Arhiva Vjetore2018

0 904

Imam Tahaviu në librin e Akides së tij (Akideja e Imam Tahaviut) ka thënë: “I duam njerëzit e drejtë dhe besnik, ndërsa i urrejmë njerëzit e padrejtë dhe tradhtarë.”

Shpjegimi:

Kjo është prej përsosmërisë së besimit dhe të adhurimit, sepse adhurimi përfshin plotësimin dhe kulmin e dashurisë, si dhe plotësimin dhe kulmin e nënshtrimit. Dashuria ndaj të Dërguarve të Allahut, të pejgamberëve të Tij dhe robërve të Allahut është prej dashurisë së Allahut. Dashuria që është për  Allahun nuk mund të ndahet me të tjerët, sepse nuk e meritojnë, kështu që të tjerët duhet të duhen për hir të Allahut, por jo krahas Allahut. Sepse i dashuri e do atë që i Dashuri i tij e do, e urren atë çfarë Ai e urren, miqësohet me ata që Ai miqësohet dhe armiqësohet me ata që Ai armiqësohet, pëlqen atë që Ai pëlqen dhe hidhërohet me atë që Ai hidhërohet, urdhëron në atë që Ai ka urdhëruar dhe ndalon nga ajo që Ai e ka ndaluar, pra ai pajtohet me të Dashurin e Tij  në çdo gjendje.

Allahu i Lartësuar i do bamirësit, ata që frikohen, ata që pendohen, ata që pastrohen, andaj edhe ne i duam ata që Allahu i do.

Allahu nuk i do tradhtarët, keqbërësit, mendjemdhenjtë, andaj edhe ne nuk i duam ata, i urrejmë, pra pajtohemi me Të i Pastër pa të meta dhe i Lartëmadhëruar është Ai.

[Fundi i Shpjegimit të “Akides së Tahaviut” nga Ibn Ebi El-Iz El-Hanefij, Allahu e mëshiroftë]

Përktheu dhe përshtati nga gj. arabe: Amir Shabanj

0 1024

عَنْ أَبِي رُقَيَّةَ تَمِيمِ بْنِ أَوْسٍ الدَّارِيِّ أَنَّ النَّبِيَّ قَالَ: “الدِّينُ النَّصِيحَةُ”. قُلْنَا: لِمَنْ؟ قَالَ: “لِلَّهِ، وَلِكِتَابِهِ، وَلِرَسُولِهِ، وَلِأَئِمَّةِ الْمُسْلِمِينَ وَعَامَّتِهِمْ”.

رَوَاهُ مُسْلِمٌ [رقم:55].

Ebu Rukaje Temim ibn Eus ed Dariu, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari i Allahut ka thënë:

“Feja është çiltërsi.” Ne thamë: “Ndaj kujt?” Ai tha: “Ndaj Allahut, ndaj Librit dhe të Dërguarit të Tij, ndaj prijësve të muslimanëve, si dhe ndaj shtresës së tyre të përgjithshme.”

E shënon Muslimi [numër 55].

Dobitë e hadithit:

1.Çiltërsia me Allahun përfshin:

  a.Adhurimi ti kushtohet vetëm atij.

  b.Dëshmija se ai është një në krijim, adhurim, emra dhe cilësi.

2.Çiltërsia me librin e Allahut (Kuranin) përfshin:

  a.Zbatimi i urdhrave të tij.

  b.Largimi nga ndalesat e tij.

  c.Besimi i prerë në lajmet e tij.

  d.Mbrojtja e tij.

  e.Të besuarit se kurani është fjala e tij.

3.Çiltërsia me të dërguarin përfshin:

  a.Të mos adhurohet Allahu përpos rugës së tij.

  b.Mbrojtja e sheriatit të tij.

  c.Dashuria e plotë ndaj tij.

4.Prijesit e muslimanve janë dy kategori:

  a.Dijetarët islam.

  b.Udhëheqsit.

