Arhiva DitoreSep 3, 2014

Pyetja: Burri im refuzon të kemi fëmijë. Jemi të martuar para dhjetë viteve dhe ai në fillim thoshte se fillimisht duhet të stabilizohemi ndërsa tani thotë: Ku mund ta dimë, ndoshta fëmijët mund të bëhen të këqij dhe të na sjellin kokëçarje edhe nëse do t’i edukonim mirë… si dhe shumë fjalë tjera të kota… a është ky argument që të merr të drejtën që unë të kem fëmijë? Në fillim të martesës i kam thënë se unë dua të bëhem nënë, të rri në shtëpi që t’i edukoj fëmijët dhe këtë gjë e dua dhe jam e përmalluar… unë nuk dua dhe as që e pëlqej të punoj jashtë shtëpisë, çfarë më këshilloni? Ju kujtoj se ai është burrë i mirë dhe unë e dua shumë, mirëpo assesi nuk po mundem t’ia ndërroj mendjen për këtë temë. Kam frikën që kjo dashuri në të ardhmen të shndërrohet në urrejtje, sepse ai po bëhet shkak të më ndalojë nga fëmijët dhe nga kënaqësia e mëmësisë… madje emocionet e mia kundrejt tij veçse kanë filluar të keqësohen. Nuk po mundem të besoj se sa lehtë ai i thotë ato fjalë… a më lejohet t’u iki metodave që ai i përdor për të më ndaluar nga shtatzënia?

Përgjigje:

Lavd-falënderimi i takon Allahut…

Së pari:

Lindja e fëmijëve është e drejtë e përbashkët e bashkëshortëve, asnjëri nuk guxon ta përvetësojë këtë të drejtë duke e privuar tjetrin. Nëse gruaja dëshiron fëmijë nuk guxon burri ta ndalojë nga kjo, prandaj dijetarët kanë sjellë vendim se nuk i lejohet burrit të derdhet jashtë mitrës pa lejen e saj. Muhamed ibën Uthejmini ka thënë: Ulematë thonë: Nuk guxon të derdhet jashtë mitrës pa lejen e saj sepse ajo ka të drejtë të ketë fëmijë, gjithashtu nëse derdhet jashtë mitrës shkakton pakësimin e kënaqësisë, sepse kënaqësia e gruas gjatë marrëdhënieve plotësohet me derdhjen e spermës, prandaj nëse nuk i kërkon leje për këtë shkakton humbjen e kënaqësisë së saj dhe humbjen e pasjes fëmijë. Për këtë, kushtëzojmë që derdhja jashtë mitrës të bëhet me lejen e saj. (Fetava Islamije 3/190).

Pra, burri yt duhet ta mësojë se kjo është e drejtë e përbashkët mes jush dhe nuk i lejohet atij të përdorë metoda që e pengojnë shtatzëninë pa lejen tënde.

Së dyti:

Vonimi i shtatzënisë nga frika e prishjes së fëmijëve dhe mospasjes mundësi për t’i dhënë një edukatë të mirë konsiderohet mendim i keq ndaj Allahut, sepse sheriati është ai që inkurajon për më shumë fëmijë. Besimtari duhet të ketë mendim të mirë për Allahun, se Ai do t’i jep fëmijë të hairit dhe do t’i udhëzojë. Sikur të gjithë njerëzit të kishin këtë frikë, do të pakësoheshin pasardhësit dhe do të ndodhte kundërshtim ndaj asaj që porositi Feja. Ebu Davudi (nr. 2050) shënon nga Makil ibën Jesari, radijallahu anhu, i cili përcjellë se një njeri kishte ardhur te Profeti, alejhi salatu ue selam, dhe kishte thënë: “Kam gjetur një grua fisnike dhe e bukur por sterile, a ta martoj? Jo – i tha Profeti. I erdhi përsëri, prapë e ndaloi. I erdhi për së treti, atëherë i tha: “Martohuni me gra të dashura dhe që lindin, sepse unë do të krenohem me numrin e madh tuajin para popujve tjerë”. (Albani e vlerësoi sahih, në Irvaul Galil nr. 1784).

Së treti:

Gruaja nuk detyrohet t’i bindet burrit të saj të përdorë diçka për ta penguar shtatzëninë sepse ashtu shkakton humbjen e të drejtës së saj. Ajo mund të shfrytëzojë hilen që të mbetet shtatzënë, që është një ndër synimet e martesës. Asaj i lejohet t’i refuzojë haptas ato metoda pengimi, e nëse ai këmbëngulë në qëndrimin e tij, kësaj i lejohet të kërkojë shkurorëzimin për të shpëtuar nga dëmtimi që po i bëhet.

