Arhiva MujoreJune 2015

0 1748

Pyetje:  Ç‘kuptim ka agjërimi (الصيام) në gjuhë dhe në sheriat?

Përgjigje: ‘sijam’ (agjërim) në gjuhë ka kuptimin e të përmbajturit (الإمساك), me këtë kuptim është fjala në ajetin kuranor: “Ti pra, ha pi e qetësohu, dhe nëse sheh ndonjë prej njerëzve thuaj: “Unë kam vendosur të përmbahem (nga të folurit) për hir të Gjithëmëshirshmit, andaj asnjë njeriu sot nuk i flas!”” (Merjem:26)

Kuptimi në sheriat: adhurim ndaj Allahut të madhëruar nëpërmjet të përmbjaturit nga gjërat që prishin agjërimin, prej daljes së agimit të dytë deri në perëndimin e diellit.

Muhamed b. Salih El-Uthejmin

Nga arabishtja: Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

0 1793

Të vizatosh buzëqeshje në fytyrën e të mjerit!

T’i dalësh në krah shokëve çdo herë kur kanë nevojë për ty!

T’ia përkëdhelësh kokën jetimit!

T’i zbatosh premtimet dhe t’i ruash fshehtësitë!

T’i pranosh arsyetimet e shokëve për gabimet dhe të metat e tyre!

T’ia puthësh dorën nënës për çdo ditë dhe ta bësh që ta ndjen dashurinë tënde të pa vdekur ndaj saj!

Ta dëgjosh me kujdes një fëmijë që të flet edhe nëse të rrëfen gjëra nuk të interesojnë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1521

Njihu me dhjetë lumenjtë të cilat i pastrojnë ndyrësirat e mëkateve!

Shejh Islam ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Besimtari kur të vepron një të keqe,  ndëshkimi i atyre mëkateve largohet me dhjetë mënyra:

     1)    Të pendohet , e Allahu të ia pranon atij pendimin, ngase i panduari nga mëkati është sikur ai që s’ka mëkate.

      2)    Apo të kërkon falje prej Allahut e Allahu t’ia falë.

     3)    Të vepron vepra të mira të cilat i pastrojnë mëkatet, ngase veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat.

     4)    Të luten për të vëllezërit e tij besimtarë, e kërkojnë falje për të kur ai është i gjallë apo i vdekur.

     5)    Apo ata t’i dhurojnë atij nga shpërblimet e veprave të tyre, e t’i bëjnë dobi atij.

     6)    Të ndërmjetëson për të i dërguari Muhamed, salAllahu alejhi ve selem.

     7)    Ta sprovon Allahu në dynja çfarë do t’i shlyejnë atij mëkatet.

     8)    Ta sprovon atë në varr.

     9)    Ta sprovon atë në ditën e ringjalljes ditën e Kiametit me ndëshkimet e saja, e ti shlyhen atij mëkatet.

     10) Apo ta mëshiron i Gjithëmëshirshmi.