5.Çiltërsia me dijetarët përfshin:

  a.Dashuria ndaj tyre.

  b.Ndihma dhe përkrahja e tyre.

  c.Mbrojtja e nderit të tyre.

  d.Ta informojsh me infrmacione të mira që do ti ndihmon në thirje.

  e.Ta këshillojsh nëse mendon se ka gabuar por duke i pas parasysh disa hapa:

  Hapi i parë: Ta verifikojsh gabimin.

  Hapi i dytë: Të meditojsh se a është një gjë për tu kritikuar apo jo.

  Hapi i tretë: Obigohesh ta mbrojsh nëse të bëhet e qartë se ai është në të vërtetë.

  Hapi i katërt: Nëse është vërtetur se ka gabur dhe është e natyrës të gabon këshilloje me edukat dhe repekt duke pas parasysh vendin dhe kohën e duhur.

6.Çiltërsia me udhëheqsit sheriatik – vlefshmëria e të cilëve nxirret nga Kurani dhe Suneti, përfshin:

  a.Pranimi i prijësisë dhe udhëheqsësisë së tyre.

  b.Përhapja e të mirave të tyre mes njerëzve.

  c.Zbatimi i asaj që urdhërojnë dhe ndalojnë përveç rastit kur është mëkat.

  d.Mbulimi i të metave të tyre aq sa ka mundësi.

  e.Të mos ju bëhet huruxh (dalja nga suazat e nënshtrimit duke mar masa për ti ndryshuar) përveç nëse plotsohen dy kushte:

  Kushti i parë: Nëse shohim prej tyre mohim (kufër) të qartë dhe kur themi se lejohet huruxhi nuk don të thote se obligohemi.

  Kushti i tretë: Nëse huruxhi sjell dobi, sakaq nëse numri është i vogël dhe kan pak armë ngritja kundër shtetit nuk sjell dobi por është shkak për gjakderdhje, lejim të haramit dhe nuk arihet dot largimi i të keqës e kjo ishte metodologjija e havarixhve që nuk analizuan dëmin dhe dobin, shakaktuan dëme të mëdha e nuk sollën dobi në umet.

7.Çiltërsia ndaj shtresës në përgjithshme përfshin:

  a.Dhënja e selamit.

  b.Dashuria ndaj tyre.

  c.Urdhërimi në të mirë dhe ndalimi prej të keqës.

  d.Ndihma ndaj tyre.

8.Kujdesi i sahabëve për të nxënë dije.

9.Metoda e mirë e mësimdhënies, parashtroi konceptin në përgjithsi e pastaj shtjelloi në hollësirë.

10.Rëmdësia e të filluarin me gjëra parimore para gjërave dytsore.

HADITHI I SHTATË

Përshtati dhe përktheu: Vedat Skenderi

0 3936


HADITHI:

Ebu Hurejra (Allahu qoftë  i kënaqur prej tij) përcjell dhe thotë, i dërgurari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Vërtet që ju nuk do arrini t’i kënaqni njerëzit me pasurinë që posedoni, por ju mund t’i bëni të lumtur me buzëqeshje dhe me moral të mirë.” [1]

KOMENTI:

Njerëzit janë shumë në numër, ndërsa pasuria është e pamjaftueshme, atë që ti e posedon nuk mund t’i përfshijë të gjithë, bile as edhe një pakicë prej tyre, por ka një gjë që mund të arrijë e t’i përfshijë të gjithë e që është morali apo sjellja e mirë, e që është shumë e lehtë për ty, të jesh fytyrqelur, e i buzëqeshur, të sillesh mirë me ta, ngaqë mundesh me të gjithë njerëzit të sillesh mirë.
Ibn Kajimi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Trimidhiu thotë: se Abdullah ibn Mubareku ka thënë: Moral i mirë është të jesh fytyrqelur, të veprosh vepra të mira e të ndalosh nga dëmi (të këqijat).”
Të tjerët kanë thënë: Morali i mirë është dy llojësh:
I pari është: me Allahun, e që nënkupton se çdo gjë që del nga vetja jote detyrimisht ka nevojë për falje, e çdo gjë që vije nga Allahu detyrimisht duhet falënderuar, andaj të jesh përherë falënderues, tek Ai falje të kërkosh, ka Ai të shkosh rrugës duke vërejtur çdo dhunti të Tij, e të pohosh të metat e shpirtit tënd dhe veprave tua.
I dyti: Morali i mirë me njerëzit, e që i gjithë morali përmbledhet në dy gjëra: të veprosh të mirën me fjalë e me vepra, e të ndalosh nga e keqja me fjalë e me vepra.

