Arhiva MujoreDecember 2015

0 1637

Ne jetojmë në një kohë siç e përshkroi Imam Ibn Kajimi -Allahu e mëshiroftë!, duke thënë: “Toka dridhet, e qielli errësohet, e keqja shfaqet gjithandej, në tokë e në det. Nga padrejtësia e të ligëve, bereqetet u zhdukën, të mirat u pakuan, edhe kafshët e egra u dobësuan. Edhe jeta u turbullua nga shthurrja e zullumqarëve. Në një kohë ku qan drita e ditës dhe errësira e natës, nga punët e liga e veprat e tmerrueshme, po edhe melaqet të cilat regjistrojnë dhe raportojnë tek Zoti u ankuan për numrin e madh të imoralitetit dhe mbizotërimit të së keqes dhe të shëmtuares, dhe kjo –  pasha Allahun – është një lajm për një vërshim mbi të cilin retë janë tubuar, një tregues për një natë të zymtë, andaj skajohuni nga kjo rrugë me pendim të sinqertë përderisa pendimi është i mundshëm, dhe dera e saj është e hapur.” (Libri: “Fevaid” – të ibn Kajimit)

Në një kohë si kjo kohë, kur zemra ngurtësohet, imani dobësohet, dhe të paktë janë ndihmëtarët e së mirës.
Një kohë ku mungon shoqëruesi që të këshillon, dhe është e vështirë dhe e rrallë të gjesh një vëlla të mirë.
Një kohë ku fillon plogështia dhe dobësia të depërtojë thellë në zemër, ku shenjat e rënies dhe të dobësisë fillojnë të dalin në sipërfaqe, dhe këtu ndodh fatkeqësia që nëse nuk e heton, do të përfundojë njeriu deri në përkeqësim dhe devijim nga rruga e udhëzimit, përmirësimit, përkushtimit dhe përqëndrimit.

I lumtur është ai i cili kënaqet me atë që e posedon. Koha është më e vlefshme sesa të humbet e tëra në kërkim të dynjasë, me përjashtim të atij që është i kujdessëm në fitim, i përmbajtur nga lakmia, që ka qëllim t’u ndihmon të tjerëve, të jep lëmoshë nevojtarëve, në këtë rast, angazhimi i tij është më i mirë se sa  neglizhenca.

AbdulVahid ibn Zejd, Allahu e mëshiroftë kishte takuar vëllanë e tij Utbe, në një ditë dimri, me acar të ashpër, kur pa që ai po djersitej! E pyeti AbduVahidi: Cfarë ke? Po djersitesh në një ditë si kjo?! Utbeja iu arsyetua: “Hajr qoftë.” Insistoi AbdulVahidi në pyetje, e i tha: Të më tregosh! Iu përbetua në Allahun, e ai iu përgjigj: Betohem në Allahun, kujtova një mëkat që kisha vepruar para shumë vitesh në këtë vend, andaj kjo që e sheh është për këtë shkak. (Nga libri “Hiljetul Evlija” të Ebu Naim Al Asfahanit)

 O vëlla i dashur!
Kur do shfaqen tek ti veçoritë e të devotshmëve?!
Kur do ngjitesh në pozitën e garuesve?
Kur  do ecësh në rrugën e të mirëve?
Kur do largohesh nga vuajtjet e mëkatarëve?
Kur do gjunjëzohesh me të penduarit ?
Kur do ngrihesh natën me namazfalësit?
Kur do i trokasësh me lotët e tu dyert e Mëshiruesit?

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 2941

Pyetje: Jam një njeri, i cili ka përgojuar shumë njerëz, tashmë ndjehem pishman shumë dhe i penduar për përgojimin e shumtë që e kam bërë. Ata që kam përgojuar janë shumë, disa prej tyre kanë vdekur e disa ende janë duke jetuar. Ata që janë gjallë, nuk kam guxim dhe më vjen turp t’u kërkoj falje për përgojimin e bërë, bile disa prej tyre do të hidhërohen me mua dhe do të ndodhnin gjëra jo të mira po t’u tregoja që i kam përgojuar, çfarë të veprojë?!

Përgjigje:

Së pari: Duhesh të pendohesh tek Allahu për përgojimin e bërë.

