Arhiva MujoreAugust 2017

0 1378

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Aty(në Xhenet) nuk dëgjojnë fjalë të kota, as gënjeshtra.” (Nebe; 35)

Kush largohet dhe i len fjalët e kota dhe gënjeshtrën, ka përshpejtuar diç prej mirësive të Xhenetit.

Dr. Abdulmuhsin el Mutajrij

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Pastaj, unë i kam thirrur ata haptazi. Pastaj unë thirrjen ua drejtoja atyre haptazi, e shumë herë edhe fshehurazi”. (Nuh; 8 – 9)

Prej urtësisë është bashkimi mes dy gjërave gjatë thirrjes; Bashkimi në mes thirrjes haptazi dhe fshehtazi, varësishtë nga rrethanat kohore.

Muhamed Hidr Husejn El A’mal el Kamileh; 5/2300

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Dhe kij durim ndaj asaj që të thonë dhe largohu atyre i matur.” (Muzemil; 10).

Allahu është i bukur dhe e do bukurinë, pra edhe me idhujtarët ka kërkuar të jemi të matur dhe të sjellshëm kur të largohemi dhe ditancohemi prej tyre. E çka mbetet puna për disa që i shkëputin lidhjet familjare dhe farefisnore me krenari dhe ofendim !?

Shejh Dr. Nasir el Umer

4. Prej traditës së njerëzve të kotës(devijuar) dhe adeteve të tyre të shumtuara, është se ata i fyejnë ithtarët e hakut(të vërtetës) me gjëra që ata janë më parësorë të cilësohen si të tillë. Lexo, fjalën e Allahut për banorët e zjarrit, çka rrëfen; Ata thonë: “Po, na erdhi pejgamberi, por ne e përgënjeshtruam dhe ne u thamë: “All-llahu nuk shpalli asgjë, e ju nuk jeni tjetër vetëm se në një humbje të madhe!” (Mulk; 9).

Dr. Abdulmuhsin el Asker

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Sikur të mos i afrohej atij mëshirë nga Zoti i tij, do të hidhej në shkretërirë i demoralizuar.” (El Kalem; 49).

Ky i dërguar i Allahut, edhe nuk mundi të shpëtoj nga sprova dhe fatëkeqësia përpos se përmes dhuntisë, mirësisë dhe mëshirës së Allahut, xhele ue ala, e çka mbetet me njerëzit e tjerë që vinë pas tij!?

Shejh Dr. Omer el Mukbil

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja : Suad Shabani

0 2213

Gruas para islamit i ishin shkatërruar të drejtat e saj, ishte e zvarritur sipas dëshirës së të tjerëve dhe e sunduar në çështjet e saja, me pozitë të poshtëruar, gjë e cila kishte arritur që të varroset duke qenë në djep, përgjatë injorancës që i kishte paraprirë dërgimit të profetit, sal-Allahu alejhi ve selem.

Më pas erdhi ligji islam që e ktheu atë në pozitën e merituar, largoi padrejtësitë mbi të, dhe porositi që të ruhen të drejtat e saja, e të kihet kujdes ndaj saj, bile e bëri ate shoqëruese të mashkullit në të gjitha dispozitat fetare, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Gratë janë motrat e burrave”. E shënon Ahmedi dhe Tirmidhiu.

Mbi gjithë këtë, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, dha një porosi të veçantë për të, kështu që Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij,  ka thënë: “i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Silluni mirë me gratë, sepse gruaja është e krijuar nga briri, dhe se briri më i lakuar është në maje, që nëse dëshiron ta drejtosh e then, e nëse e le si është, mbetet i lakuar, kështu që silluni mirë me gratë”. Shënon Buhariu dhe Muslimi.

SHPJEGIMI I HADITHIT

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, dëshiroi që të jep porosi burrave të Umetit, nga bashkëshortët, baballarët e vëllezërit, e të tjerët, për gratë, dhe tha “Silluni mirë me gratë”, pra, pranoni porosinë time, dhe veproni me të, silluni mirë dhe jetoni mirë me to, këshilloni njëri-tjetrin që të silleni mirë me to. Më pas sqaroi natyrshmërinë e krijimtarisë së tyre, që të jetë më tërheqës veprimi me këtë porosi dhe tha: “ngase gruaja është krijuar nga briri”. Që tregon se Hava është krijuar nga briri i majtë i Ademit, alejhi selam. Është përmendur briri në formë metaforike për shtrembërimin që ka, pra, janë krijuar në një krijimtari të shtrembur, sikur të jenë të krijuara nga një bazë e shtrembur, kështu që nuk mund të përfitohet prej tyre pos duke menaxhuar me to, dhe me durim ndaj këtij shtrembërimi.