Ai i cili i humb një nga këto dhjetë të mos e fajëson askënd pos vetes, sikur që tha Allahu i Madhëruar në transmetimin nga i dërguari, salAllahu alejhi ve selem: “O robërit e Mi, këto janë veprat tuaja që ua llogaris pastaj ju shpërblej për to, ai që gjend ato të mira le ta falënderoj Allahun e kush gjen diçka tjetër le të mos e qortojë askënd veç vetes”. (Muslimi)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 4233
  1. Kur burri hyn në shtëpi, dhe ti nuk e len çdo gjë që e ke në dorë, dhe nuk shkon ta presësh, dhe nuk i buzëqeshësh në fytyrë, dhe nuk e qetëson nga lodhja e tij.. dije se ti nuk je bashkëshorte e mirë!
  2. Kur burri yt nuk hanë ushqim nga duart e tua dhe del e blen ushqimin në restorant, dhe rrobat e tij nuk i lan përveç rrobalarësit.. dije se ti nuk je bashkëshorte e mirë!
  3. Kur burri jot zemërohet, e ti ia kthen një fjalë me dhjetë të tjera dhe e ngrit zërin ndaj tij.. dije se ti nuk je bashkëshorte e mirë!
  4. Kur je në shtëpi me burrin tënd, dhe ty të vjen erë e keqe, dhe rrobat i ke të parregulluara dhe të pahekurosura.. dije se ti nuk je bashkëshorte e mirë!
  5. Kur ia përhap fshehtësitë e shtëpisë, nënës apo motrës apo shoqes tënde.. dije se ti nuk je bashkëshorte e mirë!
  6. Kur e nxit burrin kundër familjes së tij dhe nuk i ndihmon atij në respektin e tyre.. dije se ti nuk je bashkëshorte e mirë!
  7. Kur vjen koha e namazit dhe ti nuk e zgjon burrin për namaz, dhe nuk e urdhëron për adhurime tjera, dhe nuk kërkon nga ai t’i len haramet, dhe t’i ndihmosh në pendim dhe kërkim faljeje.. dije se ti nuk je bashkëshorte e mirë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1803

Dy gjëra e dëmtojnë njeriun: preokupimi me të kaluarën dhe preokupimi me të tjerët!

Zgjidhja e vetme për problemet psikike është të mos rrish i vetëm dhe të jesh i paaftë. Mos ia sqaro njerëzve problemet e tua; thënia e tyre si e ke gjendjen, është thjesht përshëndetje e jo pyetje!

Nuk ekziston njeri i brengosur, mirëpo ekzistojnë mendime që shkaktojnë rënie shpirtërore dhe brengë. Dhe nuk ekziston mendime apo ideja optimiste, por ekzistojnë njerëz optimistë, sepse ata e kanë vendosur të jenë të tillë!

Mos thuaj se nuk kam kohë të mjaftueshme, ngase të gjithë njerëzit e mëdhenj që i njeh historia i kishin si ti 24 orë në shërbim, e jo më tepër!

Nuk ka njeri që të fshin lotët përveç se vetvetes dhe nuk ka njeri që ta realizon suksesin tënd përveç, se pas Allahut, mendja jote!

Gjithmonë bëhu optimist për një sebep; se nëse je pesimist kjo nuk të sjell asnjë dobi dhe nuk ta ndryshon gjendjen tënde!

Karakteri yt është ajo më e shtrenjta që e posedon. Bëje atë të mirë, që shkruan dhe lexon dhe punon, që të jesh aktiv dhe produktiv!

Për këtë arsye mos i jep asnjë krijesës shans që ta ndryshon atë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1941

Pasi e nuhatëm aromën e lules së marrë nga Ibën Abasi, po e vazhdojmë ecjen tonë nëpër këtë kopsht. Syri gjithnjë e kërkon të bukurën dhe veç me të bukurën di të pajtohet. Kjo është cilësi e çdo njeriu e lindur me lindjen e njeriut, ndaj ai çka t’i kërkojë Zotit, Ai atë edhe ia jep atij. Unë jam duke kërkuar diçka që s’ka emër, që është më e ëmbël se shija dhe që përjetohet përtej ndjenjave.

E di që është shumë, mirëpo me pak s’ngopem fare. Sa më shumë ushqehet shpirti, aq më i uritur ndjehet… U habita edhe vetë se si arrita kaq shpejtë ta gjejë lulen e dytë, bile ende pa e bërë hapin tim të tretë. Po jua tregoj menjëherë, nuk po ju lë në kujtime për të, por kështu të freskët që sapo e dëgjuat emrin e saj, ta merrni edhe atë në dorë. Ebu Bekri ka thënë: “Agjërimi është obligim i Zotit që përmes tij të barazohet i pasuri dhe i varfëri. I pasuri nuk e di çka është uria dhe etja, e duke agjëruar do ta mëshirojë të varfrin. Pasi Zoti deshi që ta rregullojë krijesën e Tij, e bëri të pasurin ta ndiejë e ta kuptojë se ç’është uria dhe etja me qëllim të tregojë butësi për të dobëtin dhe mëshirë për të uriturin.”

