Arhiva MujoreJanuary 2016

0 2407

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 12 )

Veprat të cilat shpiejnë në Xhenet, janë:
1. Shqiptimi i shehadetit dhe puna sipas asaj që ai kërkon.
2. Mësimi i 99 Emrave të Allahut .
3. Leximi i Ajetul Kursi pas çdo farzi të namazit.
4. Dhënia e sadakasë.
5. Kujdesi për jetimin.
6. Ruajtja e gjuhës nga haramet.
7. Ruajtja e organit gjenital nga haramet.
8. Sabri, për shkak të humbjes së miqve apo fëmijëve.
9. Respekti i gruas ndaj burrit të saj.
10. Gruaja e cila vdesë gjatë nifasit (lehonisë).
11. Largimi nga mendjemadhësia.
12. Largimi nga tradhëtia.
13. Largimi nga borxhi.
14. Udhëheqësi i drejtë.
15. Njeriu që është i butë dhe i sjellshëm me të tjerët.
16. Njeriu i ndershëm edhe pse i varfur në pasuri.
17. Mëshira ndaj kafshëve.
18. Largimi i pengesave në rrugë.
19. Me ua falë gabimin të dobtëve.
20. Ai i cili kërkon Xhenetin dhe mbrojtjen nga Xhehenemi tre herë në ditë.

Shejh Abdulaziz Ibën Muhamed Ibën Abdullah es Sed’han

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 3156

Mos u habit nëse…

Nëse je duke jetuar pa falur sunetet e rregullta, pa falur vitrin, namazin e duhasë, pa lexuar gjatë ditës diçka nga Kurani, pa dhikrin e mëngjesit dhe mbrëmjes dhe pa ndonjë punë që të bën dobi në Ahiret – përveç atyre elementare, mos u habit nëse humb lumturinë dhe qetësinë në këtë botë.

Mos u habit nëse ditën e Ahiretit mbetesh duarkryq ndërsa të tjerët përreth teje thërriten për në xhenet, dikush nëpër derën Rejan, tjetri nga dera e namazit, i treti nga dera e lëmoshës, dikush nga dera e respektimit të farefisit e kështu me radhë…

Secili duhet të mendojë për ditët që i kalon, vallë, është duke bërë diçka të dobishme për një ditë kur pasuria e vetme do të jenë punët e mira, apo ditët kalojnë ndërsa në faqet e regjistrit të tij mbeten të zbrazura!

Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

0 2485

SHEMBUJ NGA SUNETI PROFETIK

Ibn Omeri, radijAllahu anhu, përcjell se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Shembulli i munafikut (hipokritit) është si shembulli deles së hutuar mes dy kopeve, bredh herë tek njëra njëherë e herë tek tjetra.”

Në një transmetim thuhet: “Ia mësyn herë njërës e herë tjetrës.”[1]

SHPJEGIMI I HADITHIT

Ky hadith sqaron gjendjen e hipokritit, i cili nuk ka përqendrim në fe, por me pamjen e tij të jashtme është me besimtarët, ndërsa me zemër është me jobesimtarët. Njashtu ai çdoherë është i kujdesur për interesat e kësaj bote, nëqoftë se tek besimtarët ka ndonjë dobi ai thotë: Unë jam me ju. E kur të sheh ndonjë dobi tek të tjerët, thotë: Unë jam me ju. Sikur që i përshkroi Allahu: “ata që përgjojnë se çka do të bëhet me ju. E, nëse ju vie juve fitorja nga Perëndia, ata thonë: “A nuk ishim vallë na me ju?” E, nëse mohuesit arrijnë fitore, hipokritët u thanë mohuesve: “A thua nuk u ndihmuam deri në fitore dhe ju mbrojtëm prej besimtarëve të vërtetë? Perëndia do të gjykojë mes jush në Ditën e Kijametit. Perëndia nuk do t’ju jap kurrë rast mohuesve që t’i shkatërrojnë besimtarët.” Nisa, 141.

Si dhe përshkroi gjendjen e tyre në ajetin tjetër: “Luhaten në mes dilemës – as nuk janë me këta (muslimanët), as me ata (mohuesit). Cilitdo që Perëndia ia humbë udhën, ti (o Muhammed!) nuk do të mundesh t’u gjesh rrugë atyre.” Nisa 143.

Hadithi ngjason hallin e munafikut në mos përqendrimin e tij në të vërtetë, me hallin e deles së hutuar mes dy kopeve.

Tibiu ka thënë: Ngjasoi hutimin e munafikut mes besimtarëve dhe jobesimtarëve, si pasojë e epshit të tij, dhe synimeve të tija të këqija, si hutimi i asaj deles që kërkon demin, e cila nuk përqendrohet në një gjendje, për këtë u përshkruan në Kuran: “Luhaten në mes dilemës – as nuk janë me këta (muslimanët), as me ata (mohuesit).” Nisa, 143.

DOBI NGA HADITHI

  1. Përçmimi i hipokritit dhe hipokrizisë, sqarimi i ligësisë, ndërgjegjes së tyre të prishur dhe veprat e tyre të këqija.

Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Allahu i Lartësuar demaskoi hipokritët, shpalosi fshehtësitë e tyre në Kuran, u sqaroi robërve të Tij gjendjen e tyre, që të jenë të paralajmëruar për ta. I përmendi tri kategoritë e njerëzve në fillim të sures Bekare: Besimtarët, jobesimtarët dhe hipokritët. Për besimtarët përmendi katër ajete, për jobesimtarët dy ajete dhe për hipokritët trembëdhjetë ajete, për nga numri i tyre i shumtë dhe mundësia e të sprovuarit me ta në të shumtën e rasteve, për shkak fitneve të tyre të mëdha për islamin dhe muslimanët. Vuajtjet e islamit nga ata janë të shumta, për arsye se ata i referohen asaj, dhe kinse ata janë ndihmëtarët e të përmbajturit, por që në fakt ata janë armiq, të cilët nxjerrin në pah armiqësinë e tyre në çdo situatë, injoranti mendon se është dije e dobi për muslimanët, por që ajo është kulmi i injorancës dhe i prishjes. Pasha Allahun sa kala të islamit shkatërruan?! Sa kështjellave të saja ua çrrënjosën themelet dhe i prishën?! Sa flamuj të ngritur i shuajtën?! Sa goditën me kazma të dyshimeve bazat e rrënjëve për t’i çrrënjosur?! Sa sy të burimeve i qorruan me idetë e tyre, që t’i varrosin e t’i ndërprejnë?! Andaj, islami dhe muslimanët vazhdojnë të jenë në sprovë dhe bela me ta, dhe e nde vazhdojnë dyshimet e tyre të trokasin, grup pas grupi, të cilët mendojnë se ata kështu janë paqësorë. “Me të vërtetë, ata shkaktojnë çrregullime, por nuk i vërejnë.” Bekare, 12.

: “Ata dëshirojnë të fikin dritën e Perëndisë, me gojën e tyre, e Perëndia – e përsos dritën e Vet, edhe, nëse e urrejnë mohuesit.” Saf, 8.[2]

  1. Muslimani duhet që t’i përkushtohet Allahut të Madhëruar, të përqendrohet në fenë e Tij, të vepron sipas urdhërave të Tija së bashku me besimtarët, e të jetë i qëndrueshëm në këtë, derisa të shpëton nga hipokrizia, dhe sjelljet e hipokritëve.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

________

[1] Muslimi 2784.

[2] Nga libri “Medarixh Salikin”  1/377.

0 1990

Suxhud sehve (Sexhdeja e harresës)

Bëhet në tre raste: kur shton diçka në namaz, kur le mangu dhe kur bie në dyshim.
1. Kur shton: pas selamit në fund të namazit, bëhen 2 sexhde.
2. Kur le mangu: bëhen 2 sexhde para selamit.
3. Kur bie në dyshim:
a) nëse janë vesvese që i përsëriten, nuk ju kushton vëmendje,
b) nëse saktëson njërin mendim (të dyshimit) vepron sipas tij dhe i bën 2 sexhde pas selamit,
c) nëse nuk mund të saktësojë njërin prej dy mendimeve, vepron sipas bindjes d.m.th. e llogarit më të paktën dhe në fund bën 2 sexhde para selamit.

Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

0 3048
  1. Prej shenjave të moralit tënd të lartë është kur ti në shtëpinë tënde pret mysafirë të cilët posedojnë moral dhe edukatë të lartë.
  2. Mos e tepro në dashuri dhe urrejtje, ngase shoku yt i ngushtë sot që ke, nesër mund të bëhet armiku yt më i madh, kurse armiku yt sot që ke, nesër ka mundësi të bêhet shoku yt më i afërt.
  3. Mundohu që të gjithë që të shohin të shpresojnë të jenë si ti, të gjithë që të njohin të luten mirë për ty dhe të gjithë ata që dëgjojnë për ty të kenë dëshirë të takohen me ty.
  4. O musliman, bëhu dashamirë dhe mik me namazin, mos e bëj atë veç si punë që duhet ta kryesh sa më shpejt, por lidhu me të sepse shpirti yt do të gjejë lumturinë, rehatinë e prehjen. Njerëzit që më së shumti bëjnë namaz, janë njerëzit më të qetë, të urtë e fytyrëndritur.
  5. Nuk mund të ruhet pasuria nëse nuk i plotëson këto kushte:
    1. Fitimi dhe tubimi i saj me nderë, e jo me padrejtësi e mëkate.
    2. Shpenzimi i saj në mënyrë mesatare, duke mos e tepruar në shpenzim.
    3. Ruajtja e saj, por duke mos kaluar ajo ruajtje pastaj në koprraci.
  6. Ebu Dardai, radijAllahu anhu, ka thënë: “Shenjat e injorancës janë tre:
    1. Vetëpëlqimi.
    2. Të folurit shumë për gjëra që nuk kanë të bëjnë me ty.
    3. Të bërit thirrje për ndalimin e ndonjë veprimi, kurse vetë është vepruesi i saj.
  7. Nuk lumturohet umeti islam përpos se me tre gjëra:
    1. Udhëheqës të drejtë.
    2. Dijetarë i cili këshillon drejtë.
    3. Dhe veprues të sinqertë.
  8. Omer Ibn Abdulazizi, Allahu e mëshiroftë, i tha të pranishmëve nê mexhlisin e tij: “Më tregoni se kush ështê njeriu më ahmak? Të pranishmit ia kthyen: Njeriu i cili e shiti ahiretin e tij për dynjanë. Omer Ibn Abdulazizi ua ktheu duke u thënë: A dëshironi t’ju tregojë se kush është më ahmak se ky që po thoni ju!? Të pranishmit i thanë: Po, si jo, na trego! Omer Ibn Abdulazizi tha: Njeriu i cili e shiti ahiretin e tij për dynjanë e njerëzve të tjerë.”
  9. Një njeri erdhi tek Hasan el Basriu dhe i tha: Më kanë kërkuar vajzën time për martesë shumë njerëz, me cilin nga ta më këshillon ta martojë? Hasan el Basriu ia ktheu: Martoje vajzën tënde me atë që i frikësohet Allahut. Ngase ai që i frikësohet Allahut, nëse e don vajzën tënde, ai më pas e nderon atë. Po nëse e urren dhe nuk e do vajzën tënde, ai nuk do t’i bëjë padrejtësi asaj.”
  10. Ibën Kajjimi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Nga shenjat e lumturisë dhe gëzimit është:
    1. Sa herë robi që bën ibadet e shton dijen e tij, atij i shtohet përulësia dhe mëshira.
    2. Sa herë që i shton veprat e ibadetit, atij i shtohet frika dhe maturia. Sa më shumë që i kalon mosha, aq më shumë i zvogëlohet lakmia.
    3. Sa herë që i shtohet pasuria, atij i shtohet bujaria dhe shpenzon akoma më tepër.
    4. Dhe sa herë që ngrihet në pozitë, ai bëhet akoma më i afërt tek njerëzit dhe i përmbush nevojat e tyre dhe është i përulur, modest me ta.Nga shenjat e mjerimit është:
    1. Sa herë një rob që bën ibadet e shton dijen, atij i shtohet arroganca.
    2. Sa herë që i shton veprat e ibadetit, atij i shtohen mburrjet dhe i poshtëron njerëzit ndërsa vet përfiton nga dyshimet.
    3. Sa herë që i shtohet pasuria, atij i shtohet koprracia dhe shpenzon akoma më pak nga ajo që ka shpenuzar më parë.
    4. Dhe sa herë që ngrihet në pozitë, atij i shtohet arroganca dhe egoizmi.

    Të gjitha këto gjëra janë fitne nga Allahu dhe një sprovë me të cilat Ai sprovon robërit e Tij dhe nëpërmjet tyre disa njerëz arrijnë lumturinë kurse të tjerë mjerimin.

  1. Katër gjëra sjellin katër tjera:
    1. Heshtja sjell shpëtimin.
    2. Respekti sjell fisnikërinë.
    3. Bamirësia sjell afrimin dhe dashurinë me të tjerët.
    4. Falënderimi sjell shtimin e mirësive.
  2. Tre gjëra nuk njihen përpos se në tre raste:
    1. Nuk njihet bamirësia përpos se në vështirësi.
    2. Nuk njihet trimëria përpos se në luftë.
    3. Nuk njihet butësia përpos se në gjendje nervoze.Poeti thotë:
    Nuk njihet butësia kur je në gjendje të rahatshme dhe kur je i qetë.
    Por, butësia yte njihet atëherë kur ti je nervoz dhe nuk je i qetë.