briri më i lakuar është në maje”, pra, gjëja më e shtrembur tek gruaja është gjuha e saj.

që nëse dëshiron ta drejtosh e then, e nëse e le si është mbetet i lakuar”, pra, nëse dëshiron ta lësh atë të shtrembur kjo mund të shpie deri në ndarje prej saj, andaj, ky hadith është një nxitje që të jemi të butë ndaj tyre, dhe se të mos insistojmë t’i drejtojmë.

kështu që silluni mirë me gratë”, e përfundoi me atë që e filloi, për të treguar kërkesën serioze në porosinë ndaj tyre.

Imam Neveviu ka thënë: “Është një nxitje që të kihet butësi ndaj grave, të sillemi mirë me to, e të jemi të durueshëm ndaj krijimtarisë së tyre, të kihet parasysh dobësia e mendjes së tyre, dhe të kujdesemi nga shkurorëzimi pa asnjë shkak, dhe se nuk shpresohet që ato të përmirësohen”.

Kastalani ka thënë: “Ky hadith është një nxitje për menaxhim, që të joshen shpirtrat, të zbuten zemrat, është një politikë me gratë që të kemi falje për to e të durojmë ndaj shtrembërmit, sepse kush dëshiron që t’i drejtojë i ikën përfitimi prej tyre, ngaqë njeriu nuk mund të jetë i panevojshëm për grua, tek e cila ai qetësohet dhe ndihmohet në jetesë”.

DOBËSIA DHE NEVOJA E TYRE

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, i veçoi gratë për shkak dobësisë dhe nevojës së tyre që ndokush të kujdeset për to, padyshim që gratë kanë një lloj dobësie, që nuk është dobësi negative, për arsye se nga një aspekt nuk është dobësi e synuar, dhe në anën tjetër është e lavdëruar dhe e dëshiruar.

Sa i takon aspektit jo të synuar është dobësia në fuqi dhe në trup, kjo nuk është mashtrim nga ana e saj, për këtë askush nuk duhet që t’i fajësojë ato për këtë. Ndërsa aspekti i lavdëruar është dobësia e zemrës dhe dashurisë, që nënkupton ndjenja të buta, natyrë të qetë, padyshim që kjo është gjë e lavdëruar tek gratë, sado që shtohet –pa teprim- është më e butë dhe më e bukur.

DOBI NGA HADITHI

Duhet të dimë se pre porosive për bashkëshortet për ne janë;

  • Mosrefuzimi i fejesës kualitative, personin fetar e me moral, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Nëse ju vije një njeri, me fenë dhe moralin e të cilit ju pajtoheni, martojeni, nëse nuk e martoni do të bëhet fitne në tokë dhe prishje e madhe”. E shënon Tirmidhiu dhe e vlerëson hadithin ai autentik.
  • Mosshfrytëzimi i dhuratës martesore të gruas, ngase ajo është pronë e saj, e dhuruar në shenjë respekti për të, dhe një prej të drejtave të saja, si një këmbim për lidhjen intime të burrit me të. Andaj, nuk i lejohet prindërve apo përgjegjësve që t’ia konfiskojnë apo ta përvetësojnë, Allahu i Lartmadhëruar ka urdhëruar një gjë të tillë dhe thotë: “Epjuni me të mirë grave tuaja dhuratën e kurorëzimit”. Nisa, 4.
  • T’i jipet e drejta e trashëgimisë, të ndalohet regjistrimi i vasijetit vetëm për burra duke përjashtuar gjininë femërore, apo të shpërndahet trashëgimia në mënyrë që bie ndesh me Kuranin Fisnik.

HADITHI I GJASHTËMBËDHJETË

POROSI DHE UDHËZIME PROFETIKE

Burimi: albislam.com

Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli

0 1266

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër.” (Huxhurat: 11).

Ka mundësi i përqeshuri të jetë më i mirë se ai që përqesh, një gjë e tillë është evidente dhe ndodhë shpeshherë. Ngase, tallja dhe përqeshja nuk vjen pos tek ai që zemra e tij ështê e stërmbushur me morale të shthurura dhe të prishura.

