Arhiva DitoreSep 9, 2014

0 3824


Pyetje: Çfarë është dispozita e lëngut i cili del nga gruaja shtatzënë dy apo tre ditë para lindjes, është si një ujë i pangjyrë i cili i ngjason ujit apo disa e quajnë uji embrional, ky ujë a pengon nga namazi dhe agjërimi gruan?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut…

Ajo që del nga gruaja shtatzënë para lindjes:

  1. Në qoftë se është gjak dhe del dy apo tre dite para lindjes me dhimbje kjo hyn në rangun e gjakut të lehonisë ose përndryshe llogaritet si gjaku çrregullues për të cilin nuk e le namazin dhe agjërimin. Në librin “Keshfu el kana” (1/219) qëndron: E në qoftë se sheh gjak para se të lind, tre ditë para lindjes apo më pak dhe ka shenja të dhimbjes të ngjashme me dhimbjet e lindjes, kjo është lehoni, si ajo e cila del gjatë lindjes, mirëpo çfarë del përpara lindjes nuk llogaritet prej lehonisë.
  2. Në qoftë se është si uji siç u cek në pyetje, atëherë e ka dispozitën e sekrecioneve vagjinale, atëherë kjo konsiderohet si e pastër sepse del nga mitra, e prish abdesin mirëpo nuk të ndalon nga namazi dhe agjërimi sepse nuk llogaritet lehoni.

Po ashtu është pyetur dijetari i nderuar shejh ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë): Para lindjes tre ditë del nga gruaja lloj uji i bashkangjitur me dhimbje a konsiderohet kjo lehoni?

Shejhu i nderuar është përgjigjur: Kjo nuk është lehoni, sepse lehonia është gjak dhe nuk është ujë, po ashtu nuk llogaritet vetëm se kur i bashkëngjiten dhimbjet e lehonisë, qoftë dy apo tre ditë para lindjes, mirëpo në qoftë se i ndodh kjo ditë shumë para lindjes kjo nuk konsiderohet lehoni sepse prej lehonisë konsiderohet gjaku i cili rrjedh dhe ka të bëjë me lindjen, e kjo mund të ndodh dy apo tre ditë para lindjes mirëpo e lidhur ngushtë me dhimbjet e lindjes, kurse për sa i përket ujit të thjesht i cili del nga gruaja kjo nuk llogaritet prej lehonisë.

Përktheu: Nexhat Ceka

Marrë nga:”Fetava nurun ala derb” www.islamqa.com Numri i pyetjes 119482

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 3844


Pyetja: A konsiderohet lehoni periudha pas lindjes me operacion cezarian?


Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e tij Muhamedin të birin e Abdullahut.
Lehoni llogaritet gjaku i cili rrjedh shkaku i lindjes qoftë ajo lindje me operacion apo lindje natyrore. Nëse fëmija-fetusi nxirret para kohe (gjatë abortit), pasi që e ka marrë formën humane, pra ka filluar t’i dallohet koka, duart, këmbët. Kjo shkallë e zhvillimit të embrionit ndodh pas 80 ditësh shtatzëni, prandaj gjaku i cili rrjedh pas 80 ditësh llogaritet gjak lehonie.
Në librin “Keshaful-kana” shkruan: Lehoni është gjaku i cili del nga mitra gjatë lindjes dhe para saj, dy ose tre ditë me shenja lindjeje, ndërsa pas lindjes vazhdon deri në plotësimin e ditëve. Kjo llogaritet lehoni edhe po që se  është pasojë e dëmtimit të vetes, me përdorimin e medikamenteve apo me diç tjetër.
Nëse pas nxjerrjes nga barku, fetusi i përngjan krijesës njerëzore, periudha pas saj konsiderohet lehoni. Nëse embrioni është si pikë e ngjizur apo mish pa formë atëherë kjo nuk llogaritet lehoni. Krijimi i dukshëm i fëmijës në bark është kur ti kalojë 81 ditë. Në shumicën e rasteve kështu e kanë cekur dijetarët si Mexhd ibn Tejmije, ibn Hamdani (Allahu i mëshiroftë) e të tjerë, pra krijohet fëmija në barkun e nënës për tre muaj.
Lehonia mund të vazhdojë disa ditë pastaj të ndërpritet, kështu që nuk është kusht të vazhdojë deri në 40 ditë. Allahu e din më së miri.

Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 1278


Pyetje: A mjafton që gjatë larjes (guslit) nga xhunubllëku t’i jepet mes’h kokës?

Përgjigje: Gjatë guslit obligohet larja e tërë trupit përfshirë edhe kokën. Me larje  kuptohet kalimi i ujit mbi gjymtyrë.[1]

Pra është e patjetërsueshme që të derdhet ujë mbi flokë dhe të arrijë deri në rrënjët e tij. Kurse të mjaftuarit vetëm me mes’h nuk lejohet ngase  nuk konsiderohet larje,kurse obligim është larja e jo mes’hu.

Aisheja radijallahu anha ka thënë: I dërguari salallahu alejhi ue selem kur lahej nga xhunubllëku fillonte me larjen e duarve, pastaj me të djathtën mbushte të majtën dhe e pastronte organin gjenital, pastaj merrte abdes ashtu siç merret për namaz, pastaj merrte ujin e i fuste gishtat në rrënjët e flokëve, derisa sigurohej që ka arritur, hidhte mbi kokë tre grushta, pastaj mbi tërë trupin, pastaj lante këmbët.” E transmeton Muslimi 474.

Shejh ibn Uthjemini në spjegimin e këtij hadithi ka thënë: “Obligohet që gjatë larjes nga xhunubllëku, uji të arrijë  deri  në rrënjët flokët edhe nëse janë të shpeshta.”

Shejh ibn Baz Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Ato gra të cilat kanë vështirësi gjatë larjes së kokës nga xhunubllëku, mjaftohen që të hedhin mbi kokë tre kovë me ujë deri sa të kaplon uji, pa pasur nevojë prishjen e as ndryshimin e formës, që është e rëndë për ato. Duke sqaruar për shpërblimin e madh që e kanë tek Allahu, përfundimin e mirë  dhe jetën e mirë fisnike të përhershme në botën e krenarisë nëse ato bëjnë durim gjatë zbatimit të dispozitave të sheriatit dhe të përmbajturit për to.”[2]

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

[1] “Sherh Mumti” 1/128.

[2] “Mexhmu Fetava” të shejh Abdulaziz ibn Baz, 6/236.

0 1170

Pyetje: A është sunet që gjatë guslit së pari të lahet pjesa e djathtë e trupit pastaj pjesa e majtë?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Nuk ka hadith të drejtpërdrejtë se gjatë guslit i jepet përparësi anës së djathtë të trupit ndaj të majtës përpos në vendet e avdesit dhe larjes së kokës. Madje sipas haditheve që flasin për guslin e të Dërguarit nënkuptohet se trupi lahet njëherazi pas larjes së organit gjenital dhe avdesit që i paraprijnë larjes së trupit.

Buhariu dhe Muslimi kanë shënuar hadithin e Aishes radijallahu anha e cila në spjegon: “I Dërguari kur merrte gusël nga xhunubllëku fillonte duke larë duart, pastaj me dorën e djathtë derdhte ujë mbi të majtën dhe me të lante organin gjenital. Pas kësaj, merrte avdes ashtu si merret avdesi për namaz. Pas kësaj, merrte ujë dhe gishtat e tij i fuste në rrënjët e flokëve derisa shihte se i kishte pastruar, mandej hidhte tre grushte ujë mbi kokë, pastaj përshkonte tërë trupin me ujë pastaj lante këmbët.”

Buhariu dhe Muslimi kanë shënuar gjithashtu hadithin tjetër të Aishes e cila thotë: “ I Dërguari kur merrte gusël nga xhunubllëku kërkonte ndonjë enë me ujë, merrte me grushtin e tij ujë dhe fillonte me anën e djathtë të kokës, pastaj me të majtën, pastaj merrte ujë me të dyja dhe hidhte mbi kokë.”

Përskaj kësaj shumica e dijetarëve preferojnë që gjatë guslit t’i jepet përparësi pjesës së djathtë të trupit pastaj pjesës së majtë duke u argumentuar me hadithin e përgjithshëm të Aishes radijallahu anha e cila thotë se të Dërguarit “i pëlqentë t’i jep përparësi të djathtës në pastrim…” (Buahriu)

Muhamed ibën Salih elUthejmin gjatë sqarimit të mënyrës së guslit thekson se gusli ka dy mënyra:

  1. Mënyra e mjaftueshme që nënkupton larjen e tërë trupit duke përfshirë edhe shpëlarjen e gojës dhe hundës.
  2. Mënyra e përkryer që nënkupton marrjen e guslit sipas hadithit të parë të sipërpërmendur ku thuhet se i Dërguari “kur merrte gusël nga xhunubllëku fillonte duke larë duart, pastaj me dorën e djathtë derdhte ujë mbi të majtën dhe me të lante organin gjenital. Pas kësaj, merrte avdes ashtu si merret avdesi për namaz. Pas kësaj, merrte ujë dhe gishtat e tij i fuste në rrënjët e flokëve derisa shihte se i kishte pastruar, mandej hidhte tre grushte ujë mbi kokë, pastaj përshkonte tërë trupin me ujë pastaj lante këmbët.” Pa cekur se është e preferuar që njëherë të lahet ana e djathtë e trupit pastaj ana e majtë.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 1498

Pyetje: selam alejkum, e kam një pyetje për ju hoxhë i nderuar:
Nëse njeriu pastrohet në dush dhe pastaj dëshiron të falet, a obligohet të merr edhe abdes në mënyrë që të falet duke e ditur se kam qenë e papastër? Selam alejkum

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen dhe shokët e tij:

Aishja, Allahu qoftë e kënaqur prej saj, thotë: “i Dërguari nuk merrte avdes pas gusllit” (Ahmedi, Ebu Davudi, Nesaiu)

Është pyet Abdullah ibën Omeri për marrjen e avdesit pas gusllit dhe është përgjigjur: cili avdes është më gjithëpërfshirës se guslli?!” (Taberaniu dhe Hakimi)

Nuk është vërtetuar në asnjë transmetim se i Dërguari ka marrë avdes pasi që ka larë tërë trupin.

Duke pas parasysh këto fakte, themi që secili që lanë trupin e tij ose thënë ndryshe, secili që merr gusëll me nijet që të pastrohet, nuk ka nevojë të merr avdes pas kësaj larjeje në mënyrë që të falet apo kryejë adhurime të ndryshme kusht i të cilave është pastërtia.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 1253

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij…

Nëse gelli është prej llojit që zbërthehet me ujë, atëherë nuk ka asnjë lloj problemi të marrësh avdes duke qenë që flokët i ke të lyera me të. Mirëpo nëse gelli pengon arritjen e ujit në flokë, atëherë kemi të bëjmë me një problematikë rreth së cilës dijetarët janë ndarë në mendime. Shumë dijetarë, prej tyre edhe Muhamed ibën Salih Uthejmini (Takimi mujor: 14/68), duke u nisur nga fakti që koka vetëm duhet fshirë për dallim prej pjesëve tjera të avdesit që duhet larë si dhe ekzistimi i disa lehtësimeve rreth fshirjes së kokës siç është fshirja e turbanit gjatë marrjes së avdesit, konstatojnë se avdesi është i plotë edhe nëse flokët janë të lyera më lëndë të trasha që pengojnë arritjen e ujit në flokë. Ky lehtësim vlen vetëm për avdesin, kurse për guslin duhet patjetër të largohen këto lëndë nga flokët në mënyrë që të arrihet pastërtia e tërë trupit.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 1101

Pyetje: A i lejohet njeriut ta rruajë mjekrën e tij kur ka nevojë të shkojë në ndonjë shtet që ju bëjnë dëm atyre me mjekra?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut…

Këtë pyetje ia kemi parashtruar dijetarit ibën Xhibrin, Allahu e mëshiroftë, ndërsa ai u përgjigj si në vijim:

“Në qoftë se nuk ka alternativë përveçse të shkojë në ato shtete, ose me udhëtimin e tij në ato shtete i forcon dhe ndihmon muslimanët, nuk ka problem po që se e rruan mjekrën e tij, mirëpo nëse shkon në ato vende për përfitime të dunjasë, apo nëse dëmin të cilin ia bëjnë mund ta përballojë, në këtë rast nuk i lejohet ta rruajë mjekrën ”.

Gjithashtu këtu duhet ditur se në qoftë se ka mundësi t’i shpëtojë dëmit me anë të shkurtimit të mjekrës apo rrumbullakimit, në këtë rast nuk i lejohet ta rruajë mjekrën. Allahu e di më së miri.

Përktheu: Nexhat Ceka

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 3733

Pyetje: A është e lejuar heqja e qimeve të gjoksit për burrin?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdi dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Në librat e Fikhut, gjegjësisht në kapitullin e pastërtisë, dijetarët e kësaj fushe kanë trajtuar këtë çështje dhe në përgjithësi kanë dhënë këto përfundime:

Qimet, në trupin e mashkullit (përveç flokëve) ndahen në tri kategori:

  1. Ato që nuk guxon të hiqen, siç janë mjekra dhe vetullat
  2. Ato që doemos duhet të hiqen, siç janë qimet e vendeve të turpshme, nënsqetullave, shkurtimi i mustaqeve
  3. Ato që nuk janë përfshirë me ndonjë urdhër as për t’u hequr e as për t’u lënë, siç janë qimet e gjoksit, hundës, këmbëve dhe krahëve. Kjo kategori është e falur, sido që të veprohet. Ky përfundim mbështetet në hadithin e shënuar nga Tirmidhiu kurse Albani e konsideron hasen (1726), ku thuhet: “hallall është ajo që Allahu e ka lejuar në Librin e Tij. Haram është ajo që Allahu e ka ndaluar në Librin e Tij, kurse atë që nuk e ka përmendur është e falur prej Tij.”

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 1234

Pyetje: selam alejkum, është shtatzëne dhe qe dy javë dhe ka probleme me gjakderdhje edhe pse tash ka vetëm pak, andaj a lejohet me u fal apo jo?  A mund të lexoj Kuranin me përkthim në gjuhën shqipe në këtë gjendje?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe paqja e Tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Gjaku që del prej shtatzënës mund të jetë gjak i menstruacioneve, gjak i çrregulluar (istihada) apo gjak i lehonisë. Për këtë të fundit, pra gjakun e lehonisë dijetarët thonë se vjen gjatë shkelmimit të embrionit kurse disa të tjerë thonë se kjo mund të ndodh dy-tri ditë para lindjes.

Gjaku që del prej shtatzënës konsiderohet gjak menstruacioni nëse i ka të gjitha karakteristikat e tij (ngjyrën, erën, kohën) edhe pse kjo ndodh rrallë. Në këtë rast shtatzëna duhet të lë namazin, agjërimin e tjerë.

Gjaku që del prej shtatzënës mund të jetë edhe gjak i çrregullt (istihada), nëse nuk i ka karakteristikat e gjakut të menstruacioneve. Dalja e këtij gjaku nuk e pengon femrën ta falet, agjërojë e tjerë sepse llogaritet e pastër.

Për sa i përket leximit të Kuranit përmendësh, dijetarët kanë mospajtime, mirëpo mendimi më i saktë është se lejohet leximi gjatë menstruacioneve dhe lehonisë për shkak se nuk ka argument të saktë dhe të qartë që ndalon një gjë të tillë.

Çështja tjetër, që dallon prej të parës është prekja e mus-hafit  në gjendje të papastër (xhunub, në menstruacione, në lehoni ose pa avdes). Shumica dërmuese e dijetarëve kanë ndaluar prekjen e Kuranit për atë që është në gjendje të papastër. Një grup tjetër i dijetarëve kanë lejuar të njëjtën. Mirëpo këtu nuk bën pjesë përkthimi i Kuranit, pra nëse kemi Kuranin me përkthim, pa pjesën në gjuhën arabe, lirisht mund ta merr në dorë secili që është në gjendje të papastër dhe ta lexojë. Allahu e di më së miri.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 1720

Pyetje: Eselamu Alejkum, të përshëndes hoxhë i nderuar. Unë jam një vëlla mysliman, një fillestar që kam filluar rishtas të fali namaz, po nuk i kam të qarta disa gjëra, si për shembull, në telefon mobil kur ke ilahi dhe kuran a është e lejuar që të  hyj me të ne nevojtore dhe a bej mëkat nëse hy me harresë?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe paqja qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Udhëzimi është një begati e madhe për të cilën duhet ta falënderojmë Allahun pandërprerë. Këtë begati duhet ta ruajmë dhe ta kultivojmë duke mësuar besimin e pastër, hallallin dhe haramin, e tjerë.

S’ka dyshim se nuk duhet të hyhet në nevojtore me mus-haf apo me ndonjë pjesë të tij. Përjashtim bëjnë rastet kur nuk mund t’i lësh jashtë nga frika se mund t’i humbësh. Shumë dijetarë, përveç kësaj, para hyrjes në nevojtore, kanë preferuar edhe heqjen e gjërave ku përmendet emri i Allahut, sikur ndonjë letër ku është shkruar emri i Allahut, ndonjë unazë, e tjerë. Disa të tjerë, si për shembull, dijetari i mirënjohur ibën Uthejmini thotë se është e lejuar të hyhet në nevojtore më gjëra kur shkruhet emri i Allahut sikur monedhat, letrat e ndryshme, unazat e tjerë nëse ato mbështjellën dhe fshihen.

Për sa i përket telefonave të dorës ku janë memorizuar sure kuranore, ilaçi, e tjerë, dijetarët konsiderojnë të lejuar hyrjen në nevojtore me to sepse nuk e marrin statusin e mus-hafit, me një vërejtje që kurani apo ilahitë e ndryshme të mos bëhen zile e telefonit sepse mund të cingërojë në vende të papërshtatshme si dhe bie ndesh me nderimin që duhet t’u bëjmë fjalëve të shenjta.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

NA NDIQNI NË