Këshilla për burrin tënd: të mundohet të ketë fëmijë dhe t’i shtojë pasardhësit, ta mësojë se ajo është prej dhuntive të Allahut, të cilës nuk ia di vlerën përveç atij që nuk e ka atë mundësi dhe ta dijë pengimi i gruas nga lindja e fëmijëve është zullum dhe nëpërkëmbje e të drejtave të saj.

Për ju të dy, po sjell një këshillë të vlefshme nga dijetari Ibën Uthejmin rreth kësaj çështje. Atij iu bë kjo pyetje, një i ri i martuar që kishte tre fëmijë – elhamdulilah – shkurtimisht i tha: unë dhe shoqja kemi vendosur të mos bëjmë më shumë fëmijë në mënyrë që të kemi mundësi t’u japim fëmijëve tanë një edukatë të vërtetë islame, ç’thoni ju?

Ai dha këtë përgjigje: Ky veprim nuk është i saktë d.m.th. ndalimi i pasjes fëmijë, sepse është në kundërshtim me udhëzimin e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem: “Martohuni me gra të dashura dhe që lindin, sepse unë do të krenohem me numrin e madh tuajin para pejgambereve në Ditën e Kiametit”, pastaj njeriu nuk mund ta dijë, ndoshta ata fëmijë i vdesin dhe ky mbetet pa asnjë pasardhës. Pra, arsyeja se këtë e bëjnë për të pasur forcë mbi edukimin e tyre e ndoshta edhe për t’i mbuluar shpenzimet e tyre janë arsye të dobëta, sepse në realitet hairi dhe përmirësimi janë në dorë të Allahut megjithëse edukimi është shkak, s’ka dyshim. Sa njerëz ka, që patën vetëm një fëmijë dhe nuk arritën t’i japin edukatën dhe sa njerëz ka, që patën nga dhjetë fëmijë dhe arritën t’i edukojnë dhe që Allahu ia udhëzoi ata. S’ka dyshim se ai që thotë se kur shtohen fëmijët nuk ke mundësi t’i edukosh, ai ka shprehur mendim të keq ndaj Allahut, madje ndoshta për këtë mendim do të ndëshkohet. Besimtari i vendosur i vepron shkaqet e ligjësuara dhe nga Allahu kërkon ndihmën dhe suksesin. Kur Allahu sheh tek ai synimin e pastër, do t’ia përmirësojë të gjithë punët. Këtij vëllai pra, i them: Mos, mos e pengo lindjen, mos e pengo lindjen, bëj sa më shumë fëmijë që mundesh, sepse furnizimi dhe udhëzimi i tyre është nga Allahu. Sa më shumë edukim që jep aq më shumë shpërblehesh. Nëse ke tre fëmijë dhe i edukon mirë do të shpërblehesh vetëm për ata tre, mirëpo sikur të kishe dhjetë do të shpërbleheshe për dhjetë. Pastaj, ku mund ta dish, ndoshta nga ata dhjetë Allahu do të bëjë dijetarë e muxhahida që do t’i bëjnë dobi Umetit dhe e gjithë ajo do të jetë rezultat i bamirësisë sate. Bëj sa më shumë fëmijë, Allahu ta shtoftë pasurinë dhe ta zgjeroftë riskun”. (Fetava Nurun ala Derb)

Allahu na dhëntë sukses neve dhe juve në atë që Ai dhe që është i kënaqur. Allahu e di më së miri.

Përktheu: Omer Berisha

Burimi: albislam.com

Pyetje: A lejohet emërtimi i fëmijës me të njëjtin emër sikurse fëmija i parë, p.sh fëmija im i parë e ka emrin Muhamed me të njëjtin emër dëshiroj ta emërtoj edhe fëmijën tim të dytë, a ka ndonjë ndalesë për një gjë te tille?

 

Përgjigje: Bismilahirrahmanirrahim
Falënderimi i takon Allahut…
Emri vendohet me qellim që të dallohet nga të tjerët, prandaj nuk është mirë të vendohet i njëjti emër përpos nëse i shtohet një sqarim ne emërtim si për shembull: Muhamedi i madh, Muhamedi i vogël dhe gjithashtu në mënyrë që më vonë të mos përzihet gjenealogjia e pasardhësve. Është pyetur shejh Xhibrini: a lejohet brenda familjes të emërtohen me të njëjtin emër? Është përgjigjur: Në esencë ndalohet në mënyre që të mos përzihet gjenealogjia… përpos nëse njëri vdes pastaj emërtohet i njëjti me të njëjtin emër. Allahu e di më së miri.

