Arhiva MujoreJanuary 2016

0 2687

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 11 )

Veprat që e shpëtojnë njeriun nga zjarri, janë:

1. Atij të cilit i vdesin tre fëmijë dhe ai bën sabër.

2. Ai i cili kujdeset për tri bija apo motra dhe i respekton ato.

3. Mbrojtja e nderit të vëllait të tij besimtar, kur ai nuk është prezent.

4. Arritja e namazit me xhemat prej tekbirit fillestar, katërdhjetë ditë me rend.

5. Edukata dhe morali i mirë.

6. Të kujdesurit për namazin e sabahut dhe të iqindisë.

7. Pluhurosja me pluhurin e xhihadit.

8. Agjërimi i ditës së Arafatit.

9. Agjërimi i ditës së Ashures.

10. Marrja e abdesit pas kryerjes së nevojës.

11. Falja e dy rekateve nafile pas marrjes së abdesit.

Shejh Abdulaziz Ibën Muhamed Ibën Abdullah es Sed’han

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 2611

Pyetja: Nëse unë kam falur namazin farz, e më pas unë dua të fal edhe namaz vullnetar, a është mustehab që të shkojë në një vend tjetër në mënyrë që më shumë se një vend mbi tokë do të dëshmojë për mua?

Përgjigjja: Falënderimi i qoftë Allahut

Po, është e preferuar që të ndahet mes namazeve të detyrueshme dhe vullnetare duke folur ose duke lëvizur në një tjetër vend.

Mënyra më e mirë për të bërë këtë është të kryhet ky namaz në shtëpi, për shkak se namazi më i mirë i njeriut është në shtëpi, përveç namazeve farz, siç është transmetuar në një hadith sahih nga Pejgamberi, -paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!-.

Argument për ndarjen e përmendur është hadithi i transmetuar nga Muslimi në Sahihun e tij me numër 1463, nga Muavije, -Allahu qoftë i kënaqur me të!-, i cili ka thënë: Kur ju të keni përfunduar namazin Xhumasë, mos e lidhni atë menjëherë me një namaz tjetër, derisa ju të flisni ose të largoheni (nga xhamia), sepse i dërguari i Allahut, -paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!-, na urdhëroi të veprojmë ashtu, të mos falim namaz pas një namazi derisa të flasim apo të dalim.”

Imam Neveviu, -Allahu e mëshiroftë!-, në komentimin e tij të Sahih Muslimit ka thënë: “Kjo është një dëshmi për mendimin e shokëve tanë, dmth, – fukahatë e medh’hebit Shafi – që në namazet nafile të namazeve ditore dhe të tjera, është e preferuar që të ndërrohet vendi nga vendi ku është falur namazi farz, e ndërrimi më mirë është që të falet në shtëpi, përndryshe ai mund të shkojë në një tjetër vend në xhami apo diku tjetër, në mënyrë që të rrisë numrin e vendeve në të cilat ai bie në sexhde, dhe në mënyrë që të ndajë namazin vullnetar nga ai farz. Fjala e tij “derisa të flasim”, tregon se ndarja mund të bëhet edhe duke folur, por duke e bërë atë me lëvizje është më e preferuar, për shkak të asaj që kemi përmendur. Allahu e di më së miri.”

Ebu Davudi dhe Ibn Maxheh, kanë transmetuar nga Ebu Hurejra, -Allahu qoftë i kënaqur me të!, se Profeti, -paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!-, ka thënë: “A nuk ka mundësi asnjëri prej jush, që kur ai falet, të ecë përpara ose prapa, ose në të djathtën ose majtas “- që do të thotë namazin vullnetar pas namazit farz. (Shejh Albani e ka vlerësuar sahih në librin “Sahih ibn Maxhe”)

Veprimi i ndarjes së namazit vullnetar dhe atij farz, është një mënyrë dallimi mes tyre. Disa dijetarë kanë përmendur arsye tjetër, e cila është; për të rritur numrin e vendeve ku bien sexhde, në mënyrë që ato vende të dëshmojnë për të në ditën e Ringjalljes, siç u përmend më lart në fjalët e  imam Neveviut, -Allahu e mëshiroftë!-.