Shejh Abdurrahman Es Sa’dij, rahimehullah në tefsirin e tij: fq.801

2. Transmeton Ebi Dahai, rahimehullah, se një ditë Temim ed Darij, radijAllahu anhu filloi ta lexoj suren el Xhathijeh dhe kur arriti tek fjala e Allahut; “A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdejken e tyre do t’i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi ti tyre!” (El Xhathijeh; 21 )

Vazhdoi ta përsëriste leximin e këtij ajeti Kur’anorë, qante gjatë leximit, filloi muezini ta thërras ezanin e sabahut, ai ende qëndronte në këmbë duke përsëritur ajetin e njejtë dhe duke qajtur.”

Burimi; El Bidaje Ven Nihaje; 13/357 Abdullah Ibn Mubareku në librin e tij; Ez Zuhd Abdullah Ibn Ahmedi në ; Zevaid ez Zuhd

3. Perdja në dunja dhe në ahiret! Allahu , xhele ue ala, ka thënë; “Jo dhe Jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej (ta shohin) Zotit të tyre.” (Mutafifin; 15).

Dënimi më i madh për banorët e Xhehenemit është pengimi (perdja) mes tyre dhe Allahut, pra që nuk do t’u mundësohet shikimi i Allahut , xhele ue ala . Ashtu siç u ngurtësuan zemrat e tyre me mëkate në dunja dhe nuk u erdhi drita e imanit zemrave të tilla, ashtu edhe do të pengohen nga shijimi i një gjëje të tillë në ahiret, do të ketë perde në ahiret mes tyre dhe Zotit, xhele ue ala, pra do të privohen nga kjo mirësi.

Hafidh Ibn Rexheb Tefsir Ibn Rexheb; vëll.2, fq.550

4. Aq më shumë që veprohen mëkatet aq më shumë ngurtêsohet zemra. Dhe kur të ngurtêsohet zemra bêhet e rëndë e vërteta dhe përmisimi i fesë për tê, dobësohet interesi pêr ahiret dhe zmadhohet për dunja. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan.” (Mutafifin; 14).

Ebu Hamid el Gazali El Ihja; vëll.3, fq.12

5. Dynjaja, nuk është stacioni i fundit! Allahu , xhele ue ala, ka thënë; “Mëkatarët ishin ata të cilët i përqeshnin ata që besuan.” (Mutafifin; 29)

A përfundon çështja me kaq apo jo!? Jo, nuk përfundon me kaq!? Allahu, xhele ue ala, thotë; “E sot, (në ditën e gjykimit), ata që besuan do të tallen me jobesimtarët.” (Mutafifin; 34).

Dr. Musaid Tajar

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 1120

O Allah na e përmirëso përfundimin tonë në çdo çështje, na mbro nga poshtërimi i dynjasë dhe dënimi i ahiretit[1]

  اللهمّ أحْسِنْ عَاقِبَتَنَا فِي الأُمُورِ كُلِّهَا، وَأجِرْنَا مِنْ خِزْيِ الدُّنْيَا وَعَذَابِ الآخِرَةِ

(Allahume ehsin akibetene fil umuri kuliha, ve exhirna min hizji dunja ve adhabil ahireh)

Kuptimi i lutjes

“O Allah na e përmirëso përfundimin tonë në çdo çështje”, pra, o Allah bëje përfundimin e çdo çështje nga çështjet e mija, të mirë e të bukur. Sepse vepral vlerësohen sipas përfundimit, bëji veprat tona të gjitha të mira, të jenë të pranuara nga Ti, na përqendro në to deri në momentin kur të takojmë me veprat më të mira.

“na mbro nga poshtërimi i dynjasë”, pra, na mbro nga shkatërrimi në dynja, që janë sprovat e dynjasë e mashtrimet e saja, të këqijat, e nga çdo nënçmin, nënvlerësim, e poshtërim.

“dhe dënimi i ahiretit”, pra, nga mbro nga çdo lloj i dënimit prej dënimeve të ahiretit. Kështu që kjo lutje nënkupton shpëtim, siguri nga çdo gjë, ngaqë kush shçëton nga poshtërrimi në dynja dhe dënimi i ahiretit ka fituar ne dy botët, dhe është mborjtur nga çdo e keqe në të dyjat. Andaj kjo lutje është një prej aforizmave, fjalë gjithëpërfshirëse.

Burimi; albislam.com

Përktheu Shpend Zeneli

[1] E shënon Ahmedin 29/171 me numër 17628. Hakimi 3/591. Taberani 33/2/1169. Ibn Hibani me numër 2424 dhe 2425. Bejhakiu 1/359. Dulejmi 1/1141. Hejthemiu 10/178 dhe ka thënë; transmetuesit që I përmend Ahmedi dhe një prej transmetimet e Taberanit janë të besueshëm.

0 1209

1. Allahu , xhele ue ala, ka thënë: “E ata që nuk pendohen, janë mizorë.” (Huxhurat; 11).

Disa nga të parët tanë kanë thënë: “Zgjohuni nga gjumi të penduar dhe bini në gjumë të penduar.”

Hafidh Ibn Rexhebi, rahimehullah, ka thënë: “Besimtari i vërtetë duhet që kur të zgjohet nga gjumi të jetë i penduar si dhe kur të bjerë në gjumë të jetë i penduar, ngase vdekja vjen befas dhe nëse nuk pendohet, mund ta takoj Allahun duke mos qenë i penduar dhe ta ringjall Allahu pastaj në shoqërinë e atyre që janë mizorë dhe që nuk pendohen.

Tefsir Ibn Rexheb: 1/314

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat.” (Huxhurat: 12).

Ky ajet Kur’anorë është bazë në lidhje me masat preventive (në mos rënie në mëkat) dhe mësim i artē për dëlirësi. Për këtë arsye duhet t’i largohemi shumicës së dyshimeve!

Dr. Abdulmuhsin el Mutajrij

3. Ata të cilët munden dhe kanë ëndje kryerjen e mëkateve, por nuk i veprojnë ato, për ta Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Allahu zemrat e tyre i ka përshtatur për devotshmëri, ata kanë falje mëkatesh dhe shpërblim të madh.” (Huxharat: 3).

Tefsir Ibni Rexheb; 1/318

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Unë do t’i zbraps nga argumentet e Mia ata të cilët pa pasur drejtë bëjnë kryelarësi në tokë.” (A’raf: 146).

Sufjan Ibn Ujejne, rahimehullah, ka thënë: “Do t’i zbraps(nuk do t’ua mundêsoi kuptimin e porosive Kur’anore) ata nga kuptimi i Kur’anit.”

Xhamiul Bejan; 10/443

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër.” (Huxhurat: 11).

Ka mundësi i përqeshuri të jetë më i mirë se ai që përqesh, një gjë e tillë është evidente dhe ndodhë shpeshherë. Ngase, tallja dhe përqeshja nuk vjen, pos nga ai që zemra e tij ështê e stërmbushur me morale të shthurura dhe të prishura.

Shejh Abdurrahman Es Sa’dij, rahimehullah në tefsirin e tij: fq.801

Burimi: albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 2211

O Allah më fal, më mëshiro, më udhëzo, më shëro e më furnizo.[1]

اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي، وَارْحَمْنِي، وَاهْدِنِي، وَعَافِنِي، وَارْزُقْنِي

(Allahume gfirli, ve rhamni, ve hdini, ve afini, ve rzukni)

Në një tranmsetim tjetër me shtesën; Më forco dhe më ngrit.[2]

وَاجْبُرْنِي، وَارْفَعْنِي

(vexhburni verfa’ni)

Kuptimi i lutjes

Fjala e tij: “O Allah më fal”, kërko nga Allahu falje, që është fshirje e mëkateve, dhe mbulimi i tyre para njerëzve.

Fjala e tij: “më mëshiro”, je i mëshirshëm ndaj meje, që është një kërkesë prej Allahut për mëshirë, që nënkupton pasim të mirësive, begative e dhuntive, pas faljes njeriu sigurohet nga çdo frikë, e me kërkim të mëshirës fiton çdo aspiratë.

Fjala e tij: “më udhëzo”, më trego rrugën, e më jep sukses në të vërtetën, ku është dobia e tanishme dhe e ardhshme, derisa të arrij në dyert e e lumturisë në këtë botë dhe në botën tjetër. Udhëzimi është dy llojësh, udhëzim në dije dhe qartësi, dhe udhëzim në sukses dhe udhërrëfim, andaj robi kërkon që të dyja nga Zoti i Madhërishëm.

Fjala e tij: “më shëro”, pra, më shpëto nga çdo sëmundje, çdo fitne, më shpëto nga çdo bela, e sprovë në dynja e në ahiret.

Fjala e tij: “më furnizo”, me jep atë që më bën dobi, më dhuro shumë, saqë do të më mjaftoj që të mos kërkoj nga dikush tjetër pos Teje, me jep furnizim hallall që më mundëson të kryej obligimet e kërkuara, si; shpenzimi për familje, për fëmijët, për të varfërit, e të tjerët, më jep furnizim që ka nevojë trupi im, më jep furnizim që ka nevojë shpirti im, më furnizo me dije, iman, dhe besim. Ky i fundit është furnizimi më i mirë, dobia e të cilit i kthehet njeriut në këtë botë dhe në botën tjetër, sikur që lutej i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem: “më furnizo me dije, që do më bëjë dobi mua”.[3]

Fjala e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem: “Këto përmbledhin dynjanë dhe ahiretin tënd”, pra përmbledhin të mirat të cilat i kërkon në dynja e në ahiret, të sigurojnë ty mbrojtje nga çdo e keqe në të dyjat.

Fjala e tij: “Më forco”, të të forcojë Allahu në atë që t’i i kryen nevojat e tua, të t’i kthejë të mirat, të t’i kompensojë, e të përmirësojë ato që të mungojnë, ngase prej emrave të Tija është edhe ‘El Xhebar’, i Plotfuqishmi, që prej kuptimeve ka, ‘e forcon të dobëtin dhe të plogështin, e pasuron të varfërin, e ia lehtëson atij që i është vështirësuar’. Andaj, kur robi i lutet Allahut me këtë lutje duhet t’i kujton këto shpjegime.

Fjala e tij: “dhe më ngrit”, t’ia ngrit gradën e tij në dynja e në ahiret, në këtë rast kallëzuesi është joekzistent që nënkupton gjithpërfshirje, pra në këtë botë më ngrit pozitën e lavdëruar dhe të mirë, të pranueshëm tek njerëzit, ngritje në dije dhe vlerë, dhe në ahiret në shkalla të larta në xhenetet më të larta.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] Shënon Muslimi me numër 2696, ku thuhet: “Këto përmbledhin dynjanë e ahiretin tënd”.

[2] Shënon Tirmidhiu me numër 284. Ibn Maxhe me numër 898, Hakimi 1/271.

[3] E shënon Nesaiu me numër, 7808. Hakimi 1/510. Bejhakiu 157-158. Taberani, 1405. Shejh Albani e vlerësoi sahih në libri e tij’silsiletu sahihah’, me numër 3151.

0 1232

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “A mos janë të sigurt ata që përgatitën kurthe, se All-llahu nk do t’i trandë ata me tokën, ose nuk do t’u vijë atyre dënimi kah nuk mendojnë?” (Nahl: 45).

Hasan el Basriu, rahimehullah, ka thënë; “Takova njerëz të cilët ishin më të vëmendshëm ndaj llogaritjes së viteve të tyre (se ku u kalonte koha dhe jeta ) sesa në llogaritjen e pasurisë së tyre.”

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Vërtet, jeta e kësaj bote është vetëm lojë e dëfrim.” (Muhamed; 36).

Ebu Darda, radijAllahu anhu, ka thënë; “Dunjaja është e mallkuar dhe çdo gjë që është në të është e mallkuar përpos dy gjërave; 1. Përmendjes së Allahut, dhikri dhe 2. Dhënia dhe marrja e diturisë.

Dijetari dhe kërkuesi i diturisë janë pjesmarrës në shpërblime kurse njerëzit e tjerë janë sikur mizat prej të cilave nuk ka hajr (mirësi).”

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.” (Al Imran; 185).

Imam Maliku, rahimehullah, u pyet në lidhje me zuhdin në dunja? Ai, tha; Fitimi hallall dhe shkurtimi i shpresës për qëndrim të gjatë në këtë dunja.

4. Ibn Kajimi, rahimehullah, thote; “Nuk ka diçka që i bën dobi më së shumti robit të Allahut në dunja dhe në ahiret dhe që është çelës i shpëtimit, sesa meditimi rreth ajeteve të Kur’anit.”

Medarixh es Salikin; 1/450

5. Ibn Kajimi, rahimehullah, thote; “Allahu perkujdeset per ate i cili lexon Kur’anin dhe punon sipas porosive te tij, qe i tilli mos te devijoj nga rruga e drejte ne dunja si dhe e ruan qe mos te jete prej te deshpruarve ne ahiret.”

Miftah Dar es Sea’deh:; 1/35

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

NA NDIQNI NË