    Gjithashtu, poeti thotë:
    Jeto sa të duash, por dije se një ditë do të vdesësh.
    Duaje kë të duash, por dije se njê ditë do të ndahesh nga ai.
    Vepro çfarë të duash, por dije se një do të takohesh me ato!

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 3561

SHEMBUJ NGA SUNETI PROFETIK

Sehl ibn Sad, radijAllahu anhu, transmeton se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Keni kujdes mëkatet e vogla, shembulli i mëkateve të vogla është si shembulli i një grupi të njerëzve të cilët zbritën në një luginë, kështu që njëri prej tyre solli një degë e tjetri një degë, bartën aq sa poqën bukën, njashtu janë edhe mëkatet që duken si të pavlera, kur njeriu nuk u kushton rëndësi ato e shkatërrojnë.”[1]

KUPTIMI I HADITHIT

Mëkate të vogla jaë ato mëkate që në syrin e vepruesit janë të nënvlerësuara. Qëllimi i hadithit është të nxis në mosanashkalim të mëkateve të përçmuara, të llogarit njeriu veten, të mos jetë neglizhent, ngase ai i cili nuk i vën re këtyre mëkateve, ato do e shkatërrojnë, për arsye se mëkatet e vogla kur shumohen bëhen të mëdha, siç ka thënë ibn Batali, Allahu e mëshiroftë.[2]

DOBI NGA HADITHI

  1. Mëktet ndahen në të mëdha dhe të vogla, ashtu siç thotë Allahu: “Në qoftë se ju i shmangeni gabimeve të mëdha, që u janë ndaluar juve, Na do t’ju mbulojmë gabimet tuaja të vogla dhe do t’ju shpiejmë në (një) vend të mrekullueshëm (në xhennet).” Nisa, 31. Dhe thotë: “ata që ruhen prej mëkateve të mëdha dhe veprave të këqia (imorale), pos mëkateve të vogla. Me të vërtetë, Zoti yt është i gjerë (i pakufishëm) në falje.” Nexhm, 32.

Definicioni më i mirë për mëkatet e mëdha është: Ato mëkate për të cilat vijojnë sanksione që në këtë botë, ose kërcënim për to me zjarr, apo mallkim, apo hidhërrim. Disa i kanë bashkangjitur edhe mohimin e besimit, apo është thënë (për vepruesin e tyre) është larg nesh, apo nuk është prej nesh nga i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem.

Ndërsa mëkatet e vogla: Janë ato mëkate mbi të cilat nuk ka sanksione në këtë botë e as kërcënim në ahiret. Ky është mëndimi më i saktë në lidhje me definicionin për mëkatet e vogla.

  1. Tërheqja e vërejtjes për mëkatet, gabimet, dhe mos anashkalimi i diç prej tyre, për arsye se gjynahet e vogla nëse nuk kërkohet falje për to, apo vazhdon vepruesi në to, ato bëhen shkak i shkatërrimit të tij.
  2. Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Mëkatet shkaktojnë gjurmë të këqija, të shëmtuara, e të dëmshme për zemrën dhe trupin e njeriut, që në këtë botë dhe në botën tjetër, vetëm Allahu e di se sa, që prej privimit nga dija, për arsye se dituria është dritë që Allahu e fut në zemër, e mëkatet e shuajnë atë dritë. Prej tyre, privimi i riskut, vrazhdësia që e gjen mëkatari në zemrën e tij, në raportin mes tij dhe Allahut, që nuk barazohet asnjë kënaqësi, po edhe nëse mblidhen të gjitha kënaqësitë e dynjasë, nuk krahasohen me këtë vrazhdësi. Kjo është një çështje që nuk e shijon pos ai i cili në zemrën e tij ka jetë, përshkak që plagët nuk i shkaktojnë dhimbje të vdekurit. Nëse njeriu nuk i braktis mëkatet për diç tjetër vetëm nga frika të mos bie në këtë vrazhdësi, për të mençurin do ishte e mjaftueshme që t’i braktis ato…”

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

_________

[1] Ahmedi, 1/446, Shejh Albani e vlerësoi sahih në librin e tij “Sahih el Xhami” me numër 2686.

[2] “Fet’h” 11/329.

NA NDIQNI NË