Burimi: albislam.com

Pyetje: Pse qan fëmija i porsalindur?

Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon Allahut ndërsa lavdërimet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin…

Fillimisht këshilloj vëllezërit dhe motrat besimtare të mos harxhojnë shumë energji për çështje dhe pyetje të cilat zakonisht nuk rezultojnë në ndonjë mësim, përkujtim, inkurajim,vepër të hairit, largim të ndonjë vesi etj. Është e vërtetë se kureshtja për kësi çështje është e madhe te shumë njerëz, por nëse do t’i përcjellim ato një nga një sigurisht nuk do mbetet kohë për t’i mësuar, madje as për t’i lexuar çështjet më të rëndësishme që na mësojnë njësimin e Allahut, rrugën e xhenetit, shpëtimin nga xhehenemi e kështu me radhë. Nuk them se në këto çështje nuk ka asnjë dobi, sepse në shumë prej këtyre çështjeve mund të vërehen mrekulli (sidomos shkencore) që besimtarit ia shtojnë edhe më shumë besimin. Vërejtja ime vlen për ata që kalojnë pjesën më të madhe të kohës me kësi çështje.

Ndërsa sa i përket të qarit të fëmijës së porsalindur, gjë e cila është normale te çdo foshnjë përveç në raste të alivanosjes, goditjes nga trysnia e lindjes ose lindja e vështirë. Shkaku i të qarit, siç përmendet në hadithin e shënuar nga Buhariu (nr.3431) dhe Muslimi (nr.2366) ku Ebu Hurejra radijallahu anhu, përcjellë se Profeti alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Çdo bir i Ademit që lindet, atë e prekë shejtani në momentin kur lindet dhe atëherë ai fillon të qajë me zë, përveç Merjemes dhe birit të saj (Isait)”. Dikush nga gjeneratat e para thotë se shejtani e ngacmon të porsalindurin në brinjët e majta.

Allahu e di më së miri.

Burimi: albislam.com

Çfarë dispozite ka abortimi i fëmijës në tre muajt e parë, para se t’i vijë shpirti?

Përgjigje: Komisioni i përgjithshëm i dijetarëve të mëdhenj ka marrë vendim si në vijim:

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi gjithë ata që e pasojnë atë deri ditën e gjykimit.

1 – Nuk lejohet abortimi i fëmijës në cilëndo kohë të shtatzënisë përveç se me arsye të fortë të sheriatit apo në raste specifike të ngushta.

2 – Po që se është në pjesën e parë të shtatzënisë, e cila është 40 ditshi i parë ku në abortimin e fëmijës ka dobi të pranueshme fetarisht ose largim i dëmit lejohet abortimi, mirëpo po që se dëshiron të abortojë nga shkaku se i vjen rëndë t’i edukojë fëmijët apo ka frikë se a do të mund të kujdeset për ta si nga ana ekonomike, arsimore, duke u frikësuar për të ardhmen e tyre, apo se u mjaftojnë fëmijët të cilët i kanë dhe nuk kanë nevojë për tjetër, në këto raste nuk lejohet aborti.

3 – Nuk lejohet aborti kur formohet embrioni, gjak i ngjizur ose mish (e cila është 40 ditshi i dytë dhe i tretë), derisa për këtë çështje të vërtetohen mjekët-specialistë se vazhdimi i shtatzënisë do ta dëmton nënën, dëmtim i cili mund të përfundojë me vdekje, atëherë lejohet aborti pasi që merren krejt mjetet për t’u larguar këtij rreziku.

4 – Shkalla e tretë e shtatzënisë, kur t’i plotëson katër muaj embrioni, nuk lejohet aborti, vetëm po që se komisioni i mjekëve-specialistë të vërtetojnë vdekjen e nënës nëse nuk aplikohet aborti. Kjo pasi se të merren gjithë mjetet për ta shpëtuar embrionin në këtë rast lejohet aborti me kushte që i cekëm duke u bazuar në rregullin e largimit të dëmit më të madh nga dy dëmet, pra dhënie përparësi e dobisë më të madhe nga dy dobitë.

Marrë nga: www.islamqa.com / albislam.com

Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka

0 3228

            Pyetje: A dënohet që në këtë botë ai që nuk respekton prindërit, dhe nëse i bie dënimi, atëherë a i ndalen ndëshkimet në botën tjetër?!

Përgjigje: Mosrespektimi i prindërve është prej mëkateve e gjynaheve më të mëdha, e prej punëve më të këqija, andaj për shkak të shëmtisë dhe poshtërsisë së madhe që ka kjo vepër e ndytë, Allahu bëri që ai i cili nuk e respekton babën e nënën të dënohet që në këtë botë, para se të dënohet në ahiret. I Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Nuk ka mëkat, për bërjen e të cilit më shumë meriton mëkatari që Allahu t’ia shpejtojë dënimin që në këtë botë, -edhe pse i njëjti ka për t’u nënçmuar edhe në ahiret-, se sa padrejtësia dhe këputja e lidhjeve farefisnore!”[1] Ai që nuk respekton prindërit, -Zot ruana!-, ka bërë dy mëkate të mëdha, e para është padrejtësia (zullumi) ngase prindërit e kanë hak që t’i respektosh e të sillesh mirë me ta dhe ti kur nuk e bën këtë, atëherë u ke bërë padrejtësi, gjegjësisht iu ke hyrë në hak, e madje i ke bërë zullum edhe vetvetes, dhe e dyta është këputja e lidhjeve farefisnore, ngase prindërit janë njerëzit me të cilët më së shumti ke afërsi gjaku, sikurse edhe janë më meritorët që të sillesh mirë me ta, t’i nderosh dhe t’u qëndrosh afër duke i shoqëruar, ashtu siç është vërtetuar hadithi i të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, kur e pyeti një burrë se kë të respektoj?! Tha: “Respekto nënën tënde, pastaj sërish nënën tënde, sërish nënën tënde, e pastaj babanë tënd, e pastaj ata ndër ta, e pastaj ata ndër ta!”[2], kurse në një transmetim tjetër: “Pastaj ata që i ke më të afërt, e më të afërt!”[3]

            Gjithashtu në një hadith sahih i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Kush dëshiron t’i zgjerohet rrizku dhe t’i zgjatet jeta, le të mbajë lidhjet farefisnore”[4] Pra nga hadithi kuptojmë se e kundërta e kësaj është se po qe se nuk i mbanë lidhjet e fisit dhe s’i respekton babë e nënë, s’i begatohet rrizku, nuk i zgjatet ymri, e as që bëhet i atillë që të lë gjurmë të mira.

Gjithashtu prej dënimeve që pëson ai që nuk respekton prindërit, -Zot ruana!, mossuksesi në jetë, bllokimi, sabotimi dhe mbyllja e dyerve të mirësisë dhe përparimit në jetë, sikurse edhe turbullimi e zymtimi i jetës. E, nëse nuk pendohet në këtë botë me një pendim të vërtetë e të denjë, do të nënçmohet në ahiret, kurse në këtë dunja do t’i bien mbi kokë sprova, vuajtje, dhimbje e vështirësi.

Njashtu prej ndëshkimeve që në këtë botë është se atij do t’i hipin mbi krye fëmijët e vet, dhe mu kjo është ajo që më së shumti ndodhë, ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, në një hadith, të cilin e kanë vlerësuar për hasen një grumbull dijetarësh: “Jini të ndershëm, do të jenë të këtilla gratë tuaja; Respektoni prindërit, do t’ju respektojnë fëmijët tuaj!”[5]pra ashtu siç është pararendëse mirësjellja ndaj prindërve, i tillë është edhe mosrespektimi, pra si të sillesh, do të sillen me ty, e rezultatet do t’i kesh sipas punëve tuaja.

Dhe në fakt, mos respektuesi i prindërve kur goditet me katastrofa, mynxyra, e tmerre le të mendojë se ka mundësi që kjo goditje për të është si pasojë e mosrespektimit të prindërve, andaj le t’i bie pishman e të pendohet e të bëj kujdes të përmirësojë atë që ka prishur, pa marrë parasysh nëse prindërit i ka të gjallë apo të vdekur, e madje nëse kanë vdekur, atëherë nevoja e tyre për mirësjellje është edhe më e madhe, ngase pasi që janë ndarë nga kjo jetë iu janë ndërprerë veprat, ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-: “Kur të vdes biri i Ademit, i këputen veprat, përveçse tri vepra: sadakaja rrjedhëse, dija e dobishme apo që lë një fëmijë të mirë që lutet për të!”[6]. Gjithashtu kur i erdh një burrë të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, dhe i tregoi se prindërit i kanë vdekur; E pyeti se pasi që kanë vdekur, a më ka mbetur diçka se si unë të sillem mirë me ta?! I tha: “Po! Çoje amanetin e tyre në vend, mbaji lidhjet farefisnore, nderoji miqtë e tyre dhe lutu për ta!”[7]

Shejh Dr. Abdulaziz El-Fevzan[8]

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

Burimi: albislam.com

[1] Shënon Ahmedi në “Musned” (19,900, 19,917, 19,894), Ibën Maxhe në “Sunen” (4,209), Ebu Davud në “Sunen” (4,259), Tirmidhiu në “Xhami” (2,449), Ibën Hibani në “Sahih” (460, 461), Hakimi në “Mustedrek” (3,287, 7,371, 7,372), Bejhakiu në “Shuëbul-iman” (6,161, 7,471, 7,472), e të tjerë nga hadithi i Ebu Bekrete, -radijallahu anhu!-. E ka rradhitur ndër sahihe Shejh Albani në “Sahihut-Tergib” (2,537), “Sahihul-Xhami” (5,704, 5,705), “Es-Silsiletu es-Sahiha” (918), e gjetkë. Sh. P.

[2] Shënon Buhariu në “Sahih” (5,543), Muslimi në “Sahih” (4,628, 4,629), Ibën Maxhe në “Sunen” (2,698, 3,656), Ibën Hibani në “Sahih” (438, 439), Ibën ebi Shejbeh në “Musanef” (24,811), Ahmedi në “Musned” (8,145, 8,877, 9,010), Bejhakiu në “Es-Sunenul-kubra” (14,489) dhe “Shuëbul-iman” (7,337, 7,338), e të tjerë. Sh. P.

[3] Shënon Ahmedi në “Musned” (19,583, 19,601), Tirmidhiu në “Xhami” (1,816), Taberaniu në “El-Kebir” (16,354, 16,355, 16,356, 16,357, 16,358, 16,359), Hakimi në “Mustedrek” (7,324), e të tjerë. E ka vlerësuar për hasenShejh Albani në “Sahihut-Tergib” (895), “Irvaul-galil” (2,170), “Sahih ibni davud” (5,139), “Sahihut-Tirmidhij” (1,897), e gjetkë. Sh. P.

[4] Shënon Buhariu në “Sahih” (1,936, 5,556), Muslimi në “Sahih” (4,645, 4,646), Ebu Davudi në “Sunen” (1,446), Nesaiu në “Es-Sunenul-kubra” (10,924), Ahmedi në “Musned” (12,349, 13,150, 13,325, 13,539), Ibën Hibani në “Sahih” (443, 444), Bejhakiu në “Shuëbul-iman” (7,355, 7,457), e të tjerë, nga hadithi i Enes ibën Malikut, -radijallahu anhu!-. Sh. P.

[5] Shënon Taberaniu në “Muëxhemul-evsat” (6/241) dhe tha se: “Nuk e ka transmetuar këtë hadith nga Amir ibën Abdullah ibnuz-Zubejr askush përveçse Abdulmelik ibën Jahja ibnuz-Zubejr, e është veçuar me të Khalid ibën Jezid El-Umerij”. Kurse Hejthemiu në “Muëxhemuz-zevaid” (8/81), ka thënë se: “Në sened gjendet Khalid bin Jezid El-Umerij, i cili është gënjeshtar!”. Këto shënime i barta nga fetvaja me nr. 116,388, e Islam-QA. Sh. P.

[6] Shënon Muslimi në “Sahih” (3,092), Tirmidhiu në “Xhami” (1,294), Nesaiu në “Es-Sunenul-kubra” (6,258), Ebu Davudi në “Sunen” (2,498), Ahmedi në “Musned” (8,646), Darimiu në “Sunen” (560), Ibën Huzejme në “Sahih” (2,329), Ibën Hibani në “Sahih” (3,093), Bejhakiu në “Es-Sunenul-kubra” (11,705) dhe “Shuëbul-iman” (3,170), e të tjerë. E ka rradhitur ndër sahihe Shejh Albani në “Sahihul-Xhami” (793), “Sahih ebi davud” (2,880), “Sahihut-Tirmidhij” (1,376), “Sahihun-Nesaij” (3,653), e gjetkë. Sh. P.

[7] Shënon Ahmedi në “Musned” (15,727), Ibën Maxhe në “Sunen” (3,662), Ebu Davudi në “Sunen” (4,479), Ibën Hibani në “Sahih” (423), Taberaniu në “El-Kebir” (15,963), Bejhakiu në “Es-Sunenul-Kubra” (6,374, 6,569) dhe “Shuëbul-Iman” (7,399), Hakimi në “Mustedrek” (7,342), e të tjerë nga hadithi i Ebu Usejdit, -radijallahu anhu!-. E ka vërtetuar Shejh Bin Bazi, ashtu siç gjendet në “Mexhmuu fetava ibni baz” (25/372), e gjetkë. Sh. P.

[8] Fetvaja me nr. 2, nga episodi me nr. 96, i programit televiziv “Fetava” në kanalin satelitor Delil, i mbajtur më datë 19.01.1431h.

0 2862

Pyetësi: Sa i përket mospërgjigjes ndaj këshillave të prindërve dhe mospranimit të kërkesave të tyre, a konsiderohet kjo mosrrespekt ndaj prindërve?!

Shejhu: Po! Nëse ajo gjë është diçka që e ka lejuar Allahu apo që e ka ligjësuar Ai, e ti në këtë i kundërshton prindërit, atëherë kjo është mosrrespekt për ta, e që është mëkat ndaj Allahut, -azze ue xhelë!-. Mirëpo në qoftë se të urdhërojnë për diçka që është mëkat ndaj Allahut, atëherë nuk lejohet t’i rrespektosh në atë çështje a urdhër. Nuk ka rrespekt e dëgjueshmëri për krijesën, duke i bërë mëkat Krijuesit.

Shejh Dr. Salih El-Fevzan

Nga arabishtja: Mirsim N. Maliqi

Burimi: albislam.com

0 3632

Pyetje: Jam vërtetuar se bashkëshorti im më tradhton, si duhet të veproj?

Përgjigje: falënderimi I takon Allahut…

“Nëse të tradhton duke bërë imoralitet dhe në këtë gjë ai vazhdon, atëherë ndaju prej tij. Nëse është ndonjë gabim prej tij, ndonjë rrëshqitje dhe në përgjithësi ai është i mirë, atëherë mbuloja gabimin me shpresë që Allahu do t’i mbulojë gabimet tua.”

Mustafa elAdevij, marrë nga kanali i tij në:

http://www.youtube.com/watch?v=EC-ahmzy0bE

Burimi: albislam.com

Përktheu: Agim Bekiri

0 4054

Pyetje: jam martuar qe gjashtë vite dhe deri më tani bashkëshortja nuk ka mbet shtatzënë për shkak dobësisë së spermatozoideve të mi dhe çështja kërkon një terapi të gjatë për t’u shëruar. Bashkëshortja më ka lënë qysh para një viti dhe tani më befasoi sepse ka ngrit një padi për shkurorëzim (el-hul’u) me arsyetimin se dëshiron pasardhës dhe se unë jam steril. Kjo nuk më pengon, mirëpo unë i kam paguar asaj një mehër prej dyzet mi rijal dhe më ka shtyrë të marr shumë borxh për të rinovuar shtëpinë me kërkesën e saj që më ka kushtuar një shumë të madhe, prandaj pyetja ime është: nëse ndahem nga bashkëshortja e më takon t’i kërkoj këto harxhime parash?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut…

Së pari: dijetarët e Fikhut janë ndarë në mendime rreth përcaktimit të të metave që lejojnë prishjen e kurorës dhe mendimi më i saktë është “se çdo gjë që pengon realizimin e qëllimeve të martesës është e metë”. Në bazë të kësaj, steriliteti apo pamundësia për riprodhim është e metë. Nëse bashkëshortes i bëhet e qartë se bashkëshorti i saj është steril, ka të drejtë të prish kontratën e martesës (niqahin). Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “e drejta është se e metë konsiderohet çdo gjë që pengon realizimin e qëllimeve të niqahit. S’ka dyshim se prej qëllimeve më të rëndësishme të niqahit është kënaqësia, shërbimi dhe riprodhimi. Nëse ekziston diçka që pengon këto qëllime, atëherë ajo konsiderohet e metë. Në bazë të kësaj themi: nëse ndodh që bashkëshorti është steril apo bashkëshortja është sterile, kjo është një e metë.” (Sherh elMumti: 12/220)

Nëse bashkëshortja e prish niqahin për shkak sterilitetit të bashkëshortit, dhe kjo ndodh pasi të kenë marrëdhënie intime, në këtë rast bashkëshortja e merr mehrin e plotë d.m.th. i merr dyzet mijë rijalë dhe ti nuk ke të drejtë t’i kërkosh diçka nga ky harxhim. Prishja e niqahit në këtë rast është e drejtë e saj me sheriat dhe nuk ka nevojë ajo të kërkojë hul’in (kërkesën që burri ta ndajë).

Për sa i përket harxhimeve për banesën, ka qenë me zgjedhjen tënde dhe kjo ka të bëjë me ty dhe nuk ke të drejtë të kërkosh prej saj asgjë.

Nëse bashkëshortja mëson për të metën dhe pajtohet me të, e drejta e saj për prishjen e niqahit bie, me kusht që pajtimi i saj të jetë i qartë e jo vetëm heshtje. Në Zadul mustekni qëndron: “kush pajtohet me të metën, apo ekziston argument që dihet për të, atëherë nuk ka më liri për prishjen e niqahit.”

Nëse bashkëshortja pasi që e ka ditur për të metën pajtohet të qëndrojë me ty, pastaj pas një kohe nëse dëshiron ndarjen mund të kërkojë hul’in (që bashkëshorti ta ndajë) në këtë rast mund që ta kushtëzosh që të heq dorë nga mehri, nga një pjesë e tij apo nga shumica e tij, mirëpo nuk ke të drejtë t’i marrësh më shumë seç i ke dhënë. Shejh Uthejmini ka thënë: “ajo që kërkohet nga njeriu është të ketë frikë Allahun e madhëruar, nëse gabimi është prej gruas, nuk prish punë të kërkojë ç‘të dojë, mirëpo nëse lëshimi është prej tij dhe gruaja është mëzitur të qëndrojë me të për shkak këtij lëshimi, atëherë le të mjaftohet me aq sa ka mundësi (gruaja). Ka dallim mes gruas së pasur dhe asaj të varfër, edhe këtë duhet burri ta këtë parasysh.” (Likau babil meftuh8/25)

Allahu ju dhashtë sukses drejt asaj që Ai e do dhe e pëlqen! Allahu e di më së miri.

Islam.qa / albislam.com

Përktheu: Agim Bekiri

0 3185

Pyetje: Jam i interesuar t’i di disa rregulla kryesore të shkurorëzimit, sepse unë dhe gruaja ime para 2 muajve i kemi pas disa mosmarrëveshje e mospajtime, ka qenë një situatë e vështirë për të dytë, dhe zgjidhja në atë moment më është dukur shkurorëzimi për të dytë. Unë i kam thënë përmes telefonit që “nuk je më me mua”, në kohën kur i kam thënë ajo ka qenë me menstruacione. A pranohet ky rast si shkurorëzim? Apo është dashur të pres deri sa të pastrohet? Gjithashtu desha ta di a mjafton një fjalë si p.sh. “Unë dua të pajtohem” me nijet të pajtimit të konsiderohet e kthyer prapë. Si duhet të veprojmë në këtë rast, meqë ka qenë situata pak sa e acaruar dhe e ngutshme. Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigja: Elhamdulilah, fillimisht duhet të kemi kujdes me shkurorëzimin dhe me nxitimin ndaj tij që pastaj përfundojnë me ndarje përfundimtare mes bashkëshorteve.

Shkurorëzimi  ndodh nëse e përdorim fjalinë: je e shkurorëzuar e cila qartë tregon shkurorëzim dhe me fjali që aludojnë në shkurorëzim si fjalia:  “nuk je më me mua”, ik te familja jote, tani je e lirë, nëse gjatë shqiptimit të fjalive e kemi për qëllim shkurorëzimin. Kjo do të thotë se fjalitë që nuk shprehin qartë kurorëzimin varen nga qëllimi (nijeti i thanësit). Nëse ka pas për qëllim shkurorëzim ai ndodh, nëse qëllimi nuk ka qenë i tillë ai nuk ndodh.

Gjithashtu kemi shkurorëzim pas të cilit lejohet që gruaja t’i kthehet burrit dhe situatë kur një gjë e tillë nuk lejohet. Nëse njeriu e ka shkurorëzuar gruan e tij një ose sy herë, atij i lejohet që ta kthen atë derisa është në periudhën e iddetit (pritjes që zgjatë 3 cikle menstruale). Pas shkurorëzimit të tretë nuk ka më kthim, përveç në rast kur gruaja martohet dhe ndahet nga burri i dytë.

Gjithashtu sipas rregullave, shkurorëzimi bëhet në kohë kur gruaja nuk ka cikël menstrual dhe nuk kanë pasur marrëdhënie intime, ose në momente kur vërtetohet se gruaja është shtatzëne. Nëse burri e shkurorëzon gruan  gjatë ciklit menstrual ose pas ciklit pasi që ka kryer marrëdhënie intime në këtë rast kemi të bëjmë me shkurorëzim i cili quhet bid’ij (risi, bidat). Shumica dërmuese e dijetarëve janë të mendimit se ky shkurorëzim numërohet. Ka dijetarë në mesin e të cilëve është edhe Ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë, të cilët këtë shkurorëzim nuk e numërojnë. Sidoqoftë shkurorëzimi i kryer në këtë formë është haram dhe ai që e bën ka bërë mëkat për të cilin duhet të pendohet.

Në rastin tënd dhe sipas mendimit të shumicës unë mbaj qëndrimin se ky shkurorëzim duhet të numërohet dhe të kihet kujdes në ardhmëri. Lejohet që të kthesh gruan tënde nëse ende s’ka kaluar koha e iddetit dhe për kthim mjafton fjala “Unë dua te pajtohem” dhe kthimi i saj në shtëpi.

Allahu ju bashkoftë në devotshmëri dhe respekt të ndërsjellë.

Allahut i takon dija absolute.

Burimi: albislam.com

0 3409

Eselamu alejkum!

Pyetje: Sa i përket kohës së pritjes pas shkurorëzimit (idetit), unë kam qenë e martuar dhe kam jetuar në shtëpi të babës, si qëndron puna për kohen e idetit? A e kam të lejuar të dal nga shtëpia, si për rastet e provimeve në fakultet, apo për të shkuar në xhami, në derse dhe tek motrat muslimane! Apo duhet të mbyllem në shtëpi dhe të dal vetëm për nevoja urgjente si në rast të sëmundjeve etj?

Allahu ju shpërbleftë me Xhenetul Firdevs!

Përgjigja:

Elhamdulilah

1. Gruaja që është shkurorëzuar me shkurorëzim jo përfundimtar (talak rexh’ij) periudhën e iddetit  e kalon në shtëpinë e burrit dhe bashkëshortit nuk i lejohet nxjerrja e saj prej shtëpisë përveç nëse kryen ndonjë vepër të shthurur. Gruas nuk i lejohet të del përveç nëse nxirret.

Këtë e mbështesim në ajetin: “O Profet! Nëse i ndani gratë, ndajini ato para kohës së tyre të pritjes. Llogaritni kohën e tyre të pritjes dhe frikësojuni Allahut, Zotit tuaj. Mos i dëboni ato prej shtëpive të tyre, por edhe ato të mos dalin, me përjashtim të rastit kur shkelin martesën haptazi.” (Et Talak, 1)

Ajo që përfundimisht është e shkurorëzuar  pas shkurorëzimit të tretë (talak bain). Ajo ka të drejtë iddetin (pritjen) e saj ta kalon në shtëpinë e familjes së saj ose në shtëpinë e ish bashkëshortit nëse sigurohet pamundësia e vetmisë me ish bashkëshortin.

2. Dijetarët kanë më shumë se një qëndrim lidhur me mos largimin e gruas në pritje prej shtëpisë. Mendimi i shumicës është se për të vlen dispozita e asaj që është në pritje pas vdekjes së bashkëshortit, d.m.th. nuk i lejohet të del natën përveç për nevojë emergjente (darure) dhe ditën përveç në rast të nevojës që është një shkallë më poshtë se nevoja emergjente (haxhe). Mendimi i një grupit tjetër të dijetarëve është se asaj i lejohet të del me kushtet që vlejnë për gjininë femërore (hixhabi, mahremi nëse udhëton larg etj.)

Mendimin e shumicës e përkrah edhe Ibën Uthejmini , Allahu e mëshiroftë, i cili thotë: Nuk i lejohet të del natën përveç për nevojë emergjente (darure) dhe ditën përveç në rast të nevojës që është një shkallë më poshtë se nevoja emergjente (haxhe). Këtë qëndrim ai e mbështet me ajetin: “Mos i dëboni ato prej shtëpive të tyre, por edhe ato të mos dalin, me përjashtim të rastit kur shkelin martesën haptazi.” (Et Talak, 1)

Në hadith përmendet se një grua që ishte shkurorëzuar përfundimisht kishte dal të vjelë nga hurmat e saja dhe ish bashkëshorti e kishte ndaluar. Kur e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ai i ka lejuar duke thënë: Vjeli hurmat tuaja shpresoj të japësh sadaka ose të bësh ndonjë mirësi. (Muslim)

Dijetarët këtë rast e kanë komentuar si leje për dalje në rast të nevojës.

Sipas kësaj që u përmend dalja nga shtëpia pa ndonjë nevojë si vizitë, rekreacion, shëtitje  nuk lejohet. Lejohet dalja për provime, pjesëmarrje në ligjërata ditën, vizitë tek mjeku dhe të ngjashme.

Allahu e di më së miri.

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË