Arhiva DitoreSep 9, 2014

0 3513

Pyetje: eselamu alejkum hoxhë i nderuar, desha ta bëj një pyetje, mbasi urinoj e laj organin dhe mbas 30 sekondave ose më shumë më dalin dy pika urine nga organi por unë nuk e laj më. A m’i bën rrobat pis kjo, në qoftë se po më trego se çfarë duhet të bëj, Allahu të shpërbleftë.

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdi dhe paqja e Tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Nëse je i sigurt se të rrjedh urinë në rroba, qoftë edhe një apo dy pikë, atëherë obligohesh ta pastrosh me ujë vendin ku ka rënë urina. Mirëpo duhet të kesh parasysh se në raste të këtilla nuk duhet të merresh me dyshime d.m.th. nëse ke dyshime se pas kryerjes së nevojës të del ndonjë pikë urine atëherë të këshilloj që të mos preokupohesh me këtë në mënyrë që të mos biesh në vesvese dhe opsesione të shejtanit.

Ka njerëz të cilët vazhdimisht janë të dyshimtë, i pikoi ndonjë pikë urine apo jo. Shërimi më i mirë i këtyre dyshimeve është të mos merresh me to, të mos i konsiderosh të realta por të veprosh vetëm atëherë kur je i sigurt.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 2089

Pyetje: kam lind qe tre javë  e tash jam pastruar, andaj ne e dimë se duhet me pritë dyzet ditë për të filluar faljen e namazit. Më sqaroni më mirë, ju lutem?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdërimi dhe bekimi i tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Nuk është e caktuar kohëzgjatja më e shkurtër e lehonisë d.m.th. ndonjë grua mund të pastrohet shumë shpejt pas lindjes dhe nuk do të thotë që të pret dyzet ditë. Nëse i ndodh që të pastrohet pa u plotësuar dyzet ditë, atëherë falet, agjëron dhe i lejohen marrëdhëniet intime me bashkëshortin. Lidhur me këtë dijetari i njohur Tirmidhiu thotë: “dijetarët duke filluar prej sahabëve, tabiinëve dhe atyre që kanë ardhur pas tyre janë unanim se lehona nuk falet dyzet ditë përpos nëse pastrohet më herët, atëherë merr gusël dhe falet.” (Sunen, vëllimi I parë, hadithi 139)

Nëse, pas këtij pastrimi sërish i paraqitet gjakderdhja duke qenë në dyzet ditshin, atëherë këtë e konsideron lehoni dhe ndalet së faluri apo agjëruari deri sa të plotësohen dyzet ditë. Për përfundimin e lehonisë, dijetarët nuk janë në ujdi, mirëpo shumica e tyre mendojnë se lehoni konsiderohet gjakderdhja deri në dyzet ditë, pas asaj femra duhet të lahet dhe falë namaz.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 4637

Pyetje: Selam alejkum i nderuar hoxhe, pyetja ime është për prerjen e flokëve të porsalindurit,ku mund ti hedh ato me se miri, në ujë qe ec apo ku? Dhe prerja e thonjve a preferohet t’i fusim në dhe dhe çfarë d.m.th  ka kjo? All-llahu ju shpërbleftë për punën tuaj!

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut, lavdi dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen, shokët dhe ithtarët e tij…

Flokët apo thonjtë pasi të priten duhet të hidhen atje ku hidhen mbeturinat. Megjithëse transmetohen disa hadithe ku ceket se duhet të futen nën dhe, dijetarët potencojnë se këto transmetime nuk janë të besueshme. Këtë e pohon Zejleiu në librin e tij “Nasburraje” 1/189 duke ia atribuuar këtë konkluzë imam Bejhekiut.

Nga kjo kuptojmë se nuk kemi ndonjë rekomandim nga sheriati për të bërë një praktikë të tillë përpos disa transmetimeve nga shokët e të Dërguarit, mirëpo nuk d.m.th. se është e ndaluar, madje është interesante se disa dijetarë kanë preferuar një praktikë të tillë për shkaqe higjienike apo kur kihet frikë nga rënia e flokëve apo thonjve në dorë të ndonjë magjistari.  Allahu e di më së miri!

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 7690

Shumë me intereson nga shkaku se deri tash me kanë ofruar argumente kundër d.m.th. se nuk lejohet te merret mes-h mbi çorape nga shkaku se ato duhen te jenë shumë te trasha aq sa qe mos te shihet çka ka nën to dhe që e pengojnë depërtimin e lagështisë në këmbë d.m.th. janë të pakta çorapet qe prodhohen sot e u përgjigjen këtyre kushteve.

Përgjigje: Falënderimi i plotë i takon Allahut, paqja dhe mëshira qofshin mbi të Dërguarin, familjen, shokët dhe ithtarët e Tij:

Marrja mes-h mbi çorape është vërtetuar nga i Dërguari, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Hakimi kanë shënuar një hadith të cilin e transmeton ElMugire ibën Shube, Allahu qoftë i kënaqur prej tij se “I Dërguari mori abdes, ju dha mes-h çorapeve dhe mbathjeve të tij.” Megjithëse ka një mospajtim mes dijetarëve për vërtetësinë e këtij hadithi, mendimi më i saktë është se hadithi merr gradën sahih edhe atë nga Tirmidhiu, Ibën Hazmi, Xhemaludin ElKasimij Ahmed Shakiri, Ibën Bazi dhe Albani.

Marrja mes-h mbi çorape është transmetuar edhe prej trembëdhjetë shokëve të të Dërguarit të cilët i ka përmendur Ibën Mundhiri dhe Ebu Davudi ashtu siç tregon Ibën Kajjimi në librin e tij “Tehdhib Sunen Ebi Davud” 1/187-189. Ata janë: Aliu, Amari, Ebu Mesud Ensari, Enesi, ibën Omeri, ElBerra, Bilali, Abdullah ibën Ebi Eufa, Sehël ibën S’adi, Ebu Umame, Amër ibën Hurejth, Umeri dhe ibën Abasi.

Prej dijetarëve të umetit që kanë përkrahur këtë mendim – e që i gjejmë të përmendur në librat enciklopedik të Fikhut sikur “ElMugni” – janë: Seid ibën Musejibi, Ata, Hasen Basriu, Seid ibën Xhubejri, Ibrahim Nehaiu, A’meshi, Theuriu, Hasen ibën Salih, Abdullah ibën Mubarek, Is-haku, Ebu Theur, Ahmed ibën Hanbeli, Dhahirijtë, Ebu Jusufi, Muhamedi, Zuferi – shokët e Ebu Hanifes, Shafiu me kushte dhe Maliku sipas një variant. Në këtë mendim kthehet edhe Ebu Hanifja ashtu siç e përmend dijetari i famshëm hanefij Kasani në librin e tij “Bedaiu Sanai”1/83. Ai thotë: “Ebu Hanifja thoshte se nuk lejohet mes-hi mbi çorape, kurse Ebu Jusufi dhe Muhamedi e kundërshtonin në këtë dhe mendonin se është e lejuar dhe se imami e ndërroi mendimin në fund të jetës së tij edhe atë duke marrë mes-h mbi çorape gjersa ishte i sëmurë, pastaj tha: “bëra atë që ua ndaloja njerëzve”. Me këto fjalë argumentohen ata që thonë se Ebu Hanifja ka ndërruar mendimin e tij.”

Për sa i përket asaj që disa dijetarë të Fikhut kanë kushtëzuar që çorapet mbi të cilat merret abdes të jenë prej lëkurës së hollë, të trasha, që nuk lejojnë depërtimin e ujit e tjerë, dijetarët përmendin se nuk ka asnjë argument të saktë që specifikon kushte të tilla. Përderisa është kështu atëherë “çdo transmetim nga i Dërguari është i përgjithshëm dhe as në mënyrë direkte, as indirekte, as duke sinjalizuar nuk aludojnë në ndonjë përkufizim të çorapeve apo ndonjë kusht, për këtë arsye lejimi mbetet i përgjithshëm pa kushte” (Xhemaludin elKasimij).

Ibën Tejmije thotë: “nuk ka dallim nëse çorapet janë prej lëkurës së hollë, pambukut, prej linoje apo leshi ashtu siç nuk ka dallim mes ihramit të zi, të bardhë në aspekt të lejimit apo ndalimit. Dallimi mes tyre është vetëm në atë se lëkura është më e qëndrueshme se leshi, mirëpo ky dallim nuk është ndikues në vendimin e sheriatit, prandaj lejohet mes-hi mbi ato çorape që janë të qëndrueshme apo që nuk janë të tilla. Gjithashtu dihet se nevoja për të marrë mes-h mbi njërin lloj të çorapeve është e njëjtë me llojin tjetër. Nëse janë të barabartë në shkakun dhe nevojën, dallimi mes tyre është dallim i dy gjërave identike e kjo është në kundërshtim me drejtësinë dhe analogjinë e saktë që vijnë në Kuran dhe Sunet. Kush bën dallim mes çorapeve që lëshojnë ujin dhe atyre që nuk e lëshojnë ka përmend një shkak të jashtëm që nuk ka ndikim ne dispozitë.” Mexhmuul fetava 21/214

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

1 30419

Pyetje: Kur e nxit me mendim ose shikim epshin seksual dhe nuk ejakulon duke u përmbajtur, por megjithatë del një lëng i hollë. A jam xhunub në këtë rast, a lejohet t’i ndërroj vetëm rrobat që i ka kapluar papastërtia, papastërtinë në trup dhe të vesh rroba tjera dhe të falem?

Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut…

Fillimisht, besimtari duhet të ketë kujdes shikimin e tij dhe ta ruajë nga harami në përgjithësi, sepse ashtu Allahu na porositi: “Thuaji besimtarëve të ulin shikimet e tyre…”.

Përndryshe, ai lëng që po përmendni nuk është spermë. Ai lëng quhet medhij. Medhiju është lëng i cili del nga organi gjenital, në rast të epshit të madh dhe del pa shpejtësi apo ndonjë kënaqësi. Po ashtu nuk ndihet ndonjë lodhje pas tij e shpeshherë edhe nuk hetohet se ka dalë. Ky lëng del edhe te meshkujt edhe te femrat. Mjekët thonë se ky lëng del nga vrima e urinës, që është nxjerrje e gjëndrave nga organizmi gjatë paralojës apo nxitjes së epshit në përgjithësi.

Lidhur me atë a e prishë abdesin, kemi mbështetje hadithin e njohur të Aliut, radijallahu anhu, i cili ka thënë: Isha njeri që shumë shpejt më dilte medhiu, por kisha turp ta pyes Resulullahun, salallahu alejhi ue selem, për këtë, për shkak të pozitës që kishte bija e tij tek unë, ashtu që e porosita Mikdad ibën Esvedin që ta pyesë. Ai e pyeti, e Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, i tha: “Duhet ta lajë organi dhe të merr abdes”.

Duke u mbështetur në këtë hadith konstatojmë se:

– medhiu është i papastër dhe është vaxhib të pastrohet, por nëse ndodhë në sasi shumë të vogël mund edhe të mos e pastrojë, siç kanë thënë disa dijetarë,

– medhiu e prishë abdesin, sepse del nga njëra prej dy vrimave,

– është obligim të lahet organi dhe vendet e prekura nga ai,

– për shkak të tij nuk bëhet obligim larja e tërë trupit (gualli), për këtë pajtohen të gjithë dijetarët,

– larja e medhiut nuk mund të bëhet me gurë, siç bëhet larja nga urina. Këtu është i patjetërsueshëm përdorimi i ujit.

Allahu na bëftë prej të pastruarve dhe të penduarve.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 1974

Bora a është e pastër dhe a mund të merret abdes me borë?

Përgjigje: Çdo reshje nga qielli është e pastër dhe mund të përdoret për abdes. Allahu i Madhëruar ka thënë: “…dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër”. Furkan 48. Ky ujë nga qielli bien në tokë në disa forma varësisht nga klima. Nëse është më ngrohtë bien si shi e nëse është më ftohtë bien, si breshër apo si borë. Të gjitha këto janë të pastra dhe pastruese.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 1525

Pyetja 1: A i lejohet burrit te ketë marrëdhënie intime me bashkëshorten e vet, nëse ajo nuk është pastruar (nuk ka marre gusl) pas ndërprerjes së gjakut të hajzit?

Përgjigje: Pas ndërprerjes së gjakut të hajzit nuk lejohen marrëdhëniet intime mes saj dhe burrit të saj, sepse Allahu ka thënë: “Pasi të lahen, atëherë afrohuni tek ato ashtu si ju ka urdhëruar Allahu” (Bekare 222).

Nëse bëjnë marrëdhënie, atëherë ata kanë bërë gjynah dhe detyrohen të shpaguajnë duke dhënë sadaka “një lirë apo gjysmë lire”.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 6818

      Si merret gusëll?

Përgjigje: Guslli është në dy mënyra:

Mënyra e parë: Mënyrë që është vaxhib, ajo është që uji ta për­fshi­jë gji­thë trupin e tij së bashku me larjen e gojës dhe hundës.

Nëse uji e përfshin gjithë trupin e tij, pa marrë parasysh se në çfa­rë më­ny­re, pastrohet nga xhunubllëku dhe ka abdest, ngase All-llahu, subhanehu ue teala, ka thënë: “Nëse jeni xhunub, atë­herë lahuni!” (el-Maide 6).

Mënyra e dytë: Mënyrë që është e plotë, ajo është që të lahet ash­tu si ësh­të larë Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.

Kur të dëshirojë të lahet, fillimisht i lan duart, pastaj lan or­ga­nin sek­sual dhe vendet, të cilat i ka të ndyra nga xhunubllëku, pas­taj merr ab­dest të plotë –ashtu si treguam formën e abdestit- pas­taj derdhë ujë mbi kokën e tij tri herë dhe e lanë (kokën) e pastaj lanë trupin e tij. Kjo ësh­të mënyra e plotë e gusllit.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 1745


Me ç’pastrohet njeriu kur merr abdest ose gusëll dhe me çfarë pas­­t­ro­hen ndytësirat?

Përgjigje: Thelbi i pastrimit me abdest dhe gusëll është uji dhe nuk ka pas­trim përveç se me ujë, pa marrë parasysh a është uji plo­tësisht i pastër apo ka ndryshuar ndonjërin prej cilësive të tij me diçka të pastër.

Sepse mendimi më i vërtetë është se, nëse uji ndryshon ndo­një­rën prej cilësive të tij duke u përzier me diçka të pastër dhe pas kësaj ende mbetet i quaj­tur ujë, ai është i pastër, i pastër në ve­te dhe pastrues për tjetrin.

Nëse nuk ka ujë apo ekziston frika për dëmtim nga përdorimi i ujit, atëherë mirret tejemmum, duke i mëshuar tokës me duar, pas­taj fërkimi i fytyrës me duar e pastaj fërkimi i duarve mes ve­te. Namazi

Kjo është sa i takon pastrimit për abdest dhe gusëll.

E sa i përket pastrimit nga papastërtitë e tjera; ato pastrohen me çdo mënjanues, i cili e largon (heq) atë papastërti, qoftë ujë apo diçka tjetër.

Kështu, nga shkaku se me heqjen e papastërtive është për që­llim largimi i asaj papastërtie konkrete, me çkado qoftë.

Nëse ajo papastërti konkrete hiqet plotësisht me ujë, benzinë apo me di­çka tjetër prej gjërave të lëngëta apo të ngurta, kjo nu­më­rohet pastrim i vër­tetë.

Mirëpo te pastrimi nga papastërtia e qenit duhet patjetër që pas­trimi të bëhet shtatë herë, e hera e parë të jetë me dhé. Me kë­të e kuptojmë da­lli­min mes pastrimit për abdest dhe gusëll dhe pastrimit prej pa­pas­tër­ti­ve të tjera.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

NA NDIQNI NË