Arhiva DitoreAug 22, 2017

0 2946

Sot në aksham futet muaji i ri Dhul Hixhes që është dhe muaji i fundit i kalendarit hënor për vitin 1438 h.

Allahu i Madhëruar në suren El-Fexhr betohet: “Pasha Agimin! Pasha dhjetë netët! Pasha çiftin dhe pasha tekun!”. Në komentim të këtyre ajeteve Ibn Abasi shpjegon: “Netët e përmendura në ajet janë netët e 10 ditëve të para të muajit Dhul-Hixhe, ndërsa çifti është dita e dhjetë, që është dita e Kurban Bajramit, kurse Teku është dita e nëntë, pra dita e Arafatit.” Siç shikohet, Allahu i madhëruar është betuar në netët e 10 ditëve të Dhul-hixhes, ku ka veçuar më pas ditën e Arafatit dhe ditën e Bajramit e cila përkon me ditën kur haxhilerët, pas lindjes së diellit, nisen për në Mina dhe hedhin guralecët në Akabenë e madhe, bëjnë kurbanin dhe qethin ose rruajnë kokat e tyre.

Duke treguar për vlerën e madhe të këtyre 10 ditëve, Profeti (alejhi salatu ue selam) thotë: “Ditët në të cilat puna e mirë është më e dashur tek Allahu janë 10 ditët e Dhul-hixhes. Të pranishmit e pyetën: “Puna në këto ditë është më e mirë se sa vetë Xhihadi në rrugë të Allahut?” Profeti (alejhi salatu ue selam)u përgjigj: Po! Vetëm nëse njeriu del me veten dhe pasurinë e tij në rrugë të Allahut dhe nuk kthehet më.” (Transmetoi Buhariu). Ndërsa Ibn Umeri në shpjegim të këtij hadithi thotë: “Nuk ka ditë më madhështore tek Allahu se dita e xhumasë, përveç 10 ditëve të Dhul-Hixhes, sepse punët e mira në këto ditë janë të barabarta me gjithë vitin.” Ndërkohë dijetarët islamë kanë shpjeguar edhe pyetjen se a janë këto 10 ditë më të mira se 10 ditëshi i fundit i Ramazanit dhe kanë thënë: “Ramazani veçohet me 10 netët e fundit ku ndodhet dhe nata e Kadrit, kurse Dhul -Hixhe veçohet me 10 ditët e para të saj, d.m.th: Ramazi ne fund ka më të mira netët kurse muaji Dhul-Hixhe ka më të mira ditët e para të tij.” E pra, ky është rasti më i volitshëm ku besimtari duhet të shtojë punët e mira sa të mundet. Prej punëve të mira janë: namazi nafile, sadakaja, agjërimi, leximi i Kur’anit, përmendja e Allahut (dhikri), lutjet e ndryshme etj.

Për sa i përket agjërimit, edhe pse Aishja thotë se Profeti (alejhi salatu ue selam) nuk i ka agjëruar 10 ditët e Dhul-Hixhes, kjo s’do të thotë se agjërimi është i ndaluar. Imam Ibn Rexhebi në komentim të hadithit shpjegon: “Thënia e Aishes, tregon se Profeti (alejhi salatu ue selam) nuk i ka agjëruar të gjitha ditët e Dhul-Hixhes së bashku, mirëpo kjo nuk mohon që Profeti të ketë agjëruar disa prej këtyre ditëve. Kjo gjë ka qenë e njohur te selefët, madje Ibn Umeri i agjëronte të gjitha ditët e Dhul-Hixhes, përveç ditës së dhjetë, sepse ajo është ditë bajrami.

Përveç kësaj duhet theksuar rëndësia e madhe që ka agjërimi i ditës së Arafatit, që është dhe dita e nëntë e Dhul-Hixhes. Profeti (alejhi salatu ue selam) kur e pyetën për agjërimin në këtë ditë tha: “Agjërimi në ditën e Arafatit shlyen gjynahet e vitit që ka
kaluar dhe atij që do të vijë.” (Transmetoi Muslimi)

Mustafa Terniqi

0 1548

Nga Ebu Hurejre transmetohet se i Dërguari i Allahut, paqa dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Melaiket luten për çdonjërin prej jush për aq kohë sa qëndron në faltore duke u falur, përderisa nuk e prish avdesin, e thonë: O Allah, fale atë! O Allah, mëshiroje atë!”

Thotë Hoxha i Madh, Ibn Uthejmini Allahu e mëshiroftë; ‘Faltorja’ i ka disa kuptime; -përderisa është duke u falur, -përderisa qëndron në vëndin e faljes, që kuptohet se ka përfunduar namazin dhe është ulur, dhe kuptimi tjetër: -përderisa qëndron në xhami e cila është më e përgjithshme se vëndi ku falet ai. Të gjitha kuptimet janë të mundshme, dhe shpresojmë në Allahun e Lartmadhëruar që të jetë e fundit, pra: përderisa qëndron në xhami, Mirësia e Allahut është e gjërë.

Likaat babil meftuh (225) / albislam.com

Përktheu nga gjuha arabe: Nusret Ramadani

0 1206

Ka thënë Dijetari i shquar Ibën el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë: sa mirë do ishte nëqoftëse haxhinjët do kishin mësuar dispozitat e haxhit para se të udhëtonin për haxh dhe të adhuronin Allahun me dituri dhe të realizonin pasimin e të Dërguarit, paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!

Nëqoftëse ndokush dëshiron të udhëtojë në ndonjë shtet do të kish pyetur për rrugën në mënyrë që të arrijë sipas atij udhëzimi, e si qëndron puna e atij që dëshiron të ndjekë rrugën që të shpie tek Allahu i Madhërishëm dhe te xheneti i Tij? A nuk është më e duhur të pyet për të para se të fillojë, ashtu që të arrij synimin?!

Burimi ‘Disa nga gabimet që bëjnë haxhinjët’

albislam.com
Përktheu nga gjuha arabe: Abdusamed Selimi

NA NDIQNI NË