Së dyti: Obligim e ke t’u kërkosh falje direkte atyre që i ke bërê gibet (i ke përgojuar), nëse të mundësohet një gjë e tillë.

Nëse, nuk ke mundësi t’u kërkosh falje direkte, atëherë kërko falje për ta, lutu për ta, fol fjalë të mira për ta (në mesin e atyre që i ke përgojuar), ndoshta një gjë e tillë do të mjaftojë për ty (si shpagim dhe pendim për përgojimin).

Prej Allahut vjen suksesi, përshëndetjet qofshin mbi të dërguarin tonë, familjen dhe shokët e tij.

Komisioni i përhershëm i fetvave. Fetuaja, nr. 22387

Antarët e komisionit: Dr. Salih bin Feuzan el Feuzan. Abdullah Ibën Muhamed el Mutlak. Abdullah Ibën Abdurrahman Ibën Gudejan. Abdulaziz Ibën Abdullah ibën Muhamed Alu Shejh (Kryetar i komisionit). Abdullah ibën Ali er Rukban. Ahmed Ibën Ali Sejr el Mubareki.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 3322
  1. Cilin sahabi e kanë mbytur xhinët?
    1. S’ad Ibën Ubaden, radijAllahu anhu.
  2. Kush llogaritet imami i muezinëve deri në ditën e kiametit?
    2. Bilal Ibën Rebah, radijAllahu anhu.
  3. Kush ishte sahabiu i cili kishte kryer haxhin fshehurazi?
    3. Halid Ibën Uelidi, radijAllahu anhu.
  4. Kush propozoi ndërrimin e pozicionit në luftën e Bedrit?
    4. Habab Ibën Muadh Ibën Amri, radijAllahu anhu.
  5. Kush ishte shehidi më i ri i cili u mbyt në luftën e Bedrit?
    5. Umejr Ibën Uekasi, radijAllahu anhu.
  6. Kush ishte pejgamberi i cili nuk ka folur tre ditë pêr t’i falur Allahu fëmijë?
    6. Zekerija alejhi selam.
  7. Kush ishte ai prej të cilit engjëjt kishin turp?
    7. Uthmani, radijAllahu anhu.
  8. Kush e kishte mbytur Xhalutin?
    8. Davudi alejhi selam.
  9. Kush janë ata të cilët Allahu i ka përmbysur në ujë?
    9. Populli i Nuhit alejhi selam, Firaoni dhe ushtrija e tij.
  10. Në cilin muaj hixhrij është dita e ashures?
    10. Në muajin Muharrem.
  11. Cilat janë tre xhamitë tek të cilat duhet të shtohet kujdesi i veçant pêr t’i vizituar?
    11. Qabeja në Meke, Xhamia e pejgamberit, alejhi selam, në Medine dhe Mesxhid el Aksaja.
  12. Cila ishte sahabikeja e cila kishte mbytur shtatë romake?
    12. Umu Hakim el Mahzumije, radijAllahu anha.
  13. Cilat janë dy grat e dy pejgamberëve të cilat zgjodhën këtë botë e jo botën tjetër?
    13. Gruaja e Nuhit, alejhi selam, dhe gruaja e Lutit, alejhi selam.
  14. Kush ishte ai i cili i propozoi pejgamberit alejhi selam për hapjen e hendekut?
    14. Selman el Farisiu, radijAllahu anhu.
  15. Kush janë ulul azmit nga pejgamberët?
    15. Nuhi, Ibrahimi, Musai, Isai dhe Muhamedi, alejhimu selam.
  16. Sa herë është përmendur xheneti në Kur’an?
    16. 66 herë.
  17. Sa herë është përmendur Xhehenemi në Kur’an?
    17. 126 herë.
  18. Sa herë është përmendur emri i Allahut në Kur’an?
    18. 1697 herë.
  19. Në cilën sure gjendet Ajetul Kursij?
    19. Në suren el Bekare, ajeti 255.
  20. Sa llogaritet sevapi, nëse falim një namaz në Mesxhid el Aksan?
    20. Sa 500namaze.
  21. Cilët ishin idhujt më të mëdhenjë në kohën e injorancës?
    21. Menati, Lati dhe el Uza.
  22. Cila është ajo sure që në çdo ajet të saj pêrmendet emri i Allahut?
    22. Sure el Muxhadele.
  23. Kush ishte insekti i cili foli, ashtu siç përmendet nê Kur’an?
    23. Buburreci.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 2185