Ramli në librin “Nihajet el-Muhtaxh” (1/552) thotë: “Është sunet që të lëviz për namaz farz apo nafile nga vendi ku ka falur namazin farz apo vullnetarë, deri në një vend tjetër, në mënyrë që të rritet numri i vendeve ku bien në sexhde, sepse ato vende do të dëshmojnë për të, dhe se kjo njëherit është edhe ngjallje e vendeve me adhurim. Në qoftë se njeriu nuk lëvizë në një vend tjetër, atëherë duhet të ndajë mes namazeve duke folur me dikë.”

Allahu e di më së miri.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 3294

Allahu i madhëruar, thotë: “Zoti yt ka urdhëruar që ta adhuroni vetëm Ate dhe t’u bëni mirësi prindërve. Nëse njëri prej tyre, ose të dy, arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre: “Uh!”, dhe mos i kundërshto ata (me fjalë të këqia), dhe drejtohu atyre me fjalë respekti.” (Isra: 23-24).

Na e kemi obliguar çdo njeri, që t’u bëjë mirë prindërve të vet.” (Ankebut: 8 ).

I Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhis selam, tha: “A dëshironi t’ju tregoj për mëkatet më të mëdha? Ndër to, tha: ….mosrespektimi i prindërve.” (Mutefekun alejhi).

Transmetohet nga Aliu, radijAllahu anhu, se ke thënë: I Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam, ka thënë: “Allahu e ka mallkuar mosrespektuesin e prindërve.” (Hadithi është Hasen (i mirë), shënon Hakimi )

Transmetohet nga Abdullah ibën Amru, radijAllahu anhu, se ka thënë: Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Me të vërtetë prej mëkateve të mëdha është kur njeriu i shan prindërit e tij”. Thanë sahabët: “O i Dërguar i Allahut a ka njeri i cili i shan prindërit e tij?” Pejgamberi, alejhi selem, iu përgjigj: “Kur njeriu e shan babën e ndokujt, ai veçse e ka sharë babën e vet (në ato çaste) dhe kur njeriu e shan nënën e ndokujt, ai veçse e ka sharë nënën e vet.” (Mutefekun alejhi, Buhariu: 5973, Muslimi: 9/146).

Transmetohet nga Aliu, radijAllahu anhu, se ka thënë: Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Të gjithave mëkateve Allahu ia shtyen afatin (e dënimit) aq sa do Ai deri në ditën e gjykimit, përpos mosrespektuesit ndaj prindêrve, këtij Allahu ia përshpejton dënimin.” (Hadithi është Sahih, shënuan: Ahmedi: 5/36,37, Ebu Davudi: 4902, Tirmidhiu: 2511 dhe të tjerët).

I dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhenet mosrespektuesi i prindêrve dhe as ai i cili e mohon kaderin (caktimin e Allahut).” (Shënon: Ahmedi: 6/441, hadithi është hasen, i mirë).

I dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kënaqësia e Allahut është tek kënaqësia e prindërve, hidhërimi i Allahut është tek hidhërimi i prindërve.” (Hadithit është sahih: Tirmidhiu: 899, Buhariu në Edeb el Mufred: 2, Shih: Silsiletu ehadith es sahiha (vargu u haditheve të sakta) të Shejh Albanit: 516).

I dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Prindi është dera e mesme e Xhenetit, po deshe ruaje atë derë ose humbe atë.” (Hadithi është sahih. Shënon Ahmedi: 5/296, Tirmidhiu thotë se hadithi është i saktë).

Erdh një njeri tek pejgamberi, alejhi selam, që t’i marrë leje të shkoj me të në xhihad. Pejgamberi alejhi selam i tha: A i ke gjallë prindërit? Tha: Po. Pejgamberi alejhi selam, i tha: “Bën xhihad tek prindërit (duke u sjell mirë me ta dhe duke u kujdesur për ta).” (Mutefekun alejhi: Buhariu: 3004, Muslimi: 2549).

Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: “(Obligime që ke më së shumti ndaj tyre janë): Nëna, babai, motra, vëllai yt, pastaj ata që vinë pas tyre, pastaj të tjerët me radhë që vinë pas tyre.” (Hadithi është Sahih: Shënon Muslimi: 2/2548).

Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: “Nuk do të hyjë në xhenet ai cili nuk i respekton prindërit, ai cili bartë fjalët tek njerëzit, alkooliqari kronik dhe ai cili beson se lejohet sihri në islam.” (Hadithi është sahih: Shënuan: Nesaiu: 5/80, Ahmedi: 2/134).

