Arhiva DitoreSep 9, 2014

0 1983

Pyetje: Eselamu alejkum,  hoxhë i nderuar, desha të bëj një pyetje… A duhet me e thënë ikametin femra kur të falet vetëm, d.m.th. pa xhemat? Allahu të shpërbleftë!

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi I tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Ezani dhe ikameti janë farz kifaje d.m.th. obligim që mjafton të kryhet nga dikush. Ky obligim është vetëm për burrat dhe jo për gratë, sepse burrat janë ata që duhet me zërin e tyre ta lajmërojnë hyrjen e namazit dhe jo gratë. Prandaj, sipas mendimit më të saktë, femrat nuk e kanë as obligim e as të ligjshme të thirrin ezanin apo ikametin, qoftë kur falen vetë apo bashkë me gra tjera. Kjo është fetvaja e dijetarit Abdulaziz ibën Baz (Mexhmuul fetava 10/356) gjithashtu fetvaja e Komisionit të Përherhsëm për Fetfa (6/84)

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 1714


Pyetje: selamu alejkum hoxhë! Desha të di a bën të falim namaz me sy mbyllur, sepse unë në qoftë se i mbylli sytë në namaz më shumë koncentrohem? All-llahu ju shpërbleftë!

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Mbyllja e syve në namaz, pa nevojë, konsiderohet një vepër e papëlqyer (mekruh) te një numër i madh i dijetarëve. Disa prej tyre këtë përfundim e mbështesin duke thënë se është vepër e çifutëve në lutjet e tyre dhe muslimani nuk duhet të ngjasoj me ta[1] kurse disa të tjerë duke theksuar se çdo pjesë e trupit ka pozicionin e tij të caktuar që paraqet adhurimin e tij, prandaj shikimi në vendin e sexhdes është adhurimi i syve në namaz dhe nuk duhet pa pas nevojë të ndryshohet ky pozicion ngase i Dërguari kështu ka vepruar.[2]

Ibnul Kajjimi thekson se më e preferuara është ajo që namazliun e bën më të qetë në namaz, prandaj nëse hapja e syve i ndihmon në këtë, atëherë ajo është veprimi i duhur, mirëpo nëse mbyllja e syve i ndihmon që të koncentrohet për shkak ekzistimit të gjërave që e dekoncentrojnë, atëherë mbyllja është veprimi i duhur.[3]

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

[1] Reudul Murbi: 1/95

[2] Badaiu Sanai: 1/503

[3] Zadul mead: 1/283

0 1166

Pyetje: es selam alejkum hoxhë, nëse je udhëtar a e ke obligim me e thirr ezanin?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi I tij qofshin mbi Muhamedin, salallahu alejhi ve selem dhe ithtarëve të tij:

Është e ligjshme për udhëtarin të thërret ezanin për namaz edhe nëse është i vetëm. Nga kjo nënkuptohet se nuk e ka obligim, por thjeshtë një vepër e mirë dhe e vlefshme për të. Lidhur me këtë janë transmetuar shumë hadithe si për shembull:

Buhariu ka shënuar se Ebu Seidi kishte dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “kur je me kopenë tënde apo larg vendbanimeve ngrite zërin duke thirr ezanin sepse nuk e dëgjon zërin ndonjë xhin, njeri apo diçka tjetër e të mos dëshmojë për të Ditën e Kiametit.”

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 1381

Pyetje: Eselamu alejkum , unë jam në punë dhe nuk kamë mundësi t’i fali sunetet e drekës, kështu që e fali vetëm farzin sepse kam shumë punë, a më lejohet t’i fali kaza sunetet e drekës pas namazit të iqindisë në shtëpi?Apo duhet të falen patjetër pas drekës? Allahu ju shpërbleftë.

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut Zotit të botëve, salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhamedin salallahu alejhi ve selam mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij. Në vijim:

Sunetet e forta në qoftë se janë para namazit, koha e tyre hyn me hyrjen e kohës së atij namazi, ndërsa mbarojnë me daljen e kohës së njëjtë, ndërsa sunetet pas farzit fillojnë me faljen e farzit dhe mbarojnë me mbarimin e kohës së atij namazi. Myslimani nuk duhet të vonojë sunetet pas kohës së përkatëse, mirëpo po qe se ka ndonjë arsye ku nuk i jepet mundësia t’i falë në kohë, atëherë sunet është ti falë kaza edhe po që se kalon koha e tyre.

Seanca nr: 19174, Allahu e di më së miri.

Përshtati nga arabishtja: Nexhat Ceka

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 3276


Pyetje: Selam i dashur hoxhë, desha të pyes se a vlen namazi i nevojës për ata që nuk falen rregullisht. Nëse jo, si të veproj në një situatë që kanë nevojë dhe janë në vështirësi?

Përgjigje: falënderimi i plotë i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen dhe ithtarët e tij:

Myslimani e ka për obligim ta adhurojë Allahun më atë që Ai e ka ligjësuar. Adhurimet, pa mëdyshje, janë ushqim i shpirtit dhe nevojave të ndryshme të njeriut. Një prej adhurimeve më madhështore është lutja, sidomos kur lutësi është në një gjendje të zorshme, Allahu i madhëruar, thotë: “A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos Allahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni.” (Nemël:62)

Për sa i përket namazit të nevojës (salatul haxhet), dijetarët kanë theksuar se hadithi që flet për këtë lloj adhurimi nuk është i vërtetë. (Mishkatul mesabih: 1/451)

Për këtë arsye, të këshilloj që njëherë të bëhesh falës i rregullt i namazeve obliguese sepse pa këtë e sjell në pikëpyetje imanin tënd dhe së dyti të kujdesesh për kohët në të cilat lutja pranohet siç është lutja në thellësinë e natës, lutja mes ezanit dhe ikametit, në fund të namazit, ditëve të premte e kështu me radhë sepse Allahu i madhëruar thotë: “E kur robërit e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.” (Bekare: 186)

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 2066


Pyetje: A lejohet bashkimi i drekës me ikindinë dhe akshamit me jacinë kur bie shi?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut…

“Lejohet bashkimi i namazit të akshamit me jacinë, në kohën e akshamit, me një ezanë dhe me ikamet për secilin namaz, për shkak shiut i cili lag rrobat dhe shkakton vështirësi me rastin e shkuarjes në xhami për ta falë jacinë, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve.

Po ashtu bashkimi lejohet edhe kur ka baltë të madhe, sipas mendimit më të saktë, në mënyrë që të evitohet vështirësia. Allahu i madhëruar thotë: “dhe nuk ju ka vënë asnjë barrë në fenë tuaj” (Haxh: 78), po  ashtu thotë: “Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka” (Bekare: 286)

Eban ibën Othmani, radijallahu anhuma, ka bashkuar akshamin me jacinë në një natë me shi. Me të janë falur një grumbull prej tabiinëve të mëdhenj. Këtë vepër askënd nuk e kundërshtoi, prandaj konsiderohet si konsensus.

Këtë e përmendi Ibën Kudame në Mugni. Po ashtu edhe atij që është shumë i sëmurë mund të bashkojë drekën me ikindinë në kohën e njërit prej këtyre namazave, varësisht si është më lehtë për të. Njëjtë mund të bashkojë akshamin me jacinë, për të evituar vështirësinë.” (Lexhnetu Daime)

Nëse dikush pyet: bashkimin e namazeve ta bëjmë në xhami apo në shtëpi? Përgjigjemi: është e ligjësuar që bashkimi të bëhet në xhami, kur ekziston arsyeja sikur shiu, në mënyrë që të fitohet shpërblimi i xhemati dhe t’ju lehtësohet njerëzve. Kjo gjë theksohet në hadithe. Për sa i përket bashkimit të xhematit në një shtëpi, për shkak arsyes së njëjtë, kjo nuk lejohet sepse nuk është transmetuar në sheriat një formë e tillë dhe për shkak mosekzistimit të vështirësisë për të falë namazin në shtëpi.” (Lexhnetu Daime)

Përktheu: Agim Bekiri

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 3403

Pyetje: A duhet t’i mbulojë femra këmbët në namaz?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Për sa i përket mbulimit të trupit përveç fytyrës, duarve dhe këmbëve, të gjithë dijetarët mendojnë se është detyrim i prerë për femrën. Mospajtimi  ka ngjarë rreth mbulimit të këmbëve dhe duarve për femrën në namaz. Do të shtjellojmë vetëm çështjen e mbulimit të këmbëve.

Mendimi i parë: është obligim mbulimi i këmbëve për femrën në namaz. Ky është mendimi i Euzaiut, Ebu Theurit, transmetim tek hanefijtë, malikijtë, shafiijtë dhe transmetimi më i mbështetur tek hanbelijtë.

Argumentet kryesore të këtij mendimi janë:

  1. Hadithi i Umu Selemes e cila e kishte pyetur të Dërguarin: a mund të falet gruaja me dir’[1] dhe shami pa veshur izar[2]? U përgjigj: nëse dir’i është i madh dhe mbulon pjesën e sipërme të këmbëve.” (Ebu Davudi dhe Bjehekiu)

Ky argument demantohet me faktin se është i dobët.

  1. Hadithi i ibën Mes’udit se i Dërguari ka thënë: “e tërë femra është auret…” (Tirmidhiu), nga ky përgjithësim, sipas këtij mendimi, përjashtohet fytyra dhe duart për shkak nevojës. Mirëpo ky lloj argumentimi dobësohet nga fakti se nevoja është evidente edhe për përjashtimin e këmbeve.
  2. Hadithi i Ibën Omerit kur i Dërguari thotë: “kush zvarrit rrobën e tij për shkak mendjemadhësisë, Allahu nuk do të shikojë në të Ditën e Kiametit. Umu Seleme tha: si të veprojnë gratë me pjesën e poshtme të rrobave të tyre? Le ta zgjasin një pëllëmbë, u përgjigj ai. Po atëherë do zbulohen këmbët e tyre – tha ajo. Tha: e zgjasin një kut dhe mjaftohen me kaq.” (Tirmidhiu) Sipas këtij mendimi, ky hadith tregon se këmba e femrës është auret. Mirëpo, ky argument demantohet me faktin se është jashtë temës diskutabile, ngase ky hadith flet për ndalimin e ekspozimit të këmbës para meshkujve të huaj që s’janë mahrem.
  3. Këmbët nuk obligohet t’i zbulojë femra duke qenë në ihram dhe në bazë të kësaj në mënyrë analoge nuk lejohet t’i zbulojë në namaz njëjtë sikur kërçikët. Ky argumentim demantohet me faktin se adhurimi i namazit dallon prej atij të haxhit andaj nuk mund të bëhet ky krahasim.

Mendimi i dytë: nuk është obligim mbulimi i këmbëve për femrën në namaz. Këtë mendim e mbron Theuriu, Muzeniu, është transmetim i saktë në medhhebin hanefij dhe shejhulislam Ibën Tejmije.

Argumentet kryesore të këtij mendimi janë:

  1. Fjala e Allahut: “Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme” (Nur:31) Bejhekiu ka shënuar se Aishja, radijallahu anha, fjalën “përveç atyre që janë të dukshme” e ka komentuar duke thënë: “bëhet fjalë për unazat e argjendit që vendohen në gishtat e këmbëve”, në bazë të këtij komentimi konkludojmë se mbulimi i këmbëve nuk është obligim. Mirëpo ky argument mund të demantohet me faktin se ajeti flet për një rrethanë jashtë namazit kurse në flasim për mbulimin e këmbëve në namaz.
  2. Hadithi i Ibën Omerit se i Dërguari ka thënë: “dy duart bëjnë sexhde ashtu siç bën sexhde fytyra. Kur ndonjëri prej jush vendon fytyrën në sexhde le t’i vendojë edhe duart dhe kur ta ngrit fytyrën la t’i ngrit edhe duart.” (Ebu Davudi dhe Nesaiu). Pasi që fytyra, duart dhe këmbët bëjnë sexhde me vetë fjalët e të Dërguarit, atëherë dihet mirëfilli se fytyra nuk mbulohet në namaz, kështu nënkuptohet se edhe duart dhe këmbët nuk mbulohen. Ky argumentim demantohet me faktin se edhe gjunjët bëjnë sexhde dhe askush prej dijetarëve nuk kundërshton se gjunjët e femrës detyrimisht mbulohen në namaz.
  3. “Mendimi se femra duhet t’i mbulojë këmbët në namaz është një ngarkesë e vështirë sidomos kur dihet se namazi përsëritet pesë herë në ditë dhe kjo bie ndesh me atë që e proklamon Kurani famëlartë dhe suneti i të Dërguarit se vështirësitë janë eliminuar nga ky umet : “dhe nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi” (Haxh:78)(Ibën Tejmije)
  4. “Gratë në kohën e të Dërguarit vishnin këmisha të gjata, punonin me ato rroba. Ato i zbulonin duart kur gatuanin e përgatitnin ushqimin, po ashtu zbulonin edhe këmbët dhe sikur të ishte obligim mbulimi i tyre në namaz do ta sqaronte një gjë të tillë i Dërguari sepse kjo çështje ka qenë e nevojshme jo vetëm për atë kohë porse është një nevojë e të gjitha kohërave sepse është një nevojë me përmasa të gjëra. Kush studion gjendjen e asaj kohe kupton se gratë e sahabëve, radijallahu anhum, faleshin në këmishët e gjata, me shami dhe sikur të ishte obligim mbulimi i duarve dhe këmbëve, do të urdhëroheshin nga i Dërguari ashtu siç u urdhëruan të faleshin me këmisha të gjata dhe me mbulesë në kokë.” (Ibën Tejmije)

Siç shihet nga argumentet e lartshënuara, nuk ekziston ndonjë tekst i sheriatit, i saktë që në mënyrë të drejtpërdrejtë flet për këtë çështje. Ajo që thotë shejhulislam Ibën Tejmije është lexim mes rreshtave që në mënyrë të tërthortë saktëson fuqishëm mendimin e dytë, pra atë se mbulimi i këmbëve në namaz për femrën nuk është obligim. Dijetari i famshëm, Muhamed ibën Salih Uthejmini duke folur për këtë çështje thotë: “duke pas parasysh faktin se nuk ka ndonjë argument në të cilin qetësohet shpirti[3], unë në këtë çështje e imitoj shejhulislam Ibën Tëjmijen.” (Sherhul mumti, 2/161)

Megjithëkëtë, të gjithë dijetarët që mendojnë se nuk është obligim që gruaja t’i mbulojë këmbët në namaz theksojnë se preferohet (është mustehab) mbulimi i tyre duke u mbështetur në fjalën e Allahut: “O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz” (A’raf: 31)

Literature e konsultuar:

Hixhabul mer’eti ve libasuha fi sala, Ibën Tejmije

Shehrul mumti, Muhamed ibën Salih Uthejmin, 2/161

Ahkamu libasi elmuteal-lika bissalati vel haxh, S’ad Hathlan

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

[1] Këmishë femrash e gjatë deri në fund të këmbëve

[2] Pjesë e poshtme e rrobave prej brezit e deri në fund të këmbëve

[3] Pra, se duhet t’i mbulojë femra këmbët në namaz

0 8306

Pyetje: “Një njeri që e njoh, e të cilin Allahu e ka sprovuar me shumë sprova, çdoherë rri i mërzitur. Për këtë shkak shpesh drejtohet për të falë namaz, bën dua dhe i frikësohet Allahut. Mirëpo, sa fillon të bjerë në sexhde fillon menjëherë të qajë . Andaj, a është e lejuar të qajturit në namaz dhe në sexhde? Si dhe a është e vërtetë se njeriu duhet të mundohet t’i largojë pikëllimet e tija gjatë namazit? Më tregoni çka të bëjë njeriu sidomos kur dihet se nuk ka mundësi të përmbahet nga ndjenjat e tij?! Gjithashtu, a lejohet të bëjë dua në sexhde në gjuhën e tij joarabe?”

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut… 

     Së pari: Gjëja më e dobishme që e bën muslimani kur e kaplon ndonjë ngushtësi ose sprovë është : falja e namazit, sepse: “Pejgamberin (sal-lAllahu alejhi ue selem) kur e godiste diçka falej” (Transmeton Ebu Davudi 1319,Albani e ka bërë hadithin të mirë në “Sunen ebi Davud”.

   Të qajturit në namaz, nëse është për hir të Allahut, atëherë është i pëlqyer dhe i lejuar dhe  është një nga cilësitë e njerëzve të mirë dhe të devotshëm.

  Transmeton Ebu Davudi me nr: 904 dhe Nesaiu me nr: 1214 – se Abdullah ibn Shehiri r.a. ka thënë: “Shkova njëherë tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue selem) i cili ishte duke u falur ndërsa gjoksi i tij ushtonte si kazani i cili vlon – nga të qajturit”. (Albani hadithin e bën të saktë në “Sahihun Nesai’)

      Shejh ibn Uthejmini thotë: “Të qajturit gjatë leximit të Kuranit, në sexhde, gjatë duasë është nga cilësitë e njerëzve të mirë, kjo është diçka për tu lavdëruar” (Mexhmua fetava ve resail ibn Uthejmin,13\238)

     Ndërsa të qajturit në namaz nga sprovat e dunjasë: kur mundohet ta mban vetën të mos qajë mirëpo e fitojnë emocionet, nuk mund të përmbahet nuk ka diçka për këtë si dhe një gjest i tillë nuk ia prish namazin, ndërsa në qoftë se mund ta ndal të qajturit dhe nuk e ndal por, vazhdon të qajë me zë, atëherë i prishet namazi sipas mendimit të imamëve të katër medh-hebeve (Allahu i mëshiroftë). Disa nga ata sikurse Shafiu dhe Ahmedi e kanë kushtëzuar këtë me shqiptimin e dy shkronjave. (Shiko : Meusuatul-fikhijeh: 8/170).

       Ibn Kudameja thotë : “Në qoftë se nga të qajturit apo rënkimi në namaz dalin nga njeriu aq sa shqiptimi i dy shkronjave dhe kjo si pasojë që njeriu nuk mund ta përmban veten, kjo nuk e prish namazin, ndërsa po që se mund ta përmban veten dhe vaji vjen si pasojë e diçkaje tjetër jo nga frika ndaj Allahut, atëherë i prishet namazi”. (El-Mugni: 1\394,395).

       Shejhul-Islam Ibn Tejmije thotë: “Ajo çka namazliu nuk mund ta përmbaj veten e tij gjatë namazit si teshtima, të qajturit dhe të hapurit e gojës, mendimi më i saktë i shumicës së dijetarëve është se një gjë e tillë nuk e prish namazin. Ky është edhe mendimi tekstual i Imam Ahmedit dhe i të tjerëve“. (Mexhmua Fetava: 22\623).

       Andaj, ai që sprovohet me ndonjë sprovë nga sprovat e dunjasë  le të ketë frikë Allahun të bën sabër dhe të shpreson në shpërblimin e Allahut. Mos të mendon shumë për fatkeqësitë që e kanë kapluar; sepse kjo është shkas që ja shton më tepër mërzinë e tij, pikërisht duhet të ketë kujdes nga këto mendime gjatë namazit, sepse mund ta çojnë deri tek prishja e namazit të tij! Ai duhet që gjatë namazit të tij të merret me namazin e tij e jo me diçka tjetër, të veproj shkaqet që ndikojnë në përuljen e tij në të, të ketë kujdes për qetësimin e tij në namaz, frikërespektin, në ruku, sexhde, ta kujtoj ahiretin, dhe meditimin në atë që e thotë prej Kuranit dhe dhikrit, ta ndiej në vete Madhërinë e Allahut, si dhe të jetë i bindur se ajo që e ka kapluar nuk ka mund të gaboj dhe se ajo që nuk e ka kapluar nuk ka mund ta kaploj, njashtu të bën dua që Allahu t’i ndihmoj në këtë fatkeqësi që të bëjë sabër në të.

  Shejh ibn Uthejmini thotë: “Të qajturit në namaz kur është për hir të Allahut si dhe nga frika nga Ai, ose është përkujtim për njeriun për çështjet e ahiretit që i cek Kurani , atëherë kjo nuk e prish namazin. Mirëpo, po që se të qajturit është  nga shkaku se i është kujtuar  ndonjë fatkeqësi që e ka kapluar ose diç e ngjashme, atëherë i prishet namazi; sepse një gjest i tillë rrjedh nga një vepër që është jashtë namazit, mirëpo duhet të mundohet ta shëroj veten e tij nga kjo, në mënyrë që të mos rrezikoj që namazi i tij të prishet. Është obligim për të që gjatë namazit të mos mendoj për çështjet e dunjasë; sepse të menduarit për diçka që nuk ka lidhje me namazin e pakëson shpërblimin e tij”. (Fetava Nurun ala Derb: 9\141).

     Së dyti: Nuk prish punë për atë i cili nuk e di gjuhën arabe të lutet në namaz në gjuhën e vet.

     Dijetarët e Komisionit të Përhershëm për Fetva kanë thënë : “Njeriu duhet ta lusë Zotin e tij  i përulur dhe në heshtje si dhe nuk e lut për diçka të ndaluar. Ai i lutet Allahut si në namaz dhe jashtë namazit në gjuhën arabe ose në gjuhë tjetër të cilën e njeh dhe që është më e lehtë për të, nuk prishet namazi po që se lutet në gjuhë tjetër veç arabishtes.” 

(Fetava Lexhnetu Daime: 24\169).

Allahu e di  më së miri 

Përktheu: Nexhat Ceka

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 1347

Pyetje:Muhamed ibn Uthejmini në komentimin e tij të sures Bekare, është pyetur si në vijim: Një njeri i cili e fal vetëm xhumanë, çfarë dispozite ka ky person në Islam?

Përgjigje: një gjë e tillë ndodh se ky njeri e sheh namazin si adet e jo ibadet, kështu që e sheh se shkon në xhuma, parfumohet, i vesh teshat më të bukura mirëpo për fat të keq këtë gjë e bën si adet e jo si ibadet. Sa i përket asaj që ky e fal vetëm xhumanë mendimi im personal është se: kufër bën ai person i cili e le namazin në përgjithësi d.m.th. nuk falet asnjëherë, gjithashtu dyshoj në Islamin e këtij personi se qëndron ende në Islam.

Ndërsa hoxha ynë Abdulaziz ibn Bazi mendon se ky person llogaritet qafir.

Përktheu: Nexhat Ceka

Burimi në gj. shqipe: albislam.com                                                                                                                                      

0 1794

Pyetje: eselamu Alejkum, unë insha’Allah do t’ia nisi me punë, mirëpo problemi është se namazin e xhumasë është zor me e falë. Mua nuk më vjen marre me i than shefit për xhuma ama disa vëllezër më kanë thënë një herë vepro fshehtazi, herën tjetër duhet me e lënë krejt se në …. nuk ka mundësi me punu pa e humb ndonjë xhuma, mirëpo për mos me i humb 3 xhumaja radhazi mundesh me kërku leje edhe pse nuk të lejojnë për çdo xhuma! Çka më këshilloni? Allah ju shpërbleftë! Selam alejkum

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen dhe shokët e tij…

Namazi i xhumasë është obligim i prerë për secilin musliman të moshërritur, që i përket gjinisë mashkullore, që nuk është udhëtarë dhe nuk është i angazhuar me ndonjë punë me interes të përgjithshëm për muslimanët dhe nuk ka mundësi të zëvendësohet në të njëjtën. Allahu i madhëruar thotë:

“O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet Allahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.” (Xhum’a: 9)

I Dërguari ka thënë: “Ose do heqin dorë, disa njerëz, nga lënia e namazit të xhumasë ose Allahu do t’ua vulosë zemrat.” (Muslimi)

Secili njeri që plotëson kushtet e lartpërmendura dhe braktis këtë obligim madhor të sheriatit, qoftë edhe për të ruajtur vendin e punës apo për ndonjë të mirë tjetër të kësaj bote, ka rënë në një kundërvajtje të rëndë.

Nuk ka bereqet në atë pasuri që fitohet duke shkel ligjet e Allahut, prandaj kemi për detyrim të ruhemi dhe të bëhemi të vëmendshëm. Në këtë rast braktiset vendi i punës e jo namazi i xhumasë. Allahu udhëzon kë të dojë në rrugë të drejtë!

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

NA NDIQNI NË