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

“(Jehuditë e braktisën Teuratin) dhe shkonin pas shpifjeve që bënin djajt kundër mbretërisë së Sulejmanit. E Sulejmani nuk ishte mohues, por djajt ishin mohues, që u mësonin njerëzve magjinë dhe dijeninë që u ishte dërguar dy ëngjujve në Babiloni – Harutit e Marutit. Këta ëngjuj nuk i mësonin ndokujt magji pa i thënë: “Na vetëm provojmë, dhe ti mos u bën mohues!” Dhe njerëzit mësuan nga këta dy se si t’i ndajnë bashkëshortët. Por magjistarët – pa lejen e Zotit nuk mund t’i bënin dëm askujt. Njerëzit megjithatë mësonin ato gjëra që i dëmtojnë e nuk u bëjnë dobi; dhe me të vërtetë e dinin se ai që e ka përvetësuar këtë mjeshtri nuk do të ketë kurrfarë të mire në jetën tjetër. E sa e keqe është ajo shit-blerje me magji. Oh! Sikur ta dinin ata?!.” (Bekare: 102).

“E, magjistari, nuk do të ketë sukses, kudo që të gjendet.” (Taha: 69).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kênaqur me të!,- se Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese. Thanë: Cilat janë ato, o i Dërguar i Allahut? Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha: Shirku, magjija-sihri, vrasja e njeriut që ka ndalur Allahu(vrasja e njeriut pa të drejtë), ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, ikja nga beteja e luftës, dhe shpifja për imoralitet ndaj besimtareve të ndershme.”

(Shënon: Buhariu: 5/393(3766) , Muslimi: 89).

Komentim i përgjithshëm:

Sihri është prej mëkateve të mëdha. Sihri e shkatërron dhe e humbë vepruesi e tij në dunja dhe ahiret. Sihribazi i cili i mbështetet, i kërkon ndihmë dhe i bën ibadet dikujt tjetër pos Allahut ai llogaritet qafir, sepse i ka bërë shirk Allahut, duke i kërku ndihmë, mbështetje dhe duke i bërë adhurim shejtanit të mallkuar. Nuk lejohet shkuarja dhe të kërkuarit ndihmë prej sihribazit.

Çka përfitojmë dhe mësojmë nga kjo hytbe e shkurtër:

  1. Ndalohet rreptësisht sihri në sheriatin islam.
  2. Sihri është prej mëkateve të mëdha dhe shkatërruese.
  3. Sihri është prej gjërave që e nxjerrin njeriun nga Islami, duke u mbështur në fjalën e Allahut ku thotë: “Na vetëm provojmë, dhe ti mos u bën mohues (mos bë kufër)!”
  4. Sihribazi-sihribazja nuk ka mundësi të bëj sihër pos nëse i bën ibadet shejtanit dhe i nënshtrohet urdhërave të tij.
  5. Ndalohet rreptësisht shkuarja apo vizita e sihribazit.
  6. Ndalohet rreptësisht bashkëpunimi me sihribazin.

Autor: Rrashid Ibn Husejn AbdulKerim

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani

Burimi: albislam.com

0 3674

Kurani flet shumë qartë për Isaun, alejhi selam, për; lindjen e tij, mrekullitë e tija, thirrjen, dhe për veçoritë me të cilat e kishte nderuar Allahu i Madhëruar, flet për luftën e tij për të ngritur fjalën e vërtetë, për durimin e tij gjatë vuajtjeve, për dilemat të cilat i shkaktonin armiqtë e tij, për përgëzimin për të dërguarin Muhamed, sal-Allahu alejhi ve selem, për nderimin e tij në dynja e në ahiret nga ana e Krijuesit, para se të përmendim detajet e këtij tregimi rreth këtij të dërguari të bekuar, do përmendim disa hadithe profetike mbi vlerën e tij:

Buhariu dhe Muslimi shënojnë se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Nuk ka foshnjë që lind pos që shejtani e prek atë kur lind, e fillon të qajë nga kjo prekje e shejtanit, përpos Merjemes dhe birit të saj.” Ebu Hurejra më pas thotë: Nëse dëshironi lexoni: “Unw kwrkoj mbrojtjen Twnde pwr atw (Merjemen) dhe pasardhwsit e saj nga djalli i mallkuar.” Ali Imran, 36.

Njashtu është trasmetuar fjala e tij, sal-Allahu alejhi ve selem: “Unë jam njeriu më i afërt i birit të Merjemes, e të dërguarit janë fëmij nga i njejti prind, nuk ka mes meje dhe tij asnjë pejgamber.” Thënia e tij: “nga i njejti prind”, ka për qëllim, ata të cilët nënat i kanë të ndryshme, e prindi është i njejti, ndërsa në këtë kuptim është se besimi i tyre është një ndërsa ligjet dallojnë.

Në Sahihun e Muslimit është shënuar, se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Isau i biri i Merjemes, pa një njeri duke vjedhur, i tha atij: Ke vjedhur?! Tha: Assesi, betohem në Allahun që nuk ka zot tjetër pos Tij. I tha: I besoj Allahut, dhe e përgënjeshtroj syrin tim.” Që domethënë, të vërtetën e thotë ai që betohet në Allahun, ndërsa shpirti im gënjeu në atë që atij iu shfaq, për arsye se ka mundësi të jetë meritor i asaj pasurie. Kjo aludon në pastërtinë e Isaut, alejhi selam, për besimin e tij, dhe madhërimin ndaj Krijuesit.

Fillimi i bisedës rreth tregimit të këtij të dërguari, është rreth lindjes së tij, alejhi selam, ky tregim që është një mrekulli e çuditshme.

LINDJA E ISAUT, ALEJHI SELAM

Lindja e tij është përmendur në suren Merjem, ajetet prej 16 deri 34, dhe një pjesë e tij është përmendur në suren Ali Imran, dhe atë tek fjala e Allahut: “Rasti i Isait te Perëndia, në të vërtetë, është si rasti i Ademit, që e krijoi prej baltës e pastaj tha: “Bëhu!” – dhe ai u bë.” Ali Imran, 59

Tregimi për lindjen e tij është një tregim i çuditshëm, arsyeja pse është e tillë, ngase atë e lind nëna e tij pa kontakt me ndonjë burrë!

Nëse ne shikojmë mbi krijimin e njeriut në origjinë, lindja e Isaut, birit të Merjemes është një mrekulli më e çuditshme që njerëzimi ka përjetuar në historinë e saj, njerëzimi nuk ka dëshmuar fillimin e krijimtarisë së njerëzimit, që është një ndodhi shumë e çuditshme, nuk ka përjetuar krijimin e njeriut të parë pa babë e pa nënë, e pas këtij krijimi të çuditshëm kaluan shekuj, urtësia hyjnore deshi që të nxjerr në pah çudinë e dytë lindjen e Isaut pa babë, jo në mënyrën që ka ndodhur më herët që kur njeriu u gjet në këtë tokë, për të dëshmuar njerëzimi; të mbetet në jetën e njerëzimit e njohur, e veçantë dhe si një mrekulli të cilën nuk e ka përjetuar njerëzimi!

Si rrjedhojë e ligjit të Allahut për njerëzimin ka qenë edhe lindja, martesa mes mashkullit dhe femrës nëpër gjithë epokat, saqë u perceptua tek njerëzit se kjo është mënyra e vetme për fitimin e pasardhësve, harruan ndodhinë e parë, ndodhinë e krijimit të njeriut, ngase është diç jashtë analogjisë, e Allahu dëshiroi që t’u sjell shembullin e Isaut birit të Merjemes, që ti përkujton ata për fuqinë e Tij absolute, dëshirën e Tij të pashmangshme, dhe se kjo nuk është e mbyllur mes ligjeve, dhe as që përsëritet ndodhia e Isaut, alejhi selam,  sepse në origjinë është që gjërat të ecin sipas ligjeve që i ka caktuar Allahu, për të zbatuar ligjin e zgjedhur që e kishte zgjedhur vetë i Plotfuqishmi. Kjo ndodhi është e mjaftueshme për të qëndruar para syve të njeriut si shenjë dhe shfaqje e aftësisë së Tij të Plotfuqishme dhe të vullnetit të Tij “Dhe, ta bëjmë Na atë argument për njerëzit.” Merjem, 21.

Për shkak që është ngjarje e pazakontë dhe e madhërishme, është e vështirë për grupacionet e njerëzve që të perceptojnë dhe të kuptojnë utësinë e nxjerrjes në pah, kështu që ata i dhuruan Isaut virtyte hyjnore, dhe formuluan në lidhje me lindjen e tij mite dhe legjenda, dhe injoruan urtësinë e krijimit të tij në këtë mënyrë të çuditshme, që demonstronë aftësinë absolute të Allahut.

Kurani Famëlartë në suren Merjem rrëfen për këtë ndodhi, i shfaq faktet reale, dhe i mohon të gjitha mitet e legendat.

Konteksti në të cilin historia është cituar, e nxjerrur në skena dramatike, e mbushur me emocione, që e lëkund dhe e trondit lexuesin, sikur ai të jetë dëshmitar nga afër, dhe e sheh këtë realitet!

Skena e parë përshkruan historinë e një vajze të virgjër, të bekuar, që e kishte dhuruar e ëma, në shërbimin e faltores. Askush nuk dinte për të gjë tjetër, pos se është një e pastër dhe e ndershme, është njohur me familjen e saj si njerëz të së  mirës dhe të drejtësisë. Ja që ajo ishte e vetme, e angazhuar me punët e saja, gjë që rezulton të jetë e fshehur nga familja e saj, dhe që ata të mos e shohin.

Ja që ajo ishte e vetmuar, e qetë me veten e saj, mirëpo u befasua nga një burrë i plotë, që ia ndërpreu vetminë: “Na dërguam tek ajo engjëllin – Xhebrailin dhe ai iu paraqit asaj në formën e mashkullit të zhvilluar mirë.” Merjem, 17.

Tani ajo dridhej, ashtu siç frikohet një vajzë e virgjër, e befasoi një njeri në vetminë e saj, e iu mbështet Allahut duke kërkuar mbrojtje prej Tij, duke kërkuar shpëtim, ngacmoi ndjenjat e devotshmërisë në shpirtin e njeriut, ngjalli frikën ndaj Allahut, që të ketë dert mbikqyrjen e Allahut, në këtë vend të vetmuar: “Ajo i tha: “Unë kërkoj që të më mbrojë Mëshiruesi im – prej teje, nëse i njeri i devotshëm.” Merjem, 18.

Ja që tani ky person i devotshëm të cilit i dridhej trupi kur iu përmend Mëshiruesi, e i foli asaj me fjalët: “Ai tha: “Unë jam vetëm i dërguari i Zotit tënd, që të dhurojë ty një djalë të pastër”.” Merjem, 19.

Që iluzioni të shndërrohet në frikë e turp, e ky burrë i trupshëm, mbi të cilin ende nuk kishte besim se mund të jetë një i dërguari i Zotit, ngase mund që të ishte një hile, e të shfrytëzonte dëlirësinë e saj, i tha hapu, për një gjë që mund të lëndonte dëgjimin e asaj vajze të turpshme, e që ishte se ai dëshironte t’i dhuronte asaj një djalë, ku që të dy ishin në vetmi! Ajo e kishte në dijeni guximin e femrës në rast kur i kërcënohet nderi i saj! E pyeti për t’iu bë e qartë: E si mund të ndodh kjo? Ajo ende nuk e dinte se si mund ai t’i dhuron asaj një djalë? Nuk pakoi trishtimin e situatës atë që tha se: “jam i dërguar i Zotit” por, si mund të ndodh kjo? Ajo ishte e virgjër, nuk e kishte prekur njeri, nuk ishte lavire, e të pranon veprimin nga që mund të vinte me fëmijë!

Kur një gjë e jashtëzakonshme, që nuk mund ta paramendonte Merjemeja se mund të ndodhë, ishte e lehtë për Allahun, ishte para fuqisë që i thotë një sendi “Bëhu! Dhe ajo bëhet.” Bekare, 117.

Çdo gjë është e lehtë, pa marrë parasysh se a është sipas ligjeve të vënduara, apo jashta ligjeve. Xhibrili, alejhi selam, i kishte treguar se kjo çështje është e lehtë për Allahun, dhe se Ai dëshiroi që këtë ngjarje të jashtëzakonshme ta bëjë argument për njerëzit, një shenjë e ekzisitmit të Tij, shenjë për fuqinë dhe dëshirën e tij absolute, e më pas mëshirë mbi beni israilët fillimisht, e pastaj edhe për gjithë njerëzimin, duke shfaqur këtë ndodhi që i shpien ata në njohjen e Allahut, adhurimin e Tij, dhe kërkimin  e kënqësisë së Tij.

Tregimi vazhdon duke përmendur situatën në të cilën gjendej Merjemeja, alejha selam, me popullin, të cilët shpifnin për shkak fëmijës që e kishte lindur, ky është një shpjegim në vete që do e përmendim kur të flasim vetëm për Merjemen, dhe tregimin rreth saj.

Ky tregim vazhdon dhe përmend mrekullinë e Isaut, alejhi selam, kur ishte në djep, kur Allahu i kishte mundësuar të flet që kur ishte foshnje, Allahu thotë: “Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i Perëndisë. Ai, më ka dhënë Librin dhe më ka bërë pejgamber. Më ka bërë të lavdëruar kudo që të jem, dhe më ka rekomandaur që të bëj namaz dhe të jap zeqatin gjatë tërë jetës. (Më ka bërë) bamirës ndaj nënës sime e nuk më ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm.” Merjem, 30-33.

Kështu e shfaq Isau, alejhi selam, adhurimin ndaj Allahut, e nuk është i biri i Tij siç pretendojnë një grup i njerëzve, e as nuk është Zot siç pretendojnë grupi tjetër, e as që është i treti nga treshi siç pretendojnë grupacioni i tretë, por, është një i dërguar i bekuar, Allahu e porositi me namaz, me zeqat gjatë gjithë jetës së tij, e porositi të jetë bamirës ndaj nënës së tij, modest me familjarët, edhe ai ka një jetë të caktuar, vdes dhe ringjallet si çdo krijesë tjetër, Allahu i përcaktoi, paqen, sigurinë, qetësinë që kur u lind, kur do vdes dhe kur do rigjallet.

Përfundon me thënien e Isaut, alejhi selam, duke shfaqur njëshmërinë e Allahut para njerëzve, duke i thirrur ata të adhurojnë vetëm Allahun Një, pa rival: “(Isai tha): “Dhe me të vërtetë, Perëndia, është Zoti im dhe Zoti juaj; andaj adhuronie vetëm Ate! Kjo është udha e vërtetë.” E nuk mbetet pas dëshmisë së Isaut, alejhi selam, dhe tregimit të tij, hapësirë për iluzione, mite, e as për dyshime e gënjeshtra.

Njashtu edhe në suren Ali Imran është përmendur tregimi i lindjes së Isaut, alejhi selam, siç është përmendur në suren Merjem, dhe atë tek fjala e Allahut: “(Kujtoje) atë kohë kur engjëjt i thanë: “O Merjeme! Perëndia të sihariqon ty me një djalë: emrin do ta ketë Mesih – Isa i biri i Merjemit, do të bëhet i famshëm në këtë botë dhe në tjetrën dhe do të jetë njëri nga të afërmit e Perëndisë. Dhe do të bisedojë (Isai) me njerëzit edhe duke qenë i vogël në djep edhe duke qenë si njeri i rritur, dhe do të jetë nga më të mirët.” Ali Imran, 45-46.

Ishte vullneti i Allahut që theu rregullin e lindjes tek një individ nga njerëzit, e ta krijon më një krijim të ngjashëm me krijimin e parë –krijimin nga dheu-, edhe pse nuk është e njejtë tërësisht, me krijimin nga një femër, ajo morri një fryerje, që jep jetë, e futi në të edhe një jetë! Melaqet e përgëzuan Merjemen me fjalë nga Allahu: “Ai quhet mesihu Isau i biri i Merjemes.” Ky përgëzim përmbante llojin e tij, emrin dhe prejardhjen, nga që u kuptua se prejardhja e tij vije nga nëna e tij, e më pas përgëzimi përmbante cilësitë e tija, dhe pozitën e tij tek Allahu: “do të bëhet i famshëm në këtë botë dhe në tjetrën.” Njejtë përmbante edhe mrekullinë që e kishte që në fëmijëri: “Dhe do të bisedojë (Isai) me njerëzit edhe duke qenë i vogël në djep.” Dhe një pasqyrim për të ardhmen e tij: “edhe duke qenë si njeri i rritur.” Dhe në fund e përshkroi atë, dhe shoqërinë e të cilëve i takonte: “dhe do të jetë nga të mirët.”

