Arhiva DitoreSep 3, 2014

0 3308

Çfarë tha Ibën Kajimi për muzikën dhe për dëgjuesin e saj ?!

Ibn Kajjim el-Xheuzije,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë :

“Këto janë fjalët e dikujt që e kuptoi plotësisht këndimin dhe efektet e tij, sepse nuk ka njeri që këndon apo dëgjon këngë vazhdimisht, përveç se zemra e tij bie në nifak (hipokrizi) pa mundur që ai ta kuptojë.
Nëse një person i tillë e ka kuptuar realitetin e nifakut dhe fundin e tij, ai ka për ta parë atë mu në zemrën e tij. Kurrë nuk bashkohen dashuria për këngën dhe dashuria për Kur’anin në zemrën e një personi, përveç se njëra ka për ta larguar tjetrën.
Unë dhe të tjerë kemi dëshmuar se sa i rëndë është Kur’ani për këngëtarët dhe ata që dëgjojnë këngë; se si ata mblidhen kruspull kur lexohet ai (Kur’ani) dhe se si inatosen me kënduesin kur ai e zgjat këndimin e Kur’anit për ta (në namaz), dhe se si zemrat e tyre nuk kanë dobi nga ajo çfarë këndon ai (prej Kur’anit): ata rrinë në vend duke mos bërë as edhe një gjë nga ai.
Por kur vjen kur’ani i shejtanit, la ilahe il-lAllah! Si i ulin zërat e tyre e bien poshtë! Si ndihen të qeta zemrat e tyre dhe fillojnë të qarët dhe emocionet, si lëvizin para e mbrapa dhe shpenzojnë në rroba e parfume, dhe rrinë zgjuar tërë natën duke shpresuar.
Nëse ky nuk është nifak, atëherë padyshim që kjo është rruga që të shpie tek ai dhe themeli i tij.”

Lbiri- Medarixh Es Salikin,vëll. 1, fq. 487.

Përzgjodhi dhe Përshtati
Suad Shabani
Burimi; albislam.com

0 9726

Pyetje: A lejohet dëgjimi i muzikës dhe shikimi i telenovelave në të cilët ekspozohen gratë?! Cili është qëndrimi i sheriatit islam në lidhje me këto dy çështje?!

Përgjigje: Të dëgjuarit e muzikës është haram dhe nuk ka fare dyshim në këtë që themi. Transmetohet nga të parët tanë të ndershëm,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!, të cilët janë të një zëri se muzika dhe të dëgjuarit e saj, mbjellë dyfytyrësi (nifak) në zemrën e myslimanit.

Allahu i Madhëruar thotë:
وَمِنَ النَّاسِ مَن يشتَرِى لَهوَ الحَدِيثِ لِيُضِلَّ عَن سَبِيلِ اللهِ بِغَيرِ عِلمٍ وَيَتَّخِذَهَا هُزُواً أُولَئِكَ لَهُم عَذَابٌ مُّهِي

“Ka disa njerëz që sajojnë tregime të kota, për të shmangur (të tjerët) nga rruga e Allahut me paditurinë e tyre e për t’u tallur me të. Njerëz të tillë i pret dënimi poshtërues.” (Lukman:6)

Ndërsa Ibën Mesudi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- në lidhje me tefsirin e ajetit ka thënë: “Betohem në Allahun pos të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë se këtu është për qëllim muzika.” Pastaj, duhet të dini se tefsiri i sahabiut është argument i cili qëndron në gradën e tretë të tefsirit.

Pse themi kështu? Sepse, tefsiri ka tre gradë:
1- Shpjegimi i Kur’anit me Kur’an.
2- Shpjegimi i Kur’anit me sunet.
3- Si dhe, shpjegimi i Kur’anit me fjalët e sahabëve.

Ndërsa, disa njerëz të dijes kanë arritur deri aty saqë thonë se tefsiri i sahabëve ka gjykimin e lartësimit të një gjëje dhe mbetet shpjegimi ashtu si kanë thënë sahabët. Mirëpo, ajo e cila qëndron dhe mendoj se është më e sakta, është se nuk e ka (tefsiri sahabiut) gjykimin e lartësimit (d.m.th. që nuk guxon të ndryshohet), porse është fjala (tefsiri sahabiut) më afër të saktës (komentim,spjegim ajeti,etj). Nëse ti si musliman toleron vetën, familjen të dëgjosh muzikë, atëherë ruana Zot, ti bëhesh pjesëtar i asaj që na ka paralajmëruar Pejgamberi,- sal-llahu alejhi ve selem!-, me thënien e tij, ku thotë:

ليكونن أقوام من أمتي يستحلون الحر، والحرير، والخمر والمعازف

“Vërtetë prej umetit tim do të vijnë njerëz të cilët do ta bëjnë të lejuar zinanë, mëndafshin, alkoolin dhe veglat muzikore.” (Buhariu, 30/4)

Kuptojmë se: e bëjnë të lejuar zinanë, alkoolin, mëndafshin e ata janë burra, e nuk u lejohet atyre mëndafshi dhe veglat muzikore janë ato me të cilat dëfrehen e njerëzit .

Andaj, duke u bazuar në këtë, ua drejtojë këshillën time vëllezërve dhe motrave të mia muslimane, që të kenë kujdes prej dëgjimit të muzikës dhe të mos mashtrohen nga fjalët e disa njerëzve të ashtuquajturit njerëzit e ‘’dijes’’, të cilët me mendjelehtësinë e tyre i kanë bërë të lejuara veglat muzikore, përkundër faktit se argumentet për ndalimin e veglave muzikore janë të qarta dhe të prera.

Ndërsa, sa i përket shikimit të telenovelave, në të cilat shfaqen femra, nuk ka pikë dyshimi se ato janë haram, për aq kohë sa në të ka fitne dhe janë të lidhura me femrën.

Zakonisht, duhet të dini se të gjitha ato (telenovelat) dhe shikimi i tyre janë të dëmshme, edhe nëse në të burrat nuk i shohin gratë apo gratë nuk i shohin burrat, në të shumtën e rasteve qëllimi i tyre është që ta prishin shoqërinë nga aspekti i sjelljes dhe i moralit dhe ti shpijnë njerëzit drejt shthurjes dhe degjenerimit.

Në fund, e lus Allahun,- azze vexhele!,- që t’i ruajë muslimanët prej sherrit të tyre (telenovalave dhe veglave muzikore).
Gjithashtu lusim Allahun,- azze vexhele!,- që t’i përmirësojë udhëheqësit e çdo vendi ku gjinden muslimanët, për arsye se përmirësimi i tyre (udhëheqësve) është përmirësim edhe i muslimanëve.
Allahu është më i Dituri.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Burimi; albislam.com

0 3419

Pyetje: A lejohet të hahet mishi i sorkadhes së mbytur me pushkë? Nëse nuk është e lejuar atëherë cila është metoda e duhur e gjuetisë me pushkë?

Përgjigjje: Falënderimi i takon Allahut…

Nëse e gjuan sorkadhen me pushkë, ke përmendur emrin e Allahut dhe e ke goditur atë, e ka ngordhur nga goditja, atëherë është e lejuar që të hahet mishi i saj, e nëse e arrin të gjallë, duhet patjetër ta therësh.

Është pyetur Shejh Uthejmini Allahut e mëshiroftë: Shpezët të cilat i gjuajmë me pushkë  dhe ngordhin a janë të lejuara (të hahen) apo jo? Ndodh që disa shpezë të cilat i gjuajmë i gjejmë të ngordhura para se të përmendnim bismilah?

Është përgjigjur: “Nëse gjuan me pushkë gjahun nga shpezët, lepurushët, etj, dhe gjatë gjuajtjes ke përmendur Allahun atëherë është hallall, edhe nëse e gjen të ngordhur, sepse i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Asaj (kafshe) që i derdhet gjaku dhe përmendet emri Allahut, ha prej saj”. Dhe ka thënë: “Nëse e dërgon qenin dhe përmend emrin e Allahut, ha prej saj”. Mirëpo nëse ende është e gjallë, që lëviz, është e detyruar që ta therësh dhe të përmendësh emrin e Allahut kur të fillon therjen, nëse nuk vepron kështu dhe ngordh bëhet e ndaluar për ty, mirëpo duhet tërhequr vërejtjen se obligohet përmendja e Allahut gjatë hedhjes së shigjetës (apo plumbit). Nëse nuk e përmend emrin e Allahut është e ndaluar të hahet, edhe nëse harron, mbështetur në fjalën e të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem, “Asaj (kafshe) që i derdhet gjaku dhe përmendet emri Allahut, ha prej saj”, dhe fjala e Allahut: “Dhe mos hani nga ajo që nuk është përmendur emri i Allahut”. (En Am 121)

Islam-qa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

0 3814

Pyetje: A lejohet pirja e birrave që nuk përmbajnë alkool?

Përgjigje: elhamdulilah…

Në esencë çdo haje dhe pije është e lejuar përpos atyre që i ka ndaluar ligji islam siç është alkooli. Nëse një pije përmban lëndë dehëse atëherë është e ndaluar të konsumohet. Që këndej themi se birra d.m.th. pija e elbit, nëse konsumohet shumë dhe deh, atëherë nuk lejohet të pihet sepse është vërtetuar nga i Dërguari, salallahu alejhi ve selem duke thënë: “çdo gjë që deh është haram” (Buhariu). Aishja, radijallahu anha, transmeton se i Dërguari ka thënë: “çdo gjë që deh është haram, ajo që në masë të madhe deh, një grusht prej saj është haram.” (Tirmidhiu)

Muhamed ibën Salih elMunexhid

Përktheu: Agim Bekiri

Burimi; albislam.com

0 9194

Cila është dispozita për ngrënien e mishit të lepurit?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut…

Lepuri është prej kafshëve të cilat lejohet ngrënia mishit të tij, siç transmetohet në Sahihun e Buhariut dhe Muslimit se Enes ibn Malik, radijallahu anhu, kishte gjuajtur një lepur, e mori atë Ebu Talha e theri, dërgoi  këllkun dhe kofshën te i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, e unë ia solla të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem, dhe ai e pranoi”.

Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Ngrënia e mishit të lepurit është e lejuar tek Maliku, Ebu Hanifja, Shafiu, Ahmedi dhe gjithë dijetarët, ppwros se transmetohet nga Abdullah ibn Amr ibn As dhe Ibn Ebi Lejla se e kanë urryer. Argument i shumicës së dijetarëve është ky hadith dhe hadithe të ngjashme, e për ndalesën nuk është konfirmuar asgjë në lidhje me këtë”.

Po ashtu transmeton Muhamed ibn Safvan, i cili ka thënë: “Kam gjuajtur dy lepuj e i thera në Merva, e pyeta të Dërguarin, salallahu alejhi ue selem, e ai më lejoi t’i ha”.

Lepuri është prej kafshëve të pastërta, e nuk është me dhëmbë të mëdhenj, mishngrënës, e as që ka ndonjë tekst që ndalon ngrënien.

Allahu e di më së miri.

Përktheu: Shpend Zeneli

Islamqa.info / albislam.com

0 4130

Pyetje:

Për çfarë shkaku është e ndaluar pirja e duhanit?

Përgjigje:

Duhani është ndaluar për shkak se dëmton shëndetin, ndodh që e helmon njeriun, ndoshta edhe ia humb vetëdijen, mirëpo esenca e ndalimit është për shkak se dëmton shëndetin. Pejgamberi thotë:

“Nuk lejohet t’i bësh dëm vetes, e as dikujt tjetër”[1] që do të thotë se çdo gjë që njeriut i shkakton dëm në shëndetin  apo në fenë e tij, është e ndaluar për të, gjithashtu është e ndaluar që t[u jep të tjerëve sepse kjo është sikur me i dhënë helm apo diçka të ngjashme, Allahu thotë:

Shpenzoni për hir të Allahut, por vetveten mos e çoni në shkatërrim, dhe bëni mirë. Allahu njëmend i do punëmirët.”[2]

Pra për këtë shkak dijetarët e kanë ndaluar pirjen e duhanit sepse shkakton dëme të mëdha dhe kjo është e njohur tek duhanpirësit, mjekët apo ata të cilët shoqërohen me duhanpirës.

Prej dëmeve të duhanit është se ka mundësi që të shkaktojë vdekje të papritur, kollitje të pandërprerë apo ndonjë sëmundje deri në vdekje, andaj për këtë shkak është haram, sepse është i dëmshëm dhe duhet të ndalohet përdorimi i tij, gjithashtu duhet që mjekët t’i këshillojnë duhanpirësit dhe është obligim që mjekët dhe mësuesit të mos e pinë, kështu që të bëhen shembull për ata që e pinë.[3]

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

Mujdin Xh. Xhaferi

Burimi; albislam.com

[1] Shënon Ibn Maxheh 576, Imam Ahmedi në Musnedin e tij nr/5732

[2] Sure Bekare 195

[3] Burimi:binbaz.org.sa, mexhmu el fetava vel mekalat mutenevia pjesa 5.

0 6262

Pyetja: Unë e di që përmendja “Në emër të Allahut” gjatë therjes së kafshëve që u hahet mishi është e detyruar dhe se nuk lejohet ngrënia e asaj që nuk është përmendur emri i Allahut, mirëpo, ndonjëherë personi që është mysliman detyrohet gjatë udhëtimit në vendet jo islame dhe qëndrimit atje me vite për të punuar apo studiuar, pra, a ndalohet tërësisht ngrënia e mishit gjatë gjithë kësaj periudhe apo e konsideron këtë gjendje të detyruar të hajë mishin apo i lejohet që të përmend “në emër të Allahut” gjatë ngrënies?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut…

Një: Përmendja e Allahu gjatë therjes është kusht që kafsha e therur të konsiderohet e lejuar, sipas mendimit  më të saktë të dijetarëve.

Dy: Therja e ithtarëve të Librit (çifutëve dhe të krishterëve) lejohet me dy kushte:

1-Të ther kafshën në të njëjtën formë si e ther myslimani, të prenë fytin dhe ezofagun, të derdhet gjaku. Por, nëse e vret duke i zënë frymën, apo e qëllon me rrymë ose e fundos në ujë, në këtë rast nuk lejohet ngrënia e atij mishi. Gjithashtu, edhe myslimani nëse e vepron këtë nuk lejohet ngrënia e kafshës (mishit) të therur.

2-Të mos përmend gjatë therjes emër tjetër pos emrin e Allahut, si emrin e mesihut etj, mbështetur në fjalën e Allahut: “Dhe mos hani nga ajo që (para therjes së saj) nuk është përmendur emri i Allahut, vërtet ajo(ngrënia) është mëkat.” En’am – 121. Dhe fjala e Tij për ndalesat: “(Allahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që theret (ngrihet zëri me të) jo në emër të Allahut”. Bekare, 173.

Shejh ibn Uthejmini Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Këtu ka për qëllim përmendjen e emrit tjetër jo të Allahut gjatë therjes, sikur të thotë “Në emër të mesihut”, ose “Në emër të Muhamedit”, ose “Në emër të Xhibrilit”, ose “Në emër të Latit (një prej putave gjatë kohës së injorancës në Meke)”, etj. Përfundoi nga tefsiri i sures Bekare.

Në ndalesë përfshihen edhe therjet që bëhen për tu afruar afër mesihut, etj, edhe pse nuk përmendet ndonjë emër tjetër pos Allahut, edhe kjo gjithashtu është e ndaluar.

Tre: Nëse myslimani apo një prej ithtarëve të Librit ther një kafshë, e nuk dihet se a përmend emrin e Allahut gjatë therjes apo jo, në këtë rast lejohet të hahet nga ai mish, dhe e përmend Allahun gjatë ngrënies, ngase Buhariu ka transmetuar hadithin e Aishes radijallahu anha se një grup i thanë të dërguarit salallahu alejhi ue selem: O i dërguar i Allahut, ne jemi një popull që na sjellin mish, nuk dimë se a kanë përmendur emrin e Allahut gjatë therjes apo jo. I dërguari salallahu alejhi ue selem ju tha: “Përmendeni Allahun dhe hani”.

Shejh ibn Uthejmini Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Nuk është patjetër të pyetet për therjen që e a kryer myslimani apo ithtari i Librit, dhe mënyrën se si e ka therur, a ka përmendur emrin apo jo? Bile edhe nuk duhet, ngase kjo është prej teprimit në fe, e i dërguari salallahu alejhi ue selem ka ngrënë prej kafshës së therur nga çifuti e nuk e ka pyetur atë. Në sahihun e Buhariut dhe të tjerë nga Aisheja radijallahu anha përcillet se një grup njerëzish i thanë të dërguari salallahu alejhi ue selem: Ne jemi një popull që na sjellin mish, dhe nuk dimë se kanë përmendur emrin e  Allahut apo jo, e ju tha: “Përmendeni Allahun dhe hani”. Aisheja tha: Ata ishin që sapo kishin pranuar Islamin. I dërguari salallahu alejhi ue selem i urdhëroi të hanë pa pyetur (për mishin) edhe pse këta  që kishin ardhur mund t’ju mungonin dispozitat islame, ngase ishin të rinj në islam”. Përfundoi nga libri “Dispozitat e kurbanit dhe të therjes” të shejh ibn Uthejminit Allahu e mëshiroftë.

Katër: Sipas asaj që u përmend më herët, kush udhëton në vendet jo islame, dhe shumica që therin atje janë të krishterë apo çifutë, atij i lejohet të hajë prej therjeve të tyre, përpos nëse e di se ata i godasin kafshët apo përmendin emër tjetër pos Allahut, siç cekëm më herët.

Nëse personi që ther është pagan apo ateist, nuk është e lejuar mishi nga therori i tij.

Pasi që therja e tyre nuk lejohet, nuk lejohet edhe ngrënia e saj me argument se është i detyruar, përderisa njeriu gjen se me çka të mban jetën e tij, me ngrënien e peshqve apo perime, etj.

Shejh AbduRrahman Berak Allahu e ruajt thotë: “Mishi që shitet në vendet e jobesimtarëve është disa lloje: Sa i takon peshkut, është hallall në çfarëdo mënyre ngase lejueshmëria e saj nuk bazohet në mënyrën  e therjes e as në përmendjen. Ndërsa llojet tjera, nëse ata që prodhojnë mishin janë firma apo individë nga ithtarët e librit prej çifutëve dhe të krishterëve, dhe nuk dihet mënyra e therjes se ata i vrasin kafshët qoftë me rrymë, më zënie të frymës, duke i goditur në kokë siç është e njohur në perëndim, në këtë rast ai mish është i lejuar, Allahu thotë: “Sot u lejuan për ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (të therurat) e ithtarëve të librit janë të lejuara (hallall)për ju, edhe ushqimet (të therurat) tuaja janë të lejuara për ta (u janë lejuar)”. Por, nëse i vrasin kafshët në një prej këtyre mënyrave atëherë ai mish është haram, ngase në këtë rast është prej “e furmja, e mbytura”.

Nëse ata që prodhojnë mish janë dikush tjetër e jo çifutë e të krishterë, mishi i tyre që e shesin është i ndaluar (haram), Allahu thotë: “Dhe mos hani nga ajo që (para therjes së saj) nuk është përmendur emri i Allahut, vërtet ajo (ngrënia) është mëkat”. Pra, myslimani duhet të mundohet të largohet nga harami i qartë dhe të ketë frikë gjërat e dyshimta, duke u kujdes të jetë i pastër në fenë e tij, në trupin e tij nga ushqimi me haram”.

Në Komisionin e Përhershëm për Fetfa është përmendur se: “Në origjinë lejohet ngrënia e kafshëve të therura prej Ithtarëve të Librit, fjala e Allahut: “edhe ushqimet (të therurat) e ithtarëve të librit janë të lejuara (hallall) për ju”. Ibn Abasi radijallahu anhuma komenton fjalën “ushqim” me kafshët e therura, ky është një prej dy komenteve të këtij ajeti. Nëse ithtari i librit e ther kafshën dhe e dimë se ka përmendur emrin e Allahut lejohet të hahet, e nëse e dimë se ka përmendur emër tjetër pos Allahut, atëherë nuk lejohet të hahet, bazuar në fjalën e Allahut “Dhe mos hani nga ajo që (para therjes së saj) nuk është përmendur emri i Allahut, vërtet ajo (ngrënia) është mëkat”. Dhe fjala e Allahut për ndalesat: “ajo që theret jo në emrin e Allahut”. Nëse nuk dimë se a është përmendur emri i Allahut ose emri i dikujt tjetër, në origjinë lejohet ngrënia”.

Islam.info/ albislam.com

Përgatiti: Shpend Zeneli

0 2705

A lejohet hedhja e ushqimeve të mbetura në vendet ku hidhen mbeturinat?

Pyetja: Sa i përket ushqimit të mbetur, disa njerëz e vendosin nëpër kuti apo diçka të ngjashme me të dhe i lënë në rrugë që t’i hanë kafshët, por kur vijnë punëtorët që kujdesen për pastërti, i hedhin te mbeturinat tjera, andaj pyetja ime është: a lejohet që ushqimet e mbetura të hedhen aty ku hidhen mbeturinat tjera?

Përgjigje: është obligim që këto ushqime t’u dorëzohen të varfërve nëse është mundësia të gjenden të tillë, e nëse nuk gjenden të varfër, atëherë vendosen në ndonjë vend larg prej vendeve që mund të ndodhë ndonjë veprim i lartpërmendur, me qëllim që t’i hanë kafshët, e nëse nuk ka mundësi një gjë të tillë, atëherë është obligim që të vendosen nëpër kuti apo në qese dhe pastaj çdo komunë duhet që t’i urdhërojë punëtorët e tyre që këto ushqime të vendosen nëpër vende të pastra, që t’i hanë kafshët apo t’i merr dikush për kafshët e tij.

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë! (Mexhmul Fetava, vëllimi 23.)

Përktheu dhe përshtati:

Mujdin Xh. Xhaferi

Burimi; albislam.com

0 2643

Pyetje:

I nderuari Hoxhë! Si mund ta dimë se cila vepër është përngjasim me jobesimtarët?

Përgjigje:

Përngjasimi me jobesimtarët mund të vërehet në pamjen e jashtme, në rroba, në ushqim dhe gjëra të ngjajshme. Kuptimi i këtij përngjasimi është që njeriu të veprojë diçka e cila është cilësi ose veshje e jobesimtarëve dhe si rrjedhojë e kësaj nëse dikush e sheh në këtë gjendje atëherë, ai mund të gjykojë se personi në fjalë është jobesimtarë ose veshja e tij është sikur e jobesimtarëve. Pra, ky është përkufizimi i përgjithshëm i kësaj çështje.

Mirëpo, nëse ndonjë gjë është e përhapur në mesin e muslimanëve dhe është bërë si një gjë (veshje, ushqim) e përbashkët i muslimanëve dhe jobesimtarëve, në këtë rast themi se ajo është e lejuar.

Madje, edhe nëse baza e asaj është me prejardhje prej jobesimtarëve, kuptohet me kusht që vetvetiu ky veprim në Islam të mos jetë i ndaluar.

Si p.sh: Veshja e mëndafshit në mesin e muslimanëve, etj.

Allahu është më i Dituri!

“Përmbledhje e ligjeratave dhe fetvave në Haremin e Mekës, 3/367”.

Shejh Muhamed bin Salih el Uthejmin,- Allahu e mëshiroftë!

Përktheu dhe Përshtati nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi; albislam.com

0 3145

Pyetje: A i lejohet femrës t’i heq apo shkurtojë flokët?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen, shokët dhe ithtarët e tij:

Në esencë gjithçka lejohet përderisa të mos del në pah argumenti që ndalon ndonjë veprim të caktuar. Shkurtimi i flokëve për myslimanen, parimisht lejohet, mirëpo dijetarët kanë shtruar disa kushte, prej tyre:

  1. Shkurtimi të mos bëhet me qëllim që të përngjasohet me jomyslimanet dhe të mos bëhet në atë model që është karakteristik për jomyslimanet.
  2. Të mos përngjasohet me kafshë të caktuara duke ju dhënë forma të çuditshme në pamje apo në emërtime.
  3. Të mos bëhet rrojtja e kokës në tërësi
  4. Të mos shkurtohen flokët në atë mënyrë që s’i pëlqejnë bashkëshortit (për ata femra të cilat janë të martuara).

Nëse largohen këto pengesa, atëherë lejohet që myslimaneje t’i shkurtojë flokët e saj. Këto kushte janë marrë përgjigjet e dijetarëve Abdulaziz ibën Baz  (2/515) dhe Salih Feuzan (Fetaval mer’etil muslimeh)

Në Sahih Muslim është shënuar fjala e Ebu Seleme ibën Abdurahmanit i cili ka thënë: “bashkëshortet e të Dërguarit shkurtonin flokët e tyre aq sa (gjatësia që mbetej) i kalonte veshët.” (Kitabul hajd)

Përgatiti: Agim Bekiri

Burimi; albislam.com

NA NDIQNI NË