E shikoni sa kuptimplotë është, thënie e shkurtër, por me një kuptim të gjerë. Një botë e tërë fshihet në të, ku përveç aromës e cila të jep kundërmim të mirë, të bën që edhe të dukeni të bukur derisa e mbani në dorë. Pamja e jashtme e reflekton krejt atë e cila pushon në zemrën e njeriut, dhe pikërisht njeriu përmes veprave tek të tjerët e pasqyron nijetin që pati në zemër.

Te Zoti janë të barabartë të gjithë njerëzit, mirëpo janë veprat e njerëzve që i afrojnë apo i largojnë ata prej Zotit të tyre. Andaj, edhe ky adhurim më së shumti se çdo gjë, e afron njeriun te Zoti i tij, sepse etja ka kuptim veç në çastin kur shuhet ajo. Pasuria e shpirtit është pasuria e vetme e cila, përveç që i bën dobi pronarit të saj, u sjell dobi edhe të tjerëve. Më kujtohen gjeneratat e hershme të cilat u jepnin përparësi të tjerëve përpara nevojave të tyre personale, për këtë “Sofra e iftarit është një urë lidhëse që i bashkon dy zemra të cilat i ndan pozita.”

Derisa e mbaja lulen në dorë m’u freskua zemra me pjesën e fundit të saj ku u binda se një zemër e butë e cila ushqehet me lëngun e mëshirës afron zemra të cilat synojnë një qëllim. Për njeriun me rëndësi është të dijë rrugën në të cilën do të hapërojë, sepse veç ai i cili e di cakun di se ku shkon. E ashtu siç shuhet etja me ujë, po ashtu shpirti gjallërohet me adhurime.

Për këtë, mos u ndiej i dobët në vepra, por bëhu koprrac në të bërit mëkate, ngase privimi për të bërë mirë është më i rëndë se mospasja mundësi që t’u afrohesh adhurimeve. Të thuhet një fjalë e mirë është më mirë se sa të thuhet mirë për fjalën… Pa bërë zë, e lëshova lulen dhe vazhdova rrugën…

Burimi: albislam.com

0 1263

Ajo që më së tepërmi devijon dhe e shmangë njeriun nga e vërteta, është shoqërimi i të kotës në formë konkrete apo abstrakte, pa njohje të mëhershme të drejtë ndaj të vërtetës, siç është transmetuar në një thënie: “Shikimi i tepërt në të pavërtetën, largon njohjen e të vërtetës nga zemra”.

Për këtë, tekstet hyjnore tërheqin vërejtjen nga thellimi, shikimi i vazhdueshëm apo ndenja me ithtarët e të kotës “mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër”. Nisa, 140.
Për arsye se, zemra e përvetëson mendimin apo idenë pak nga pak, derisa ato të mbizotërojnë atë, për këtë Allahu duke sqaruar fatin e tyre (që rrinë së bashku) më pas tha: “Përndryshe, ju do të jeni si ata” Nisa, 140.
Pra, gjendja e juaj do të jetë e njëjtë me të tyren, dhe ky është shkaku për devijimet e shumta tek njerëzit, andaj paganët kur u pyetën : “Çfarë u solli juve në Sekar (xhehenem)?” thanë: “dhe jemi lëshuar në biseda të kota me bjerraditësit”.
Ahmed in Hanbeli transmeton nga ibn Mesudi, radijallahu anhu, se ka thënë: “Njerëzit me më tepër gabime janë ata që më tepër përzihen me të kotën”.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

https://www.facebook.com/AbdulazizEtTarifi

Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 2067

Në vigjilje të muajit të shenjtë, Ramazan, lus Allahun që fillimisht ta arrish atë, qoftë edhe një ditë… Krijuesi të përzgjodhi nga gjitha krijesat e tjera, të pajisi me intelekt në mënyrë që t’i të mos i pësosh disfatat që burim kanë injorancën dhe të mos humbësh këtë dhe botën tjetër. Andaj, ti mos u trego i pavëmendshëm ndaj këtyre dhuntive, sidomos në këtë muaj, vlera e të cilit nuk përshkruhet në këta rreshta. Shfrytëzoji të gjitha ‘monedhat për të blerë gjithë të mirat e këtij muaji’.

A dëshiron të jesh prej atyre, për të cilët thotë Allahu në Kur’an “ O ju që keni besuar, agjërimi u është bërë obligim ashtu siç u qe bërë obligim atyre që ishin para jush me qëllim që të bëheni të devotshëm” (El-Bekare: 183)?
Devotshmëria është çmimi i agjërimit.
Ec nëpër të gjitha rrugët që një ditë do të çojnë tek porta e Xhennetit, me emrin Er-Rejan. E destinuar vetëm për ty agjërues. Mendo, ç’vlerë paska agjërimi. Mos e percepto thjesht abstenim nga gjërat e ndaluara dhe kaq. Përfiton trupi dhe shpirti yt. Kam bindjen që e mësove sadopak vlerën, jepja hakun. Le të jetë koha jote e mbushur me përkushtim të plotë adhurimeve në këtë muaj. Agjërim, lexim Kur’ani, namazi në kohën e vet, përmendje e Allahut në çfarëdo gjendje, organizo iftar brenda mundësive tua, vizito farefisin, bëj dua vazhdimisht, respekto prindërit, ndihmoju fqinjëve në nevojat e tyre, ji i qetë, sepse ti je agjërues, nuk je mallkues. Ji me edukatë prej agjëruesi edhe pas këtij muaji.
Tani, më lejo të përgëzoj ardhjen e muajit të Ramazanit dhe Zoti të përgëzoftë ty me Xhennet. Amin, amin, amin.

Burimi: albislam.com

Me respekt, vëllai yt në fe, Hoxhë Valdet Kamber

0 2451

Biri im i shtrenjtë..

Një ditë prej ditëve, do të më shohësh si plakë, dhe sjelljet e mia, nuk do të jenë më si më parë. Të lutem, më jep pak nga koha e jote dhe nga durimi yt që të më kuptosh!

Kur të më dridhen duart dhe të më bie ushqimi mbi gjoks, dhe kur nuk do të kem më fuqi t’i veshi rrobat e mia, bëhu i durueshëm me mua, dhe rikujtoji ato vite që i kalova duke ta mësuar atë që sot unë nuk mundem ta veproj më!

Kur rrobat të më bëhen pis dhe nuk do të më vjen më era e mirë, rikujtoji momentet e fëmijërisë, kur shumë herë tentoja që të pastroj dhe të dukesh i bukur dhe me erë të mirë.

Mos e qesh me mua kur e sheh se nuk i kuptoj dhe nuk i di gjërat që i posedon gjenerata jote, por bëhu syri dhe truri im që t’i arrij gjërat që më ikën!

Unë të edukova dhe unë isha ajo që të mësova si ta ballafaqosh jetën, e tash si vjen dhe më thua se kjo duhet e kjo nuk duhet?!

Mos u bezdis nga memoria ime e dobët dhe fjalët e mia që dalin me vështirësi kur flas me ty, ngase lumturia ime nga të folurit me ty, tani është vetëm se të jem me ty!

Kur këmbët nuk do të më mbajmë më dhe do të kërkoj prej teje të më dërgosh deri ndonjë vend, bëhu i butë me mua, dhe rikujto se kur ishe i vogël të kapsha për dore dhe të mësoja se si të ecish. Mos të vjen turp të më kapish për dore, sepse nesër do të kërkosh që ndokush të kap për dore kur t’i arrish vitet e mia!

