëzo që të tjerët të jenë të tillë. Të tjerët mund të jenë personalitete të ndryshëm nga i yti, më pak ose më shumë. Ti ke pozitivitete që nuk i kanë të tjerët dhe të tjerët kanë pozitivitete që nuk i ke ti. Mundohu që personalitetin e bashkëshortit tënd ta kuptosh mirë. Vë re mirë që të sillesh me të ashtu siç dëshiron ai. Mos e tepro me pyetje të njëpasnjëshme dhe mos insisto të informohesh për çdo imtësi dhe ki parasysh fjalën e beduinit që i tha bashkëshortes së vet: “unë jam më i madh se imtësitë e tua, kurse ti gjurmon imtësitë e madhërisë sime.” 
Fol rreth temave që i përshtaten dhe që i interesojnë atij. Duhet të kuptosh gjuhën e syve të tij që të bëhet e ditur nëse ai është i pikëlluar, i brengosur, i frikësuar… pyete bashkëshortin për rrobat, për flokët e tua, për mobiliet e shtëpisë, për daljen tënde prej shtëpisë, për ushqimin. Mëso shijen e tij me durim dhe mos e tepro duke i folur për veten, për problemet dhe brengat e tua vetëm aq sa mendon se ai do të të dëgjojë me vëmendje, pastaj ndërroje temën me mençuri. Allahu ju dhëntë sukses ty dhe bashkëshortit tënd!

Burimi: albislam.com

Shqipëroi: Agim Bekiri

NA NDIQNI NË