Arhiva DitoreSep 6, 2014

0 3035

Pyetje: Fjala “La ilahe ilAllah – Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut” a është përmbledhëse e të gjitha llojeve të Teuhidit?!

Përgjigje: Po! Fjala “La ilahe ilAllah” përmbledhë që të gjitha llojet e Teuhidit.
Po e marrim një shembull konkret, në mënyrë që t’i bëhet e qartë pyetësit. Kur një musliman thotë: “Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut!”, kuptojmë dhe vërejmë nga fjala e tij se ai ka për qëllim Teuhudin El-Uluhije (të adhurimit), porse kjo në të njëjtën kohë përmban në vete edhe Teuhudin Err-Rrububije (të zotërimit, të hyjnimit). Pse kështu qëndron çështja?! Ngase askush nuk do të pranonte të adhuronte dikën, përderisa nuk beson në të qenit e Tij Zot. Njashtu fjala: “Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut” ngërthen në vetvete Teuhidin Err-Rrububije dhe të Emrave dhe Cilësive të Allahut. Pra, njeriu e adhuron Allahun, atëherë kur të bindet se Ai e meriton t’i kushtohet adhurimi, e që në këtë rast, bindet nëpërmjet Emrave dhe Cilësive të Allahut, -xhele ue ‘ala!-! Vini re! Pikërisht për këtë çështje Ibrahimi, -alejhis-selam!-, ka thënë:

إِذْ قَالَ لِأَبِيهِ يَا أَبَتِ لِمَ تَعْبُدُ مَا لَا يَسْمَعُ وَلَا يُبْصِرُ وَلَا يُغْنِي عَنكَ شَيْئًا

“…Kur i ka thënë babës së tij: “O babai im, përse adhuron atë, që, as nuk dëgjon, as nuk sheh, e as që mund të të sjellë ndonjë dobi?”
Pra, Teuhidi i adhurimit, njashtu përmban në vetvete edhe Teuhidin Err-Rrububije dhe të Emrave e të Cilësive të Allahut, -azze ue xhelë!-.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 5033

Pyetësi:

-Dëgjova një ngjarje në radio, një fëmijë e pyet babanë e tij, se ku është Allahu? Ai i kthehet dhe i thotë: Allahu gjendet në çdo vend.

Çka është gjykimi sheriatik për këtë përgjigje?

Përgjigje:

-Kjo është një përgjigje e kotë dhe e pabazë, ky është besimi i xhehmive dhe muetezilëve[1] dhe të gjithë atyre që ecin rrugës së tyre, ndërsa përgjigja e vërtetë është se Allahu ynë është në qiell mbi Arshin e Tij, mbi të gjithë krijesat e Tij, ashtu siç na kanë udhëzuar ajetet e Kuranit, hadithet profetike dhe konsensusi i selefit[2] , Allahu i Lartësuar thotë:

“Vërtet, Zoti juaj, All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin[3]

Allahu këtë e përmend edhe në gjashtë vende tjera në Kuran.

-Te Ehlu suneh vel Xhema’a, kuptimi i fjalës “ISTIVA” domethënë ngritje dhe lartësim mbi Arsh, ashtu siç i takon Allahut të Lartësuar, mënyrën e ngritjes mbi Arsh nuk e di askush pos Tij, ashtu siç ka thënë Imam Maliku –Allahu e mëshiroftë!-:

“Istivaja (lartësimi)  është e njohur tek na, mënyrën nuk e dimë, ta besosh është vaxhib, ndërsa të pyesësh për mënyrën se si, është bidat”

Këtë e ka të transmetuar nga mësuesi i tij Rebia bin Ebi AbduRrahman, ndërsa ky  nga Umu Seleme –Allahu qoftë i kënaqur me të!-, pastaj ky është mendimi i gjithë Ehlu Sunetit, prej sahabëve dhe atyre që erdhën pas sahabëve dhe prej imamëve të Islamit.

Allahu i Lartësuar na ka treguar në Kuran se Ai është në qiell:

“pra i tërë sundimi është në duart e Allahut, të Lartit, të Madhëruarit!”[4]

Gjithashtu thotë:

“te Ai ngritet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon.”[5]

“E nuk lodhet duke i ruajtur (mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori.”[6]

“A u garantuat j prej Atij që është në qiell, që të mos ju lëshojë toka kur të dridhet. (16) A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos lëshojë kundër jush ndonjë stuhi me rrebesh gurësh. E pra, do ta kuptoni se si është ndëshkimi Im! (17)”[7]

Në këto ajete dhe nëpër ajete tjera të cilat ceken në Kuran, Allahu i Lartësuar qartë na tregon se Ai është në qiell dhe kjo është në përputhshmëri me ajetet dhe hadithet e Istivasë.

-Me këtë e kuptojmë se besimi i pasuesve të bidatit, është se Allahu është në çdo vend, është besim i kotë, i shpifur dhe i pabazë, ndërsa këtij besimi i takon medh’hebi i shpikur dhe i devijuar i Hululijve, bile, kjo është kufër, devijim dhe përgënjeshtrim ndaj Allahut të Lartësuar dhe përgënjeshtrim ndaj Muhamedit, salallahu alejhi ve selem. Gjithashtu për lartësimin e Allahut është cekur në hadith:

A nuk me besoni megjithëse mua më është besuar (shpallja) nga Ai qe është lart ne qiell”  [8],[9]

 

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

 

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:

Mujdin Xh. Xhaferi

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

 

[1] Sekte të devijuara.

[2] Selef- tre gjeneratat e para të Islamit, për të cilat Muhamedi salallahu alejhi ve selem i ka lavdëruar në hadithet e tij.

[3] Sure earaf – 54.

[4] Sure Gafir-12

[5] Sure Fatir- 10

[6] Sure Bekare- 255

[7] Sure el Mulk- 16,17

[8] Hadith Sahih, “Mexhmu el fetawa ibn Tejmije” 3/139

[9] Burimi: Faqja zyrtare e Shejhut, “Mexhmu el Fetava vel Elmekalat mutenevia”, pjesa 6

0 3015

Pyetje: A jam i obliguar që të pasoj që të gjitha llojet e Tevhidit?

Përgjigje: Gjithsesi! Përndryshe nuk mund të jesh musliman!  Në qoftë se e mangëson një lloj prej llojeve të Tevhidit nuk je musliman. Nëse, fjala vjen, e mangëson dhe rrënon Tevhidin Err-Rrububije, Tevhidin El-Uluhijje apo  Tevhidin e Emrave dhe të Cilësive, nuk je musliman, përveç nëse je i padijshëm për këtë, atëherë arsyetohesh, e pastaj i mëson e pendohesh tek Allahu, në këtë rast e kaluara nuk të dëmton.

Shejh Dr. Salih El-Fevzan[1]

Nga arabishtja: Mirsim N. Maliqi

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

[1] Nga faqja zyrtare e shejhut.

0 3137

Pyetje: Çfarë duhet që një mysliman/e të veprojë nëse has në mendime për amoralitet?

Përgjigjja: Mendimi për amoralitet ka dy forma:

Një: të jenë thjesht mendime jo të përqendruara në mendjen e tij, për këtë nuk merret në pyetje njeriu, mirëpo më së miri është që të shmanget prej tyre që të mos e udhëheqin në gjëra vijuese.

Dy: të jetë mendim i shoqëruar me vendosmëri dhe synim, në këtë rast njeriu duhet që të shpejton të shërohet, dhe atë në disa aspekte:

1. Të menduarit serioz për një martesë, se ajo është mburojë fetare dhe natyrshmërisë njerëzore.

2. Të agjërojë, nëse nuk ka mundësi për martesë.

3. Kujdesi i myslimanit dhe myslimanes për përforcimin e besimit, dhe atë me lexim Kurani, namaz vullnetarë dhe adhurime tjera mes tij dhe Allahut.

4. Kujdesi në zgjedhjen e shoqërisë së mirë.

5. Të larguarit nga çdo gjë që ndikon në epsh, e prej gjërave më me ndikim keq, shikimi në haram.

6. Përkujtimi i pasojave të amoralitetit në dynja dhe ahiret, se gjurma e një vepre të keqe nuk është e barabartë asnjëherë me një kënaqësi të përkohshme të cilën e ndjen ai person.

D-r. Muhamed Duvejsh

Marrë nga: islamqa.com

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

0 3085

Pyetje: në Australi, me rastin e krishtlindjeve ka zbritje të mëdha në rrobe, mobile, mjete elektronike e tjerë, a mund t’i shfrytëzojë këto zbritje që janë vetëm në këtë kohë gjatë vitit?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut…

Nuk prish punë blerja e rrobave, mobileve dhe gjërave tjera gjatë festave të mosbesimtarëve siç janë krishtlindjet me kusht që të mos blejë gjëra që kanë të bëjnë me festat e tyre apo që ju përngjanë mosbesimtarëve në festat e tyre. Në përgjigjen (69558) kemi sqaruar se besimtarit i lejohet të hap shitoren e tij gjatë ditëve të festave të mosbesimtarëve me dy kushte:

Një: të mos shet gjëra që përdoren në mëkate apo që ndihmojnë në realizimin e festave të tyre.

Dy: të mos ju shet myslimanëve gjëra me të cilat përngjasohen me mosbesimtarët në festat tyre.

Mu për këtë themi që blerja e gjerave të nevojshme është më e lehtë se shitja dhe hapja e shitores sepse në esencë blerja është e lejuar dhe fakti që realizohet gjatë festave të mosbesimtarëve nuk prish gjë. Allahu e di më së miri.

Islam-qa

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Përktheu: Agim Bekiri

0 6409

Personit të cilit i vijnë cytje të mëdha nga shejtani për Allahun dhe është i frikësuar shumë për këtë, si duhet të veprojë?

Falënderimi i takon Allahut…

Ajo që është përmendur nga problematika e pyetësit që frikohet nga përfundimi, i them atij: Përgëzohu se nuk do të ketë tjetër vetëm se përfundim të mirë, ngase këto cytje që sulmon shejtani besimtarët, që të destabilizon besimin e shëndoshë në zemrat e tyre, t’i fus ata në ankth që të turbullon atyre besimin e pastër, bile edhe jetën e pastër në qoftë se janë besimtarë.

Kjo gjendje e tij nuk është e para që ballafaqohen me të besimtarët, e as që do të jetë e fundit, por do të jetë prezent aq sa do të ketë në këtë botë besimtarë. Kjo u shfaqej edhe sahabëve –Allahu qoftë i kënaqur me ta- Ebu Hurejra, radijallahu anhu ka thënë: “Erdhën disa shokë të pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, tek ai, dhe e pyetën: Ne po gjejmë tek shpirtrat tonë atë që do të ishte shumë e madhe po të fliste dikush me ato fjalë. Tha: A e ndjeni ju këtë? Thanë: Po. Tha: Ky është besimi i qartë”. Transmeton Muslimi.

Po ashtu në dy sahihët është shënuar se i dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Vjen shejtani tek ju e ju thotë: Kush e ka krijuar këtë? E kush e ka krijuar këtë? Deri sa të thotë: po kush e ka krijuar Zotin tënd? E nëse e arrin këtë le të kërkojë mbrojtje nga Allahu, e le të ndalet”.

Shejhulislam ibn Tejmije Allahu e mëshiroftë në librin “el Iman” (Besimi) ka thënë: “Besimtari sprovohet me cytje nga shejtani, me cytje të kufrit, prej të cilave ngushtohet gjoksi. Siç i thanë sahabët të dërguarit salallahu alejhi ue selem ne po gjejmë në shpirtrat tonë gjëra që po të hidhem prej qiellit në tokë do të ishte më e dashur për mua se sa të flas me atë gjë. E u tha: Ky është besimi i saktë” Apo në një transmetim tjetër “do të ishte gjë madhore po të flisja me të” tha: “Falënderimi i takon Allahu që ktheu intrigat e tij (shejtanit) në cytje”. Pra arritja e cytjeve me urrejtjen e madhe ndaj tyre, largimin nga zemrat është besim i pastër, sikur luftëtari të cilit i vije armiku e ai i kundërvihet deri sa korrë fitore. Dhe ka thënë: “Për këtë tek kërkuesit e dijes, adhuruesit, hasen cytje e dyshime të cilat nuk gjenden tek të tjerët, ngase ata (të tjerët) nuk e pasojnë ligjin dhe rrugën e Allahut, por është i dhënë pas epshit të tij në shkujdesje nga përkujtimi i Zotit, kjo gjë është që kërkon shejtani, përkundër atyre që janë drejtuar kah Allahu me dituri dhe adhurim, ai është armiku i tyre  që kërkon t’i pengojë ata nga Allahu i Madhëruar.

Pra i them pyetësit: Nëse të është bërë e qartë se këto cytje janë nga shejtani atëherë rezistoi dhe kundërvihu atyre, dhe dije se nuk të bëjnë dëm asnjëherë kur ti jep mundin, i refuzon ato dhe ndalesh të vazhdosh pas saj, siç ka thënë i dërguari salalahu alejhi ue selem: “Allahu ia ka falë umetit tim atë çfarë cytet në gjokset e tyre, përpos nëse veprojnë apo flasin”. Mutefekun alejhi.

Nëse të thuhet ty: A beson në ato cytje? A e sheh si të vërtetë? A mundesh që ta cilësosh Allahun e Lartësuar më atë? Do të thuash: Nuk na takon neve që të flasim ashtu. I Lartësuar është Allahu, kjo është shpifje e madhe, e do ta refuzoje këtë me zemrën e gjuhën tënde, e do të ishe prej njerëzve që më së tepërmi ik prej saj, atëherë kjo është thjeshtë vetëm se cytje e disa rreziqe që shfaqen në zemrën tënde, një dritare e shirkut nga shejtani i cili qarkullon tek biri i Ademit nëpër  damarët e gjakut, që të shkatërrojë e të ngatërrojë ty fenë tënde.

Kjo këshillë mund të përmblidhet në këto pika:

1-Kërkim mbrojtje nga Allahu dhe ndalimi i plotë nga këto përcaktime siç ka urdhëruar i dërguari salallahu alejhi ue selem.

2-Përmendja e Allahut, vetëkontrolli dhe mos vazhdimi në këto cytje.

3-Preokupim serioz rreth adhurimit dhe të vepruarit me urdhrat e Allahut, kërkimin e kënaqësisë së Tij, kur të kthehesh në adhurim plotësisht, me seriozitet e të jesh i real harrohet preokupimi me këto cytje, e lejen e Allahut.

4-Shpeshtimi i kthimit tek Allahu dhe lutja me shërim nga kjo që të ka goditur.

E lus Allahun e Madhëruar që të të shërojë e të mbrojë nga çdo dëm dhe e keqe.

Pjesë e shkëputur nga libri “Mexhmu fetave ve rasail fadile” të shejh Muhamed ibn Salih Uthejmin vëllimi i 1, faqe 57-60.

Burimi islam-qa

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

0 3522

Pyetje: Pse Allahu nuk i shfaqet mbarë njerëzimit, në mënyrë që të gjithë të besojnë?!

Përgjigje: Allahu, i Larti dhe i Madhëruari, e bëri të atillë jetën e kësaj bote për sprovë e provim; Ai ka thënë: “Ai i cili ka krijuar jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush vepron më mirë; – Ai është i Plotfuqishëm dhe Falës.[1]

            Dhe Zoti ashtu vendosi e përcaktoi që askush të mos e shohë Atë, ngase në rast se do mundësohej kjo, pra shikimi i Zotit që në këtë botë, atëherë do të besonin i gjithë njerëzimi mbarë, e kësisoj do të humbte domethënien dhe sensin qëllimi dhe urtësia për çka Zoti i krijoi njerëzit në këtë jetë; Allahu i Lartë na e ka bërë të qartë se assesi nuk do ta shohim Atë në këtë botë, porse për besimtarët do të jetë e mundur ta shohin Zotin e tyre në botën tjetër. Ndaj, kur Musai i kërkoi Zotit të tij që t’ia bënte të mundur ta shihte: (Zoti) tha: “Ti nuk mund të më shohësh…[2]

            I Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Të dini se derisa të vdisni askush prej jush nuk do ta shohë Zotin e Tij Krenar e Madhështor!”[3]

            Pra i gjithë sensi për këtë është se në këtë botë jemi për sprovë e provim, në mënyrë që disa nga krijesat të besojnë në të padukshmen-të fshehtën, e disa të tjerë të mohojnë; Ngase Zoti na ka obliguar të besojmë në atë që nuk duket- të fshehtën (gajbin), e, që këtu përfshihet edhe besimi në ekzistencën e Tij, -i Lartëmadhëruar qoftë!-, për çka janë gjithë ato argumente e fakte, e madje i gjithë universi dëshmon për ekzistencën e Krijuesit, të Urtit, të Dijshmit, të Atij që ka mundësi të bëj gjithfarë do. Porse, sa i përket botës tjetër, urtësia që përmendëm më parë, nuk do të jetë më, e si rrjedhim, për besimtarët, përkatësisht për ata që në këtë jetë besuan në Zotin, Allahu ka për t’iu dhënë shpërblesë dhe nderim duke ua mundësuar ta shohin Zotin, gjë të cilën nuk ua bënë të mundur jobesimtarëve; Andaj, ka thënë për besimtarët: Atë ditë – disa fytyra do të shkëlqejnë, në Zotin e tyre do të shikojnë;[4] Kurse për jobesimtarët, ka thënë: “Jo, jo, atë ditë, me të vërtetë, ata do të jenë të penguar që ta shohin Zotin e tyre[5]

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

Qendra e Islamweb-it për Fetva, nr. 96,228

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

[1] Kurani, el-Mulk: 2

[2] Kurani, el-Ea’raf: 143

[3] [Sahih] – Shënon Muslimi, në “Sahih” (5348).

[4] Kurani, el-Kijame: 22-23

[5] Kurani, el-Mutafifin: 15

0 6310

Përgjigja: Falënderimi i takon Allahut…

Një: Fjala  ”Akide” edhe pse nuk është cekur në librin e Allahut apo në sunetin e të Dërguarit të Allahut, paqa dhe  mëshira e Allahut qofshin mbi të,  me kuptimin i cili është përhapur sot, vetëm se ky term është i ri i cili është përdorur si tregues mbi çështjet e fesë të cilat kanë të bëjnë lidhje me zemren pa punën, siç është besimi në ekzistencën e Allahut, obligueshmëria e njësimit të Tij, besimi në të dërguarit, në ringjalljen pas vdekjes dhe  në çështje tjera që kanë të bëjnë me besimin,  pra është vënë në përdorim me kuptimin e saj gjuhësor.

“Akd” është lidhja e diçkaje me forcë arb: I’ëtekade shej’en d.m.th. ka lidhur diçka fortë me shtrëngim të fortë[1] .

Të këtij kuptimi është edhe fjala e Allahut: “ Mirëpo ju merr në përgjegjësi për ato (betimet) që jeni zotuar qëllimisht (te forta).”[2].

Kurse definicioni i akides në terminologji është: besimi i bindshëm i cili del nga thellësia e shpirtit njerëzorë, të cilit nuk i bashkëngjitet e as që i hyn edhe dyshimi më i vogël në Allahun. Gjithashtu është ajo çfarë i obligohet besimtarit prej besimit dhe respektit të fesë, në melekët e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, ditës së fundit, kaderit dhe besimin në çdo gjë që është transmetuar për të fshehtën (gajbin), duke e ditur kundërshtimin e feve të tjera dhe grupacioneve të devijuara, këtu  nuk  vjen në konsideratë akideja në këtë kuptim për derisa nuk vërtetohet me vepër me anë të gjymtyrëve të trupit duke iu nënshtruar këtij besimi plotësisht.

Dy: “Ehlu – sunne vel xhema’a” janë ata të cilët i përmbahen udhëzimit të Dërguarit të Allahut ,paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe shokëve të tij në dituri, në besim, në fjalë, në vepra, në sjellje në edukatën në të cilën kanë qenë selefët (të parët tanë) prej sahabëve dhe tabiinëve dhe ata të cilët i ndjekin ata deri në ditën e gjykimit. Janë ata të cilët bashkohen në Kur’an dhe sunet dhe janë ata të cilët janë të vendosur në ndjekjen e sunetit, larg prej përçarjes (grupacioneve) dhe të shpikurit në fe dhe këta njihen si selefu salih (të parët tanë të mirë), grupi i shpëtuar apo grupi i ndihmuar. Janë quajtur me këtë emër kur është përhapur bidati dhe është përmendur suneti, pra në të kundërtën e bidatit, xhemati e kundërta e grupacionit (përçarjeve).

Janë emërtuar “Ehlu – Sunne” sepse janë pasues të sunetit të Profetit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), kurse xhemat sepse bashkohen në të vërtetën, në ndjekjen (pasimin) e rrugës së dijetarëve që janë me të vërtetën.

Tre: “Nën dritën e Kur’anit dhe sunetit” prej bazave të Ehlu –sunne vel xhema’a dhe rregullave të marrjes së fesë si dhe argumentimit është: të mbështeturit e tyre në librin e Allahut dhe sunetin e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) duke u bazuar ne kuptimin e selefit , duke e pranuar atë dhe duke iu nënshtruar asaj nga brenda dhe jashtë, duke mos e kundërshtuar akiden me kijas (analogji), inspirim apo me  ëndrra e kështu me radhë.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

[1] Lisanul-arab, Ibn Mendhur, babu-akd.

[2] Maide- 89.

0 2456

Hoxhë i nderuar mbasi i mësova 99 emrat e ALLAHUT që i mora prej internetit dëgjova prej një hoxhe se 24 prej tyre janë të gabuar. A ka mundësi me mi dhënë emrat e vërtetë të Allahut që t’i mësoj? Allahu të shpërbleftë, amin!

Përgjigje:

Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut…

Emrat e Allahut nuk janë 99, e vërteta është se ato nuk kanë numër të kufizuar. Shumë nga ato i dimë por edhe shumë të tjerë nuk i dimë. Më gjerësisht për këtë po të sjell përgjigjen e dijetarit të madh Muhamed ibën Uthejmin, të cilit kur iu parashtrua pyetja: Emrat e Allahut, subhanehu ue teala, a kanë numër të kufizuar?

Ai dha këtë përgjigje shumë të dobishme: Ato nuk kanë numër të caktuar, argument për këtë është fjala e Resulullahut, sal-lallahu alejhi ue selem, në hadithin e vërtetë: “O Zot, unë jam robi yt, i biri i robit dhe robëreshës tënde… të lutem me çdo emër Tëndin që e ke emërtuar Veten, apo e ke zbritur në Librin Tënd, ose ia ke mësuar ndonjërit prej robërve të tu apo që është në diturinë Tënde të gajbit të pakufishme”.

Ai emër që gjendet në diturinë e gajbit të pakufishëm të Allahut, nuk mund ta dimë ne atë, atëherë d.m.th. emrat e Tij janë të pakufizuar.

Ndërsa fjalën që ka thënë Resulullahu, sal-lallahu alejhi ue selem: “Allahu i ka nëntëdhjetë e nëntë emra, kush i numëron ato, do të hyjë në xhennet”.  Nuk është për qëllim këtu se Ai ka vetëm këto emra, por kuptimi është se kush i numëron këto emra do të hyjë në xhennet.

Fjala e tij: “..kush i numëron ato..” është plotësim i fjalisë së parë dhe nuk është fjali në vete.

Kjo fjali i ngjan fjalisë: “I kam njëqind kuaj, të gatshëm për xhihad në rrugë të Allahut”, nuk do të thotë kjo se ai nuk ka më shumë kuaj, por do të thotë se këto njëqind i ka të gatshëm për këtë gjë.

Shejhul Islami Ibën Tejmijje ka përmendur pajtimin e dijetarëve të shkencës së hadithit se hadithi në të cilin përmenden në numër të kufizuar emrat e Allahut nuk është i vërtetë –dhe kjo është e vërtetë për shkak të mospajtimit të madh që ekziston për këtë çështje.

Ata që mundohen të thonë se ai hadith është i vërtetë thonë: Kjo çështje është me rëndësi të madhe, sepse ajo ta mundëson hyrjen në Xhennet, e shokët e Resulullahut, sal-lallahu alejhi ue selem, me siguri e kanë pyetur se cilat janë ato emra, kështu që ai ua ka treguar emrat e Allahut, subhanehu ue teala.

Por ne iu përgjigjemi atyre duke u thënë se nuk është ashtu, për shkak se po të kishte qenë ashtu, atëherë këto emra do të ishin edhe më të njohur sesa drita e Diellit, si dhe do të transmetoheshin edhe në dy Sahihët e njohur, sepse kjo është shumë me rëndësi, e ne po shohim se ky hadith nuk na ka arritur përveç nëpërmjet disa rrugëve të dobëta dhe mënyra të llojllojshme.

E Resulullahu, sal-lallahu alejhi ue selem, nuk i ka treguar ato emra për shkak të një urtësie të madhe, e ajo është që njerëzit t’i kërkojnë ato emra dhe të hulumtojnë në Kur’an dhe Sunnet, e në këtë mënyrë dallohet i interesuari për këtë çështje nga i painteresuari.

Resulullahu, sal-lallahu alejhi ue selem, me fjalën e tij “kush i numëron ato” nuk ka pasur për qëllim që ato emra të shkruhen në ndonjë fletë dhe të përsëriten derisa të mësohen përmendësh, por kuptimi i asaj fjale është:

Në fillim: Mësimi i tyre,

Pastaj: Kuptimi i domethënies së tyre dhe

Së treti: Ta adhurosh Allahun ashtu si aludojnë ato emra, e kjo në dy mënyra:

E para: Ta lutësh Allahun me ato emra, sepse Ai ka thënë: “Dhe luteni Allahun me ato emra”. (el-A’raf 180).

Kështu që i bën ato si mjet për kërkesën tënde që ke, duke zgjedhur emrin e përshtatshëm për atë që kërkon. Kur kërkon falje nga Allahu, i drejtohesh me emrin: “O Falës, më fal mua”, e assesi nuk do të thuash: “O Dënues i Fortë, më fal mua”, sepse kjo mund të llogaritet si tallje, e me këtë emër mund ta lusësh “…më shpëto nga dënimi Yt”.

E dyta: Të mundohesh t`i transformosh aludimet e këtyre emrave në adhurimin dhe sjelljen tënde. Emri i Tij ‘Rahim’ aludon në mëshirë, pra, punoje punën e mirë, e cila ta sjell këtë cilësi të çmuar.

Ky është kuptimi i fjalës “kush i numëron ato”. Ai që do të punojë në këtë mënyrë, meriton si shpërblim të ketë Xhennetin.

përktheu: Omer B.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 2350

Pyetje: Si është halli i atyre besimtarëve, që deklarohen se janë besimtarë muslimanë, por besimin e tyre e njollosin me besëtytni të ndryshme?

Përgjigje: Edhe pse besimtarët besojnë në Allahun xhele shanuhu, ata ndodh që ta njollosin besimin e tyre me besëtytni të ndryshme dhe kjo ndodh si rezultat i padijes së tyre, mosnjohjes së akides, rregullave të besimit islam të bazuara në njësimin e Allahut xhele shanuhu. Allahu i Lartmadhëruar ka thënë: “Shumica që i besojnë Allahut, i bëjnë shirk (i shoqërojnë Atij shok )” Jusuf 106; pra, ka prej atyre që e kanë ditur se Allahu është Zoti, Krijuesi i gjithësisë, por megjithatë u kanë besuar idhujve. Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Nëse ti i pyet ata: “Kush i krijoi qiejt e tokën, kush i nënshtroi (të lëvizin) diellin dhe hënën?” Ata do të thonë: “Allahu!” Ankebut 61, mirëpo Adhurojnë tjetërkënd. Ata thoshin: “…Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër Allahut,…”. Zumer 3. Këta e kanë besuar Allahun, por adhurojnë dikë tjetër. Kështu ngjashëm është halli i atyre, që edhe pse deklarohen si besimtarë, por besojnë në disa besëtytni si për shembull, rrëzohet fëmija dhe i thonë fëmijës “pështy në vendin ku je rrëzuar se do të rritesh”; kur e vesh rrobën mbrapsht, thotë “do të gëzohem”; nëse i pret udhën ndonjë mace (e zezë) kthehet mbrapsht, duke menduar se mund t’i ndodhë ndonjë gjë e keqe. Të gjithë këto vepra janë nga besëtytnitë, gjegjësisht shirk. Mirëpo na duhet të përmendim këtu se ky lloj shirku është nga shirku i vogël me të cilin nuk del nga feja, por megjithatë është shirk, besëkotësi dhe janë nga njollat (mëkatet) më të këqija, që e njollosin shpirtin.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

NA NDIQNI NË