Dije se jeta ime është ka fundi dhe për këtë arsye qëndro me mua dhe mos u bën kundër mua!

Kur të kujtohet diçka nga gabimet e mia, dije se unë nuk kam pasur për qëllim përveç se të mirën tënde, dhe ajo më e mira që mundesh ta veprosh tani është të m’i falësh gabimet e mia dhe t’i mbulosh të metat e mia!

Të qeshurit tënd dhe buzëqeshja jote ende vazhdojnë të më gëzojnë, për këtë arsye mos me privo nga shoqërimi yt!

Isha me ty kur linde dhe qëndro tani me mua kur të vdes!

O Zot, mëshiroji gjitha nënat e muslimanëve!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 2339

Lulja e parë

Vetëtimthi më përshkruan një stuhi ndjenjash ku vendin e shfaqjes e gjetën pikërisht përmes fytyrës. Gëzimi i cili më përfshiu, jo vetëm që më lumturoi, por më bëri të mos dijë ta përshkruajë atë. Shpeshherë ndodhë që fjalët të jenë të paafta ta thonë krejt atë që e përjeton zemra. E unë, duke e ditur se kush po vjen, po mundohem t’i afrohem para se të më përfshijë.

Një mik i rrallë e i përmallë po vjen, të cilit para se t’ia hap derën që ta pranojë, po e hap zemrën ta fus brenda. Njeriu duhet mysafirin ta nderojë në atë mënyrë, që edhe ndarja të bëhet një urë bashkimi i tyre. Më kujtohet se i Dërguari ka qenë shumë bujar me njerëzit gjatë vizitës së këtij mysafiri, bile edhe më bujar se sa ka qenë në përditshmëri. Njeriu sa më tepër jep, më shumë lumturohet dhe sa më tepër i mëson të tjerët, aq më i ditur bëhet. Besoj se e njihni këtë mysafir, ngase na ka vizituar edhe më herët.

Ka jetuar në mesin tonë, mirëpo ja, i ka ditët e numëruara, dhe koha që pritet, vjen shumë shpejtë. Emrin s’po dua t’ia përmend unë, por do ta përmend një thënie të Ibën Abasit ku përmendet emri i tij. Ibën Abasi ka thënë: “I Dërguari i Allahut ishte më bujari nga njerëzit. Kjo e arrinte kulmin gjatë muajit të Ramazanit, kur vinte dhe e takonte Xhibrili. Ai e takonte atë çdo natë gjatë Ramazanit dhe i mësonte Kuranin. Kështu, i Dërguari i Allahut ishte më shpirtgjerë nga njerëzit në mirësi, edhe më bujar se sa era e lehtë (e çuar nga Allahu me përgëzime për shiun, në gatishmëri e nxitim për të bërë vepra mirësie).”

Tani, e kuptuat se për kë bëhet fjalë. Ne ta zhveshim nga vetja petkun e pakujdesisë dhe t’i përvjelim krahët në vepra që kohën më të mirë e kanë në këtë Muaj. Zemra e butë i grumbullon krejt mirësitë afër vetes dhe secilin e ëmbëlson me fjalët e mira që thotë. Ta nxëmë kohën para se të na ikë, dhe të stolisemi me durim që t’u largohemi ligësive. Me atë që e preokupon veten, me atë e mbush edhe mendjen, e kur mendja është e qetë me mendimet e saj, aty zemra gjen qetësinë. Ta fitosh bekimin e dikujt duhet një brengë t’ia largosh nga zemra, e çka i duhet zemrës të jap nga vetja që ta fitojë bekimin e Tij? Një lutje e sinqertë e thënë me zemër të hapur, i hap dyert e qiellit dhe bëhet rrugëdalje e robit në tokë. U mjaftova me kaq, fitova diçka që s’e dija dhe u nisa rrugës që më prisje…

BLERIM MUHAXHERI

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË