Arhiva DitoreSep 9, 2014

0 1630


Pyetje: es selamu alejkum i nderuar a mund të ma shpejgoni fjalën “GUFRANEKE” nuk e gjej në përkthime, çdo të thotë dhe cila është urtësia e shqiptimit të kësaj fjale me rastin e daljes nga toaleti?

Përgjigje: “Gufraneke” d.m.th. “Faljen Tende (kerkoj o Zot)”. Pse kërkohet falje? Ka disa mendime të dijetarëve rreth kuptimit dhe urtësisë së kësaj fjale. Dijetari Muhamed ibën Salih Uthejmin thotë: pasi njeriu lirohet në trupin e tij nga jashteqitja, duhet ta mendojë lirimin e tij nga mëkati, prandaj e lut Allahun ta lirojë nga pengesa e mëkateve ashtu siç e liroi trupin e tij nga jashtëqitja. (Fetava ibën Uthejmin, Pastërtia, pyet. nr. 21)

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 1288


Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut…

Kush merr abdes për diçka tjetër që preferohet apo obligohet të merret abdes për atë gjë, lejohet që ai të bëjë veprën për të cilën ka marrë abdes po edhe për gjëra tjera, përderisa nuk e ka prishur abdesin.

Pra, kush merr abdes për të lexuar Kuran, i lejohet atij me këtë abdes të falet, dhe kush merr abdes për t’u falur i lejohet që me këtë abdes të lexojë Kuran.

Është pyetur Shejh ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë: Nëse njeriu merr abdes për të larguar papastërtinë e nuk e bën nijet me këtë faljen e namazit, a lejohet të falet me të njëjtin abdes?

Është përgjigjur: “Nëse njeriu ka marrë abdes pa pasur qëllim të falet me atë abdes, por vetëm ka marrë për të larguar papastërtinë, i lejohet që të falet aq sa dëshiron prej farzeve të namazit apo suneteve, deri kur të prish abdesin e tij”. Mexhmu’u fetava ibn Uthejmin 11/149.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 1774


Pyetje: Disa nga myslimanët gjatë marrjes së abdesit i lajnë nga kyçi i dorës deri në bërryla pa mos i larë edhe duart, si është dispozita për këta?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut…

1-Gjymtyrët të cilat është obligim (vaxhib) larja gjatë abdesit ceken qartë në fjalën e Allahut: “O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjtë” (Maide 6)

Allahu i Madhëruar obligoi larjen e duarve deri në bërryla pas larjes së fytyrës, e kjo nuk realizohet pos duke larë duart prej gishtave të duarve e deri në bërryla, e kush mjaftohet vetëm me larjen prej kyçeve deri në bërryla nuk e ka plotësuar këtë obligim. Ndërsa larja e duarve në fillim të abdesit është sunet, e nuk mjafton edhe për obligimin tek shumica e dijetarëve, me përjashtim të hanefive.

Shumica e dijetarëve janë të mendimit se është obligim renditja mes gjymtyrëve gjatë abdesit, e i lan ato sipas renditjes së cekur në ajet: Larja e fytyrës, pastaj larja e duarve, pastaj mes’hu mbi kokën dhe në fund larja e këmbëve.

Pra, nuk bën të mjaftohet me larjen e duarve në fillim të abdesit duke mos përsëritur larjen e duarve gjithë deri në bërryla, ngase kjo shpien në prishjen e renditjes, duke larë fytyrën gjatë larjes së duarve, është obligative larja e duarve (në tërësi) pas larjes së fytyrës.

Pra, ai që merr abdes, e i lan duart, pastaj lan gojën e hundën, e lan fytyrën e pastaj lan duar prej kuçeve të duarve e deri në bërryla, nuk e ka abdesin e plotë sipas shumicës së dijetarëve.

Është pyetur Shejh Ibn Xhibrin Allahu e mëshiroftë: Cila është dispozita për atë që lan duart prej kyçeve e deri në bërryla, pa mos u larë shuplakat, duke u mjaftuar me larjen e tyre në fillim të abdesit, dhe a duhet ai ta përsëris abdesin?

Është përgjigjur: Nuk lejohet gjatë abdesit të mjaftohet me larjen e krahut duke mos larë edhe shuplakat, por kur të përfundon larjen e fytyrës fillon me larjen e duarve, e lan secilën dorë prej majës së gishtave e deri në bërryla, edhe nëse i ka larë duart para fytyrës, sepse larja e tyre në fillim është sunet, e larja e tyre (deri në bërryla) është prej farzeve, e kush mjaftohet duke larë prej kyçit të dorës e deri në bërryl nuk e ka plotësuar farzin që kërkohet, ai duhet ta përsërisë abdesin”. “Lulu Mekin mi fetave shejh ibn Xhibrin” f. 77.

Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Këtu do të ndalemi për të sqaruar atë që e kanë neglizhuar shumica e njerëzve, kur gjatë larjes së dorës prej shuplakës e deri në bërryl, duke menduar se larja e tyre ka përfunduar para larjes së fytyrës, e kjo nuk është e saktë, duhet që patjetër ti lajw duart prej majës së gishtave deri në bërryla”

Allahut i takon dija absolute.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 12679

Pyetja e parë:

Ҫfarë dispozite në sheriat ka zekatulfitri?

Zekatul-fitri është vaxhib për çdo mysliman sipas hadithit të Ibën Abasit radijAllahu anhuma i cili thotë: “Ia ka obliguar i dërguari i Allahut myslimanëve zekatul-fitrin një s’aë1 me hurma, apo një s’aë me drithë; për robin dhe të lirin, për mashkullin dhe femrën, për të voglin dhe të madhin dhe ka urdhëruar që të jepet para se të dalin njerëzit në namazin e bajramit”.

Pyetja e dytë:

Ku qëndron urtësia e zekatul-fitrit?

Zekatul-fitri, si lëmoshë është e veçantë në muajin e Ramazanit dhe duhet të jepet nga fundi i këtij muaji, por edhe para se të mbarojë muaji, gjegjësisht para namazit të bajramit, ajo jepet për pastrimin e agjëruesit nga gabimet që ka bërë gjatë agjërimit. Kjo i ngjan namazit kur, pasi të japim selam themi tre herë estagfirullah [kërkoj falje prej Allahut] d.m.th. për gabimet dhe moskujdesin që bëjmë në namaz. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Zekatul-fitri është pastrim për agjëruesin prej fjalëve të kota, prej vulgarizmave dhe është lëmoshë për të varfrit [të mjerët]. Ai që e jep para namazit, është zekat i pranuar, e kush e jep pas namazit, atëherë ajo është lëmoshë si lëmoshat tjera”. Hadithi është Hasen, shënon Ibën Maxhe dhe Ebu Davudi.

Në këndvështrim tjetër, themi se fitrat jepen edhe për ata që nuk e kanë obligim agjërimin, si fëmijët, të sëmurët etj. Por edhe për foshnjën që ka lindur gjatë muajit të ramazanit.

Kjo për të treguar se lëmosha është nga intuita dhe natyrshmëria e njeriut, pra edhe ata që pranojnë fitra, nëse u bëhen shumë, edhe ata japin, se nga urtësia e kësaj feje është që njeriu të jetë dorëdhënës e jo dorështrënguar.

Pyetja e tretë:

Kush e ka obligim të japë sadakatulfitrin?

Obligim e ka çdo musliman i lirë që ka teprica nga furnizimi personal dhe të anëtarëve të familjes për një ditë e një natë, ose me fjalë tjera që ka më tepër nga ajo sasi që i del gjatë një muajit kur përpjesëtohet me numrin e ditëve të muajit. E ka obligim për vete dhe për ata që ka obligim të kujdeset, si bashkëshorten, fëmijët e vet dhe shërbëtorët (nëse janë myslimanë). Ibën Omeri ka thënë: “I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka urdhëruar sadakatul-fitrin të jepet për të voglin dhe të madhin;për të lirin dhe robin dhe ata për të cilët kujdeseni”.

Pyetja e katërt:

Sa është sasia e zekatul-fitrit?

Sasia e obliguar për çdo person është gjysma e një sa’ut grurë, apo një sa’ut hurma, apo rrushit të thatë, apo elbit, apo djathit, apo diç tjetër që zë vendin e tyre si oriz, apo misër, apo tjetër gjë që llogaritet nga ushqimet thelbësore si i mjaftueshëm për racionin ditor.

Domethënë, me masën e kohës së sotme, sa dy kilogram nga sendet e përmendura, ose dy euro e gjysmë në person.

Pyetja e pestë:

Kur është koha e dhënies së zekatulfitrit?

Sadakatul-fitri jepet nga fundi i ramazanit, para se të dalin besimtarët në namazin e bajramit. Përcillet nga Ibën Omeri se i dërguari salAllahu alejhi ue selem ka urdhëruar të jepet sadakatul-fitri para se besimtarët të dalin në namaz. D.m.th., kjo është koha e fundit, por mund të jepet edhe më parë. Nafiu rrëfen se Ibën Omeri ua ka dhënë atyre që e pranonin dhe atë para fitër bajramit një, apo dy ditë. (Buhariu 3\ 375).

Nuk lejohet të vonohet nga koha e vet pa arsye. Ibn Abasi përcjellë se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e ka obliguarzekatul-fitrin pastrim për agjëruesin nga fjalët e kota, nga vulgarizmat dhe është lëmoshë për të varfrit [të mjerët]. Ai që e jep para namazit, ajo është zekat i pranuar, e kush e jep pas namazit, atëherë ajo është lëmoshë si lëmoshat tjera.

Pyetja e gjashtë:

Kujt duhet t’i jepet?

Sadakatul-fitri nuk i jepet askujt përpos të varfërve dhe nevojtarëve që nuk përmbushin nevojat e tyre parësore, siç u përmend më parë në hadithin e cituar “ … është lëmoshë për të varfrit … “.

Pyetja e shtatë ?

A lejohet të jepet sadakatul-fitri në të holla që janë në vlerën e gjysmë sa’ut?

Sadakatul-fitri jepet ushqim dhe nuk bën të jepet në vlerën e saj të holla, pasi Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem për zekatul-fitrin i ka cekur llojet e bazave ushqimore. Pra, në origjinë zekatul-fitri jepet ushqim e jo gjëra të tjera, ndërsa me të holla, ata që e pranojnë sadakatul-fitrin, mund të blejnë çmos po edhe gjëra të ndaluara, si cigare dhe gjëra tjera. Nga dijetarët, Ebu Hanifeja rahimehullah e ka lejuar të jepet në vlerë, por kjo fetva e tij mund të shërbejë në kohën e sotme vetëm ashtu si do të përmend në përgjigjen vijuese.

Pyetja e tetë?

A bën të jepet sadakatul-fitri në institute fetare, bashkësi islame, apo organizata bamirëse, që pastaj ata ta shpërndajnë?

Lejohet të jepet në organe kompetente dhe organizata bamirëse sadakatul-fitri në sasitë e përmendura dhe në vlerën e tyre në para, por me kusht që të dihet me bindje të sigurt se ato do të shpërndahen në ushqim, dhe atë për të varfrit, se përndryshe nuk lejohet. Allahu e di më së miri.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 3689


A ka lutje që duhet thënë gjatë marrjes së abdesit?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut…

Imam Neveviu në librin e tij “el Edhkar” faqe 30, ka thënë: “Ndër lutjet (duatë) për gjymtyrët e abdesit, nuk është transmetuar asgjë e tillë nga i Dërguari salallahu alejhi ue selem”.

Ibn Kajimi ne librin e tij “Zadu Mead” 1/195, ka thënë: “Nuk është mbajtur mend nga i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, se thoshte gjatë abdesit diç tjetër pos fjalës bismilah, dhe të gjitha hadithet që përmendin lutjet e abdesit janë të shpikura e të rrejshme, nuk ka thënë I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, diç të tillë, e as që ka mësuar umetin e tij, as që është vërtetuar prej tij pos fjalës bismilah në fillim të abdesit dhe fjalës “Eshhedu en la ilahe il-lAllah vahdehu la sherike lehu, ue eshhedu ene Muhameden abduhu ve resuluhu, Allahume ixhalni mine tevabine ve ixhalni minel mutetahirin” (Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër pos Allahut, Një i Cili nuk ka rival, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, O Allah më bën prej të penduarve, o Allah më bën prej atyre që janë të pastër) në fund të abdesit. Në hadithin tjetër që është transmetuar në Sunenin e Nesaiut, prej asaj që thuhet pas abdesit është edhe “Subhaneke Allahume ve bihamdike, eshhedu en la ilahe il-la ente, estagfiruke ve etubu ilejke” (I lartësuar je Ti o Allahu im, dhe ti je i falënderuari, dëshmoj se nuk ka Zot tjetër pos Teje, kërkoj falje dhe tek Ti pendohem).

“Nuk është vërtetuar nga i Dërguari salallahu alejhi ue selem lutje gjatë abdesit, ajo që luten në përgjithësi njerëzit gjatë larjes së çdo gjymtyre është bidat, sikur thënja e tyre gjatë larjes së fytyrës “Allahume bejid vexhhi jeume tesvedu vuxhuhun” (O Allah zbardho fytyrën time atë ditë kur fytyrat do të nxihen), apo thëinja gjatë larjes së duarve “Allahume Atini kitabi bijemini, ve la tu’tini kitabi bishimali” (O Allah ma jep librin tim në të djathtën time, e mos ma jep librin në të majtën). Dhe lutje tjera për secilën gjymtyrë të abdesit”.

Komisioni i Përhershëm për Fetva 5/221.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 1563


Pyetje: Kur hamë ushqim mbesin pjesë të ushqimit mes dhëmbëve, nëse marrim abdes apo lahemi, e nuk mund t’i largojmë këto mbetje, a janë abdesi apo larja në rregull?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut…

Abdesi është i saktë, ashtu edhe larja edhe nëse mbet diç mes dhëmbëve, mirëpo largimi i tyre është më mirë.

Fetvatë e Komisionit të Përhershëm 5/234.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 2067


Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut…

Nuk është konfirmuar një gjë e tillë as në Librin e Allahut e as në sunetin e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem, se mes’hi i qafës është sunet prej suneteve të abdesit, pra nuk lejohet prekja e qafës gjatë abdesit. (Fetvatë e Komisionit të përhershëm 5/235)

Shejhulislam ibn Tejmije ka thënë: “Nuk është vërtetuar nga i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, se ai ka dhënë mes’h qafës së tij gjatë abdesit, bile as që është transmetuar nga ai ndonjë hadith i saktë. Hadithet e sakta në të cilat përshkruhet mënyra e marrjes së abdesit nga i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, nuk i jepte mes’h qafës, për atë shumica e dijetarëve nuk e preferojnë këtë si Maliku, Shafiu, Ahmedi, e ata që e kanë preferuar janë mbështetur në një flajë të Ebu Hurejres radijallahu anhu, apo të një hadithi të dobët që e ka transmetuar: se ka dhënë mes’h kokës saqë ka arritur edhe mbi zverk. Kjo nuk është e vërtetë dhe është në kundërshtim me atë që aludojnë hadithet, ai që e le mes’hun e qafës në abdes, abdesin e ka të saktë me pajtimin e gjithë deijetarëve”. Mexhmu’u Fetava 21/127.

Shejh ibn Bazi ka thënë: “Nuk preferohet e as që lejohet mes’hu i qafës, por mes’hu është vetëm për kokën dhe veshët, sikur që na tregojnë për këtë Kurani dhe suneti”. Mexhmu’u Fetava ibn Baz 10/102.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 5013

Pyetje: Nëse më ndodhë që të kem sekrecion, çfarë të bëj?! Nëse unë e pastroj rrobën dhe vendin ku ka ra lëngu i sekretimit, mirëpo nuk marrë abdes menjëherë, porse marrë pas një kohe kur bëhem gati për namaz, atëherë veprimi im a është në rregull?!

Përgjigje: Hamdin ia kushtojmë Allahut!

Së pari, sekrecioni (el-medhij) është i fëlliqtë dhe ta prishë abdesin, sipas konsensusit të të gjithë dijetarëve.

Përcillet se Aliu, -radijallahu anhu!-, ka thënë: “Isha njeri që kisha shumë sekrecion dhe lahesha gjithherë që më ndodhte, aq sa m’u ça shpina; Ia përmenda (apo iu përmend) të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, e, ai, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, më tha: “Mos bëj kësisoj! Kur të shoh sekrecionin, pastroje organin tënd gjenital        dhe merr abdes që të kesh abdes për namaz!”[1]

          Përcillet nga Haram bin Hakim, ai nga xhaxhai i tij Abdullah bin Sead El-Ensarij, të ketë thënë: “E pyeta të Dërguarin e Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, për atë se çka e bën guslin të obligueshëm, sikurse (e pyeta) edhe për ujin (lëngun) i cili është pas ujit, e më tha: “Ai është sekrecion; Çdo organ gjenital që sekreton, duhet të lahet, po ashtu lahen edhe herdhet. Pastaj merr abdes për namaz.”[2]

          Ibën Kudame, -rahimehullah!-, ka thënë: “Ibnul-Mundhiri ka thënë: ‘Dijetarët janë që të gjithë të një fjale se dalja e pëgërës e jashtëqitjes nga zgavra anale, urinës nga organet gjenitale të të dy gjinive, dalja e sekrecionit dhe lëshimi i gazrave, që të gjitha këto e prishin abdesin, kurse abdesi paskëtaj është i obligueshëm!’”[3]

Kurse në pastrimin e sekrecionit mjafton spërkatja e rrobës në vendin ku është lëshuar lëngu, kurse larja është e asaj pjese është më e mirë, për t’iu shmangur mospajtimeve të dijetarëve në këtë mesele. Kurse argument për mjaftueshmërinë e spërkatjes, kemi atë që e ka transmetuar Sehël bin Hunejf, i cili ka thënë: “Pata ra në vështirësi e lodhje nga sekrecioni, ngase e shpeshtova guslin. Ia përmenda këtë të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, dhe e pyeta për këtë, e ai tha: “Të mjafton për këtë të marrësh abdes!” Atëherë i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Po si t’ia bëj me rrobën e cila është përlyer nga ky sekrecion?” Ai tha:“Të mjafton të marrësh në shuplakë të dorës ujë, e me të ta spërkatësh rrobën tënde, aq sa të shohësh se është qëlluar (ajo pjesë nga ky ujë)!”[4]

          Mubarek Fevrij, ka thënë: “Është argumentuar me këtë hadith se kur sekrecioni e prekë rrobën, mjafton të spërkatet ai vend me ujë, e nuk është obligim pastrimi!”[5]

Mirëpo është obligim të pastrohet organi gjenital dhe herdhet, gjegjësisht nuk mjafton vetëm t’i spërkatësh, duke u bazuar në atë që u lartëshënua, siç është hadithi i Aliut, -radijallahu anhu!-, e të tjerë hadithe, në të cilat gjendet urdhri për larjen e organit gjenital dhe herdheve.

Së dyti, nuk ka kurrfarë problemi nëse ti e shtyn marrjen e abdesit, e nuk e bën menjëherë pas pastrimit prej sekrecionit, po madje realisht në esencë as që e ke obligim abdesin për shkak të sekretimit, ngase abdesi obligohet për shkak të namazit apo për ndonjë vepër për të cilën është i domosdoshëm, e nëse në atë kohë nuk e ke ndonjërën prej këtyre punëve, siç është p.sh. namazin, atëherë nuk je i obliguar të marrësh abdes.

Abdullah ibën Abasi, -radijallahu anhu!-, transmeton se i Dërguari i Allahut: “Doli nga nevojtorja, e pastaj iu servua ushqimi, e i thanë: “A të të sjellim enën me ujë për abdes?!” Ai tha: “Unë jam urdhëruar të marrë abdes kur të ngrihem për namaz!”[6]

Pra në këtë hadith gjejmë argument se abdesi nuk obligohet për gjë tjetër përveçse kur duam ta falim namazin apo diçka si shembulli i namazit që kushtëzohet për kryerjen e tij abdesi, edhe pse s’ka dyshim se është shumë më mirë për besimtarin që të jetë gjithherë në pastërti (abdes), andaj i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka pas thënë: “Nuk dëshiroja ta përmendja Allahun duke qenë pa pastërti (pa abdes)!”

          Allahu është më i Dituri!

IslamQA, fetvaja me nr. 180,032

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

[1] Shënon Ebu Davudi në “Sunen” (206), kurse e ka vlerësuar për sahih Shejh Albani.

[2] Shënon Ebu Davudi në “Sunen” (221), kurse e ka vlerësuar për sahih Shejh Albani.

[3] Shih: Ibën Kudameh, El-Mugni, vëll. 1, f. 168

[4] Shënon Ebu Davudi në “Sunen” (210), Tirmidhiu në “Xhami” (115), kurse e ka vlerësuar për hasen Shejh Albani në “Sahih ibni davud”.

[5] “Tuhfetul-Ehvedhij, vëll. 1, f. 373

[6] Shënon Ebu Davudi në “Sunen” (3,760) dhe Tirmidhiu në “Xhami” (1,847), kurse e ka vlerësuar për sahih Shejh Albani, -rahimehullah!-.

0 2694

                Pyetje: A preferohet fërkimi a larja e qafës tek sa marrim abdes?!

Përgjigje: Hamdin ia kushtojmë Allahut! Nuk preferohet fërkimi i qafës gjatë abdesit, për shkak se nuk është vërtetuar asgjë që dëshmon se i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, e ka bërë një gjë të tillë.

Shejhul Islam Ibën Tejmije, ka thënë: “Nuk është vërtetuar asgjë që flet se i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka fërkuar qafën gjatë abdesit të tij, pra s’është transmetuar asnjë hadith sahih, madje të gjitha hadithet sahihe ku përshkruhet mënyra e të marrit abdes nga i Dërguari, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, nuk përmendet fare që ai ka fërkuar qafën. Andaj për këtë arsye shumica e dijetarëve, siç është Maliku, Shafiiu dhe Ahmedi, -siç është e dukshme në medh’hebet e tyre-, nuk e kanë preferuar një gjë të tillë. Kurse ata që e kanë pëlqyer këtë vepër janë mbështetur në një ether (transmetim) që i atribuohet Ebu Hurejres, -radijallahu anhu!-, po sikurse gjithashtu janë argumentuar edhe me një hadith daif se: “Ai e fërkoi kokën derisa arriti në zverk” dhe këso transmetime assesi nuk arrijnë të konsiderohen sahiha, sikurse edhe nuk bien në kontradiktë me atë që argumentojnë hadithet e tjera, andaj ai që e le fërkimin e qafës, të dijë që abdesi i tij është i saktë dhe valid sipas koncenzusit të të gjithë dijetarëve!”[1]

Kurse këtë hadith, pra: “Ai, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, e fërkoi kokën derisa arriti në zverk, (kurse zverku) është fillimi i qafës!”; E ka shënuar Ebu Davudi në “Sunen” (132), kurse për daif e ka konsideruar Shejh Albani në “Daifu ebi Davud”.[2]

Kur Imam Neveviu, i ka përmendur mospajtimet e dijetarëve shafijë ndërmjet vete në çështjen e fërkimit të qafës gjatë abdesit, ka radhitur kësisoj: “Mendimi i parë: Është sunet të fërkohet me ujë të ri; I dyti: Pëlqehet, por s’është sunet; I treti: Pëlqehet nëse bëhet me ujin që është fërkuar me të koka dhe veshët; I katërt: As nuk është e pëlqyer, e as që është sunet. Dhe ky mendimi i katërt është i saktë dhe i qëlluar, andaj Imam Shafiu s’e ka përmendur fare, as dijetarët e hershëm e as autorët që kanë shkruar për këtë medh’heb. Diçka e këtillë, pra fërkimi i qafës nuk është vërtetuar nga i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-. Është vërtetuar se i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë, -siç gjendet në “Sahih” të Muslimit- se: “Punët më të këqija janë të sajuarat, e çdo bidat është devijim!”. Kurse në “Sahih” të Buhariut, po edhe të Muslimit, është shënuar se i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Kush shpik  në fenë tonë, diçka që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar!”Kurse në transmetimin e Muslimit, qëndron se: “Kush bën një punë që nuk përputhet me çështjen tonë, ajo është e refuzuar!”Kurse hadithi i transmetuar nga Talha bin Masraf, ai nga babai i tij, sikurse edhe ai nga babai i tij, se ai e ka parë të Dërguarin e Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, duke e fërkuar kokën derisa arriti te qafa, ky hadith është daif me koncenzus. Kurse ajo që ka thënë Gazaliu, se: “Fërkimi i qafës është sunet, duke u bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, se: “Fërkimi i qafës është sigurim nga prangat!”[3] është gabim dhe gallatë, ngase ky hadith është mevduë (i shpifur), nuk është fjalë e të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-.”[4]

Ibën Kajjim, -rahimehullah!-, ka thënë: “Për fërkimin e qafës gjatë abdesit nuk vërtetohet asnjë hadith!”[5]

Kurse Shejh Bin Bazi, ka thënë: “As nuk pëlqehet, e as që është e ligjësuar të fërkohet qafa; Fërkimi është vetëm për kokën dhe veshët, siç argumenton për këtë Kurani dhe Suneti!”[6]

IslamQA, me nr. 70,120

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

[1] Shih: Ibën Tejmije, Mexhmuul-Fetava, 21/127

[2] E ka shënuar edhe Taberaniu në “Muëxhemul-Kebir” (15,767), e të tjerë. Për daif e kanë vlerësuar edhe ulematë e tjerë të hadithit, madje Imam Neveviu në “El-Mexhmu” (1/464) përcjellë konzencus në këtë çështje. Sh. P.

[3] E ka vlerësuar për mevduë Shejh Albani në “Es-Silsiletu ed-Daife” (69), kurse Irakiu në “Tekhrixhul-Ihja” (1/184) ka shënuar se isnadi i këtij hadithi është daif. Sh. P.

[4] Shih: Imam Nevevi, El-Mexhmu, 1/489

[5] Shih: Ibën Kajim, Zadul-Mead, 1/195

[6] Shih: Mexhmuu fetava ibni baz, 10/102

0 2464

Pyetje: Nëse ndonjë gjymtyrë që duhet të lahet gjatë abdesit është e mbuluar me fashë, atëherë moslarja e drejtëpërdrejtë me ujë e asaj pjeseje a ndikon që abdesi të jetë i pavlefshëm?!

Përgjigje: Nuk prishë punë kjo për sa kohë që je i detyruar të vësh këtë fashë mbi varrë, ngase uji i bën dëm plagës, ngase kjo fashë është lloj jakie, e që në këso raste ti e fërkon fashën, përkatësisht me dorë të lagur i bie mes’h. Në këtë mënyrë abdesi yt është i plotë, -inshaAllah!-.

Shejh Abdurrahman El-Berrak[1]

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

[1] Fetvaja me nr. 37,096, e dhënë nga shejhu në faqën e tij.

NA NDIQNI NË