E që ky moral në këtë formë ngrihet mbi oesë shtylla: Dijen, bujarinë, durimin, butësinë dhe fetarinë e vërtetë (islamin).

Dija: ngaqë kështu kuptohen virtytet e larta të moralit, kështu ai arrin të cilësohet e të pajiset me te, e të braktis e të largohet nga tjerat.
Bujaria: ai që në shpirt është tolerant, vepron dhe është i bindur në të,  kur ai dëshiron këtë.
Durimi: sepse nëse nuk ka durim në rast që ndodh diç, e të bartë vështirësitë që ka, nuk është i përgatitur për moral të mirë.
Butësia: një natyrshmëri e butë dhe e kthyeshme, e që Allahu të ketë krijuar tek ai këtë natyrshmëri dhe ai është i dëgjueshëm, lehtë udhëhiqet, përgjigjet shpejtë thirrësit të punëve të mira.

Andaj, natyrshmëritë e njerëzve janë tre llojësh:
Natyrshmëri e ngurtë, e fortë dhe e vrazhdë nuk zbutet  e as që nënshtrohet.
Natyrshmëri e lehtë, epsharake, lehtë nënshtrohet, i përgjigjet çdo lloj thirrje, si fshesa, çfarëdo që i del para e merr me vete.
Këta dy janë natyrshmëri të devijuara, ajo e para nuk pranon  ndërsa e dyta nuk kujdeset.
Ndërsa ajo natyrshmëri që bashkon mes butësisë dhe ngurtësisë e pastërtisë, ajo pranon me butësi, e ruan me fortësi, i kupton gjërat pastër, kjo është natyrshmëri e plotë nga e cila buron çdo sjellje e mirë.
Fetaria e vërtetë: është ajo që i përmbledh të gjitha, dhe përmirëson çdo moral, ngaqë për aq sa është imani i fortë dhe bindja në shpërblimin dhe premtimin e mirë të Allahut, atij i lehtësohet ta bartë me vete (moralin) e të atribuohet me të. Allahu jep suksesin dhe Ai ndihmon. [2]

1. E shënon Ebu Ja’la (11/428) hadithi me numër (6550), Hakimi (1/124) dhe teksi i hadithit është i tij.
Hafidh ibn Haxheri e vlerësoi hadithin të mirë – hasen në “Fet’h” (13/588). Shejh Albani në librin e tij (Sahih et-Tergib) me numër (2661) ka thënë: hadithi është – sahihun ligajrihi.

2. Tehdhib es-Sunen, fq. 2311-2312.

Përktheu: Shpend Zeneli

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I GJASHTËDHJETË E DY

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 1112

Në Ditën e Ringjalljes secili nga ne do ta lexojë librin e tij që e ka mbushur me fjalë dhe vepra  gjatë jetës së kësaj bote. Nëse dëshiron që të gëzohesh pa masë kur ta lexosh librin tënd, thuaj sa më shumë:
“ESTAGFIRULLAH UE ETUBU ILEJHI”, që do të thotë: kërkoj  falje prej Allahut dhe tek Ai pendohem.

I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve selem) thotë:
“Kush dëshiron që libri i tij ta gëzon në Ditën e Ringjalljes, le ta shton ISTIGFARIN, kërkimin e faljes.” Sahih El xhami 3930

Gjithashtu thotë:
“Lum për atë që në librin e tij do të gjejē shumë ISTIGFAR, kërkim faljesh.”

Hadithin e ka shënuar Bejhekiu, shejh Albani e vlerëson të saktë.

Pra nëse dëshiron begati, furnizim dhe të mira në këtë botë dhe në botën tjetër,  gjuha yte le të jetë e angazhuar vazhdimisht  duke thënë: “ESTAGFIRULLAH UE ETUBU ILEJHI”.

Përshtati: Hoxhë Ismail Asllani

0 855

Mos i ndiqni të metat e njerëzve sepse do të nënçmoheni.

Transmetohet prej Bera ibn Azibit se i dërguari i Allahut ka thënë: O ju që keni besuar me gjuhët tuaja dhe ende nuk është futur besimi në zemrat e juaja mos i përgojoni muslimanët dhe mos i ndiqni të metat e tyre, me të vërtetë ai i cili i ndjek të metat e vëllait të tij musliman Allahu do të ja ndjekë të metat e tijë dhe kujt Allahu ja ndjek të metat e tijë, do ta nënçmojë edhe nëse është brenda shtëpis së tij.

Hadithin e ka vleresuar shejh Albani të saktë ne Sahih elxhami. 1/7984

Pra ata qē përgojojnë dhe i ndjekin të metat e njerezëve që akoma nuk ka depertuar imani në zemrat e tyre
dhe se Allahu do t’i nënçmojë dhe do t’ua zbulojë të metat e tyre.
Allahu na ruajtë.

Përshtati: hoxhë Ismail Asllani

0 1084
  1. Fudajl ibn Ijadi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kushdo që ka frikë Allahun, askush nuk do t’i bëjë dëm atij. Por, kushdo që i ka frikë dikujt tjetër përveç Allahut, askush nuk do të ketë dobi prej tij.” – [Sijer E’alam En-Nubelai, 426/8]
  2. Shejhul-islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Një nga ligësitë më të mëdha të zemrave është që në zemrën e njeriut të ketë urrejtje ndaj të mirave të besimtarëve.” – [Minhaxh Es-Sunneh, 22/1]
  3. Abdullah ibn Mubareku, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Prej fatkeqësive më të mëdha të njeriut është kur i di të metat e veta dhe pastaj nuk interesohet e as nuk brengoset për to.” – [Shu’b El-Iman]
  4. Disa nga selefët kanë thënë: “Disa njerëz e kërkojnë krenarinë tek dyert e mbretërve, ndërsa nuk kanë për ta gjetur atë (krenarinë) vetëm se në nënshtrimin (bindjen) ndaj Allahut.” – [Ibn Kajjimi në ‘Igathetu El-Lehfan’, 106]
  5. Mekhuli ka thënë: “E pashë një njeri që falej dhe në secilën ruku dhe sexhde ai qante. Unë e akuzova se ai qante sa për t’u dukur, e për këtë u privova nga të qarët për një vit.” – [Hulijjetul-eulija, 184/5]
  6. Bishr ibn Harith, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Njeriu nuk ka për ta gjetur ëmbëlsinë e adhurimit derisa ta bëjë mes tij dhe epsheve të tij një murë prej hekuri.” – [Hulijjetul-eulija, 345/8]
  7. Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Allahu i Lartëmadhëruar dëshiron për juve që vazhdimisht të jeni të kënaqur dhe larg nga pikëllimi.” – [Fet’h Dhil-Xhelal vel-Ikram, 533/3]

Përktheu dhe përshtati nga gj. arabe: Amir Shabani

0 1351

I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

“Me të vërtetë Zoti im më ka urdhëruar të ju mësoj atë që nuk e dini nga ajo që më ka mësuar në këtë ditë:

(Allahu ka thënë) Çdo pasuri që ia kam lejuar ndonjë robit është hallall dhe Unë i kam krijuar robërit e Mi të gjithë të pastër (në besim pa shirk), por atyre u kanë ardhur pastaj shejtanët dhe i kanë devijuar nga feja dhe ua ndaluan atyre atë që ua pata lejuar, pastaj i kanë urdhëruar të më bëjnë shirk Mua, atë që nuk e kam zbritur nga pushteti im, Allahu ka shikuar banorët e Tokës dhe i ka urrejtur  arabë dhe axhemët, përpos disa të mbetur nga ithtarët e Librit dhe ka thënë: Të kam dërguar (ty o Muhamed) për të të sprovuar dhe për ti sprovuar tjerët me ty, të kam zbritur Libër nuk e lan uji , ta lexosh fjetur dhe zgjuar.

Allahu po ashtu më ka urdhëruar t’i djeg kurejshët , e thashë: O Zot, atëherë do të ma këpusin kokën siç e këpusin bukën. Ka thënë: atëherë nxjerri ashtu siç të kanë nxjerrur, luftoi se të ndihmojmë, shpenzo, do të shpenzohet për ty, dërgo ushtri se ne do të dërgojmë pesë fish si ajo dhe lufto bashkë me ata që të binden kundër atyre që të kundërshtojnë.

Banorët e xhenetit janë tre:

  1. Pushtetari i drejtë, besnik dhe i fjalës,
  2. Njeriu i mëshirshëm, me zemër të butë për çdo të afërm të tij dhe
  3. Muslimani i ndershëm i kujdesshëm ndaj të ndaluarës me shumë anëtarë.

Banorët e zjarrit janë pesë:

  1. I dobëti pa intelekt.
  2. Ata të cilët janë mes jush dhe nuk interesohen të bëjnë ndonjë gjë të dobishme.
  3. Tradhtari që nuk i fshehet lakmia sado që të jetë e imët, ai tradhton.
  4. Njeriu i cili edhe kur gdhin, apo ngrys ai vetëm të mashtron në familjen dhe pasurinë tënde.
  5. Pastaj e ka përmendur kopracinë, gënjeshtrën, njeriun e pamoralshëm dhe vullgar.”

Transmeton: Ahmedi, Muslimi nga Ajad ibn Himar

Përktheu Hoxhë Ali Shabani

Burimi: Sahih Xhamius-sagir – Albani

0 756

Përcjellë Ebu Hurejreja (radijallahu anhu) nga i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) se ka thënë:

اتق المحارم تكن أعبد الناس و ارض بما قسم الله لك تكن أغنى الناس و أحسن إلى جارك تكن مؤمنا و أحب للناس ما تحب لنفسك تكن مسلما و لا تكثر الضحك فإن كثرة الضحك تميت القلب

“Ke kujdes nga ndalesat (haramet), do të jesh më i nënshtruari (adhurues) mes njerëzve, kënaqu me atë që ta ka caktuar Allahu ty, do të jesh njeriu më i pasur, sillu mirë me fqiun, do të jesh besimtar, dëshiro për njerëzit atë që dëshiron për vete, do të jesh musliman dhe mos e shpeshto të qeshmen, se qeshja e tepërt e vdes zemrën!

Transmeton: Ahmedi, Tirmidhiu, Bejhekiu.

Në këtë hadith janë përmendur pesë porosi profetike madhështore të cilat për neve janë tejet të rëndësishme.

Dy të parat kanë të bëjnë mes robit dhe Zotit të tij, e dy tjerat në vijim janë për raportet e njeriut (muslimanit) me shoqërinë ku jeton.

E fundit ka të bëjë me vetë njeriun për veten e tij.

Porosia e parë

Kujdesi nga ndalesat e Allahut, harameve. Kjo është më veshtirë për robin, për këtë shkak se ai që u largohet harameve, është njeriu më adhurues i madh i Allahut.

Porosia e dytë

Të kënaqurit me caktimin e Allahut, e kjo është rahati shpirtërore.

Porosia e tretë

Test për besimtarin shembullor është sjellja e tij me fqinjët.

Porosia e katërt

Lufta kundër egoizmit.

Porosia e pestë

Azgjë nuk bën të teprohet, po edhe e qeshmeja.

Hoxhë Ali Shabani

NA NDIQNI NË