Arhiva DitoreSep 3, 2014

0 3476

A jepet zeqat për stolitë e arit dhe argjendit, çka nëse nuk e ke ditur dispozitën e kësaj çështjeje më herët, a bëjnë pjesë këtu stolitë prej gurëve të çmuar, dhe a mund ta jep bashkëshorti këtë zeqat?

Falënderimi i takon Allahut…

Stolitë e arit dhe argjendit të përgatitura për zbukurim janë një pasuri rreth së cilës dijetarët kanë mospajtime se vallë duhet të jepet zeqat për to apo jo. Dijetarët e medhhebit hanefij ndajnë mendimin se është detyrim që për këtë lloj të pasurisë të jepet zeqat. Nga ana tjetër, shumica e dijetarëve prej malikijve, shafijve dhe hanbelijve mendojnë se për këto stoli nuk jepet zeqat.

Mendimi më i saktë është ai i hanefijve për shumë argumente, prej tyre:

  1. Argumentet që flasin për dhënien e zeqatit të arit dhe argjendit në përgjithësi pa bërë dallim mes asaj që është stoli dhe arit e argjendit të thjeshtë.
  2. Aishja, radijallahu anha, bashkëshortja e të Dërguarit përcjell: “hyri tek unë i Dërguari dhe më pa në dorë disa byzylykë të mëdhenj të argjendit. Më pyeti: ç‘janë këto oj Aishe? I ndreqa për t’u zbukuruar për ty o i Dërguar i Allahut – i thash. E jep zeqatin e tyre – më pyeti sërish? Jo, i thash. Më tha: është mjaft kjo për t’u dënuar me zjarr.” (Ebu Davudi, sahih)
  3. Amër ibën Shuajbi përcjell nga babai i tij, ky nga gjyshi i tij se një grua erdhi te i Dërguari. Me vete kishte një vashë e cila në dorë mbante dy byzylykë të trashë të arit. E jep zeqatin e këtyre – e pyeti i Dërguari. Jo – tha ajo. Dëshiron që Allahu t’ju lidh ditën e Kiametit më të tilla prej zjarri? I zhveshi dhe i hodhi pastaj tha: qofshin për Allahun dhe të Dërguarin e Tij” (Nesaiu, hasen)

Së dyti: zeqatin e stolive prej ari dhe argjendi fillon ta japësh prej momentit kur e kupton se është detyrim. Njerëzve që u kanë kaluar shumë vite pa dhënë sepse nuk e kanë ditur, nuk detyrohen të japin zeqatin e atyre viteve siç na mëson dijetari Abdulaziz ibën Bazi në “Fetava islamije” 2/84

Së treti: zeqati i stolive që është bërë për t’u përdorur është detyrim nëse stolitë janë prej ari dhe argjendi sepse stolitë me margaritarë nuk ka zeqat për to.

Së katërti: ky detyrim është për pronaren e stolive jo për bashkëshortin. Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “zeqati i stolive është detyrim për pronaren. Nëse për te e jep bashkëshorti apo tjetërkush me lejen e saj, nuk ka ndonjë problem. Nuk është patjetër zeqati të jetë prej vetë stolive, mund që të jepet vlera e kërkuar prej tjetër pasurie, për çdo vit që kalon, varësisht prej vlerës së arit dhe argjendit që kanë në treg.” (Fetava islamije: 2/85)

përktheu: Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

0 1834

   Borxhdhënësi a duhet të japi zeqat?

Përgjigje: Ai që i ka dhënë borxh dikujt nuk e ka detyrim të ja­pi zeqat për atë pasuri përderisa nuk i kthehet, sepse atë pasuri nuk e ka në duart e veta.

Nëse i ka dhënë borxh ndonjë të pasuri (prej të cilit shpreson kthi­min e borxhit), atëherë duhet të japi zeqat për atë pasuri çdo vit.

Nëse e jep zeqatin së bashku me pasurinë që ka, e ka kryer de­ty­ri­min.

E nëse nuk e jep me pasurinë që ka, atëherë e ka detyrim që kur t’ia kthe­jë të hollat ai i pasuri të japi zeqatin për atë pasuri për të gjitha vitet e ka­luara.

Kjo, për shkak se të pasurit mundet t’ia kërkosh borxhin kur të du­ash, e moskërkimi në këtë rast ka ndodhur me pëlqimin e bor­xhdhë­në­sit.

Ndërsa nëse borxhmarrësi është i varfër, apo është i pasur, mi­rëpo nuk mundet që t’i kthejë, atëherë nuk e ka detyrim që të ja­pi zeqat për atë pasuri çdo vit, ngase atë pasuri nuk mund ta zo­tërosh, All-llahu, azze ue xhel-le, ka thënë: “Po në qoftë se ai (bor­xhliu) është në gjendje të vështirë, atëherë bëni një pritje de­ri sa të vijë në një çlirim”. (el-Bekare 280).

Pasi nuk mund ta marri këtë pasuri dhe të përfitojë me të, atë­herë nuk duhet të japi zeqat.

Kur t’ia kthejnë borxhin, atëherë:

Disa dijetarë thonë: Duhet të pret plotësimin e një viti e pas­taj të japi ze­qat.

E disa tjerë thonë: Jep zeqat për një vit, e kur të kalojë edhe një vit jep sërish e kështu me radhë. Kjo është më e sigurtë, uAlla­hu A’lem.

Burimi: albislam.com

Pyetje: Fëmija im ka gjashtë vite, ndërsa unë jam shtatzënë, si t’ia shpjegojë atij se gjendet ky fetus në barkun tim, ai këtë pyetje e ka përsëritur disa herë, e nuk di se si t’i përgjigjem? Më tregoni Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut…

Është shumë me rëndësi që prindërit të tregojnë kujdes gjatë pyetjeve të fëmijëve të tyre, sado që prindërit e shohin se sa realët janë të ata, dhe të mos shfaqin  se këto pyetje ju shkaktojnë pengesë atyre, në mënyrë që të mos formohet tek fëmija ndjeshmëri sidomos në temat për të cilat ai pyet.

Për pyetjen që është përmendur, mund që nëna përgjigjen e saj ta transferojë tek Allahu, Krijuesi me fuqinë e Tij, se Ai e nxjerr të gjallin nga i vdekuri, dhe të vdekurin nga i gjalli, se Allahu e krijoi Ademin nga dheu, e më pas krijoi pasardhësit e fëmijët e tij nga barqet e nënave. Si shfaqet fuqia e Allahut duke bërë barkun, e çfarë ka në të, vend të përshtatshëm që të jetojë në të fetusi një etapë të caktuar, ku ndërrohet gjendja e tij prej një pikë uji, prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një copë mishi si një kafshatë.

Kështu nëna e ndërron bisedën për fuqinë e Allahut, krijimtarinë e Tij, kujdesin, urtësinë, se Ai i ka siguruar furnizimin atij në barkun e nënës së vet, duke mos pasur ky fetus fuqi e as nëna e tij të ketë dorë në këtë furnizim, se Allahu i ka dhënë fetusit exhel, e më pas me fuqinë e Tij e nxjerr nga barku i nënës së tij ashtu si del zogëza nga veza.

Dhe kështu, mundet që nëna t’i përgjigjet fëmijës së vet, në këtë moshë, me përgjigje të përgjithshme, t’i mundësohet atij të bindet në atë që dëgjon, gjëra që janë njohuri të vërteta padyshim në to. Preferohet gjithashtu që t’i pasurojë ato me ajete nga Kurani Fisnik, që të bartet në formë të pyetjes në një temë plotësisht tjetër, që ta shërojë atë nga sikleti me përgjigje të drejtpërdrejta të ndjeshme dhe gjithashtu të ik nga njohuritë jo të sakta.

Allahut i takon dituria absolute…

Islam-qa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

Pyetje: nëse ndonjëri kërkon të adoptojë një fëmijë nga shtëpia e fëmijëve, a lejohet për përgjegjësit t’i përgjigjen kërkesës së tij?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut…

Adoptimi apo birësimi i fëmijëve është dy lloje: i ndaluar dhe i lejuar.

Adoptim i ndaluar është adoptimi që fëmijën e trajton sikur të jetë fëmija i tij biologjik. Kjo gjë është e ndaluar dhe Allahu e ka anuluar këtë në Kuran: “e as nuk ua bëri djem tuaj të adoptuarit tuaj (fëmijët e tjetërkujt që i adoptoni si të juaj)” (Ahzab:4)

Adoptimit i lejuar madje mund të jetë edhe i preferuar është adoptimi që nënkupton bamirësinë ndaj fëmijës, edukimin e tij me edukatë të mirëfilltë fetare, orientimin e drejtë, mësimin e tij me gjëra që i bëjnë dobi në fenë dhe dynjanë e tij. Fëmija nuk i jepet pos atij që njihet për nga besnikëria, feja e pastër dhe morali, atij tek i cili mund të realizohet interesi i fëmijës. Gjithashtu duhet që adoptuesi të jetë prej banorëve të të njëjtit vend, në mënyrë që të mos dërgohet fëmija në ndonjë vend që mund të jetë shkak për degjenerimin e tij në të ardhmen. Nëse plotësohen këto kushte, nuk prish punë që fëmijën me prejardhje të panjohur t’ia japim këtij adoptuesi. Allahu ju ruajt!

Muhamed ibën Ibrahim Alu Shejh

Burimi: albislam.com

Përktheu: Agim Bekiri

Pyetja: A lejohet për atë që dëshiron të ther akika, një viç për djalin e tij në vend të dy deshve?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut…

Ajo që ceket në sunet për akikan, është të theret për fëmijën mashkull dy desh e për vajzën një bazuar në hadithin që e transmeton Ebu Davudi nga Amr ibn Shuajb nga babai i tij, ky nga gjyshi i tij, të ketë thënë: I Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Atij që i ka lindur fëmijë dhe dëshiron të ther kurban, le të therë për djalë dy desh të mëdhenj, e për vajzë një”. Albani e ka vlerësuar të mirë në librin Sahih Ebu Davud.

Dijetarët kanë kundërthënie rreth çështjes: a lejohet që për akika  të theret deveja apo viçi? Shumica e dijetarëve kanë mendimin se lejohet të theret akika me këto dy lloje, e disa kanë mendimin se nuk lejohet, ngase në sunet nuk janë cekur përpos dhenve.

Në librin “Enciklopedija e fikut” 30/279 është shënuar: “Në akika lejohet i njëjti lloj që lejohet edhe për kurban, që janë bagëtitë sikur devetë, lopët dhe delet, e nuk lejohet diç tjetër pos këtyre, ky mendim është unanim mes Hanefive, Shafive dhe Hanbelive, dhe është thënia më e preferuar te Malikitë.”

Por më së miri është që akikja të jetë nga dhentë, është pasim i sunetit, pra dashi në këtë rast është më së miri se sa deveja, lopa apo viçi.

Shejh ibn Uthejmini Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Autori për kurbanet ka thënë: “Më e preferuar është deveja, pastaj lopa, pastaj dhentë” duke pas për qëllim se therja e devesë është më mirë se sa një dash, pos në akika atëherë dashi është më i preferuar se deveja, sepse kjo është cekur në sunet, prandaj është më e preferuar se deveja.” Sherh Mumti  7/424.

Pra sipas kësaj: nuk prish punë të theret akika për fëmijën mashkull një viç, mirëpo të theren dy desh është më e preferuar.

Duhet ditur se në akika kushtëzohen po ato kushte që janë te kurbanet, siç është:

– Që lopa të ketë mbushur dy vite të plota, pra nuk lejohet të theret akika apo kurban viçi i vogël që nuk  ka mbushur dy vite.

Një çështje shumë me rëndësi që ndërlidhet me këtë  është se: A lejohet pjesëmarrja e dy e më shumë fëmijëve në një deve, apo lopë?

Përgjigjja: Nuk lejohet pjesëmarrja në një kafshë për akika, ky është medhheb i Malikive dhe Hanbelibe.

Shejh ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Në akika nuk lejohet pjesëmarrja, pra nuk theret deveja për dy, e as lopa për dy, e as për tre e as për katër, për arsye se nuk është përmendur pjesëmarrja e më shumë vetëve, kurse adhurimet janë  të përcaktuara nga Allahu ( توقيفية )

Burimi: albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

Pyetje: Allahu më ka begatuar me një fëmijë, dhe kam dëgjuar se burri im duhet të therë për te dy desh, nëse nuk ka mundësi për shkak të borxheve të shumta a bie ky obligim nga ai?

Përgjigje:

Falënderimi i takon Allahut…

Së pari:

Dijetarët kanë tre kundërthënie mbi dispozitën rreth kurbanit  për fëmijën (akikën):

Disa prej tyre thonë se është vaxhib, disa tjerë thonë se është e preferuar kurse të tretët thonë se është sunet i fortë.  Ky i fundit është mendimi i preferuar me argumente.

Dijetarët e Komisionit të Përhershëm për Fetva kanë thënë: “Akika është sunet i fortë, për foshnjën mashkull priten dy desh,  e për femër një dash. Theret në ditën e shtatë, e nëse e vonon nga e shtata lejohet ta therë në çfarëdo kohe, nuk ka mëkat nëse e vonon, por më së miri është therja sa më herët.[1]

Mirëpo ata nuk kanë kundërthënie në atë se nuk i obligohet të varfrit, e aq më tepër atij që ka borxhe, e nuk i jepet përparësi asaj që është më e madhe se akikeja sikurse që është haxhi mbi kthimin e borxhit.

Për atë akikja nuk është e detyrueshme për juve për shkak mungesës materiale të burrit tuaj.

Dijetarët e Komisionit të Përhershëm për Fetva janë pyetur:

Nëse kam disa fëmijë, dhe për asnjërin nuk kam ther kurban për shkak të furnizimit të mangët, ngase jam njeri i punësuar, por paga ime është e kufizuar dhe nuk mjafton as për shpenzimet mujore, pra cila është dispozita e akikës për fëmijët  e mi?

Janë përgjigjur:

Nëse gjendja është ashtu siç thoni nga posedimi i pakët dhe të ardhurat nuk ju mjaftojnë pos për shpenzimet elementare, atëherë nuk ka mëkat për ty nëse ti nuk ther kurban për fëmijët e tu, mbështetur në fjalët e Allahut “Allahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij.” Bekare, 286.

“nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi.” Haxh, 78.

“sa të keni mundësi ruajuni prej dënimit të All-llahut.” Tegabun, 16.

Po ashtu, nga i Dërguari salallahu alejhi ue selem transmetohet të ketë thënë: “Kur t’ju urdhëroj me një urdhër, zbatoni aq sa keni mundësi e kur t’ju ndaloj nga një gjë largohuni prej saj.” E kur të të mundësohet atëherë fillon ta veprosh.[2]

Dijetarë e Komisionit të Përhershëm po ashtu janë pyetur: Një njeri kishte fëmijë për të cilët nuk kishte therur akika, ngase ishte në gjendje varfërie, pas një kohe Allahu e pasuroi, a detyrohet të ther kurbanet për fëmijët e tij?

Janë përgjigjur: Nëse gjendja është ashtu siç tregoni, ai duhet të ther për secilin prej tyre nga dy desh.[3]

Shejh ibn Uthejmini është pyetur: “Një njeri ka disa djem dhe vajza, dhe nuk ka ther akika për asnjërin prej tyre nga injoranca apo nga pakujdesia, e disa prej fëmijëve tani janë të rritur, me çka detyrohet ai?

Është përgjigjur:

“Nëse ther kurban për ta, tani, është mirë, nëse ka qenë i paditur, apo nëse ka thënë: nesër do të ther për ta, mirëpo është vonuar saqë ka kaluar një kohë e gjatë, por nëse ka qenë i varfër në kohën kur është dashur të ther, nuk ka mëkat për te”

Ashtu siç nuk është obligim për familjen e tij të therin në vend të tij, edhe pse është e lejuar një gjë e tillë për ta, siç veproi i Dërguari salallahu alejhi ue selem për nipat e tij Hasanin dhe Husejnin.

Dy:

Nëse bie ndesh haxhi me akikan atëherë i jepet përparësi haxhit detyrimisht, e nëse dëshironi të therni për fëmijët tuaj, lejohet edhe pse janë të mëdhenj, nuk është patjetër të thoni para të ftuarve se është akika, e as që u lejohet atyre të tallen me veprën tuaj, ngase keni vepruar të drejtën, e as që është patjetër të përgatitet ushqimi dhe të ftohen njerëzit por lejohet të shpërndahet mishi me nijet për akika.

Dijetarët E komisionit të Përhershëm kanë thënë: Akika është ajo që theret në ditën e shtatë të lindjes, në shenjë falënderimi ndaj Allahut për fëmijën që ia ka dhuruar, djalë apo vajzë qoftë, është sunet, bazuar në hadithet që flasin për këtë, kush ther për fëmijën e tij le t’i ftojë njerëzit në shtëpinë e tij të hanë, siç ka të drejtë të shpërndajë mishin të varfërve, familjarëve, fqinjëve, shoqërisë etj.

Allahu e di më së miri.

Burimi: albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] Fetava lexhnetu daime 11/439.

[2] Fetava lexhnetu daime 11/436, 437.

[3] Fetva lexhnetu daime 11/441, 442.

Pyetje: selam alejkum, desha te pyes për emrin MENESA, në filmin e Jusufit, alejhiselam, kam parë se vajza e tij quhej me emrin Menesa, ç’do të thotë ky emër dhe a lejohet t’ia vendoj fëmijës tim?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdërimi dhe paqja e tij qofshin mbi Muhamedin dhe ithtarët e tij:

Në Kuran dhe në hadithet e të Dërguarit nuk kemi ndonjë informacion për këtë emër, prandaj nuk mund të themi bindshëm se vajza e Jusufit, alejhi selam, quhej ashtu. Mirëpo pas një hulumtimi në internet, vërejta se hebrenjtë në librat e tyre përmendin se vajza e Jusufit, alejhi selam, është quajtur Mansi ose Munsije që ka kuptimin ‘e shoqëruar’. Informacione të këtilla që nuk kanë të bëjnë me ndonjë dispozitë të hallallit apo haramit, mund të marrim nga ithtarët e librit sepse i Dërguari ka thënë: “transmetoni nga bijtë e Israilit se nuk prish punë” (Sahih Ebu Davud). Që këndej themi se nuk prish punë të përdoret ky emër te ne muslimanët edhe pse nuk është në gjuhën tonë apo në gjuhën arabe ashtu siç lejohet të përdorim emrin e bashkëshortes së Jusufit Zeliha, emrin e pejgamberit Danijal, emrin e djalit të Nuhut, Sam e tjerë sepse që të gjithë këta kanë qenë besimtarë. Allahu e di më mirë.

Burimi: albislam.com

Pyetje: A është sunet rruajtja e flokëve për vajzën e posalindur?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut…

Rruajtja e flokëve të foshnjës vajzë nuk është sunet  në ditën e shtatë ashtu siç është për foshnjën mashkull.

Hanbelitë argumentohen se në origjinë qëndron ndalimi i rruajtjes së flokëve për vajzë, dhe rruajtja e flokëve nuk është përmendur pos për foshnjën mashkull.

Ibn Kudame në “Mugni” ka thënë: “Nuk ka kundërshtim të transmetimeve se rruajtja e flokëve të femrës është e urryer, pos për nevojë.”

Hilali transmeton nga Katade, ai nga Ikrime të ketë thënë: I Dërguari salallahu alejhi ue selem ka ndaluar që femra të rruan flokët e saja.”

Pasi që nuk vlerësohet si i vërtetë hadithi për rruajtjen e flokëve të femrës, çështja mbetet ashtu si në origjinë e që është ndalimi i rruajtjes.

Mirëpo mund të thuhet se nëse kjo ndikon në forcimin dhe shpeshtimin e flokëve, atëherë nuk prish punë, ngase është e njohur që nevoja arsyeton atë të urryerën.

islam-qa.com / albislam.com

Pyetje: A lejohet emërtimi i foshnjës në ditën e parë të lindjes?

Përgjigje: Falënderimi i takon Zotit të botëve, ndërsa paqja dhe selami mbi të Dërguarin mëshirë për botët, mbi familjen, shokët e tij deri në ditën e Gjykimit.

Është e preferuar që emërtimi i foshnjës të bëhet  në ditën e shtatë, ngase i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka urdhëruar që foshnja në ditën e shtatë të lindjes të emërtohet, të theret për të kurban, si dhe t’i rruhen flokët, siç është cekur në hadithin e Semures radijallahu anhu: “Secili fëmijë është peng i kurbanit të tij që theret ditën e shtatë, i rruhet koka dhe emërtohet.”

Por, lejohet të emërtohet ditën që lind, mbështetur në atë që përmend Ebu Musa radijallahu anhu nga i Dërguari: “Më lindi një djalë dhe e solla tek i Dërguari salallahu alejhi ue selem, ai e emërtoi me emrin Ibrahim.”

Në Sahihun e Muslimit nga Enesi radijallahu anhu është shënuar të ketë thënë: i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Më ka lindur mua sonte djalë, e kam emërtuar me emrin e babait tim Ibrahim…”.

Këto dhe hadithe tjera aludojnë në lejueshmërinë e emërtimit në ditën e parë të lindjes, pos që më mirë është vonimi deri ditën e shtatë, nëse ka mundësi, bazuar në fjalët e të Dërguarit (السنة القولية).

Dituria absolute i takon Allahut, lutja jonë e fundit është, falënderimi i takon Zotit të botëve, paqja dhe bekimi qoftë mbi të dërguarin tonë Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij.

Burimi: albislam.com

Pyetja: Cili është riti i emërimit te fëmijës dhe cila është duaja e emrit?. A duhet çdo prind mysliman vet ta bën atë ceremoni?

Esselamu alejkum ve rahmetullah

Në  Islam, është mirë që emërtimi t’i lihet ndonjë njeriu të devotshëm
dhe ai t’ia bën “tehnikun” d.m.th. ta përtypë hurmën dhe t’ia lyej foshnjës
vendet ku dalin dhëmbët.
Dua te posaçme nuk ka, po mundet ta bën duanë për prindin ai që e bën emërtimin.
Duaja: barakallahu laka fil-mehubi laka ve shekertel-vahibe ve belega eshud-dehu
ve ruzikte birreh [Allahu të bekoftë në atë që të ka dhuruar, e falënderofsh Dhuruesin d.m.th.  Allahun. E lus Allahun që të arrijë pjekurinë dhe të jetë i sjellshëm.

Burimi: albislam.com
Shiko MBUROJEN E MUSLIMANIT f. 146

NA NDIQNI NË