Kjo ishte ajo që u përmend në Kuran rreth lindjes së Isaut, alejhi selam, tregimi vazhdon.

Burimi: albislam.com / Islamweb.com

Përktheu: Shpend Zeneli

0 3066

“Ata që duan të përhapin lajmet e turpshme për besimtarët, i pret dënimi i dhembshëm në këtë botë dhe në tjetrën; Allahu i di të gjitha, e ju nu i dini.” (Nurë: 19).

“O ju që keni besuar! Shmanguni prej shumë dyshimeve, meqë disa dyshime janë mëkat. Mos i hulumtoni të metat (e njëri-tjetrit) dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur, e juve kjo u është e neveritshme! Frikësojuni Allahut! Me të vërtetë, Allahu është pranues i pendimit dhe mëshirues. O njerëz! Ne, me të vërtetë, u krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre dhe u bëmë juve popuj dhe fise, për t’u njohur (në mes vete). Më i lavdërueshëm te Allahu është ai që i druan më së shumti Atij. Me të vërtetë, Allahu është i Plotëdijshëm dhe asgjë nuk i është e fshehtë Atij.” (Huxhuratë: 12-13).

“Mos ano (shko) kah ajo që nuk e dini, me të vërtetë, të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra (mendja), të gjitha këto janë përgjegjëse për atë (që ka anuar).” (Isra: 36).

Transmetohet nga Ebu Hurejra ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Ruajuni nga paragjykimi, sepse paragjykimi është rrena më e madhe, mos e spiunoni njëri tjetrin, mos i hulumtoni të metat e njëri tjetrit, mos e keni zili njëri tjetrin, mos e mashtroni njëri tjetrin në tregti, mos e urreni njëri tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri tjetrit, mos i ndërhyni njëri tjetrit në shitëblerje por bëhuni robër të Allahut dhe vëllezër në mes vete ashtu si ju ka obliguar Zoti juaj. Muslimani është vëlla i muslimanit, ai nuk i bën padrejtësi, nuk e tradhton, nuk e gënjen, nuk e ofendon. Devotshmëria është këtu (bën me shenjë në gjoksin e tij) dhe mjafton e keqja ta nënçmosh vëllain tend musliman. Çdo musliman e ka të ndaluar gjakun, pasurinë dhe nderin e muslimanit tjetër.”

( Shënuan Buhariu: 4064, 6065 dhe Muslimi: 2563, 2564).

 

Autor: Muhamed Ahmed el Adeuiju

Nga arabishtja: Suad B. Shabani.

Burimi: albislam.com

0 2758

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 4 )

Edukata e shikimit të një ëndrres së mirë:
1. Muslimani nëse sheh ëndërr të mirë, duhet ta falënderojë Allahun, xhele ue ala.
2. Lejohet t’ua tregojë ëndrrën e mirë që e ka parë atyre që i donë.
3. Duhet të shpresojë në mirësi dhe punë të mbara.
4. Duhet të ruhet nga vetëpëlqimi i vetës.

Edukata e shikimit të një ëndrrës së keqe:
1. Kërkimi i mbrojtjes nga Allahu prej saj (ëndrrës së keqe).
2. Kërkimi i mbrojtjes nga Alllahu prej shejtanit të mallkuar.
3. Duhet të ketë bindjen e thellë se ajo ëndërr e keqe nuk ka mundësi ta dëmtojë.
4. Duhet që mos t’ia tregojë askujt ëndrrën e keqe.
5. Marrja e abdesit.
6. Falja e dy rekateve namaz.
7. Ndrrimi i gjendjes pas shikimit të ëndrrës së keqe (nëse e ka parë në krahë të majt, është mirë pas saj të kthehet në krahun e djathtë).
8. Pas shikimit të saj të pështyjë në anën e majtë tre herë.

Shejh Abdulaziz Ibën Muhamed Ibën Abdullah es Sed’han

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË