Arhiva DitoreSep 6, 2014

0 5410

Pyetje: ju lutem nëse gjej diçka në shtëpi që s’është e pëlqyer, e kam fjalën për magji, si duhet të veproj?
Përgjigje: falënderimi i takon Allahut…

Duhet ditur se hajmali konsiderohet çdo send që mbahet apo varet në trup, apo në ndonjë vend tjetër, për të përfituar një dobi ose për t’u mbrojtur nga ndonjë e keqe, qoftë ajo letër, byzylyk, copë lëkure apo stofi e qepur në formë të trekëndëshit që brenda ka letër të shkruar, e tjerë.

Në raste kur gjejmë ndonjë të tillë në çfarëdo forme qoftë, e kemi për obligim të lirohemi nga të njëjtat duke i djegur dhe shkatërruar. Gjatë shkatërrimit lexojmë diçka prej Kuranit si për shembull suren Ihlas, Felek, Nas. Nëse janë shumë fleta të palosura, apo nyje të lidhura shpalosen, zgjidhen pastaj shkatërrohen, kështu me lejen e Allahut lirohemi pa u dëmtuar.

Argument për veprimin në këtë mënyrë është hadithi që e transmetojnë Ahmedi, Nesaiu, Hakimi dhe Taberaniu, kurse Albani e vlerëson si të saktë. Zejd ibën Erkami tregon: “një çifut të cilit i besonte i Dërguari hynte te ai, salallahu alejhi ve selem. Ai (çifuti) ia lidhi disa nyje dhe i hedhi në pusin e një ensariut. I Dërguari filloi të ankohej disa ditë me radhë. Sipas transmetimit të Aishes ai u ankua gjashtë muaj. Më pas i erdhën dy melek për ta vizituar. Njëri prej tyre u ul te këmbët e tij kurse tjetri te koka. Njëri prej tyre tha: e di ç‘dhimbje ka? Filan njeriu që hynte tek ai i ka lidhur disa nyje dhe i hodhi ne pusin e atij ensariut. Sikur të dërgonte ndonjërin dhe t’i merrte ato nyje, me siguri do gjejë ujin e zverdhur. Erdhi Xhibrili dhe i solli dy kaptinat e kërkimit të mbrojtjes (Felek dhe Nas) dhe i tha: një çifut të ka bërë magji, kurse magjia ndodhet në atë pus. Pejgamberi dërgoi Aliun i cili pa se uji ishte zverdhur, i morri nyjat dhe ia solli atij. I Dërguari e urdhëroi që t’i zgjidh nyjat dhe të lexojë nga një ajet. Ai nisi të lexojë dhe të zgjidh. Çdoherë që zgjidhte një nyjë i Dërguari ndjente lehtësi derisa i kaloi tërësisht.”

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 17606

Çka konsiderohet hajmali e ndaluar dhe si të lirohem nga ato?

Përgjigje: në emër të Allahut, falënderimi i takon Atij…

Hajmali konsiderohet çdo send që mbahet apo varet në trup, për të përfituar një dobi ose për t’u mbrojtur nga ndonjë e keqe, qoftë ajo letër, byzylyk, copë lëkure e qepur në formë të trekëndëshit që brenda ka letër të shkruar, e tjerë, e që sheriati nuk i ka dhënë atë cilësi siç mendojnë ata që e mbajnë.

Mbajtja e këtyre sendeve është e ndaluar, madje konsiderohet shirk. Ukbe ibën Amir Xhuhenij tregon se “një grup prej dhjetë vetave kishin ardhur te i Dërguari për të pranuar fenë. i Dërguari i pranoi nëntë prej tyre kurse u përmbajt nga i dhjeti. E pyetën: i pranove nëntë kurse u përmbajt nga i dhjeti? Ai mban hajmali, tha i Dërguari. Pastaj futi dorën e tij, këputi hajmalinë dhe pranoi edhe atë. Më pas tha: kush mban hajmali, ka bërë shirk” (Ahmedi, Silsile sahiha 492).

Ka edhe një çështje tjetër, është fjala për hajmalitë që shkruhen me Kuran. Sipas mendimit më të saktë këto hajmali konsiderohen haram për disa argumente:

–          Hadithet që ndalojnë hajmalitë janë të përgjithshme, pra nuk ndalojnë vetëm ato hajmali që bëhen me fjalë xhinësh të pakuptimta.

–          Vështirësohet dallimi i atyre që mbajnë hajmali që janë shirk nga ata që i kanë me Kuran dhe si rezultat, vështirësohet urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja.

–          Shpien deri te nënvlerësimi i fjalëve të Allahut duke u futur  në vende të papastra.

–          Hapen dyert e besëtytnive sepse shumë njerëz  për shkak injorancës lidhen për hajmalinë duke i dhënë veçori të Zotit e jo duke e konsideruar si shkak.

Si të lirohemi nga hajmalitë:

Pasi që mësuam qëndrimin e fesë ndaj hajmalive atëherë e kemi për obligim të lirohemi nga ato duke i djegur dhe shkatërruar. Gjatë shkatërrimit lexojmë diçka prej Kuranit si për shembull suren Ihlas, Felek, Nas. Nëse janë shumë fleta të palosura, apo nyje të lidhura shpalosen, zgjidhen pastaj shkatërrohen, kështu me lejen e Allahut lirohemi pa u dëmtuar.  Nuk harroj të përmend edhe atë se personi që ka mbajtur hajmali duhet që të pendohet tek Allahu i madhëruar.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 6919

Pyetje: Shumë gra shtëpiake kur pinë kafe, pasi mbarojnë pirjen e kafes, i kthejnë filxhanët dhe presin pak kohë që të thahen mbeturina e kafes dhe pastaj prej vijave që formohen në brendësinë e filxhanit bëjnë komente për gjendjen, apo të ardhmen e ndonjërës (it). A lejohet një gjë e tillë?

Përgjigje: Kjo është ajo që në trojet tona i thonë fall, ajo që Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, e ka quajtur “kehane”. Na përcjell Buhariu nga Aishja, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Melekët zbresin në afërsi të reve dhe përmendin ndonjë gjë që është caktuar (nga kaderi), e shejtanët e vjedhin atë me dëgjim dhe me atë i frymëzojnë fallxhorët, e me atë (një të vërtetë), u ngjisin njëqind gënjeshtra nga vetja e tyre (d.m.th., shejtanët).” Ata njerëz, janë të paditur ndaj fesë islame dhe parimet e saj dhe merren me kësi far besëtytnish, të cilat janë shumë të dëmshme. Asnjëherë njeriu që ka sado pak logjikë të shëndoshë, nuk duhet t’ia lejojë vetes që t’i besojë vijave që formohen në filxhanin e kafes, apo komenteve të fallxhoreve që i bëjnë sipas vijave në shuplakën e dorës. Për dëmin e besëtytnive të fallxhorëve Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush shkon te fallxhori nuk i pranohet namazi dyzet ditë, e kush i beson, ai e ka përgënjeshtruar atë që i është zbritur Muhamedit.”

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 2969

Pyetje: A lejohet të shkohet te këta fallxhorë me qëllim për t’i zbuluar dhe për t’i ndaluar nga kjo vepër e shëmtuar?

Përgjigje: Nëse bëhet me këtë qëllim – Allahu e di më së miri – lejohet. Edhe dijetari i shquar Muhamed Salih Uthejmini në fetvatë e tij ka thënë se lejohet të shkohet te fallxhori për ta provokuar dhe për t’ia zbuluar manipulimet që bën ndaj njerëzve, kështu që të dali e vërteta në shesh. Për këtë gjë është argumentuar me rastin kur Ibën Sajadi (për të cilin mendonin se është dexhalli) shkoi te Pejgamberi dhe ai, sal-lallahu alejhi ue selem, mendoi diçka me vete dhe pastaj e pyeti: “Çfarë kam fshehur (në mendje)? Ai tha: Tym. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, i tha: Largohu se nuk do të rritet nami kurrë.”

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 1907

Pyetje: Nëse na pyet dikush se ku gjendet shtëpia e ndonjë fallxhori, a na lejohet t’ia tregojmë?

Përgjigje: Jo, nuk lejohet t’ia tregosh, as ku është shtëpia e fallxhorit, as të tregohet se ku është kisha, e ku gjendet ndonjë vend ku dihet se ai vend njihet me shirk dhe haram, se nëse i tregon këto vende pyetësit, atëherë bëhesh pjesëtar në mëkatet që do të bëjë ai. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ai që tregon (udhëzon) për në veprat e hairit, është si ai vepruesi.” Pra, po e njëjta gjë vlen për atë që tregon, udhëzon dhe i orienton njerëzit në veprat e sherrit. Allahu na ruajt!

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 1749

Pyetje: Shumë të rinj ndjekin komentet për të ardhmen e tyre në horoskopet e revistave të ndryshme. A lejohet të lexohen këto horoskopë?

Përgjigje: Horoskopi paraqet njoftime (të rrejshme), që kinse i caktojnë sipas yjeve dhe sipas datëlindjes (prej x datës – deri në x datë) janë gjë e caktuar në atë horoskop. P.sh., ka që sipas datëlindjes janë demi, e tjetri cjapi, e kështu me radhë. Allahu e ka krijuar njeri, e yjet i thonë se është dem. Pastaj aty fusin gënjeshtra, që i sajojnë vetë këta manipulues dhe ky është falli modern. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush merr dituri nga yjet (për të komentuar të ardhmen e dikujt), ai ka marrë një degë nga sihri (magjia).” Pasojat e leximit të horoskopit janë të njëjta me shkuarjen te fallxhorët. E njëjta gjë vlen edhe për ato kanale televizive, ku dalin gra fallxhore dhe hedhin fall me letra, apo kërkojnë t’ua tregosh datëlindjen e pastaj të tregojnë për të ardhmen. Allahu na ruajt nga sherri i tyre.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 2138

Pyetje: Çfarë do të na thoni në lidhje me disa njerëz që shtiren si hoxhallarë, por ata mbështjellin nuska, apo hajmali dhe ua japin atyre që i ka goditur ndonjë sprovë kinse ajo hajmali do t’i mbrojë, apo do t’ua largojë atë sëmundje, apo sprovë?

Përgjigje: Së pari, ata nuk janë hoxhallarë, edhe pse shtiren se janë të tillë dhe ndoshta punojnë në institucione islame, apo ushtrojnë detyrën e imamit në xhami. Këta janë dexhallët e vegjël, që jetojnë në kohët e sotme para se të dalë ai “i madhi”. Besimtarët nuk duhet t’ia lejojnë vetes të bien në kurthet e këtyre manipuluesve. Këta janë ata që i ka përmendur Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, në hadithin: “…e shesin fenë për interesa të kësaj dynjaje”, Allahu na ruajt neve dhe gjithë besimtarëve nga sherri i tyre.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 5073

Pyetje: Disa vendosin nëpër dyert e tyre (në shtëpi), apo nëpër vetura patkonj, duke menduar apo thjesht janë të besimit se do t’u sjelli fat. Si është e vërteta e kësaj pune?

Përgjigje: Patkoi është vetëm patkua dhe jo ndonjë gjë tjetër, apo të shërbejë për gjëra të tjera. Ai shërben për ta mbathur kalin. Ata që mendojnë, apo besojnë se patkoi sjell fat, le të mendojë mirë se kali i vet ka pasur katër patkonj, e çfarë fati i ka sjellë?!… Pra, për njeriun është nënçmim që patkoin e kalit ta vari në veturë, apo në derën e shtëpisë kinse po i sjellka nafakë (fat). Po të ishte kështu do të ishte më e arsyeshme të vendosë këpucën e vet, e jo të kalit? Këto janë besëtytni, besëkotësi, d.m.th. shirk.

E njëjta gjë vlen për brirët e dashit, “syrin e kaltër” që e mbajnë kinse i mbron nga mësyshi, druri i frashrit e kësi far gjërash të ngjashme. Këto janë besëtytni të paganëve nga kohët e lashta, prandaj duhet t’i shmangemi atyre.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 5471

Pyetja e parë: Cili është mendimi juaj për atë i cili thotë se kuptimi i Emrit të Allahut “Edh Dhahir”, është pra, i shfaqur në çdo vend?

Përgjigjja e Shejh ibn Bazit, Allahu e mëshiroftë: “Kjo thënie është e kotë, ngase është në kundërshtim të asaj që e ka sqaruar i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ngase është vërtetuar nga ai, sal-Allahu alejhi  ve selem që ka thënë: “O Allah, Ti je i Pari e nuk gjë para Teje, dhe Ti je i Fundit e nuk ka gjë pas Teje, Ti je “Dhahiru” (më i Lartësuari) e nuk ka gjë mbi Teje dhe Ti je Afër (njerëzve) e nuk ka më të afërt se Ti, na i pastro borxhet tona dhe na pasuro”. E transmeton Imam Muslimi në “Sahihun” e tij.

Pra, emri “Dhahir” kuptohet: i Lartësuar, i ngritur mbi gjithë krijesat e Tija, por, argumentet, faktet për ekzistencën e Tij, Sundimin, Diturinë, gjenden në çdo gjë. Ai është Zoti i botëve, Krijuesi, Furnizuesi. Andaj, ti o njeri, që Allahu ty të dhuroi dëgjimin, shikimin, e mendjen, të dhuroi këtë trup dhe gjymtyrët me të cilat ti ecë dhe vepron, janë pjesë e argumenteve të shumta të cilat aludojnë se Ai është Zoti i botëve. Njashtu edhe qielli, toka, nata e dita, xehet, kafshët, e çdo gjë tjetër. Të gjitha janë argumente të Tija, i Lartësuari nga çdo e metë, i Madhërishmi, që aludojnë për ekzistencën, fuqinë, dijen, urtësinë dhe se Ai është i Vetmi meritor të adhurohet.

Allahu, xhele ve ala thotë: “Zoti juaj (që meriton adhurim) është Një, Allahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron” Bekare 163.

Pastaj ka thënë: “Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon Allahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto) ka argumente, për një popull që ka mend”. Bekare 164

Allahu i Madhëruar në këtë ajet ka treguar llojet e krijesave të Tija, që tregojnë se Ai është Zoti i vërtetë, që nuk lejohet të adhurohet askush tjetër pos Tij. Pra, çdo gjë është argument dhe na tregon se Ai është Zoti i botëve, se Ai ekziston, se Ai është Krijuesi, Ai është Furnizuesi, vetëm Ai meriton të adhurohet. Pra kuptimi i emrit “Dhahir” është “i Ngritur” mbi gjithë krijesat e Tija, siç u përmend në hadithin e vërtetë nga i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem”.

Disa të tjerë e kanë shpjeguar me “i Dukshëm”, “i Shfaqur”, pra Ai është i Cili është shfaqur me argumentet dhe faktet për ekzistencën e Tij, argumentet për njëshmërinë e Tij, Ai është i Dukshëm me anë të argumenteve që tregojnë për Të, me veprat e Tija që të shpiejnë në njohjen e Tij, Ai është i Dukshëm, që mund të njihet me anë të mendjes dhe argumenteve, dhe “El Batinu” i Fshehur ngase nuk mund të shihet, siç shihen krijesat. I lartësuar qoftë Allahu nga çdo e metë.

Fjala “Dhuhur” ka kuptimin e njëjtë me ngritjen, e saherë që është një gjë më lartë është më e dukshme, e secili si “dhuhur” si ngritja ngërthejnë kuptimin e njëri-tjetrit, për atë i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, tha: “e nuk ka gjë mbi Teje”, e nuk tha: “e nuk ka gjë më të dukshme se Ti”, se “dhuhur” e përfshinë ngritjen dhe lartësinë.

Pyetja e dytë, e nagjashme me të parën: Unë kam disa dyshime në temën e Akides, ju lus të më sqaroni, shpresoj të jenë të shpërblyer. Allahu, aze ve xhel është mbi krijesat e Tij, është i Lartësuar mbi ta, dhe është e ditur se toka është në formë të rrumbullakët, e që kur Allahu, aze ve xhel, është mbi ne, atëherë a është Allahu po në atë kohë ndër ne, e Ai është larg nga çdo e metë, por ndër ne duke e kuptuar se Ai është edhe mbi ata që i kemi në anën e kundërt të botës? A i rrethon Allahu i Madhëruar krijesat e Tij, sikur se qielli mbi tokën, duke u argumentuar me fjalën e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem: “Ti je “Dhahiru” (më i Lartësuari) e nuk ka gjë mbi Teje, dhe Tij je i Afër (njerëzve) e nuk ka më të afër se Ti”.

Nëse kuptimi i emrit “Dhahir” është i Ngritur, atëherë a kuptohet nga emri “El Batinu” se është ndër ne, pra duke kuptuar të kundërtën e kuptimit të emrit?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi të dërguarin, mbi familjen e tij dhe shokët e tij.

Obligim i çdo muslimani është që të beson se Allahu i Madhëruar është mbi krijesat e Tij, i ngritur mbi Arsh, dhe Arshi i Tij është mbi qiejt, Ai është më i Lartësuari, mbi gjithë krijesat. Kjo është që e aludojnë tekstet e Kuranit dhe sunetit, konsensusit të sahabëve, tabiinëve dhe të gjeneratave të dalluara pas tyre.

Allahu thotë: “Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin!”. Eala 1.

Allahu thotë: “I frikësohen Zotit të tyre që është mbi ta dhe i përmbahen në përpikëri asaj me çka urdhërohen”. Nahl  50.

Ndërsa toka është si një kokër në shkretëtirën e madhe, në krahasim të krijesave të Allahut të Madhëruar, e Ai është mbi gjitha këto, Atij i takon ngritja e përgjithshme, e nuk ka arsye për këtë lloj dyshimi, e as që pranohet.

Ndërsa sa i takon çështjes së përfshirjes (rrethimit), Allahu i Madhëruar ka përfshirë çdo gjë, sikur që ceket në ajetet e Kuranit, Ai i ka përfshirë krijesat e Tij, me dije, fuqi dhe se nuk kuptohet nga kjo fjali se ai është ndër ta apo mbi ta.

Në tefsirin e Kurtubiut Hatabi ka thënë: “Është Ai i cili ka përfshirë fuqia e Tij gjithë krijesat, është Ai i cili ka përfshirë çdo gjë me dijen e Tij, dhe çdo send e ka të numëruar…”.

Ibn Xhezij në tefsirine tij thotë: “Ka përfshirë çdo gjë, pra, me dijen, fuqin dhe sundimin e Tij”.

Ndërsa kuptimi i emrit “El Batinu” është i Afërt, sikur që është shënuar në sahihun e Muslimit se ai, sal-Allahu alejhi ve selem, gjatë fjetjes bënte këtë lutje: “O Allah! Ti je Zoti i shtatë qiejve, Ti je Zoti i Arshit madhështor, Ti je Zoti ynë e Zoti i gjithëçkaje, Ti je Krijuesi i embrinoit e i farës, Ti je Zbritësi i Tevratit, i Inxhilit e i Kuranit. Të lutem të më mbrosh nga e keqja e çdo gjëje që është ndër pushtetin Tënd. O Allah! Ti je i Pari e nuk ka asgjë para Teje, Ti je i Fundit e nuk ka asgjë pas Teje, Ti je më i Lartë e nuk ka asgjë mbi Ty, Ti je pranë njerëzve, nuk ka më afër se Ti asgjë! M’i largo borxhe dhe më pasuro”.

Pra kuptimi i emrit “El Batin” këtu e ka kuptimin, afër krijesave të Tija që i përfshinë të gjithë me diturinë e Tij. Se Ai e di të fshehtën, dhe më shumë se kaq. Allahu thotë: “E Ne jemi më afër tek ai se ju, por ju nuk shihni”. Vakiah 85.

Dhe thotë: “Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç’pëshpërit ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij”. Kaf 16.

Është thënë për kuptimin e emrit “El Batinu” i Fshehur, nga krijesat, nga shikimet e perceptimet e tyre.

Dhe është thënë: Ka kuptimin i Dituri për të fshehtën. Shiko tefsirin e Ibn Atijeh dhe shpjegimin e Sindit të Ibn Maxhes.

Disa të tjerë e kanë shpejguar se e ka kuptimin, se Ai nuk mund të njihet me anë të shqisave, sikur që njihen krijesat me anë të shqisave.

Edhe pse, të gjitha këto kuptime janë të sakta, pos që kuptimi i parë është më i saktë, duke iu mbështetur shpejgimit që ia dha i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, sepse ai është njeriu që më së shumti e njohi Allahun e Madhëruar nga gjithë tjerët.

Përgatiti: Shpend Zeneli

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 3127

Pyetje:

-Shejh, ne e dimë se përmirësimi i gjendjes së umetit është i lidhur me përmirësimin e Akides (besimit), por dëshiroj një sqarim më të detajuar rreth kësaj çështje?

Përgjigje:

-Kur të përmirësohet Akidja (besimi), atëherë do të rregullohen të gjitha çështjet e krijesave, nëse çdo njeri e përmirëson Akiden e tij (besimin), ai i ka plotësuar shkaqet që të jetë i lumtur, ndërsa me Akide (besim), nënkuptohet të besosh në Allahun e Lartësuar se vetëm Atij i takon adhurimi dhe se nuk ka të Adhuruar me të drejtë pos Allahut të LartëMadhërishëm, të besosh se Ai është Zoti i të gjithë krijesave, Ai është Furnizuesi i tyre dhe se Ai është i dijshëm për çdo gjë dhe se Ai qëndron mbi Arsh, Zoti i të gjithë krijesave, nuk ka të ngjashëm me Të, pa rival, i Lartësuar qoftë Ai, siç ka thënë në Kur’an:

“Mëshiruesi që qëndron mbi arsh.”[1]

 “Vërtet, Zoti juaj, All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natë, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. i madhëruar është All-llahu, Zoti i botëve. “[2]

“ pra i tërë sundimi është në duart e All-llahut, të Lartit, të Madhëruarit!”[3],

Pra Ai është mbi arsh, mbi të gjithë krijesat e Tij, ndërsa dituria e Tij është në çdo vend:

“Ai e di të fshehtën, madje edhe më shumë se kjo.”[4]

Ai i di gjendjet e robërve të Tij, kështu që patjetër është që të besojmë që Allahu i Lartësuar është mbi arsh, mbi të gjithë krijesat e Tij, ndërsa dituria e Tij është në çdo vend dhe patjetër të besojmë se vetëm Allahut i takon adhurimit, Allahu i Lartësuar thotë:

“Kjo ngase All-llahu është Ai i vërteti, dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. All-llahu është vërtetë Ai i larti, i madhi.”[5],

Pra kjo ishte thirrja e pejgamberëve:

“Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm All-llahun, e largohuni djajve (adhurimit të tyre)!”[6]

“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.”[7]

“U ju njerëz, adhuroni Zotin tuaj,”[8]

Pra nga këto ajete nënkuptojmë se vetëm Allahut i takon adhurimi, kështu që robërit duhet t’i luten vetëm Allahut, vetëm prej Atij të kërkojnë ndihmë (në atë që nuk ka mundësi dikush tjetër, përveç Allahut), te Ai të mbështeten, të falen për hir të Tij, të therin kurban për Të, të agjërojnë për të, ta kryejn haxhin vetëm për të, pra ky është qëllimi kryesor i adhurimit (ibadetit), siç thotë Allahu i Lartësuar:

“U ju njerëz, adhuroni Zotin tuaj,”[9]

“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij”

“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij,”[10]

Ndërsa për diçka të thjeshtë, që ka mundësi njeriu që t’i kryej, atëherë nuk ka të keqe nëse kërkon ndihmë prej tij, kështu që njeriu i ndihmon vëllait të tij, në diçka që ka mundësi t’i ndihmojë, duke qenë i gjallë dhe duke qenë prezent, si për shembull nëse i thua dikujt: më ndihmo ta punoj tokën, apo më ndihmo ta rregulloj veturën, duke marrë parasysh se ai të dëgjon apo duke e thirrur në telefon, kësi lloj ndihme, nuk është problem nëse kërkon prej dikujt tjetër përveç Allahut të Lartësuar, siç tregon Allahu ndodhinë e Musait alejhi selam:

“e ai i anës së tij i kërkoi ndihmë kundër armikut dhe Musai i ra grusht e ai vdiq.”[11]

Kështu që ndihmesa reciproke ndërmjet njerëzve, për një çështje të cilën kanë mundësi dhe janë prezent, kjo lejohet dhe nuk ka diçka të keqe në të, mirëpo nëse i bën lutje të vdekurit, apo kërkon ndihmë nga dikush që nuk është prezent (pa asnjë mjet informimi), duke besuar se ai (që e thërret), e di të fshehtën (gajbin), apo beson se ai dëgjon prej së largu, pa asnjë shkak konkret, apo u lutet të vdekurve, apo idhujve, apo u lutet xhinëve dhe kërkon ndihmë prej tyre, e gjithë kjo është shirk (politeizëm), pra me këtë i bën shirk Allahut të Lartësuar, kjo vepër e shëmtuar e prish fjalën La Ilahe il-lAllah, pra është obligim që të besojmë se vetëm Allahut të Lartësuar i takon adhurimi:

“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij,”[12]

“Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi.”[13]

“Vërtet, Zoti juaj, All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin”[14]

“Zoti juaj (që meriton adhurim) është një, All-llahu, nuk ka Zot pos Atij që është Mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron. “[15]

“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij,”[16].

Gjithashtu është obligim që të besojmë llojin e tretë të Teuhidt  i cili është  Teuhid el esma ve sifat (besimi se Allahu subhanehu ue teala veçohet nga krijesat me emrat dhe cilësitë e Tij), duke i besuar ashtu siç kanë ardhur na Kur’an dhe Sunet.

Pra është obligim që të besojmë se Allahut i takojnë emrat e bukur dhe cilësitë më të larta, pa ndryshuar kuptimin e tyre, pa i mohuar dhe pa i përshkruar të ngjashëm:

“Asnjë send nuk i ngjan Atij, Ai është dëgjuesi, shikuesi. [17]

“Thuaj: Ai, All-llahu është Një! (1) All-llahu është mbështetja (Atij i mbështetet çdo krijesë). (2) As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. (3) Dhe Atij askush nuk i është i barabartë. (4)”[18]

-Pra kjo është akidja (besimi) e Ehlu Sunneh vel Xhemat, ndërsa llojet e Teuhidit janë 3:

  1.  Teuhid rububije është njohja e Allahut subhanehu ue teala se është Zot, Krijues, Posedues dhe Furnizues i çdo gjëje, Ai është i Cili i ngjall dhe i vdes krijesat e Tij. Ai është Zotëruesi i çdo çështjeje, e mira është në dorën e Tij, Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë dhe nuk ka asnjë shoqërues në këtë zotërim.

2. Teuhid uluhije është dituria dhe pranimi se vetëm Allahut i takon madhërimi dhe ibadeti i krijesave të Tij.

 

3.Teuhidul Esmai ve Sifat është besimi se Allahu subhanehu ue teala i ka emrat dhe cilësitë e Tij në të cilat nuk i barazohet askush Atij, si dhe të besohet në to pa kurrfarë përngjasimi, shtrembërimi, krahasimi apo mohimi.

“Asnjë send nuk i ngjan Atij, Ai është dëgjuesi, shikuesi. [19]

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

Përktheu dhe përshtati:

Mujdin Xh. Xhaferi

19/04/13

 

 

 

 

 

 

[1] Sure Taha-15

[2] Sure Earaf-54

[3] Sure Gafir-12

[4] Sure Taha-7

[5] Sure Haxh-62

[6] Sure Nahl-36

[7] Sure Dharijat-56

[8] Sure Bekare-21

[9] Sure Bekare-21

[10] Sure Bejjine-5

[11] Sure Kasas-15

[12] Sure Isra-23

[13] Sure Araf-54

[14] Sure araf-54

[15] Sure Bekare-163

[16] Sure Bejjine-5

[17] Sure esh-shura- 11

[18] Sure el-ihlas

[19] Sure esh-shura- 11

NA NDIQNI NË