Transmeton Abdullah Ibën Amru, radijAllahu anhuma, se një beduin erdh tek pejgamberi alejhi selam dhe i tha: O i dërguar i Allahut! Cilat janë mëkatet e mëdha? Pejgamberi alejhi selam, i tha: T’i shoqërosh Allahut diç nê adhurim (t’i bësh shirk Allahut). E më pas cili mëkat pas tij është më i madh? Pejgamberi, alejhi selam, tha: “Mosrespektimi i prindërve.” (Hadithi është sahih: Shënon Imam Buhariu: 6675).

Shejh Dr. Mustafa Murad Profesor në fakultetin e davetit në Ez’her.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 2948

Pyetje: A lejohet që fëmijët të marrin para nga pasuria e babait të tyre, duke mos e ditur ai fare për këtë!?

Përgjigje: Nuk lejohet fëmijët të marrin para nga pasuria e babait të tyre pa lejen dhe diturinë e tij. Mirëpo, nëse babai i tyre është njëmend koprrac karshi fëmijeve të tyre, saqë ai nuk ua kryen atyre as gjërat kryesore dhe elementare, atëherë u lejohet atyre të marrin para pa lejen dhe diturinë e babait të tyre aq sa u mjafton atyre për gjërat kryesore.

E themi një gjë të tillë, duke u bazuar në hadithin që e transmeton Aisheja, radijAllahu anha se Hindi, e bija e Utbes, gruaja e Ebu Sufjan ibn Harbit, radijAllahu anhuma, një ditë u ankua tek pejgamberi, alejhi selam, për burrin e saj, duke thënë: Ebu Sufjani nuk më dhuron para nga pasuria e tij as për gjërat kryesore që më nevojiten mua dhe fëmijeve të mi, pos nëse marr nga pasuria e tij, duke mos e ditur fare ai për këtë. Pejgamberi, alejhi selam i tha: “Merr nga pasuria e tij me mirësi aq sa të mjafton ty dhe fëmijeve.” (Buhariu: 5364, Muslimi: 1714).

Me mirësi: Është fjala merr para aq sa të nevojitet për gjërat kryesore, duke mos marrur dhe shpërdoruar pasurinë e tij.

Shejh Abdulaziz Ibën Bazi, rahimehullah!

Burimi: Mexhmu’u el Fetaua uel Meka’la’t el Muteneuiah: 22/313,314.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1858

SHEMBUJ NGA SUNETI PROFETIK

Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, transmeton se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Shembulli im dhe i umetit tim, është si shembulli i atij njeriu i cili e ndezi zjarrin, dhe filluan fluturat e insektet të bien në të. E unë ju kap juve për brezi, kur ju po e hudhni veten në zjarr.”[1]

KUPTIMI I HADITHIT

Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Kuptimi i hadithi është se ai, sal-Allahu alejhi ve selem, ngjasoi kundërshtarët  e tij me fluturat, dhe rrëzimin e tyre në zjarrin e ahiretit me rrëzimin e fluturave në zjarrin e kësaj bote, duke qenë ato inicues të bien në të, e ai duke i penguar ata. Gjërat e përbashkëta mes atyre dyve është pasimi i epshit, mos dallimi dhe ndjekja e secilit prej tyre rrugën e shkatërrimit. Kadi Ebu Bekr  ibnul Arabi ka thënë: “Ky shembull ngërthen kuptime të shumta, qëllimi i tij është se krijesat nuk biejnë në atë që i shpien ata në zjarr duke patur qëllim shkatërrimit e vetes, por vijnë aty duke dëshiruar të përfitojnë dhe si shkak i pasimit të epshit, sikur që fluturat hudhen në jarr, jo që të mbyten në të, por për shkak se entuziazmohen nga drita që e shohin.”

DOBI NGA HADITHI

  1. Ky hadith tregon gjendjen e njerëzve, dhe pasionin e tyre për këtë dynja, ndjekjen e epsheve, veprimin e mëkateve, që mund të jenë shkak që ata të bien në zjarrin e ahiretit.
  2. Kjo botë ka shkëlqimin e saj me çfarë i trullos njerëzit me shikimin e tyre të dobët, kështu që mashtrohen pas saj, preokupohen me bukuritë e kënaqësitë e saja nga ajo për çfarë ata u krijuan, e që është adhurimi i Allahut, pasimi i urdhërave të Tija dhe largimi nga ndalesat. Kështu ata e shpiejnë veten e tyre në hidhërimin e Zotit, në dënimin e afërt dhe atë të mëvonshëm.
  3. Ibn Haxheri, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Ky hadith flet për butësinë, mëshirën dhe kujdesin e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, për shpëtimin e umetit të tij. Ashtu siç  Allahut thotë: “Nga gjiu juaj u erdhi një pejgamber. Atij i vjen rëndë për mëkatet që bëni ju, por ai përpiqet që ju të shkoni rrugës së drejtë, dhe ndaj besimtarëve është i butë dhe mëshirues.” Teube, 128.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

_________

[1] Buhariu 6118

0 1780

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 10 )

Mënyra të gabuara të edukimit të fëmijeve:
1. Dhënia përparësi njërit fëmijë ndaj fëmijëve të tjerë në prezencën e tyre.
2. Nënçmimi i fëmijëve karshi mysafirëve.
3. Dënimi i tyre me rrahje, duke mos ia treguar gabimin e bërë apo arsyen e dënimit.
4. Sjellja e prindërve gjithmonë me ashpërsi ndaj fëmijëve të tyre.
5. Mungesa e tepërt e babait në shtëpi.
6. Mësimi i fjalëve jo të mira dhe thënia e tyre në prezencën e fëmijëve.
7. Mbjellja e sjelljeve dhe fjalëve të këqija në zemrat e fëmijeve, qoftë nga nëna, babai apo përmes mjeteve elektronike.

Shejh Abdulaziz Ibën Muhamed Ibën Abdullah es Sed’han

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 2856

PENGESA E PARË

MOSNJOHJA E ALLAHUT

Të jesh mosnjohës i Allahun. Ai i Cili e njeh Allahun edhe e do, dhe nuk e ka njohur asnjëherë ai i cili nuk e do, e as që e do përderisa nuk e njeh. kështu që me të vërtetë ehlu suneti ishin kërkues të vërtetë të dijes, ata janë miq të Allahut, Ai i do dhe ata e duan, sepse aq më shumë që e njeh Allahun aq më shumë edhe e do.

Shuajbi, alejhi selam, predikuesi i profetëve, i tha popullit të vet: “Dhe kërkoni falje nga Zoti juaj e kthehuni tek Ai. Me të vërtetë, Zoti im është Mëshirues dhe i Dashur.” (Hud: 90).

Allahu thotë: “Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Bamirësi i Gjithmbarshëm do t’i pajisë me dashuri (që t’i dojë Alahu dhe që t’i duan njerëzit).” (Merjem: 96).

Pengesa më e madhe është mosnjohja e Zotit, injorimi i Tij.

Njeriu është armik i injorancës. Ata që nuk e njohin Allahun, e kundërshtojnë dhe Atë mëkatojnë.

Ata që nuk e njohin Allahun e urrejnë Atë, ata që nuk e njohin Allahun ata adhurojnë djallin pos Tij, për këtë thirrja e parë e Allahut ishte për dituri: “Dije se s’ka zot (tjetër) pos Perëndisë! Kërko falje për mëkatet tua dhe për besimtarët e besimtaret. Perëndia di se ku silleni ju dhe ku qëndroni .” (Muhamed: 19).

Ilaçi: Të njohësh Allahun në mënyrën e drejtë, që nëse e njeh në mënyrën e vërtetë, në këtë kohë do e përjetosh pendimin e vërtetë.

PENGESA E DYTË

RISITË

Kush shpik risi në fe është penguar nga Allahu me risinë e tij. Risia e tij do jetë pengesë mes tij dhe Allahut derisa ai ta braktisë atë risi. I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush shpik në çështjen tonë, gjë që nuk ësht prej saj, (ajo) është e refuzuar.” (Mutefekun alejhi)

Një vepër e mirë ka dy kushte:

Sinqeritetin: të jetë për hir të Allahut Një, dhe i pashoq.

Pasimin: të jetë sipas sunetit të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem.

Pa këto dy kushte nuk konsiderohet vepër e mirë, nuk ngritet tek Allahu, sepse tek Ai ngritet vepra e bukur dhe e mirë, e bidati (risia)  është një pengesë e ngritjes së veprës tek Allahu, dhe kështu pengon robin, mes tij dhe Zotit, sepse bidatçiu është rob i epshit të tij, e jo i asaj që dëshiron Zoti  i tij, epshi i tij në këtë rast është pengesa, përshkak asaj që shpiku nga ajo që nuk e ligjësoi Allahu. Vepruesi i të mirave e përgatit veten, ndërsa bidatçiu është më i keq se vet mëkatari.

PENGESA E TRETË

MËKATET E MËDHA TË BRENDSHME

Ato janë të shumta si:, mendjemadhësia, mburrja, kryelartësia, smira, vetëpëlqimi, syefaqësia, etj. Këto mëkate të mëdha të brendshme, janë më të mëdha se sa mëkatet e mëdha të dukshme, më të mëdha se zinaja, pirja e alkoolit e vjedhja, etj.

Këto mëkate të mëdha, poqëse ndodhen në zemrën e një personi, janë pengesë mes tij dhe Zotit.

Dhe atë se, rruga për te Allahu kalohet me zemër e jo me këmbë, e mëkatet e zemrës janë rebelët e rrugës.

Ibn Kajimi thotë: “Njeriu mund që ta nënshtron veten e tij për punë të mira, e t’i shndërron ato (vepra) si ushtarë të tij, kudo që i synon i mbizotron, e sheh këtë rob më vepërmirë sa s’mund të jetë, më asket sa s’mund të jetë, por te Allahu është më larg sa s’mund të jetë.” Andaj! Medito!

PENGESA E KATËRT

MËKATET E MËDHA TË DUKSHME

Si vjedhja, pirja e alkoolit, dhe gjitha mëkatet e tjera.

Vëllezër! Duhet të kuptojmë në këtë rast se nuk ka mëkat të vogël poqëse është i vazhdueshëm, dhe nuk ka mëkat të vogël poqëse kërkohet falje për të. Vazhdimsia në mëkate është kur njeriu përqendrohet në kundërshtim, synon të kthehet aty.
Mund që të jetë një mëkat i vogël, e që bëhet i madh me një prej gjashtë gjërave:

  • Insistim dhe këmbëngulje:

Përshembull: Një person që i shikon gratë, edhe syri bën imoralitet, përmes shikimit, por, imoraliteti i syrit është mëkat më i vogël se imoraliteti trupor, por duke insistuar në të dhe duke vazhduar në të njëjtën, atëherë shndërrohet në mëkat të madh Pasi ai është këmbëngulës të mos e ulë shikimin, insistues të ngul shikimin e tij në ndalesa, e nuk ka mëkat të vogël përderisa insistohet në të.

  • Zvogëlimi i mëkateve:

Përshembull: I thua ndonjë duhanpirësi: Ke frikë Allahun, pirja e duhanit është haram, je i moshuar, pra i ke përvetësuar disa sëmundje, pleqëria të ka arritur deri në kokë, je njeri me mjekër, je i varfër, këto gjëra duhet që të të largojnë nga duhani. E të thotë: “Ky është mëkat i vogël.”

  • Pëlqimi i mëkatit:

Sheh ndonjë person i cili vepron mëkat, e i gëzohet, apo e shfaq gëzimin, e ky gëzim për mëkatin është më i rëndë se vetë mëkati. E sheh të lumtur me veprën e tij të keqe, duke e sharë këtë, duke dëmtuar atë! Edhe pse: “Fyerja e muslimanin është shthurje, e vrasja e tij është kufr.”

Apo të gëzohet për devijimin e ndonjë vajze të ndershme, e si ka arritur të shpif mbi te, ndërsa Allahu thotë: “Ata që duan të përhapin lajmet e turpshme për besimtarët, i pret dënimi i dhembshëm në këtë botë dhe në tjetrën.” Nur, 19.

Kujdes…t’i gëzohesh mëkatit është mëkat edhe më i madh.

  • Të jetë neglizhent ndaj mbulesës së Allahut:

Abdullah ibn Abasi, radijAllahu anhuma, ka thënë: “O ti mëkatarë! Nuk je i siguruar nga përfundimi i keq, kur të veprosh mëkat pas mëkati është mëkat më i rëndë se mëkati që ke vepruar, paturpësia jote ndaj atyre që i ke në të djathtë e në të majtë, kur ti mëkaton, është mëkat edhe më i madh,të qeshësh, e ti nuk di se çfarë Allahu do të përcakton për ty, është mëkat edhe më  madh, të mërzitesh kur të ikë ndonjë mëkat është mëkat edhe më i madh, të frikësohesh nga era që fryen e lëviz derën tënde, kur ti mëkaton, e nuk të tërqethet  zemra nga shikimi i Allahut, është mëkat edhe më i madh se vetë mëkati.”

  • Shpalosja e mëkatit:

Kur njeriu bën mëkat edhe gjatë natës, e Allahu ia mbulon atë mëkat, e ai rrëfen për mëkatin e bërë, largon mbulesën e Allahut.

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Çdo njeri është i falur, pos atyre që shpalosin (mëkatet), shplosje është kur njeriu gjatë natës vepron diç, e të nesërmen në mëngjs pasi që Allahu e kishte mbuluar, ai thotë: O filan unë mbrëmë kam vepruar kështu e kështu. Ai kishte fjetur e Allahu ia kishte mbuluar mëkatin, e ai zgjohet në mëngjes dhe largon mbulesën e Allahut mbi të.” Buhariu.

  • Të jetë i pari, ku njerëzit atë do e marrin shembëlltyrë:

Njëri drejtor i fabrikës, tjetri drejtor i shkollës apo i fakultetit, apo ndonjë personalitet autoritativ, e fillon të konsumojë duhan, nga që grupe tjera fillojnë të pijnë duhan po si ai, apo fillon ai të konsumojë narkotikë e të tjerët fillojnë pas tij.

Kështu është kur edhe një vajzë veshet me pantolona të ngushta, e më pas kjo gjë përfshihet gjithandej.

Kështu është nëse je nga ata që të tjerët marrin shembëlltyrë, e ty të referohet hadithi ku thuhet: “Kush nxjerr në islam një traditë të keqe, atij i takon mëkati dhe mëkati i gjithë atyre  që vepruan pas tij, pa u mangësuar aspak pesha e mëkateve të tyre.” Muslimi.

PENGESA E PESTË

MËKATET E VOGLA

Mëkatet e vogla bëhen të mëdha, sa mëkate të vogla e çojnë vepruesin në një përfundim të keq, Allahu na ruajt.

Besimtari është hiperbolizues i gabimit, e sheh mëkatin –sado qoftë i vogël – të madh, ngase mbikqyret nga Allahu, njejtë sikur ai që nuk e përçmon asnjë vepër të mirë, për arsye që aty sheh begatinë dhe dhuntinë  Allahut, mbetet mes këtyre dy pozitave derisa të nxjerr nga zemra e tij, nënvlerësimin e mëkatit e përçmimin e adhurimit, e të kthehet drejt Zotit, Falësit, Mëshiruesit, që pranon pendimin, Dhuruesi, Begatuesi, e të pendohet te Ai.

E të largohet prej tij kjo pengesë.

PENGESA E GJASHTË

SHIRKU (POLITEIZMI)

Është prej pengesave më të mëdha, më të rënda e më të vrazdha, ndërprerja dhe largimi i saj ndodh duke mbjellur njëshmërinë (teuhidin). Kuptimi bazë dhe i realt i shirkut është, lidhja e zemrës jo me Allahu e Madhëruar, qoftë në adhurim, apo në dashuri, qoftë në vepra të zemrës, apo vepra të dukshme.

Shirku është mëkati më i urryer te Allahut, nuk ka gjë më të urryer tek Ai se shirku dhe paganët.

Shirku është disa llojësh, prej llojeve më të rreikshme është shirku i fshehtë, dhe atë për shkak të fshehtëisë dhe rrezikshmërisë që ka, Allahut thotë për atë person: “(Kujtoje atë) ditë kur do t’i tubojmë të gjithë, e do t’u themi atyre, që i kanë vënë shoq Perëndisë: “Ku janë shokët tuaj, për të cilët mendonit se janë (shokë të Perëndisë).” En Amë, 22-24.

Andaj, vëlla mundohu të përvetësosh teuhidin, kërko prej Allahut shërim nga shirku, kërko mborjtjen e Tij prej shirkut: “O Allah, unë kërkj mbrojtjen Tënde të mos bie në shirk me diç që uë e di, dhe kërkoj faljen Tënde për gjërat që nuk i di.”

Kështu largohet kjo pengesë, duke kërkuar mbrojtje, me besnikëri, dhe kthim të sinqertë tek Allahu.

PENGESA E SHTATË

TEPRIMI E ZGJERIMI I SKAJSHËM NË GJËRAT E LEJUARA

Mund që pengesa e ndokujt prej nesh, mes tij dhe Allahut të jetë barku i tij. Ushqimi është hallall, edhe pija hallall, mirëpo i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Nuk ka mbushur i biri Ademit enë më të keqe se barkun e tij.” E transmeton Tirmidhiu.

Stomaku kur mbushet i tëri, mendja bie në gjum, gjymtyrët ulen e nuk shërbejnë.

Pengesë e njeriut mes tij dhe Allahut mund të jetë edhe në të veshurit e tij, duke qenë me plot pasion me dukjen e jashtme. I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Është i shkatërruar robi i dinarit, robi i dirhemit dhe robi i teshës.” E transmeton Buhariu.

E emërtoi rob i saj, e kjo është një pengesë mes robit dhe Allahut, kur i thua atij: Shkurto pantallonat, ku i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Izari që është ndër kyçet e këmbëve është në zjarr.” Transmeton Buhariu.

E të thotë: Unë turpërohem të vesh pantallona, e pse të veproj ashtu? A nuk sheh që nuk posedoj të holla ditore? Qëllimi është se këto gjëra janë  tradita, zakone, gjëra të lejuara.

E që mund të jetë pengesë mes robit dhe Allahut.

Njashtu mund të jetë edhe gjumi pengesë, gjumi është i lejuar, mirëpo të flesh e të mos ngrihesh natën të falësh namaz, e të mos e falish namazin e sabahut, apo të fle pas namazit të sabahut deri në namaz të iqindisë e të mos e fal namazin e drekës, kështu ndodh që gjumi të jetë një pengesë mes tij dhe Allahut.

Ndodh që martesa të jetë pengesë mes robit dhe Allahut, e kështu me radhë, përkushtimi ndaj gjërave të lejuara, të tepruarit në to, të preokupohet zemra çdo herë me këto gjëra, mund të jenë pengesa të mëdha mes robit dhe Allahut.

E lusim Allahun të na largojë nga këto pengesa.

PENGESA E TETË

MOSPËRFILLËSIT E ALLAHUT

Gafleti e qeveris zemrën, kur ajo zemër ndahet nga Zoti i saj dhe pason epshin, miqësohet me shejtanin dhe e harron Allahun, Allahu thotë: “Mos dëgjo atë – zemrën e të cilit ia kemi lënë të zbrazët nga të përmendurit Neve dhe që i ndjek qejfet (epshet) e veta, dhe punët e të cilit janë të shfrenuara.” Kehf, 28.

E nuk ndodh që të largohet kjo pengesë e pakujdesisë, pos, pas një brenge që ndizet si shkak rishkëlqimit të tre dritave në zemër:

  1. Drita e njohjes së mirësive të Allahut, fshehtasi e haptas, derisa zemra të mbushet me dashuri ndaj Tij, për shkak se zemrat janë të krijuara që të duan atë që i bën mirë.
  2. Drita e shikimit të krimeve të veta. Derisa të bindet se sa të shëmtuara që janë, e që e shpiejnë atë në shkatërrim. E njeh veten e tij se sa i mangët e i përbuzur që është, e njeh Allahun, Cilësitë e Tij të bukura e të përsosura, i nënshtrohet Atij, e angazhon veten me adhurim ndaj Allahut, që ta falëderon Atë e të kërkon kënaqësinë e Tij.
  3. Drita e vërejtjes së pakësimit të ditëve, e të kupton se jeta e tij është kapitali kryesor, përgatitet me seriozitet që të arrijë gjërat që i kanë kaluar, e mbetet vrojtues i gjithë kësaj, brengoset. E gjithë kjo e shtyen atë që të zgjohet, e ngrit zemrën nga gjumi, shpejton në adhurim ndaj Allahut të Lartmadhëruar, e i largohet kjo pengesë, e zemra e tij i shëndrit me dritën e Allahut.

PENGESA E NËNTË

ADETET, TRADITAT E ZAKONET

Ka disa njerëz që janë rob të adeteve, i thua atij: Pse po pi duhan? Të thotë: Një adet i keq, unë nuk ndiej kënaqësi në cigare, e as që jam i varur prej saj, por kur të nevrikosem ndez një cigare, dhe pas pak ndjej se jam qetësuar.

Kur u shndërrua në rob të cigares, bëhet një pengesë mes tij dhe Allahut, për këtë rruga më primare për të arritur tek Allahu është duke braktisur këto adete, të mos bëhen zakone, ngase njeriu që është rob i zakonit të tij, që të arrijë tek Allahu duhet patjetër që të lirohet nga çdo adhurim i çdokujt tjetër pos Allahut.

PENGESA E DHJETË

TË ZELLSHMIT TË LARGUAR NGA RRUGA E ARRITJES SË QËLLIMIT

Kjo është një pengesë e fetarëve, kur njeriu e shfaq veprën e tij, e bëhet pengesë mes tij dhe Allahut. Është obligim që njeriu të mos vepron për syefaqe,  por të ec duke i vrojtuar mirësitë dhe duke i parë të metat e tija dhe të veprave që ai i kryen.

Të vëren të mirat, e dhuntitë e Allahut ndaj tij, pasi që i dha sukses dhe e ndihmoi, e të hulumton në veprimet e tija, se si ai nuk i kreu në mënyrën e duhur, e të gjen sëmundjet që ndaluan pranimin e veprës tek Allahu, të jep mundin e tij, përndryshe kur zemra lidhet për vepër, e të kënaqet me rezultatin, e të preokupohet me të nga i Adhuruari, është një pengesë.

Gëzimi i robit për një adhurim të kryer është një fakt se ai ka shumë mendim të mirë për veten, por që nuk e njeh realitetin e adhurimit, dhe se nuk ka vepruar ashtu si meriton Zoti i Madhërishëm. Kur njeriu është injorant i vetes, i cilësive, i të metave, e sëmundjeve të tija, injorant i veprës së tij, nuk e njeh Zotin dhe obligimet daj Tij, dhe se si duhet të sillet me Të, kjo lind që ai të kënaqet me veprat e tija, të ketë shumë mendim të mirë, gjë që shkakton vetpëlqimin, mendjemadhësinë, dhe sëmundje që janë më të mëdha se mëkatet e mëdha të dukshme.

Poqëse vepron punë sa dy kodra të mëdha, dhe ke frikë përfundimin tënd, dhe se Allahu  mund t’i pranon nga Bujaria, Mirësia dhe begatia e Tij, në këtë rast ti je larguar nga mundësia dhe fuqia jote, dhe e kupton se nuk ka ndryshim e as fuqi pos Allahut.

Këto janë dhjetë pengesat mes robit dhe Allahut, secili prej këtyre është më i madh e më i rëndë se tjetri.

A po vëren o rob i Allahut, sa pengesa të largojnë prej Allahut të Madhëruar? Më thuaj: Si ke mundësi t’i braktisësh?

Ji besnik me Allahun, ji i sinqertë në kthimin tek Ai, në mënyrë që të largohen pengesat, për arsye se nuk i zhduk këto pengesa askush pos Allahut.

Ibn Kajimi, ka thënë: “Këto dhjetë pengesat mes zemrës dhe Allahut të Madhëruar, ndërhyjnë mes tij dhe mes rrugës së Allahut. Këto dhjetë pegesa burojnë nga katër pika kryesore, ato janë: nefsi, shejtani, dynjaja dhe epshi.”

Andaj, nuk mund të zhduken këto pengesa nëse mbesin burimet e tyre në zemër, duhet që të nxirren këto katër, që të largohen pengesat mes ty dhe Allahut.

E lusim Allahun që të na jep sukses, sinqeritet në fjalë e në vepra, e të na i pranojë veprat.

_________

Burimi: albislam.com

PENGESA E PARË – MOSNJOHJA E ALLAHUT

PENGESA E DYTË – RISITË

PENGESA E TRETË – MËKATET E MËDHA TË BRENDSHME

PENGESA E KATËRT – MËKATET E MËDHA TË DUKSHME

PENGESA E PESTË – MËKATET E VOGLA

PENGESA E GJASHTË – SHIRKU (POLITEIZMI)

PENGESA E SHTATË – TEPRIMI E ZGJERIMI I SKAJSHËM NË GJËRAT E LEJUARA

PENGESA E TETË – MOSPËRFILLËSIT E ALLAHUT

PENGESA E NËNTË – ADETET, TRADITAT E ZAKONET

PENGESA E DHJETË – TË ZELLSHMIT TË LARGUAR NGA RRUGA E ARRITJES SË QËLLIMIT

Përktheu: Shpend Zeneli

NA NDIQNI NË